Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 37

Tema: Plasaritje

  1. #1
    shake me ... Maska e fisnik
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    212

    Plasaritje

    Fly away

    “Ti vjen e shkon
    kjo s’ka rėndėsi”
    zjarri i ndezur
    nuk shuhet dot
    nėse dashuria
    mbėshtetet nė zemėr
    e kėnga nė melodi
    fjala ka kupim
    kur,
    loti nuk del
    vetėm nga syri
    poeti
    nuk mban zi
    veē,
    lidh nyje-nyje
    kėnaqėsitė e natės
    me puthje tė buta
    qė shkrijnė yjet
    e pėlcet delli
    mes kėmbėsh
    shkumė e bardhė
    zjarr nė kurm
    prush pėr kėngė
    nisin rrėshqitjet
    psherėtimat ripėrtypen
    ēdo ēast
    fjalėt digjen
    maja e gjuhės
    lėvizje nė terr
    ethe
    gjamėt si nė jerm
    zgjasin lojėn
    s’marr vesh
    ėshtė kjo dashuri
    apo flakė

    Zėmė pozitat
    si nė beteja
    gjumit i shpallėm luftė
    derisa na tradhėtoi


    Dy puthje tė fundit
    asnjė fjalė
    goja s’punon
    dėshmi e ndarjes
    mes buzėsh pėshpėrimė
    ti tash po shkon
    n’mot kur vjen
    deshta tė them

    Ikja
    me hapa tė shpejtė
    gulshimin nė fyt
    shikim tė ēartur
    lėng nė buzė
    pėrzirje
    lotėsh me djersė
    shije e rėndė
    reklamat veshėn
    veladonin e zisė
    unė rrugės time
    ti - fly away
    Lamtumirė

    [...]"Ende m'vrasin fjalėt tua, s'jam e jotja, por tė dua"...

  2. #2
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    bukuri te thyera fluturimeve.
    edhe fluturimet jane te bukura, packa se me nje lamtumire ne fund.
    Me pelqyen... dhe dicka me shume!
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  3. #3
    Modertator paportofol
    Anėtarėsuar
    01-04-2003
    Postime
    47
    Fisnik,

    Poezitė qė i ke postuar kėtu i lexova me vemendje, jo njė herė, por dy-tri herė. Fly away i kalon klishet e njė poezie klasike kushtuar dashurisė. Sikur tė ishte pikturė, kritiku nuk do dinte ēfarė tė ēmojė mė shumė: figurat, imagjinatėn, realen apo sfondin aq tė mrekullueshėm.
    Unė kur i lexoj poezitė, nuk e veēoj ndonjė, ose, nuk i lexoj si kritik, sepse nuk kam dhunti pėr kritikė, por i lexoj nga njė kėnaqėsi ndijore qė me japin ato me figuracione e ngjyra qė ka pėrbrėnda bota poetike. Nga kjo prizmė edhe i kam lexuar poezitė e tuaja.
    Pse nuk mė mjaftoo vetėm njė lexim? Sepse, poezia ėshtė njė botė shpirtrore qė rrjedh vetė, dhe vetem kur ajo tė lejon, atėherė ti mund tė shkėputesh prej saj, ndryshe ti je i lidhur pėr to t’i lexosh njė herė, dy herė, tri herė.... Ketė dhunti tė bukurisė nuk e kanė artet tjera... qė shkruhen ēdo ditė.

    Pastaj, te poezitė e tuaja gjėndja poetike pėrftohet nga rrjedha e sė pėrditshmes, nga malli pėr Kosovėn ( apo shqiptarėt si kuptim gjeografik i padefinuar mendoj nė Ec e Ec). Megjithatė, brenda poezive tuaja uni i mallėngjimit (Britmė)..., dėshprimit (Retorika] , edhe i zemėrimit (Thirrmė) apo, neveria ndaj sė keqes shprehet me shumicė gjė qė me gėzonė dhe, me frikėsonė tė njejten kohė. Nga rrrjedhi kjo ndjeshmėri e jotja e pazakontė pėr kohėn (?!)
    Ndoshta herė-herė e tejkalueme si kohė. Ku ta di, pse ?
    Megjithatė, ti ke njė lėvizje brenda botės sė vargjeve. Ndjenjė tė ngrohtė, lirizėm, diēka qė tė frymėzon vazhdimisht. Unė mendoi se kjo ėshtė njė lėvizje (ndjenjė) e mistershme, qė duhet hulumtuar gjėr nė skajshmėri( gjėr nė fund). Sepse, pikėrisht rruga nė poezi ėshtė njė univers poetik joshės, por qe nuk lejon edhe aq tėpėr tė banalizohet mė renditjen e fjalėve si varg, siq jemi mėsuar ne pėr njė kohė. Poezia kėrkon hulumtim...
    Ti poezinė e kupton; jo vetem si shprehje e njė ēasti poetik qė ke brenda nė shpirt, diēka qė tė shfaqet si prush poetik, dhe ti mendon se atė duhet ta shfaqesh vetėm pėrmes vargut. Ti kacafytesh mė me seriozitet me ato shqetėsimet e tuja poetike krahasuar me shumė tė tjerė qė kam lexuar kėtu. Ti ke njė me prush poetik... Ti nuk e shkruan poezin vetėm, hajt tė lirohem nga njė mundim i brendshėm qė pėr ēastin tė ka kapluar. Por, atė mundimi shpirtėror e "pėrkdhele" derisa ta merr formėn e dėshiruar, se atėherė edhe lehtėsohesh.

    Pėr prozėn tėnde ndoshta njė herė tjetėr, por prozen nuk dua si poezine prandaj po ngurroj te them diēka.

    Pėrshėndetje
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 24-10-2003 mė 00:56

  4. #4
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585
    Shumė e mirė Poezia Fisnik!

    Zėmė pozitat
    si nė beteja
    gjumit i shpallėm luftė
    derisa na tradhėtoi
    Hihih, a thu se mė ke lexuar mėndjen... para ca ditėve. Tamam tė njėjtėn "eksperiencė" me hikje, por thjeshtė pėr nė shtėpinė time .

    Pėrshėndetje
    Drini.

  5. #5
    shake me ... Maska e fisnik
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    212
    KUJTESĖ

    Sa herė ngjiteshin buzėt
    copa shkrumi u binin
    nga merzia e gjatė

    Gjuhėt derdhnin lavė
    nga krateri i zemrės

    Nė ndarje ra shi me rreptimė
    nė vazhdim ra njė borė e lagtė
    pastaj ranė shumė lotė

    Jeta leckė pelim
    kujtesa shtrat pėr vujatje


    [...]"Ende m'vrasin fjalėt tua, s'jam e jotja, por tė dua"...

  6. #6
    shake me ... Maska e fisnik
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    212


    TRAZIM

    I

    Nata luadh i errėt
    si lėndinė shterpė
    asnjė yll
    s’bėnė dritė
    dy pika lotė
    mbi parmakėt e lodhur
    nga koka e rėnduar
    ballin
    mbėshtetur mbi duar
    stuhi nė zemėr
    shtėrngatė nė shpirt
    emri yt
    buzėqeshje e lotė
    flakė tė dalldisura
    puthja e ėmbėl
    derdhet si zjarr
    me njėqind flakadanė
    heu jeta!
    s’ka jetė
    pa valė
    as puthje
    po s’pati zjarr

    II

    Prap pyetja kthehet
    n’fillimin e parė
    shkakton plagė
    nė damarė
    kujtime makabre
    mendja n’dysh e ndarė
    trazim
    i shpirtit tė lodhur
    shumė gulshime
    qė prishin ėndėrren
    faj s’kam

    III

    Stolit e gjoksit
    amanet
    vetės sė dytė
    flokėt gėrsheta
    majet
    mbi nishane
    dhe vija
    nė barkun e hollė
    gjemb me petale
    e mėngjsit tė bardhė
    « deshta me dashtė
    me dashurue »
    pėr tė mbjellur
    njė farė …

    IV

    Pastaj
    dashnorėt e Baladės
    le tė ndėrrojnė jetė
    tė pushtuar nga dashuria
    n’Olimp le tė kthehen
    sėrsih Hujnitė
    mbi faqen e dheut
    sėrish tė lind
    gjini e farė
    e Prometheut



    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 25-10-2003 mė 20:12

    [...]"Ende m'vrasin fjalėt tua, s'jam e jotja, por tė dua"...

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Fisnik !

    Nata luadh i errėt
    si lėndinė shterpė


    luadh, livadh, lendine etj jane e njejta gje..

    Poezite i ke shume te Bukura..

    Urime..

  8. #8
    shake me ... Maska e fisnik
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    212
    Brari,

    Kam pas vendosur tė mos polemizojė, por ty me duhet ta jap njė pergjigje sepse je njeri i mirė.

    Po luadh e livadh ėshtė e njėjta gjė, por lėndina (ledina) dallon prej tyre.

    Livadh= Fushė a shesh i madh me bar, i cili punohet (kositet) s'paku dy herė nė vit etj.

    Lėndinė= Shesh i vogėl me bar tė njom; tokė e lėnė pa punuar, tokė djerr, shterp etj.

    E tash; nata ndonjėherė ėshtė shterrp, shpesh edhe mė e keqe. Fatmirėsisht nė tė shumtėn e rasteve ėshtė shumė e plleshme.

    Shkurt: shpesh ėshtė livadh qė punohet nga dy herė, e ndonjėherė lendinė ku s'ka bari as pėr bagėtinė.

    Simbolika ėshtė nė pyetje Brari i nderuar!

    Falemnderit qė gjen kohė dhe mė lexon.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fisnik : 25-10-2003 mė 03:49

    [...]"Ende m'vrasin fjalėt tua, s'jam e jotja, por tė dua"...

  9. #9
    shake me ... Maska e fisnik
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    212


    KTHIM

    Po s’u ktheva sivjet
    mbi derėn e shtėpisė
    ngule njė flamur

    Simbole tjera s’ka nevojė

    Po s’u takuam pėrseri
    te dera e oborrit
    ngule njė gur

    Vajtoret nuk mė duhen


    [...]"Ende m'vrasin fjalėt tua, s'jam e jotja, por tė dua"...

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Poezi te bukura je ka i ban o fisnik djali..

    Edhe un po e baj nji poezi per Kosoven..




    Ka je ka shkon or shoq..



    Nxitojm, Po don tulla me u ble
    E mbi kat te tret pullazin me ngrit
    Te shtepise se trete.

    Nxitojm, po don thmija kerr te ri
    E nji platz po e shes prej qati trulli
    Prej babgjyshit rujt brez ne brez

    Nxitojm, pumpen buz rruge me maru
    E benzin hallkut mi shit
    E ma i pasun mu ba n'kejt kojshit

    Po .. per shkoll e ambulanc
    E t'katundit rrug..
    ...

    Hajt mos m'shurdho
    Unmiku na i ndreq


    ....

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •