Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anėtarėsuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324

    Konflikti mes mendjes dhe epshtit

    Konflikti mes mendjes dhe epshit


    Normalisht se gjatė verės del nė shesh edhe ma shumė ky konflikt, e ndoshta ky konflikt ėshtė edhe vendimtari nė ecurinė e njerėzimit drejt asaj qė i sjell dobi dhe tė mira nė kėtė jetė dhe nė jetėn e ahiretit, por edhe pėr tė kėqijat.

    Njeriu si duket edhe ėshtė viktimė e kėtij konflikti, nė tė cilin, nga mungesa e pėrdorimit tė shėndoshė tė mendjes, fiton epshi.

    Ose nga shkaku se mė shumė i servohen elemente joshėse epshit se sa mendjes.

    Kėshtu qė nuk ka emision, reklamė, program, shkollė, universitet, rrugė, kafene, ku nuk eksponohet joshja e epshit, kurse nė tė gjitha kėto raste mungon eksponimi i joshjes sė mendjes.


    Nė popullin tonė mė shumė kemi raste ku organizohen koncerte muzikore, me karakter demoral dhe degjenerues, se sa promovime tė librit. Madje edhe vet teksti i kėngėve mė nuk ka ndonjė karakter shkencor dhe letrar, por ėshtė njė rėnditje e rimuar e fjalėve qė nuk ka ndonjė domethėnie arsimuese dhe edukative.


    Mė shumė vizitohen prezentimet e miseve tė ndryshme se sa tė organizimeve qė kanė tė bėjnė me dijen dhe shkencėn.


    Organizimi i panairit tė librit, zakonisht bėhet mė i dobėt se sa panairet tjera.


    Pėrgaditja e librave dhe prezentimi i tyre zakonisht bėhet mė i dobėt se sa i prodhimeve tė ndryshme industriale.


    Media shumė mė pak mirret me librin, dijen dhe shkencėn se sa me gjėra shumė tė zbehta tė realitetit tonė.


    Po edhe vet shkolla mė nuk e ka atė pozitė tė arsimimit dhe edukimit qė ka patur dikur, ose tė cilėn duhet ta ketė.


    E mos tė flasim pėr familjet, te tė cilėt janė prishur tė gjitha kriteret, ato tradicionale, ato fetare edhe ato shkencore.




    Epshi dhe njeriu




    Epshi ėshtė i natyrshėm te njeriu, sepse nė kėtė formė e ka krijuar All-llahu, subhanehu ve teala, njeriun. Islami e konfirmon kėtė emocion dhe e nderon, andaj e ka bėrė tė ligjshme martesėn mes dy gjinive dhe sunnet tė pejgamberėve, si pėrgjigje e kėsaj nevoje, kurse kėtė akt martesor e ka emrėtuar si marvėveshje tė rėndė, pėr tė treguar rėndėsinė dhe madhėsinė e tij.


    Ky instikt ėshtė prej instikteve mė tė fuqishme te njeriu dhe mė i rezikshmi, andaj All-llahu, tebareke ve teala, e ka bėrė prej epsheve tė para, tė cilat ia ka zbukuruar njeriut. All-llahu, subhanehu ve teala, thotė:


    " زين للناس حب الشهوات من النساء والبنين ....."


    "Njerėzve u ėshtė zbukuruar dashuria ndaj tė kėndshmeve, ndaj grave, djemve e ndaj pasurisė sė grumbulluar nga ari e argjendi, ndaj kuajve tė stolisur, bagėtisė e bujqėsisė. Kėto janė kėnaqėsi tė kėsaj bote, po tek All-llahu ėshtė e ardhmja mė e mirė". (Ali Imran: 14).




    Kontrollimi i epshit


    Andaj, nėse i lirohen frerėt kėtij instikti dhe i hapen dyert gjėrė e gjatė, nė mungesė tė kontrolluesit fetar dhe moral, ajo nuk le asgjė shėndosh, e shkatėrron edhe gjendjen edhe pasurinė, shkakton prishjen e shoqėrisė, humbjen e gjinisė njerėzore dhe sojit dhe shkatėrrimin e popujve dhe njerėzve.


    All-llahu, xhel-le shanuhu, na e ka tėrhjekur vėrejtjen nga afrimi imoralitetit e ka thėnė:


    " ولا تقربوا الفواحش ما ظهر منها وما بطن...".


    " … mos u afroheni mėkateve tė hapta apo tė fshehta, …". (El-Enam: 151).


    " ولا تقربوا الزنى إنه كان فاحشة وساء سبيلا " .


    "Dhe mos iu afroni imoralitetit (zinasė), sepse vėrtet ai ėshtė vepėr e shėmtuar dhe ėshtė njė rrugė shumė e keqe". (El-Isra: 32).


    E kur All-llahu e ndalon njė gjė, ia ndalon edhe shkaqet qė shpiejnė nė atė gjė, andaj ka vėnduar dispozita dhe ligje qė ia lehtėsojnė njeriut largimin prej tyre. Pėr kėtė, pasiqė All-llahu e ka ndaluar zinanė (marėdhėniet intime pa kurorė) ka pėrcaktuar edhe ligje dhe rregulla qė i mbrojnė njerėzit nga rėnia nė kėnetėn e poshtėrsisė.




    Ligjet pėr kontrollimin e epshit




    Prej ligjeve pėr kontrollimin e epshit janė edhe kėto:


    1- I urdhėron All-llahu, dy palėt (meshkujt dhe femrat) tė ulin shikimin.


    All-llahu, subhanehu ve teala, thotė:


    " قل للمؤمنين يغضوا من أبصارهم ويحفظوا فروجهم ذلك أزكى لهم إن الله خبير بما يصنعون * وقل للمؤمنات يغضضن من أبصارهن ويحفظن فروجهن "


    "Nuk ėshtė pėr ju ndonjė mėkat, nėse hyni nė shtėpi tė pabanuara, e qė nė to keni ndonjė pėrfitim. All-llahu e di atė qė e shfaqni haptas dhe atė qė e mbani fshehtė. Thuaju besimtarėve tė ndalin shikimet (prej haramit), t'i ruajnė pjesėt e turpshme tė trupit tė tyre se kjo ėshtė mė e pastėr pėr ta. All-llahu ėshtė i njohur hollėsisht pėr atė qė bėjnė ata". (En-Nur: 29- 30).


    2- Qėndrimi i grave nė shtėpi, pėr ta ruajtur stabilitetin e shoqėrisė.


    All-llahu, subhanehu ve teala, thotė:


    " وقرن في بيوتكن " .


    "Dhe rrini nė shtėpitė tuaja e mos shfaqni bukurinė tuaj si shfaqej nė injorancėn e hershme, …". (El-Ahzab: 33).


    3- Nėse del pėr nevojė, sherijati ia ka bėrė obligim mbulesėn islame, pėr ta mbyllur derėn e fitnes:


    All-llahu, subhanehu ve teala, thotė:


    " يا أيها النبي قل لأزواجك وبناتك ونساء المؤمنين يدنين عليهن من جلابيبهن "


    "O ti Pejgamber, thuaju grave tua, bijave tua dhe grave tė besimtarėve le t'i vėnė shamitė (mbulojė) e veta mbi trupin e tyre, pse kjo ėshtė mė afėr qė ato tė njihen (se nuk janė rrugaēe) e tė mos ofendohen. All-llahu fal gabimet e kaluara, Ai ėshtė mėshirues". (El-Ahzab: 59).


    Dhe thotė:


    " ولا يبدين زينتهن إلآ ما ظهر منها " .


    "…tė mos zbulojnė stolitė e tyre pėrveē atyre qė janė tė dukshme, …". (En-Nur: 31).


    4- I ka ndaluar gruasė qė ti pėrplas kėmbėt pėr tė zbuluar stolitė e veta:


    " ولا يضربن بأرجلهن ليعلم ما يخفين من زينتهن " .


    "…Le tė mos kėrcasin me kėmbėt e tyre pėr ta zbuluar fshehtėsinė nga stolitė e tyre…". (En-Nur: 31).


    5- I ka ndaluar gruas tė llastohet gjatė foljes:


    All-llahu, subhanehu ve teala, ka thėnė:


    "ولا تخضعن بالقول فيطمع الذي في قلبه مرض "


    "… andaj mos u llastoni nė tė folur e tė lakmojė ai qė ka sėmundje nė zemrėn e tij, po thuani fjalė tė matura". (El-Ahzab: 32).


    6- I ka ndaluar gruas tė parfymoset pėr tė huajit:


    Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotė:


    " أيما امرأة خرجت من بيتها مستعطرة ، ثم مرت على قوم ليجدوا ريحها فهي زانية "


    "Secila grua qė del nga shtėpia e saj e parfymosur, kalon pran burrave qė tia nuhasin aromėn, ajo ėshtė lavire". (sahih, Nesaiu).


    7- Ndalimi i pėrzierjes sė gjinive dhe vetmimi i njė burrit tė huaj me njė grua tė huajė:


    Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė:


    " إياكم والدخول على النساء ، فقالوا : أرأيت الحمو يا رسول الله ، قال : الحمو الموت الحمو الموت الحمو الموت "


    "Keni kujdes e mos hyni nė mes tė grave. I thanė: e ē'thua pėr hyrjen e vėllaut tė burrit? Tha: kjo ėshtė si vdekja, kjo ėshtė si vdekja, kjo ėshtė si vdekja". (Buhariu).


    " ما خلا رجل بامرأة إلا كان الشيطان ثالثهما " .


    "اdo herė qė vetmohet njė burrė me njė grua, i treti ėshtė shejtani". (sahih, Tirmidhiu).


    8- Sherijati e ka bėrė tė ligjshme publikimin e martesės dhe praninė e dėshmitarėve prej kushteve tė martesės.


    Po ti implementonin kėto rregulla njerėzit nė jetėn e tyre tė pėrditshme, do tė jetonin nė harmoni dhe lumturi, mirėpo kur i lanė kėto porosi edhe burrat edhe gratė, edhe tė rinjtė edhe tė rejat, na ndodhin fatkeqėsi dhe prishet rehatia dhe siguria e shoqėrisė.




    Reziku i shikimit tė pakontrolluar




    Dera kryesore e poshtėrsisė dhe imoralitetit ėshtė shikimi i pakontrolluar, qoftė direkt nė realitetin e pėrditshėm tė jetės sonė ose nėpėrmjet kanaleve tė ndryshme satelitore ose nėpėrmjet internetit.


    Fatkeqėsisht shumė familjar dhe njerėz nė vend se tė kontrollojnė kėto mjete, ata edhe ma shumė i lirojnė dhe nuk i kontrollojnė dhe me kėtė bėhen shkak pėr devijimin e fėmijėve tė tyre.


    Pronarėt e internet kafeneve, nė vend se tė vėndojnė programe qė i kontrollojnė kompjuterat e tyre, ata pėrkundrazi veprojnė qė tua lehtėsojnė edhe ma shumė kėto shėrbime. Ata veprojnė pėr tė fituar ma shumė, mirėpo e tėrė kjo shkon nė llogari tė moralit tė popullit tonė.


    Pa dyshim se kur njė adoloshent do tė hyjė nė ato faqe, kjo do tia ngacmon epshin dhe do ta stimulojė pėr zbatim tė asaj qė e sheh edhe nė praktikė. Kėsaj sigurisht se ia ndihmon edhe shejtani, edhe do tė mundohet qė kėtė nevojė ta shfryn nė mėnyrė tė ndaluar fetarisht, ose me gjėra pėr tė cilat ai mendon ndoshta se janė shėrim, kurse aty qėndron sėmundja edhe mė e madhe.


    Kjo lind dėshirėn pėr vizitė tė vendeve tė pista, siē janė diskotekat e ndryshme, kafenete, e shumė vende tė posaēme pėr degjenerim moral.


    Pa dyshim se kjo mėnyrė e pakontrolluar e shėrimit tė kėtij problemi shkakton probleme psiqike dhe pasoja negative nė zhvillimin e personalitetit tė tijė.


    Na dhemb zemra kur shohim se rinia, nė kulmin e fuqisė dhe elanit tė tyre, nė vend se tė miret me studim dhe prodhim, ai miret dhe preokupohet me epshin e tij, bėhet skllav i epshit tė vet, synimi i tij final ėshtė kėrkimi i vajzave dhe vizita e vendeve tė pista. Kjo ėshtė brenga e tij kryesore, pėr te jeton, mendon dhe pushon. Vepron qė tia plotėson dėshirat e saja, haron Krijuesin e vet, haron namazin dhe adhurimet e tija, haron familjen dhe shoqėrinė.


    Koka i ėshtė mbushur me vrapimin pas kėtij instikti, andaj nėse njeriun nuk e udhėheq mendja, ate e udhėheq epshi kah tė dėshirojė.




    Cilat janė frytet qė i sjell kjo sjellje:




    Njė: Strese dhe frikė qė e kaplon nga ēdo anė. Frikė qė mos ti ikin vajzat, frikė nga turpi, frikė nga sėmundjet e ndryshme, etj.


    Dy: Dekoncentrim dhe mologjikim i shėndoshė, sepse epshi ia ka sunduar mendjen.


    Tre: Dobėsia e rezultateve ideologjike dhe shkencore, sepse mendja e tij ėshtė e preokupuar me gjėra tjera, ka personalitet tė thye dhe trupi i ėshtė lodhur.


    Katėr: Kallje epshore, ngacmim i instiktit, ky njeri i ngjan atij qė pi ujė deti, aq sa ma shumė pi, aq ma tepėr i shtohet etja.


    Pesė: Nėnēmohet dhe poshtėrsohet duke tentuar tė fiton sipmatinė e vajzave.


    Gjashtė: Dobėsia fizike e tij.


    Shtatė: Mėriza, ikja nga pėrgjegjėsia, mosdurimi, ndjeshmėria e tepruar, hidhėrimi pėr shkaqet mė tė vogla, ngushtica e gjoksit, ngėrēe nervore dhe sėmundje psiqike.


    Tetė: humbja e kohės nė kėnaqėsi momentale, harxhimi i rinisė nė vrapim pas epsheve.


    Nėntė: harxhimi i sasisė sė madhe tė pasurisė, tė cilat mund tė harxhoheshin nė shumė projekte tė dobishme si pėr kėtė jetė si pėr ahiret.


    Dhjetė: Krimi i zinasė ėshtė borxh, tė cilin e ka ai qė bėn zina, do ta kthen kėtė borxhė nė familjen e vet.


    Njėmbėdhjetė: Dobėsia e vullnetit pėr tė mirė dhe dobi nė mėnyrė shkallėzore, sundimi nga epshi, derisa tė bėhet skllav i epshit, i cili duke kėrkuar tė ēlirohet nga kufizimet fetare dhe shoqėrore, fitoi lirinė, sikur tė papagallit, i cili gjindet nė kafaz tė arit, ose qenit, i cili ėshtė i lidhur me zinxhir tė arit.


    Dymbėdhjetė: Hidhėrimi dhe mllefi i All-llahut, ardhja e fatkeqėsive dhe defekteve, mosbereqeti nė pasuri, ymėr dhe fėmijė.


    Trembėdhjetė: Urrejtja e familjes dhe farefisit, moskujdesi pėr zbatimin e obligimeve dhe mosdhėnia rėndėsi pėrgjegjėsisė.


    Tė vėrtetėn e thotė All-llahu kur thotė:


    " ومن أعرض عن ذكري فإن له معيشة ظنكا "


    "E kush ia kthen shpinėn udhėzimit Tim, do tė ketė jetė tė vėshtirė dhe nė ditėn e kijametit do ta ringjall tė verbėr". (Taha: 124).

    E lusim All-llahun tė na shtojė dijen dhe besimin!

    E lusim All-llahun tė na shtojė nderin dhe moralin!

    E lusim All-llahun tė udhėzojė rininė tonė!

    E lusim All-llahun tė na mbrojė nga sprovat qė i dimė dhe qė nuk i dimė!

    E lusim All-llahun qė tė na dhurojė tė mirat e dynjasė dhe tė ahiretit!

    Amin!


    Bekir Halimi,
    16.7.2004
    SUKSESI ME I MADHE QE NJERIU MUND TE ARIJ NE KETE JETE! ESHTE BINDJA NDAJ ALLAHUT TE MADHERUAR

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anėtarėsuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    [QUOTE=altini55]

    "O ti Pejgamber, thuaju grave tua, bijave tua dhe grave tė besimtarėve le t'i vėnė shamitė (mbulojė) e veta mbi trupin e tyre, pse kjo ėshtė mė afėr qė ato tė njihen (se nuk janė rrugaēe) e tė mos ofendohen. All-llahu fal gabimet e kaluara, Ai ėshtė mėshirues". (El-Ahzab: 59).


    Rregullat e Talibanit jane keto?

    Sipas teje Mbreteresha Rania e Jordanise qe del e zbuluar ne publik ku futet ?

  3. #3
    ________
    Anėtarėsuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    [QUOTE=D&G Feminine]
    Citim Postuar mė parė nga altini55

    "O ti Pejgamber, thuaju grave tua, bijave tua dhe grave tė besimtarėve le t'i vėnė shamitė (mbulojė) e veta mbi trupin e tyre, pse kjo ėshtė mė afėr qė ato tė njihen (se nuk janė rrugaēe) e tė mos ofendohen. All-llahu fal gabimet e kaluara, Ai ėshtė mėshirues". (El-Ahzab: 59).


    Rregullat e Talibanit jane keto?

    Sipas teje Mbreteresha Rania e Jordanise qe del e zbuluar ne publik ku futet ?
    keto jane rregullat e Kur'anit dhe jo te talebanit.Mbreteresha e jordanise qe permend ti(sepse une nuk di se cfare ben ajo),nese del ne publik e zbuluar mund te kete vend kudo por jo ne rregullat kuranore.Ka kohe qe shapi eshte ndare nga sheqeri dhe akoma ju i fryni luges bosh me shembuj talebanesh e mbretereshash.Te habit fakti qe pothuajse shumica e atyre qe shfaqin nje rezistence kundrejt rregullave kuranore kane shume pak dije nga feja islame,nje pjese nuk kane kurajon te pastrojne ndryshkun e te vajisin qelizat e sharpit mbi supe,ndersa pjesa tjeter e dine se duhet me kundershtuar cdo gje qe vjen nga islamizmi dhe opa behen me keq nga robotet.

    Dg femna po te vesh re do te arrish ne konkluzionin qe mungesa e interesimit per dicka te shpien ne menyre te pashmangshme te flasesh brockulla te pabazuara ndaj asaj gjeje,prandaj "interesohu" "lexo" tashme sa je ne moshe te re dhe mundesh te perfitosh se kur te te zeje rrota bishtin do te jete vone.

    Mos shih mbretereshat,por shiko ku konsiston feja Islame ne raport me femren dhe gjyko pastaj.
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anėtarėsuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Ta dhashe ate shembull per te treguar qe myslimanet e mirefillte jane modernizuar.
    Ca si puna jote qe po behen me radikale se Bin Laden, ne vend qe te afrojne njerez drejt kesaj feje i largojne prej saj.

  5. #5
    ________
    Anėtarėsuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    Citim Postuar mė parė nga D&G Feminine
    Ta dhashe ate shembull per te treguar qe myslimanet e mirefillte jane modernizuar.
    Ca si puna jote qe po behen me radikale se Bin Laden, ne vend qe te afrojne njerez drejt kesaj feje i largojne prej saj.

    Ta thashe edhe njehere qe shumica juaj i fryni luges "bosh".Cfare bin ladenesh me derdellis o qyqar.Pse mos kujtove ti se kane nevoje muslimanet te marrin shembull nga nje femer qe del e zhveshur ne publik duke pasur aty rregullat e Zotit ne Kuran.Mos te duket modernizem zotrote qe neser pasneser jot shoqe te dale me rroba banjo dhe te bej streptizem per te joshur kalimtaret.Mendohu mendohu se modernizem nuk eshte te nxirren mullaqet jashte,modernizem eshte qe gruaja ti ruaje pasurite e veta per burrin e saj dhe jo per djemt e kojshise.
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

  6. #6
    Ti po kalon nga nje ekstrem ne tjetrin. Ne fillim keshillon qe femra te mbulohet pastaj pyet se si do ti vinte nje mashkulli nqs e shoqja do te dilte ne rruge me rrobabanjoje dhe pastaj flet per striptize???
    Modernizimi nuk eshte as rrobabanjo as striptize.
    Bota perendimore e respekton njeriun, si mashkullin dhe femren dhe ka aq besim se mashkulli dhe femra mund ta mbaje nen kontroll epshin dhe nevijat seksuale edhe pa u mbuluar nga koka te kembet dhe pa e konsideruar femren si objekt epshi qe duhet ti fshihet syve te mashkullit.
    Feja islame qe ti propagandon e konsideron njeriun primitiv qe nuk harrin te konrolloje instiktet dhe si rrjedhoje merr masa po aq primitive si te mbulohesh nga koka te kembet.
    Nqs ke lexuar sado pak biologji rrobat nuk i ndalojne instiktet tregojne vetem prapambetjen e doktrines qe njerezit i binden.

  7. #7
    instinkt i vetembrojtjes!
    Anėtarėsuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    ne bahcen e shtepise time
    Postime
    351
    Citim Postuar mė parė nga FLORIRI
    Mendohu mendohu se modernizem nuk eshte te nxirren mullaqet jashte,modernizem eshte qe gruaja ti ruaje pasurite e veta per burrin e saj dhe jo per djemt e kojshise.
    ..... Per burrin e saj dhe 6 grate e tjera te tij.... ( Apo 3 grate e tjera te tij.... se disa thone qe myslimanet mund te martohen 7 here dhe disa 4 here, por cilido qofte numuri....)

    Pra asgje e keqe nuk vika nga bashkejetesa e 4 grave dhe nje burri? Ku shkojne instiktet e tjera, si cmira, zilia, xhelozia midis grave si qenie njerezore? E marr me mend pergjigjen "Duhet te frenohen dhe ato" Po ndersa u krijuan kushte ideale per te frenuar epshin mashkullor, duke u masakruar femra me ate fare veshje, cfare u be per te frenuar ato ndjenja "te ndaluara" qe natyrshem lidnin nga bashkejetesa e 4 grave dhe nje burri?.
    Ah, harrova. Vetem burrat konsiderohen qenie njerezore dhe ata merren si pika referimi dhe cdo gje i referohet atyre.....
    Po. Se ne te kunderten, ndersa grate mbulohen me ferexhe, ne menyre qe mos ndezin ndjenjat "e ndaluara" tek burrat, cfare behet valle qe keto ndjenja te mos ndizen tek grate? Pse nuk mbulohen edhe burrat?
    Grate ashtu te mbuluara, i kane te hapuar ato te shkreta vrima te syve dhe duan nuk duan i shikojne ata burrat kur i kalojne prane dhe do apo nuk do Kurani i Nderuar edhe grate ndjenje pak a shume si burrat. Pse mos mbulohen dhe burrat qe te shpetohen grate nga tundimet. Do ishte mire qe ti mbulonin edhe burrat ato mustaqet e tyre, pra te mbuloheshin totalisht edhe burrat dhe te mbanin jashte vetem dy brimat e syve dhe kesaj une do i thosha DREJTESI!
    Ji Vetvetja!

Tema tė Ngjashme

  1. Vangjel Koēa
    Nga Albo nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 25-02-2007, 01:56
  2. Shqiptarėt, konflikti SHBA-Iran dhe Soros
    Nga Davius nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 04-05-2006, 23:06
  3. Ku qëndron kuptimi i jetës?
    Nga ALBA nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 50
    Postimi i Fundit: 18-02-2006, 12:54
  4. Konflikti mes mendjes dhe epshtit
    Nga Acid_Burn nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-10-2004, 09:04
  5. Sytė e Fshehur tė Mėndjes
    Nga drini_nė_TR nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 30-04-2003, 02:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •