Close
Faqja 5 prej 6 FillimFillim ... 3456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 59
  1. #41
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Rezo,jo vetem ke te drejte,po tani as te vjen te deshperohesh e vihesh ne mendime me keto qe lexojme e na shohin syte.
    festja e ketij populli iu vu sic e meritonte nga Baca i Gjirokastres,dhe po i vihet sic e meriton nga kompani e Nanos.
    Kemi pasur vallaj nostalgji te madhe per bunkeret,per Spacet dhe Burrelet.Per nderimet me grusht.Per netet pa drita,e pa uje,nostalgji per te peshperitur ato vargjet e medha te Nolit
    Anes drites,i pa pare
    Prane lumit i pa lare
    Lakuriq e i brengosur
    .............................
    Dhe fatkeqsisht,ata qe mallkuan c'do gje,Perendimin,miqte e tyre lindore,por edhe per vite me radhe edhe vete Zotin,na bene sot te marrim rruget neper bote,dhe nje popull 3-milonsh eshte shperndare si zogjt e Korbit.
    Dhe Nanot e kuq defrejne dhe luajne poker mbi kurriz te atdheut.
    Mjere kush?
    Mjere te verbuarit qe akoma po i thurin lavde!
    Mjere ata qe duan po nuk e shporrin dot!
    Mjere te gjithe ata qe enderrojne nje dite te kthehen ne atdhe!
    MJERE TE GJITHE NE.................
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  2. #42
    hallall Lesit !!

    Ka marr vertet nje pergjegjesi te madhe , qe masakroi publikisht krimet e organizuar nga politikanet shqiptar. Per mua ky eshte nje guzim i madh , qe nuk ka arrit deri me sot njeri te masakroj publikisht me fakte krimet e politikaneve .

    deshiroj mos ti ndodhi gje e keqe nga mafiozet e Nanos . Dihet se po i ndodhi gje , ketu ka gisht vetem Fatos Nano

    Ja pra ky eshte Fatos Nano per te cilin ka votuar populli yne .....

    Nano nuk meriton as komshi ta kesh e jo me nje kryeminister qe te perfaqsoj nje shtet me ate fjalor banal ...

    le te presim se cfare do nxjerrin hetimet , ne se jane hetime pa allish _verishe .

    Te shpresojm tek drejtesia Shqiptare , se sa e drejte do te jete ..
    Pėrmbi za, qė lėshon bylbyli,
    Gjuha shqipe m'shungullon,

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ......koha jone

    PO PASTAJ CFARE?

    Nga Mesila Doda

    U duk si nje rrufe ne qiell te paster deklarimi i Nikolle Lesit lidhur me aferat korruptive e kriminale te Kryeministrit tone. Askujt nuk i genjente mendja se burri qe drejtonte shtetin tone ishte shenjt, por akuzat me laps e leter, me kasete e me pergjime agjenturash, te leshuara per me teper nga vendi qe quhet Parlament, tingelluan si nje termet ne rehatine e pashallekut kryeministror.

    Po cili qe reagimi i kryeministrit tone??? Pa kaluar shume ore nga pergjimi i nje bisede, te denje per dy gangstere lagjesh, zedhenesi i Kryeministrit del duke u perpjekur te shfajsohet me ngaterrime datash, dhe si gjithmone nuk pranoi as hetim parlamentar e asgje tjeter qe do jepte ndonje arme ne dore te opozites, por kercenoi me dhembet e rena te organit te akuzes.

    Reagimi i pare i cdo burri normal shteti do kish qene nje largim qofte dhe i perkohshem nga pozicioni i tij per te sqaruar akuzat e bera, por kjo do ish e tepert pasi Nano burr shteti nuk ka qene kurre. Kryeministri yne u akuzua per vrases ordiner"rasti i Shkallnurit), per trafikant armesh, per komplotist vrasjesh ne rrjetin e ketij trafiku"Azemi dhe Ahmet Krasniqi), shkurt Kryeministri i shtetit tim ka po aq akuza sa cdo kriminel i shumkerkuar brenda dhe jashte kufijve shteteror.

    Po cka bere deri me sot prokuroria? Per vrasjen e Shkallnurit prokuroria ka deklaruar mbylljen e ceshtjes, ndera per historine e rrezikshme te armeve, te implikimit te Azemit e Ahmet Krasniqit kemi degjuar te flitet neper dhembe tash sa vjet po perseri kjo prokurori nuk ka gjetur kokrren e proves. Shkurt, gjerat te cilat u thane nuk se na skandalizuan, te gjithe e dime qe brenda xhepave te tyre ka asa te piste e te ndyre. Ajo qe ish e re nga pikpamja formale eshte fakti qe nje deputet i Parlamentit Shqiptar guxon dhe tregon faktet e krimeve, ndersa Prokuroria i ka mbyllur te dyja syte duke u vetdenoncuar dhe njehere si organ i perdorur, frikacak dhe nje me klanet qeverisese te gangstereve.

    Me plot gjasa prokuroria nuk do e rihape me vrasjen e Shkallnurit, nuk do kerkoje as masa ndaj prokurorit qe e ka ndjekur kete ceshtje. Prokuroria nuk do kerkoje heqjen e imunitetit ndaj Abdiut apo Nanos sepse nuk do e konsideroje prove te mjaftueshme apo ligjore kaseten e rregjistruar te bisedes se dy kokave te shtetit shqiptar. E gjithe ngjarja e djeshme ka te gjitha gjasat te perfundoje ne nje ngjarje gazetash per te cilat do flitet dy dite dhe te treten do harrohet, sic thonin dhe bashkebiseduesit. Opinioni shqiptar, i mesuar me skandale te tilla, do e harroje ngjarjen pas ca ditesh, ndersa Nano i cili nuk harron, do vazhdoje t'ja mbaje ne xhep denoncuesit. Shkurt, diktaturat e gangsterve nuk kane aspak me shume se kaq. Nga njera ane kane ne dore pushtetin politik "ose me sakte deputetet e tredhur te Parlamentit) dhe nga ana tjeter kane ne dore drejtesine, te ndershmin Sollaku i cili e ka kthyer institucionin qe drejton nga organ akuze ne zyre adresash.


    ------

  4. #44
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046

    Fjalimi i plote i deputetit Lesi, perpara Kuvendit te Shqiperise.

    I nderuar zoti kryetar !
    Tė nderuar kolegė deputetė !
    E nderuar familje kryeministrore !


    Jam sonte kėtu para jush me kerkesėn e Gjykatės sė Lartė pėr tė dhėnė shpjegimet e mia nė lidhje me padinė e familjes kryeministrore.
    Fillimisht me lejoni qė tė sjell nė vėmendjen tuaj por dhe tė gjithė atyre qė na ndjekin nė kėtė transmetim tė drejtėpėrdrejt televiziv njė zhvillim tė shkurtėr tė marrėdhėnieve 13 vjecare tė medias "Koha Jonė" dhe tė z. Fatos Nano, tė cilat shumėherė kanė qenė miqėsore dhe disa herė konfliktuale:

    11 Maj 1991: Koha Jonė del si gazeta e parė e pavarur nė Shqipėri
    Mars 91 mars 92 Koha Jonė pėrkrah ardhjen e PD sė nė pushtet, ndonėse atėkohė ishte gazetė rajonale. Me 30 janar 1993 u bė gazetė kombetare.

    Mars 92 korrik 1993 gazeta fillon kritikat ndaj qeverisė sė demokratėve.

    Korrik '93 e nė vazhdim qė nga momenti kur u arrestua kryetari i Partisė Socialiste z. Nano media ime kaloi hapur nė mbrojtje tė kryetarit tė burgosur tė socialistėve. Pushteti filloi ndeshkimin ndaj medias time. Koha Jonė u bė streha mediatike e tė gjithė opozitarėve tė asaj kohe.

    Korrik 1996. Kryetari Nano qė nga burgu filloi levizjen pėr ndryshimin e kupolės sė partisė Socialiste pasi i quajti njė pjesė prej tyre si spiunė tė Berishės . Gazeta "Zeri i Popullit" nuk i botonte asnjė letėr apo shkrim kryetarit tė saj zotit Nano, pasi sipas njėrit prej drejtuesve tė asaj kohe nė PS, qė sonte ndodhet afėr tij , kryetari "kishte rrjedhur dhe nuk kuptonte se c'po ndodh jashtė qelisė sė tij" . Letrat dhe intervistat e kryetarit tė PS sė nė Mocionin pėr Ndryshim u botua vetėm nė gazetėn "Koha Jonė".

    2 mars 1997; redaksia e gazetės "Koha Jonė" digjet krejtėsisht. Pėr 63 ditė gazeta nuk doli nė treg.

    Shtator 1997: Gazeta "Koha Jonė" uron zotin Nano pėr detyrėn e kryeministrit, duke i kujtuar se tashmė do tė jemi miq kundėrshtarė.

    21 Tetor 1997: Koha Jonė boton, pas 6 vitėve miqėsi, tė parin shkrim kritik ndaj kryeministrit Nano. Njė ditė mė vonė kryeministri nė takimin e forumit Eurosocialist tė Tiranės mė sulmon egersisht mua si botues.

    22 Nentor 1997: Kryeministri sulmon pėrs`ri "Koha Jonė" pas njė shkrimi kritik pėr doganat. Nano citon publikisht:" Unė e bėra deputet Lesin. Ėshtė faji im qė e solla nė parlament".
    Por unė si botues e kundėrshtova, gjithashtu publikisht , qė nėse ishte pėr shpėrblim atėhere gazeta Koha Jonė meritonte 20 deputetė nga rradhėt e gazetarėve tė saj pėr kontributin qė dha pėr daljen e zotit Nano nga burgu. Pra mė ka borxh edhe 19 deputetė !

    Shtator 1998: Kryeministri Nano, pas djegies sė kryeministrisė, ia mbath nė Maqedoni i veshur si fshatar tirane. Koha Jonė e quan gjest frikacaku braktisjen e detyrės nga kryeministri.

    Shkurt 1999: Zoti Nano jep dorėheqjen nga posti i kryetarit tė PS sė. E braktisin tė gjithė. Donin ti merrnin edhe partinė. Shumica e ministrave qė ka tani pėrkrah nuk i hapnin as telefonin.

    Janar 99 Tetor 99 media Koha Jonė qe pėrbėhej nga gazeta "Koha Jonė", radio dhe TV KOHA e pėrkrahin hapur zotin Nano kundėr kryeministrit tė asaj kohe z.Pandeli Majko. Nė faqe tė parė botoheshin pėrditė fjalėt e Nanos dhe kishte komente pro tij, pasi mendonim se kishte tė drejtė.

    Shtator dhjetor 2001. Media Koha Jonė ishte solidare me idetė progresive tė zotit Nano nė Levizjen pėr Katarsis, por qė nė fund na pėrdori tė gjithėve pėr interesat e tij personale.
    Qershor 2002; Koha Jonė kundėrshton hapur zgjedhjen e Nanos pėr President i Republikės, pasi opozita do tė destabilizonte gjithė vendin, pas zgjedhjeve tė kontenstuara tė qershor 2001.

    13 Dhjetor 2002; gazeta Koha Jonė rrethohet me policė tatimore, tė rendit dhe tė policisė elektrike pas njė shkrimi tepėr kritik ndaj zotit Nano. Pėr 18 ditė me rradhė nė zyrat e gazetės shikoje vetėm gazetarė dhe policė tė tatimėve tė Tiranės , tė pėrforcuar nga drejtoria e pėrgjithme e Tatimeve tė Republikės. Nė fund me datė 31 dhjetor, kontrolli shtetror nuk nxori asnjė shkelje. U larguan.

    19 Shkurt 2003. Koha Jonė boton njė tjetėr dokument komprementues pėr kryeministrin. Tė nesėrmen ushtria e kontrollorėve shtetrorė bllokuan KOHA JONĖ. Reagon Keshilli i Europės me njė deklaratė pėr presionet e kryeministrit ndaj medias .

    19 Qershor 2003: Koha Jonė boton njė shkrim mbi hakmarrjen e familjes Nano e cila pushoi nga puna, padrejtėsisht, gruan e zotit Fatos Klosi, ish kryetar i SHIK. Koha Jonė bėri njė analizė ku thoshte se kjo bėhej pasi zoti Klosi kishte hedhur hije dyshimi mbi tė kaluarėn agjenturore tė gruas sė dytė tė kryeministrit.

    Shtator 2003. Koha Jonė hap dosjen e vrasjes se Shkallnuerit nė Durrės ku akuzohej Fatos Nano. Kryeministri acarohet. Tatimorėt hyjnė prapė pėr kontroll nė shenjė presioni nė Koha Jonė.

    4 Tetor 2003: Kryeministri Nano mė propozon me anė tė dy ministrave tė tij qė janė sonte nė podiumin e parlamentit qė tė firmos njė akt Marreveshje me tė personalisht ku si kusht ai kishte qė gazeta ime tė mos sulmonte atė deri nė kongresin e Partisė Socialiste si dhe tė mos shkruante pėr bizneset e gruas sė tij. Si kompensim unė bėhesha ministėr nė kabinetin e tij. Kėtė propozim ma bėnė edhe dy keshilltarė tė kryeministrit, tė dėrguara nga zoti Nano.

    9 Janar 2004. Ndodh tragjedia e Karaburunit. Kryeministri rrinte nė pishinat e Stambollit, ndėrkohė qė nė Vlorė ishin mbytur 21 jetė njėrėzish. Gramoz Ruēi i lutej nė telefon kryeministrit qė tė vinte urgjent nė Vlorė , por zoti Nano rregullonte edhe lekurėn e fytyrės nė klinikat e Stambollit. Koha Jonė beri kritika tė forta pėr kryeministrin qė as nuk erdhi pėr tre dit _or as nuk iu shkoi familjarėve pėr ngushėllim.

    Mars 2004. Koha Jonė arrin tė marrė njė dokument nga kryeministria dhe publikon vendimin e qeverisė ku kryeministri firmos pėr tė shpėrblyer veten e tij me pesė paga mujore, vendim i cili ishte marrė me datė 14 janar 2004.

    Prill 2004; Koha Jonė boton shkrimin se nė ē'menyrė i justifikon gruaja e kryeministrit gjithė ato para qė fiton dhe konkretisht shumėn prej 256 milionė lekė fitim vetėm pėr vitin 2003 nė shoqėrinė Joy Travel nė linjėn e autobuzave qė kishte vetėm 7 muaj punė me licensė.
    14 Maj 2004. Vjen finalizimi: Fatos Nano dhe Xhoana Nano bėjnė tre padi kundėr meje. Njė padi civile dhe dy penale.


    Tė nderuar deputetė !

    Vendimi i Gjykates se Lartė per kerkesen per heqjen e imunitetit tim ėshtė marrė kryekėput nėn urdhėrat e Nanos pasi nė gazetėn Koha Jonė e nė shkrimet e mija nuk gjendet asnje rrjesht qe mund te provokoje ndeshkim penal. Shkrimet nga niset akuza dhe Gjykata e Lartė janė vetėm opinione bazuar nė faktet e publikuara nga mediat e tjera. Nuk ka gjykatė nė botė apo parlament qė njeh nocionin mė elementar tė njė demokracie qė mund tė dėnojė pėr dhėnien e njė opinioni. Shkrimet e mija apo tė gazetės time janė sa njė e njėmijta e atyre qė kanė shkruar me parė dhe mė pas analistėt e mirėnjohur Mustafa Nano nė gazetėn "Shekulli" dhe Andi Bushati nė revistėn Klan pėr Xhoana Nanon.

    Nėse nisemi nga kjo logjikė kryeministrore atėhere zoti Mustafa Nano dhe Andi Bushati duhej tė ishin arrestuar 5 herė pėr ato ckanė shkruar e dokumentuar pėr familjen kryeministrore. Gazeta "Koha Jone " dhe une personalisht nuk kemi bere as me shume e as me pak vecse kemi patur guximin qe te pasqyrojme ne gazete dokumenta komprementuese pėr kryeministrin. Kėshtu , njėri prej shkrimėve ėshtė bazuar nė deklaratėn e ish kreut tė Shėrbimit Sekret shqiptar zotit Fatos Klosi i cili nė emisionin e gazetares Rudina Xhunga ka hedhur akuzėn pėr implikimin e gruas sė kryeministrit Nano tė pėrzier nė shėrbimet greke. Si tė mos mjaftonte akuza e Klosit vetė kryeministri ka bėrė gabimin fatal , pasi me datė 11 Tetor 2002 i ka kėrkuar sherbimit sekret dosjen e gruas sė tij. Atėhere pyetje ime publike ėshtė se pėrse zoti Nano ka kėrkuar dosjen e gruas sė tij? Ka dyshuar apo ka dashur tė pastrojė dosjen nė Sherbimin Sekret Shqiptar? Mė thoni se cili kryeministėr shqiptar apo President e ka bėrė njė gjė tė tillė? Kur nuk ke pėrse dhe nėse je i pastėr atėhere ē'tė shtyn tė kėrkosh dosjen!? Pra kemi pėrpara njė akuzė tė Fatos Klosit dhe njė shkresė tė kryeministrit pėr Xhoana Nanon qė indirekt konfirmon akuzėn e tė parit. Ndėrsa media ime , si cdo media tjetėr, ka bėrė analizėn e akuzave dhe faktėve. E kush mund tė guxojė tė dėnojė njė gazetar apo botues vetem e vetėm se ka shkruar njė opinion? Ēfarė nuk i shkruan dhe i transmetuan ish presidentit amerikan Bill Klinton me skandalin e Monika Levinskit , por asnjė gazetar nuk u dėnua apo ndaj tė cilit pati padi civile apo penale.


    Meqė jemi tek kjo pikė unė dua tė pyes kryeministrin tim qė drejton edhe sherbimin sekret nese ka ndonje lidhje greku Jorgo Jorgopullos me familjen Nano dhe cfarė pune bėn ky person nė Greqi? Cfarė kam kėrkuar nga zoti Nano?

    Vetėm transparencė pėr bizneset e tija dhe mirėadministrim tė pushtetit. Kam kritikuar mėnyrėn se si pėrdor mazhorancėn, brenda sė cilės ka plot deputetė me dinjitet dhe qė mund ta drejtojnė vendin mė me shpirt dhe aftėsi profesionale. Liria e fjalės,kjo ėshtė e drejta mė elementare qė me jep Kushtetuta si qytetar dhe njeri I medias. Duke qenė edhe deputet obligimi im ėshtė i dhjetėfishuar, pasi dua qė vendi im tė zhvillohet e tė integrohet sa mė shpejt nė Europė. Dua qė shqiptarėt tė hyjnė lirshėm, pa viza, nė Europė. C'kanė me tepėr bullgarėt se sa ne tė cilėve Europa iu ka hequr rregjimin e vizave? Asgjė, bile janė gjeografikisht me larg Italisė se sa ne . Por kanė njė klasė politike qė pėrbashkohet pėr interesat kombėtare dhe njė qeverisje eficente. Kėtė dua edhe unė nė kritikat e mija, qė ndonėse nganjėherė mund tė kenė nota tė egra kritike apo nė ndonjė rast fjala mund tė jetė keqlakuar, por mė lind e drejta tė pyesė kryeministrin tim: Cila ėshtė me rėndė pėr njė vend, pėr njė popull: Keqpėrdorimi i pushtetit dhe defrmimi i moralit qeverisės apo keqlakimi i fjalės nga media? Besoj se pėrgjigja dihet se nga anon.


    Tė nderuar deputetė !

    Kjo klimė e sulmit politik ndaj medias ka krijuar njė situatė aspak tė favorshme pėr tė gjithė median nė Shqipėri. Duke ndjekur e kopjuar kryeministrin Nano kanė vershuar dhjetra e dhjetra padi ndaj gazetave tė ndryshme. Vetėm pas bėrjes publike tė padive dhe tė sulmit tė zotit Nano ndaj medias Koha Jonė, ku fitoi 20 mijė dollarė nga gjykata e Tiranės, kanė vershuar qindra padi nga qytetarėt shqiptarė ndaj gazetave "Korrieri", "Tema'", "Gazeta 55", "Gazetės Shqiptare", "Zeri i Popullit", "Albania", gazetės "RD", revistės "Klan", gazetės "Shekulli", "Panorama", "Sot", etj .,Tė gjithė nėn shembullin e kryeministrit nė ēdo padi tė tyre kėrkojnė nga 5 milionė deri nė 20 milionė leke gjobė. Pra tani ka filluar moda e padive kundėr gazetave qė tė fitojnė paratė qė nuk i kanė fituar tash 13 vite me punė. Kanė parė kryeministrin dhe duan ta kopjojnė, por ata harrojnė se Nano ėshtė vetėm njė kopje. Kopje tjetėr si Ai nuk ka pėr dallavere e pazare pėr vete! Nė kėtė drejtim ai mbetet i tmershėm nė pėrfeksion!


    Tė nderuar deputetė !

    Lufta ndaj meje ėshtė krejtėsisht hakmarrje politike dhe njė cmenduri e njė njeriu qė ka humbur pėr momentin logjikėn pėr tė mė ndalur mua nė denoncimin e ēdo gjėje tė keqe nė kėtė klasė politike qė po i merr shpirtin shqiptarėve. 13 vite konflikte, 13 vite sherrnajė, 13 vite qė na ka lenė 130 vite pas vendeve tė tjera.

    Pėrse reagon Nano ndaj meje? Reagon dhe don kokėn time pasi unė kam botuar vendimin e qeverisė ku shpėrblente veten e tij me pesė paga mujore pesė ditė pas tragjedisė sė 9 janarit tė kėtij viti, kam botuar fakte dhe kėrkuar nė parlament hetimin me anė tė komisioni hetimor parlamentar pėr akuzėn ndaj tij pėr aksidentin e Shkallnuerit, ku dyshohet se zoti Nano ka aksidentuar pėr vdekje njė qytetar dhe mė pas e hedhur nė kanal duke ikur nga vendi i ngarjes. Kjo ngjarje nga ana e prokurorisė nuk ėshtė zbardhur akoma. Kam publikuar se fakte pėr pallatin e tij qė na e paska blerė vetėm 35 mijė dollarė me njė sipėrfaqe 270 metra katror mu nė mes tė Tiranės, ndėrkohė qė kaq kushton njė shtėpi dy dhoma e njė guzhinė nė Laprakė. Gjithashtu inati i kryeministrit vjen si hakmarrje pasi unė i kam kėrkuar tė mė sqarojė publikisht se pėrse ka mashtruar nė deklaratėn e tij tė pasurisė pėr njė dhuratė pėr njė benz tė blinduar qė kushton mbi 200 mijė dollarė. Kam kėrkuar njė mirėqeverisje prej tij dhe konvertim tė pushtetit tė socialistėve nė shėrbim tė interesave familjare. Po tė isha nisur nga interesat personale sot mund tė isha ministėr kulture nė kabinetin e tij sic ma kanė ofruar keshilltarė dhe ministra tė tij tė dėrguar po prej tij. Nuk kam pranuar, pasi mes kolltukut tė ministrit kam zgjedhur atė tė deputetit gazetar. Nėse ju nuk keni harruar zoti Nano ka akuzuar me gojėn e tij plot ish ministra apo ministra qė ka sot nė kabinet pėr korrupsion dhe shkelje tė ligjit. Atėhere si ka mundėsi qė ky njeri nuk ka bėrė asnjė padi nė Prokurori pėr heqje imuniteti, por merret me deputet tė medias? Ai nuk harron pėr kritikat dhe dokumentat qė i kam publikuar atij. Ndaj don hakmarrje, duke na paraqitur njė kokė tė bukur gruaje para nesh.Por tė nderuar deputetė hakmarrja e Nanos ėshtė sa e ashpėr, aq dhe primitive. Ai e shtrin hakmarrjen e tij edhe nė familje ēka ėshtė e papranueshme dhe jashtė logjikės jo vetėm pėr njė shoqėri demokratike, por njė hakmarrje e tillė dėnohej dhe ng Kanuni i Lekė Dukagjinit. Rastet qė do tė tregoj janė tė shumta . Unė po iu pėrmend disa prej tyre: A nuk ishte Nano qė cfarė nuk i bėri Fatos Klosit, edhe nė burg donte ta fuste, vetėm e vetėm se hodhi hije dyshimi pėr tė kaluarėn agjenturore tė gruas sė tij. E paditi gjoja pėr njė tender 60 milion lekesh, ndėrkohė qė ministrat e tij vjedhin miliona e miliona dollarė nga tenderimet. I pushoi padrejtėsisht gruan e tij nga puna nė shenjė hakmarrje. A ishte kryeministri Nano qė pėr hir se deputeti Eduart Alushi kaloi me LSI i shkarkoi njėrėzit e afėrm nga puna? Apo nuk ėshtė zoti Nano qė i pushoi nga puna motrėn dhe tė afėrmit e deputetit Albert Ēaēi sapo ai e kritikoi? Natyrisht qė me urdhėr tė kryeministrit janė shkarkuar. Mua nuk mė la njeri me mbiemrin Lesi nė administratėn shtetrore. A e dini se cfarė nuk i bėri ish drejtorit tė Policisė sė Tiranės Pjerin Ndreu sapo ky i kapi drogė nė linjat e autobuzave tė gruas sė kryeministrit? E shkarkoi, e arrestoi .Tė nderuar deputetė me lejoni t'ju drejtoj disa pyetje :

    Si do tė ndjeheshit sejcili prej Jush nėse do t'iu largonin gruan nga puna shtetrore e fituar me konkurim vetėm se ministri thotė se " Kam urdhėr nga kryeministri Nano qė ta shkarkojė, pasi ėshtė gruaja e filan deputeti qė ka kritikuar zotin Nano?

    Si do tė reagonit sejcili prej Jush, tė nderuar deputetė, nėse gruan tuaj nė momentin qė hynė nė zyrėn shtetėrore shkojnė bodigardėt e ministrit dhe e nxjerrin pėrjashta ministrisė, pasi kanė urdhėr nga ministri? Si do tė ndjeheshit Ju nėse iks ministėr vjen dhe iu thotė tėrė frikė se " Nuk kam se cfarė tė bėjė, por gruan tuaj do ta largojė nga puna shtetėrore, pasi nuk mund tė punoj nė administratėn e zotit Nano, ndėrkohė qė ju po kritikoni kryeministrin Nano? A do tju nxihej fytyra nga zemėrimi nėse vėllai I sejcilit prej jush shkarkohet me urdhėr tė kryeministrit, vetėm se ju keni kritikuar nė parlament apo nė media kryeministrin? A do tju mbante vendi sejcilin prej jush nėse kryeministri do tė urdhėronte shkarkimin dhe pėrjashtimin nga administrata shtetrore tė cdo njeriu qė mban mbiemrin Tuaj?

    A mendoni se dhe tė afermit tanė kanė dinjitetin dhe personalitetin e tyre ,por qė pėr kryeministrin tonė janė vetem shenja nė letėr tė cilėt mund ti heqė e ti zhdukė kur tė dojė?

    Nesėr do tė jetė radha juaj, e njerėzve tuaj, sepse ky njeri njeh vetem dy principe : nėnshtrimin ose hakmarrjen. Kryeministri ynė sa harxhon gjithė kėtė energji dhe kohė tė mazhorancės pėr ceshtjen time ai fare mirė mund ti kushtohej punės pėr tė ndryshuar ato gjėra qė ia kėrkon elektorati, si qeverisjen, luftėn ndaj krimit, etj si dhe vetlargimin pėr ti hapur udhė emrave tė tjerė nga PS qė kanė kredibilitet e pėr tė bėrė njė qeveri qė edhe nėse nuk e don politikisht e voton pėr hir tė emrave me personalitet.


    Tė nderuar deputetė !

    Ka deputetė qė kanė tash sa vite nuk e kanė takuar Nanon, por qė tani i ka thirrur nė vilen qeveritare, pėr votėn e sotme. Kėto ditė kryeministri ėshtė bėrė dashamirės me tė gjithė deputetėt, pasi i duhet vota. I therret nė vilė, i pyet edhe pėr kushėrinjtė e pestė dhe iu qan hallet. Sapo tė mbaroj punė sonte sic do zoti kryeministėr atėhere as nuk ka pėr ti takuar mė. Kryeministri e ka pėr zakon qė tė pėrdorė dhe tė hedh.

    Tė nderuar kolegė !

    Unė kėtu nuk jam i akuzuari apo mėshirėkėrkuesi ! Unė jam kėtu, pa pranga apo me pranga nesėr nė mengjez, pasi Prokuroria po pret pas deres , qė tė denoncoj dhe ti kujtoj sqiptarėve se kush ėshtė tashmė pushteti personal i Fatos Nanos. Ky nuk ėshtė pushteti i tė majtėve shqiptarė. Ky ėshtė pushteti i bizneseve personale tė Fatos dhe Xhoana Nanos. Pra dua t'i them mazhorancės se mė kėtė njeri po i humbni tė gjitha shanset, ndonėse sic thashė edhe mė sipėr brenda mazhorancės ka plot emra qė ia vlen tė pėrkulesh nė shenjė respekti. Unė jam kėtu pėr t'iu kujtuar ndonjerit apo gruppakicės nano xhoiste se nėse dikur e kemi mbeshtetur, qofte dhe nė Levizjen e tij Katarsiste, ai na ka tradhtuar. Ai shkeli cdo parim moral .Ai ėshtė mosmirėnjohės ndaj jush. Ai nuk e ka pėr gjė qė pėr hir tė ambicjeve tė njė dhendėrri tė ri dhe pazareve fitimprurėse personale tė shkelė cdo ligj, tė hedhė kėdo e cilindo nė hendek, pasi tė ketė mbaruar punė. Fatos Nano ėshtė mosmirėnjėsi mė i madh nė klasėn aktuale politike . Cfarė nuk tha pėr Gramoz Rucin , Ilir Metėn, Namik Doklen, Pandeli Majkon, dhe plotė politikanė nė PS. Fjalori i tij, sic do ta dėgjoni nė njė dokument sekret tė cilin do t'ua nxjerr pak mė vonė ėshtė jashtėzakonisht i ulėt pėr njė deputet e jo mė pėr njė kryeministėr. Me kėtė dokument qė unė do tė paraqes ai duhet tė jap dorėheqjen, nėse i ka mbetur dicka nga Fatosi i vitėve '93 '97. Nėse ka njeri qė cfarė nuk ka thėnė pėr anėtarėt e kryesisė sė PS dhe prapė, kur ia don halli iu bėn lajka, ky ėshtė vetėm Fatos Nano.

    Fatos Nano me mėnyrėn se si e shikon pushtetin nė shėrbim tė pazareve tė tija personale e familjare ėshtė bėrė rrezik jo vetėm pėr PS nė , por pėr krejt shoqėrinė . Janė shumė fakte qė tregojnė karakterin e tij negativ qeverisės, porse unė po iu lexoj njė dokument i cili mė ra nė dorė dhe ku tregohet pėr njė bisedė tė kryeministrit Nano dhe deputetit Fehmi Abdiu. Ndaj pėr kėtė dokument dhe aksidentin e Shkallnuerit, ku zoti Nano akuzohet pėr vdekjen e njė personi dhe fshehjen e krimit, do tė kėrkoj komision hetimor parlamentar. Po ju lexoj dukumentin qė ju premtova.

    Tė nderuar kolegė deputetė !

    Pėrfundimisht e dorėzoj vullnetarisht imunitetin tim si deputet vetėm me njė kusht:

    Zoti Nano dhe unė ta dorėzojmė tani para jush, tė firmosim nė prani tė kryetarit tė Kuvendit. Zoti Nano ta dorėzoj imunitetin pėr akuzat qė i janė bėrė pėr aksidentin e Shkallnuerit, pėr trafikun e armėve nė gjashtėmujorin e parė tė vitit 1998, pėr vendimin e qeverisė sė 14 janarit ku shpėrblen veten e tij, pėr pallatin nė qendėr tė Tiranės qė ka mashtruar me cmimin, pėr tjetėrsimin e pasurisė nga ai tek Xhoana Nano duke shfrytėzuar pushtetin ekzekutiv mbi doganat, pėr akuzat e Brukselit si njė kryeministėr i pėrzier nė afera korruptive , pėr mashtrimet qė ka bėrė me deklaratėn e pasurisė pėr Benzin e blinduar, etj kurse unė pėr akuzėn e gruas sė Nanos .

    Gjithashtu do tė dorezoja mandatin e deputetit me vullnetin tim tė lirė nėqofte se nė adresen time do tė kishte akuza pėr pjesmarje nė trafiqet e drogės , armėve apo kontrabandės, dukuri tė cilat kn qenė, janė e do tė jenė larg figures time pėrsa tė jem gjallė, sepse pėrvec se pėrfaqėsoj popullin qė mė ka zgjedhur kam edhe dy djem tė cilėt dua qė kur tė rriten tė jenė krenar pėr babain e tyre.

    Pas kėsaj ekspozeje shumė prej jush mund tė mendojnė se tashmė unė nuk rrezikoj vetem imunitetin , por rrezikoj edhe jeten time sepse hakmarrja e Nanos qė nuk njeh kufi. Do tė jetė shumė mė e egėr se tani. Megjithatė ,Ju kolegė deputetė keni nė dorė sonte jo fatin tim, jo jetėn time apo profesionin tim tė gazetarit. Ju keni nė dorė nderin dhe dinjitetin tuaj qė ėshtė njėkohėsisht edhe dinjiteti i Parlamentit. Edhe njėherė duke pėrfunduar duke ti kujtoj kryeministrit qė nėse mė ndodh gjė mua ose familjes time, sic dhe ai po pėrgatit i kujtoj se nė momentin qė ai urdhėron eleminimin tim fizik atėhere, po nė atė moment, tė porosisi arkivolin pėr kokėn e tij.

    Ju faleminderit !!!
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ffrok cupi si ska ber ndoj koment kto muajt e fundit per ceshtjen lesi..
    dikur nuk linte rast pa fol..

  6. #46
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    Faqja 2 - FAQE E PARE Nentor 10, 2004


    Deputeti: Dokumentin ta verifikojė komisionin hetimor, ora ėshtė e transkriptimit

    Lesi: Kam edhe njė tjetėr dokument pėr trafikun


    --------------------------------------------------------------------------------



    Nikollė Lesi, pas publikimit tė dokumentit, thotė se ende nuk ka marrė mbrojtje nga strukturat e shtetit, ndėrsa pohon se nė komisionin hetimor, do tė nxjerrė edhe njė tjetėr dokument tė rėndėsishėm.

    - Sa i sigurt jeni ju pėr origjinalitetin e dokumentit tė paraqitur nė Kuvend?
    - Dokumentin do ta verifikojė edhe komisioni hetimor qė do tė ngrihet pėr kėtė ēėshtje. Verifikimi i tij ėshtė atribut i organeve kompetente.
    - Po nė datėn e pėrmendur nė dokument, Nano nuk ka qenė nė Shqipėri dhe kjo bėhet e qartė edhe nė dokument...
    - Kjo ėshtė data e transkriptimit dhe jo e incizimit tė bisedės. Nė gjuhėn e ish-shefit tė SHISH Klosit, inēizimi dhe transkriptimi nuk bėhen nė tė njėjtėn kohė. Kjo ėshtė data e rregjistrimit nė SHIK tė pėrgjimit. Kjo ėshtė data kur ėshtė futur nė dokumentat zyrtare tė SHIK-ut. Nano kėrkon tė justifikohet. Pse nuk pėrgjigjet pėr trafikun e armėve dhe ligjin qė ėshtė ndryshuar nė Kuvend. Pse nuk e pėrgėnjeshtroi Shkallnuerin? Por unė garantoj se gjatė punės sė komisionit hetimor, me zotin Nano do tė tregohem shumė i paanshėm.

    - Ju servirėt njė dokument qė flet pėr trafik armėsh nga Shqipėria. Ndėrkohė qė vitet '97, '98, '99 kanė qenė shumė tė rėndėsishme pėr zgjidhjen e ēėshtjes kosovare. Mos ndoshta ky dokument ju ėshtė dhėnė pėr tė krijuar njė situatė destabiliteti nė vend dhe pėr tė treguar se qeveria (duke qenė kryeministri) ka lejuar trafikun e armėve, apo kanė bėrė trafik armėsh?
    - Pėrgėnjeshtrimi i zyrės sė kryeministrit Nano qė gjoja dokumenti qė unė servira nė Parlament nuk i shėrben ēėshtjes kombėtare dhe destabilizon vendin, ėshtė njė justifikim i trafikut tė bėrė. Ēėshtja e Kosovės ėshtė njė gjė krejt tjetėr dhe ēėshtja e trafikimit tė armėve nga krimi i organizuar ėshtė njė gjė tjetėr. Pjesa qė lidhet me ēėshtjen kombėtare ėshtė e drejtė. Ndėrsa ēėshtja e trafikut tė armėve, tregon se ėshtė bėrė nga biznese jo shtetėrore. Janė rrjete kriminale tė personave privatė. Kėtė dua tė hetoj unė.
    - Ngritja e komisionit hetimor do tė bėhet nė Kuvend...
    - Nėse PS nuk pranon ngritjen e kėtij komisioni tregon se ėshtė e implikuar. Por brenda mazhorancės ka plot elementė tė sinqertė tė cilėt janė korrektė, profesionistė tė cilėt mund tė bėjnė njė qeverisje tjetėr pa Nanon. Dhe me kėtė do tė detyrojnė edhe deputetė tė tjerė qė tė bashkėpunojnė. Sepse me kėtė kryeministėr qė akuzohet nga tė gjithė nuk bashkėpunohet.
    - Fatos Klosi mohon tė ketė dijeni pėr njė dokument tė tillė...
    - Unė nuk e di se ēfarė ka thėnė Klosi. Nuk jam shėrbėtor i zotit Klosi. Zoti Klosi e tė tjerėt do tė vijnė tė dėshmojnė nė Komision.

    - Sa i sigurt (si person) jeni pas publikimit tė kėtij dokumenti?
    - Realisht ky grup qė kryen trafiqet Shqipėri-Kosovė, Han i Hotit, Shėngjin, dhe pjesėrisht nga Durrėsi ėshtė njė grup qė kontrollon njė pjesė tė ekonomisė dhe politikės sė vendit. Ai ėshtė shumė i rrezikshėm. Unė nuk mund tė dal jashtė profesionit tė gazetarit, por do tė vazhdoj tė denoncoj dhe ndonėse jam i rrezikuar dhe kam kėrkuar mbrojtje ajo nuk mė ėshtė dhėnė deri nė kėto momente. Natyrisht duke qenė se unė kam statusin e deputetit, shteti ėshtė i detyruar tė mė mbrojė. Unė ripohoj nėse mė ndodh gjė mua apo familjes sime, gishti tregues do tė jetė mbi kokėn e Fatos Nanos.

    - Kush ambasadė e huaj jua ka dhėnė dokumentin dhe ku ekziston ai tjetėr?
    - Pėr momentin nuk mund tė pėrgjigjem pasi po pres edhe njė pėrgjigje zyrtare tė prokurorisė sė pėrgjithshme dhe gjatė punės sė komisionit do kontrollohet nė dosjet e prokurorisė e SHISH. Do tė thirren kryeprokurorėt Rakipi e Sollaku. Sipas informacioneve qė akoma nuk dua t'i bėj publike, ekziston edhe njė dokument tjetėr skandaloz lidhur me kėtė ēėshtje. Nė momentin e duhur, nė ditėn e duhur, ky dokument do tė bėhet publik me firmėn e njė zyrtari shumė tė lartė. Nė trafikun e armėve gjatė viteve '97- '98 ka patur shumė tė vrarė. Ata nuk janė vrarė pėr ēėshtjen kombėtare tė Kosovės, por nga lufta mes klaneve se kush merrte para nga armėt. Ky hetim do tė zgjasė 3 deri nė 7 muaj qė do tė thotė pak pėrpara zgjedhjeve parlamentare, por kjo nuk lidhet me zgjedhjet por me faktin se na duhet kohė.

    - A keni pasur sot takime me trupin diplomatik?
    - Takime kam pasur me shumė ambasadorė. Natyrisht takimet janė konfidenciale. Dua tė them se janė tė gjithė ambasadorė perėndimorė dhe nuk ka asnjė ambasadė lindore. Besoj se nė momentin e duhur do tė ketė qėndrime nga BE pėr shumė ēėshtje tė krimit nė Shqipėri.


    Dyshimi mbi orėn e regjistrimit

    Si nė dokumentin sekret tė lexuar nga Lesi nė kuvend, ashtu edhe nė faksimiljet e botuara dje nė gazetėn "Tema", vihet re se biseda mes Nanos dhe Abdiut ėshtė regjistruar nė datėn 15 dhjetor 1997. Datė kjo, nė tė cilėn kryeministri Nano ndodhej nė Londėr pėr njė vizitė zyrtare. Deputeti Lesi e ka justifikuar gjithēka me njė procedurė normale tė SHISH, sipas tė cilės mbi dokument ėshtė vendosur data e transkriptimit tė bisedės dhe jo e regjistrimit tė saj nė hotel Rogner. Por njė pikė e dyshimtė mbetet fakti qė nė dokument ėshtė shėnuar edhe orari i nisjes sė regjistrimit nė 17.40 dhe i pėrfundimit nė 18.05. Me njė logjike tė thjeshtė, nė njė dokument zyrtar nuk vendoset kohėzgjatja qė i duhet nėpunėsit tė transkriptimit pėr tė zbardhur bisedėn e regjistruar.


    Lesi mbledh vota pėr Komision Hetimor

    Pas hedhjes poshtė nga Kuvendi, tė kėrkesės pėr heqjen e imunitetit tė deputetit Nikollė Lesi, ky i fundit ka nisur tė mbledhė firmat e deputetėve, pėr tė ngritur njė Komision Hetimor Parlamentar. Ky Komision do tė hetojė nė lidhje me faktet e publikuara sė fundi nė Parlament nga deputeti Lesi, pėr kryeministrin Nano. Ndėrkohė, sekretari i Marrėdhėnieve Juridike tė Partisė Demokratike, Ilir Rusmaili deklaroi se deputetėt e PD-sė, do ta mbėshtesin kėrkesėn e deputetit Lesi.

  7. #47
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    Faqja 3 - FAQE E PARE Nentor 10, 2004


    Zyra e shtypit hedh poshtė pėrgjimin nė hotel "Rogner". Edhe "Koha Jonė" shkruante pėr vizitėn

    Nano: Nė 15 dhjetor isha nė Londėr
    "Kryeministri nė atė orė po takonte Robin Kuk"


    --------------------------------------------------------------------------------

    a.k.
    m.v

    Pak orė pasi Nikollė Lesi lexoi nė Kuvend njė dokument pėr tė cilin tha se ishte zbardhje e bisedės sė pėrgjuar mes Nanos e Fehmi Abdiut, zyra e Kryeministrit ka gjetur njė alibi tė fortė. Nėpėrmjet zėdhėnėsit Aldrin Dalipi janė dhėnė fakte se Nano mė 15 dhjetor tė vitit 1997 nuk ka qenė nė barin "Rogner", por nė Londėr pėr njė vizitė zyrtare. "Ja ku janė edhe gazetat e asaj kohe", tha dje Dalipi, duke lexuar me radhė titujt e tyre, ku pasqyrohej vizita dhe takimet e Kryeministrit nė kryeqytetin britanik.

    LAJMI

    Por ka edhe njė reagim nga ambasada shqiptare nė Londėr. I pyetur nga Gazeta Shqiptare, ambasadori shqiptar nė Britaninė e Madhe tha: "Nė mėnyrė prerė deklaroj se kryeminstri Nano ka zhvilluar nė Londėr njė vizitė zyrtare nė krye tė njė delegacioni zyrtar mė 14 dhjetor deri mė 17 dhjetor tė vitit 1997". Sipas ambasadorit Robo, kryeministri Nano nė kėtė vizitė treditore nė Angli ka qenė i shoqėruar nga ministri i atėhershėm i Ekonomisė, Ylli Bufi. Ata kanė qėndruar nė Grosvenor House, rezidencė e cila pėrdoret pėr shėrbimet e saj nga qeveria britanike. Po ashtu, ambasadori Robo gjatė prononcimit tė tij, ka pėrmendur edhe takimin e Nanos me ish-sekretarin e Jashtėm tė Shtetit, Robin Kuk.

    Faktet
    Njė ditė mė parė, Kryeministri nėpėrmjet zėdhėnėsit tė tij, reagoi duke thėnė se do kėrkonte hetime nė lidhje me gjithēka qė u tha nė Kuvend, si dhe pėr dokumentin e lexuar. Por vetėm 12 orė mė vonė u zbulua se Nano nė kohėn kur u tha se ėshtė bėrė biseda ka qenė nė njė vizitė zyrtare nė Londėr. Tonet ishin mė tė ashpra dje nga ana e zėdhėnėsit tė Kryeministrit. "Zyra e Kryeministrit ka vėrtetuar spekullimin e plotė, kriminal, tė qėllimshėm dhe tė rrezikshėm njėkohėsisht, tė kryer nė seancėn e djeshme parlamentare nga deputeti Nikollė Lesi, nė lidhje me tė ashtuquajturėn pėrgjim tė njė bisede tė zhvilluar nė datėn 15 dhjetor 1997, nė orėn 17.40 deri nė 18.05 nė hotel 'Rogner EuropaPark', mes Kryeministrit dhe zotit Fehmi Abdiu". Spekullimi, sipas Kryeministrisė, ėshtė se dokumentacioni zyrtar verifikon faktin se Nano ka qenė nė Londėr pėr njė vizitė pune. "Pėr mė tepėr, pikėrisht nė orėn e pretenduar nga 'dokumentet Lesi', se ėshtė zhvilluar njė bisedė e tillė nė hotel 'Rogner', kryeministri Fatos Nano ka qenė me Sekretarin e Jashtėm Britanik, Robin Kuk". Mė pas janė paraqitur edhe dokumentet qė, sipas Kryeministrisė, hedhin poshtė akuzat e bėra nga ana e Nikollė Lesit. Dokumenti i parė ėshtė urdhri i brendshėm i asaj kohe, ku kėrkohet pėrgatitja e vizitės sė Nanos nė Britani. Zėdhėnėsi Dalipi mė pas ka renditur tė gjitha gazetat e asaj kohe, ku ėshtė pasqyruar vizita e Nanos nė Londėr, si dhe takimet qė ai ka zhvilluar atje.

    Akuza
    Nano ėshtė rihedhur nė sulm dje. Pasi ka treguar dokumentet kundėr fakteve tė Lesit, dje ėshtė pėrmendur sėrish kėrkesa pėr tė hetuar gjithēka nė lidhje me kėtė ēėshtje. "Nė pėrmbushje tė detyrimeve tė tij kushtetuese dhe publike, kryeministri Fatos Nano, duke e konsideruar edhe njė herė aktin e djeshėm si njė spekullim shumė tė rrezikshėm nė kurriz tė sigurisė sonė kombėtare, stabilitetit tė vendit dhe tė rajonit, nė kurriz, gjithashtu, tė funksionimit tė shtetit ligjor dhe tė imazhit tė shqiptarėve, do tė vazhdojė tė gjitha hapat ligjorė nė kėtė funksion, pėr tė cilat do t'ju mbajmė nė kontakt tė vazhdueshėm", ky ėshtė deklarimi i plotė, bėrė dje nė emėr Kryeministrit nga zėdhėnėsi i tij. Ai konfirmoi edhe faktin se kanė filluar hetimet tashmė me kėrkesė tė Kryeministrit, ku do pėrfshihet edhe ēėshtja e pėrgjimeve.


    Pas akuzave tė lėshuara nė Parlament

    Prokuroria: Do kėrkojmė kasetėn e pėrgjimit nėse ekziston
    Njė ditė pas deklaratės dhe akuzave tė forta tė lėshuara nė Parlament nga deputeti dhe botuesi i gazetės "Koha Jonė", Nikollė Lesi, ndaj kryeministrit Fatos Nano, ka ardhur edhe reagimi i Prokurorisė sė Pėrgjithshme. Burime zyrtare pranė kėtij institucioni kanė deklaruar dje pėr Gazetėn, se kryeprokurori Theodhori Sollaku, ka urdhėruar verifikimin dhe shqyrtimin e tė gjitha akuzave ndaj kryeministrit Nano, i cili sipas deputetit Lesi ka qenė i implikuar nė njė trafik armėsh. Sipas burimeve tė organit qėndror tė akuzės, tė njėjtit verifikim dhe shqyrtim do t'i nėnshtrohet edhe deputeti Lesi mbi vėrtetėsinė dhe origjinalitetin e dokumentave qė disponon. Pėr kėtė arsye, burimet kanė pohuar se pėrveē dy protagonistėve tė kėsaj ngjarje, (Nano dhe Lesi) tė cilėt duhet tė kenė vullnetin pėr tė bashkėpunuar me prokurorinė, kjo e fundit pritet tė kėrkojė sqarime dhe nga ish-zyrtarė tė Shrėbimit Informativ Shtetėror (SHISH) dhe policisė kriminale nė lidhje me pretendimin e njė pėrgjimi ambiental mes Fatos Nanos, dhe Fehmi Abdiut nė hotel "Rogner". Mė shumė sesa materiali i transkiptuar, prokurorisė i duhet tė ketė nė dorė vetė kasetėn e regjistruar me zėrat e Nanos e Abdiut.

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    shekulli


    ---


    Shteti si njė pus pisllėqesh


    Ardian Klosi

    Pas dėshtimit tė pardjeshėm tė kėrkesės pėr heqjen e imunitetit tė deputetit N. Lesi, njė valė gėzimi pėrshkoi mediat dhe politikanė tė shumtė. Dukej nė njė pėrshtypje tė parė si njė fitore e madhe e fjalės sė lirė ndaj pėrpjekjeve tė pushtetarėve pėr ta mbytur e shtypur. Pėrqafimi i figurės Lesi nga Zogaj e me radhė ishin njė shprehje simbol e kėsaj fitore atėbotė pėrnjimend historike.
    Por a ishte vallė vėrtet kėshtu? Me thėnė tė drejtėn ndodhitė i pėrjetova ca mė ndryshe nga shumica e kolegėve tė mediave dhe ja pse nuk shoh nė ato qė ngjanė ndonjė fitore tė shtypit tė lirė:
    Sė pari, nė qoftė se do tė akuzohesha si gazetar pėr shpifje, vetė a organi qė drejtoj, dhe do tė isha i sigurt se shpifje nuk kam bėrė, as nuk do tė kisha arsye pse t’i trembesha dhe shmangesha drejtėsisė, pra do t’ia lija me kėnaqėsi imunitetin z. Pėllumbi, derisa tė ftillohej ēėshtja.
    Sė dyti, Nikollė Lesi nuk ėshtė shembulli i goditur i pėrfaqėsuesit tė kulluar tė shtypit, i pushtetit tė katėrt, siē ka qejf tė thotė shpesh, por njė pėrzierje politikano-gazetari sui generis dhe homo hominem lupus est.
    Sė treti – mė mirė sė pari - votimi i pardjeshėm s’kishte tė bėnte aspak me lirinė e shtypit, bile nė tė vėrtetė s’kishte tė bėnte as me ēėshtjen ka shpifur a jo Lesi ndaj znj. Nano por vetėm dhe thjesht me personin e Fatos Nanos. Mendoj madje, se, nė pikėn ku ndodhet sot autoriteti i kryeministrit tonė, pas kaq e kaq aferash, punė ferrash, gafash politike pa fund, edhe pa dy dokumentet tronditėse qė shpalosi Lesi nė kuvend (he put the ice on the cake, do tė kishte thėnė anglezi), edhe nė rast tė njė delikti vullgar e tė qartė, bie fjala sikur Lesi t’i kishte vjedhur Nanos sahatin e dorės ose t’i kish grabitur ēiftit me po kėtė emėr stolitė e martesės natėn vonė, Kuvendi pėrsėri do tė votonte pėr mosheqjen e imunitetit tė keqbėrėsit.
    E pėrsėris, ngjarja e pardjeshme s’ėshtė ndonjė festė pėr demokratizimin dhe qytetarizimin e shtypit tonė, pasi edhe „Koha jonė“, me kryetitujt e saj agresivė, me pėrdorimin e shpeshtė tė shkrimeve pėr shantazhe tė ndryshme ndaj x a y politikani, me frymėn e sulmit qė e bart, nuk ėshtė ndonjė shembull pėr t’u pėrshėndetur i kėtij shtypi. Mirėpo teksa Lesi, nga ana tjetėr, duhet pėrgėzuar pėr dokumenta diskredituese qė nxjerr nė shesh (bie fjala rrogat e 5-fishuara tė ekipit tė kryeministrit) dhe mbajtur larg pėr ngatėrresat me shėrbime dhe kundėrshėrbime sekrete, ngjarjet e pardjeshme nxorėn nė shesh masėn se deri ku ėshtė i kalbur ky shteti ynė dhe, nė qoftė autentik dialogu Nano-Abdiu, vetė koka e tij.
    Po tė vėresh me pak vėmendje stilin e dialogut, ai i ngjan si dy pika uji stilit tė ditėve tė Katharsisit dhe tė mjaft rasteve tė tjera qė kemi pėrjetuar. Do ta cilėsoja stil befasues-i ndyrė, i tipit, siē e lexuam dje, „e pallon ti apo ai miku yt atė juristen“. Sidoqoftė nuk dua tė marr kėtu rolin e specialistit letrar, dhe as nuk pėrjashtoj mundėsinė qė, dikush qė e njeh mirė kryeministrin, tė ketė endur me durim fjalė nė stilin e tij; vetėm se shoku mbetet, tronditja qė qeverisemi nga kėta njerėz dhe se ligjet e kėtij shteti hartohen nė njė kthinė tė Rognerit, midis avujve tė duhanit dhe xhinit, me hoka seksualiste ndaj kamarieres (ndoshta dhe me ledhatim shalėsh, tė cilat mikrofonat e kushėririt tim tė largėt nuk i kapin dot) dhe pazareve tė tipit „mė fut kėtė nė punė, ta kaloj unė ligjin“ pėrmes njė leksiku ku fjalėt „**** dhe ****“ duken mė tė pafajshmet.
    Imoraliteti shtrihet pastaj shumė mė gjerė: klane politike qė pėrgjojnė njėri-tjetrin, njė shėrbim informativ qė s’e ka pėr gjė tė nxjerrė pėr pėrtypje tė ambasadave, gazetarėve, shantazhierėve lloj-lloj pėrgjimesh tė regjistruara nga figurat mė tė larta tė shtetit, njė prokurori qė vepron po njėsoj, - duke mos hapur ēėshtje gjyqėsore, por duke i shitur informacionet qė ka nėpėr sirtare lart e poshtė, pėrsėri pėr ambasada, gazetarė, shantazhierė, gjykata qė lėnė tė lirė vrasėsit dhe qė s’kanė bėrė shembull as dhe njė politikan, asnjė qeveritar, asnjė qė s’ėshtė gjynahqar... O Zot, a ka vallė fund ky pus i madh pisllėqesh?
    Ne shqiptarėt nė mė tė shumtėn jemi njerėz kokulur, dmth. lėmė tė bien shumė gjėra mbi kryet tona pa bėzajtur. Por vjen njė ditė, atėherė kur zarari ėshtė bėrė shumė i madh, dhe shpėrthejmė pėr tė ndryshuar shtetin tonė. Uroj vetėm qė hera e ardhshme tė mos jetė me shpėrthim; veēse tė jetė sa mė shpejt.



    10/11/2004



    ---------



    dy llafe..




    ardiani pra si i mirinformuar nga Kusherinjt e "larget" na e shuan kuriozitetin se c'qe ajo shprehja me pika pika qe nuk e dhane gazetat..ne biseden mes ujkut Nano dhe Cakallit Abdiu..

    Ja pra si eshte originalli i kesaj pjese te bisedes..

    ----

    FEHMI ABDIU: "Kisha nje kerkese te vogel".

    FATOS NANO: "Vetem mes nesh kerko, se do kesh mundesi te fitosh ti dhe yt bir".

    FEHMI ABDIU: "Jo, jo. Behet fjale per te rregulluar nje vend pune nje juristeje. E kam porosi nga miku im i ngushte".

    FATOS NANO: "e pa.llon ti apo ai miku yt atė juristen“.

    FEHMI ABDIU: "C'eshte ajo fjale, jam burre i vjeter, nuk e bej dot".

    --------

  9. #49
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Gazeta Shqiptare eshte e vetmja qe po hedh "dyshime" mbi vertetesine... kush e di pse...
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  10. #50
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    U bo dhe Nikoll Lesi, burr zorraxhi e kalum zorraxhiut me fame. Ik o Les anej ka Lezha ka ke ardh se je teper ne Tiron.

    Nano osht kryeminister i mire. Ai ka pasuru ter Tiranen, na boni me lek. Cdo njeri ben gabime se sjemi te perkryer, por te pakten Nano nuk na fut ne luft civile sic na futi ai malsori ne 1997.

Faqja 5 prej 6 FillimFillim ... 3456 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. 6 dhjetor - Shėn Nikolla i Mirės sė Likisė
    Nga Manulaki nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 07-12-2024, 02:55
  2. Pėrgjigje: 200
    Postimi i Fundit: 27-11-2013, 16:19
  3. Shen Nikolla, apo Santa Klaus, apo Plaku i vitit te ri
    Nga Seminarist nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-12-2012, 11:53
  4. Masakra e regjistrimit komunist nė ushtrinė shqiptare
    Nga Eni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 17-02-2010, 14:31
  5. Gjilani
    Nga cod3r nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 10-05-2009, 13:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •