Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708

    Miratohet marëveshja për aeroportin Nënë Tereza me firmën gjermane

    Miratohet marrëveshja e koncensionit për Rinasin

    11/11/2004 - Miratohet me 78 vota pro, 1 kundër dhe 4 abstenime marrëveshja e koncensionit ndërmjet Qeverisë Shqiptare dhe shoqërisë gjermane "Tirana Airport Partners", për ndërtimin, vënien në punë dhe mirëmbajtjen e aeroportit ndërkombëtar "Nënë Tereza" të Rinasit. Gjatë diskutimeve në seancë plenare, ministri i Transportit dhe Telekomunikacioneve, Spartak Poçi, tha se "kjo marrëveshje ishte mënyra më e mirë për zgjidhjen e ndërtimit të terminalit të Rinasit. Ai sqaroi se "strategjia e qeverisë shqiptare për dhënien me koncension bazohet në kërkesat e standardet e BE-së". Ndonëse deputetët e Partisë Demokratike dhe partive aleate me të e vlerësuan këtë marrëveshje u shprehën për "një rishikim të saj nga qeveria". Deputeti Ridvan Bode tha se "marrëveshja ka mospërputhje ligjore, që lënë shkas për abuzime". Sipas tij, disa nga kushtet e vendosura në të janë në dëm të palës shqiptare". Marrëveshja u miratua me shumicë votash. Sipas marrëveshjes, parashikohet ndërtimi i infrastructures së aeroportit "Nënë Tereza" të Rinasit, sipas një projekti të përcaktuar dhe të ndarë në dy faza zbatimi.


    ----------------------

    Brravo Zotit Spartakus per kete shitje te re te aseteve kombetare. Spitale, shkolla, baza luftarake, aeroporte qe jepen me qera(sepse dihet qe nuk ka plan investimi atje) etj etj. Si perfundim pala gjermane(?) apo evropjane(?), eshte treguar teper e duruar me ne, duke na dhene te drejten qe te perdorim aeroportin e Kukesit(qe po ndertohet me fonde Arabe) per "emergjenca humanitare".

    Si ta kuptojme kete fjaline e fundit ? Mos valle parashikimet e motit per 20 vjetet e arshme jane shume te keqija per veriun e Shqiperise, apo eshte thjeshte zemergjeresia Evropjane ne rast lufte ?

    Nje pershendetje qeverise Shqiptare per goditjen e rradhes... gjithmone e me te vendosur rreth vendimeve te tilla qe kerkojne prioritet per mbar-vajtjen e kombit ne te ardhmen.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Hyllien : 12-11-2004 më 01:46
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  2. #2
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Lajmi perpara se "Kuvendi(Parlamenti) "Shqiptar"" te vendoste.

    Marrëveshja e shumëpërfolur kalon sot në seancë plenare. Priten kundërshtime të PD-së e LSI-së

    Rinasi, sot vendosin deputetët


    F.Papadhimitri

    TIRANË-Marrëveshja e shumëpërfolur gjatë ditëve të fundit, që ka si qëllim dhënien me koncesion të aeroportit të vetëm ndërkombëtar të Shqipërisë pritet të kalojë gjatë ditës së sotme në seancë plenare. Kështu do të jenë deputetët e pranishëm në sallën e Parlamentit që do të vendosin për zbatimin e marrëveshjes 20- vjeçare, marrëveshje e cila është cilësuar si një ndër skandalet e qeverisë dhe shkeljes së interesave ekonomike të vendit. Miratimi i kësaj marrëveshje pritet të sjellë debate të shumta nga ana e opozitës dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, pasi deputetët e këtyre forcave politike kanë kundërshuar marrëveshjen në komisionet parlamentare të Ekonomisë dhe Ligjeve. Deputeti Mustafa Muçi e ka vlerësuar marrëveshjen si antikushtetuese dhe në kundërshtim me ligjin “Për koncesionet” dhe me ligjin për prokurimet. Përveç Muçit ka qenë dhe deputeti demokrat Bode që ka vënë në dukje shkeljet ekonomike të marrëveshjes koncesionare. “Nëse në këtë aeroport janë investuar 10 milionë euro në makineri dhe pajisje, atëherë shoqëria koncesionare duhet që të paguajë të paktën amortizimin për këto investime”, -është shprehur deputeti demokrat Ridvan Bode, duke shtuar se “pas 20 vitesh këto makineri dhe pajisje që janë investime të qeverisë shqiptare do të jenë plotësisht të amortizuara ndërkohë që koncesionari sipas kontratës nuk paguan asgjë”. Marrëveshjen e ka kundërshtuar edhe deputeti reformator Dashamir Shehi. “Jam dakord që aeroporti të jepet me koncesion, por në kontratë duhet të rishikohen disa pika që i krijojnë favore koncesionarit. Nga kontrata duhet të hiqet monopoli ligjor që i jepet koncesionarit në fushën e aviacionit”, -është shprehur Shehi. Marrëveshja është kundërshtruar dhe nga specialistë të “Albtransport”, shoqëri që ka nën administrim aeroportin “Nënë Tereza”. “Nga kjo marrëveshje buxheti i shtetit pëson një humbje prej rreth 100 milionë eurosh”, -janë shprehur ata. Kjo humbje vjen pasi të ardhurat që merr sot buxheti i shtetit në formë takse për ulje-ngritjen dhe parkingun e avionëve do të jenë e drejtë ekskluzive e koncesionarit. Më miratimn e marrëveshjes, aeroporti “Nënë Tereza” do të ketë të drejtën ekskluzive për të kryer uljet dhe ngritjet ndërkombëtare në Shqipëri.

    Shkeljet e koncesionit
    1 -“Tirana Airoport Partners” merr monopolin ligjor
    2 -Askund nuk është praktikë dhënia me koncesion e pistës
    3 -Të ardhurat e shtetit nga Rinasi, vetëm 14 për qind
    4 -Koncesionari për 2005-2012 nuk i paguan gjë shtetit duke marrë të gjithë fitimin prej 321 milionë euro.
    5 -Koncesionari përjashtohet nga TVSH
    6 -Kontrata nuk parashikon shumën e investimeve
    7 -Koncesionari, pas mbarimit të kontratës nuk paguan amortizimin e pajisjeve
    8 -Kontrata është nënshkruar me të dhënat financiare të vitit 2000.
    9 -Prokurim i drejtpërdrejtë për rrugën
    10-Marrëveshja e koncesionit është firmosur nga ministrat pa u parë nga ekspertët
    11-Koncesionari merr në administrim një kapital 7.4 miliardë lekë që disponon për momentin aeroporti.
    12- Në kontratë nuk përcaktohet nëse koncesionari do të shlyejë të gjithë kredinë prej 24 milionë euro
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Nje pershendetje qeverise Shqiptare
    dhe shume suksese

  4. #4
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Nuk e di pse qenka nderruar titulli i temes. Kjo eshte shitje e aseteve kombetare dhe jo mareveshje dypaleshe.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    Po ne sfitokemi asigjo

  6. #6
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anëtarësuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Cyclotomic! Ndonjedite do te te ndryshojne edhe emrin censoret e ketushem dhe ti pasi te lexosh postimin tend do te thuash "Ua sa me perputhen mendimet me kete Abdullane xhanem!" dhe do fillosh te shkembesh postime me vehte!
    Mos u bej merak se nuk je as i pari e as i fundit! Te pakten e morrem vesh qe nuk e kishe postuar me ate emer!
    Here tjeter kur hap tema te tilla veri tituj si: Sukses i jashtezakonshem i qeverise..... ose: Nen udheheqjen e PS Shqiperia po ecen perpara me hapa vigane........
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolívar

Tema të Ngjashme

  1. Cilat jane meritat kombetare te Nene Terezes?
    Nga altruisti_ek84 në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 106
    Postimi i Fundit: 26-12-2010, 15:49
  2. Nena Tereze vleresohet per shpirtin e saj apo per famen e saj?
    Nga fisniku-student në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 19-03-2009, 20:47
  3. Nënë Tereza e Kalkutës, bija e mohuar e Shqipërisë
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-02-2005, 09:30

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •