Close
Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 59
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Kryeministri Nano reagon: Me 15 dhjetor '97 kam qene ne Londer, deklarata e Lesit spekullim kriminal

    Lajmi i ores 2:30 PM



    Fatos Nano
    TIRANE (9 Nentor) - Kryeministri Fatos Nano reagon serisht ndaj akuzave te bera nje dite me pare nga deputeti dhe botuesi i gazetes "Koha Jone", Nikoll Lesi. Permes zedhenesit per shtyp, Aldrin Dalipi, kryeministri ka deklaruar sot se ne 15 dhjetor te vitit 1997 ai nuk ka qene ne "Rogner". "Zyra e kryeministrit ka vertetuar spekullimin e plote te deputetit Nikolle Lesi. Ne 15 dhjetor te vitit 1997 kryeministri Fatos Nano ka qene duke zhvilluar nje vizite pune ne Mbreterine e Bashkuar, ne Londer. Vizita ne Londer ka zgjatur nga data 14 deri ne 17 dhjetor. Kete takim e kane pasqyruar madje edhe disa te perditshme", ka dekaruar sot Dalipi. Kryeministri deklaron se ne keto data ka pasur nje takim me Sekretarin e Jashtem britanik, Kuk. Sipas kryeministrit Nano, Lesi me deklarata e djeshme s'ka bere gje tjeter vec nje spekullim te plote kriminal. Kryeministri permes zedhenesit per shtyp, Dalipi, per te faktuar deklaraten e bere ka prezantuar para medias edhe dokumenta, mes tyre shume te perditshme shqiptare qe kane pershkruar viziten e Fatos Nanos ne Londer. Kjo deklarate eshte e dyta menjehere pas leximit ne Kuvend te pergjimit te bisedes Nano-Abdiu nga deputeti Lesi. db/db (BalkanWeb)
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #22
    ErionB
    Anėtarėsuar
    05-05-2004
    Vendndodhja
    Ne toke!!
    Postime
    125
    Ke vonuar shume Llapi me shoket e Tosit qe te vini alibite se ku ka qene gjate ketyre bisedave. Vetem se nje krimineli si Fatos Nano & Co nje fund i keq i pret, sepse heret apo vone do ti shohe edhe bota se keta jane ujqerit qe vetem kane nderruar qimen. Vetem lexo artikullin te dish se ca ndryshimi ka midis ketyre plehrave te sotshme me ata para 90s::


    TIRANĖ – Deputetja socialiste Arta Dade ka bėrė tė ditur dje, nė mbledhjen e grupit parlamentar tė PS-sė, se ka pėrgatitur procedurat pėr ndjekje penale ndaj kryeredaktorit tė “ZP”-sė dhe deputetit Erion Braēe. Edhe pse ajo nuk ka pėrmendur emėr, tė gjithė kolegėt socialistė e kanė kuptuar se pėr cilin prej tyre e ka patur Dade, kur ka thėnė se “unė kam filluar procedurat pėr ndjekje penale ndaj atyre qė shpifin pėr mua brenda nesh”. Menjėherė pas fjalės sė kryeministrit Nano, deputetja Dade ėshtė shprehur se ėshtė dakord me qėndrimin dhe vendimin e kryesisė sė PS-sė, por edhe tė grupit pėr tė votuar pro heqjes sė imunitetit tė deputetit Nikollė Lesi, pasi sipas saj, ky ėshtė njė mėsim i mirė pėr “tė gjithė ata zagarė qė shpifin kundėr nesh”, -ka thėnė Dade. “Unė ju kujtoj qė kam njė gjyq me Berishėn nė Gjykatėn e Lartė, ashtu siē dua t’ju kujtoj qė gjyqi nuk bėhet, sepse nuk do njė gjyqtare e kėsaj gjykate. Unė do ta ndjek kėtė ēėshtje qė ka zėnė vend edhe nė raportet e Departamentit tė Shtetit, pėr cėnimin e lirive dhe tė drejtave tė mia”, -ka bėrė tė ditur Dade. Po kėshtu, ka vijuar ajo, dua t’ju bėj me dije qė kjo seancė ėshtė njė mėsim i mirė edhe pėr ata qė shpifin nė media dhe nė shtyp edhe brenda nesh. “Prandaj, dua t’ju njoftoj shoku Fatos, shoku Gramoz se kam filluar procedurat ndaj njė shoku qė ka shpifur ndaj meje”, -ka thėnė Dade, ndėrkohė qė tė gjithė tė pranishmit kanė kthyer kokat nga kryeredaktori i gazetės sė partisė Erion Braēe. “Mos u merr me mua”, -i ka thėnė Braēe. Ndėrsa vetė Nano ka thėnė se “si ka mundėsi shoqja Arta qė do t’i japėsh mundėsi Berishės tė votojė pėr heqjen e imunitetit tė njė prej shokėve tanė”. E ndėrsa Braēe i ka kthyer pėrgjigje Dades, pas deklaratės sė saj, para grupit, kjo e fundit i ka thėnė atij: “Do tė takohemi nė gjykatė”. “Me ty nuk takohem asgjėkundi”, -mėsohet t’i jetė pėrgjigjur Braēe nė njė replikė edhe me fjalė fyese midis tyre.



    09/11/2004

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-09-2004
    Postime
    17
    Deputeti Lesi reagon menjeher pas zedhenesit te kryeministrit.

    LESI: 15 DHJETORI, DATA E TRANSKRIPTIMIT TE BISEDES NANO- ABDIU

    Menjehere pas konferences per shtyp te zedhenesit te kryeministrit ku u deklarua se me date 15 dhjetor te vitit 97, Nano ndodhej per vizite ne zyrtare ne Londer ka reaguar edhe deputeti demokristian Nikolle Lesi. Ne nje prononcim per Top Channel, Lesi saktesoi se data 15 dhjetor i perket dites se transkriptimit te bisedes dhe jo rregjistrimit, sipas rregullave te Sherbimit Sekret. Sipas tij ne kete date eshte zbardhur biseda e pergjuar mes kryeministrit Fatos Nano dhe deputetit te asaj kohe Fehmi Abdiut.

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-09-2004
    Postime
    17
    Llapi na paske dhe simbolin e UCK te avatari si ste vjen pak zor qe mbron nje Kriminel apo dhe juve te UCK njesoj si ky Greku jeni qe drejton qeverin Shqiptare.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga BERN : 09-11-2004 mė 13:13

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e palushi
    Anėtarėsuar
    06-03-2004
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    245
    Citim Postuar mė parė nga BERN
    Llapi na paske dhe simbolin e UCK te avatari si ste vjen pak zor qe mbron nje Kriminel apo dhe juve te UCK njesoj si ky Greku qe drejton qeverin Shqiptare.
    Llap manokell leshator &co jan pes me hiē njerez te semur te pashpres e me komplekse.Problemi asht idhulli i tune Nano po u rrxu ai nuk ka ma shpres per kriminelet kudo qe t'jen.Ai vet e tha ne pergjim edhe per 50 vjet nuk e ka n'men me e lan postin.Revoltat qe do t'binin rrximin e tij kerkojn nji lider qe t'ket respektin e besimin e t'gjith shqiptarve.Besoj se s'ka met rrug tjeter veē eliminimi

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-09-2004
    Postime
    17
    META: NANO DESHTOI NE LUFTEN PERSONALE NDAJ LESIT

    Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim Ilir Meta kerkoi zbardhjen sa me pare te rrethanave te ngjarjeve qe pershkuhen ne dokumentin e shpallur nga deputeti demokristian Nikolle Lesi. Ne nje konference shtypi Meta tha se Nano deshtoi ne luften personale qe i shpalli botuesit te gazetes “Koha Jone”. Sipas tij ky deshtim nuk shkarkon nga pergjegjesia ato institucione te pavarura qe u shfrytezuan per nje beteje mes kryeministrit dhe medias se lire.

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    tani behet e qarte dhe pse u nxituan LPK -istet te shpallin UCK ..

    Te fitoje shoku Nano euro dollare..kjo ka rendesi por se populli Kosoves u hodh ne Stankovac..pun e madhe..hajt se durojn ata..

    Nuk eshte rastesi se ato dite ne Rogner livadhisnin Milaim Zek Halit hashimat dhe jo rastesisht u cfaq urgjent video me adem Jashar..
    pra si e si qe Serbia te fillonte spastrimin e Diaspora te mobilizohej per "lufte" ose thene me Shqip..per blerje armesh tek shoket e Nanos..

    I kam kuptu kto filma me koh po cte bej..

    Me u tall me jetet e mijra fmijve te Kosoves..kte vec enveristat Kosovare e bejne.. Turp te kene..

  8. #28
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Abdiu, i konsideron "ēudira" deklaratat e deputetit Lesi

    09/11/2004 - Ish-kryetari i Gjykates Kushtetuese, Fehmi Abdiu, i ka konsideruar "ēudira" deklaratat e djeshme ne Kuvend te deputetit Nikolle Lesi, per "te ashtuquajturin pergjim te nje bisede mes meje dhe kryeministrit Fatos Nano". Ne nje deklarate per shtyp sot te z.Abdiu thuhet: "Ne keto kohe dhe vend paradoksal ku mund te ndodhin dhe thuhen shume gjera, nuk duhet te cuditemi as nga deklarimet e deputetit Nikolle Lesi, te bera ne parlament ne date 8 Nentor. Pra, pavaresisht nga kjo, per shqiptaret dhe te huajt, te cilet deshirojne te dine te verteten parashtroj se: Me date 23 Dhjetor te vitit 1996 me ligjin 8175, Kuvendi i Shqiperise ka miratuar disa ndryshime ne ligjin nr.7895 date 27 Janar 1995 "Kodi Penal i Republikes se Shqiperise" duke ndryshuar disa dispozita te ligjit, qe kishin caktuar denime fikse per shume vepra penale. Lidhur me te ashtuquajturen bisede Nano-Abdiu ne vitin 1997 mund te them se eshte sajese per t'u perdorur per kredibilitet politik dhe per te luftuar kryeministrin dhe ish-kryetarin e Komisionit te Ligjeve, pa respektuar e pa perfillur as etiken, as ligjet dhe as moralin. Ne ate sajese te habisin keto pasaktesi: -Flitet per mosmarreveshje me shume personalitete, me te cilet dihet boterisht se ne ate kohe marredheniet e mia kane qene shume te mira. Behet fjale per z.Thimio Kondi, i cili ne te kohe nuk ka qene kryetar. Flitet per nje sebep, qe ne fakt eshte permendur ne nje takim tjeter zyrtar me z.Nano, para afro tre vjetesh. Behet fjale per trafik armesh, kur per te nuk eshte folur kurre, si dhe jane dhene enkas dukshem ndryshe mendimet e bashkebiseduesve per qellime te caktuara. Jam i hapur per te bashkepunuar me cdo organ, pavaresisht nga garancite kushtetuese, per te hetuar e zbuluar te verteten e atij akti qe demton rende rendin kushtetues, sigurine si dhe nderin e personalitetin e te akuzuarve. Jam i detyruar qe kete ankesa t'ia paraqes Prokurorise dhe SHISH-it dhe kembengul per te zbuluar te verteten".




    ----------
    Zotin Abdiu e pergezoj, se te pakten nga -273 Celcius moral te zotit Nano, mund ti jap -270 C(me hater), sepse c'eshte e drejta eshte burr i vjeter dhe "nuk i ben ato pune".
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-09-2004
    Postime
    17
    Genesis na jep dhe ti ndonje Koment per kete Kryetarin e partis tate pse e mbron me kaq guxim gjoja ska bere gje fare vetem doni te qetesoni situaten po kshu jeni ju te majtet njeres pa seder te pa turp scani kok per popullin mendoni vetem me mbushur xhepat e juaj.

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    jeshe nje dizaj aty ne tirane para hotel ..8si e kish emrin mo) qe sot eshte ministri drejtesie.... flas ketu e 13 vite me pare..
    Takoj nje mik.. eja tha se kam pak pune ketu ne gazet Republika..
    Hym aty e tha ulu ketu tha e me prit..
    Nje deng me letra ishin mbi nje tavoline.. e nje tropojan i shkurter si bicim gazetari.. po shkruante dicka..
    Lexo tha po deshe letra nga populli qe na ibien neve..
    marrr njeren e po lexoja..

    Nje grup intelektualesh te Hekal-Corrush Ballsh-Mallakastres shkruanin se si kur kish vdekur Mehmet Shehu ishin nisur milet mallakastriot per ne Tirane per te mare pjese (sic mendonin ata te shkrete) ne varrimin madheshtor te Heroit te Mallakastres Mehmert Mavrise..
    por diku ne te dale te Fierit kishin bllokuar rrugen Policia..e ne krye te policise sekretarja e pare Naunke Boza.. u bertiti..ku veni ju o lumadher.. ikni na keni ardhur..
    dale moj shoqja naunke thane keta bashkfshataret e Mehmetit..duam te shkojme ne Tirane ashtu sikurse tere Laberia zbriti atje kur vdiq Kapo Hysniu..
    Jo pse te kthehemi jo po ai ishte kryeminister jo ashtu po keshtu..ja hyn ne dru Polici-sigurimi Fierit ketyre e i ben..mu.t..
    vec asaj disa prej atyre u arrestuan.. dhe denimet qe dhe FEHMI ABDIU..atjhere kryetar i Gjykates se FIERIT ishin 10.. 15..18 dhe 20 vjet burg per shume nga ata kokdaullet qe kishin dashur te shkojne tek Varrimi i Mehmetit..
    Poshte letres emrat e firmat e nja 15-20 intelektualeve mallakastriotas..
    Nejse e lexoj letren e i them ati gazetarit..kur do e botoni kete se qemka interesant..
    Keto dit tha ky..
    mire..
    Kaluan dite dhe une nuk e pash kurre ne Gazet republika kte leter..
    Pra nje dore e kishte fshire letren..
    aha thash.. paska dhe PR -ja spiuna brenda.. keshtu..
    Vjet Moisiu dekoroi Abdiun.. e me te drejte u hodhen ca e thane se ABDIU..ka denuar me varje ne 1989 a 1990.. Poetin kuksian HAVZI NELAJ.. dhe ai u var ne mes te Kukesit..ku populli trim dhj-eraman kukso lumjano haso krumjan beri sehir si lekundej i ngrati Poet ne trikembesh..

    Pra Abdiu i ben te tera.. dhe Genjeshtra eshte minimumi i bėmave te tije..


    Ja per keta monstra u be revolucini qelbur i 97-tes..

    per keta i humbi Nena e Caushve tre djem.. e Vlora nja 3000 te tjere..

    qashtu..

Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. 6 dhjetor - Shėn Nikolla i Mirės sė Likisė
    Nga Manulaki nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 07-12-2024, 02:55
  2. Pėrgjigje: 200
    Postimi i Fundit: 27-11-2013, 16:19
  3. Shen Nikolla, apo Santa Klaus, apo Plaku i vitit te ri
    Nga Seminarist nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-12-2012, 11:53
  4. Masakra e regjistrimit komunist nė ushtrinė shqiptare
    Nga Eni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 17-02-2010, 14:31
  5. Gjilani
    Nga cod3r nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 10-05-2009, 13:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •