Faleni tė Bukurėn
E ulur nė breg, mban sytė e bukur fiksuar mbi horizontin qė po gjėmohet nga dielli. Do ti vijė horizontit shijimi nė buzė, kur dielli ta takojė, po ai nuk lodhet nga pėrsėritja, i pėlqen loja e pėrndjekjes, diellit i duhet ta pėrndjekė. E horizonti, bluqielli lart e bludeti poshtė shijon lozonjar, prej larg ndjen dhe shikimin e pėrhumbur tė vajzės, nga pėrhumbja shikimi ėshtė kthyer nė blu, e ka vjedhur ngjyrėn nga horizonti. E vijosur, rrjedha e mendimeve tė saj si njė fill aspak i pärdredhur i mėkon kujtime, e ajo ndėrkohė do tė harrojė. Me bukurinė qė ka ajo nė fakt nuk duhet tė mendojė, ashtu gjithkush do tė dinte tia falte mėkatin e madh, por ajo dhe tė gjithė e mbajnė mend pėr tė tillė, ėshtė njė mendimtare e pėrhumbur nė ngjyra tė pakuptueshme, veshur me bukuri. Me mendtė e veta, ajo ndjen se mėkati mė i madh i pėrkiste prindėrve tė saj, qė e bėnė tė bukur. E ajo me 16 vjeēe njohu rrėmbimin e parė.
I ka derdhur flokėt mbi supe e mbulon trupin qė i ngrohet me diell tė vakėt. I paturpshėm, trupi i saj ėshtė mėsuar tė lėvizė rrugėve vetėm, me njė ēantė nė sup, ku ajo grumbullon paratė e natės; derdhet ajo me flokėt e rėndė mbi trupat pa emėr e sytė ndaj i ka tė pėrhumbur. Veshjen me ngjyrė tė tyre e humbi nė moshėn 16 vjeēe. Tani ata i kthehen nė tė kaltėr, tė zinj, jeshilė madje dhe tė kuq, kafen e dikurshme e kanė flakur si dėnim pėr rrėmbimin e parė.
Ka zbritur tė pushojė nė njė breg jugor e tė ēlodhet nga takat e kuqe nėn kėmbėt e gjata. Mban veshur pantofla tė sheshta e pantallona te gjera lini, qė i takojnė mbi vithe vetėm kur qėndron ulur sikundėr edhe nė netėt kur, rutinizuar, ajo lėviz pėrgjatė rrugėve me fundet e ngushta. Tani ajo ėshtė ulur para horizontit e ndjen takimin mbi vithe e megjithė ngjethjen nė trup nuk lėviz. Po shijon pėrzierjen brenda trupit e dėshirėn pėr tė derdhur vrerin e stomakut mbi dikėnd. Do tė dėshironte tė kishte pranė rrėmbyesin e parė, atė fytyrė engjėllore me veshjet shik, me flokėt e llakuar, tė ndryshmin e tė tjerėve tė atij qyteti qė bridhnin poshtė e lart derės sė shkollės me vetura me targat e reja. Tia pėshtynte ato buzėt e ndyra qė e mbytėn me mashtrime, tia pėshtynte ato sediljet e buta prej nga ajo shijonte lėvizjen e qytetit e ngopte flokėt me pluhur. E ti mbulonte sytė me heshtjen qė atėherė i kish munguar e qė lozonjarė lėviznin pėrreth e qė e bėnin ti lėvizte hajthshėm gjymtyrėt e tė gjuhej.
Por meqė mallkimi i saj i madh ishte ai qė, megjithė bukurinė, ajo mendonte, e kuptonte se ajo ishte kthyer nė njė bukuroshe me forma tėrheqėse e tani, 16 vjeēe e me mendtė e fryra, ajo duhej tė dinte ti shfrytėzonte.
Heshtja ėshtė bėrė qė njerėzit tė arrijnė tė qetėsohen e tė prehen pas njė lodhjeje, apo kur nuk kanė ētė thonė mė. Ajo tani hesht, 19 vjeēe pa fjalė, me buzėt qė sot para horizontit i ka lėnė pa lyer. Para horizontit qė ėshtė viktimė e tė njėjtės lojė gjėmuese, si vithet e saj, ajo ėshtė ende e virgjėr. Rrėnqethet nga takimi i pantallonave tė linit dhe shijon tkurrjen e harresės. Gjithēka ka mbetur fiksuar nė kujtime, ėshtė ky mė i madhi mallkim i saj, ajo dha prova pėr menēurinė, kur si fėmijė mėsoi tė numėrojė qė para fillimit tė shkollės e tė kėndonte kėngėt e festivaleve edhe pa pasur mė tė voglėn ide se ēdonin tė thonin ato fjalė.
Ajo ende nuk kishte mbushur 20 vjeē, por e njihte mė mirė jetėn se ēmund ta kishin njohur tė gjithė tė njohurit e saj, tashmė larg. Tre vjet ishin dashur qė ajo ta humbte ngjyrėn e syve e tė tkurrej nė rrobat e ngushta e kėmbėt tė mos i dridheshin kur pėrkulej para dritareve tė makinave. As lėng lotėsh nuk ka mė nė sy, i fėrkon herė pas here qė ti duket vetja ende njeri e nga fėrkimi sytė i erren e nga gėrvishtja i lotojnė. Po e bėn edhe tani. Dėshiron ti veshė pak me ngjyrė qė edhe dielli perėndues tė ketė mundėsi ta verejė se edhe ajo ėshtė po aq e bukur sa horizonti qė ai e gjėmon e po aq e virgjėr sa edhe ai. E ka ndoshta njė shpresė me tė, dielli ėshtė i vetmi tė cilit nuk do tė donte ti pėshtynte e do ta ndjente akoma gėrvishjten e ėmbėl tė stomakut kur ai tia mbėrthente vėshtrimin e ta mbulonte me ngrohtėsi. Do tė ishte pėrsėri 16 vjeēe e jo 2019. Dielli nuk e njeh qė ajo ėshtė e menēur, nuk e di se ajo ėshtė oratore, se ajo di tė recitojė, madje se nė repertor mban edhe vargje biblike. Dielli e njeh pėr bukuroshen me flokėt e rėndė e pantallonat e linit qė prej disa ditėsh vjen e viziton teksa ai gjėmon horizontin. Ai e njeh tė heshtur e ndoshta bie nė atė mashtrim, I mefshtė. E ka menduar dhe vajza kėtė mefshtėsi; me njė heshtje, flokėt e rėndė, dhe me njė ngjyrė tė veshur mbi sytė sot pa ngjyrė ajo do tė dinte ta tėrhiqte njė tė mefshtė pas vetes, por mallkimi i saj ėshtė se, megjithėse virgjėrinė e la nėn dhunėn e kamxhikut tė njeriut veshur shik, ajo ka mbetur ende e virgjėr nė shpirt, e virgjėr si atėherė kur kėndonte tekstet e festivaleve pa ia njohur kuptimin e pėrkulej para duartrokitjes sė fisit e farės qė krenohej me menēurinė e saj.
Ajo nuk mundet tė mashtrojė, ndaj mban heshtjen vetėm pėr vete, ėshtė shėmtuar sot qė asnjeri qė mund tė jetė duke shkelur pėrgjatė bregut, tė mos e njohė. Pėr ata mė mirė tė ngjajė njė grumbull flokėsh qė e rrethojnė trupin e mbuluar ngeshėm me lin.
Eshtė kthyer nė vrer brenda trupit tė vet, jashtė shpirtit qė e mban tė virgjėr. E ulur para bregut mendon pėr bregun tjetėr, pėr atė tė cilit i ka kthyer kurrizin, atė breg me rėrėn e bollshme, ku kėmbėt e saj kanė tre vjet qė nuk janė zhytur. Ajo i falet kujtimeve, puthjeve prindėrore nė faqet e imta, kur mbushte me lopatėn plastike kovėn e vogėl dhe bėnte kallupa. I pėrgjėrohet vargjeve qė njeh qė tia kthejnė pak nga ajo fėmini nė sy, qė tė paktėn njė ditė ajo tė bėjė njė gjumė me ėndrra, njė gjumė ku ajo nuk ėshtė 2019 vjeēe, ku ajo ecėn nė rrugėt e pastra tė njė qyteti me dy fėmijė per dore, ku kthehet nė njė shtėpi e gatuan pėr njė njeri tė dashur qė mban flokė tė shpupurisur, veshje tė thjeshtė, joshik. I falet buzėqeshjeve e puthjeve tė fshehta nė sytė e fėmijve, kompresave mbi ballė kur ėshtė e sėmurė, lotėve nė sytė e tė dashurve kur e shohin plakė, mbėrthyer mbi njė shtrat me gjymtyrėt e gjata qė vetėm tė hajthshme mė nuk janė. Sa e lumtur ėndrra e kėtyre ditėve pushimi.
Zgjimi ėshtė me sy pa ngjyrė. Jeta brenda saj vetėm me ngjyra qė ajo i ka falur emra tė panjohur, ku ajo qesh me buzėt e lyera lehtazi. Me flokėt mbulues e pantallonat e linit ajo ėshtė ulur me njė emėr nė mendjen e vet, mbiemrin e thjeshtė tė njė familje tė mirė qė nė bregun pas kurrizit tė saj do tė mbetet pa u krijuar.
Nė pėrkuljen para xhamave dhe fytyrave tė etura, ajo do tė kthehet nė atė copė mishi me format e kėrcyera qė e bėri tė rrėmbehet pėr tė parėn herė. Me urrejtjen pėr bukurinė e vet ajo numėron orėt deri nė tėrheqjen zvarrė nė rrugėt e qytetit 5-milionėsh, pa guxuar tė mendojė pėr arratisjen. E ka dėnuar veten me zhdukjen e ngjyrės nga sytė, ėshtė falur para atij Zoti qė me vargjet biblike e ka futur nė shpirt nga koha kur ende mėsonte. Por pėrtej Atij, tė madhit, askush nuk mundet ta falė, ajo ėshtė e paemėr, mbi takat e kuqe, me kamxhikun qė e pret nga ai qė e rrėmbeu dhe e fejoi pėr tė parėn dhe fundit herė. Ngjyer me fytyra engjėllore do tė ndalojnė makinat para saj, xhamat do tė ulen, buzėt e ndyra tė atyre qė hiqen si urrejtėsit mė tė mėdhenj tė pėrdaljes sė kėsaj tė bukure rrugėsh, do tė shqiptojnė fjalėt e njohura pėr veshėt e saj; do tė vazhdojė ajo tė pėshtyjė vrerin e stomakut, do tė vazhdojė ti numėrojė paratė qė do ti kėrkojė, do tė vazhdojė ti palosė me kujdes, ti fshehė brenda ēantės me lėkurėn e shtrenjtė, do tė vazhdojė tė mos qajė, do tė tretet me vrer, derisa pa emėr tė vdesė e pafalur, me nė kurrizin e mendjes bregun ku ajo vazhdon tė zhysė kėmbėt nė rėrė.
Dielli e puthi sot e ajo me gėrvishtjen e syve lotoi. Edhe pėr pak ditė ajo do tė vazhdojė tė mbyllė sytė me ėndėrr.
Krijoni Kontakt