Close
Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 49
  1. #31
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046

    Humbja morale e nje beteje ligjore.

    "Korrieri" - Andi Bushati

    Shtatedhjete votat e majta te shumices, kane mbyllur te henen, formalisht, debatin e hapur pas leximit ne paralament te pergjimit mbi trafikun e mundshem te armeve, por ato kane qene nje shtyse me shume, per te rihapur supozimet lidhur me vertetesine e dialogut Nano- Abdiu. Ne fakt, dy jave me pare, kur kur ne nje perpjekje per te shpetuar nderin dhe lekuren e tij, deputeti dhe botuesi Lesi, kish bere publik dokumentin, shumekush e kish pritur kete “scoop” me skepticizem. Ata qe nuk besonin se pazaret e shtetareve shqiptare mund te degjeneronin deri ne kete pike, kishin thene: “e pamundur”. Te tjeret gjithashtu mosbesues, te mesuar me qerthullin e spekullimeve qe rrethon here pas here politiken, kishin pritur degjimin e zerit origjinal te kryeministrit, per te thene fajalen e tyre. Pa variantin audio, per ta kjo histori mbetej e pavertete.

    Ekzistonte edhe nje grup i trete qe gjithshka e bazonte ne logjiken e fakteve. Sipas tyre, fragmente te bisedes Nano- Abdiu edhe mund te jene reale. Ne ate kohe, ky eshte nje fakt i ditur nga te gjithe, shteti shqiptar eshte angazhuar ne shpenien e armeve ne Kosove. Takimet e Nanos me lideret e UCK-se ne zyren e tij ne Tirane dhe ne Krans Montana te Zvicres, angazhimi i sherbimeve tona inteligjente ne kete ceshtje dhe konfirmimi i ketyre fakteve edhe nga partneret tane nderkombetare, nuk kane nevoje per komente.

    Pra, fakti se pjese te ketyre tratativave mund te jene dokumentuar, nuk perben ndonje gje per tu cuditur. Por ata qe e njohin Nanon, qe njohin gjithashtu pushtetin qe ai kishte ne fundvitin 1997, e kane te veshtire t’i besojne pjeses ku flitej per perfitime personale. Ate ku behej pazar me Fehmi Abdiun se po te kalonte ligji, te dy ata do te krimbeshin me para. Pyetjet qe shtrohen jane: a nuk e kalonte dot Nano, me forcen e tij, cfare ligji te donte ne ate kohe? A ishte ai i detyruar qe per te arritur qellimin, te binte ne ujdi me bashkebiseduesin?

    Pra edhe nese biseda te tilla jane zhvilluar, madje edhe dokumentuar, logjika ta do se veshtire qe ne to te jete folur per perfitime personale dhe ndarje beneficesh. Se paku jo ne rastin Nano- Abdiu.

    Te gjitha keto dyshime, sebashku me mungesen e kasetes origjinale dhe me faktin se e gjitha kjo ishte servirur nga Nikolle Lesi, te benin te besoje me shume ne nje spekullim, sesa ne nje “scoop” real. Ne kete kontekst edhe argumenti i atyre qe kishin zgjedhur te ishin pro kryeministrit: “na jepni te pakten nje prove konkrete”, ishte tejet bindes.

    Por, te ndodhur ne nje pozite te volitshme, keta te fundit, nuk diten te perfitojne prej saj. Madje arriten mjeshterisht ta kthejne ne disfavor te tyre. Ata asnjehere nuk munden te thone qarte dhe prere se nje bisede e tille nuk ishte zhvilluar kurre. Ata u angazhuan ne perpunime alibish, ne pergenjeshtrime datash, nderkohe qe eshte e ditur se per nje krim qe nuk ka ndodhur, nuk ka nevoje per alibi.

    Po mbi te gjitha, kryeministri dhe njerezit e tij humben nje shans tjeter te madh. Me te njejten lehtesi qe kerkuan fillimin e hetimeve nga prokuroria, ata mund te lejonin edhe hapjen e nje komisioni hetimor parlamentar. Roli i tyre ne kete komision do te ishte me i lehti i mundshem. “Dorezoni kaseten”, “ku i keni provat” do te duhej te insistonin ata. Nese pretendojne se vertet prova nuk ka, se Sokol Kociu dhe Nikolle Lesi genjejne, ata duhej ta kishin hapur kete komision parlamentar.

    Aq me teper qe hapja e tij dhe nxjerrja e se vertetes, ishte thjeshte nje problem moral. Pasi per Nanon, ajo nuk mund te sillte kurrefare komplikimi juridik. Edhe nese biseda do te kishte qene e vertete, fakti se per te, provat ishin siguruar ne menyre joligjore (pergjimi ishte i paautorizuar), nuk shkaktonte asnjelloj telashi per kryeministrin.

    Por edhe nje beteje morale, pa andralla juridike, socialistet preferuan ta zgjidhin me shkelje ligjore. Ata nuk pranuan te zbatojne nje detyrim kushtetues per hapjen e nje komisioni parlamentar, kur kete e kerkon 1\ 4 e deputeteve. Ata zgjodhen edhe njehere 70 kartonat e tyre jeshile, si mjet per te moszbatuar ligjin. Formalisht ata e mbyllen kete afere. Moralisht e humben ate. Sepse pas kesaj, askush mund te thote me: Mungon nje prove reale. Me votat e saj, mazhoranca i vuri drynin asaj dere, ku provat mund te ballafaqoheshin. Duke marre mbi vete, edhe krejt pergjegjesine e fshehjes se gjurmeve.
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  2. #32
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046

    PS, peng e krimeve të Nanos.

    Socialistët bllokojnë edhe kërkesën për thirrjen e Sollakut në Parlament.


    Beja: "Ne kërkojmë të njëjtën gjë, që Komisioni i Ligjeve të ulet dhe të shikojë nëse ka apo nuk ka shkelje ligji dhe çfarë duhet bërë nëse ka shkelje ligji, por janë të gjitha pretekste për të mos lejuar që ky shtet, mbi bazën e ligjit të kërkojë që çdokush që është i përzjerë në trafiqe, në korrupsion, të ndëshkohet"

    Shumica socialiste në Komisionin parlamentar të Ligjeve refuzon kërkesën e deputetëve të opozitës, që Prokurori i Përgjithshëm të informojë për procedurat që po ndiqen në hetimin e çështjes që ka të bëjë me implikimin e kryeministrit Nano në trafikun e armëve. Në mbledhjen e djeshme të këtij komisioni, përfaqësuesit e PS e rrëzuan këtë kërkesë me pretendimin absurd se ajo është e pasaktë dhe se përbën një nga format e presionit ndaj organit të Prokurorisë, pasi çështja për të cilën bëhet fjalë është në proces hetimi.

    Në këto kushte, deputeti i PD-së, Fatos Beja, njëherësh nënkryetar i Komisionit parlamentar të Ligjeve tha se argumentet e paraqitura nga socialistët ishin pretekste për të shmangur sqarimet e kryeprokurorit Sollaku.

    "Kërkesa jonë është formuluar konformë Rregullores së Kuvendit dhe është depozituar para dy ditësh. Ne kemi kërkuar që të mblidhet Komisioni i Ligjeve për të përcaktuar nëse ka, ku ka shkelje të ligjit dhe çfarë duhet të bëjmë ne si Kuvend", tha Beja. Nënkryetari i Komisionit parlamentar të Ligjeve pohoi se kërkesa e Grupit parlamentar të PD-së për të thirrur kryeprokurorin Sollaku për të dhënë shpjegime i është dorëzuar para dy ditësh kryetarit të Kuvendit, Pëllumbi, i cili nuk e ka adresuar atë në komisionin me qëllimin për ta bllokuar.

    "Ne kërkojmë të njëjtën gjë, që Komisioni i Ligjeve të ulet dhe të shikojë nëse ka apo nuk ka shkelje ligji dhe çfarë duhet bërë nëse ka shkelje ligji, por janë të gjitha pretekste për të mos lejuar që ky shtet, mbi bazën e ligjit të kërkojë që çdokush që është i përzier në trafiqe, në korrupsion të ndëshkohet", tha Beja. Por sipas tij, mazhoranca e majtë parlamentare ka bllokuar të gjitha përpjekjet për t'i shkuar deri në fund ndëshkimit të të gjithë atyre që shkelin ligjin në Shqipëri.

    Dy ditë më parë, gjatë debatit parlamentar për ngritjen e Komisionit Hetimor që të zbardhte implikimin e kryeministrit në trafikun e armëve dhe në aksidentin e Shkallnuerit, opozita akuzoi Prokurorinë për ndjekjen e procedurave të paligjshme në çështjen hetimore për trafikun e armëve ndaj dhe kërkoi që Komisioni i Ligjeve të vihej në veprim.

    Qëndrimi i djeshëm bllokues i socialistëve në Komisionin e Ligjeve pason atë të para dy ditëve në Parlament.

    Pseudomazhoranca socialiste me forcën e kartonëve rrëzoi kërkesën e 35 deputetëve të opozitës për ngritjen e komisionit hetimor ndaj kryeministrit Fatos Nano rreth implikimit të tij në trafikun e armëve dhe në aksidentin e Shkallnuerit. Gjatë kësaj seance pati shumë debate për këtë çështje, por në fund socialistët, përmes forcës së kartonit arritën të shmangnin hetimin parlamentar të kryeministrit, njëkohësisht kryetar i partisë së tyre.
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Komenti ne Korrieri i And Bushatit eshte teper fallco..

    Andi i di me mir se Lesi te vertetat sepse eshte me i brendeshem tek Kupola rreth Nanos..se Les Katundari.. sepse Andi eshte Bushat KAPO-ist..e shum nga Bushatet jan miq te Nanos e ujqer te vjeter te Sigurim-Shishit..

    Andi pra ne kte rast nuk eshte me analist i pa-anshem..por duke ndjere se Lesi po te ket pak perkrahje mund ti shkaktoj Termet te vertete Kupoles.. alarmohet e hidhet ne beteje per te mbrojtur Fisin.. Rrethin.. Nomenklaturen e vjeter tash Mafioze te Bushato-Kapo-terbaco Shkodrano spiunave..sahanlepires te vjeter e te rinj.. te cilet Andi i perket..

    Nano sic duket u ka dhen Sinjal te gjithve te vetve...
    . hej.. mos u beni me Lesin se rrezikojm Pushtetin qe mezi e morrem e qe po na e morren perseri na dalin horlleqe qe as un as ju nuk dilni te palare..

    Asnje fjale nuk thote AND Bushatlliu per faktin qe ben mUUUU ne biseden Nano Abdiu.. se pikerisht ne ate moment kur eshte bere biseda del qarte se Nano me kohe u ka dhene direktiv "intriges se gjalle" Klosit me shok te eleminojne duke "cuar ne te semes" Azemin e Ahmet Krasniqin..
    Fakti eshte se fill mbas asaj bisede datojne vrasja e Azemit dhe Kolonel Ahmet Krasniqit..
    Te dy ato vrasje kan lidhje me pesh peshet e Nano Abdiut e pesh peshet Nano Halitave e Hashim Klosave..

    Por Andi qe i di mire gjerat nuk krruhet aty sepse ai e di se jan ca "bushato-kloso Mejdan-er -" te implikuar me keto vrasje..e ne kete tas te qelbur pi uje dhe Andushi me kompani..pik..



    Ja c'thot Plaku Godo ne nje intervju..
    ----

    RD

    Godo: Trafiku i armëve u shoqërua me vrasje

    Republikani Sabri Godo e ka vlerësuar si shumë negative për ekzistencën e shtetit ligjor refuzimin nga ana e deputetëve socialistë të ngritjes së komisionit hetimor për trafikun e armëve, si edhe për aksidentin e Shkallnuerit, duke paralajmëruar se si deputetët socialistë do të mbajnë përgjegjësi individuale për këtë qëndrim.

    Duke komentuar aksidentin e Shkallnuerit, Godo tha se, «të gjithë e dimë se është aksidentuar një njeri dhe për këtë është një dosje, dhe bëhet një akuzë disi e përcaktuar, por deri më sot, unë nuk kam dëgjuar një kundërshtim kategorik nga zoti Nano të thotë, se nuk kam të bëjë më këtë çështje».

    Për Godon, akoma më e rëndë është puna e dërgimit të armëve në Kosovë.

    Siç komentoi ai, «në reagimet e tij të para, zoti Nano u fajësua se kjo është bërë me pëlqimin e ndërkombëtarëve, që nënkupton amerikanët, por kurrsesi nuk mund të thuhet që amerikanët kanë lejuar ose mund të pranonin faktin që këto armë janë shitur». Godo vlerësoi se është spekulluar shumë më armët në Kosovë. "Duke lënë mënjanë fjalët e mëdha, si gjakun e derdhur në Kosovë, këtu në Shqipëri kanë ndodhur edhe vrasje, dhe kjo është një çështje shumë serioze, e cila medoemos duhet të hetohet dhe të bëhet e qartë për publikun se çfarë ka ndodhur, ndryshe mund të themi se shteti shqiptar nuk ekziston". Siç tha Godo, "këtu mund të ndodhë çdo gjë dhe të mbulohet në Parlament, sepse kemi një grup të deputetëve socialistë, të cilët marrin përgjegjësi kolektive për t’i mohuar këto. Unë them se secili prej tyre ka një përgjegjësi individuale, megjithëse votojnë kolektivisht». Në fund, Godo ka interpretuar edhe një vendim të mëparshëm të Gjykatës Kushtetuese. Siç tha Godo, «Gjykata Kushtetuese që interpreton këtë ligj, thotë shprehimisht se me ¼ e deputetëve ngrihet automatikisht komisioni. Tani, atje është lënë një bisht si shpjegim për interpretim, me kusht që të mos pengojë funksionimin e institucioneve të tjera shtetërore. Unë them se në këtë rast nuk do ta pengonte aspak hetimin nga ana e prokurorisë, vetëm se do të shërbente për të ndihmuar prokurorinë, për t’i dhënë zemër Prokurorit të Përgjithshëm».

    M.B
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 25-11-2004 më 06:57

  4. #34
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,044
    APOLINERI, KAMYJA DHE KOMISIONI I KUVENDIT



    1.

    Një lajm i pritur, i shpërndarë në media pak para mesnatës së të hënës, më kujtoi një hollësi të shkruar prej Faik Konicës për Apolinerin.

    Lajmi thoshte se shumica e majtë në Kuvend nuk e miratoi kërkesën e 35 deputetëve të opozitës për të ngritur një komision parlamentar për çështjen Nano-Lesi. Domethënë për të hetuar nëse akuzat e këtij të fundit për përfshirje të kryeministrit në trafik armësh dhe për fshehjen e vrasjes në Shkallnuer janë të njëmendta, ashtu siç del në letrën e lexuar para deputetëve, për të cilën Lesi thotë se është zbardhje e një bisede të zhvilluar ndërmjet F. Nanos e F. Abdiut në hotel Rogner.

    Konica shkruan për një sjellje disi të çuditshme të poetit të madh francez. Sipas tij kur hynin në ndonjë shitore luksi, Apolineri dilte në mënyrë sa më të dukshme për sytë e të gjithëve, gati sa nuk i thoshte pronarit: ja, më kontrollo xhepat, nuk të kam vjedhur gjë. I pyetur pse sillet kështu, Apolineri thotë: po ja, po iu mbush mendja atij se unë kam vjedhur, si ta bind pastaj? Më mire ta shohë se cili jam, të më kontrollojë (me sy) që përpara.

    Pak rëndësi ka nëse kjo sjellje ishte e nevojshme për një personalitet si Apolineri, i cili, me gjithë trillet e njohura, nuk është përfolur kurrë si hajdut tregtizash. Rëndësi ka kumti: kur je i ndershëm hapu para të gjithëve. Aq më tëpër kur akuza është e rëndë, konkrete dhe hapja para të gjithëve kërkohet me ngulm.



    2.

    Nuk mund të them nëse letra që lexoi Lesi në Kuvend, duke mëtuar se është thjesht zbardhje e një bisede të kryer, është e saktë apo është “një montim i keq, që cënon sigurinë kombëtare”. Askush nuk mund ta pohojë me siguri këtë, pa u kryer hetimet e duhura. Por bash për këtë arsye rritet dyshimi: përse shumica e kontrolluar prej Nanos nuk e miraton ngritjen e një komisioni parlamentar, që ta zbardhë të vërtetën? Nëse je i ndershëm, ç’të keqe ka pse të të kontrollojnë, aq mw tepwr kur hetimi bëhet prej institucionit më të rëndësishëm ligjëvënës, i cili, të paktën teorikisht, është mbi të gjitha institucionet e tjera?

    Pas një hetimi të tillë njeriu i ndershëm do të shfaqej para të tjerëve edhe më i ndershëm, ndërsa marrja e faqja e zezë do t’i mbetej paditësit. I pafajshmi ka një rast të pastër përpara për t’u ripohuar se wshtw i pastwr, përse të humbet ky rast?



    3.

    Prokuroria le të bëjë detyrën që ia ngarkon ligji, por prokuroria është institucion tjetër nga parlamenti. Në asnjë vend të botës prokuroria dhe parlamenti nuk e zëvendësojnë njëri-tjetrin.

    Veç kësaj në kushtet e Shqipërëisë prokuroria nuk është aq e besueshme. Të paktën jo sa Kuvendi, që është pluralist. Organet gjyqësore janë kritikuar për korrupsion e mungesë pavarësie. Këto kritika nuk i kanë bërë vetëm shqiptarët. Ato janë bërë sidomos prej institucioneve ndërkombëtare. Hulumtimet (anketat) prej institucioneve të besueshme ndërkombëtare poashtu i kanë nxjerrë organet gjyqësore në krye të listës së institucioneve të korruptuara e me besueshmëri të ulët te shqiptarët.

    Pa e paragjykuar prokurorinë, përderisa gjendja është kjo, e përderisa kryeministri mëton se është i ndershëm, përse t’i shmanget verifikimit prej institucionit që e ka miratuar si kryeministër e ku në fund të fundit ai e ka prapë shumicën e deputetëve, që ua bën sus?

    Pyetja shtron një pikëpyetje të madhe.



    4.

    Bota, e edhe ne shqiptarët, e mbajmë mend shkurtin 1999, kur ish-presidenti Klinton iu nënështrua hetimit për skandalin Levinski dhe kur mundësia e shkarkimit të tij u shtrua e madje u votua në Kongresin Amerikan. Kongresi votoi dhe e ngarkoi me përgjegjësi aq sa doli se kishte, pa i shtuar një gram. Asgjë nuk u mbajt fshehtë. Pas kësaj autoriteti i presidentit dhe i institucioneve amerikane u ngrit edhe më lart në sytë e qytetarëve e të njerëzimit.

    Shqiptarët do të dëshironin që letra e lexuar në Kuvend të mos ishte e njëmendtë, pasi kjo do ta nxinte edhe më përfytyrimin (imazhin) e e zvetënuar të vendit. Por qëndrimi i shumicës në Kuvend dhe i vetë zotit Nano, drita e kuqe për një Komsion parlamentar kushtetues me përfaqësues të pozitës e të opozitës që do ta hetonte çështjen, i shton dyshimet.

    Te romani “Murtaja” i Kamysë është një qytetar që i shmanget vizitës te mjeku: ai ka frikë se Doktori do t’ia zbulojë murtajën që i fle në trup.



    Mehmet ELEZI

    Tiranë, Nëntor 2004

    Botuar te "55" dhe "Bota sot"


    --------------------------------------------------------------------------------

  5. #35
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046

    Lesi kërkon heqjen e rrethimit policor.

    Nano e Toska vazhdojnë survejimin e lëvizjeve të botuesit të "KJ".


    "Deputeti Lesi i ka kërkuar zyrtarisht, me dy shkresa zyrtare, që të largojë rrethimin policor të tij personal dhe të shtëpisë së tij, pasi mësoi se kjo bëhej për të survejuar lëvizjet e deputetit kundërshtar të kryeministrit Fatos Nano"

    Botuesi i "Koha Jonë" vazhdon të jetë nën survejimin e strukturave të policisë dhe shërbimit sekret, ndonëse dy herë rresht ai i ka kërkuar ministrit të Rendit që të largojë rrethimin policor ndaj tij. Përmes një deklarate të lëshuar dje, Lesi sqaronte se i ka kërkuar që prej disa ditësh ministrit të Rendit Publik, Igli Toska, që të largojë rrethimin policor që i ka bërë atij si deputet dhe banesës ku banon. Në të vërtetë, deputeti Lesi, pas kontrollit në zyrat e gazetës "Koha Jonë" nga policia dhe kërcënimit, sipas policisë, ka kërkuar mbrojtje konform Ligjit "Për statusin e deputetit", por më pas, deputeti Lesi i ka kërkuar zyrtarisht, me dy shkresa zyrtare, që të largojë rrethimin policor të tij personal dhe të shtëpisë së tij, pasi mësoi se kjo bëhej për të survejuar lëvizjet e deputetit kundërshtar të kryeministrit Fatos Nano. Megjithë shkresat e bëra nga ana e deputetit Lesi, ato janë shpërfillur dhe akoma vazhdon që ai të jetë nën vëzhgim të këtyre strukturave të specializuara.

    Deputeti Lesi u kërcënua me vdekje vetëm dy ditë pas publikimit të bisedës së transkriptuar mes Nanos dhe Abdiut, ndërsa policia, prokuroria ende nuk kanë arritur që të identifikojnë autorët e këtij kërcënimi. Kërcënimi ndaj Lesit rezultoi një alibi, e cila u përdor nga struktura të caktuara që të bënin bastitjen e gazetës "Koha Jonë", në kërkim të dokumenteve të reja që mund të gjenin lidhur me bisedën Nano-Abdiu, ndërsa Lesi tha se një kontroll i tillë e kishte bërë të dyshonte për vendosjen e përgjuesve në redaksinë e gazetës që ai drejton. Deputeti Lesi, në fund të deklaratës së tij në Parlament ditën e publikimit të bisedës Nano-Abdiu, paralajmëroi kryeministrin Nano se ai do të ishte përgjegjës për gjithçka që do t'i ndodhte atij dhe familjes. Kjo, pasi edhe herë të tjera, kryeministri kishte ndërmarrë një sërë kërcënimesh ndaj botuesit Lesi, në vazhdën e presioneve për të vënë nën kontroll të plotë median e lirë.
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  6. #36
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Shum mire ka thene Elezi..

    Por ceshtja eshte se keto gjera qe i mesojme ne tani i dine militantet socialiste shume perpara nesh e megjithate terr syri e ndergjegja nuk uben po punojne luftojne e vrasin per te mbajtur Nanon ne pushtet..

    nje Socialist i vertete.. duhej te behej adhurues i Berishes.. sepse Berisha duke mos qene hajdut..duke mos qene Shpenzues .. pra rrush-kumblla beres i Parave te Shtet-Popullit.. per nje socialist duhej te konsiderohej si model i Zyrtarit e politikanit qe duke qene si nje far murgu asket mundeson qe parate qe mund ti kullufiste vete ja le Shtetit qe Shteti ti hedhi atje ku ka nevoje Vegjelia pra Fukarenjte..

    Dhe e kunderta..nje socialist (qe eshte socialist sepse do te shikoj sa me pak te varfer ne Shoqeri.. ) do te urrente Nanon sepse me menyren e jeteses prej nji SHEIKU .. Nano.. kullufit cdo minute miliona te cilat ne vend te shkonin ne goj te mijra femijve fukarenj shqiptare shkojne e derdhen lume ne kazinot, Hotel-bordellot, jahtet, butiket luksoz e buzuqet e metropolet e Botes..

    Pra e keqja nr 1 e shqiperise jane VOTUESI Socialist sepse "jan ata..(po perdor nje shprehje te Enverit thene kooperativistave) pa eshte Mafia Ruco Nano Fino malo atje ne majen e Shtetit..

    Pra e keqja nr 1 e Shqiperise eshte mes nesh.. kudo i shikojme .. kudo ja ndjejme eren e qelbur atyre e nuk dime ctu bejme..

    Nano kudo qe shkon ne cdo fshat e qytet gjen bashke-mendimtare..bashke-zgerdhires..bashk-hajdute e kulmi eshte kur i gjen keta dhe ne Piramiden e se ashtuquajtures Europ e Bashkuar..bile dhe ne Shtepi te bardhe..
    Qeshin nga kernaqsia se jan pran tije.. socialistet Beratas e Kavajas, Kuksiane e Skelare .. Tiranas e Durrsake , Koplikas e Shkodrane..Lezhjane e Rubikas ..Devollas e Tepelenas.. por qeshin me te dhe Shrederat e Bushat..bile dhe organizatat boterore si Amnisti internajshenellat e bile dhe tregtaret Turq e Hotelxhijte arabe..

    Nano pra ka hipnotizuar mijra e mijra Njerez..

    Ata e Votojne..ata ja paguajne qejfet ata e mbrojne kur ai shtyp e vret..ata i dalin krah kur e ka pisk.. etjetj..

    Kjo eshte tragjedia..

    Po pse ndodh kjo...

    Eshte nji mister..

    Hrushovi ( pas vdekjes se Stalinit) i hoqi tere diktatoret Staliniste ne vendet e Lindjes satelite.. dhe kudo ne kto vende filloj nje ERE e RE..me më pak diktature me me shume hapsire e mireqenje..

    Te gjithe e prisnin se ai kete do e bente dhe me me te egrin e te djallezuarin Diktator ..pra me Stalinin e Shqiperise.. Baben e Edvin Tos Nanos..Enverin..

    Por jo.. Ai kaqol erdhi e puthi Enverin e iku duke zhgenjyer Shqipot qe shpresonin se dicka do behej.. duke e lene Enverin me te forte se kurre ne Pushtet..

    Erdhi Amerika ne Shqiperi.. cberi..
    as 3-4 vjet nuk e lan Berishen dhe ja ngriti patkonjte Mariz Linoja Berishes e solli ne pushtet perseri banden staliniste te Enverit me Nanon ne krye..

    Po vijne zgjedhjet ..

    Mos valle ndonji socialist ka vendosur te ndryshoje mendje me qe Bosi i tyre del ashiqare qe i ka thenne Klosit ( te cilin e quan INTRIGA VETE) coje ne te semes ate (azem Hajdarin).. qe Bosi i tyre tash 8 vite ka harxhuar miliarda per qejfe.. qe Bosi i tyre prej Hobit me i dhan kerrave luksoze e te shpejte e Hobit per te pire si derr e vdiq nje udhtar fshatar ne Shkallnur dhe e hodhi ne kanal..
    Jo asnji socialist ska nderruar mendje..e as qe e rruajn per ndonji vrasje ndergjegjeje..

    Kush do e rrezoje Nanon?

    vetem Vota.. pra qe te behen bashke sa me shum Shqiptar e ta mundin ne numer rracen e ndyre te Votuesave te PS-se..

    Ja marrim Mehmet Elezin..

    nje bangladesh eshte Tropoja e tije dhe e azemit dhe Berishes..
    Bangladesh ne Fukarallek e pisllek (e pash dje ne Tv) dhe nje Palermo ne pikpamje te kallashit..
    duhet pra Mehmet Elezi bashk me at kaqolin Lihsien bash shkurtin te gdhijne ne Tropoje derisa ta bejne Tropojen grusht ne kuptimin e mire te fjales.. pra pa vrasje e te paster e qe te votoje per Njerzit e mire..
    Po ashtu duhet te bejne te gjithe.. Shkodranet Kuksianet..Durrsi Korca etj etj e deri Vlora qe eshte Bastija e PS-se..e te mundet Nano me vota e ashtu fillon nje Histori e re..

    Eshte i zoti Berisha ta udheheq nje beteje te tille?

    Ai propozoj Sallakun per kryeprokuror..

    E pame te gjithe qe Sallaku doli sahnlepires i Nanos..
    Akoma nuk thote Berisha.. mfalni vllazen per at ngordhesire qe ju dhurova ne krye te Prokurorise..

    Kaluan muaj qe Leka ka dale me LZHK.. akoma Berisha ska marre kontakt me Leken e ti Thote..
    LEk po nuk u bashkuem do na e baje perseri m.utin e sh.urren Nano mbi krye ty e mue e tan popullit..

    Akoma Rd poston shkrime se si Aleatet e Nanos "kundershtojne" Nanon etj etj..
    Pra akoma kujton Rd se Ceko Milo Xhuvel Gjinushat do i kthjene krahet Nanos..

    A iken Ceka nga Nano??

    Kurre.. e kte e dime ne si popull ..pse..sepse ba mjafton nje fakt.. Ceka ka paguar Kateshat me vra Leken e me ja rras berishes.. Kaq Mjafton.. Pse..sepse Ceka kte pa miratim te Nanos nuk e ka bere..Pra Ceka me Nanon per 10000 vjet nuk ndahen..
    Po ashtu Gjinushi po ashtu Milo Xhuvja e po ashtu Dash shehi Pollo Nardi e sorrollopi tjeter..nuk ndahen nga Nano sepse ai ika futur ata ne Thes..

    Po Berisha nji dy e rrehet se me at lloj krundeje sic jan ata mund te bahet buke..

    Pra lufta eshte tek VOTUESi i Thjeshte..
    Ate kush do e coje me mend ne Koke tek Kutia qe ti japi nji JO te forte Mafies Socialiste me ne krye Nanon Meten Zabitin Doklen Rucin etj..

    A eshte e afte Pd ta bej kete..
    Pash Tak Ngjelen nje dizaj tek rudin Xhunga..
    eh..ai bente petulla me uje..
    Kush mundet ta beje nje armat me Votues anti-PS ai do jete shpetimtari..
    cili pra do jet ai..apo ATA..


    ky eshte problemi..

    qashtu..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 26-11-2004 më 03:48

  7. #37
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499
    Citim Postuar më parë nga Brari
    Erdhi Amerika ne Shqiperi.. cberi..
    as 3-4 vjet nuk e lan Berishen dhe ja ngriti patkonjte Mariz Linoja Berishes e solli ne pushtet perseri banden staliniste te Enverit me Nanon ne krye..
    Je ne rregull ti? Po e zeme firmat i bene socialitet. Nje gomarllek i paprovuar te jete i vertete. Me ne fund fare: Kush i licensoi firmat?

    Vetem te jesh gomar te kujtosh se bankat kthjejne 200% fitim.

    Me thoni detyren Sali Berisha si president i Shqiperise beri 4 vjet me qeverine e tij pervec asaj qe licensoi kompanite te cilat shesin gomare te cilet fluturojne ne ajer dhe kthejne mbi 200% fitim.


    6km rruge ka bere Berisha per 4 vjet. 600km rruge,autostrada etj. ka bere Nano per 4 vjet. Duhet te bente 6000km por Nano eshte mafioz, vjedh. Eshte imoral etj.

    Fundja me mire nje imoral ne qeveri, sepse per qeveri e kemi zgjedhur jo per prift a hoxhe

    sesa nje gomar qe kujton kompanite te cilat licensoi shesin gomare te cilet fluturojne ne ajer.

    Me mire 600km per 4 vjet me nje imoral sesa 6km per 4 vjet me nje gomar.

    Zgjidhni te keqen me te vogel.

  8. #38
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Lesi, Haliti dhe Nano..

    Lesi: Armet e UCK, mes Nanos dhe trafikut
    E Premte, 26 Nentor 2004


    Deputeti dhe botuesi i "KJ" i pergjigjet Xhavit Halitit, aktivistit te njohur te UCK-se, pas intervistes se tij dje ne "Korrieri" me titull: "Nano nuk na i shiti armet". Ai i qendron bindjes se vjeter, se armet i duheshin cuar falas Kosoves, per t'u vetembrojtur nga Milloshevici. Por, sipas tij, ndryshimi i ligjit qe u be nje muaj pas bisedes se pergjuar Nano- Abdiu, inkurajoi trafikantet e armeve. Lesi: Ekzistojne te gjitha provat qe kam deklaruar ne Parlament per skandalin, te cilat heret e vone, do ta ndeshkojne Kryeministrin

    Zoti Lesi, dje "Korrieri" botoi nje interviste me Xhavit Halitin. Duke i'u pergjigjur akuzave tuaja ne Parlament, rreth bisedes Nano- Abdiu, ai tha se gjate viteve 1997- 1998, Nano nuk ka perfituar asnje lek nga tregetia e armeve ne Kosove. Si ju duket ky konstatim?

    Zotin Haliti e njoh personalisht dhe ne gjykimin tim, ai mbetet nje nga njerezit qe ka kontribuar per clirimin e Kosoves nga okupacioni serb. Por, nuk e kuptova se perse ai dilte aq hapur ne mbrojtje te zotit Nano, duke deklaruar se "kryeministri Nano nuk ka perfituar asnje lek nga tregetia e armeve ne Kosove". Nese beson se kryeministri Nano qenka kaq korrekt atehere lind pyetja publike nese zoti Xhavit Halliti ka qene bashkepunetor me kryeministrin dhe e njeh nga afer rrjetin e ketij trafiku, gje qe duhet te deshmoje ne ndihme te drejtesise shqiptare. Problemi ka nevoje te hetohet pasi ka fakte qe pervec dokumentit te transkriptuar qe une lexova ne Parlament, ku paraqita nje shqetesim si deputet i Kuvendit te Shqiperise, mbeten prova te pakontenstuara ligji i ashper kunder trafikut te armeve, droges, prostitucionit dhe krimit te organizuar i miratuar ne dhjetor 1996, i cili u rrezua nje muaj pas transkiptimit te kesaj bisede, me 15 janar 1998, pikerisht me propozim te deputetit Abdiu dhe suport te Fatos Nanos. Keto ndryshime ne ligj ne janar 1998 i jepnin krahe trafikanteve dhe vecanerisht atyre te armeve. Ne fakt duhet te ndodhte e kunderta, qe shteti te forconte masat ligjore kunder tyre. Nisur nga keto ndryshime te bera nga mazhoranca e drejtuar nga Fatos Nano, jo ne favor te forcimit te shtetit ligjor,- nderkohe qe lufta ne Kosove po mberrinte e duhej qe shteti shqiptar te organizonte ndihmen ndaj vellezerve tane kosovare,- tregon se dikush ne kupolen e shtetit shqiptar, donte te perfitonte nga ky trafik, qe here- here behej hapur edhe ne mes te Tiranes.

    Haliti pranon se UCK ka marre arme, pasi sic thote ai, lufta kunder Milloshevicit "nuk eshte bere as me patate te ziera, as me domate te skuqura dhe as me qumesht tetrapak te Beogradit, por me arme". Ju jeni kunder nje dergimi te mundshem armesh nga ana e shtetit shqiptar,- me pelqimin edhe te nderkombetareve,- per te zhvilluar kete lufte ne Kosove?

    Ne menyre kategorike kam qene dhe mbetem i bindur se shteti shqiptar duhej te furnizonte me arme, diten dhe naten, falas te gjithe kosovaret te cileve i duhej te vetembroheshin nga genocidi i ushtrise famekeqe te Milloshevicit. Ky ka qene edhe qendrimi im qe ne ate kohe, si deputet dhe njeri i medias se pavarur. Ne kemi ndjekur me vemendje, te gjitha zhvillimet e pas vitit 1990 ne Jugosllavi, kur filloi shperberja e saj. Ne kemi pasqyruar nga afer ne mediat tona, jo vetem proceset relativisht te "qeta" qe shoqeruan shkeputjen e Sllovenise apo Maqedonise nga Beogradi, por edhe luftrat e pergjakshme ne Kroaci dhe Bosnje- Hercegovine. Dihet qe luftrat behen me arme dhe dikush i furnizoi edhe fqinjet tane ballkanike. Te mos harrojme se Kosova ne kohen qe ish- Jugosllavia po shperbehej, ishte krahina e vetme qe nuk kishte asnje lidhje gjuhe, gjaku, apo entnike, me republikat e tjera sllave.

    Keshtu qe i vetmi shtet qe duhej ta ndihmonte ishte Shqiperia. Ndonese shteti yne, per shkak te trazirave te '97 ishte ende i pastabilizuar, perseri kishte forca e sidomos arme per ta furnizuar. Ne kete kontekst, armet i duheshin dhene falas kosovareve per vetembrojtje dhe jo t'u shiteshin sa frengu- pulen. Nese zoti Nano na paska qene kaq patriot ne ate periudhe, atehere perse nuk e shterngoi ligjin per trafikantet e armeve duke miratuar denime maksimale per ta, por e shfuqizoi ate ligj, duke i lene dore edhe me te lire trafikanteve? Si ka mundesi qe zoti Nano na dilka tani patriot i madh per zotin Haliti, nderkohe qe ish- ministri i Mbrojtjes i asaj kohe zoti Sabit Brokaj dhe ish-ministri i Rendit Publik, po ne kete periudhe, zoti Neritan Ceka kane deklaruar per median pas publikimit te skandalit se "nuk e kemi ndihmuar me asnje arme Kosoven si shtet"? Nese ajo qe thote zoti Haliti eshte e vertete, me ane te cilit minister mrbotje dhe rendi e paska ndihmuar Nano UCK-ne me arme? Keto e te tjera pyetje me kane detyruar mua si deputet, qe te ngre shqetesimin rreth kesaj ceshtje, te cilen duhej ta verifikonte komisioni hetimor parlamentar dhe me pas arrihej ne nje perfundim ligjor dhe politik.

    A ka ekzistuar nje kufi shume i qarte ndares mes linjes shteterore dhe asaj te trafikanteve, per ceshtjen e armeve per Kosoven. Nese jo, kush mendoni se ka perfituar nga ky trafik? Cili eshte pozicioni sipas jush i Nanos dhe politikaneve e qeveritareve te tjere ne keto afera?

    Duke pare ndryshimin e ligjit ne favor te trafikanteve te armeve ne janar te 1998 nga vete zoti Nano, duke lexuar dhe dokumentin e transkriptimit te bisedes Nano- Abdiu si dhe duke e njohur nga afer Kryeministrin, i cili elektrizohet krejtesisht kur degjon mundesi aferash per para, bindem se ky trafik ka ndodhur. Ose edhe me qarte: Perderisa "shteti" i trafikanteve te armeve ishte shumehere me i forte se shteti zyrtar i Nanos ne ate periudhe, duke mos lene menjane disa miqesi te kryeministrit ne kohen e burgut me protagonistet e ketij trafiku, qe tashme shumica jane vrare, me duhet te ripohoj me dhimbje, se ky turp ka ndodhur. Me fjalen "turp" une nenkuptoj, ate qe ne vend qe keto arme ti jepeshin falas kosovareve, te cileve po i vriteshin femijet, familja, te afermit dhe po i shkaterroheshin e digjeshin shtepite dhe cdo prone tjeter, duke i detyruar te shpernguleshin forcerisht dhe masivisht nga trojet e tyre, segmente te shtetit shqiptar perfitonin miliona dollare nga kjo tregti. Pa harruar se ne periudhen janar 1998 - dhjetor 1998, jane vrare ne rrethana ende te pasqaruara plotesisht, disa politikane dhe njerez te njohur. Per te gjitha keto, duhet medoemos qe te dale e verteta e akuzave te mia.

    Drejt Kosoves kane kaluar nepermjet territorit te Shqiperise, arme edhe me te sofistikuara se pushket dhe "Kallashet" tane, qe vinin nga perendimi. Keto arme jane lejuar te kalojne nga linjat shteterore,- gjithnje me pelqimin edhe te perendimit,- apo dikush i ka kontrolluar?

    Ka fakte tashme publike per kete linje trafiku nga Aeroporti i Rinasit dhe Porti i Durresit. Mendoj se segmente te nivelit te larte te shtetit shqiptar kane uzurpuar kete linje trafiku, pervec atij te armeve nga depot e ushtrise shqiptare apo dhe ato qe ndodheshin me shumice ne tregun e zi. Jam i detyruar t'ju kujtoj se me ardhjen e kryeministrit Pandeli Majko ne detyren e shefit te ekzekutivit shqiptar, ai ishte me dashamires me kosovaret dhe ai beri te pamunderen qe te neutralizohej ky rrjet trafikantesh. Pyetni po te doni ne Kosove se cilin duan kosovaret: Fatos Nanon apo Pandeli Majkon dhe ne fund do te jepni ju vete pergjigjen se cili kryeminister ishte pjese e trafikut dhe cili pjese perberese e ndergjegjes kombetare. Nese e doni nga une pergjigjen, po ju them se Majko mbetet legjendar per kete epoke te Kosoves. Nano mbetet njeriu qe u perqafua me Milloshevicin dhe qe ne Lisbone, me 1998 i kujtoi kosovareve se "kryeqyteti i Kosoves eshte Beogradi"!

    Ky debat, ka shtruar edhe pyetjen, nese kjo e demton apo e ndihmon ceshtjen shqiptare? A mos valle ne po vertetojme ne kete menyre tezat antishqiptare per kete ceshtje, apo ky eshte nje spekullim, apo loje teza nacionaliste?

    Loja e kryeministrit Nano me teza te tilla se "kjo demton ceshtjen shqiptare" eshte fund e krye nje mashtrim tipik nanoist, pasi pjesa progresive e politikes dhe e medias ne Shqiperi kane ditur ta ndajne qe ne fillim se cfare eshte trafik armesh dhe perfitim per xhepat e atyre qe qeverisnin e cfare eshte solidariteti kombetar. Do te ishte nje turp dhe mekat qe nuk do te shlyhej kurre nga ndergjegja jone kombetare, nese ne nuk do ta ndihmonin Kosoven, ne diten e saj me te veshtire. Por, Nano vetem per kombetar nuk njihet. Mund ti thuash "grekobuzuk" dhe ai ndjen kenaqesi, mund ta quash "korfuzokazino" e perseri ai do te lumturohej.



    Parlamenti e rrezoi kerkesen per ngritjen e nje komisioni hetimor parlamentar per ceshtjen e pergjimit te bisedes Nano- Abdiu per trafikun e armeve, por edhe per vrasjen e Shkallnurit. Kush jane hapat e tjere qe do ndermerni, per ti shkuar deri ne fund te vertetes, apo edhe ju u dorezuat? Kush do te jete fundi i kesaj historie?

    Kete ceshtje vetem komisioni hetimor parlamentar mund ta sqaronte dhe me pas Prokuroria e Pergjithshme mund te futej per te bere hetimet e metejshme. Ne fund pasi te mbushte dosjen te cilen tani eshte e pafuqishme ta beje, pasi kryeministri zoteron te gjitha pushtetet, Prokuroria fillonte arrestimet dhe kerkonte heqjen e imunitetit per Fatos

    Nanon. Une e bera detyren time si ligjvenes; denoncova ne Parlament, shkova ne prokurori dhe paralelisht kerkova ngritjen e komisionit hetimor parlamentar. Ne seancen e dates 21 Nentor ne Kuvend, kur diskutohej miratimi ose jo i ketij komisioni thashe tekstualisht: "Nese zoti Nano pranon ngritjen e ketij komisioni hetimor dhe ne fund te hetimit ai del i pafajshem, atehere PS fiton zgjedhjet e 2005 me 60% te votave, kurse une shkoj ne burg". Konkluzioni eshte ai qe dihet: Nano me mazhorancen e tij, e rrezoi ngritjen e ketij komisioni, pasi e ka "mizen nen kesule".

    A ekziston apo jo kaseta e regjistrimit te bisedes Nano- Abdiu, sic keni deklaruar ne Parlament. Nese PO, perse nuk e dorezuat ate ne Prokurori? Kur do ta degjoje opinioni publik kete bisede, pasi ne te kundert, e gjitha cka ndodhi i jep te drejte Nanos, qe e ka mohuar vertetesine e saj.

    Jo, nuk eshte e drejta ne favor te Nanos. Nese ai pranonte ngritjen e ketij komisioni hetimor parlamentar dhe nuk e degjonte ate qe ju kerkuat, atehere zoti Nano fitonte, jo vetem betejen juridike, por edhe ate politike dhe morale, perpara opinonit publik. Ne kete komision parlamentar do te thirreshin nje mori zyrtaresh te larte, politikane, ish-kryeministra, ministra, ish- prokurore, Prokurori i Pergjithshem, etj. Do te behej ekspertiza nderkombetare e firmave, zerit ne kasete, etj. dhe ne fund zoti Nano arrestohej per aksidentin e Shkallnuerit qe ka fshehur krimin, duke hedhur viktimen ne kanal si dhe per trafikun e armeve. Ky perfundim llogjik, per nje shtet me demokraci normale, do te sillte edhe rrezimin e klases politike aktuale. Por, ata qe kane aktualisht mazhorancen, nuk e bene kete tani. Por kjo nuk do te thote se nuk do te ndodhe pasi Nano te mos jete me Kryeminister i Shqiperise. E drejta vonon, por nuk harron!

    "Korrieri"



    Kush e gjen shkrimin e Halitit le ta postoje ketu.. keshtu qe i degjojme te gjitha kembanat..

  9. #39
    ErionB
    Anëtarësuar
    05-05-2004
    Vendndodhja
    Ne toke!!
    Postime
    125
    Citim Postuar më parë nga Artan Zaloshnja
    Je ne rregull ti? Po e zeme firmat i bene socialitet. Nje gomarllek i paprovuar te jete i vertete. Me ne fund fare: Kush i licensoi firmat?

    Vetem te jesh gomar te kujtosh se bankat kthjejne 200% fitim.

    Me thoni detyren Sali Berisha si president i Shqiperise beri 4 vjet me qeverine e tij pervec asaj qe licensoi kompanite te cilat shesin gomare te cilet fluturojne ne ajer dhe kthejne mbi 200% fitim.


    6km rruge ka bere Berisha per 4 vjet. 600km rruge,autostrada etj. ka bere Nano per 4 vjet. Duhet te bente 6000km por Nano eshte mafioz, vjedh. Eshte imoral etj.

    Fundja me mire nje imoral ne qeveri, sepse per qeveri e kemi zgjedhur jo per prift a hoxhe

    sesa nje gomar qe kujton kompanite te cilat licensoi shesin gomare te cilet fluturojne ne ajer.

    Me mire 600km per 4 vjet me nje imoral sesa 6km per 4 vjet me nje gomar.

    Zgjidhni te keqen me te vogel.

    Qe je pordhe e Fatos Nanos, nuk ka nevoje te na tregosh, qe nuk ke moral dhe nuk te vret ndergjegja, te tregon vet fakti se mbeshtet hajdutet, mafiozet dhe skllaveruset e popullit Shqiptar; por per te leshuar genjeshtra te pabaza ketu do te te them mjaft.

    Ti dhe te gjithe krminelet dhe propoganduesit e tjere komuniste, e dini shume mire, por luftoni per te keq informuar publikun mbi faktet.
    Ne rradhe te pare firmat piramidale nuk i ka licensuar Berisha, por jane licensuar ne vitin '91 kur babai yt Nano ishte kryeminister.
    e di ca beri gabim Sali Berisha???
    Qe nuk vuri ne pune ate thenjen "Po si fjete me te jemen, nuk te therret baba"
    Sepse si pasoje ju dha juve bastarduesve dhe plehrave te njerezimit edhe njehere shancin qe te merrni veten dhe i vute flaken Shqiperise.

    Se dyti, ju o plehra thoni Berisha beri vetem 6 km rruge per 4 vjet; pse Tosi sa beri??? Nuk kemi pare gje ndonje autostrade qe eshte ndertuar e cila nuk i ka pasur fillimet ne kohen e demokracise. Nuk kemi pare ndonje permiresim ne rruge, dhe rruga Kukes Tirane akoma ben mese 10 ore. Nese e ke fjalen per mini rruget neper qytetra e fshatra, o budalla, rruge te tilla jane bere me shume gjate kohes se demokracise.

    Gjithashtu, ne kohen e BERISHES (po ta bej me te madhe se e di qe e ke alergji) kur e mori pushtetin papunesia ishte me e madhe se kjo e sotshmja dhe ne '96 papunesia ishte tek 11%; ndersa mbas tete vitesh Fatos Nano e ka cuar edhe njehere mbi 30% papunesine. Pastaj nuk ja vlen te flasesh per korruspion; apo mos valle korrupsioni sjell zhvillim!! Shko tek Instituti i Statistikave te Shqiperise dhe be nje krahasim.

    Te them me vjen keq per ju se ju jane mbyllur syte nga fanaticizmi dhe urrejtja per veriun, dhe o burra mbeshtesim Nanon, nuk mund te them me vjen keq, sepse e beni me vetedije. Te them me vjen keq se kaq dini kaq beni, nuk mund ta them edhe kete pasi jeni njerez pa ideale, pa konstrukt familjar, pa ndergjegje njerezore dhe jeni bashkefajtor ne krimin qe kryeni. Te them me vjen keq per ju si njerez se jeni Shqiptar, as kete nuk mund ta them pasi jeni klasa me e ulet e shoqerise saqe jeni gati te shisni nene, moter e familje vetem per te vjedhur. Ti kerkoj zotit qe tju fale edhe njehere sic ishit kur lindet dhe tu jap mundesi te krijoni nje karakter tuajin dhe njerezor, as kete nuk mund ta bej pasi keni bere shume krime qe smund tju falen.

    Ne fund them kur do te jete ajo dite qe Shqiperia do te lirohet nga parazite, hajdute dhe plehra si ju ne menyre qe te zhvillohet dhe te ece perpara, te jete djep i bujarise, beses, kultures e pse jo i shkences dhe teknollogjise; dhe jo djep i trafikut njerezor, korrupsionit, imoralitetit dhe komunizmit.

    Duke marre nje fjale nga Brari

    QASHTU....

  10. #40
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499
    Citim Postuar më parë nga ErionB
    Se dyti, ju o plehra thoni Berisha beri vetem 6 km rruge per 4 vjet; pse Tosi sa beri??? Nuk kemi pare gje ndonje autostrade qe eshte ndertuar e cila nuk i ka pasur fillimet ne kohen e demokracise.
    Fillimet ne fjalime elektorale, por as fillime as mbarime ne kohen e Sales. Autostradat dhe rruget jane aty. 600 km te plota. Psh autostrada me 4 korsi tirane-durres. Kur ke vajtur kohen e fundit ne Shqiperi?

    Sigurisht autostrade tirane-kukes nuk ka por ka ne vende te tjera.


    Ne rradhe te pare firmat piramidale nuk i ka licensuar Berisha, por jane licensuar ne vitin '91 kur babai yt Nano ishte kryeminister.
    e di ca beri gabim Sali Berisha???
    Cfare gabimi? Gabim quhet PA-AFTESIJA per te QEVERISUR?
    pfff. quhet pa-aftesi! Pse duhen prure te PA-AFTET prape ne pushtet?

Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Nëse kërkoni persona në Turqi - bëjeni kërkesën tuaj këtu
    Nga White_Shadow:) në forumin Në kërkim të personave të humbur
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 31-05-2015, 07:40
  2. PS 91 gjykata rrëzon kërkesën për rregjistrim
    Nga white-knight në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-01-2009, 11:06
  3. Autoritetet greke të Qiprios rrëzojnë murin ndarës të Nikozisë
    Nga DYDRINAS në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 11-03-2007, 09:10
  4. Francezët rrëzojnë kushtetutën evropiane në referendum
    Nga Kryeplaku në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 26-06-2005, 14:13
  5. Socialistët rrëzojnë heqjen e imuniteteve
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 23-05-2003, 20:37

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •