Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anëtarësuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324

    Ndërroi jetën Haxhi Hafiz Sabri Koçi

    Haxhi Hafiz Sabri Koçi

    "Ne gjuhën fetare ky lloj njeriu si Hafiz Sabriu quhet "Muxhahid", d.m.th. një njeri që shkrin veten per hir të Zotit. Është me të vërtetë një nder qe ndodhet ne mesin tonë një misionar i tillë, që nuk kurseu as jetën per ruajtjen e shtrirjen e normave morale Islame, të luftuara aq egersisht nga diktatura e shtetit te pare ateist ne botë. Ne e falenderojmë per këtë, por shpërblimi i tij do të jetë te Zoti për shërbimin që i ka berë fesë lslame". Imam Velibi Ismaili
    Për shkak të moshës dhe sëmundjes, vitin e kaluar Hafiz Sabri Koçi kishte dhënë dorëheqjen dhe në zgjedhjet e marsit të 2004, u zgjodh si pasardhës i tij Haxhi Selim Muça, kurse Haxhi Hafiz Sabri Koçi u shpall kryetar nderi i Komunitetit Musliman Shqiptar. Ai pas një pune tepër të çmuar pas dorëzimit të stafetës së punëve të kreut të Komunitetit, ai përfundimisht i dorëzoi edhe shpirtin Allahut të Cilin e deshi aq shumë.
    Allahu e mëshiroftë!
    Jeta e Haxhi Hafiz Sabri Koçit, shkëputur nga libri “Në kujtim të brezave” me autor Faik Luli dhe Islam Dizdari.
    Haxhi Hafiz Sabri Koçi lindi më 14 maj të vitit 1921 në fshatin Orenjë të Librazhdit. Babai i tij ishte larguar në kurbet, në Selanik për të përballuar jetën e rëndë. Pa u mb'ushur ende viti i gëzimit të djalit, erdhi lajml i kobshëm. Idrizi kishte vdekur. Sabriu mbeti jetim.
    Kështu filloi njëjetë plot vuajtje për nusen e re. Nënë Zenja mposhti dhimbjen dhe u bë për djalin e vogël jo vetëm nënë e dhëmbshur, por edhe babë, iu përkushtua rritjes dhe edukimit të të birit.
    E qe kjo edukatë e një nëne shqiptare, që diti të kombinojë drejt përkëdhelitë e kujdesin për mirërritjen e djalit me detyrën për t'i dhënë atij një drejtim në jetë, duke e stërvitur në të gjitha punët për kapërcimin e vështirësive. Falë kësaj edukate, Sabriu i vogël përballoi travajet e jetës.
    Vdekja e babait e bëri që në fëmijëri të hershme të hyjë shpejt në jetë, të mësojë e të përballojë vetë vështirësitë e t'i zgjidhë ato mbarë e mirë, si e lyp e drejta e zakoni i mirë e mësimet fillestare të fesë islame që kishte marrë në shtëpinë e vet, e shquar për tradita fetare.
    Një zotëri nga Shkodra, Kryetari i Komunës, Adem Kastrati, duke e parë zgjuarsinë e Sabriut të vogël 10 vjeç, ia mbushi mëndjen nënës Zenjë dhe kushërinjve që ta dërgonte në Shkodër për të mësuar. Dhe kështu i vetëm, në vitin 1932 filloi njëjetë plot sakrifica e vështirësi, jeta e shkollës dhe jeta e punës. Djaloshi i vogël me sjelljen e tij, me devotshmërinë e tij, me përkushtim e mënçuri, fitoi shpejt respektin e të gjithëve, e posaçërisht të mësuesit të besimit, Hafiz Muhamedit, i cili îshte edhe muezin në xhaminë e Rusit të Vogël. Hafiz Muhamedi, duke admiruar zërin e tij aq të bukur e leionte të kryente ndonjëherë detyrën e muezinit. Pasi mori mësimet fillestare të fesë, Hafiz Muhamed Kastrati duke parë përparimin e shpejtë të Sabriut në mësime dhe zellin e përpjekjet e tij, u interesua te myderrizi i shquar, Haxhi Muhamed Bekteshi, që ai ta pranonte si nxënës të vetin (telebe). Kështu me ndihmën e pakursyer të Haxhi Muhamed Bekteshit, i cili e trajton si fémijën e vet, Sabriu i përkushtohet plotësisht studimeve. Për këtë kohë H. Sabriu thotë: "Me sa mbaj mend unë, kah fundi i vitit tridhjetë Shkodra kishte arritur një zhvillim të madh të fesë ... Në fakt ishte ashtu siç i thonë arabët: "Mehdul el ilmi", djepi i diturisë dh e i kulturës Islame".1
    Duke folur për punën e mirë që bëhej në Shkodër për përgatitjen e kuadrove të rinj për fenë Islame, H. Sabriu shkruan: " ... janë përgatitur kuadro me njohuri të larta fetare, saqë mund të krahasoheshin me ato që vinin nga tokat arabe".2
    Shumicën dërmuese të lëndëve i mësoi tek H.Muhamet Bekteshi, ndërsa disa prej tyre, si specialitete të veçaiita, si: psh. ligj in mbi trashëgiminë dhe Kiraetin (ilustrimin e Kur'anit) e mësoi te Hafiz Sabri Beg Bushati3, ndërsa tefsirin e mësoi tek Sheh Qazim Hoxha në periudhën që ishte në Shkodër.4
    Mbas 15 vjet punë këmbëngulëse, më në fund arrin të marrë diplomën (ixhazetin) nga Hafiz Muhamed Bekteshi. E përkthyer në gjuhën shqipe, diploma (ixhazeti) ka këtë përmbajtje:
    "Kjo është formula e diplomës sime me të cilën vëllain tim Për Zotin, Zotninë tonë Sabri Idriz Koçi, i cili është i pajisun me të gjitha cilësitë e nalta Islame dhe i plotësoi shkëlqyeshëm të gjitha mësimet teologjike të mbështetuna në Kur'anin e Madhnueshëm dhe në Hadithet e Hazreti Muhammedit a.s. të mbështetuna edhe në arsyet mendore filozofike dhe unë nevojtar i varfér tek mëshira e të Madhit ZOT, i quajtur Muhamed Mahmud Beqir Shkodrani (Begteshi).
    Hixhri. Data e diplomimit, muaji Rebiul-evel, ditën e enjte 1370
    Muhaniet Teufik
    Nga përmbajti a e ixhazetit (diplomës) dhe nga e gjithë puna për përgatitjen e Hafiz Sabriut nxjerrim këto përfundime:
    - Diploma jep dy vlerësime themelore:
    Së pari: vlerësohet studenti për formimin e tij moralo-fetar. Pajisja e tij me virtytet dhe cîlësitë islame është në themel të vlerësimit.
    Së dyti, theksohet se studenti i ka përvetësuar shkëlqyeshëm të gjitha mësimet teologjike.
    Mësimet teologjike'sipas diplomës mbështeten në këto burime kryesore:
    1 - Në Kur'anin e Madhërueshëm
    2. Në hadithet e Hazreti Muhammedit a.s
    3. Në arsyet (shkencat) mendore-filozofike
    4. Te përvoja dhe dituria e Profesorit (te unë nevojtar i varfër i mëshirës së të Madhit Zot, i quajtur Muhamed Mahmud Beqir Shkodrani (Bekteshi)
    - Mësimi zhvillohej individualisht-. Studenti në bazë të një pune të detajuar ishte i detyruar të studionte dhe të ballafaqohej me mësuesin rregullisht në seanca mësimore, që kishin karakter instruktimi, transmetim njohurish, kontroll dhe verifikim aftësish dhe shprehish.
    Një vëmendje e veçantë i kushtohej zotërimittë gjuhës arabe, gramatikës dhe sintaksës së saj, që shërbente si bazë për mësimin e Kur'anit, ilustrimin dhe komentimin e tij. Por, duke marrë parasysh se shtrohej detyra e mësimit të Kur'anit përmendësh, për atë që dëshironte të fitonte titullin "Hafiz", vështirësitë shtoheshin, aq më tepër duke marrë parasysh kërkesat e larta që kishte Myderrizi i shquar, Haxhi Muhamed Bekteshi.
    - Mësimi zhvillohej i pandarë nga praktikat fetare, praiidaj studentët që herët fillonin punën si mësues për nxënësit fillestarë, shërbenin si muezinë ose kryenin dhe detyrën e imamit në xhamitë që kishin nevojë.
    - Gjatë seancave mësimore studentët nxiteshin që të kërkonin literaturën burimore tek studiuesit më në zë, nxiteshin të lexonin, të gjurmonin, të kërkonin diturinë tek dijetarët më të shquar dhe në librat më të zgjedhur.
    Gjithashtu studentët gjatë praktikës nëpër xhami nxiteshin që të kërkonin ndihmën e dijetarëve më kompetentë. Kështu psh, shkon për t'u këshilluar me profesorin e nderuar, Hafiz Ibrahim Kaduku.5 Tek ai gj eti nj ë pritj e të veçantë. Profesori jo vetëm i dha shpjegimet e duhura, por i dha edhe libra për të studiuar.
    Roli i kësaj përgatitjeje solide duket fare qartë edhe sot në ni-velin e lartë të ligjëratave, në lehtësinë për të cituar ajetet e Kur'anit të madhërueshëm, të haditheve të Profetit a.s. apo të poetëve më të shquar të botës Islame, në komentet dhe argumenter bindëse, në aftësitë për t'u orientuar në problemet që shtron jeta sot. Bagazhi i njohurive të fituara në 15 vjet studimjanë ato themele të shëndosha të hedhura në rini, që formuan tek Hafiz Sabriu një personalitet të plotë në lëmin e shkencave fetare Islame.
    Pas vitit 1939 emërohet imam në një lagje të vjetër të qytetit të Shkodrës, rrëzë kështjellës "Rozafat", në Luguçesme, pastaj në Xhaminë e Bardhë e më vonë në lagjen Dudas. Ai me këmbëngulje u afrua me popullin, u njoh shpejt me burrat e nderuar besimtarë të lagjes, zuri miqësi me ta, përpak kohë ia ndryshoi gjendjen xhamisë, e zbukuroi atë.
    Në vitin 1952 emërohet imam në Xhaminë e Rusit të vogël. Në pak kohë ndryshoi pamja e xhamisë.
    Hafiz Sabriu plot përkushtim, me përgatitje të lartë fetare, me argumente bindëse, duke rrokur probleme që shqetësonin besimtarët, me fjalën e thjeshtë, por të zjarrtë shtonte radhët e besimtarëve, gjithnjë e më shumë të rinj vinin në xhami e ndiqnin ritet fetare, gjë që binte në kundërshtim të hapur me ideologjinë komuniste, me propagandën e Partisë. Dhe kundërshtimet e goditjet nuk vonuan.
    Lidhur me këtë Hafiz Sabriu kujton: "Sekretari i Parë i PPSH për rrethin e Shkodrës në atë kohë, me paturpësi vjen e futet në xhami brenda dhe ma nxjerr rininë përjashta, ndërsa Kryetari i degës më bën presione nga më të ndryshmet duke më thënë: "Ti je me reaksionari i të gjlthë klerikëve, pasi po na e helmon rininë, po ju jep opium, më thotë se duhet të zhvishesha nga petku fetar. Në asnjë mënyrë nuk mund të pranoja diçka të tillë dhe të tërhiqesha nga ajo rruge që kisha nisur qysh në fëmijëri."6
    Për ta larguar nga besimtarët e shumtë të Rusit, e transferojnë në xhaminë Plakë, një xhanii shumë e njohur, por e vjetër. Nuk ishte lokali ai që i tërhiqte besimtarët.
    E meremetoi atë, atje ku as ibrik nuk kishte, futi ujin brenda dhe e pajisi për bukuri.
    Një besimtar kujton: "Një ditë kishte kaq shumë pjesëmarrje, sa shumë njerëz mbetën jashtë, njëri hoqi xhamin e dritares, që të dëgjonin besimtarët përreth".7
    Duke parë popultaritetin në rritje të Hafiz Sabriut, organet shtetërore ndërhyjnë dhe e transferojnë në Krujë, gjoja duke e graduar nën/Myfti.
    Për ta larguar nga besimtarët, që e ndiqnin kudo, me Dekretin Nr.534, në bazë të vendimit Nr. 55, dt. 23.5.1956 e transferojnë përsëri duke e emëruar Myfti në Kavajë, ku gjeti një mbështetje shumë të ngrohtë nga besimtarët.
    Pavarësisht nga vështirësitë e pengesat e shumta, në Kavajë Hafiz Sabriu iu përkushtua detyrës me zell të pashoq. U zmadhua xhamia e Ali Hajdarit, kurse në fshatrat përreth u ngritën 15 xhami të reja. Në të gjitha përurimet Hafiz Sabriu merrte pjesë. Veprimtaria ishte shumë e madhe në atë periudhë, në të cilën sa vinte e shtohej lufta e pushtetit dhe e organeve të sigurimit kundër fesë.
    Lidhur me veprimtarinë e Hafiz Sabriut në Kavajë po citojmë pjesë nga kujtiniet e qytetarëve kavajas.
    Haxhi Xhafer Shkodra thotë: "Që në fillim më bëri përshtypje të madhe për angazhimin e tij dhe për thjeshtësinë, punonte pa u lodhur e ia ndryshoi pamjen meniëherë Myftinisë së Kavajës.8
    A i kërkonte të kthehej në Shkodër, por në vend që t'i plotësohej kjo nevojë jetike për të dhe për familj en, e transferojnë në Korçë.
    Me kërkesën e besimtarëve të lagjes Rus i Vogël emërohet përsëri imam në Shkodër.
    Tashmë përvoja e fituar në shërbim të fesë që në moshë të re kishte arritur pjekurinë dhe Xhamia e Rusit, siç quhej, u bë objekt diskutimesh të ndryshme në familjet e besimtarëve dhe në zyrat e pushtetit. Ndryshimi i pamjes së xhamisë, frekuentimi i saj si në asnjë xhami tjetër, pjesëmarrja e të riqjve dhe e fèmijëve, dëgjimi i zërave të tyre të ëmbël, të përgatitur me aq kujdes e aftësi nga Hafizi, pra kjo ringjallje e fesë nuk iu pëlqente organeve të pushtetit komunist.
    Populli kërkonte që të kultivohej feja, ashtu siç duhej, ndërsa diktatura gjithnjë e më shumë ashpërsohej. Të gjitha këtyre u erdhi lundi më 4 qershor 1966, kur i vunë hekurat dhe e arrestuan.
    Hafiz Sabriu kujton: "Ishte e Xhuma. Pas faljes xhemati po përshëndetej me mua si asnjëherë tjetër. Të gjithë vinin e nuk po largohesliin. Kjo më bëri shumë përshtypje. U përmallova ... E me të vërtetë, kjo qe Xhumaja e fundit për mua dhe për besimtarët".9
    Arrestimi i Hafiz Sabriul ishte një provë e qartë se organet e dhuiiës nuk lejonin asnjeri, qoftë ky edhe hoxhë apo prift të vepronte i lirë, të shkonte i lirë kundër interesit të politikës së Partisë në ftiqi. Nuk ëslitë aspak rastësi që u vendos të arrestohej Hafiz Sabriu. Ai ishte ndër hoxhallarët e paktë, që gjithnjë e më shumë po pengonte luftën ideologjike që kishte projektuar Partia për "edukimin e njieriut të ri". Ky hoxhë aktiv dhe me kulturë, që grumbullonte rreth vetes rininë, duhej qëruar, ai ishte bërë pengesë.
    Me dënimin e Hafiz Sabriut me akuza të sajuara synonin të shuainin besimin në fjalën e Zotit, në mësimet e fesë, synonin t'i hapnin shtegun ideologjisë komuniste, synonin të përgatitnin vitin 1967, vit kur u ndalua me forcë e me dhunë besimi, një nga të drejtat më të vjetra, një nga liritë më të shenjta të njeriut.
    Tashti e priste burgu, puna e rëndë fizike, tortura e shoqëruar me të gjitha mungesat.
    4 qershor 1966 dita e arrestimit.
    22 tetor 1986 dita e lirimit.
    20 vjet, 4 mluaj e 18 ditë burg.
    Vetëm ai që e ka provuar burgun, burgun e diktaturës komuniste në Shqipëri, mund ta dijë se ç'heq njeriu. Njeriu, me sa duket, qenka krijesa më e fortë. "I ra gurit dhe u thërmue, i ra njeriut dhe duroi". Po, qenka e vërtetë, njeriu është më i fortë se guri.
    Nëse përvoja popullore ka provuar një gjë të tillë, jeta e Hafiz Sabriut është një provë e gjallë durimi e besimi, vullneti e përpj ekj ej e për j etë a vdekj e. "Ashtu i shte shkruar prej Zotit xh. sh., shkruan Hafiz Sabriu, të përjetoja të gjithë atë që njeriu nuk ia dëshiron kurrë njeriut. U mbështeta në Zotin..."10
    Komunistët, të lidhur me pranga e futën në burg, e ai doli vërtetë i moshuar e i lodhur fizikisht, por me shpirt të lirë, shpirtin e zemrën nuk mundën dot t'ia përulnin, besimin në Zotin nuk mundën dot t'ia shuanin, përkundrazi, vuajtja emjerimi qe një provë për të. E ai fitoi e doli më i fuqishëm.
    Ja ç'tregon Z. Osman Kazazi: "Veprimtaria patriotike dhe fetare e Haxhi Hafiz Sabri Koçit ka qenë dhe vazhdon të jetë shembullore si në burg, ashtu edhe jashtë tij. Ishte i devotshëm, misionar i palodhur, patriot e fetar. Edhe në kushtet e vështira të burgut zbatonte rregullat fetare. Ishte një njeri i rregullt, jetonte si i vetmuar, komunikonte fshehurazi për të na dhënë kurajo e për të na mbajtur lart moralin tonë."11
    Z. Shefqet Kraja, në revistën "Përpjekja jonë" shkruan:
    Hilirësie e tij Sabri Koçi, gjithmonë me besim në Perëndinë u lut për ne, për shpëtimin e shqiptarisë. Në atë mahsher të vërtetë, me pergjeglesinë e detyrës hyjnore dhe të drejtës njerëzore u bë simbol i qëndresës aktive dhe i ngushëllimit shpirtëror të të dënuarve dhe të të persekutuarve antikomunistë..."12
    Më 22 tetor 1986 lirohet nga burgu. Një ditë përmallimi. Kishte hyrë 45 vjeç dhe dilte i moshuar, 65 vjeç. Jashtë e priste gruaja e drobitur nga hallet ejetës, djemtë që i kishte lënë fémijë e ishin bërë burra. Por një gjë kishte rëndësi, kishte fituar mbi të gjitha të këqijat e mjerimet e burgut.
    Lidhur me këtë Hafiz Sabriu ka thënë: ASKUSH NUK ËSHTË NË GJFNDJE PËRVEÇ NESH TË SHPJEGOJË VUAJTJET 50 -VJEÇARE TË POPULLIT SIIQIPTAR. FATBARDHËSISHT ISHTE DËSHIRA E TË MADHIT ZOT QË KISHTE MARRË MBI VETEN E VET SI DETYRË TË NDIHMOJE TE DEMTUARIN DHE TE MPOSHTE ME TURP DEMTUESIN (Kur'ani, Surj a 76, ajeti 31 ).13
    Por ishte mëshira dhe fuqia e të madhit Zot që pas 50 vjetësh të dalë në dritë e drejta, të shpërblehet gjaku dhe sakrifica e qindra e mijëra shqiptarëve, që vdiqën nën breshërinë e plumbave, që u shkrinë në qelitë e errëta apo lanë rininë e pjesën më të madhe të jetës në kampet e shfarosjes e në burgjet komuniste. Po Zoti i ndihmoi. U mposht me turp diktatura.

    "16 nëntor 1990. Dita më e bukur e jetës sime"
    Kjo ditë nuk erdhi rastësisht. Ishin dëshirat dhe ëndrrat e një populli, të ndrydhura e të heshtura, që gufuan aq vrullshëm në ato ditë nëntori. Rinia shkodrane, duke marrë bekimin e prindërve dhe të moshuarve iu përvesh punës.
    Gjatë një interviste e pyetën Hafiz Sabriun: "A menduat për pasojat që mund të kishit në drejtimin e kësaj ceremonie?". Ai u përgjegj: "Duke kujtuar të gjitha vuajtjet e mundimet nuk kisha se çfarë të humbija. I përkrahur nga djemtë dhe i ftuar nga rinia e mrekullueshme shkodrane, unë e ndieja veten superior ndaj atyre që duhej të kisha frikë".
    Të rinjtë, për siguri nga ndonjë incident i organizuar apo dhe i rastit, e morën Hafiz Sabriun natën, pa gdhirë dhe e çuan në shtëpinë e familjes së nderuar Myftia, pranë xhamisë.
    Qytetari shkodran, besimtari i devotshëm, Z. Rasim Sokoli kujton: "Pak çaste para fillimit të ceremonisë, Hafiz Sabriu kërkoi që nj ë dj alë i ri duhet të hapte mitingun dhe t'ia je . pte fjalën. tjnë dola jashtë dhe aty në mes njerëzve thirra një djalë e, kur mora vesh se ishte Ardian I sa Golemi, i nipi i Haxhi Hafiz Abaz Golemit, e ftova në shtëpi. Hafiz Sabri u, unë dhe Ardiani hipëm në tribunë".14
    Në shtëpinë e familjes Myftia u bënë shumë takime nga rinia dhe besimtarët e vjetër shkodranë. Kjo familje nie tradita të vjetra kulturore, fetare dlie atdhetare, nga gjiri i së cilës kishin dalë Jusuf Efendi Tabaku (Myftia Plaku), Abdullah Efendi Tabaku, F,sat Efendi Myftia, në ato ditë të vështira, kur diktatura komuniste vazhdonte krimet e saj, pa marre parasysh rreziqet, priti me bujari Hafiz Sabriun. Djemtë e kësaj familjeje e shumë qytetarë të tjerë e përcollën përmes popullit deri në tribunën e ngritur para xhamisë së Plumbit.15
    Atë ditë e gjithë Shkodra ishte në këmbë. Që në orët e para të mëngjesit njerëzit lëviznin nga të gjitha drejtimiet: nga ura e Bahçallëkut, nga ura e Bunës, nga Tophana, nga Parruca, nga Perashi, nga Tepja dhe Ajasma po grumbulloheshin në sheshin e xhamisë së Plumbit, në oborret e shtëpive. Lajmi ishte përhapur në çdo familje, në heshtje e vesh më vesh.
    Për këtë ngjarje të shënuar për fenë Islame dhe për të gjithë Shqipërinë Hafiz Sabriu ka dhënë shumë intervista. Po citoimë disa prej tyre: "Dita e 16 nëntorit do të mbetet e paharruar në jetën time. E kam të freskët momentin kur u ndodha para një mitingu prej 55 mijë vetësh. U entuziazmova dhe mu deshën disa çaste për të më kaluar emocionet. Nuk përshkruhet gëzimi e kënaqësia e asaj dite.
    Kio ngjarje më forcoi edhe imë tepër besimin në Zotin e vërtetë që thotë në librin e Tij të shenjtë: "Të pafetë duan e përpiqen me të gjitha mënyrat që të shuajnë dritën hyjnore nga zemrat besimtare të njerëzve, por Perëndia ka vendosur që ajo dritë të mos shuhet kurrë". (Kurani, Suretut-teube, kaptina 9,ajeti 32).16
    Ceremonia e 16 nëntorit 1990 nuk qe thjeshtë një ceremoni fetare, ajo krahas vlerës së vet të ringjalljes së fesë, mori një karakter të hapur politik. Hafiz Sabriu ka thënë: "S'ka krim më të madh se ti mbyllësh tjetrit derën e shpirtit, derën e ndërgjegjes e të kujtesës të të madhit Zot.
    Hapja e xhamisë së Plumbit qe ngjarje e shënuar. Pas 23 vjetësh u këndua EZANI dhe u fal Xhumaja.
    Hafiz Sabriuii tani e prisnin shumë punë, punë të mëdha e shtimë të vëslitira. Dhe ai filloi të përvijonte të ardlimen e fesë Islati-ie në Shqipëri. Besimi në Zotin do ta udhëhlqte atë në gjithë ato shtigje vërtetë të vështira.
    Ndërsa mitingu madhështor përfundoi dhe njerëzil tubatuba po shpërndaheshin duke mbajtur me vete gëzimin e harenë e asaj dite të madhe, në xhaminë e Plumbit u organizua një mbledhe vogël nga përmasat, por me një rëndësi të veçantë historike për të ardhmen e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Në këtë mbledhje, si të themi në ilegalitet, u vendos krijimi i "Bashkësisë Islamike Shqiptare" me qendër në Shkodër.
    Krijohet kryesia e përbërë nga 20 anëtarë të përkohshëm.
    Menjëherë, pa humbur kohë Shoqata harton 3 dokumente themelorë:
    1 - Kërkesën për të miratuar shoqatën "Bashkësia Islame Shqiptare"
    2 - Statutin e shoqatës "Bashkësia Islame Shqiptare"
    3 - Programin e veprimtarisë së Shoqatës
    Realizimi i këtyre detyrave, i statutit dhe i programit filloi menjëherë, pavarësisht nga vështirësitë e shumta, pa pritur ende miratimin e Shoqatës.
    Më dt. 23.1.1991 Ministria e Drejtësisë, Drejtoria e Kodifikimit lëshon Urdhërin Nr.2/1 për miratimin e krijimin e Shoqatës "Bashkësia Islame Shqiptare".
    Kjo qe një fitore me rëndësi. Më në fund u krijua "Bashkësia Islame e Shqipërisë" me qendër në Shkodër, që e kishte ndërprerë veprimtarinë e saj në vitin 1967.
    E drejta u dha, por mundësitë për të zhvilluar veprimtarinë nuk ekzistonin, nuk kishte asgjë, kishte vetëm n ë emër, kishte vetëm një dëshirë mbarëpopullore, kishte vetëm entuziazëm e mundësi jo.
    Sidoqoftë puna filloi. Janë disa punë të vogla në dlik-je, por me rëndësi të madhe.
    Për herë të parë pas kaq vitesh izolimi, Bashkësia Islame Shqiptare, nga Shkodra njofton vëllezërit e vet të Bashkësisë Islame të Kosovës, të Maqedonisë dhe të Malit të Zi për formimin e këtij institucioni. Kështu, me datën 9.2.1991 i drejtohet një telegram Bashkësisë Islamike Prishtinë.
    Hafiz Sabriu u bë përfaqësues dinjitoz i besimtat-ëve islanië dhe i gjithë popullit shqiptar në të gjitha tubimet brenda vendit dhe në veprimtaritë e shumta fetare. Krijimi i Shoqatës "Bashkësia Islamike Shqiptare" dhe miratimi i saj më 23.1.1991, zgjedhja e Këshillit të Përkohshëm, e Kryetarit Hafiz Sabri Koçi dhe sekretarit Z. Mithat Myftia, sel ia e saj në qytetin nismëtar të Shkodrës, qe një ngjarje me rëndësi që nxiti një veprimtari të dendur fetare në të gj ithë Shqipërinë. Kj o bëri që të fillohej puna për institucionalizimin e veprimtarisë së Bashkësisë Islame.17
    Prof Dr. Shefq et Ndroqi në kuj timet- e veta shkruan mes të tjerash: "U caktua një komision që të shkonte në Shkodër, të takonte H. H. Sabri Koçin. U caktova unë (Prot Dr. Shefqet Ndroqi, shënimi ynë), Z. Bardhyl Fico, Z. Ramazan Rusheku dhe Z. Zyher Naim.
    Shkuam në Shkodër te Hafiz Sabriu dhe i shtruam kërkesën tonë. Hafizi parimisht ishte dakort, por duhej të merrte mendimin e Këshillit të Përkohshëm me qendër në Shkodër, të krijuar më parë. U vendos që të bëhej një mbledhje e gjerë në Tiranë."l18
    Më 14 shkurt 1991 u organizua mbledhja e parë zyrtare me përfaqësues nga të gj itha rrethet që u zhvillua në Pallatin e Kulturës "Ali Kelmendi" në Tiranë. Në këtë mbledhje të përgatitur me seriozitet nga grupet nismëtare të rretheve, pasi u diskutua gjëndja dhe mundësitë, u shtrua për miratim statuti dhe programi i Bashkësisë Islame të Shqipërisë dhe u zgjodh kryesia e përbërë nga H. Sabri Koçi, Sali Ferhati, Ramazan Rusheku, Sali Tivari, Ismail H. Muça."19
    Kryetar i Këshillit të Komunitetit Niysliman të Shqipërisë u zgjodh me votim unanim Hirësia e tij H. Sabri Koçi.
    Fillimet e punës së Komunitetit Mysliman Shqiptar kanë qenë tepër të vështira.
    Pro£ Ndroqi kujton: " ... ato ditë kishim vështirësi të shumta, mbasi nuk kishim as zyrë, as makinël as gjërat më elementare. Për këtë arsye unë vura në dispozicion shtëpinë time, ato mundësi materiale që kisha, si: telefonin, makinë shkrimi etj. Aty punuan me orë të tëra, pritën delegacione të ndryshme, si: At Lioninin, Hirësinë e tij Imam Vehbi Ismailin, Imam Isa Hoxhën, aty pritën përfaqësues nga vendet arabe.20
    Me krijimin e Bashkësisë Islame të Shqipërisë, kryetar i së cilës u zgjodh Hafiz Sabriu, shkalla e vështirësive në punë u rrit shumë. Ato ishin të shumëllojshme. Ishin vështirësi vetjake, që lidheshin me vetë Hafiz Sabriun si Kryetar, detyra e të cilit ishte të rregullonte dhe të kontrollonte veprimet e ndryshme të Bashkësisë Islame,21 por kishte edhe vështirësi të tjera.
    Duke folur për to Hafiz Sabriu është shprehur: " ... Ne kudo që shkojmë nëpër rrethe formojmë një Këshill Lokal, hapim dyert e xhamive, mbajmë një bisedë të rastit. Ata derdhin lotë për faqe, vijnë e na përshëndesin. Përqafohemi përzemërsisht, por pastaj i lëmë fukara, mu si nëna kur e çon fémijën në çerdhe, shkon në punë e nuk di se ç'bëhet me fémijën e sqj".22
    Me kujdesin e Hafiz Sabriut është mbledhur rregullisht Këshilli i Përgjithshëm kujanë shqyrtuarproblemet më shqetësuese të Bashkësisë, është krijuar Këshilli i Përhershëm, është zgjedhur Kryesia e Komunitetit Mysliman Shqiptar.23

    Nga xhamia e Plumbit 16.11.1990, tek xhamia "Ebu Bekr"
    Shqipëria në vitin 1991, si në të gjitha fushat, edhe në aspektin fetar ishte e mjeruar. 1600 xhami që funksionin në të kaluarën, të gjitha ishin rrafshuar për tokë dhe ndonjë që kishte mbetur si ndërtesë ishte shndërruar e kthyer në magazinë, klub, apo lënë në mëshirën e lagështirës e të kohës. Vetëm nga dësliira e mirë e njerëzve besimtarë e me shumë punë, u bë diçka që alo të meremetoheshin dosido e të ktheheshin në mjedise për të kryer rite fetare.
    Dhe kështu filloi puna gjithandej: në Shkodër, Tiranë, Durrës, Kavajë, Berat, Elbasan, Vlorë, Korçë, Peshkopi, në çdo qytetefshat, që ngakoplikunë Konispol. Dhe lajmetjanëtë shumta.
    Kështu dalëngadalël, me një punë të kujdesshme e plot sakrifica filluan të hapen xhamitë e para, të meremetohen ato që kishin mbetur kur dorëzoheshin nga organet e pushtetit, u hapën salla për të kryer faljen e predikimet e rastit, u ndërtuan xhami të rej a.
    Po japim një pasqyrë të shkurtër, ku ka marrë pjesë në përurim xhamish apo tyrbesh Hafiz Sabriu:
    Në Shkodër, Koplik, Durrës, Vlorë, Delvinë, Gjirokastër, Lazarat, Berat, Korçë, Leskovik, Laç, Peqin, Domje (Tiranë), Teqja e Dervishe Hatixhesë (Tiranë), Xhamia e Naziresë (Elbasan), Xhamïa e Dine Iloxhës (Tiranë), Xhamia e Kirasit (Shkodër), Reç i Poshtëm (Shkodër), Përmet, Kavajë, (Përurohet xhamia e re), Bulqizë, Vrinë, Shenevlash Durrës, Rrogozhinë, Boks (Shkodër), Korçë (Përurohet kompleks; Islam) Burrel, në fshatin Panaja (Vlorë), Xhamia "Ebu Bekr" (Shkodër), Zemblak (Korçë), Bilisht. Në të gjithë këto përurime H. H. Sabriu merr pjesë, mban ligjëratën e rastit dhe kryen ceremonltë fetare. Nuk po përmendim këtu sa e sa ligjërata e predikime mbajtur në sheshin Namazgja (Tiranë), në Xhaminë e Ethem Beut në Tiranë e sa e sa ceremoni ne rrethe.
    E me këtë rast nuk mund të mos kujtojmë vlerën e dallëndyshes së parë që dha sinjalin e këputjes së vargonjve të ateizmit, Xhaminë e Plumbit, atë miting madhështor të 16 nëntorit 1990, por edhe njëkohësisht madhështinë e përurimit të xhamisë "Ebu Bekr" në Shkodër, që për nga përmasat ëshlë më e madhja deri tani e më madhështorja.
    Besojmë se në të ardhmen në të gjithë vendin tonë do të ndërtohen shunië xhami të tjera. Puna vazhdon, ajo sapo ka filluar.

    Hapja e Medreseve
    Hapj a e medreseve kërkonte kuadrin e nevoj shëm, kërkonte bazën materiale mësimore, kërkonte nxënës, kërkonte rregulloret përkatëse programet dhe tekstet mësimore. Të gjitha mungonin. Kishte vetëm dëshirë, pasion dhe gatishmëri për t'ia filluar punës.
    Natyrisht, puna e përditshme në medrese paraqiste shumë probleme që duheshin zgjidhur, në mënyrë të veçantë gjetj a e kuadrit si për lëndët e kulturës së përgjithshme, e sidomos për lëndët fetare dhe për gjuhën arabe.
    Për lëndët e kulturës fetare medresetë u mbështetën në ishnxënësit e Medresesë së Lartë të Tiranës, të cilët, me gjithë moshën e tyre qenë të gatshëm që të zhvillojnë mësim. Por këtu ndihmuan edhe mjaft kuadro të ardhur nga Kosova dhe Maqedonia, një pjesë e të cilëve vazhdojnë punën me rendement të lartë edhe sot. Ndërsa për mësimin e gjuhës arabe, me ndonjë pë@ashtim të rrallë, shumica e mësuesve erdhën nga vendet arabe, e sidomos nga Egjipti. Për sigurirnin e kuadrove nga Kosova, Maqedonia apo vendet e tjera një ndihmesë të vyer dha këmbëngulja e Hafiz Sabriut, i cili në çdo takim me miq e të ftuar nga vendet e tjera në Shqipëri apo në çdo takim e veprimtari ndërkombëtare e ngriti me forcë nevojën që kishin medresetë tona dhe u fillua të vihej në rrugën e zgjidhjes edhe problemi i arabishtes, ndonëse jo pa vështirësi e të meta.
    Sidoqoftë, pavarësisht nga vështirësitë e fillimit u hapën disa medrese, si: në Kavajë, në Tiranë në Shkodër, në Berat, në Korçë. Kjo qe një ngjarje me rëndësi të madhe për kulturën dhe fenë islame. Hapja e tyre u shoqërua me ceremoni festive, disa prej të cilave qenë vërtetë masive. Gjëndja e sotme paraqitet si vijon: janë hapur 10 medrese në disa rrethe të Shqipërisë: në Tiranë, në Durrës, në Kavajë, në Shkodër, në Kukës, në Peshkopi, në Berat, në Cërrik (Elbasan), në Korçë, në Gjirokastër.
    Tani që kanë dalë maturantët e parë nga disa medrese, lind problemi i ekuivalencës së tyre me simotrat në disa vende të botës. Hafiz Sabriu ndërhyri në Kajro për pranimin e disa studentëve nga Shqipëria, medresistë, mbi bazën e diplomave tona. Kështu, nga vështirësitë e brendshme, lindin vështirësi të një karakte ri tj etër, natyrisht, më të komplikuara, por që ndikojnë e kërkojnë forcimin e medreseve tona, ngritjen e rolit të tyre në përgatitjen e kuadrit të ri e pas kryerjes së shkollës së mesme, vazhdimin e shkollave të larta jashtë vendit në universitetet e ndryshme të botës.
    Gjatë këtyre viteve janë bërë kërkesa të shumta në forumet ndërkombëtare dhe në personalitetet e ndryshme shtetërore e fetare për pranimin e studentëve tanë jashtë. Deri më sot janë arritur disa rezultate premtuese. Vende të tilla, si: Turqia, Egjipti, Malejzia, Jordania, Siria, l,ibani etj. kanë tërhequr mjaft studentë në shkollat e tyre të larta. Vazhdojnë studimet në këto vende 368 studentë gj ithësej t, shumica e tyre në fakultete të ndryshme laike, e nj ë pj esë në fakultetet fetare.

    Shtypi, propagande dhe botimet fetare
    Që në fillimet e veprimtarisë fetare lindi nevoja e orgnnizimit të shtypit dhe të propagandes fetare, lindi nevoja e botimit të librave fetare, sepse, që nga viti 1944 nuk dilte asnjë revistë apo gazetë, nuk u lejua të botohej asnjë libër fetar.
    Dituria islame duhej të hynte në çdo vatër, në çdo familje, kultura është e domosdoshme, ajo është një mjet shumë i fuqishëm për të formuar bindje të qënd rueshme tek besimtarët, aq më tepër që në vendin tonë këto bindje ishin luftuar me një propagande të shfrenuar ateiste.
    Prandaj, që më 7.10.1991 Hafiz Sabriu i drejtohet Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve me një shkresë, ku mes tjerash i kërkon të mundësojë botimin e një gazete.24
    Kështu filluan përgatitjet për botimin e gazetës, duhej ngritur redaksia, duheshin siguruar pajisjet, duhej gjetur baza materiale e fondet, duhej siguruar rrjeti i bashkëpunëtorëve e korrespondentëve, duhej organizuar shpërndarja, etj. probleme mjaft të vështira, aq më tepër për kushtet e Komunitetit Mysliman, që i kishte shumë të pakta mundësitë materiale dhe pa përvojën e mjaftueshme në këtë fushë të vështirë.
    Redaktori i gazetës, inxh. Nasuf Dizdari kujton: "Ishin ditët historike të vitit 199 1, kur në muaj in dhjetor bëhej mbledhja e parë e Drejtorisë së Kulturës dhe vendosej që në janar të vitit 1992 të shihte dritën e botimit gazeta "Drita Islame", organ i Komunitetit Mysliman Shqiptar si periodik dyjavor.
    Nuk më harrohet paraqitja e Kryetarit të atij Komuniteti, H.H. Sabri Koçit, i cili me një optimizëm dhe entuziazëm djaloshar na nxiti për t'ia filluar një misioni të tillë. Gjithçka mungonte, duke filluar nga përvoja dhe duke përfunduar tek mjetet e mundësitë, por ama nuk na mungoi për asnjë çast përkrahja e tij, i cili me një perspektivë të qartë e logjikë të fortë, duke qenë dhe kryetar i këshillit botues, na vuri në binarët e propagandimit dhe të përhapjes së kulturës islame, duke u interesuar ai vetë për shtypshkronjën dhe më vonë për pajisjen me kompjutërat e nevojshëm.25
    Dhe kështu, me shumë përpjekje më datën 10.1.1992 doli numri i parë i gazetës "Drita lslàme". N'é këtë numër u botua përshëndetja e Kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Hafiz Sabri Koçi.
    "Mirëse na erdhe, "Drita Islame"! 10 janari i vitit 1992 do të mbetet një ditë e shënuar në historinë e shtypit mysliman shqiptar, kur pas një periudhe të gjatë shtypjeje të sundimit diktatorial komunist u bë e mundur të dalë në dritë numri i parë i gazetës "Drita Islame", organ i Komunitetit Mysliman Shqiptar. Jemi në vitin e trembëdhjetë të botimit, deri tani kanë dalë 257 numra. Me gjithë vështirësitë e pengesat gazeta ka ardhur duke përmirësuar vazhdimisht cilësinë e brendisë dhe të formës. "Porositë dhe kujdesi që kanë treguar Z. Kryetari, H. Sabri Koçi dhe shokë të tjerë na kanë vlejtë në punën tonë".26
    Gazeta është bërë një tribunë e mendimit intelektual islam, në faqet e saj është pasyruar qartë ideja e tolerancës dhe e mirëkuptimit, interesat kombëtare kanë dalë gjithnjë në plan të parë dhe janë lidhur ngushtë me luftën për gjuhën, kulturën e traditat e popullit tonë, me identitetin kombëtar, ajo ka luftuar për mbrojtjen e interesave të të gjithë shqiptarëve në trojet e veta ku jetojnë dhe jashtë kufinjve shtetërorë.
    Në faqet e "Drita Islame" kanë shkruar shumë autorë nga të gjitha shtresat e shoqërisë, shumë prej të cilëve intelektualë të shquar, madje edhe të besimeve tjera.
    Në shtypin e kohës dhe përmes letrashjanë shfaqur mendime e vlerësime pozitive për gazetën. Imam Vehbi Ismaili, Kryetar i Komunitetit Mysliman të shqiptarëve të Amerikës dhe të Kanadasë, për gazetën shprehet: "... u jam mirënjohës redaksisë se gazetës si dhe artikujshkruesve, Zoti i ruejtë që të vazhdojnë t'i shërbejnë fesë dhe atdheut".27
    Në fund të vitit 1991, e pikërisht më 19.12.1991 doli numri i parë i gazetës "Shkëlqimi islam", organ i shoqatës Rinia Islame e Shqipërisë, e cila u pasua nga gazeta "Shpresë", organ i shoqatës së Intelektualëve Islamë e më vonë gazeta "Triumfi islam", sot "Rinia islame", organ i shoqatës Rinisa istame, dega Shkodër. Këto gazeta thellojnë e pasurojnë veprimtarinë e gazetës "Drita islame". Që në numrin e parë të "Shkëlqimit islam", Hafiz Sabri Koçi shkruan: ... Shkëlqimi islam ... do të ndihmojë. në rrënjosjen e ndjenjave të bukura fetare tek njerëzit tanë e veçanërisht tek të rinjtë... ".28
    Komuniteti Mysliman me kujdesin e vazhdueshëm të Hafiz Sabriut ka arrit ur të gjejë burimet financiare për botimin e shumë librave me vlera të larta fetare edukative, si: Mevlude, Jasina, Histori të fesë, Jeta e Profetit a.s. e shumë të tjerë që janë shpërndarë e kanë vlejtur për eduk'imin fetar islam. Kjo punë do të vazhdojë në të ardhmen për të cilën është ngritur një grup i veçantë pune.
    Komuniteti Mysliman ka arritur që të sigurojë një kohë të caktuar për kronikat fetare dhe për propagandën fetare në Radion dhe Televizionin Shqiptar. Një punë e mirë bëhet edhe me radiot lokale.

    Komuniteti Mysliman lidhet e bashkëpunon me të gjithë botën e përparuar
    Nëse Shqipëria u izolua nga bota, organizmat shtetërore, qoftë edhe formalislit kishin lidhje e marrëdhënie me shumë vende të tjera. Por në fushën e fesë këto lidhje as që mendohej se mund të ekzistonin.
    Veçanërisht për fenë islame izolimi e mbyllja qe e plotë. Asnjë mesazh, qoftë edhe i fshehtë, përmes zhurmuesve të televizionit nuk mund të merrej. Prandaj fitorja e arritur më 16 nëntor 1990 do të pasohej me hapjen e mundësive për lidhjet e marrëdhëniet me të gjithë botën, me mendimin e përpjekjet për të forcuar besimin në Zotin dhe moralin e shëndoshë fetar.
    Që me themelimin e Bashkësisë Islame të Shqipërisë, që me zgjedhjen e Hafiz Sabri Koçit Kryetar i Komunitetit Mysliman menjëherë u dërguan telegramet për të njoftuar Bashkësitë Islame, në radhë të parë në ato vende ku j etonin shqiptarët, në Kosovë, në Maqedoni, në Mal të Zi, në Amerikë, në Turqi. Kjo qe hapja e parë, ky qe lajmi i parë, gëzimi i parë po ndahej me vëllezërit e një gjaku dhe të një gjuhe. Dhe ky sihariq u përhap në të gjithë botën, nga erdhën përgëzimet dhe vizitorët e parë. Vjen në Shqipërlnë mëmë Rexhep Boja e Resul Rexhepi me të tjerë nga Prishtina, Sulejman Rexhepi e Bahri Aliu nga Shkupi, Idriz Demiri nga Podgorica, Imam Vehbi Ismaili e I sa Hoxha nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vehbi Sulejman Gavoçi nga Emiratet e Bashkuara Arabe etj.etj.
    Po paraqesim një pjesë të përmbledhur të kësaj veprimtarie të dendur në takimet e shumta ndërkombëtare.
    Më 24.4.1991 u zhvillua në Kajro të Egjiptit Kongresi Islam me temë: "Bota e fesë islame pas luftës në Gji".
    Lidhur me pjesëmarrjen në këtë Kongres Hafiz Sabriu shkruan: "Në radhë të parë për mua është një lindje e dytë, lindje që gjatë gjithë jetës sime s'mund ta përshkruaj kënaqësinë dhe as që do të mund ta shpreh atë që ka ndjerë shpirti e zemra ime. Mbyllja jonë ishte shumë e fortë dhe fatale. Me dekada ishim të ndarë nga mendimi,jeta, kontaktet apo gjithë ajo që është islame. Nuk kishim si të komunikojmë as me vëllezërit tanë në Kosovë, që jemi të një gjaku dhe të një gjuhe, e lëre më të ëndërroja se do të vij ndonjëherë në Egjipt apo në botën arabe, kjo pra është e vështirë... "29
    Më 18.6.1991 u nisën në Mekë të Arabisë Saudite 165 besimtarë islamë nga Shqipëria për haxhillëk. Në krye të këtij grupi është Hafiz Sabri Koçi. Që nga k-jo datë, pas HAXHIT, Hafiz Sabriu është Haxhi.
    Më 3-4 shtator 1991 në Sarajevë të Bosnje-Hercegovinës merr pjesë në Kongresin e myslimanëve të Evropës Lindore me temë "Perspektivat e Islamit në Evropën Lindore".
    Më datën 15-29.2.1992 Haxhi Hafiz Sabri Koçi bëri një vizitë në Kuvajt e prej këtu shkoi në Arabinë Saudite, në Republikën Federale të Gjennanisë, në Maqedoni, në Bruksel të Belgjikës, në Zagreb të Kroacisë, në Moskë të Rusisë, në Milano të Italisë, në Turqi, gjatë vitit 1994 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Hartum të Sudanit, në Asisi të Italisë, në Bazel të Zvicrës, në Stamboll të Turqisë, në vitin 1995, në Hartum të Sudanit, në Londër të Anglisë, në Kajro të Egjiptit, në Davos të Zvicrës, në Tripoli të Libisë, në Stamboll, Ankara, Konie, Izmir dhe Bursë të Turqisë, në Kuvait, etj.,etj.
    Në Shqipëri arrijnë tashmë delegacione nga shumë vende të ndryshme të botës. Më 9.1.1992 në Komunitetin Mysliman pritet delegacioni i Bashkësisë Islamike të Maqedonisë i kryesuar nga Hirësia e tij Dr. Zenun Berisha, i dërguari i posaçëm i Organizatës së ndihmave Islame të Arabisë Saudite me qendër në Mekë Z. Ruzaull-llah Murat. Më 31 maj 1992 u organizua një takim në selinë e Komunitetit Mysliman Shqiptar i klerikëve të tre besimeve fetare me një delegacion të Forumit të të drejtave të njeriut, i kryesuar nga Zoti Marten Vontre, président i forumit të të drejtave të njeriut dhe anëtar i Parlamentit Holandez, Zoti Van den Hanvel, etj. Më 21.1.1992 Hafiz Sabriu zhvilloi një takim në Tiranë me Z. Dubrovski, sekretar evropian i lirisë së ndërgjegjes me qendër në Angli në lidtije me mbajtjen në Tiranë të një simpoziumi mbi Paqen sociale. Më 3 I.V. 1 992 erdhi për një vizitë dy ditore në vendin tonë Ministri i Vakfit të Kuvajtit si dhe président i Organizatës Botërore Bamirëse Islame me qendër në Kuvajt, Jusuf El Haxh. Më 15 nëntor H. H. Sabri Koçi priti në selinë e tij Z. Dr. Hamid AI Gabid, sekretar i përgjithshëm i organizatës së Konferencës Islamike, po ashtu edhe Z. Muhamed Habib, sekretar i përgjithshëm i Akadeniisë së Jurisprudencës Islame. Më 19 korrik 1993 erdhi për një vizitë dy ditore Z. Egon Klepsh, Kryetar i Parlamentit Evropian i cili u takua me H. Sabri Koçin e kështu me radhë vijnë Pro£ Nazir Shala, Kryetar i Lidhjes Demokratike të Shqiptarëve, Monsinjor Mishel Fitzgerald, ipeshkv, Sekretar Pontificium Consilium për dialog ndërfetar, i dërguar nga Selia e Shenjtë në Vatikan, i shoqëruar nga Nunci Apostolik i Vatikanit Ivan Diaz dhe Ipeshkëvi ' i Tiranës dhe i Durrësit Rrok Mirdita. Me ftesë të shoqatës së Intelektualëve shqiptarë "Kultura Islame" bëri një vizitë në vendin tonë Z. Jusuf Islam (më parë i quajtur Ket Stivens) ish-këngëtar i famshëm anglez, viziton vendin tonë një delegacion i lartë turk i kryesuar nga Z. Mehmet Nuri Ilmaz, sekretar për fenë Islame në qeverinë turkë, në hotel Dajti organizohet një takim me disa klerikë kristianë të ardhur nga Anglia dhe Amerika për mirëkuptim mes feve monoteiste etj.
    Haxhi Hafiz Sabri Koçi kishte besim të thellë në fuqinë e Zotit se feja në Shqipëri do të lulëzojë krahas zhvillimit dhe përparimit të Shqipërisë demokratike. Gjithqjë në fjalën e tij mishërohet qartë dhe ne mënyrën më të kthjelltë dëshira dhe përkushtimi ndaj fesë dhe atdheut të vet.
    SUKSESI ME I MADHE QE NJERIU MUND TE ARIJ NE KETE JETE! ESHTE BINDJA NDAJ ALLAHUT TE MADHERUAR

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Haxhi Hafiz Sabri Koçi

    Besimtarët myslimanë bëjnë faljen e fundit për Haxhi Hafiz Sabri Koçin

    Lajmi i ores 7:20 PM




    TIRANE (19 Qershor) - Qindra besimtarë myslimanë dhe myftinj të rretheve bënë sot (e Shtunë), faljen e fundit për ish-kryetarin e Komunitetit Mysliman dhe Myftiut të gjithë Shqipërisë, Hirësisë së Tij, Haxhi Hafiz Sabri Koçi, i cili ndërroi jetë të Premten në mbrëmje, në moshën 83 vjeçare. Pas ceremonisë së homazheve në selinë e Komunitetit Mysliman, arkivoli me trupin e Hirësisë së Tij u vendos në hyrje të Xhamisë së Et'hem Beut, ku u krye falja e namazit të Ylesë, drejtuar nga Kryetari i Komunitetit Mysliman, Selim Muça. Më 14 Shkurt 1991 Haxhi Hafiz Sabri Koçi u zgjodh Kryetar i Komitetit Mysliman Shqiptar, post në të cilin do të qëndroi deri pak muaj më parë. Pas largimit të tij për arsye shëndetësore, ai u zgjodh kryetar nderi i këtij komuniteti. * Ceremonia e parë fetare në ditët e fundit të regjimit komunist, më 16 nëntor vitin 1990 me hapjen e një xhamie në Shkodër, u zhvillua nga Haxhi Hafiz Sabri Koçi, i cili vetëm 4 vjet më parë 1986, ishte liruar nga burgu më shumë se 20 vjeçar i Regjimit komunist. Pikërisht në 16 Nëntor të vitit 1990, u zhvillua një mbledhje ilegale, ku u vendos krijimi i "Bashkësisë islamike shqiptare" me qendër në Shkodër, kryetar i së cilës u vendos Haxhi Hafiz Sabri Koçi. Ai u bë për shumë vjet drejtues i besimtarëve myslimanë në të gjithë vendin. U vendos në krye të Komunitetit Mysliman Shqiptar në vitin 1991, pas vuajtjeve në burgjet e komunizmit. * Lindi në 14 Maj të vitit 1921 në fshatin Orenjë të Librazhdit dhe që fëmijë studioi teologji në qytetin e Shkodrës. U diplomua shkëlqyeshëm mbi mësimet për Kuranin duke mbledhur reth vetes shumë besimtarë myslimanë në xhaminë ku ai predikonte.Në vitin 1932 ka mbaruar shkollën fillore "Hadrej" në Shkodër. Pas 15 vitesh pranë myderizit shkodran Haxhi Muhamet Bekteshi, ai merr diplomën e përfundimit të studimeve të larta. Deri në vitin 1939 ka shërbyer në Drisht si imam, dhe më pas u emërua imam në lagjen Luguçezme, në Shkodër, ndërsa në vitin 1940 muzein në Xhaminë e Bardhë. Ai ka shërbyer në Krujë disa vjet si nënmyfti dhe deri në vitin 1956 si myfti në Kavajë . bm/bm (BalkanWeb)
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #3
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    Njezet vjet burg per besimin nuk jane pak, me te vertete ishte hero!

  4. #4
    I shkreti Mahmut Jihadi Maska e LONDON-TIRONC
    Anëtarësuar
    08-12-2002
    Postime
    279
    Fjala e Drejte edhe e Ndershme e ketij shqiptari te madh do te qendroje ne mendjet e zemrat e c'do bashkekombasi te c'faredo feje,per vite e shekuj .

    Hiresija e tij,Hafiz Sabri Koci, qe me bindjet e tij ne besimin e patundur ndaj Zotit,nuk iu nenshtrua herezise komuniste, nuk iu nenshtrua blasfemise post-komuniste,por sakrifikoi vite te jetes se tij per te shperndare Zerin e Drejtesise qe buron nga e njejta origjine per te gjithe e kedo,do te radhitet ne mendjen e c'do shqiptari si nje figure historike ne vazhdimesine e atyre njerezve te medhenj te kombit, te cilet jetuan,punuan e dhane frymen per Te.

    I Ndricuar qofte Shpirti i ketij Shqiptari te Madh.
    Kur ne niseshim per marrshim,zuzkat qanit me ngasherim.
    Ne Jarovesh ne po vemi,kush nuk beson borxh nuk ja kemi.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anëtarësuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Citim Postuar më parë nga LONDER-TIRONC
    Fjala e Drejte edhe e Ndershme e ketij shqiptari te madh do te qendroje ne mendjet e zemrat e c'do bashkekombasi te c'faredo feje,per vite e shekuj .

    Hiresija e tij,Hafiz Sabri Koci, qe me bindjet e tij ne besimin e patundur ndaj Zotit,nuk iu nenshtrua herezise komuniste, nuk iu nenshtrua blasfemise post-komuniste,por sakrifikoi vite te jetes se tij per te shperndare Zerin e Drejtesise qe buron nga e njejta origjine per te gjithe e kedo,do te radhitet ne mendjen e c'do shqiptari si nje figure historike ne vazhdimesine e atyre njerezve te medhenj te kombit, te cilet jetuan,punuan e dhane frymen per Te.

    NESE NUK TE PELQEJNE MENDIMET E TE TJEREVE JE SHUME I LIRE TE HESHTESH. THASHETHEMET E KAFENEVE MUND TI LESH PER DIKU TJETER.
    shenim nga moderatori
    Ndryshuar për herë të fundit nga cunimartum : 17-07-2004 më 03:11

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anëtarësuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Citim Postuar më parë nga [COLOR=Red
    NESE NUK TE PELQEJNE MENDIMET E TE TJEREVE JE SHUME I LIRE TE HESHTESH. THASHETHEMET E KAFENEVE MUND TI LESH PER DIKU TJETER.[/COLOR]
    shenim nga moderatori
    Altini 55 apo kushdo tjeter qe e fshiu mesazhin tim ke bere shume gabim, se nuk eshte thashethem kafenesh, dhe ti e kupton mire kete. Jane fakte qe i di gjithe populli i Shkodres. Dhe mund te jap hollesira te tjera.

    As nuk kam fyer dhe as nuk kam share njeri. Ne rast se e verteta dhe debati demokratik jane te ndaluara ne temat tuaja te rrofshin se nuk me merr malli per to.

    Niveli yt i civilizimit dhe pranimit te debatit me ben qe te te meshiroj. Vazhdo avazin dhe bejini qejfin njeri - tjetrit por mos kujtoni se te tjeret jane qorra dhe shurdh-memece.

  7. #7
    Perjashtuar Maska e Ryder
    Anëtarësuar
    24-06-2002
    Postime
    1,160
    Labeat te dija per fetar un ty mer, po mban anen e monistave tani e? Apo armiku i armikut tim esht miku im?
    Faktet qe i di populli i Shkodres (Hafiz Sabrine e kam pas komshi) jane qe komunistet ndaluan fondet per c'do lloj veprimtarie fetare, dhe pasi filani dhe fisteku u detyruan te pranonin nje vjedhje, Hafiz Sabria u denua sepse kishte marre nje shume parash nga ky filan dhe fistek per te ndertuar xhamine, kur ai se kishte idene nga vinin parate.

    Sa per thashethemet e klyshave te sigurimit, ate i gjen edhe sot...jan si puna e humorit me Martinin qe e futen ne burg dhe dynjaja fillun tu then "mir ja ban, u ba Martini me pa stacione te huja".

    Hafiz Sabria paste rahmet, ngushellime familjes, dhe gjith nderimet dhe respektet i takojne per ruajtjen e frymes fetare, qendrimit dhe vuajtjeve qe ka hequr gjate diktatures komuniste vec per shkak te bindjeve qe kishte.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Ryder : 17-07-2004 më 16:31

  8. #8
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anëtarësuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324
    Përkujtimore për një burrë të bardhë

    ...hafiz Sabri ef.Koçi 1921-2004...

    Gjatë gjithë kësaj periudhe 14 vjeçare të pasdiktaturës, një nga figurat që nuk do t’i anashkalojë dot asnjë arkeologji kulturore e të ardhmes, është patjetër ajo e Haxhi Hafiz Sabri Koçit, kryetarit edhe sot e kësaj dite të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Arkivat e bibliotekat ruajnë qindra e mijëra foto që fiksojnë veprimtari të rëndësishme a më pak të rëndësishme të shtetit a shoqërisë tonë, ku rrallë nuk do ta dallosh komponentin e bardhësisë që sillte me vete personazhi i Hafizit, me mjekrën e çallmën e tij. E vetmja mjekër myslimane e bardhë në katalogun vendas me mjekërroshë të rinj anonimë që ofrojnë gjithnjë e më shpesh mjetet e komunikimit dhe kujtesës publike, e vetmja e bardhë e gjyshërore, por gjithsesi mjekër, plotësuar me çallmë, bënte e vetme lidhjen vertikale me traditën duke dëshmuar për të. Me atë pamje, në mënyrë të ndërgjegjshme apo jo, Hafizi ishte ambasadori jo thjesht i klasës së vjetër të ulemave e hoxhallarëve, por edhe i gjithë asaj yjësije me portrete mjekërr-e-çallmë bardha, që i shohim në librat e historisë tonë të re, që nga drejtuesit e delegatët e Lidhjes së Prizrenit, tek ata të Shpalljes së Pavarësisë, tek personalitete si bashkëthemeluesi i Normales së Elbasanit, si kryebashkiakët e parë të kryeqytetit, themeluesi i jetimores së parë, apo si ata që kapën armët kundër fashizmit, si edhe një nga paraardhësit e tij si kryetar i Komunitetit Musliman.

    Kam ndarë të njëjtën çati me Hafizin e ndjerë për rreth tre vite, kur drejtoja të përmuajshmen e Komunitetit, dhe vetë e di, se ajo bardhësi e mirësi që ajo figurë emetonte, pavarësisht tonit dhe diskursit, ishte thjeshtë një imazh që vinte nga jo-koha dhe jo-vendi, nga këto përmasa themelore për shpirtin, që i mbart vetëm feja. Pamja ishte mesazhi i tij më i fortë, ishte amaneti që në mënyrë intuitive dhe pa ndonjë konformitet protokollar apo dogmatik, e mbartte në vete duke jetësuar ashtu hijen e mësuesve të vet, patriarkëve të shuar të Islamit shqiptar, i fundmi fare i të cilëve ishte ai vetë. Ajo që e ngulit pahun e kësaj figure në kujtesën kolektive, nuk është vetëm shërbimi i deturueshëm si dekor bashkëjetese e multikulturalizmi, e “noterizimi sakral” që ai ofronte në çdo grumbullim zyrtar vetë i katërt, me të tjerë figura klasike të komuniteteve të tjera. Janë edhe ato mijëra takime të përditshme me një mori larushane njerëzish, të moshave, mentaliteteve, profesioneve, kombësive, racave, simptomave e sekteve të ndryshme që shpesh, më tepër se për këshilla apo për halle a rutinë pune, i bashkonte drejt siluetës së Hafizit një lloj pelegrinazhi, një lloj udhëtimi prapa në kohë, në peisazhet më shumë mentale sesa fizike që ofron soditja me shqisa e Historisë.

    Përveç imazhit dhe njohjes befasuese të arabishtes letrare nga Hafizi, janë të paktën dy ndodhi të tij që do të më mbesin në kujtesë, dhe si shërbëtor modest i kujtesës shqip, dua t’i le edhe për ty lexues, në shenjë dëshmie personale për një rob të Zotit, që kaloi mes dekadash vuajtje, burgjesh, makinacionesh e keqkuptimesh, duke u sprovuar me situata, në të cilat mbase dikush tjetër do të kishte thyer njëherë e mirë.

    Ngjarja e parë lidhet me dimrin e vitit 2000, kur disa adoleshente u përzunë nga Shkolla e Mesme e Gjuhëve të Huaja, për shkak se mbanin flokët mbuluar me shami, për shkaqe që ato i shpjegonin me besimin në Islam. (Në këtë çështje ende të hapur u shprehën në favor të vajzave një numër specialistësh e organizatash vendase e të huaja, përfshi këshilltaren ligjore të të zyrës së OSBE, dhe raportin për të drejtat e njeriut të Departamentit Amerikan të Shtetit.) Gjatë vrullit mediatik që rrethoi incidentin, Hafiz Sabriu i ndjerë, gjatë një interviste televizive me gazetarin A.Z. pyetjes se çfarë shkelje fetare kishte ndodhur sipas tij me ndalimin e vajzave për të mbajtur shami, iu përgjigj: është shkelur parimi fetar i zgjedhjes së lirë! Dhe evokoi kështu besimin e ortodoksisë muslimane, se Zoti nuk i detyron njerëzit, por u jep logjikën e vullnetin që në kushte lirie të zgjedhin rrugën që u pëlqen. Ndërkaq që gjithë të tjerët e shihnin problemin kush si shkelje të etikës islamike të devotshmërisë, kush si cënim i të drejtës për shkollim, Hafizi, me ndjeshmërinë e një hoxhe të vjetër, nuk mund ta kapte dot problemin aq cekët.

    Rasti i dytë është i një viti më pas, kur Hafizi, gjatë vizitës së një Ambasadori të Rëndësishëm, i deklaroi këtij, midis alarmimit të vartësve të të dyja palëve, se dënonte njëlloj edhe bombat e terrorizmit mbi Nju Jork dhe ato të luftës mbi civilët në Afganistan. Sipas hoxhës së vuajtur, në të dyja rastet, padrejtësisht janë masakruar njerëz të pafajshëm, që nuk ia patën borxh njeriu të vijë e t’i bombardojë në shtëpinë e vet. “Skandali” doli që të nesërmen në ndonjë gazetë të Tiranës, dhe ndonjëri nxitoi ta fyente Hafizin, duke iu kërcënuar për militancën e munguar proamerikane një burri që tashmë pleqëria e thellë kishte futur në luginën madhore të monologut, pas një jete plot e siklete, mësime e pësime. Dhe nuk kishte aspak dëshirë e mundësi të merrte më direktiva për korrektësira vogëlane politike, në kurriz të etikës. Hafizi, ndonëse i pamundur të ndiqte imtësitë e informacionit e të qëndrimeve politike nëpër botë, kishte reaguar ashtu si ia thoshte zemra besimtare. Në një akord aspak të çuditshëm, kishte reaguar njëlloj si dhjetëra udhëheqës të rëndësishëm fetarë në botë; njëlloj si Papa i Romës, njëlloj si shumica dërrmuese e kishave të mëdha në Amerikë e Evropë, njëlloj si udhëheqës të lartë tradicionalistë muslimanë kudo në botë. Njëlloj si çdo njeri që beson se nuk mund t’ia bësh tjetrit atë që nuk do të ta bëjnë.

    Vërtet të Zotit jemi, dhe tek Ai do të rikthehemi! Paqe mbi ty Hafiz i bardhë!


    Ervin Hatibi
    SUKSESI ME I MADHE QE NJERIU MUND TE ARIJ NE KETE JETE! ESHTE BINDJA NDAJ ALLAHUT TE MADHERUAR

  9. #9
    Agim Bardhi
    Anëtarësuar
    07-04-2004
    Vendndodhja
    Elbasan.
    Postime
    43

    Kryepeshkopi Anastas Janullatos: "Si e kam njohur Hafiz Sabri Kocin

    --------------------------------------------------------------------------------

    Faqe 4 - Speciale
    24Qershor 2004 Gazeta "Panorama"

    Kryepeshkopi Janullatos

    intervista


    Kreu i Kishës Ortodokse Shqiptare tregon për takimin e parë në Bajramin e 4 prillit të vitit 1992


    “Si e kam njohur Hafiz Sabri Koçin”

    Kryepeshkopi Anastas Janullatos: Humba një mik


    Laureta Rryçi & Dorina Topollaj

    E cilëson si një ndër miqtë e tij më të mirë. Për Janullatos, Hazhi Hafiz Sabri Koçi ka qenë ndër njerëzit më të dashur që ka njohur në Shqipëri. Për 13 vite rresht bashkëpunimi mes tyre ka qenë, perfekt.

    Kryepeshkopi i Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos, rrëfen në një intervistë ekskluzive për gazetën ”Panorama” si e ka përjetuar vdekjen e ish-kreut të Komunitetit Mysliman, Haxhi Hafiz Sabri Koçi dhe marrdhëniet e reja me Komunitetin Mysliman. Ai tregon të gjitha përpjekjet dhe bashkëpunimin midis tyre gjatë dekadës së fundit. Lidhja më e fortë, përveç festave fetare, duket se ka qenë edhe çështja e pronave. Në intervistën e tij Janullatos, tregon edhe përpjekjet e dy komuniteteve për të ndihmuar refugjatët kosovarë gjatë kohës së luftës.

    Katër ditë më parë, është ndarë nga jeta ish-kreu i Komunitetit Mysliman, Haxhi Hafiz Sabri Koçi. Si e keni përjetuar Ju këtë lajm?
    Ndjeva hidhërim të thellë. Kur të ikën një njeri i dashur, një mik, me të cilin ke lidhje për shumë vite, ndjen shtrëngim në zemër. Gjithsesi, të ngushëllon fakti se ai iku i qetë, mes dashurisë së të afërmve të tij dhe respektit të njerëzve. Njëkohësisht, mendova se ky udhëtim i fundit, na pret të gjithëve dhe duhet të bëhemi gati.

    A ju kujtohet hera e parë, që jeni takuar me Haxhi Hafiz Sabri Koçin?
    Ishte festa e Bajramit e vitit 1992. Në atë kohë isha Eksark i Patriarkanës Ekumenike. Kthehesha në Shqipëri pas një udhëtimi (2 prill) dhe më 4 prill ishte Bajrami. E quajta për detyrë të vizitoja kreun e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Ishte komunikimi ynë i parë. Atmosfera ishte tepër e përzemërt.

    Nëse Ju mund ta përshkruani natyrën dhe tipin e tij, çfarë mund të kujtoni?
    Më bëri përshtypje serioziteti, por edhe afrimiteti i tij. Ishte njeri që vuajti për shumë vite në burg për besimin e tij fetar dhe u mbrujt brenda dhembjes dhe aspiratës. Ishte njeri i vendosur dhe dinamik, por njëkohësisht, i butë dhe i qetë. Në periudhën e vështirë të riformimit të Komunitetit Mysliman, ai dha një kontribut të vyer.

    Historikisht, në Shqipëri komunitetet fetare vlerësohen se jetojnë në harmoni. Sa harmoni ka pasur mes Jush, si kreu i Kishës Orthodhokse, dhe Haxhi Hafiz Sabri Koçit, si kreu i Komunitetit Mysliman?
    Siç e dini, gjatë 13 viteve të fundit, Shqipëria u përball me shumë vështirësi dhe kaloi periudha tepër kritike. Miqësia dhe besimi që u zhvilluan midis nesh, ndihmoi në përballimin sa më të drejtë të problemeve të ndryshme që janë shfaqur (p.sh. kur disa nxënës në Voskopojë prishën disa afreske historike, gjetëm mënyrën për t’iu shmangur tensioneve). Përgjithësisht, jo thjesht kultivuam frymën e tolerancës fetare, por punuam edhe për bashkëjetesë harmonike dhe bashkëpunim ndërmjet komuniteteve fetare. Gjatë festave e vizitojmë Komunitetin Mysliman dhe nga ana e tij, Haxhi Hafiz Sabri Koçi, me bashkëpunëtorët e tij të zgjedhur, vinte te ne në festat tona, madje edhe në periudhën e fundit, kur shëndeti i tij ishte keqësuar. Nuk harroj se në aktivitetet zyrtare, me rastin e 10-vjetorit të Fronëzimit tim si Kryepisksop, ai ishte i pranishëm në kishë, bashkë me udhëheqësit e tjerë të komuniteteve fetare.

    Ju njiheni si njohës shumë i mirë i Islamit, pasi keni qenë lektor në Universitetin e Athinës. Sa ju ka ndihmuar kjo në marrëdhëniet ndërfetare në vendin tonë, që nga momenti që keni ardhur e deri më tani?
    Për saktësi, nuk isha lektor, por pedagog i rregullt në Universitetin e Athinës për njëzet vjet me radhë. Dega ime ishte Historia e Besimeve Fetare. Në vitin 1975, për herë të parë botova një libër për Islamin (deri tani kanë dalë 12 ribotime) dhe i detyrova studentët që ta studionin dhe, madje, ta jepnin provim këtë lëndë. Gjithashtu, kam udhëtuar në shumë vende islamike dhe, në kuadrin e Këshillit Botëror të Kishave, kam qenë anëtar i ”Komisionit të Dialogut me njerëz me bindje të tjera fetare”. Sigurisht, të gjitha këto kanë ndihmuar në kuptimin më të shpejtë të kushteve të veçanta që ekzistojnë në Shqipëri. Në vitet e mëparshme, si pepdagog universiteti, kisha marrë pjesë më tepër në dialogun teorik ndërfetar. Por, këtu në Shqipëri mësova se sa i rëndësishëm është dialogu i jetës, pjesëmarrja e thjeshtë në të përditshmen dhe në problemet me të cilat përballet një shqëri multifetare.

    Në shumë ceremoni, ngjarje të rëndësishme ose edhe festa kombëtare, ju kemi parë Ju dhe dy krerët e tjerë të komunitetit fetar, atij katolik dhe mysliman. A mund të na tregoni ndonjë episod me të ndjerin Haxhi Hafiz Sabri Koçi?
    Në këtë çast, nuk më vjen ndërmend diçka konkrete. Por mbaj mend se në shumë pritje që jepnin përfaqësi të ndryshme, çuditeshin, jo thjesht që na shihnin bashkë, por sepse konstatonin një familjaritet dhe marrëdhënie të përzermërta.

    A keni pasur vizita të ndërsjellta me Haxhi Hafiz Sabri Koçin, për çështje të ndryshme?
    Fola më parë për vizitat e shumta që kryenim gjatë festave fetare. Gjithashtu, shumë shpesh, kur komisione të ndryshme vinin nga Amerika ose nga Evropa, për t'u informuar për sa ndodhnin këtu, ishim gjithnjë bashkë dhe binim dakord për imazhin që paraqisnim, lidhur me lirinë fetare ose me problemet që përballojnë ende komunitetet tona fetare (si p.sh. çështja e pronave të komuniteteve fetare, që ende mbahen të konfiskuara).

    Një takim interesant i juaji me Haxhi Hafiz Sabri Koçin dhe arqipeshkvit monsinjor Rrok Mirdita, ka qenë gjatë krizës në Kosovë. Ju të tre morët nismën për të ndihmuar me materiale të ndryshme refugjatët kosovarë. A mund të na tregoni sesi arritët në këtë nismë?
    Në këtë periudhë të vështirë, ishte e qartë që të gjithë duhet të ndihmonin; secilin sa të mundte më mirë. Ne, në Kishën Orthodhokse vendosëm t'i bënim një thirrje miqve tanë në Evropë dhe Amerikë. Grumbulluam 12 milionë dollarë dhe përfundimisht, ndihmuam më shumë se 33.000 refugjatë. Organizuam dy kampingje (madje, i fundit që funksionoi në Shqipëri, ishte yni) dhe dërgime të vazhdueshme pakosh (me ushqime, ilaçe, veshmbathje) në krahina të ndryshme të vendit. Veç ndihmës ekonomike, shumë grupe grash dhe të rinjsh lanë punën ose studimet për të ndihmuar refugjatët. Një rast karakteristik është interesimi i veçantë për të porsalindurit. Mbi 300 foshnje morën sendet e para të domosdoshme nga bashkëpunëtorët tanë. Detyra e mbështetjes ndaj atyre që ndodhen në nevojë, është parimi-bazë për ata që besojnë.

    Si e përjetuat JU largimin e Haxhi Hafiz Sabri Koçit nga kreu i Komunitetit Mysliman? A mendoni se largimi i tij ka ndikuar në marrëdhëniet tuaja me drejtuesit e këtij komuniteti dhe a është e njëjta linjë komunikimi me krerët e sotëm, si më parë?
    Është e natyrshme, që në çdo komunitet fetar të ketë ndryshime në udhëheqje, për më tepër, kur ka arsye shëndetësore dhe moshe. Sidoqoftë, marrëdhëniet që kemi zhvilluar ndërmjet dy komuniteteve tona fetare, janë shumë më të gjera. Edhe me udhëheqjen e re, të nderuarin Haxhi Selim Muça, marrëdhëniet tona janë të shkëlqyera. Besoj që ishte fat që pas vdekjes së Hafiz Sabri Koçit, Kryesinë e Komunitetit Myslimane e mori një njeri i aftë, me kulturë dhe fisnik, që e njeh mirë traditën, por dhe me prespektivë të qartë evropiane. Jam absolutisht i bindur se bashkëpunimi ynë do të jetë shumë harmonik dhe krijues, dhe do të kontribuojë në zhvillimin e përparimin e gjithë shoqërisë shqiptare.



    Një miqësi 12-vjeçare

    Kryepeshkopi i Kishës Orthodhokse në Shqipëri, Anastas Janullatos, ka pasur një miqësi 12-vjeçare me të ndjerin, kreun e Komunitetit Mysliman, Haxhi Hafiz Sabri Koçi. Ata janë njohur në fillim për shkak të pozicionit të tyre, por më pas kanë vënë re se përveç se aq, mund të ishin dhe miq shumë të mirë. Kjo ka ndikuar pozitivisht, sipas Kryepeshkopit, jo vetëm në marrëdhëniet midis tyre, por edhe në marrëdhënit mes të dy feve. Ata shpesh e kanë vizituar njëri-tjetrin, jo vetëm në rastet e festave, por edhe në ato raste kur në Shqipëri kanë mbërritur të huajt. Qëllimi i tyre i vetëm në këto raste ka qenë evidentimi i një imazhi sa më të mirë mes bashkëpunimit dhe tolerancës fetare. Vetëm katër ditë më parë, ish-kreu i Komunitetit Mysliman, Haxhi Hafiz Sabri Koçi, u largua përgjithmonë. Por përsëri kjo nuk ka ndikuar te Kryepeshkopi Anastas Janullatos, në marrëdhëniet e tij me Komunitetin Mysliman. Ky i fundit ruan kujtime shumë të bukura për të ndjerin Hafiz Sabri Koçi. Numri një i Kishës Orthodhokse në Shëqipëri ka ndjekur të gjithë traditën e fesë tjetër në shenjë respekti
    Ndryshuar për herë të fundit nga Agim Bardhi : 18-07-2004 më 13:08

  10. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Agim Bardhi për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  11. #10
    Larguar Maska e cunimartum
    Anëtarësuar
    07-06-2002
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    678

    Niveli yt i civilizimit dhe pranimit te debatit me ben qe te te meshiroj. Vazhdo avazin dhe bejini qejfin njeri - tjetrit por mos kujtoni se te tjeret jane qorra dhe shurdh-memece.
    Meqenese kete shkrim e pashe me vonese kerkoj ndjese per pergjigjen e vonuar.
    Mesazhi u ndryshua nga une.
    Ne kete pjese te forumit gjithshka qe nuk shkon ndesh rregullores eshte shume e mirepritur. Nese do te hapesh nje teme mbi veprimtarine e kujtdo je mese i mirepritur, dhe tema do te vleresohet dhe diskutohet ashtu sic duhet. Por per nje teme ngushellimesh eshte jashte edukates qytetare te debatohet mbi aktivitetet e kujtdo, shume me qytetareske do te ishte nje fraze me shprehje ngushellimi.
    Megjithate gezohem qe ne kete rast perfiton sadopak mbi etiken morale.
    Shpresoj ne mirekuptim.
    Fen e ke krejt personale. MEMEDHEUN E KEMI TE PERBASHKET.

Tema të Ngjashme

  1. Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i parë i Republikës së Kosovës
    Nga Albanino në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 2055
    Postimi i Fundit: 27-11-2014, 11:11
  2. Ndërroi jetë kompozitorja Dhora Leka
    Nga Brari në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 30-12-2006, 15:35
  3. Studentja Natali, ndërroi 64 burra për një natë!
    Nga Kinezja në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 14-08-2005, 16:08
  4. "Danieli" nderroi jete...
    Nga drita në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 87
    Postimi i Fundit: 25-02-2004, 16:45
  5. Ndërroi jetë Ferdinand Deda
    Nga Eni në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 03-09-2003, 08:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •