Close
Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 59
  1. #31
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar mė parė nga BERN
    Genesis na jep dhe ti ndonje Koment per kete Kryetarin e partis tate pse e mbron me kaq guxim gjoja ska bere gje fare vetem doni te qetesoni situaten po kshu jeni ju te majtet njeres pa seder te pa turp scani kok per popullin mendoni vetem me mbushur xhepat e juaj.

    Po mire o vlla nuk shef ti qe ben keto deklarata te tilla, dhe i ngjyen njerezit ne forum direkt si partiak ?!

    http://www.forumishqiptar.com/showpo...94&postcount=6

    Hap syte here tjeter.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  2. #32
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar mė parė nga Brari
    jeshe nje dizaj aty ne tirane para hotel ..8si e kish emrin mo) qe sot eshte ministri drejtesie.... flas ketu e 13 vite me pare..
    Takoj nje mik.. eja tha se kam pak pune ketu ne gazet Republika..
    Hym aty e tha ulu ketu tha e me prit..
    Nje deng me letra ishin mbi nje tavoline.. e nje tropojan i shkurter si bicim gazetari.. po shkruante dicka..
    Lexo tha po deshe letra nga populli qe na ibien neve..
    marrr njeren e po lexoja..

    Nje grup intelektualesh te Hekal-Corrush Ballsh-Mallakastres shkruanin se si kur kish vdekur Mehmet Shehu ishin nisur milet mallakastriot per ne Tirane per te mare pjese (sic mendonin ata te shkrete) ne varrimin madheshtor te Heroit te Mallakastres Mehmert Mavrise..
    por diku ne te dale te Fierit kishin bllokuar rrugen Policia..e ne krye te policise sekretarja e pare Naunke Boza.. u bertiti..ku veni ju o lumadher.. ikni na keni ardhur..
    dale moj shoqja naunke thane keta bashkfshataret e Mehmetit..duam te shkojme ne Tirane ashtu sikurse tere Laberia zbriti atje kur vdiq Kapo Hysniu..
    Jo pse te kthehemi jo po ai ishte kryeminister jo ashtu po keshtu..ja hyn ne dru Polici-sigurimi Fierit ketyre e i ben..mu.t..
    vec asaj disa prej atyre u arrestuan.. dhe denimet qe dhe FEHMI ABDIU..atjhere kryetar i Gjykates se FIERIT ishin 10.. 15..18 dhe 20 vjet burg per shume nga ata kokdaullet qe kishin dashur te shkojne tek Varrimi i Mehmetit..
    Poshte letres emrat e firmat e nja 15-20 intelektualeve mallakastriotas..
    Nejse e lexoj letren e i them ati gazetarit..kur do e botoni kete se qemka interesant..
    Keto dit tha ky..
    mire..
    Kaluan dite dhe une nuk e pash kurre ne Gazet republika kte leter..
    Pra nje dore e kishte fshire letren..
    aha thash.. paska dhe PR -ja spiuna brenda.. keshtu..
    Vjet Moisiu dekoroi Abdiun.. e me te drejte u hodhen ca e thane se ABDIU..ka denuar me varje ne 1989 a 1990.. Poetin kuksian HAVZI NELAJ.. dhe ai u var ne mes te Kukesit..ku populli trim dhj-eraman kukso lumjano haso krumjan beri sehir si lekundej i ngrati Poet ne trikembesh..

    Pra Abdiu i ben te tera.. dhe Genjeshtra eshte minimumi i bėmave te tije..


    Ja per keta monstra u be revolucini qelbur i 97-tes..

    per keta i humbi Nena e Caushve tre djem.. e Vlora nja 3000 te tjere..

    qashtu..
    Ket vloren Brar me duket se duhet me e shkeput nga Shqiperia, t'ja japim "miqve" tane Grek psh qe mezi presin keto lloj urrejtjesh te brendeshme, qe te gjesh rehat ti me veten tende, se nuk le vend pa e permendur. Psh mund ta vesh tek firma here tjeter qe te kursesh fjalet dhe kohen. Si Sali e si Fatos jane njerez te demshem per politiken shqiptare dhe nuk i bejne mire askujt. Te identifikosh popullin e Vlores here si viktime here si fajtore eksluzive e here si bashkfajtore me duket pak e tepruar. C'eshte e verteta Sali Berisha dhe Nano do ishin shume here me te nderuar sikur te zbrisnin vete nga ai fron ku kan hypur e te mos ta terrorizojne me popullaten e shkrete. Sinjalet e Lesit duken qarte, Shqiperia per pak kohe do kthehet si Italia e viteve 50-60(qe ne fakt vazhdoi deri ne vitet 90-93). Ja ku doli dhe kusuri i dulles.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar mė parė nga ErionB
    Ke vonuar shume Llapi me shoket e Tosit qe te vini alibite se ku ka qene gjate ketyre bisedave. Vetem se nje krimineli si Fatos Nano & Co nje fund i keq i pret, sepse heret apo vone do ti shohe edhe bota se keta jane ujqerit qe vetem kane nderruar qimen. Vetem lexo artikullin te dish se ca ndryshimi ka midis ketyre plehrave te sotshme me ata para 90s::
    Citim Postuar mė parė nga BERN
    Llapi na paske dhe simbolin e UCK te avatari si ste vjen pak zor qe mbron nje Kriminel apo dhe juve te UCK njesoj si ky Greku jeni qe drejton qeverin Shqiptare.
    Citim Postuar mė parė nga palushi
    Llap manokell leshator &co jan pes me hiē njerez te semur te pashpres e me komplekse.Problemi asht idhulli i tune Nano po u rrxu ai nuk ka ma shpres per kriminelet kudo qe t'jen.Ai vet e tha ne pergjim edhe per 50 vjet nuk e ka n'men me e lan postin.Revoltat qe do t'binin rrximin e tij kerkojn nji lider qe t'ket respektin e besimin e t'gjith shqiptarve.Besoj se s'ka met rrug tjeter veē eliminimi
    ErionB,BERN dhe palushi Po perse ore djema me akuzoni kur une asnji fjal se thash as nji koment nuk e dhash por vetem e solla reagimin e Kryeministrit te Shqiperis.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #34
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    genesis leri letrat me varak..

    as Vlora nuk eshte keq per ta mburrur ti..

    saliu ja hoqi Vlores Diktaturen staliniste..

    Vlora e kerkoj dhe e solli prape..
    Ketu ska urrejtje por ka Te verteta..
    Fotosin e kemi peshqesh nga Vlora..
    Vlora nuk ka krenari..
    Pik..

    Leri po-rdhet djale..

    Nji qytet me dinjitet nuk e ben deputete nje kanibale..
    Pra Maxhoranca ne Vlore eshte e qelbur ose ne se nuk eshte e qelbur eshte e nenshtruar nga nje kupole mafiozesh qe sot punojne ne Bashki.Polici Shik gjykate e kudo..

    Pse nuk reagoi Vlora kur u dha azil Politik nje Vlonjati Kriminel sikurse eshte ALTIN ARAPI..

    Forumin e kam vend per te respektuar te vertetat e jo festival folklorik qe ti kendojme "gunave mbi tela "..

    keshtu cunak..behu burre..

  5. #35
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-09-2004
    Postime
    17
    Citim Postuar mė parė nga Llapi
    ErionB,BERN dhe palushi Po perse ore djema me akuzoni kur une asnji fjal se thash as nji koment nuk e dhash por vetem e solla reagimin e Kryeministrit te Shqiperis.
    Na nxorre foton e Kryeministrit sikur nuk e kemi pare ndonjeher ate fytyre

  6. #36
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Gjithė akuzat e ngritura kundėr deputetėve nga viti 1993 deri nė vitin 2001

    Historia e imuniteteve tė hequra
    Ilir Meta humbi i pari imunitetin si deputet nė 1993


    Altin Kreka


    Nė gjithė historinė e parlamentit shqiptar, PS dhe PD kanė nga tre deputetė tė cilėve u ėshtė hequr imuniteti. Janė 3 deputetė tė PD-sė qė kanė humbur imunitetin, e po kaq ka edhe PS-ja. Por janė edhe tre kėrkesa tė tjera pėr heqje imuniteti, tė cilat ose janė rrėzuar nga ana e Kuvendit, ose janė lėnė nė harresė, siē ishte rasti i deputetit tė PS-sė Dritan Prifti. Ndėrsa i pari qė humbi imunitetin ishte Ilir Meta, vetėm 23 vjeē, 4 muaj pas tij humbi imunitetin edhe kryetari i PS-sė Fatos Nano. Akuza pėr korrupsion pwrdorej mė shumė nė kohėn e qeverisjes sė PD-sė kundėr deputetėve tė cilėve iu kėrkohej heqja e imunitetit. Por historia nuk ka nisur kėshtu.

    Ilir Meta
    I pari qė provoi ethet e heqjes sė imunitetit, e mė pas kėrcėnimit pėr burgosje ishte Ilir Meta. Deputeti i Skraparit nė mars tė vitit 1993 ishte vetėm 23 vjeē. Njė vit mė parė ishte zgjedhur deputet nė zonėn e tij tė origjinės. Akuza ishte "nxitje e revoltave". Njė vendim qeverie pėr kombinatin e Poliēanit shkaktoi njė protestė tė fortė mes banorėve tė kėtij qyteti. Protesta nuk u ndal as kur policia, forcat speciale e deri edhe ushtria rrethuan gjithė zonėn. Banorėt e zonės gjatė protestės morėn dy policė, mes tė cilėve edhe Pashk Tushėn. Ilir Meta nė atė kohė ndodhej nė Danimarkė nė njė trajnim. Kthehet menjėherė dhe ndėrmjetėson me protestuesit, duke arritur tė lirojė dy policėt. Pashk Tusha nė njė intervistė televizive falenderon Metėn pėr ndihmėn e dhėnė. Por mė vonė ndaj tij u ngrit njė akuzė dhe Meta u pėrball me gjyqin. Vetėm njė gazetar i vėmendshėm kishte regjistruar nė TV deklarimin e Pashk Tushės dhe Ilir Meta merr pafajėsinė. Dėshmitarėt e asaj kohe kujtojnė se Nano, si kryetar i PS-sė, ishte dakord pėr heqjen e imunitetit tė Metės "nė emėr tė drejtėsisė". Por 4 muaj mė vonė situata ndryshoi.

    Fatos Nano
    Nė korrik tė 1993-shit Prokuroria e Pėrgjithshme kėrkon heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Fatos Nanos. Akuza ishte korrupsion, abuzim nė ēėshtjen "Levante and Co". Nė atė kohė u bė njė betejė e vėrtetė politike, por qė pėrfundoi me votimin pėr heqjen e imunitetit tė Nanos dhe pėr arrestimin e tij. Nano e dinte kėtė dhe pėr disa ditė rresht qėndronte i mbyllur nė shtėpi dhe pa drita, pėr t'u mėsuar me burgun e ardhshėm. Nė atė kohė edhe ata qė tani janė nė aleancė me Nanon, votuan kundėr tij. I pari Skėnder Gjinushi, i cili mė pas tha me habi se kishte votuar pėr heqjen e imunitetit dhe jo pėr arrestimin e kryetarit tė PS-sė. Nė atė kohė leja pėr heqje imuniteti ishte bashkė me lejen pėr arrestim.

    Azem Hajdari
    I ndjeri Hajdari ishte i pari deputet i pozitės sė atėhershme qė humbi imunitetin. Ngjarja s'kishte aspak lidhje me ndonjė qėndrim politik apo ndonjė akuzė pėr korrupsion. Dėshmitarėt e asaj kohe thonė se Azemi u akuzua pėr goditje dhe rrahje tė ish-shefit tė administratės sė PD-sė nė vitin 1994. Azem Hajdari edhe mė vonė ka pasur probleme me qeverinė e partisė sė tij. Pjesėmarrja e tij nė protestat e ish-tė pėrndjekurve apo sindikatave tė asaj kohe ishte shqetėsuese pėr qeverinė dhe ende shumė njerėz mbajnė nė mendje skenat kur badigardėt e ish-presidentit Berisha tėrhiqnin me forcė nga rruga Azem Hajdarin.

    Arben Lika
    Historia e tij u harrua shumė shpejt. Si ish-deputet i PD-sė ai u akuzua nga institucionet e asaj kohe pėr kontrabandė cigaresh. Vetė PD-ja e votoi heqjen e imunitetit tė tij dhe ai u pėrball me gjyqin. Me akuza tė ngjashme, por pėr njė tjetėr ēėshtje, u kėrkua heqja e imunitetit edhe pėr Rexhep Ukėn dhe Genc Rulin. Ēėshtja u quajt "Druri i Arrės". Edhe pse kėrkesa u bė nė atė kohė nga drejtues tė institucioneve qė mendoheshin se zbatonin urdhrat e Berishės, deputetėt e PD-sė nuk e votuan heqjen e imunitetit pėr dy kolegėt e tyre. Nė kėtė mėnyrė Uka dhe Ruli vazhduan tė jenė deputetė.

    Sali Berisha
    Kryetari i PD-sė ishte i pari deputet qė, pas ardhjes nė pushtet tė PS-sė, do tė humbte imunitetin. Sali Berisha u akuzua nga ish-Prokurori i Pėrgjithshėm Arben Rakipi pėr ēėshtje qė lidheshin me grushtin e shtetit tė 14 shtatorit. Beteja nė Kuvend pėr imunitetin e Berishės u shua, sepse ndaj tij nuk u mor asnjė masė. Vetėm pas disa tensioneve politike, nė kohėn kur Meta ishte kryeministėr, Berisha u ndalua dhe u shoqėrua nė polici pas njė operacioni me qindra forca, tė cilat rrethuan selinė e PD-sė. Ndryshe nga Fatos Nano, ai nuk ndenji shumė nė burg.

    Gafur Mazreku
    Deputeti socialist i Hasit nuk duroi dot fyerjet e deputetit Azem Hajdari nė Kuvend dhe njė ditė nxori pistoletėn dhe e qėlloi. Mė pas iku, duke u futur nė godinėn e ATSH-sė dhe u ndalua. Pranoi menjėherė krimin e bėrė dhe prokuroria kėrkoi heqjen e imunitetit. Votimi rezultoi pa asnjė votė kundėr.

    Dritan Prifti
    Deputeti i PS-sė dhe ish-drejtori i KESH-it u kthye nė pikėn e pėrplasjes sė madhe tė kohės sė "katharsizmit". Prokuroria e Pėrgjithshme ngriti akuzėn pėr abuzime me paratė e KESH-it, duke i kėrkuar Kuvendit lejen pėr heqjen e imunitetit dhe pėr arrestimin e tij. Kėrkesa e prokurorisė u zvarrit nė Kuvend, pėr shkak se deputeti Prifti nė atė kohė bėri njė operacion shumė tė vėshtirė, pėr shkak tė njė sėmundjeje tė rėndė. Mė pas ish-prokurori Rakipi u largua dhe kėrkesa pėr Dritan Priftin mbeti pezull nė Kuvend, duke mos u votuar kurrė.


    IMUNITETET

    - ILIR META
    I hiqet imuniteti nė vitin 1993, u akuzua pėr nxitje tė revoltave antiqeveritare pėr protestat e asaj kohe nė Ēorovodė

    - FATOS NANO
    I hiqet imuniteti nė korrik tė 1993-shit me akuzėn pėr korrupsion nė ēėshtjen "Levante and Co"

    - AZEM HAJDARI
    I hiqet imuniteti nė 1994, u akuzua pėr rrahje tė shefit tė administratės sė PD-sė

    - ARBEN LIKA
    Iu hoq imuniteti nė vitin 1996 dhe mė pas u hetua me akuzėn pėr kontrabandė cigaresh

    - GAFUR MAZREKU
    Iu hoq imuniteti nė 1998, sepse akuzohej pėr plagosjen e deputetit Azem Hajdari

    - SALI BERISHA
    Iu hoq imuniteti nė 1998, pas akuzave tė ngritura pėr grushtin e shtetit tė 14 shtatorit

    - GENC RULI
    Iu kėrkua heqja e imunitetit mė 1995, me akuzėn pėr ēėshtjen e drurit tė arrės
    (Imuniteti nuk u hoq)

    - REXHEP UKA
    Iu kėrkua heqja e imunitetit mė 1995, me akuzėn pėr ēėshtjen e drurit tė arės
    (Imuniteti nuk u hoq)

    - DRITAN PRIFTI
    Iu kėrkua heqja e imunitetit nė 2001, me akuzėn e abuzimeve me fondet e shtetit nė KESH
    (Imuniteti nuk u hoq)
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #37
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    Tosi ka nje kusur zullumesh ndaj duhe te iki nga pushteti e ti lere vend Edi Rames qe eshte nje qind here me i pergatitur e me i pergjegjshem si politikan vizionar. Po une habitem si mund te mbrohet publikisht N. Lesi qe eshte nje funderrine publike qe flet ne parlamet me gjuhen e nje rrugaci kur flet per 'arkivole'. E mbyti fshataresia koperativiste Shqiperine.

    Nejse, ne shqiperi cudia me e madhe zgjat jo tre por 2 dite.

  8. #38
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-09-2004
    Postime
    17
    Po pse Edi Rama eshte me i mire se Fatosi te dy njeres kriminela. Edi ska rregulluar shtepin e vet do te bej per nje popull mos fol kot more se dhe ky nuk eshte gje se nuk eshte ky qe po e rregullon tiranen po nga fondet e shumta nga te huajt po rregullohet dhe TR dhe nje tjeter Kryetar bashkie te kishte qene me e bukur do ishte TR sic eshte sot.

    Edi & Fatosi flasin te dy njesoj gjuhen e nje rrugaci flasin dhe asgje me shume.

  9. #39
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Marre nga Tema, 10.11.2004

    Saktėsimi qė presim nga zoti Nano! (Dhe disa saktėsime pėr bashkėpunėtorėt e tij)

    nga Mero Baze

    Dje pati plot lavdi dhe baltė pėr kolegun tonė Lesi.
    Shkėlqimi i bilancit tė votimit tė Kuvend kishte lėnė
    pa gjumė kabinetin e kryeministrit Nano, njerėzit e
    Shėrbimit sekret dhe Ministrin e Rendit. Por nė fund
    shpėtimi kishte ardhur nga protokolli i Ministrisė sė
    Jashtme i cili, duke parė mungesėn e argumentave
    kundėr skandalit tė publikuar, kishte njoftuar se
    ditėn qė ishte zbardhur kaseta, Nano ka qenė nė
    Londėr. Nė tė vėrtetė nė faksimilen e botuar nga
    gazeta TemA, tė cilėn e mbante nė dorė zėdhėnėsi i
    qeverisė, thuhet qartė qysh nė fillim se "sot mė datėn
    15.12.1997 unė.... me detyrė...., kryej traskriptimin
    e bisedės mes shtetasve Fatos Nano dhe Fehmi Abdiu,
    regjistruar nė ambientet e Hotel Rognerit." Mė poshtė
    nėpunėsi i policisė shpjegon se: Regjistrimi i
    pėrgjimit filloi nė orėn... dhe mbaroi nė orėn...".
    Siē e di ēdo nėpunės i rėndomtė i zyrave tė shtetit,
    dhe sidomos ēdonjėri prej atyre me tė cilėt zoti Nano
    ka gdhirė natėn pardje, "regjistrimi i pėrgjimit"
    ėshtė shprehja qė pėrkufizon hedhjen e materialit
    bruto tė pėrgjimit, nga ēipi elektronik qė vendoset
    poshtė tavolinave a diku tjetėr, nė njė kasetofon Uher
    me shirit. Kjo procedurė ėshtė procedura e
    regjistrimit tė pėrgjimit gjatė procesit tė
    traskriptimit, dhe nuk ka tė bėjė me regjistrimin e
    bisedės. Regjistrimi i bisedės ėshtė procesi qė ka tė
    bėjė me pėrgjimin, kurse regjistrimi i pėrgjimit ėshtė
    njė proces qė ka tė bėjė me zbardhjen e pėrgjimit. Ky
    leksion alla-policor, qė na duhet t'ia japim
    publikisht zotit Nano, nuk vlen pėr t'u mbrojtur para
    akuzave tė tij, por vlen pėr tė theksuar se ai dhe
    ekipi i tij, jo vetėm qė nuk kanė asnjė argument, por
    nuk kanė as edhe njė ide se si duhet tė mbrohen nė
    kėto raste.
    Saktėsimi i dytė ka tė bėjė me pėrpjekjet spekulative
    tė zotit Abdiu dhe tė dikujt tjetėr, nga shpikja e
    inkoherencave nė postet shtetėrore pėr kohėn qė
    flitet. Njėsoj si zoti Nano qė pėrpiqet tė gjejė alibi
    me faktin qė ka qenė nė Londėr kur ėshtė zbardhur
    kaseta, zoti Abdiu pėrpiqet tė thotė se nga biseda del
    sikur zoti Kondi ka qenė atėherė kryetar gjykate,
    ndėrkohė qė nuk ka qenė. E vėrteta ėshtė si thotė
    Abdiu, qė zoti Kondi ka qenė Ministėr Drejtėsie, por
    askush nė faksimile nuk thotė qė ka qenė kryetar
    gjykate. Pėrkundrazi egėrsia qė Nano ka me Gjykatėn e
    Lartė nė atė kohė kur thotė se "pėr andej nga gjykatat
    mundohu vetė, ....Unė nuk i them atij legenit" e ka
    fjalėn pėr kryetarin e Gjykatės sė Lartė nė atė kohė,
    qė ishte zoti Avni Shehu, njė mbėshtetės i opozitės, i
    cili kishte marrė pjesė nė dėnimet e zotit Nano dhe qė
    ėshtė logjike, qė ky i fundit ta kishte bezdi
    ndėrhyrjen pranė tij. Zoti Kondi pėrmendet nė kasetė
    vetėm nė kontekstin e njė njeriu qė nuk i pėrkiste
    kampit tė Nanos, por qė i ishte imponuar nga tė tjerė,
    kur e kishte emėruar nė atė post. Kėshtu qė dhe ky
    spekullim i shpikur, nuk ka nevojė tė mbahet mė nė
    kėmbė.
    Saktėsimi i tretė, i cili ka nevojė tė hetohet
    seriozisht, ėshtė deklarata e zotit Nano se ai do t'i
    drejtohet Prokurorisė sė Pėrgjithshme pėr tė hetuar
    ēėshtjen. Kjo trimėri pas lufte ėshtė pak qesharake,
    pasi pėr akuzat qė ngriti zoti Lesi, si pėr rastin e
    bisedės Nano-Abdiu, ashtu dhe pėr rastin e
    Shkallnurit, ėshtė kėrkuar tė ngrihet njė komision
    parlamentar. Zoti Nano ka penguar me dhunė njė
    komision tė tillė pėr ēėshtjen e Shkallnurit. Tani qė
    kjo ēėshtje u rikthye me kėtė skandal, ai po reziston
    pėrsėri pėr t'u gjykuar nga tė vetėt, nė rastin
    konkret nga Prokurori i Pėrgjithshėm, i cili ėshtė
    bėrė arkivoli i dosjeve tė krimit tė organizuar nė
    Shqipėri. Nuk dua ta paragjykoj guximin e tij
    profesional dhe qytetar, por ai ka heshtur aq shumė
    deri mė sot, sa zor se mund tė prodhojė mė zė pėr
    drejtėsinė shqiptare. Zoti Nano ėshtė akuzuar
    publikisht dhe ai duhet tė mbrohet publikisht nė
    Kuvend. Ai duhet tė hetohet nga ligjvėnėsit shqiptarė,
    nga ata qė sė paku nuk mbyllin gojėn, edhe pse u
    vrasin njerėzit e afėrt nė sytė e gruas, nga ata qė
    ende kanė mbetur tė lirė pėr tė mos u trembur nga
    ndonjė kasetė pornografike qė qarkullon korridoreve tė
    ndonjė institucioni tjetėr tė lartė shtetėror dhe qė
    bėn qesharake shefin e saj, duke e kthyer nė ushtar tė
    Fatos Nanos. Zoti Nano ka nevojė tė saktėsojė para
    shqiptarėve pse e ndal hetimin e tij pėr Shkallnurin
    dhe pėr kasetėn Nano-Abdiu. Kur tė saktėsojė kėtė
    pėrdorim tė pushtetit pėr tė ruajtur veten e tij nga
    gjykimi, atėhere mund tė sqarohen shumė gjėra, qė nė
    tekstin e zbardhur tė kasetės me Fehmi Abdiun vetėm sa
    ishin projektuar, nė formėn e krimit, vrasjes
    politike, dhunės seksuale dhe poshtėrimit njerėzor. Ky
    ėshtė saktėsimi qė presim nga zoti Nano. Le tė na
    njoftojė kur tė jetė gati.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  10. #40
    Perjashtuar Maska e Ryder
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,160
    Citim Postuar mė parė nga Xhuxhumaku
    FATOS NANO: Na vafte mbare! Ne qofte se do te funksionoje sic duhet dhe ne qofte se nuk na perzihet ndonje ... neper kembe, veme bast se do ta mbajme 50 jete te tjera pushtetin.

    Kjo esht pjesa qe me pelqeu me shum dhe qe c'do votues shqiptar duhet ta ngulisi ne tru dhe mos ti kaloje pa i kushtuar vemendje. Ne mes tjerave qe diheshin (konfirmimi esht vec zyrtar) kjo esht pjesa me domethenese.
    Tregon qe jemi popull zemergjere dhe humanist qe ne vend qe t'ja benim si Rumania dhe t'ja terhiqnim kufomat neper kryeqytet ktyre morrave te kuq u treguam zemergjere dhe i dhame nje shans te dyte Stalinistave sepse kujtuam qe komunizmi ra bashk me bustet e Enverit dhe PS-ja u reformua ne Parti perendimore.
    Kshuqe si pasoje e zemergjeresise tone, sot prap i kemi anetaret e Pleniumeve ne pushtet, prap kemi te njejtin Ze te Popullit qe dikur ekspozonte armiqte e popullit dhe qe brohoriste sukseset e Partise, prap kemi TVSH-ne qe na kujton sa te lumtur jemi dhe prap kemi te njejtin minister sigurims qe kishim kur u vra Arben Broci.
    Si perfundim si popull leshi qe jemi meritojme qeverine e leshit qe kemi...

Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. 6 dhjetor - Shėn Nikolla i Mirės sė Likisė
    Nga Manulaki nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 07-12-2024, 02:55
  2. Pėrgjigje: 200
    Postimi i Fundit: 27-11-2013, 16:19
  3. Shen Nikolla, apo Santa Klaus, apo Plaku i vitit te ri
    Nga Seminarist nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-12-2012, 11:53
  4. Masakra e regjistrimit komunist nė ushtrinė shqiptare
    Nga Eni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 17-02-2010, 14:31
  5. Gjilani
    Nga cod3r nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 10-05-2009, 13:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •