( kenge ne dy kohe)
Vrulle te pavullnetshme,
trumbeta te largeta trumbetojne
zbulohen zodiaket, zbatice-ojne ograzmat
e fundit te fjale-heshtjes.
mberrihen krijime te pa plota
Shpirtrat paketohen ne amballazhe picash
ndonjehere serviren ne kupa te ngrenshme akulloresh
(zemren as nuk e servir kerkush, as kerkujt nuk i duhet)
Bota u perket gjithenje njesoj te njejteve trupa
perberes te saj
Kupolat jane ngritur per guximtaret
currili i qeshjes frikesohet
Verenjtet fleta e bardhe, me disa re-shkronja -blu
boje-boje, boje- gjaku, boje -uji.
Parashikoj shi per naten e mbaruar fillimive te zbardhura
si thinja tek tuk.
Brejtesit dhe bulkthet, jane te vetmit bujtes
ne shtepine time qe s'eshte imja.
koha e dyte;
Dimri numeron diejt e mungeses
E premtia rrethon dedektivisht banesen e vogel
ne te cilen tash tri te premte nje vajze e vrare ne vaske
po enderron dheun,
duke genjyer prehjen e saj dhe paqen tone.
Ndersa une indiferente shkruaj...
;"Kur te vdes, kurdo qe...me hidhni ne vasken e botes
duke me garantuar nje varr te gjalle
qofte ky edhe me i ngushti fund-barku i nje peshku
te uritur, brenda barkut te kohes se vet'
pa percaktimin e nje emri,
dhe pa limitet e thyera ditelindje-vdekje"
-Kjo nuk eshte njesoj si harrimi
"harrimi me gjithe te kunderten e tij-kujtesen
i perkasin sherbyesve te ndergjegjeve"
Vajza e vrare tri te premte te shkuara
nuk kish munduar se...
"Njeriu vetem duke vdekur hyn ne ndergjegjen
e njerezve te pas-saj mbetur"
...refreni;
ujrat ...fshehin nje te qeshur
te vajzes!
une e korrigjoj letren e shkruar
prane vaskes.
Vaska luks i bardhe-vdekes!
me tri pika i jap fund letres.
...
Krijoni Kontakt