Ne kete teme do kisha deshire te vendosnim figurat letrare te ndryshme qe perdoren ne analizen e nje krijimi letrar.

Personifikimi

Eshte figure letrare qe i vesh nje sendi te pashpirt, vetite e qenieve te gjalla.

Shembull nga "Halil Garria":
Prej vorrit Halili paska dal
at’here puna ndryshe ki’ pa’ kane
paska qit Halili e ka fol’
se gjithe sendi n’ate vakt ki’ pa’ fol
paska qit’ qyqes e i paska thane:
Po ndigjo oj qyqe ti nji fjal’

Ne kete shembull personifikimi eshte: Halili, i vdekur, po flet me qyqen.


Krahasimi

Eshte figura letrare qe ve balle per balle dy dukuri ose dy objekte me qellim qe veēorite e njerit te percaktoj tjetrin, duke i krahasuar. Ne krahasim perdoren zakonisht lidhezat: si, ashtu, sikur, sa,…etj

Shembull nga kenge popullore:
Moj e bukura si ylli
Shtate drita te ben syri
Te feksen si xhevairi
Nje rixha te bej fakiri

Ne kete shembull, krahasime jane: si ylli, si xhevairi.


Hiperbola

Eshte figure letrare e zmadhimit te nje dukurie apo nje sendi, per te vene ne pah nje qendrim te caktuar ndaj sendeve, veprimeve dhe dukurive. Ne jeten e perditshme shembuj hyperbole jane:
Ngriva se ftohti
Plasa se nxehti
Vdiqa se qeshuri


Ne krijim shembull hiperbole nga "Gjergj Elez Alia":
E i kanė ba dy gjogjat tim me tim
e n’topuz balozi e ka shinue.
N’dy gjujt gjogu Gjergjit te i ka ra,
pėrmbi kryet topuzi i ka fjurue,
dymbėdhetė pash m’ledinė u ngul topuzi,
dymbėdhetė pashė pėrpjetė, si re, u ēue pjuhni.…

Hiperbole ne kete shembull eshte: dymbėdhetė pash m’ledinė u ngul topuzi, dymbėdhetė pashė pėrpjetė, si re, u ēue pjuhni


Metafora

Eshte figure letrare si krahasimi, i nenkuptuar, pa i perdorur lidhezat e krahasimit.
Metafora – Behet gur
Krahasimi – Behet si guri
Metafora krijohet duke i pershtatur nje sendi cilesi ose veprimet e nje sendi tjeter, me te cilin ka ngjashmeri.

Shembull nga "Vaji i bylbylit" - Ndre Mjeda:
Ndėr tranfofille,
Ndėr zamakė nga;
Ku qeshet kopshti,
Idhnim mos mba.

Metafor ne kete shembull eshte: qeshet kopshti


Epiteti

Eshte veēori qe i vihet nje emri per te krijuar nje pershtypje me te plote dhe me te qarte rreth karakteristikes themelore qe e dallon ate emer. Ne folklor kemi epitete te perhershme qe iu vihen disa emrave te personave ose te sendeve si psh: bore e bardhe, molle e kuqe, vajza sylarushe, fllad i embel etj