Close
Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 59 prej 59
  1. #51
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Deputeti Lesi mbledh firmat e deputeteve per Komisionin hetimor parlamentar


    Nderkohe, sekretari i Marredhenieve Juridike i Partise Demokratike, Ilir Rusmaili deklaroi se deputetet e PD-se, do ta mbeshtesin kerkesen e deputetit Lesi

    Tirane, 10 nentor (FP) - Pas hedhjes poshte te kerkeses per heqjen e imunitetit te deputetit Nikolle Lesi nga Kuvendi i Shqiperise, ky i fundit ka nisur te mbledhe firmat e deputeteve, per te ngritur nje Komision hetimor parlamentar. Ky Komision do te hetoje ne lidhje me faktet e publikuara se fundi ne Parlament nga deputeti Lesi, per kryeministrin e Shqiperise, Fatos Nano. Nderkohe, sekretari i Marredhenieve Juridike i Partise Demokratike, Ilir Rusmaili deklaroi se deputetet e PD-se, do ta mbeshtesin kerkesen e deputetit Lesi.

    Artikull nga gazeta Flaka
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  2. #52
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Qe biseda Abdiu Nano eshte FAKt dhe jo genjeshter mjafton te vesh re se nga Kampi Nanoist askush nuk thote..pa na e vini njehere ta degjojm akustik-isht at Kasete..



    POR Kush e drejton Shqiperine?

    Cfar duhet kuptuar nga kjo cop e bisedes:

    FEHMI ABDIU: "Aty jane te gjitha. Po u shfuqezua ligji, hapen dyert per gjithcka dhe mbyllen kur te duam ne".

    FATOS NANO: "Kuptoj! Edhe ti ke friken e nje pederasti, qe i shpeton shurra kur me shikon mua!?"

    FEHMI ABDIU: "Nuk eshte puna aty. Thimio (Kondi) i ka te gjitha, egoist, grindavec, inatci dhe do te dale ai para teje si shpetimtari i situates".

    FATOS NANO: "Mor cfare t'i bej qe eshte spiun ... dhe ti e di mire qe me detyruan qe ta bej kryetar. Por po te ishte per mua, ai kishte marre arratine, qeni".

    -----


    Spiun i kujt qenka Thimjo?

    Kush e detyron Nanon ta beje spiunin Thimjo minister apo kryetar?

    Pra del ketu se ka nje Kupole mbi Nanon ose paralel me Nanon..

    Po te ish per Nanon thimjo nuk ishte bere Zyrtar i larte por kish ikur si qeni..

    Shum pikpyetje ka ngritur kjo cop bisede..

    I takon Sali Berishes te sqaroje Popullin..

    Keshtu nuk shkohet ne 2005.

    Me kte lloj shteti e me keto Kupola.. vota e Popullit eshte nje cop leter higjenike.. qe ska fuqi te ndryshoj kurgja..

    Ja si i jep nje Vrejtje Serioze "kupola" NANOS sot ne Gazeten Korrieri qe sic thuhet eshte e afert me Shpellat Bolsheviko-Stalino-Enveriste ..

    Vrejtja nuk eshte..pse ti Nano je qen bir qeni..por pse ti Nano nuk ke kujdes e ti degjon Punet tona.. ata qe nuk jan tanet genetikisht e envero-ikisht apo asfalo ikisht..a Mosko -ikisht..
    Nje dreq e merr vesh ku jemi e ku lundron ai pis vendi yne..

    Ja cthot Korrieri ne editorialin e tij sot te pa firmosur nga ndonji gazetar.. qe do te thote se nuk don te identifikohet ai qe ja terheq fort Veshin Nanos.. pra dikush atje LART..


    -------



    Kush e pergjon Kryeministrin?

    E Enjte, 11 Nentor 2004

    Publikimi nga deputeti Nikolle Lesi, i transkriptimit te nje bisede mes Kryeministrit Nano dhe deputetit Abdiu, gjate nje takimi te tyre ne Hotel Rogner, tete vjet me pare, ka hapur me shume se sa nje diskutim. Biseda e bere publike ne seancen ku kerkohej heqja e imunitetit te deputetit dhe gazetarit Lesi, e ka shmangur krejt vemendjen nga problemi fillestar, ai i imunitetit dhe e ka kthyer ne nje problem tjeter, ate te sigurise Kombetare.

    Nje problem themelor ky, qe do te shokonte cdo vend normal dhe qe do te behej tema e nje debati te ashper. Duke u shmangur nga tema e bisedes, duke mos marre persiper per te gjykuar ate, edhe pse mjaft problematike dhe me rrezik te madh per stabilitetin politik ne vend dhe raportet e tij me partneret nderkombetare, nje seri tjeter pyetjesh ngrene koke:

    Kush e ka pergjuar Kryeministrin e Shqiperise? A ka pasur ky person apo organizem te drejten per ta bere kete? A ka qene kjo e vetmja bisede e pergjuar, apo Kryeministri Nano a Kryeministrat e tjere Shqiptare kane qene objekt i nje pergjimi permanent? Dhe se fundi, a ndikon ky rast apo raste te ndryshme ne sigurine kombetare te vendit, a jane perceptuar edhe biseda te tjera, qe nuk kane te bejne me pazare, por me Kosoven, Maqedonine apo probleme te rendesishme dhe strategjike per Shqiperine?

    Deri me sot askush nuk mund te jape nje pergjigje te sakte, por kjo seri pyetjesh, cfilitese ne vetvete, duhet te marre nje pergjigje te menjehershme. Nje pergjigje qe duhet ta japin sa me pare organet e specializuara dhe te behet publike per gjithe secilin. Pa nje pergjigje te sakte per kete, jo vetem siguria e vendit, por te gjithe do te jete te kercenuar dhe asnje njeri politik nuk do te jete i sigurte. Por nga ana tjeter, zenia ne kurth e Kryeministrit te vendit ngre edhe dy probleme te tjera, edhe pse ne dukje jo thelbesore.

    E para se ne c'nivel eshte siguria dhe garancia qe Kryeministri duhet te kete nga garda dhe nga strukturat e saj te specializuara? Sa te afte jane keta per te garantuar privacine e Kryeministrit dhe nese jo, pse nuk informojne per kete?

    E dyta, me c'te drejte dhe me c'llogjike Kryeministri i vendit atehere, por edhe sot, konsumon kaq shume kohe ne ambiente publike, aspak te garantuara, ne klube apo restorante, ku eshte krejt i ekspozuar ndaj nje problemi te tille! Si mundet qe nje zyrtar i larte te zhvilloje biseda te tilla, te rendesishme dhe me rrezik, ne nje restorant, duke folur sa me personin tjeter, aq edhe me kamarieren! Shteti Shqiptar, edhe pse 94 vjecar, ka zyrat e tij, ka vendet e posacme per biseda te tilla te rezervuara.

    Transformimi i restoranteve, bareve apo pabeve ne zyra te bisedave te rendesishme eshte nje sport nga i cili Nano duhet te heqe dore urgjentisht. Nese ai nuk mundet ta beje, per hir te sigurimit kombetar, garda duhet t'ja ndaloje kete. Per ta rikthyer ne zyrat ku shteti funksionon, ose besohet se duhet te funksionoje realisht.

  3. #53
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Ketu CIA qeron Kennedyn e sa e sa te tjere(sic esht pranuar dhe ne versionet e fundit nga zyrtare te larte), e cajn shume menderen per te spiunuar Nanon. Megjithate kur Nano nuk e "rrun" as per Bill Klintonin, e imagjinoj se nga vijne keto mesazhe komuniste. Duhet nje person si Senator McCarthy ne vitet 50 ne Amerike, me te njejtin stil, qe edhe sikur kot tja fusi, perseri ben nje pune goxha te madhe, pasi pastron mikrobin e qelbur qeverises, ose e shtyn ate drejt vetazgjesimit.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  4. #54
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Citim Postuar mė parė nga Brari
    E dyta, me c'te drejte dhe me c'llogjike Kryeministri i vendit atehere, por edhe sot, konsumon kaq shume kohe ne ambiente publike, aspak te garantuara, ne klube apo restorante, ku eshte krejt i ekspozuar ndaj nje problemi te tille! Si mundet qe nje zyrtar i larte te zhvilloje biseda te tilla, te rendesishme dhe me rrezik, ne nje restorant, duke folur sa me personin tjeter, aq edhe me kamarieren! Shteti Shqiptar, edhe pse 94 vjecar, ka zyrat e tij, ka vendet e posacme per biseda te tilla te rezervuara.

    Transformimi i restoranteve, bareve apo pabeve ne zyra te bisedave te rendesishme eshte nje sport nga i cili Nano duhet te heqe dore urgjentisht. Nese ai nuk mundet ta beje, per hir te sigurimit kombetar, garda duhet t'ja ndaloje kete. Per ta rikthyer ne zyrat ku shteti funksionon, ose besohet se duhet te funksionoje realisht.
    Dmth, mire ben o Fatos qe ben biseda dhe pazare te tille per kontrabande per hesapin tend mgjths je vene aty per te punuar per hesap te shqiptareve, por mblidh mendjen e beji keto muhabete ne vende te sigurta here tjeter, se kushedi se ckane per te te gjetur nese sta kane gjetur akoma. Ku i rref shqiptareve, dmth asaj pjese ende kurioze ndaj politikes se ka nje pjese qe eshte bere apatike sikur dhe Hiroshima te ndodhi, keto dite dhe ku i rref Korrierit.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  5. #55
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046

    Njerezit E Nanos, Oferta Sokol Kociut.

    Ish-funksionarit te policise i ofrohet liria, nese mohon autoresine mbi pergjimin. I gjithe shteti ne gjendje gatishmerie. Por e verteta nuk mund te fshihet e manipulohet

    Parulla e kryeministrit Nano keto dite eshte: Gjithcka per te shpetuar cka mund te shpetojme! Ka mobilizuar shtetin ne cdo cep e zyre te tijen, qe ka lidhje me mbulimin e se vertetes se deklaruar ne parlament nga deputeti Lesi. Levizja me e fundit eshte nje oferte per Sokol Kociun, te cilit i kerkohet te mos pranoje autoresine e firmes mbi dokumentin akuzues, ne kembim te shume gjerave. SHISH, struktura te Policise dhe te Drejtorise se Burgjeve jane perfshire ne nje tension, aq sa ore e cast kryeministri pyet jo se cfare po ndodh me shqiptaret e hallet e tyre, por cfare po behet per te mbuluar apo zhdukur ndonje deshmi nga akuza e dokumentit te Lesit. Eshte nje gjendje gatishmerie numer 2, nga ato te padeklaruarat, por ku cdo funksionar eshte me gisht ne kembez.

    Por problemi eshte se Nano nuk e ka edhe aq te lehte. Deputeti qe lexoi nje dokument ku shkruhej se Fatos Nano e Fehmi Abdiu jane pergjuar ne dhjetor te vitit 1997 dhe biseda e tyre eshte transkriptuar me 15 dhjetor 1997, dhe qe posedon gjithashtu mikrokaseta per keto pazare, ka vendosur qe te ngreje nje komision hetimor parlamentar. Ky eshte fillimi. Nje komision tjeter parlamentar do te ngrihet dhe per aksidentin e Shkallnuerit, ku akuzohet zoti Nano si fshehes i krimit te tij. Megjithate, kryeministri, me djallezine qe e mbizoteron edhe ne veshtiresi si kjo, ku bomba i ka plasur ne dore prej disa ditesh, perseri u mundua ta coje sa me larg topin, e te tregoje se "kjo eshte nje ceshtje qe cenon Kosoven". Ne te vertete, zoti Nano qe ka qene kryeminister ne fundvitin 1997 dhe deri me 14 shtator 1998 sikur te kishte lejuar ne menyre zyrtare, por natyrisht te fshehte, dhenien e armeve UCK-se ne Kosove, por falas, atehere mund te quhej nje patriot.

    Por ne kohen e tij trafiku i armeve sillte dhjetera milione dollare perfitime per trafikantet e krimit te organizuar dhe shtetaret, por jo per shtetin. Gjithcka behej nen veshtrimin e strukturave, por jo per Kosoven dhe shtetin shqiptar, por per krimin e organizuar qe perfitonte. Pyetja eshte e thjeshte. Pse zoti Nano nuk i dha falas armet per luftetaret e Kosoves kunder Milloshevicit, por ua shiti atyre sa frengu pulen? Pergjigja eshte e natyrshme. Nanos me shume se sa e ardhmja e Kosoves, i interesonte e ardhmja e tij ekonomike. Perse zoti Nano shkoi ne Krete dhe u perqafua me Milloshevicin, nderkohe qe po vriteshin vellezerit kosovare? Perse nga Lisbona zoti Nano asokohe deklaroi se kryeqyteti i Kosoves eshte Beogradi dhe jo Prishtina? Keto jane qendrimet e tij te para pak viteve, jo te nje shekulli me pare. Ndaj zoti Fatos Nano, vetem per patriot nuk mund te shitet.

    Faktet jane tronditese dhe sidomos kronologjia e disa ngjarjeve. Nano hoqine fillim ligjin qe pengonte trafikun e armeve, dhe me tej kjo pune nisi. Si ka mundesi qe ne kete kohe, kur qeveriste zoti Nano ne fundvitin e 1997-s dhe deri me 14 shtator 1998, jane vrare Azem Hajdari dhe ish-ministri i Mbrojtjes se Kosoves, Ahmet Krasniqi? Natyrisht dhe shume vrasje te tjera. Per keto dhe per disa te tjera zoti Nano do te pyetet ne komisionin hetimor parlamentar qe po kerkohet nga deputeti Lesi dhe 34 deputete te tjere. Deputeti Lesi kerkon qe gjithcka te hetohet nga ky komision hetimor, pasi SHISH-i, policia, prokuroria dhe gjithcka tjeter eshte nen kontrollin e kryeministrit ne orvatjen per te fshehur provat. Komisioni hetimor do te kontrolloje edhe arshivat e SHISH-it dhe te Prokurorise se Pergjithshme. Do te therrase edhe zotin Nano si deshmitarin kryesor, pa harruar edhe shume e shume te tjere. Natyrisht edhe Sokol Kociun qe tashme nga zyrtar i larte i policise dhe Prokurorise, gjendet ne burg. Por edhe atje eshte shume i rrezikshem. Pasi eshte ai qe ka vene firmen ne biseden e pergjuar mes Nanos dhe Abdiut mbi trafikimin e armeve.

    Mesohet se njerez te kryeministrit aktual po mundohen te bejne nje oferte per ujdi me Sokol Kociun, duke i premtuar lirimin nga burgu ose para cash ne kembim te nje deklarate, se nuk eshte firma e tij ne dokumentin e paraqitur nga deputeti Lesi ne parlament apo te tregoje se ku ndodhet kaseta e incizuar. Por njerezit e kryeministrit harrojne se edhe nese e realizojne kete Pazar, perseri komisioni parlamentar do te kerkoje ekspertize nderkombetare te firmes se tij, pasi Kociu ka punuar ne shtet dhe ka plot dokumente me firmen e tij. Plus kesaj, komisioni do te kerkoje qe te behet edhe ekspertiza e zerit te Nanos dhe Abdiut nga incizimi i bere. Pra edhe kjo orvatje e mbremshme vone ne burgun ku ndodhet Sokol Kociu ka deshtimin brenda, pasi ka menyra te tjera per ta provuar dokumentin qe i lene mbrapa hilete kryeministrore. Problemi mbetet tek dera e zotit Nano, pasi ndryshimi i ligjit nr. 8175 date 23.12.1996 me ligjin nr.8279 date 15.01.1998, ku u hoqen shume dispozita ndeshkuese per trafikun e armeve nga socialistet, u be nga Nano, dhe ky eshte fakt publik tashme, e thote apo jo biseda e incizuar. Pervec ketij objekti, komisioni hetimor parlamentar do te hetoje edhe aksidentin e Shkallnuerit, do te therrase perseri kryeministrin Nano si dhe shume e shume zyrtare te tjere, pasi kaseta me zerin e Robert Qirios, ish-shef i qarkullimit ne Durres ne kohen e aksidentit te pasqaruar nga drejtesia, eshte nje akuze e forte per kryeministrin Nano dhe disa miq te tij. Te gjitha do te behen publike ne komision.

    Irritimi i kryeministrit keto dite tregon se ai e ka humbur edhe ate pak logjike qe i kishte mbetur nga vitet 1991-1997 dhe po shkon me duart e tij drejt nje hetimi te drejtesise qe do t'i kujtoje vitet 1993-1997. Zgjidhje tjeter nuk ka per te, pervec te perballet me drejtesine duke rrefyer te verteten. Tashme nuk akuzohet per vjedhje, si dikur, por per zullume te medha, qe i rendojne shikimin e mplakur. Edhe nese mundohet te shpetoje me ane te Prokurorise kete vit, i kujtojme - tha mbreme deputeti Lesi - se vitin e ardhshem kur opozita do te vije ne pushtet, do ta kerkoje trafikantin e armeve me Interpol kudo qe te shkoje. Pa zbardhur te verteten per Shkallnuerin dhe disa akuza te tjera, zoti Nano nuk mund te flere ne dyshekun e parase kryeministrore.

    Oferta e kryeministrit per Sokol Kociun eshte bere me marifet, pasi kane menduar se, edhe nese ai refuzon, te mos kete mndesi te flase per median. Megjithate, TV-Klan ka bere nje kerkese zyrtare per ta intervistuar ne burg Sokol Kociun lidhur me te verteten e dokumentit te ofruar nga deputeti Lesi para parlamentareve, por akoma nuk ka marre pergjigje pozitive nga organet kompetente. Gjithashtu mesohet se po thirren punonjes qe kane punuar apo punojne ne regjistrime te tilla qe te mos flasin ne lidhje me kete incizim te zotit Nano.

    Shteti eshte ne kembe, jo per qytetaret e tij, por per te mbuluar e shpetuar kryeministrin nga halli qe e ka zene. Zyra e kryeministrit ka vetem hyrje-dalje per kete problem. Hallet e tjera te shqiptareve nuk jane ne liste, ndonese asnjehere nuk kane qene prioritet i ketij kryeministri.
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  6. #56
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046

    Transkriptimi Nuk Behet Ne Nje Dite Me Pergjimin

    Ish-nenkryetari i SHIK-ut, Bujar Rama, ka sqaruar dje disa detaje teknike te pergjimit dhe transkriptimit te ketyre pergjimeve. Ai foli ne parim dhe tha se data e transkriptimit eshte data ne te cilen eshte hedhur ne leter materiali qe regjistrohet dhe jo data ne te cilen eshte kryer pergjimi. Por duke pasur parasysh procedurat qe ndiqen, Rama sqaron se nuk ka nje limit kohor per zbardhjen e materialit te regjistruar kjo pasi varet nga teknologjia e perdorur per pergjimin e bisedes. "Mundet qe ajo te zbardhet brenda dites, mundet edhe pas disa ditesh. Kjo varet nga rendesia qe ka pasur materiali. Kjo eshte nje gje fare e thjeshte, behet incizimi dhe nga incizimi pastaj kalohet ne zbardhje", tha Rama. Ish-nenkryetari i SHIK-ut sqaroi se shenimi i dates se regjistrimit dhe asaj te transkriptimit ne dokument varet nga personi qe ka dhene detyren. Gjithashtu ai sqaroi se ne praktiken e SHIK-ut dhe formularet qe perdoren aty keto mund te vihen dhe te dyja.
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  7. #57
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Cudia me e madhe ne Shqiperi zgjat 3 dite.
    Pergezime Zotit Nano qe ja hudhi dhe ksaj rradhe me sa duket nga shkrimet e perditeshme te gazetave.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Hyllien : 12-11-2004 mė 03:14
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  8. #58
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar mė parė nga ALBA

    FEHMI ABDIU: "Mendoj se do te perzihen edhe ata ne lojen e armeve dhe me siguri qe do te na prishin pazaret. Ose akoma me keq, mund te na bejne gjeme te madhe".

    FATOS NANO: "Faktikisht, ne nje fare menyre ke te drejte. Por jo per ate kafshen. Dikush tjeter eshte perzier ne kete histori. Ai ********** me ben te mendohem pak. (Fatos) Klosi me ka thene se kane bere nje lidhje me nje deputet te PD-se. Por akoma nuk di gje te sakte. Sipas tij, behet fjale ne lidhje edhe per Ahmet Krasniqin. Po (Fatos) Klosi eshte kurve e keqe, intrige e gjalle. Sidoqofte deri tani, cdo gje eshte ne kontroll, por nuk jam plotesisht i sigurte. Prandaj ia kam lene ne dore ketij pisi, qe edhe po ndodhi gje, ta coj ne te semes. Nejse, ku e lame?"
    Je si ka thėnė pėr Formimin Ministris sė Mbrojtjes dhe FARK-ut vet Ahmet Krasniqi citim nga "Bota sot" :

    "Kolonel Ahmet Krasniqi : Nė fillim tė muajit mars tė kėtij viti (1998) menjėher pas masakrės nė Drenicė, u bė njė takim urgjent i tė gjith eprorve kosovar qė jetonin nė shtetet europiane. Nė atė takim u muar vendim qė eprorėt koordinator nė shtetet pėrkatse , tė kėrkojnė nga Qeveria e Republikės sė Kosovės tė bėjė emrimin e menjėhershėm tė Ministrit tė Mbrojtjes. Kryeministri Bujar Bukoshi dhe Ministrat e tjer tė Qeverisė, gjat takimit qė patėm me njė grup oficerėsh tė lartė kosovar, urdhėruan formimin e Ministrisė sė Mbrojtjes dhe tė gjitha organeve tjera pėrkatėse. Kėshtu u caktova ushtrues detyre i Ministrit tė Mbrojtjes dhe Komandant i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Forcave tė Armatosura tė Kosovės...."

    fund citatit ; marr nė "Bota sot" 29 shtator 2004 faqe 16 !!

    Ja pra si dhe kurė ėshtė Formuar Ministria e Mbrojtjes fundi i marsit 1998 , ja kur ėshtė themelue FARK-u dhe Shtabi i tij i pėrgjithshėm !!

    Pas njė takimi nė Banhofe tė Europės !!! Pa vendim tė Qeverisė, pa numėr protokoli !!! thjesht prej Banhofeve janė emrue Ministra dhe Komandanta ... pa lejne dhe pa nėnshkrimin edhe tė Bujar Bukoshit !!!

    Ja konstatimet e Dr. Drazhen Jerkovic, epror i luftės nė Qeverinė e Kroacisė pėr Gospiē dhe shef i Shtabit tė krizės nga viti 1991 deri 1993 :

    1.) „Ahmet Kraniqi nuk ka shėrbyer kurrė nė Armatėn Kroate.“

    2.) „Ahmet Krasniqi nė verė tė viti 1981, ishte transferuar nga kazerma ‘’Marshall Tita’’ e Zagrebit nė Gospiē.“

    3.) „Kėtu edhe e zė lufta e vitit 1991, nė cilėsin e komandantit tė kazermės ‘’Kanjizha’’ ku ishte edhe stokimi i armatimit mė tė madh nė kėtė regjion tė Kroacisė. „

    4.) „ Deri nė shtator tė vitit 1991 ėshtė e vėrtetė se e ka ruajtur armatimin nė kazermė tė APJ.“

    5.) „ Nė mbarim tė vitit 1991 Ahmet Krasniqi ishte nė uniformė tė APJ-ės nė frontin kroat... „

    6.) „-Nė janar tė vitit 1992. Disa njerėz qė pėr detyrė kishin pėrcjelljen e mediave tė jashtme e kishin parė Ahmet Krasniqin nė televizionin e Beogradit. Mbante veshur uniformėn e APJ dhe udhėhiqte trupat qė sulmonin Osjekun. „

    7.) “Nė shtator tė vitit 1992, cingėrroi telefoni. Ishte Ahmet Krasniqi. Mė telefononte nga Vjena. M’u lut qė t’i rregulloja tre pasaporta, pėr gruan dhe dy fėmijėt (Teutėn dhe Florentin v.j.).”

    8.) “Nė shtator tė vitit 1992 mė lajmėruan se kishin burgosur njė oficer tė ish-APJ, i cili thirrej nė mua dhe quhej Ahmet Krasniqi. Mė pyetėn se a do tė dėshmoja pėr te. Vendosa pa u hamendur, edhe pse pakėz hezitova, ngse nuk dija si ta spjegoja paraqitjen e tij nė TV Beograd, me uniformė tė APJ, nė frontin kroat.”

    9.) “Nuk kam mundur ta kuptojė se si ka guxuar tė dezertojė me uniformė tė APJ dhe si e ka kaluar me familje kufirin serbo-maqedon, si ka shkuar nė Austri pėr t’u kthyer nė Kroaci, pastaj nė Gospiē te disa miq, ku edhe e kishin burgosur. “

    10.) ”-Kemi dėshmuar nė Gjyqin Ushtarak tė Karllovcit : Anton Vlajniqi, ish-komandanti MT pėr Gospiē, Ante Kariqi, pėrfaqėsues lufte i Qeverisė sė R. Kroacisė pėr Likė dhe unė. Mendoj se ka dėshmuar edhe anėtari i shtabit tė krizės pėr Likė, Tihomir Oreshkoviqi dhe vėllau i tij Ivica.

    11.) “Nė vitin 1993 Ahmet Krasniqi ėshtė dėnuar me 2 vjet burg nė Gjyqin Ushtarak tė Karllovcit tė Kroacisė.”

    12.) “Prej 1994 deri 1997 Ahmet Krasniqi ka kaluar nė mjerim tė thellė si rojtar i trgut tė specave dhe bananeve nė Rovinj tė Kroacisė.”

    13.) “Ahmet Krasniqi mė tregoi se pas daljes nga burgu kishte jetuar vėshtirė, se ka vuajtur nga uria dhe nė Zagreb, pas daljes nga burgu, nga uria i kishte rėnė tė fiktė nė rrugė, se kishte punuar nė gurėthyes, por duke iu falėnderuar miqve shqiptarė ishte gjindur dhe po shiste perime nė treg.”



    Kėshtu tregon nė gazetėn “Globus” tė Zagrebit Dr. Drazhen Jerkovic, epror i luftės nė Qeverinė e Kroacisė pėr Gospiē dhe shef i Shtabit tė krizės nga viti 1991 deri 1993 njohėsi mė i mirė i veprimtarisė sė Nėnkolonel Ahemt Krasniqit nė Kroaci !!



    ----------------------------------------------------------------------------------------------
    Llapi
    Pra kujt ti besohet ne ate kohe me 15 dhjetor 1997 as qe ka pas lidhje Ahmet Krasniqi i ndjer me Bukoshin as me kurfar ministrie te mbrojtjes sipas mendimit tim ky Lesi koka nji genjeshtar i keq!!!
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #59
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-12-2003
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    3
    Citim Postuar mė parė nga manoklla
    Tosi ka nje kusur zullumesh ndaj duhe te iki nga pushteti e ti lere vend Edi Rames qe eshte nje qind here me i pergatitur e me i pergjegjshem si politikan vizionar. Po une habitem si mund te mbrohet publikisht N. Lesi qe eshte nje funderrine publike qe flet ne parlamet me gjuhen e nje rrugaci kur flet per 'arkivole'. E mbyti fshataresia koperativiste Shqiperine.

    Nejse, ne shqiperi cudia me e madhe zgjat jo tre por 2 dite.
    Une nuk e njoh Lesin, por doren ne zemer, ky Mirditor ja beri Sales 8:2, dhe duket se do ja beje edhe Nonosit 9:1. Prandaj, mundesh ta quajsh si te duash por filloj gazeten e pare te pamvarur, dhe vazhdon te beje tym dhe mjegull ne vendin e shqipeve. Mos harro se Nikolla e kupton se ka pune me nje rrugac dhe vazal te interesave greko-antishqiptare qe kundershtaret i zhduk fizikisht. Por Nikoja duket se eshte "i sames". U takue me ambasadat e huaja dhe i the Tos-Grekosit se po me shkoj kryet mua beje gati arkivlin dhe vorrin ne Selanik............
    Larg nga atedheu, por me zemer e mend jam atje

Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456

Tema tė Ngjashme

  1. 6 dhjetor - Shėn Nikolla i Mirės sė Likisė
    Nga Manulaki nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 07-12-2024, 02:55
  2. Pėrgjigje: 200
    Postimi i Fundit: 27-11-2013, 16:19
  3. Shen Nikolla, apo Santa Klaus, apo Plaku i vitit te ri
    Nga Seminarist nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-12-2012, 11:53
  4. Masakra e regjistrimit komunist nė ushtrinė shqiptare
    Nga Eni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 17-02-2010, 14:31
  5. Gjilani
    Nga cod3r nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 10-05-2009, 13:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •