Close
Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 59
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Pak a shume eshte bo e qarte se kush do i fitoje zgjedhjet vitin tjeter....

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-09-2004
    Postime
    17
    Berisha: Pas kėsaj do tė hetojmė Nanon

    Kreu i PD Sali Berisha ka kėrkuar dje pas votimit tė imunitetit tė Lesit largimin nga qeveria tė kreut tė saj Fatos Nano. "Kjo ėshtė njė fitore e madhe mes fjalės sė lirė dhe krimit tė organizuar. Do tė ndėrmerret njė hetim intesiv pėr tė gjitha dokumentat e publikuara nga Lesi. Nga nxjerrja e kėtyre dokumentave del edhe zanafilla e gjithė vendimeve tė Gjykatės Kushtetuese. Ju duhet tė merrni nė dorė tė 40 sanksionet e shfuqizuara nga Fehmi Abdiu. Me kėto dokumenta u tregua qartė qė Nano ishte arkitekt i trafikut tė armėve, drogės e prostitucionit. Nano u pėrpoq tė mposhtė mediat, por nuk ia arriti dot qėllimit" tha Berisha.

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-09-2004
    Postime
    17
    Lesi: Sot fitoi media mbi krimin

    Menjėherė pas votimit Nikollė Lesi kėrkoi fjalėn nė kuvend, por kryetari i Kuvendit Servet Pėllumbi e mbylli seancėn. Pėrpara medias, Lesi, shumė i lumtur, deklaroi se kishte mbrojtur median dhe se do tė vazhdonte sulmin. "Unė falenderoj deputetėt pėr votimin ndėrkohė qė brenda tyre ekziston ndėrgjegja qė tregon se ata nuk i nėnshtrohen Nanos qoftė nėpėrmjet presionit, qoftė me para. Qė nesėr do tė kėrkoj ngritjen e komisionit hetimor pėr ēėshtjet e pėrmendura nė Kuvend. Beteja mes medias e krimit u fitua sot dhe unė pata fatin tė mbroj gazetarėt. Unė do tė denoncoj ēdo lloj qeverie tė tillė dhe Shqipėrisė nuk i duhet njė qeveri si kjo", tha Lesi menjėherė pas votimit.

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-09-2004
    Postime
    17
    Kreu i PDK: "Eleminimi im, Nano ne arkivol"

    Kryetari i Partise Demokristiane, Nikolle Lesi ka deklaruar ne seancen e djeshme te Kuvendit, se nese segmente te urdheruara nga Kreu i Qeverise, Fatos Nano e eleminojne ate fizikisht, atehere edhe ky i fundit do te jete shkoje me te ne arkivol. Me keto fjale ka preferuar t'i jape fund fjalimit te tij te gjate, deputeti dhe botuesi i njohur, Nikolle Lesi ne seancen ku u votua per heqjen e imunitetit te tij. "Pas kesaj ekspozeje, po ju them sinqerisht, se nuk rrezikoj vetem imunitetin, por edhe jeten time, sepse hakmarrja e atij tij njeriu qe nuk njeh kufij, do te jete shume me e eger se kjo tani", u shpreh dje, Lesi. Ky reagim i ashper nga ana e deputetit Lesi erdhi menjehere pas perfundimit te fjales se mbajtur ne Kuvend, gjate se ciles ai paraqiti nje sere dokumentash dhe shkresash kundrejt numrit nje te qeverise shqiptare, per implikime te ketij te fundit ne afera te dyshimta.

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-09-2004
    Postime
    17
    Citim Postuar mė parė nga manoklla
    E perdoren si zar Nikoll katnarin sa deshen dhe kur qe i thane 'ik o nikoll e boj cicin se je shume i trashe' filloj te boj gamgam nikolla shkret. Tipa langaraq si Nikolla gjen me kuintal ne shqiperi. E keqja eshte se kta tipa provincial i japin mend dhe njerezve e gjejne vend edhe ne parlament.

    Si ste vjen turp qe pergjigjesh ne kete menyre duke mbrojtur nje kryeminister te pa moral nje mafioz te gjitha i ka ai njeri apo mund te jesh dhe ti nje nga bashkepuntoret e tij. Lat nam more po dorezoni pushtetin vet se ka per tju dalur nami me keq po qendruat dhe keto 8 muaj qe ju kane ngelur.
    Me ate qe ndodhi mbreme vertetohet shum qarte qe mafia qeveris Shqiperine.

  6. #16
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anėtarėsuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456

    Exclamation

    Mire Ja Beri Nikolla Po Prisni Sepse Do Ngrihet Grup Hetimi Nga Parlamenti Per Trafiqet Qe ka bere Nano Sidomos Tani Qe Eshte Nxe Edhe Kryetari I Parlamentit Sepse Degjoi Qe Nano E Kishtte Share. Nuk mbaron Me kaq Kjo Pune.
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  7. #17
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anėtarėsuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456

    Exclamation Shikoni Edhe Ca Pjese Te Fjalimit

    Pas zbardhjes se bisedes, Lesi deklaron: Po me ndodhi gje, Nano te beje gati arkivolin


    TIRANE (9 Nentor) -Mazhoranca humbi dje votimin ne parlament ndersa kerkonte heqjen e imunitetit te deputetit Nikolle Lesi. Me 70 vota kunder, 62 pro, 5 abstenime dhe tre deputete qe nuk ishin prezent ne salle, u hodh poshte kerkesa e Gjykates se Larte per heqjen e imunitetit te deputetit Nikolle Lesi. Ndersa ne kampin opozitar rrezimi i kerkeses per doreheqje u shoqerua me duartrokitje dhe hilaritet ne salle, ne kampin roze asnje prej socialisteve nuk reagoi ndersa mbizoteronte heshtje. Gjate votimit munguan tre deputete, Taulant Dedja, Maks Begeja dhe Arben Imami. Ndersa aleatet tradicionale te PS, sipas te gjitha gjasave, kane votuar kunder kerkeses. Gjate fjales se tij ne Kuvend, Lesi aludoi edhe per nje heqje vullnetare te imunitetit, por nese nje gje te tille do ta bente edhe Nano me ane te nje akt-marreveshjeje, sic u shpreh ai. "Tani, une nuk rrezikoj vetem imunitetin tim, por edhe veten time. Nese Nano urdheron ndonje segment te tijin per eleminimin tim, te beje gati edhe arkivolin per veten" tha Lesi ne perfundim te fjales ne Kuvend, pasi kishte deklaruar me pare se eshte ne dijeni edhe te vendqendrimit te tre personave qe bejne trafikun e droges ne Shengjin-Han i Hotit-Durres, e qe ndonjehere flene ne nje "hotel afer Pallatit te Kultures e ndonjehere ne nje hotel tek rruga e Elbasanit.

    Reagimi i kryeministrit, Nano: Prokuroria e SHISH te hetojne


    TIRANE (9 Nentor) -I menjehershem ka qene reagimi I zyres se shtypit prane kryeministrit Nano. Zedhenesi Dalipi ka hedhur poshte pretendimet e deputetit Lesi, nderkohe qe ka bere prezent disa vendime te marra nga kryeministri pas kesaj deklarate: Kryeministri Nano i kerkon Prokurorit te Pergjithshem te Republikes se Shqiperise fillimin e nje hetimi te plote shteteror dhe te procesit penal per vleresimin e te gjithe elementeve te permendur nga deputeti Lesi ne respekt te kushtetutes dhe ligjit, te marredhenieve midis institucioneve, te interesave te sigurise kombetare dhe te aleancave nderkombetare te Shqiperise. I kerkon Drejtorit te Sherbimit Informativ Shteteror qe, nen pergjegjesine ligjore dhe kujdesin e tij te drejtperdrejte institucional te administroje te gjithe dokumentacionin e pretenduar te periudhes ne fjale, qe lidhet me aspekte mjaft sensitive te ceshtjes dhe interesave kombetare dhe te Kosoves, te verifikoje respektimin e ligjit apo shkeljen e tij ne veprimtarine e SHISH apo ne administrimin e informacionit te klasifikuar shteteror dhe te bashkepunoje teresisht me Prokurorin e Pergjithshem per vleresimin e te gjitha pasojave qe mund te kene rrjedhur prej ketej. I kerkon te gjitha strukturave dhe institucioneve shteterore dhe parlamentare te perfshira ne vazhdimesi ne kontrollin dhe monitorimin e veprimtarise se sherbimit informativ qe te bashkepunojne ne perputhje me detyrimet e ligjit per zbardhjen e gjithe te vertetes ne lidhje me ceshtjen e pretenduar. U kerkon te gjithe personave qe per shkak te funksionit shteteror te asaj kohe (ish-Prokuror I Pergjithshem, ish-drejtor I SHISH, ish-funksionare te larte te shtetit, etj) te bashkepunojne ne hetimin shteteror per zbardhjen e se vertetes apo te abuzimeve me te.
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anėtarėsuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Jemi ppulli me kot dhe kemi politikanet me langaraqe ne bote...

    Po te ishte ne ndonje vend tjeter ky Nanaqi, me gjithe keto qe jane botuar ne adrese te tij dhe rrugacerine si dhe nivelin e ulet fshatar qe e karakterizon, duhet te kishte dhene doreheqjen ose ta kishin flakur me shqelma nga Kryeministria dhe nga politika ne pergjithesi....
    RRUGACET NE RRUGE JO NE POLITIKE!

    Po s'ka faj Nanaqi por dhe ai trapi' tjeter Berisha qe me paaftesine e tij ia shton ditet Nanos ne pushtet.....

    O moj Shqypni e mjera Shqypni
    per kto shqiptare e politikane qe ke n'gji !

  9. #19
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anėtarėsuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahēen time
    Postime
    3,882
    Ky ishte akti i pare parlamentar qe ka emrin dinjitet.

  10. #20
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    ... hehehehehe, ku jan ato mbeshtetsat e Tosit, ku jan ato forumistat e zjarrte te Tosit, pse nuk dalin, apo ju dhje krietari. Perveē Manoklles, qe eshte "i pademshem" te tjeret nuk ndihen ...
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. 6 dhjetor - Shėn Nikolla i Mirės sė Likisė
    Nga Manulaki nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 07-12-2024, 02:55
  2. Pėrgjigje: 200
    Postimi i Fundit: 27-11-2013, 16:19
  3. Shen Nikolla, apo Santa Klaus, apo Plaku i vitit te ri
    Nga Seminarist nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-12-2012, 11:53
  4. Masakra e regjistrimit komunist nė ushtrinė shqiptare
    Nga Eni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 17-02-2010, 14:31
  5. Gjilani
    Nga cod3r nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 10-05-2009, 13:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •