Në faqen e internetit të CIA-s publikohet “Libri i ri i Fakteve” ku përfshihen të dhëna për shtetet që nga Afganistani deri te Tajvani. E dyta në radhë, në këtë libër, është Shqipëria, ku të dhënat që jepen janë tepër të detajuara dhe shumë interesante. Nën siglën “Shtëpia e Librit të Fakteve Botërore”, Shërbimi Inteligjent Amerikan bënë publik dokumentacionin e rëndësishëm mbi vendin tonë, duke nisur që me pozitën gjeografike e duke përfunduar me të dhënat për ushtrinë shqiptare.



gjithë materiali është i përpiktë, i hollësishëm aq sa të bën përshtypje serioziteti me të cilin shërbimi prestigjoz ka grumbulluar të dhënat. Hedhja e tyre, sipas informacionit të dhënë në këtë faqe interneti, janë abdetuar së fundi më 2 nëntor 2004 dhe më pas këto të dhëna janë botuar dje në revistën prestigjoze “Newsweek”.
Një hyrje për Shqipërinë

Në vitet 1990 – 1992, Shqipëria, pas 46 vjetësh komunizëm ksenofobik, hyri në rrugën e stabilitetit dhe demokracisë pluraliste. Tranzicioni ka sjellë vështirësi dhe qeverisje të suksesshme janë munduar të trajtojnë me papunësi të lartë, korrupsion të gjerë, infrastrukturë të rrënuar, organizata të fuqishme kriminale, të lidhura me qeveritarë të lartë, opozitë politike përçarëse. Vrojtues ndërkombëtarë i vlerësuan zgjedhjet parlamentare të vitit 2001, të pranueshme dhe një hap para me zhvillimin demokratik, por u identifikuan mungesa serioze. Disa nga këto kanë të bëjnë me reformat e Kodit Zgjedhor shqiptar, paraprak me zgjedhjet bashkiake të vitit 2003.

Gjeografia e Shqipërisë
Shqipëria ndodhet në Evropën Juglindore dhe laget nga deti Adriatik e deti Jon. Kufizohet me Greqinë, Serbinë dhe Malin e Zi, e “FYROM” (Republikën e Maqedonisë). Sipërfaqja e vendit është 28748 km katror, sa për ta krahasuar, është pak më e vogël se Maryland. Ka 720 km vijë kufitare me fqinjët: Greqinë 282 km, Maqedoninë 151 km, Serbinë dhe Malin i Zi 287 km. Vija bregdetare është 362 km. Klima e këtij vendi: temperaturë e mesme, freski, re, dimër i lagësht dhe verë të nxehtë e të thatë. Brendësia e vendit më e freskët dhe e lagësht. Shqipëria ka një territor me shumë male dhe kodra, fusha të vogla përgjatë bregdetit. Pikat ekstreme janë: pika më e ulët deti Adriatik 0 m dhe më e larta Maja e Korabit (Golem Korab) 2753 m. Burima natyrale janë: naftë, gaz natyral, qymyrguri, krom, bakër, hekur-nikel, nikel, kripë, lëndë druri, hydroenergji. Ky vend ka 21.09 për qind tokë të punueshme. Të korra të qëndrueshme rreth 4.42 për qind, të tjera 74.49 për qind. Statistika të vitit (2001). Rreziqe natyrore janë tërmetet shkatërruese, dallgët e mëdha përgjatë bregdetit jugperëndimor, përmbytje, thatësi. Ambienti natyror ka këto probleme; papyllësi, gërryerje toke, ndotje e ujit nga faktorë industrialë dhe të brendshëm. Për ambienti, shteti shqiptar ka firmosur këto marrëveshje ndërkombëtare: atë të biodiversitetit, ndryshimit të klimës, ruajtjen e specieve të egra, ligjin e detit, mbrojtjen e shtresës së ozonit, etj. Ndërsa, ka miratuar, por jo firmosur disa marrëveshje të tjera.

Shqipëria ka vendodhje strategjike përgjatë Kanalit të Otrantos, (lidh detin Adriatik me Jonin dhe detin Mesdhe).

Përbërja e popullsisë e besimet fetare
Shqiptarët përbëjnë 95 për qind të popullsisë, e pas tyre vijnë grekët me 3 për qind, ndërsa të tjerë janë vetëm 2 për qind (çamë, romë, serbë, maqedonas, bullgarë) (1989). Shënim: Në vitin 1989, llogaritje të tjera të popullsisë greke e rritën atë nga 1 për qind (statistika zyrtare shqiptare) në 12 për qind (nga një organizim grek). Në këtë vend njihen tre besime fetare, ku myslimanët përbëjnë 70 për qind, ortodoksët 20 për qind dhe katolikët 10 për qind.
Shënim: përqindjet janë të vlerësuara, nuk ka statistika të vlefshme për ndryshimin e besimit, të gjitha xhamitë dhe kishat u mbyllën në vitin 1967 dhe shërbesat fetare u ndaluan, në nëntor të vitit 1990, filloi të lejonte praktikat fetare private.
Gjuha që flitet është shqipja (Toskërishtja është dialekti zyrtar), greqishtja. A për shkrim e këndim, një shqiptar mbi 9 vjeç mund të shkruajë e lexojë.

Ndarja administrative
Shqipëria ndahet në 12 qarqe; Qarku i Beratit, Dibrës, Durrësit, Elbasanit, Fierit, Gjirokastrës, Korçës, Kukësit, Lezhës, Shkodrës, Tiranës, Vlorës. Shqipëria e ka fituar pavarësinë nga Perandoria Osmane më 28 nëntor 1912, që është dhe festa kombëtare e pavarësisë. Kushtetuta u përshtat nga referendumi popullor në 28 nëntor 1998. Shqipëria ka një sistem ligjor civil, nuk ka pranuar gjykim të detyrueshëm; ka pranuar gjykimin e Gjykatës Internacionale Kriminale për qytetarët e saj. E drejta e votës çdo shtetas që ka mbuhur moshën 18 vjeç.
Krytar i shtetit është Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu (që nga 24 korriku i vitit 2002), ndërsa kreu i qeverisjes, kryeministër është Fatos Nano (që nga 31 korrik 2002). Kabineti, Këshilli i Ministrave propozohet nga kryeministri, emërohet nga presidenti, i aprovuar nga Parlamenti.

Zgjedhjet
Presidenti zgjidhet nga Asambleja Popullore për një afat 5 vjeçar. Zgjedhjet e fundit u mbajtën në 24 qershor 2002 (të tjerat do të jenë në qershor 2007). Kryeministri emërohet nga presidenti. Rezultati i zgjedhjeve: Alfred Moisiu u zgjodh president kur u votua nga Parlamenti Shqiptar me numër total 116, pro 97, kundër 19. Parlamneti Shqiptar ka 140 vende. Njëqind zgjidhen direkt nga populli dhe 40 nga vota proporcionale, për një afat 4- vjeçar.
Zgjedhjet e fundit u mbajtën në 24 qershor 2001, me raundin pasues në 8 korrik, 22 korrik, 29 korrik, 19 gusht 2001, të tjerat do të mbahen në qershor 2005. Rezultati i zgjedhjeve, përqindja e votës për partitë ishte: PS 41.5 për qind, PD dhe koalicionet aleate 36.8 për qind, PDR 5.2 për qind, PSD 3.6 për qind, PBDNJ 2.6 për qind, PASH (PAA) 2.6 për qind, PAD 2.5 për qind. Vendet për partitë në Parlament: PS 73, PD dhe koalicioni 46, PDR 6, PSD 4, PBDNJ 3, PASH (PAA) 3, PAD 3, të pavarur 2

Degët juridike
Degët juridike të Shqipërisë janë: Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë (kryetari zgjidhet nga Parlamenti për një afat 4- vjeçar), multi apele dhe Gjykata Fakti.

Ekonomia e Shqipërisë
Shqipëria është vend i varfër dhe i prapambetur në krahasim me standartet evropiane. Shqipëria po kalon një tranzicion të vështirë për një treg më të hapur ekonomik. Qeveria po merr masa për të thyer krimin e dhunshëm dhe të degëzojë aktivitetin ekonomik dhe tregtinë. Ekonomia përkrahet nga para, të dërguara nga jashtë vendit me 400-600 milionë USD, në vit, më shumë nga Greqia dhe Italia; kjo ndihmon në kompensimin e defiçiteve të tregtisë. Agrikultura, që llogarit më shumë se gjysmën e GDP-së, është shuar për shkak të thatësisë dhe nevojës për mjete të modernizuara dhe konsolidimin e ngastrave të vogla të tokës. Shkëputje të energjisë dhe infrastrukturës së vjetëruar dhe e papërshtatshme bëhen pengesë për investimet e huaja. Qeveria planifikon të rrisë masën e energjisë së importuar dhe të përmirësojë rrugët nacionale dhe hekurudhore, një barrierë e rënë që pengon rritjen e ekonomisë.

Sistemi telefonik
Vlerësimi i përgjithshëm: edhe me investimet e bëra në linjat fikse, fluksi i përdorimit të tyre është më i ulëti në Evropë, me rreth 8 linja për 100 njerëz. Megjithatë, telefonat celularë përdoren në shkallë të gjerë dhe me efektivitet. Të brendshme: duke kompensuar kapacitetin e ulët të linjave fikse, telefoni celular ka hyrë në shërbim që në vitin 1996; në vitin 2003, dy kompani po siguronin shërbimin celular me një fluks shumë më të gjerë se fqinjët e tyre në Ballkan.
Ndërkombëtare: kodi i vendit - 355; linjat kryesore fikse të pashfrytëzuara, lidhjet celulare të shfrytëzuara; trafiku internacional transportohet nga përforcues radio mikrovalë nga Tirana në shkëmbim me Italinë dhe Greqinë (2003)

Çështjet transnacionale të Shqipërisë
Debat ndërkombëtar: Qeveria e Shqipërisë bën thirrje për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve etnikë në vendet fqinjë, zgjidhjen në paqe të debateve ndëretnike, disa grupe etnike në vendet fqinjë bëjnë thirrje për një “Shqipëri të madhe”, por ideja ka pak tërheqje nga popullsia e Shqipërisë.
Drogë të ndaluara: Transfertë aktive në rritje për opiumin e Azisë Jugperëndimore, hashash, dhe kanabis që përshkruajnë rrugën e Ballkanit dhe – në një hapësirë më të largët e më të vogël – kokainë nga Amerika Jugore për në Evropën Perëndimore; opium i kufizuar dhe rritje të prodhimeve kanabis; organizata narkotrafikante etnike shqiptare aktive, shumë shpejt zgjerohen në Evropë; në pika të dobëta duke larë paratë lidhur me trafikantë rajonalë në narkotikë, armë, kontrabandë, dhe të tjera ilegalitete të papranueshme.



Popullsia

Popullsia: 3.544.808 (korrik 2004 )
Struktura e moshës:
0-14 vjeç 26.4 për qind
Meshkuj 489.363
Femra 446.586
15-64 vjeç 65.3 për qind
Meshkuj 1.184.670
Femra 1.130.065
65 vjeç e lart 8.3 për qind
Meshkuj 135.177
Femra 158.947 (2004)
Mosha mesatare: 28.2 vjeç
Meshkuj 27.6 vjeç
Femrat 28.7 vjeç (2004)
Rritja e popullsisë: 0.51 për qind (2004)
Lindjet: 15.08 lindje për 1 mijë banorë (2004)
Vdekjet: 5.02 vdekje për 1 mijë banorë (2004)
Shkalla e emigrimit: 4.93 emigrantë për 1 mijë banorë (2004)
Përpjestimi i seksit:
Në lindje: 1.1 meshkuj për femër
Nën 15 vjeç: 1.1 meshkuj për femër
15-64 vjeç: 1.05 meshkuj për femër
65 vjeç e lartë: 0.85 meshkuj për femër
Popullsi totale: 1.04 meshkuj për femër (2004)
Vdekje foshnjesh:
22.31 vdekje për 1 mijë lindje të shëndetshme
Femra: 21.54 vdekje për 1 mijë lindje të shëndetshme (2004)
Meshkuj: 23.01 vdekje për 1 mijë lindje të shëndetshme
Mesatarja e jetës: 77.06 vjeç
Meshkuj: 74.37 years
Femra: 80.02 vjeç (2004)
Fertiliteti total: 2.05 fëmijë të lindur për grua (2004)
HIV/AIDS: shkalla e përhapjes te të rriturit
Kombësia e njohur: shqiptarë
Mbiemërori: Shqiptar
Grupe etnike:
Shqiptarë 95 për qind
Grekë 3 për qind
Të tjerë 2 për qind (çamë, romë, serbë, maqedonas, bullgarë) (1989)
Shënim: Në vitin 1989, llogaritje të tjera të popullsisë greke e rritën atë nga 1 për qind (statistika zyrtare shqiptare) në 12 për qind (nga një organizim grek)
Besimet:
Myslimanë 70 për qind
Ortodoksë 20 për qind
Katolikë 10 për qind
Shënim: përqindjet janë të vlerësuara, nuk ka statistika të vlefshme për ndryshimin e besimit, të gjitha xhamitë dhe kishat u mbyllën në vitin 1967 dhe shërbesat fetare u ndaluan, në nëntor të vitit 1990, filloi të lejonte praktikat fetare private.
Gjuha që flitet:
Shqip (Toskërishtja është dialekti zyrtar)
Greqisht
Shkrim e këndim: Një shqiptar mbi 9 vjeç mund të shkruajë e lexojë
Në total: 86.5 për qind
Meshkuj: 93.3 për qind
Femra: 79.5 për qind (2003)
Emri i vendit: Republika e Shqipërisë
Forma konvencionale e shkurtër: Albania
Forma lokale e shkurtër: Shqipëria
Forma e mëparshme: Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë
Forma lokale e gjatë: Republika e Shqipërisë
Tipi i qeverisjes: shfaqet demokratike
Kryeqyteti: Tirana




diplomatet

Përfaqësues diplomatik në SHBA
Shefi i misionit, ambasador dr. Fatos Tarifa
Gjykata Civile: 2100 S Street New, Washington, DC 20008
FAX: [1] (202) 628-7342
Telefon: [1] (202) 223-4942
Përfaqësi diplomatike nga SHBA
shefe i misionit: Mersi Ris
Ambasada: Rruga Elbasanit, Labinoti Nr.103, Tiranë
Adresa postare: U. S. Department of State, 9510 Tirana Place, Dulles, VA 20189-9510
Telefon: [355] (4) 247285
FAX: [355] (4) 232222
Flamuri: I kuq me një shqiponjë dykokëshe të zezë në qendër



Partitë dhe liderët e tyre

Lufter Xhuveli, Partia Agrare Ambientaliste (PAA)
Nikollë Lesi, Partia Demokristiane (PDK)
Hysni Milloshi, Partia Komuniste (PKSH)
Neritan Ceka, Partia Aleanca Demokratike (PAD)
Arben Imami, Partia e Aleanca Demokratike II (PAD II)
Sali Berisha, Partia Demokratike (PD)
Ekrem Spahiu, Partia e Lëvizja e Legalitetit (PLL)
Teodor Laço, Partia e Bashkimit Libaral Demokrat (PBLD)
Hyen Selfo, Partia e Ballit Kombëtar Demokrat
Flamur Alimadhi, Partia e Ballit Kombëtar (PBK)
Genc Pollo, Partia Demokratike e Re (PDR)
Idajet Beqiri, Partia e Unitetit Kombëtar (PUK)
Dashamir Shehi, Partia Demokratike Reformatore (PDR)
Fatmir Mediu, Partia Republikane (PR)
Paskal Milo, Partia Demokracia Sociale (PDS)
Skënder Gjinushi, Partia Social Demokrate (PSD)
Fatos Nano, Partia Socialiste PS (ish-PPSH)
Vangjel Dule, Partia e Bashkimit të të Drejtave të Njeriut (PBDNJ)

Shënim: Partia Demokratike e Re (e Reformuar) është ndarë në dy grupe, një i udhëhequr nga Genc Pollo, tjetri nga Dashamir Shehi
Grupet e trysnisë politike dhe liderët:
Kastriot Muço, Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë (KSSH)
Gafur Adili, Fronti Bashkimit Kombëtar Shqiptar (FBKSH)
Jani Jani, Omonia
Gëzim Kalaja, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë (BSPSH)



Ekonomia në shifra


GDP: Blerje të fuqisë së barabartë, 16.13 bilion USD (2003)
GDP – shkalla e rritjes reale: 7 për qind (2003)
GDP – për frymë, blerje të fuqisë së barabartë, 4.5 USD (2003)
GDP – kompozicioni për sektor
Agrikulturë: 47.5 për qind
Industri: 24.6 për qind
Shërbime: 27.8 për qind (2003 est.)
Investime (më të mëdhatë): 18.7 për qind të GDP (2003)
Popullsia nën linjën e varfërisë: 30 për qind (2001)
Prurjet e ekonomisë shtëpiake apo konsumi në përqindje:
Më e ulëta 10 për qind
Më e larta 10 për qind
Shkalla e inflacionit (çmimi i konsumatorit): 2.4 për qind (2003)
Forca e punës: 1.35 milionë (pa përfshirë 352.000 emigrantë punëtorë) (2003)
Forca e punës - punësimi:
Agrikulturë 57 për qind
Sektorë privatë jo- agrikultural 20 për qind, sektorë publikë 23 për qind (2003.)
Shkalla e papunësisë: 15.8 për qind zyrtare; mund të jetë më e lartë se 30 për qind (2003)
Buxheti: burime të ardhurash: 1.36 bilion USD
Shpenzimet: 1.627 bilion USD, përfshirë shpenzimet kapitale prej 406 milionë USD(2003)
Agrikulturë - produkte: grurë, misër, patate, perimë, fruta, panxharsheqeri, mishi, prodhime baxho.
Industri: përpunimi i ushqimit, tekstile dhe veshje; lëndë druri, vaj, çimento, kimikate, miniera, metale qendrore, hydropoëer
Shkalla e rritjes së prodhimeve industriale: 2.7 për qind (2003)
Elektriciteti - prodhimi: 5.289 bilion kËh (2001)
Elektriciteti – prodhimi nga burimi: karburant fosili: 2.9 për qind
Hidro: 97.1 për qind
Të tjera: 0 për qind (2001)
Nuklear: 0 për qind
Elektriciteti- konsumimi: 5.898 bilion kËh (2001)
Elektriciteti - eksport: 221 milion kËh (2001)
Elektriciteti - import: 1.2 bilion kËh (2001)
Vajra - prodhimtari: 5,952 bbl/ditë (2001)
Vajra - Konsumimi: 22,400 bbl/ditë (2001)
Vajra – rezerva të provuara: 185.5 milionë bbl (1 janar 2002)
Gaz natyral - prodhimtari: 30 milionë cu m (2001)
Gaz natyral - konsumimi: 30 milionë cu m (2001)
Gaz natyral – rezerva të provuara: 3.316 bilion cu m (1 Janar 2002)
Llogari të balancuara të kohës: 407 milionë USD (2003)
Eksport: 425 milionë USD (2003)
Eksport - komoditete: tektile dhe këpucë; asfalt, metale dhe xeherorë metalikë, vaj i papërpunuar, perime, fruta, duhan
Eksport - partnerë: Itali 73.2 për qind, Gjermani 5 për qind, Greqi 4.3 për qind (2003)
Import: 1.76 bilion USD (2003)
Import - komoditete: makineri dhe pajisje, ushqime, tekstile, kimikate
Import - partnerë: Itali 37.9 për qind, Greqi 21.3 për qind, Turqi 5.9 për qind, Gjermani 5.4 për qind (2003)
Rezerva të shkëmbimeve me jashtë & ari: 1.038 bilion USD (2003)
Borxhe – të jashtme: 1.41 bilion USD (2003)
Ndihmë ekonomike - marrës: ODA: 315 milionë USD (dhurues kryesorë ishin Italia, EU, Gjermania) (2000)
Monedha: lekë
Kodi monetar: ALL
Këmbimi valutor: lekë për USD- 121.863 (2003), 140.155 (2002), 143.485 (2001), 143.709 (2000), 137.691 (1999)
Komunikimet e Shqipërisë
Telefonat – l8 linjat kryesore në përdorim: 255,000 (2003)
Telefonat - celularë: 1.1 milion (2003)
Kodi ndërkombëtar i internetit: .al
Mikpritës në internet: 455 (2004)
Shërbimi ekonomat në internet (ISPS): 10 (2001)
Përdorues interneti: 30.000 (2003)
Transporti i Shqipërisë
Hekurudha: total: 447 km
Rrugë kryesore total: 18.000 km
Kanal i lundrueshëm: 43 km (2004)
Gazsjellës: gaz 339 km; naftë 207 km (2003)
Porte dhe skela: Durrës, Sarandë, Shëngjin, Vlorë
Marina tregtare: 22 anije (1,000 GRT) 40,878 GRT/62,676 DËT
Të regjistruara në vende të tjera: 7 (2003)
Pronarë të huaj: Danimarka 1, Honduras 1, Hollanda 1
Aeroporte: 11 (2003)
Aeroporte – me rrugë të shtruara: 3
Aeroporte – me rrugë të pashtruara: 8
Heliporte: 1 (2003)




Ushtria

Degë ushtarake
Zyrat Qendrore të organikës së përgjithshme
Komandat e Forcave të Tokës
Komandat e Forcave Detare
Komandat e Forcave Ajrore
Komandat e aktivitetit dhe doktrinës
Komandat e mbështetjes logjistike
Forca ushtarake – mosha e ushtrisë: 19 vjeç (2004)
Forca ushtarake - vlefshmëria: Mosha e meshkujve 15-49, 956.107 (2004)
Forca ushtarake – stërvitja për shërbimet ushtarake: Mosha e meshkujve 15-49, 775.422 (2004)
Forca ushtarake – arritja e moshës ushtarake çdo vit: Meshkujt 36.584 (2004)
Ekspeditat ushtarake – shifrat në dollarë: 56.5 milionë USD (FY02)
Ekspeditat ushtarake – përqindje të GDP: 1.49 për qind (FY02)






© 2003 Gazeta Panorama