Origjina e Shirkut
Nga Shejh Nasir ud-Din el-Albani
Marrė nga Tehdhirus-Saxhid min Itikhadhil-Kuburi Mesaxhid
Prej asaj qė ėshtė vendosur nė Sheriat (ligjin e urdhėruar) ėshtė ajo se njerėzimi qe nė fillim popull i vetėm nė Teuhidin e vėrtetė, pastaj Shirku (tė drejtuarit e ndonjė forme tė adhurimit, apo ēfarėdoqoftė tjetėr qė ėshtė e drejtė ekskluzive e Allahut, tjetėrkujt pos Allahut) gradualisht i kaploi ata. Bazė pėr kėtė ėshtė thėnia e Allahut mė tė Bekuarit, mė tė Lartit:
Njerėzimi ishte njė Umet (popull), pastaj Allahu dėrgoi pejgamber qė sollėn pėrgėzime dhe paralajmėrime. (Bekare 213)
Ibn Abas radiallahu anhu tha:
Nė mes Nuhut (Noas) dhe Ademit qenė dhjetė gjenerata, tė gjitha prej tyre qenė nė Sheriat (ligj) tė sė vėrtetės, pastaj ata u pėrēanė. Kėshtu qė Allahu dėrgoi pejgamber si prurės tė lajmeve tė mira dhe si paralajmėrues (1)
Ibn Urve el-Hanbeli (v. 837) tha:
Kjo thėnie i pėrgėnjeshtron ata historian nga Njerėzit e Librit, tė cilėt pohojnė se Kabili (Kaini) dhe tė bijtė e tij qenė adhurues tė zjarrit (2)
Unė them: Kjo po ashtu ėshtė pėrgėnjeshtrim ndaj disa filozofėve dhe ateistėve tė cilėt pohojnė se baza (natyrore) e njeriut ėshtė Shirku, dhe se Teuhidi evuloi nė njeriun! Ajeti qė parapriu i bėn kėto pohime tė rreme, dhe po ashtu edhe tė dy hadithet qė vijojnė:
Sė pari: Thėnia e tij (sallallahu alejhi ue selam) qė ai transmetoi nga Zoti i Tij (Allahu):
Unė i krijova tė gjithė robėt e Mi nė Fenė e vėrtetė (nė Teuhid, tė pastėr prej Shirkut). Pastaj atyre u erdhėn djajtė dhe i devijuan ata prej Fesė sė vėrtetė. Ata ua bėn tė palejuar njerėzve atė ēka Unė ua kam lejuar atyre, dhe ata i urdhėruan qė tė shoqėrojnė nė adhurimin Tim, atė pėr tė cilėn Unė skam zbritur kurrfarė autoriteti. (3)
Sė dyti: Thėnia e tij (sallallahu alejhi ue selam): Ēdo fėmijė lind nė Fitre (natyrshmėri tė pastėr)(4) por prindėrit e tij e bėjnė atė ēifut, krishter apo zjarrputist. Kjo ėshtė sikurse mėnyra nė tė cilėn njė shtazė lind njė pjellė natyrale. A keni vėrejtur ndonjė tė lindur tė shtrembėruar, para se ju ti keni shtrembėruar ato.
Ebu Hurejra ka thėnė: Lexoni nėse doni: Fitra e Allahut me tė cilėn Ai krijoi njerėzimin. Nuk duhet tė ketė ndryshim nė krijesėn (fenė) e Allahut. (er-Rum 30)(5)
Pas kėtij shpjegimi, ėshtė me njė rėndėsi tė madhe pėr Muslimanin qė ta di se si pėrhapet Shirku nė mesin e besimtarėve, pasi qė ata ishin muvehidin (njerėz tė Teuhidit)
Nė lidhje me thėnien e Allahut mė tė Pėrsosurit pėr popullin e Nuhut (alejhis selam):
Dhe ata thanė: ti sdo ti braktisėsh zotat tu, as qė do tė braktisėsh Uedin, as Suvanė, as Jeguthin, as Jaukun, as Nesrin. (Nuh 23)
Ėshtė treguar nga njė grup prej Selefit (paraardhėsve tė devotshėm), nė shumė transmetime, se kėto pesė perėndi qenė adhurues tė drejtė. Sidoqoftė, kur ata vdiqėn, Shejtani (Satana) ju pėrshpėriti njerėzve tė tyre qė tė tėrhiqen dhe tė ulen te varret e tyre. Pastaj Shejtani ju pėrshpėriti atyre qė erdhėn pas tyre se ata duhet ti marrin ata si idhuj, duke ua zbukuruar atyre idenė se ju do ti pėrkujtoni ata dhe me kėtė ti pasoni nė sjelljen e mirė. Pastaj Shejtani i sugjeroi gjeneratės sė tretė se ata duhet ti adhurojnė kėta idhuj krahas Allahut mė tė Lartit dhe ai ju pėrshpėriti atyre se kjo ishte ajo ēka stėrgjyshėrit e tyre bėnin!!!
Kėshtu qė Allahu iu dėrgoi atyre Nuhun (as), duke i urdhėruar ata qė ta adhurojnė vetėm Allahun. Sidoqoftė, asnjė nuk ju pėrgjigj thirrjes sė tij pėrveē disave. Allahu e tregoi tėrė kėtė incident ne kaptinėn Nuh
Ibn Abasi tregon:
Vėrtet kėta janė pesė emra tė njerėzve tė drejtė prej popullit tė Nuhut. Kur ata vdiqėn, Shejtani iu pėrshpėriti popullit tė tyre qė tu bėjnė statuja atyre dhe ti vendosin kėto statuja nė vend-tubimet e tyre si pėrkujtim pėr ta, kėshtu qė ata vepruan kėsisoji.
Sidoqoftė, asnjė prej tyre nuk i adhuroi kėto statuja, derisa ata vdiqėn dhe qėllimi i statujave qe harruar. Pastaj (gjenerata tjetėr) filloi ti adhurojė ata.(6)
E njėjta si kjo ka qenė treguar po ashtu nga Ebu Muteher, i cili tha: Jezid ibn el-Muhelleb i qe pėrmendur Ebu Xhafer el-Bakirit (v. 11H), kėshtu qė ai tha: Ai qe mbytur nė vendin ku njė tjetėr pos Allahut qe adhuruar sė pari. Pastaj, ai e pėrmendi Uedin dhe tha:
Uedi qe Musliman i cili qe i dashur pėr popullin e tij. Kur ai vdiq, njerėzit filluan tė mblidhen rreth varrit tė tij nė vendin e Babilit (Babilonisė), duke qarė dhe vajtuar. Kėshtu qė kur Iblisi (Satana) i pa ata duke qarė dhe vajtuar pėr tė, ai mori formėn e njeriut dhe u erdhi atyre, duke thėnė: Unė shoh se ju jeni duke qarė dhe vajtuar pėr tė. Pra, pse nuk e bėni njė figurė tė tij (d.m.th. statujė) dhe ta vendosni atė nė vend-tubimet tuaja qė ta pėrkujtoni atė. Ata thanė: Po, dhe ata e bėn njė figurė tė tij dhe e vendosėn nė vendtubimin e tyre; e cila i pėrkujtonte ata pėr tė.
Kur Iblisi i pa ata sesi e pėrkujtonin atė (sė tepėrmi), ai tha: Pse nuk e bėni secili prej jush nga njė figurė tė ngjashme qė ta mbani nė shtėpitė tuaja, ashtu qė ta kujtoni atė (vazhdimisht).
Ata thanė po. Dhe secila shtėpi e bėri nga njė figurė tė tij, tė cilėn ata e admironin dhe respektonin dhe e cila i pėrkujtonte vazhdimisht nė tė.
Ebu Xhafer tha: Ata prej gjeneratave tė vona panė se ēfarė kishin bėrė (gjeneratat e mėhershme) dhe e morėn kėtė nė konsiderim...deri nė atė masė sa qė e morėn atė si njė ilah (perėndi) pėr adhurim krahas Allahut. Ai pastaj tha: Ky ishte idhulli i parė qė u adhurua pos Allahut, dhe ata e quajtėn kėtė idhull Ued. (7)
Kėshtu urtėsia e Allahut tė Bekuarit, mė tė Lartit qe pėrmbushur, kur ai dėrgoi Muhamedin (sallallahu alejhi ue selam) si pejgamberin e fundit dhe e bėri Sheriatin e tij plotėsim tė tė gjitha Ligjeve tė Urdhėruara hyjėsisht. Me kėtė Ai ndaloi tė gjitha mėnyrat dhe shtigjet me tė cilat njerėzit mund tė bien nė Shirk i cili ėshtė mėkati mė i madh.
Pėr kėtė arsye, tė ndėrtuarit e faltoreve mbi varre dhe qėllimi qė tė udhėtohet posaēėrisht te ato, duke i marrė ato si vende pėr kremta dhe tubime, dhe duke u betuar nė banorin e varrit - tė gjitha janė ndaluar.
E gjithė kjo ēon nė teprim dhe udhėheqė pėr nė adhurimin e tė tjerėve pos Allahut mė tė Lartit. Duke qenė ky rasti edhe mė shumė nė epokėn nė tė cilėn dituria ėshtė duke u pakėsuar, injoranca ėshtė nė rritje, ka pak kėshillues tė sinqertė (nė tė vėrtetėn) dhe shejtani ėshtė duke bashkėpunuar me njerėz dhe Xhinė qė ta devijojė njerėzimin dhe ti largojė ata nga adhurimi i Allahut tė Bekuarit, mė tė Lartit.
Shėnime
(1) Tedhirus-Sexhid min Itikhadhil-Kuburi Mesaxhid (f. 101-106)
(2) Transmetuar nga Ibn Xherir et-Taberi ne tefsirin e tij (4/275) dhe el-Hakim (2/546) i cili tha: Kjo ėshtė autentike sipas kriterit tė el-Buharit. Edh-Dhehebi po ashtu u pajtua.
(3) El-Kheuakibud-Durari fi Tertib Musnedul-Imam Ahmedela Ebuabil-Buhari (6/212/1), ende nė formė manuskripte.
(4) Transmetuar nga Muslimi (8/159) dhe Ahmed (4/162) nga Ijadh ibn Himar el-Muxhashii radiallahu anhu.
(5) Ibn el Athir tha nė en-Nihaje (3/457): El-Fitr: do tė thotė tė fillosh dhe krijosh, dhe el-Fitre ėshtė gjendja qė rezulton nga kjo. Domethėnia ėshtė se njerėzimi qe lindur me njė dispozitė dhe natyrė, e cila ėshtė e gatshme ta pranojė Fenė e vėrtetė. Kėshtu qė sikur ai tė lihej nė kėtė, atėherė ai do tė vazhdonte nė kėtė. Sidoqoftė, ata tė cilėt devijojnė nga kjo e bėjnė kėtė pėr shkak tė ndjekjes sė dobėsive njerėzore dhe pasimit tė verbėr tė tė tjerėve. . .
El-Hafidh Ibn Haxher tha nė El-Fet-h (3/248): Njerėzit dallojnė nė lidhje me atė se ēfarė ėshtė menduar me el-Fitre, dhe thėnia mė e famshme ėshtė ajo se kjo do tė thotė Islam. Ibn Abdul-Ber tha: Kjo ishte ajo, qė ishte mirė e njohur nė shumicėn e Selefit (paraardhėsve tė devotshėm), dhe dijetarėt e tefsirit janė pajtuar se ajo ēka ėshtė menduar nė thėnien e Allahut mė tė Lartit Fitra e Allahut me tė cilėn Ai e krijoi njerėzimin ėshtė Islami.
(6) Transmetuar nga el-Buhari (11/418) dhe Muslim (18/52)
(7) Transmetuar nga el-Buhari (8/534)
(8) Transmetuar nga Ibn Ebi Hatim po ashtu, siē ėshtė nė el-Keuakibud-Durari (6/112/2) tė Ibn Urve el-Hanbelit, sė bashku me isnad i cili ėshtė Hasen, deri te Ebu Muteher. Sidoqoftė, sėshtė gjetur ndonjė biografi pėr tė, as nė el-Kuna uel-Esma tė ed-Deulabit, as nė el-Kuna tė Muslimit, e as nė tė tjetėrkujt. Dhe mangėsia e fshehur kėtu ėshtė se ai ėshtė prej Shiajve, por biografia e tij sėshtė pėrfshirė nė el-Kuna tė et-Tusit prej indeksit tė transmetuesve Shiitė.
Krijoni Kontakt