Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 18 prej 18
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    6,063
    VINĒENX GOLLETTI BAFFA

    Darwinizmi linguistik si edhe: kapitalizmi absolut

    Jeta e individit si edhe jeta e grupevet tė para shoqėrore ishin, nė fillim, tė thjeshta, dhe tė rralla ishin, kėshtu mendoj unė, atėherė surprizat, dmth ngjarjet qė nuk mund tė parashikoheshin.

    Me kalimin e kohės, kur nė ca vende tė pėrshtatshme gjeografikisht u zhvilluan trajta tė ndryshme tė bujqėsisė, grupet shoqėrore u zmadhuan e jeta u bė mė e lehtė sidomos pėr kohortat e larta tė popullsisė e pėr individėt drejtues,por mė e vėshtirė pėr njerėzit normalė. S`duhet harruar se pėrparimi teknik thjeshtėzon jetesėn, por kjo nuk vlen pėr tė gjithė, nėse njėkohėsisht nuk pėrmirėsohet vėrtet edhe sistemi politik. E kėshtu jetesa pėr grupet shoqėrore, qė pak nga pak ishin zhvilluar nė shtete, nuk ishte mė aq e thjeshtė dhe e parashikueshme; e historia e epokavet tė kaluara si edhe ndodhjet e kohės sonė na tregojnė shumė e shumė shembuj pėr sukseset e pėr katastrofat e papritura.

    Natyrisht nuk kanė munguar kurrė njerėz gjenialė tė cilėt situatėn e kuptuan mirė dhe e paralajmėruan popullsinė pėr rrezikun, e kėtu unė dua tė kujtoj vetėm figurėn mitologjike tė Kasandrės si edhe frėngun Charles Alexis Maurice Clérel Comte de Tocqueville (1805-1859), i cili parashikoi pėr Shtetet e Bashkuara tė Amerikės e pėr Rusinė njė tė ardhme madhėshtore pėr shkak tė madhėsisė sė tyre gjeografike nė krahasim me shtetet evropiane qė atėherė ishin superfuqi, sundonin botėn e kishin popullsi tė mėdha pėr atė epokė, por territori i tyre ishte relativisht i vogėl.

    Do tė ishte e kėshillueshme pėr ca pėrfaqėsues tė politikės, tė ekonomisė dhe tė shkencės tė merreshin njė ēikė mė shumė me demografinė historike. Pėr fat tė keq, unė fitoj ditė pėr ditė mė fort pėrshtypjen se politikani evropian zakonisht nuk do ose frikohet tė pranojė realitetin demografik botėror. Me tė vėrtetė, realiteti politik u kuptua volens nolens, dashur padashur, kurse realiteti kulturor e ekonomik u kuptua mė pak.....Tani dihet se me tė parėn e sidomos me tė dytėn luftė botėrore evropianėt bėnė praktikisht vetėvrasje nė teatrin politik tė rruzullit tokėsor; sot shtetet e mėdha evropiane s`janė mė me rėndėsi, por, pėr fat tė mjerė, vetėm pak njerėz janė tė bindur se edhe kulturorisht shtetet evropiane janė me vlerė modeste. Unė sot dua tė merrem sidomos me kulturėn e spreh haptas ca mendime tė cilat edhe evropiani mė i urtė nuk do t`i pranojė teorikisht, megjithėse praktikisht ai vepron edhe mė keq se sa shkruaj unė sot kėtu. Dhe nuk dua tė kujtoj fare se pėr shumė popuj evropiane vetėvrasja demografike sot ėshtė nė prag tė derės.


    Shprehja dialekt ka dy kuptime. I pari kuptim ėshtė variant i njė gjuhe e nuk ka asnjė nėnkuptim negativ. I dyti kuptim pėrdoret pėr tė folmet qė zakonisht nuk shkruhen ose shkruhen vetėm pėr njė letėrsi popullore, dmth jo pėr shkencė e pėr filozofi. Ka, vetėkuptohet, ndonjė pėrjashtim. Tani, nėse sot merren nė shqyrtim librat dhe artikujt shkencorė e filozofikė qė botohen nė Evropė, numri i vepravet nė gjuhėt e shumta dhe tė bukura evropiane ėshtė bėrė pas luftės sė dytė botėrore vit pėr vit mė i vogėl e gjuha anglo-amerikane ėshtė jo vetėm gjuha e ekonomisė dhe e politikės por edhe e shkencės dhe e filozofisė. Mirėpo kjo ėshtė vetėm njė pjesė e situatės sonė: amerikanishtja ėshtė sot jo vetėm gjuha e shkencės dhe e filozofisė por edhe gjuha e kulturės. Jo vetėm kaq: sa e sa shkencėtarė e filozofė evropianė janė tė bindur, kėshtu mė duket mua, se vetėm gjuha anglo-amerikane ka nė dispozicion shprehjet qė sot i nevojiten njerėzimit tė kulturuar. Me fjalė tė tjera unė dua tė them haptas se ēdo gjuhė evropiane ka marrė rrugėn e dialektit vulgar ose vulgaroid, dmth gjuhė si frėngjishtja, gjermanishtja, italishtja, spanishtja, rusishtja etj. po bėhen ditė per ditė dialekte tė pėrshtatshme vetėm pėr njė ēikė letėrsi tė bukur provinciale. E kjo vlen edhe pėr anglishten, siē na mėson amerikani Benjamin Barber: The queen`s English is little more today than a highfalutin dialect used by advertisers who want to reach affected upscale American consumers. (Jihad vs. McWorld, Random House, 1995, f. 84) Mund tė thuhet, ndoshta, se ėshtė mirė pėr tregun ndėrkombėtar, pėr shkencėn, pėr filozofinė, pėr politikėn ndėrkombėtare etj. tė kihet njė gjuhė qė ēdo filozof, shkencėtar etj. kupton, shkruan e flet, si pėr shembull njė herė me greqishten e, mė vonė, me latinishten.

    Rebus sic stantibus, unė dua tė theksoj se njė ndėr gjėrat mė tė kėqija qė njeh jeta jonė ėshtė etika e suksesit, e cila, zakonisht, e verbėron njerėzimin nė mėnyrė sistematike dhe pothuaj absolute. Sipas darwinizmit ēdo qenie, prandaj, ēdo lėvizje kulturore ose politike tė cilat afirmohen janė mė tė mira se qeniet e lėvizjet qė nuk kanė pasur sukses: mė i miri fiton e mjaft mė! Me siguri shpeshherė ai qė fiton ėshtė mė i mirė se ai qė nuk fiton, por suksesi nuk duhet mbajtur si parim i padiskutueshėm: sa e sa herė ai qė fitoi pati fat, dmth rasti qe pėr tė i favorshėm, shpesh edhe vetėm momentatalisht.

    Jeta nuk i njeh parimet absolute e shkencėtari, filozofi, tekniku etj. duhet tė kenė shumė kujdes kur formulojnė njė gjykim, sidomos nėse gjykimi duket pėrfundimtar. Bie fjala, shkenca serioze nuk i njeh gjykimet pėrfundimtare!! Nėse marrim parasysh vetėm kohėn moderne, na del pyetja: Schicklegruberi (mė i njohur nėn emrin Hitler) pati shumė sukses nė fillim. Ishte ai vėrtet mė i mirė se tė tjerėt gjermanė? E ai sukses aq i madh pas ca kohe u ndryshua nė katastrofė tė tmerrshme. E i ashtuquajturi bolshevizėm i shokut Stalin qė u afirmua pėr shumė vjet, ishte lėvizje e mirė? Ēdo sukses e ēdo afirmim duhen analizuar kritikisht e pasojat e suksesit duhen shqyrtuar e rishqyrtuar me vėmendje. Sot edhe biologu qė merret me evolucionin fillon tė kuptojė se qenia e cila afirmohet u ka adaptuar situatės sė re, por kryesorja ėshtė se ka pasur fat, ka pasur mbarėsi, siē na thotė haptas japonezi Motoo Kimura. Askush nuk mohon suksesin e sotėm tė gjuhės anglo-amerikane, por ėshtė gabim i rėndė e trashanik tė besohet se kjo gjuhė ėshtė mė e mirė se gjuhėt e tjera. E ky ėshtė gabimi qė bėhet sot, e ky gabim shkakton gabime tė tjera, nėse njeriu nuk ėshtė i zgjuar dhe i urtė. Suksesi i gjuhės anglo-amerikane ėshtė sidomos me karakter politik e jo, nė vend tė parė, me karakter kulturor, si qe njė herė me greqishten klasike e me latinishten.

    S`do tė jetė keq tė kujtohet se ca individė nga Anglia shkruajnė haptas se gjuha e tyre ėshtė gjuha mė moderne e botės. Mbiemri modern vlen pėr ata si pėrparimtar, dmth anglishtja ėshtė gjuha mė e mirė, sepse ajo gjėja s`ka gramatikė e sepse thjeshtėzoi ēdo gjė, kurse ēdo gjuhė tjetėr, p.s. latinishtja ose baskishtja, janė gjuhė tė vjetra, e kjo do tė thotė se janė tė vėshtira, tė komplikuara e kanė shumė gramatikė e nuk vlejnė shumė. Kėta individė nuk dinė aq shumė pėr gjuhėn e nuk mund tė kuptojnė se anglishtja, sot anglo-amerikanishtja, ka marrė rrugėn e kinezishtes klasike, e cila thjeshtėzoi e thjeshtėzoi sistemin e vet e pastaj filloi pėrsėri tė komplikohej nė njė mėnyrė tjetėr& Pėrveē kėsaj amerikani normal (nė kėtė rast unė nuk frikohem tė them: amerdikani!) ėshtė i bindur se rruzulli tokėsor sot ka praktikisht vetėm njė gjuhė e vetėm njė shtet me sovranitet tė plotė e se kjo situatė ėshtė pėrfundimtare pėr njerėzimin e se, prandaj, nuk mund tė ketė ndryshime nė tė ardhmen.


    E gabimi i dytė ėshtė suksesi i monokulturės sė kapitalizmit absolut; e kjo monokulturė ėshtė duke dominuar jetėn tonė. Sot shumė njerėz jo vetėm nė Afrikė e nė Azi por edhe nė Evropė janė tė bindur se anglo-amerikanishtja ėshtė gjuha e kulturės tout court e kush anglo-amerikanishten nuk e zotėron mirė, nuk ėshtė i kulturuar. Kėtu unė nuk dua tė them se anglo-amerikanishtja duhet ignoruar ose luftuar; jo, unė dua vetėm tė theksoj qartas se ēdo gjuhė ėshtė e mirė e di tė shpreh ēdo gjė pėr tė cilėn populli qė e flet ka nevojė e ēdo gjuhė ėshtė nė gjendje tė zhvillohet e tė bėhet e pėrshtatshme pėr skencė, filozofi, teknikė etj. Pėr shembull dua tė kujtoj se ca romakė kishin menduar, mė se dy mijė vjet mė parė, se latinishtja e tyre nuk ishte e pėrshtatshme as pėr shkencė as pėr filozofi. Kaloi pak kohė e latinishtja u bė pėr shekuj e shekuj gjuha e filozofisė dhe e shkencės. Nė cilėn gjuhė anglezi Isaak Newton (1643-1727), ai qė zbuloi teoremėn binomial e llogaritjen diferencial e integral si edhe ligjin e rėndesės sė gjithėsishme, shkroi veprėn e tij madhėshtore nė tri vėllime? (Philosophiae Naturalis Principia Mathematica, 1686-87) E nė cilėn gjuhė u shkrua e para gramatikė e gjuhės angleze? (John Wallis, Gramatica Linguae Anglicanae, 1653)


    Monokultura pėr tė cilėn fola mė lart ėshtė popkulturė amerikane e sot vlen si kulturė botėrore, kundėr sė cilės duhet luftuar, por jo si u bė mė 11 shtator 2001, dmth jo me dhunė e urrejtje.

    Dhuna e urrejtja janė parime tepėr negative, siē kam shkruar shumė herė, e nuk mund tė na ndihmojnė fare, sepse ato shkaktojnė automatikisht pėrsėri dhunė e urrejtje. Ca dijetarė qė mbahen si pėrparimtarė e tė urtė sidomos nė Itali e Gjermani, thonė pa dyshim se tani gjuha e tyre amtare u pasurua me fjalė anglo-amerikane. Unė personalisht mund tė pranoj faktin se ky mendim vlen pėr ca njerėz, si pėr shembull pėr Ciceronin dy mijė vjet mė parė me greqishten e pėr gjuhėt vulgare moderne neolatine e pėr anglishten mė vonė, tė cilat u pasuruan me fjalė kulturore nga latinishtja klasike etj. por nuk vlen nė asnjė rast pėr pjesėn e madhe tė popullsisė sė sotme gjermane ose italiane.

    Kush e njeh sot mirė Gjermaninė e nuk i vete pas dubdabit, si thotė arbėreshi, s`ka vėshtirėsi tė vėrtetoi se ky vend s`ka mė muzikėn e vet, & .Meqenėse jam duke folur pėr Gjermaninė, kush e njeh mirė kėtė vend vėrteton menjėherė se gjermani normal i sotėm ushqen njė kompleks inferioriteti tė rėndė ndaj Anglisė e ėshtė i bindur se ēdo gjė qė vjen nga Anglia, letėrsia, muzika, zakonet etj. vlen mė se tė tijat e vepron si shimpanzeja& Rimarrim tani temėn tonė. Shumica e njerėzvet nuk janė aq tė zgjuar e pėr ta ca fjalė amerikane fitojnė me lehtėsi vlerė magjike. Sa gjermanė, p. sh., thonė ēdo ditė qindra e qindra herė O.K.? A ėshtė kjo shprehje pasurim i gjuhės apo demonstrimi se ca njerėz nuk janė aq tė zgjuar? Nuk shkruaj mė gjatė pėr fjalėt magjike nga anglo-amerikanishtja.

    Para se tė shkoj pėrpara, dua tė nėnvijoj se popkultura amerikane ėshtė, sėbashku me konsumin, opiumi i sotėm pėr popullin. Ky opium ėshtė shumė mė i keq e dėmsjellės se opiumi kundėr tė cilit kėrkoi tė luftonte Karl Marxi. Monokultura e sotme amerikane ėshtė krijimi i kapitalizmit absolut e kapitalizmi absolut i Shtetevet tė Bashkuara mban nė dorė gjithēka. Kur thuhet se jemi duke jetuar nė epokėn e komunikimit, harrohet se kapitalistėt e mėdhenj mbajnė nė dorė sot komunikimin e e manovrojnė atė si duan ata: nėse nuk kemi kujdes, ne nuk jemi mė qytetarė nė shtetet tona demokratike, por vetėm konsumatorė tė verbėr.

    Ėshtė vėrtetė se ca herė nė Amerikė e nė vende tė tjera shkruhen edhe ca libra e artikuj tė mirė dhe kritikė, por jo ēdokush ėshtė nė gjendje tė gjykojė cili libėr ėshtė vėrtet i mirė e duhet studiuar ose lexuar. Normalisht mjafton qė njė shtėpi botuese e madhe propagandon njė libėr e libri shitet e pothuaj ēdo recensues shkruan gjykime pozitive pėr atė libėr. Shumė idiotėsira shkruhen sot shkencėrisht, per shembull historia merr fund... e autori bėhet njeri i famshėm.

    E individi Hans Moravec na shkruan se kultura biologjike do tė tejkalojė nė kulturėn postbiologjike, se nga njeriu mesatarisht inteligjent do tė shkohet te kompjuteri superinteligjent: makinat do tė bėhen aq inteligjente sa ato nuk kanė mė asnjė nevojė nga njeriu e do tė riprodhohen vetė, e do tė bėhen vetė pėrherė mė tė pėrsosura. Mbėshtetja biologjike pra nuk i nevojitet mė njeriut e puna e rėndė dhe e tmerrshme tė edukohen fėmijėt e cila kėrkon aq kohė dhe aq fuqi u kushtohet detyrave mė tė vlefshme!!!

    Kėtu dua tė kujtoj se njė amerikan tjetėr, Bush i Dyti, shpalli kohė mė parė nė Berlin solemnisht se ai do tė eliminojė pėrgjithmonė tė keqen nga jeta!!!

    Unė kam vėrtet mėshirė pėr ata qė mendojnė kėshtu e dua tė shpresoj se njerėz tė tjerė marrin sa mė parė nė dorė shkencėn, politikėn dhe ekonominė.


    Edhe letėrsia e bukur ka humbur terren. Ndonjė shkrimtar i mirė si edhe shkencėtarėt seriozė e ndonjė filozof i ndershėm nuk mungojnė, por serioziteti sot nuk ėshtė sot aq me rėndėsi.

    E, per fat tė keq, kjo nuk vlen vetėm pėr shkencė ose filozofi, por, si thashė mė lart, sidomos pėr politikė e ekonomi. Historia na mėson se moda nuk ka qenė kurrė aq e fortė e aq e papėrmbajtur e aq vulgare sa sot e nuk ka sensibilizuar kurrė shoqėri tė tėra e nuk ka pushtuar kurrė ēdo anė tė jetės shoqėrore e individuale. Muzika, sporti, tė veshurat, tė folurit tė ngrėnit, me njė fjalė ēdo gjė ėshtė nė dorė tė kapitalistit i cili ėshtė bėrė si pronar absolut, e njeriu, me perjashtime shumė tė ralla, ėshtė bėrė si skllav pa vullnet e pa karakter.

    Me sa duket, feja e re ėshtė konsumi e konsumi ėshtė si njė mani, si njė ves, si njė sėmundje e pashėrueshme. E kjo sėmundje nuk njeh, mjerisht, asnjė kufi e rruga pėr nė kriminalitet ėshtė e hapur e bėhet ditė pėr ditė mė e gjerė.


    Kush tani mė pergjigjet se unė punėn e teproj e se kjo ėshtė metoda ime e zakonshme, harron se shteti amerikan shpenzon mė shumė tė holla pėr burgje se pėr shkolla. Me siguri ėshtė punė e pėrshtatshme tė nėnvijohet se grupet shoqėrore tė mėdha, sidomos shtetet moderne me njė numėr njerėzish shumė tė lartė, si edhe shtetet nė shekujt e kaluar kanė pasur shpeshherė vėshtirėsi tė rėnda me kriminalitet, me burokraci kleptomane, me qeveritarė egoistė e tiranikė e se kėto probleme shoqėrore janė gjėra qė ndodhin, njė herė mė shumė mė e njė herė mė pak, e se jeta individuale e jeta shoqėrore ose shtetėrore kanė shkuar pėrherė nėpėr kriza tė vogla ose tė mėdha e se njeriu, pra, pak nga pak, e zbulon rrugėn e mirė ose rrugėn qė ėshtė mė pak e keqe. Unė kėtu them vetėm se nuk dua tė flas pėr tė ardhmen, unė i referohem kohės sė sotme e shpreh haptas idenė se kriza jonė mua mė duket

    vėrtet tepėr e rėndė e ushqej skepticizėm.

    Sot unė mbyll kėtė artikull duke premtuar se, sa tė kem fuqi, nėse mosha ime e lejon, dua tė shkruaj pėr ndonjė zė kritik qė dėgjohet nė Amerikė e tjetėrkund.


    Bad Säckingen, 7-5-02 (Rishikuar: 1-5 korrik 2002)

    Tė dhėna pėr autorin e esesė sė mėsipėrme, Dr. Vinēenx Golletti Baffa:

    "Lexuesit tanė kanė pyetur disa herė pėr bashkėpunėtorin e kėsaj gazete, zotin Vinēenx Golletti Baffa. Ata dėshirojnė tė dijnė diēka mbi kėtė person dhe tė shumtėn e herės shprehin ēudinė se ky Arbėresh e shkruan aq bukur gjuhėn shqipe. Sot po u japim disa shėnime biografike mbi kėtė vėlla tė gjakut tonė. Vinēenx Golletti Baffa ėshtė njė arbėresh i brezit tė vjetėr e lindi nė Ēivit mė 28 gusht 1924, kur arbėrishtja ishte gjuhė e gjallė e shumė e fortė. Ēiviti gjendet nė zonėn arbėreshe tė Kalabrisė e ka njė variant gjuhėsor, i cili, nė formėn e tij tė pastėr, i qaset mjaft bukur Shqipes sė njėsuar tė sotme. Numri i grave dhe i burrave qė improvizonin me lehtėsi vjersha e kėngė s ish i vogėl atėhere nė Ēivit e ēivitjoti kishte mundėsi tė rritej me njė gjuhė tė bukur, tė fuqishme dhe poetike. Pėr arsye familjare, Enxini, - ky ishte emri i tij nė familje e nė katund, - zu fill e la vendin e vet kur mbushi tetė vjeē, pėr tė vazhduar shkollat nė Romė e nė qytete tė Italisė Qėndrore. E kėshtu kalonte ēdo vit nėntė muaj jashtė katundit arbėresh. Ishte djalė i rritur, para Luftės sė Dytė Botėrore, kur zuri tė interesohej instinktivisht pėr Shqipėrinė e gjuhėn e saj, tė blinte libra shqip e tė mblidhte proverba. Studjoi filozofi e histori nė Romė (1942-46) e nė tė parin vit akademik vazhdoi kursin e Ernest Koliqit pėr letėrsi shqipe. Se ē bėri nga viti 1947 deri nė vitin 1972 ėshtė punė e vėshtirė tė thuhet e mund tė pėrmblidhet me pak fjalė kėshtu: kishte besim tė plotė e tė fortė se do tė bėnte gjėra tė mėdha e sidomos tė reja e vente duke kėrkuar rrugėn e vet. Kjo do tė thotė se nė kohėn shumė tė vėshtirė pas luftės, si edhe mė vonė, provoi gjėrat mė tė ndryshme. Punoi si mėsues privat pėr shumė lėndė, pra nė ca ndėrmarrje ekonomike tė Milanos, nė ca shkolla afėr Ēivitit e nė Bolzano. Punoi e studioi, studioi e punoi, duke kėrkuar vazhdimisht. (Kėtu pėrmendim se studjoi thellėsisht shumė shkenca nė fushat mė tė ndryshme e se edhe sot merret seriozisht me letėrsi e shkencė, siē na dėshmohet nga artikujt e tij.) Tani punon nė Bibliotekėn qytetare e universitare tė Frankfurtit e mban njė kurs pėr gjuhėn italiane nė Shkollėn e lartė pedagogjike tė Hajdelbergut. Ishte fillimi i vitit 1973, kur nė bibliotekėn e lartpėrmendur, tek kėrkonte libra pėr Shqipėrinė, gjeti vėllimin "Novellistica italo-albanese" me pėrralla, tregime e anekdota nga Ejanina, Frasnita, Ēiviti etj, tė mbledhura nga i ndjeri Luca Perrone e tė botuara nėn udhėheqjen e Koliqit nė Firence mė 1967. Lexoi pak faqe me kurjeshtje e menjėherė zbuloi se ai vetė mund t i rrėfente kėto pėrralla nė njė arbėrishte shumė mė tė pastėr e mė tė bukur. E kėshtu filloi tė shkruante nė gjuhėn e fėmijėrisė sė tij, nė njė gjuhė, tė cilėn e kujtonte ditė pėr ditė e mė mirė. "Po pse pėrralla? Kėtė e bėnė tė tjerėt - i tha mendja. Ti do tė bėsh gjėra tė reja e tė duhet tė shkruash pėr sot". Ky qe njė vegim, tė cilin Golletti filloi ta vinte nė jetė menjėherė, duke nisur tė shkruante arbėrisht. E kur mbushi dyzetetetė vjeē, gjeti rrugėn qė kishte kėrkuar gjatė njė jetė tė tėrė. Pak mė vonė, dėgjoi se nė Ēivit dilte njė revistė me titull Katundi Ynė, u vu nė kontakt me drejtorin e saj e, i frymėzuar nga propaganda qė atėherė bėhej pėr Shqipėrinė nė Universitetin e Frankfurtit, mendoi ta vizitonte kėtė vend. Nė gusht (ishte viti 1973) vizitoi me tė vėrtetė Shqipėrinė dhe informoi Dhimitrin, qė ishte dhe ėshtė drejtor i revistės Katundi Ynė. Mė 1974 doli kėshtu artikulli i tij i parė qė u demonstroi arbėreshėvet se gjuha e tyre nuk ishte e mirė vetėm pėr njė kėngė e njė poezi, por edhe pėr prozėn moderne e pėr problemet aktuale. Qė atėherė Katundi Ynė nuk doli mė pa artikuj arbėrisht e lexuesin e interesuar e drejtojmė te kjo revistė. Tė kujtojmė kėtu se shpresa e Enxinit qė ta bėnte pak nga pak kėtė revistė mė arbėreshe s'ėshtė realizuar. As Prishtina, as Tirana s u entuziazmuan pėr kėtė shkrimtar arbėresh gjuhėbrisk e liridashės, e ai pėr ta nuk ekziston. Kėto shėnime biografike i mbarojmė duke pėrmendur se s'njohim asnjė Arbėresh tjetėr i cili ka shkruar ose shkruan pėr Diellin e ky ėshtė kurorėzimi i karrierės sė tij si shkrimtar arbėresh". ("Dielli", Boston, ShBA, 1980)

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anėtarėsuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061
    Citim Postuar mė parė nga antares
    Kines i duhet me teper nafta e gazi Iranian se sa pacavurja amerikane (dollari) qe cvleftesohet cdo dite. Bile Jankite kane dhe nje borxh prej 900 miljard Dollaresh (i rrofshin bonot e thesarit Kines). Rusia te ardhmen ekonomike e ka me Europen dhe Kinen qe i ka ne kufi dhe qe nuk i fusin hundet ne punet e saj. Pra mos ji shume optimist per pozitat e Jankive ti Tironco.
    Cdo ekonomist do qeshte me kete paragrafin tend, sepse brenda tij ti ke dhene nje shpjegim te cilin ti nuk ke arritur ta kuptosh. Zhleresimi i dollarit dhe borxhi i brendshem...cfare kane te perbashket? Vraje pak mendjen. Po ta shpegoj pak nga pak, ndoshta arrin ta kuptosh, borxhi i brendshem eshte ne dollare, zhvleresimi ndikon ne tregun e jashtem. Pra supozojme se Amerika ka nje borxh prej $100, nese dollari = me 1 Euro atehere borxhi eshte 100 Euro, por nese dollari= 0.8 euro atehere borxhi eshte 80 Euro. Duke qene se tregetia e jashtme do kryhet ne Euro (apo monedhe tjeter) atehere borxhi sa vjen e ulet me uljen e vleres se dollarit. Kjo quhet ulje artificiale e deficitit buxhetor.
    Ulja e dollarit nuk ka ardhur si pasoje e forcimit te Euros apo se ekonomia eshte ne renie, por sepse Banka Federale ka mese 6 muaj qe po ndjek nje politike te tille qe ul vlerat e dollarit. Keshtu indeksi apo interesi vjetor (qe ndikon ne vleren e borxhit dhe rrjedhimisht vleren e monedhes) eshte ulur nga 5.47 ne Maj ne 4.84 ne Tetor. Ky indeks vendoset nga Banka Federale dhe publikohet cdo muaj ne Gazeten wall Street Jurnal (mund ta gjesh ne interenet nese deshiron). Gjithe kjo ulje e vleres se dollarit, ka ulur indirekt borxhin e brendshem.

    Per punen e pozites se Amerikes. Edhe kur e urren dike, eshte normale ti pranosh vlerat. Amerika eshte Nr.1 ne bote, te pelqen ty apo jo. Ekonomia e Kalifornise, nese do konsiderohej shtet me vete, eshte e 8-a ne bote. Shtoi kesaj dhe 50+ shtete te tjera dhe e kupton se nuk ka asnje rival qe ti afrohet sado pak ekonomise Amerikane. Ti mos u shqeteso per pozitat e Amerikes, ato kane qene, jane dhe do te jene te forta, per sa kohe te ndiqet kjo politike qe po ndiqet sot.
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

  3. #13
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anėtarėsuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    R2T! "Analiza" apo panegjerizmi tend per ameriken i kujton nje njeriu me shume ate idene e Nastradinit qe per te paguar nje borxh kishte plane te mbillte ferra dhe leshin e deleve te komshiut ta shiste dhe te paguante borxhin!
    Une e di mire qe Jankite kujtojne se duke dobesuar dollarin do ta kene me te lehte te ballancojee deficitin 7 triljonesh, po punet e finances more mikk jane pak me te ngaterruara se sa kujton ti!
    Impakti i cmimit te naftes eshte ndoshta nga me te medhenjte ne ekonomine e nje vendi e ca me shume ne ate te amerikes. Tani merr mundimin e bej nje grafik te cmimit te naftes per fuci dhe nderto dy kurba: ate te naftes ne USD dhe Euro! Ne kata 3 vjet do shohesh qe vendet prodhuese te naftes de-fakto po e tregetojne naften ne Euro (Jankite nga 20-24$/fucine po e paguajne takni 45-55$/fucine).
    Renia e dollarit po largon dhe bleresit e bondeve qeveritare Janki (ata shesin 2.6 miljard $/dite), dhe kur te jepet alarmi asgje nuk do ta ndale Armagedonin ekonomik ne amerike!
    Problemi i Jankive nuk eshte kaq i thjeshte po qendron ne de-industrializimin qe i kane bere vendit dhe bindja naive se ekonomia e nje vendi u mbaka me "sherbime", pra avoketer e bakej dhe jo me aktivitet te mirefillte prodhues qe ka kaluar ne Kine e Indi!
    Ulja e taksave per ata qe kane mbi 1 000 000$ te ardhura ne vit, sigurisht qe nuk e ndihmoi buxhetin e shtetit!
    R2T! Lexo me mire ekonomiste te vertete dhe mos u merr me Green-scamin se gjendja ekonomike nuk eshte aq roze sa te pelqen ta shohesh ti!
    Sa per ate qe Kalifornia e 8-ta x 50 shtete, naivitete te tilla mos i sill ketu se shumekush e di qe Kalifornia eshte nje shtet i falimentuar dhe i vetmi aktivitet eshte Hollivudi dhe kazinote....
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolķvar

  4. #14
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anėtarėsuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Arun! Lexova me shume interes esene e "VINĒENX GOLLETTI BAFFA" dhe me vjen mire qe edhe ne shqiptaret kemi te tille mendimtare! Tema qe ai trajton sigurisht eshte shume e gjere dhe shume e thelle, ai e trajtoi tamam si duhet nga kendveshtrimi i nje europiani superior!
    Kultura e lopcareve janki apo "a-merd-ikane" (merda = ....) eshte vertet nje kercenim per qyteterimin e larte europian!
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolķvar

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anėtarėsuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061
    Citim Postuar mė parė nga antares
    Une e di mire qe Jankite kujtojne se duke dobesuar dollarin do ta kene me te lehte te ballancojee deficitin 7 triljonesh, po punet e finances more mikk jane pak me te ngaterruara se sa kujton ti!
    Impakti i cmimit te naftes eshte ndoshta nga me te medhenjte ne ekonomine e nje vendi e ca me shume ne ate te amerikes. Tani merr mundimin e bej nje grafik te cmimit te naftes per fuci dhe nderto dy kurba: ate te naftes ne USD dhe Euro! Ne kata 3 vjet do shohesh qe vendet prodhuese te naftes de-fakto po e tregetojne naften ne Euro (Jankite nga 20-24$/fucine po e paguajne takni 45-55$/fucine).
    Renia e dollarit po largon dhe bleresit e bondeve qeveritare Janki (ata shesin 2.6 miljard $/dite), dhe kur te jepet alarmi asgje nuk do ta ndale Armagedonin ekonomik ne amerike!
    Problemi i Jankive nuk eshte kaq i thjeshte po qendron ne de-industrializimin qe i kane bere vendit dhe bindja naive se ekonomia e nje vendi u mbaka me "sherbime", pra avoketer e bakej dhe jo me aktivitet te mirefillte prodhues qe ka kaluar ne Kine e Indi!
    Ulja e taksave per ata qe kane mbi 1 000 000$ te ardhura ne vit, sigurisht qe nuk e ndihmoi buxhetin e shtetit!
    R2T! Lexo me mire ekonomiste te vertete dhe mos u merr me Green-scamin se gjendja ekonomike nuk eshte aq roze sa te pelqen ta shohesh ti!
    Sa per ate qe Kalifornia e 8-ta x 50 shtete, naivitete te tilla mos i sill ketu se shumekush e di qe Kalifornia eshte nje shtet i falimentuar dhe i vetmi aktivitet eshte Hollivudi dhe kazinote....
    Sa kujtoj une? E/i nderuar ti as e ke idene se cfare di apo kujtoj une. Nderkohe qe ti po prallis jashte teme, une e kam shume te qarte per cka flas, sepse jo vetem se eshte dega per te cilen jam specializuar por dhe merem perdite me te. E dija qe kur e nisa postimin se do ishte e kote te ta shpegoja ty, megjithate thashe ta provoja njehere.
    Ti po me vjen verdalle tek cmimi i naftes kur ajo qe po perpiqem te te shpegoj une se renja e dollarit eshte e planifikuar dhe e nevojshme. Ndoshta nafta mund ta risi apo uli deficitin...ajo s'ka lidhje me cka po te them une. Vlera e dollarit ishte ajo per te cilen po bisedonim...dhe sic tu tregua, zhvleftesimi eshte zhvleftesim i kontrolluar. Ti mu perdridh sa te duash te vlera e naftes se aty do e nxjeresh cdo muhabet, po ketu tregon qarte se nuk je i/e interesuar te mesosh aspak per ato qe nuk di po vazhdon i/e bindur te kembengulesh tek pike te cilat nuk kane lidhje fare me temen.

    Kalifornia shtet i falimentuar? Ti as e paske idene se per cka po flet. Hollivudi dhe industria e turizmit (qe lidhet me hollivudin) sjellin vetem 22% te gjithe industrise se Kalifornise. Per kazinot ja paske fut kot,se kazinot jane pothuajse jo-ekzistuese ne kaliforni, ndoshta e kishe fjalen per las vegasin qe gjendet ne Nevada. Te kesh deficit buxhetor dhe te jesh i falimentuar nuk kane fare lidhje me njera tjetren. te pakte jane ata shtete ne bote pa borxhe te jashtem a te brendshem. Po kjo nuk eshte vlera e tyre ekonomike. Vlera ekonomike qe lidhet me prodhimin, import-eksportin, numrin e punetoreve, te ardhurat per fryme etj etj e bejne, dhe nje here, Kalifornine shtetin e 8-te ne bote ekonomkisht.
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

  6. #16
    [QUOTE]" America is the only country that went from barbarism to decadence without civilization in between". Oscar Wilde[QUOTE]

    Antares, ti je kaq "biased" my dear , saqe nuk ka fare vlere diskutimi sepse eshte e pamundur per ty te jesh objektiv.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Ketrin : 24-11-2004 mė 16:18

  7. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    6,063
    Citim Postuar mė parė nga antares
    Arun! Lexova me shume interes esene e "VINĒENX GOLLETTI BAFFA" dhe me vjen mire qe edhe ne shqiptaret kemi te tille mendimtare! Tema qe ai trajton sigurisht eshte shume e gjere dhe shume e thelle, ai e trajtoi tamam si duhet nga kendveshtrimi i nje europiani superior!
    Kultura e lopcareve janki apo "a-merd-ikane" (merda = ....) eshte vertet nje kercenim per qyteterimin e larte europian!

    me behet qefi shume qe e lexove dhe uroj qe ta kuptosh se amerika pervec vlerave ka edhe shume antivlerave

    me duhet te them se po shpertheu borxhi publik qe ka amerka qe eshte rreth 7 trilion dollare , kjo do shkaktoje nje proces bumerang zinxhir qe do perfije gjithe boten , edhe italia ka nje borxh publik qe shkon ne rreth 30 miliard euro , edhe shqiperia ka nje borxh publik qe eshte teper i larte per shqiperine rreth 1 miliard dollare ne mos gaboj

    une shqetesohem akoma me shume kur shikoj persona qe vazhdojne te mbrojne ameriken edhe kur amerika ka antivlera , dhe qe te jem i sinqerte me ty ky eshte shqetesimi im me i madh

  8. #18
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anėtarėsuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Ketrin! Keto shko thuaja Oskar Uajlldit........
    Arun! Une kam kohe qe them keto gjera po mu be qejfi qe edhe njerez me te thelle dhe me te ditur se une (si arbereshi ne fjale) arrijne neketo konkluzione.
    Persa i perket R2T mos u merzit se te tille "eksperte" qe hengerkan buke me keto kemi si p.sh Gramoz Pashkon e Co. Keta ose jane naive dhe nuk e njohin mire zanatin e tyre, ose jane shume te djallezuar (shkolla e Harvardit p.sh. sajoi terapine-shok per rrenimin e ekonomive te vendeve te lindjes qe cifute te tipit Khodorovski, Gusinski, Abramovic etj etj ti blinin per 5 leke, si 15 katshi qe u shit 5 miljon nderkohe qe vetem rikonstruksioni i kishte bere 8 miljon!).
    Le te flene ne dafina ndekohe qe renia e $ ka shqetsuar gjithe boten!
    Kina ka disa muaj qe miljardat e dollareve nuk i con ne subvencionimin e amerikes po po ble dhe po lidh kontrata gjigande me Iranin, Kazakistanin Brazilin Kandane etj.
    Kur askush te mos bleje me bonde qeveritare pa vlere (2.6 miljard/dite) cfare do te beje amerika? Do printoje me shume dollare, kjo do ule vleren me tej, do rrite inflacionin etj etj
    R2T! Lexo me shume se do marresh veten dhe ndonje kompani qe punon me qafe! Nuk them te lexosh CNN dhe Foxin po autoritete ne fushen e ekonomise dhe finances, mundesisht qe te mos hane buke duke lavderuar ameriken se nuk jane te sinqerte ne ate qe thone!
    P.S. Shyqyr qe nuk je ndonje ekspert ne fizike berthamore se po te te linin fatin e ndonje reaktori ne dore........kurse si "ekonomist" shume shume do cosh ne faliment gjynahqaret qe do te te besojne aktivitetin!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga antares : 24-11-2004 mė 19:14
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolķvar

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  2. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  3. Shinasi Rama: Ju rrėfej kujtimet e mia mbi lėvizjen e dhjetorit '90
    Nga Xhuxh Xhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 13-12-2009, 22:54
  4. Sistemi politik i Shqiperise dhe sistemi politik i Kosoves
    Nga Ibrahimfeimi nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 25-11-2008, 15:13

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •