GTZ organizon në Shkodër një takim të përbashkët mes kryetarëve të bashkive tre vendeve të rajonit
Ministria gjermane per bashkëpunim ekonomik dhe zhvillim organizoi në qytetin e Shkodrës një takim mes kryetarëve të bashkive të Shqipërisë, Malit të Zi dhe Kosovës. Qëllimi i këtij takimi ishte shkëmbimi i mendimeve dhe eksperiancave për të krijuar dhe lidhur baza të reja të mirëkuptimit dhe bashkëpunimit të mëtejshëm rajonal dhe në drejtim të forcimit dhe intensifikimit të marrëdhënieve në fushën e ekonomisë, biznesit atë të rendit publik etj.
Duke synuar në një shfrytëzim sa më të kapaciteteve njerëzore, sigurimin e strategjive të reja, projekteve të mëtejshme ekonomike dhe zbatimin me korrektësi të tyre, GTZ-ja gjermane, Agjecia për Zhvillim Teknik, ka organizuar në qytetin e Shkodrës një takim të përbashkët mes kryetarëve të bashkive të trevave të Shqipërisë, Malit të Zi dhe Kosovës. Qëllimi i këtik takimi pune ishte shkëmbimi i eksperiencave dhe mendimeve për të krijuar më pas bazat e reja të një bashkëpunimi të mëtejshëm bilateral dhe të shumëanshëm.
Në këtë kuadër programi i bashkëpunimit gjermano-shqiptar kishte si synim të tij bashkërendimin dhe veprimin nëpërmjet asistencës teknike dhe financiare si dhe nxitjen e procesit të decentralizimit në nivel qendror dhe vendor mes partnerëve në rajon. E rëndësishmë është se projekti i ri i GTZ-së i përgjigjet qëllimeve për zhvillimin në Shqipëri, kryesisht asaj të veriut, duke parashikuar një përafrim të strukturave dhe kompetencave të bashkive e komunave ndërrajonale sipas direktivave të Bashkimit Evropian", tha në fjalën e tij manaxheri gjerman i projektit.
Lekë Plani
Krijoni Kontakt