Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218

    Historia e fshehur e Irakut (nga Olsi Jazexhi):

    Iraku dhe ne, nė Analet e Historisė

    Olsi Jazexhi



    Historia e njerezimit ka pare gjate rrjedhave te saj shume civilizime qe bien dhe ngrihen. Ka pare arritje dhe lajthitje te njerezimit te cilat kane ndertuar dhe rrenuar perandori dhe shtete. Civilizimet me te hershme te cilat njihen nga historianet e botes se sotme jane ato te Sumerianeve dhe Babilonasve. Te dyja keto civilizime nga ku besohet te kete rrjedhur edhe rraca njerezore, kane patur si qender te tyre Irakun vendin ne te cilin sot kane shkuar 70 ushtare shqiptar per te bere lufte. Iraku i diteve te sotme qe ne shohim neper ekranet televizive, ku njerezit vriten nga bombardimet e avioneve amerikan qe sjellin demokraci, apo ku turrma te uritura plackisin qytetet si ne Shqiperine e 1991 eshte vendi ne te cilin cdo mendje njerezore nuk do ta kishte deshiruar te jetonte ndonjehere. Me turrmat e njerezve te vrare dhe uritur, ai i ngjan me shume nje Stalingradi apo Xhehenemo-gradi filmash fantastik Hollivudian, sesa nje vendi ne te cilin ta ka enda te jetosh. Megjithate ne kujtesen e civilizimit njerezor, Iraku perben nje nga perlat e historise se njohur boterore.

    Kryeqyteti i Irakut, Bagdadi qe njehere e nje kohe eshte sunduar nga kalifi i famshem Harun Al-Rashid eshte themeluar ne vitin 762 te Eres Sone. Themeluesi i tij ishte kalifi i dyte i familjes se abasideve, Abu Xhafar al-Mansuri. Ai eshte ndertuar ne brigjet e lumit Tigris dhe quajtur ‘Dar As-Salam’ (Vendi i Paqes). Bagdadi e morri emrin e tij te tashem shume vite pas krijimit te tij. Emri Bagdad ka qene emri i nje fshati iranian te pjeses lindore te lumit Tigris i cili ne ditet e kalifit Harun Al-Rashid u be pjese dhe qendra e Bagdadit te madh. Qyteti arriti zenitin e tij komercial dhe kulturor ne shekujt e 8 dhe 9te, ne eren e kalifeve Mahdi dhe Harun al-Rashid. Ne kete periudhe ai pa ndertime madheshtore te cilat e kthyen kete qytet ne njefare ‘Rome’ te civilizimit njerezor dhe ‘Stamboll’ te Islamit boteror. Rruget e Lindjes dhe Perendimit u kryqezonin ne Bagdad ne keta shekuj. Ndaj madheshtise se tij u perulte Bizanti dhe Kina, ndersa Evropa Perendimore perjetonte pjeset me te erreta te historise se saj. Filmi ‘Luftetari i Trembedhjete’ me aktorin spanjoll Antonio Bandares eshte nje pasqyrues real i kesaj kohe.

    Madheshtia e Bagdadit dhe Irakut pesoi renie te ndjeshme pas shekullit te 9te kur kalifati Abasid filloi te shkaterrohej nga lufterat e brendshme civile. Megjithate apokalipsi i pare i civilizimit Islamik iraken erdhi ne vitin 1258 kur mongolet me nipin e Xhingis Khanit, Hulagu Khanin pushtuan dhe shkaterruan qytetin. Pushtimi mongol i dha fund madheshtise se Bagdadit dhe kalifatit Abasid ne te njejten kohe. Pas rrenimit mongol, Bagdadi nuk e arriti me kurre madheshtine e tij te pare. Ne vitin 1401 ai u pushtua dhe dogj nga tataret nen Timur Lengun, ndersa ne vitin 1508 kaloi perkohesisht ne sundimin iranian. Ne vitin 1534, gjate kohes se sundimit te sulltanit Sulejman te Mrekullueshem ai u be pjese e Perandorise Osmane nen pushtetin e te ciles qyteti qendroi deri ne vitin 1917 kur u pushtua nga britaniket. Iraku osmanlli u qeveris nga mutesarrife turq dhe shqiptare deri ne ditet e kolonizimit britanik. Nga kujtimet e nipit te Ismail Qemalit, Eqrem Bej Vlores ne mesojme se ne vitin 1905 Basra ashtu si shume qytete te tjera arabo-osmane te kohes, qeverisej nga nje shqiptar nga Berati i quajtur Mahmut Mahir Efendiu. Edhe pse osmanet nuk i dhane shume perparesi zhvillimit te Irakut, pushteti i tyre ishte i pranueshem nga popullata vendase. Shqiptaret dhe turqit u debuan nga sundimi i gadishullit Arabik dhe Irakut me pushtimin britanik te tij ne 1917. Nga ky vit e deri ne vitet e para te pas luftes se dyte boterore Iraku qendroi nen sundimin e britanikeve. Shqiptaret te cilet administruan njehere e nje kohe Basren dhe pjese te tjera te Irakut nen flamurin e Padishahut, do tu kthenin ne Irak serisht vetem 1 shekull me vone, ne vitin 2003. Por kesaj rradhe ata nuk do te ishin me mutesarrif te tij, por jeniēerė, pjese e ushtrise pushtuese te koalicionit anglo-amerikan.

    Iraku dhe Bagdadi i famshem i Abasideve ka humbur shume nga madheshtia qe ai pati ne kohe te Harun al-Rashidit te famshem. Megjithate ne vitet 1970, kur ekonomite e vendeve te Gjirit Persik perjetuan zenitin e pasurise se tyre fale petrolit, qyteti perjetoi nje ere te dyte te arte. Ne keto vite Iraku dhe Bagdadi rilinden si nje nga qendrat me te rendesishme te botes Arabe. Bumi ekonomik i naftes irakene e beri Bagdadin qe te eklipsoje edhe Kajron ne boten arabe, per nga modernizmi. Nen sundimin e Ahmed Hasan al-Bakrit dhe me pas Sadam Huseinit, Iraku deshmoi ndertime te reja dhe progrese ne infrastrukture qe nuk ishin pare qe nga koha e Abasideve. Iraku i pas Luftes se Dyte Boterore pa ndertimin e universiteteve, shkollave, uzinave dhe spitalesh moderne. Vende te cilat mund te permenden nga Bagdadi i sotem jane Universiteti i Bagdadit, Universtiteti al-Mustansirijah, Universiti Teknologjik dhe padyshim pallatet e shumta te Reisit Sadam. Vepra historike te Bagdadit te sotem jane Pallati i Abasideve (ndertuar ne 1179), kolegji al-Mustansiriyah (1232), Xhamia Mirxhan (1358) dhe xhamia Shiite Kazimjan, kubeja e te ciles eshte prej floriri (perfunduar ne shekullin e 19te).

    Edhe pse Iraku i post 1970-ave nuk mund te krahasohet me periudhen e Arte te Irakut Abasid, serisht arritjet e tij nuk mund te mohoen. Ne periudhen e pas viteve 1970 Iraku u kthye ne vendin me analfabetizem me te ulet ne boten arabe. Ne vitin 1989, niveli i alfabetizmit ne Irak ishte 95%; dhe 93% e popullsise kishin akses falas ne sherbime moderne shendetsore. Ne krahasim me vendet e tjera te botes arabe, irakenet sebashku me egjiptianet perbejne klasen me te edukuar dhe civilizuar te botes arabe e cila pas vitesh sundimi nga mongolet, osmanllite dhe britaniket, ka dhene shenja te nje rilindje te re arabe. Megjithate kjo rilindje shihet te kete deshtuar me ardhjen e viteve 90. Lufta e Gjirit Persik dhe tashme pushtimi i Irakut nga amerikanet ka rrezuar shume shpresa te nje periudhe te arte per Irakun. Nga bombardimet e dy luftrave te fundit Iraku ka humbur shume nga arritjet e fundshekullit te 20te. Pas luftes se Gjirit Persik statistikat e analfabetizmit, sherbimit shendetsor, te ardhurave per fryme etj kane ndryshuar per keq per irakenet. Vendi ka rene ne kaos dhe regres, dhe pasuria irakene e viteve 1970 tashme eshte zevendesuar me uri, vuajtje, varferi dhe frike. Shkaterrimi qe Bagdadi ka perjetuar ne dy luftrat e fundit edhe pse nuk mund te krahasohet me shkaterrimin qe ai pesoi nga mongolet ne 1258, ka qene i rendesishem per ti dhene fund ringjalljes se botes irakene.

    Megjithe shkaterrimet qe Iraku i sotem po perjeton, ne mendjen njerezore ai do te shoqerohet gjithnje me lavdine e tij te kaluar. Ne Irak sot e kesaj dite ndodhen gjurmet me te vjetra te civilizimit njerezor. Aty pervec ekzistences se kurdeve, arabeve dhe turkmeneve jetojne edhe asirianet, nje rrace antike qe mendohet te rrjedhe nga asirianet e lashte te cilet zhvilluan civilizimin e tyre paralel me Babilonine. Sot e kesaj dite qyteti i Ninevese ne veri te Irakut eshte nje nga deshmite me ideale te ketij civilizimi. Per historianet dhe arkeologet Iraku ngelet vendi ku u zhvillua civilizimi i pare i njohur njerezor. Ai i Sumerianeve, i Babiloneve dhe Asirianeve. Pervec rrenojave te ketyre civilizimesh te lashta, ne Irak ndodhet edhe qyteti i Urit ku sipas Bibles dhe Kuranit jetoi profeti Ibrahim. Ne Ur dhe rrethinat e tij sot e kesaj dite shihen deshmi te se kaluares se famshme te Irakut Babilon, kulla e Ziguratit. Ne brigjet e lumit Eufrat i cili pershkon Irakun mes per mes, sot e kesaj dite qendrojne mbetje te shumta te qyteterimit te Babilonise se lashte ku Hamurabi i famshem jetoi, perkrah Nebukandezarit dhe sunduesve te tjere babilone. Per nxenesit e juridikut, Hamurabi pervec te qenit themelues i civilizimit babilonas njihet edhe si njeriu i pare qe vendosi ligje per njerezimin ne toke, ne te ashtequajturin ‘Kod te Hamurabit’. Ne Kodin e tij, pervec ndershkimit te fajtoreve me ligje tokesore, Hamurabi, i paralajmeronte njerezit edhe me denime qiellore nga Zoti i plotpushtetshem. Kjo lloj sjellje i ka cuar disa historian ta shohin ate si profet nga Zoti.

    Bagdadi te cilin e permendem edhe ne fillim te ketij shkrimi eshte nje nder zonat me te famshme te Irakut te sotem dhe te lashte. Legjendat e kalifit Harun al-Rashid; bibliotekat madheshtore te qytetit qe ishin me te medhate e botes ne kohen e tyre; perla letrare si 1000 e 1 Netet; shkollare islamik si al-Kindi, al-Razi, Al-Farabi dhe Imam Ebu Hanifa, shkolles juridike islame (hanefite) te te cilit i perkasin edhe shqiptaret sot, jane disa nga perlat e historise njerezore qe e cojne famen e Irakut ne perjetesi. Disa kilometra prane Bagdadit, ne Perendim te tij ndodhen qytetet e shenjta te Qerbelase dhe Naxhafit. Ne keto qytete Iraku i Profetit Ibrahim, ka strehuar disa nga Imamet me te famshem te Islamit. Imam Aliun dhe nipat e Profetit Muhamed a.s.: Hasanin dhe Hyseinin. Qytetet e Qerbelase dhe Naxhafit jane qytete ku shiizmi boteror dhe bektashizmi naimjan kane vendet e tyre me te shenjta. Nepermjet tragjedise se Qerbelase, shiitet boterore kane instaluar ne mendjet e tyre ndjenjen e drejtesise dhe luftes kunder padrejtesive.

    Iraku dhe Bagdadi perbejne per boten Islame nje nga qendrat me te rendesishme te civilizimit te saj. Nese per kristjanizmin boteror Meka e tyre eshte Jeruzalemi ndersa qendra jane Roma dhe Kostandinopoja, per Islamin, kete Rome dhe Kostandinopoje e permbledh Bagdadi dhe Damasku, ku kalifati Emevit dhe Abasid ndertuan themelet e tyre. Sipas profesor Dr. Sejid Husein Nasrit, lektorit te Studimeve Islame ne Universitetin e Georgetown-it ne SHBA, ‘Bagdadi eshte vendi ne te cilin Islami u kthye ne permbledhesin e trashegimise se lashte te civilizimit njerezor, nga ku kjo trashegimi iu transmetua botes me pas.’

    Perralla dhe krijime letrare si ato te ‘1000 e 1 Neteve’ i tregojne njerezimit per civilizimin qe Bagdadi perjetoi ne ditet e Kalifit Harun Al-Rashid, kur i fundit mbante marredhenie diplomatike me Sharlemanin ne France dhe Perandoret e dinastise Tang ne Kine. Ne Bagdadin Abasid manuskripte nga Kina, India dhe Greqia e lashte u sollen dhe perkthyen ne arabisht, vepra te cilat do i kalonin perendimit vetem pas mesjetes se erret. Hipokratesi, Aristoteli, Platoni dhe Sokratesi te cilet u zbuluan ne Evrope vetem gjate Iluminizmit, kaluan me pare nga Bagdadi perpara se te emigronin ne Evropen Perendimore dhe tu perkthenin ne latinisht. Filozofi i Bagdadit, Al-Farabi, ishte aq i influencuar nga dashuria e tij per filozofine greke, saqe arriti deri aty sa te mendonte se Platoni dhe Aristoteli kishin qene profete si vete Muhamedi. Keto mendime ai ia kaloi edhe Averoesit dhe Avicenes, punimet e te cileve u perkthyen ne latinisht per evropjanet me pas. Bagdadi eshte vendi ku Muslimanet ndertuan spitalin e tyre te pare ne histori. Per qytetin e Qerbelase qe ndodhet ne zemer te Irakut shkroi edhe Naimi yne i madh ne poezine ‘Qerbelaja’, ku ai i thurri himne nipave te Profetit Muhamed, Hysenit dhe Hasanit te cilet u masakruan nga Jezidi ne Qerbela. Iraku dhe Qerbelaja nuk permenden me lavde vetem nga Bektashianet dhe Naimi i madh. Ata gjenden te permendur edhe nga poetet persian dhe indian si Hali, Ikbali dhe Nasim Hixhazi. Ata permenden edhe nga sociologu i pare boteror Ibn Khalduni dhe puritanisti i famshem musliman Ibn Tejmijah.

    Ne kujtimin e ndergjegjes historike boterore, kalifi i fundit te Abasideve nuk njihet shume. Edhe kujtimi ndaj Sadam Huseinit do te kete te njejtat fate mendoj. Megjithate Iraku, Bagdadi dhe perlat e tij historike do te ngelen perjetesisht ne mendjen e njerezimit, si qendra ne te cilat rraca njerezore zhvilloi civilizimin e saj te pare. Edhe pse kujtimi ndaj Sadamit dhe krimeve te tij do te venitet shpejt ne bote, djegesit dhe pushtuesit e Irakut nuk do te harrohen lehte nga nxenesit e historise. Mongolet, tataret, persianet, britaniket dhe tashme amerikanet te shoqeruar nga 70 shqiptare do te ngelen ne memorine e popullit iraken si pushtues te vendit te tyre. Historia e njerezimit zakonisht i denon pushtuesit, sado te mire dhe elokuente qe ata te jene. Po ne shqiptaret si do te na kujtoje historia me dergimin e 70 ushtareve kunder Bagdadit? Jam i mendimit se dergimi i 70 doktoreve shqiptare kunder Bagdadit do ta nderonte me shume kombin tone ne histori sesa 70 ushtare. Jam i mendimit se nese Naimi i madh do te ishte mes nesh sot, do te kishte qene i te njejtit mendim; qe ne Qerbela te dergonte doktore per nipat e Hasanit dhe Hyseinit, ne vend te ushtareve me pushke.

  2. #2
    Po ne shqiptaret si do te na kujtoje historia me dergimin e 70 ushtareve kunder Bagdadit? Jam i mendimit se dergimi i 70 doktoreve shqiptare kunder Bagdadit do ta nderonte me shume kombin tone ne histori sesa 70 ushtare. Jam i mendimit se nese Naimi i madh do te ishte mes nesh sot, do te kishte qene i te njejtit mendim; qe ne Qerbela te dergonte doktore per nipat e Hasanit dhe Hyseinit, ne vend te ushtareve me pushke.
    [QUOTE] ---------------Ky eshte mendimi i juaj por une nuk mendoj se eshte ashtu per arsyen e thjesht sipas teje se nje popull si IRAKU me histori te lashte dhe tradita sic eshte ,dhe sic ti e pershkruan ,nuk e meritonte nje regjim aq primitiv sic ishte Sadami .Ashtu si gjermania nuk e meritonte Hitlerin ,ashtu edhe Italia Musolnin,po ashtu Japonia,Rusia Stalinin,po ashtu edhe NE SHQIPTARET ENVERIN.Ne te parat ishte Amerika qe nderyri ushtarakisht dhe dihet se ku keto vende jan sot.po asht edhe me Rusine .Ishte amerika qe thyeu Hitlerin dhe kurseu gjithe ato jete njerzish,ishte po ajo qe gjunjezoj ariun rus,ishte ajo qe u dha shume shpresa botes,ishte ajo qe ne shqipetareve na ruajti nga shfarosja 2 here 1912-1999 Dhe Evropa ata i priti si clirimtar! Edhe Iraku.
    Edhe ushtaret tane ne Irak pavaresishte se atje ata e kane jeten ne rrezik,por se nje dite , kur historia e Irakut do te shkruhet pa pargjykime ata do te quhen clirimtar ,shiko kush mundohet t udheheq sot ne irak esht e gjithe diaspora e artisur e irakut, me intelektuale e tij .me ke qeveriste Sadami? me kusherinj,me njerez te hurit dhe te litari Permende edhe Naimin tone,por mendoj se nuk gjete vargjet e pershtatshme te ishte vete Naimi do te shkruante ashtu sic shkruajti per shqiperin-----Po kush te rronj ta shoh zonje! Pa Ameriken s ka zhvillim

Tema tė Ngjashme

  1. Mosekzistenca historike e "Jezusit" dhe e "Pavlit"
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Agnosticizėm dhe ateizėm
    Pėrgjigje: 153
    Postimi i Fundit: 06-03-2015, 11:37
  2. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  3. Historia nuk ėshtė vepėr e ca “protagonistėve” pa skrupuj!
    Nga Brari nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 27-12-2008, 20:25
  4. Perse Duhet Studiuar Historia E Luftes Se Ftohte?
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 14-11-2005, 02:57
  5. Iraku nen Sadam Husein. Kronologjia Historike e nje Diktature.
    Nga Enri nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 16-12-2003, 17:35

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •