Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 19 prej 19

Tema: Bastard

  1. #11
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Je e vetmja ketu ne forum qe pushon zerat qe degjoj une brenda kokes time.
    Kur mbaroj se lexuari poezite e tua, te shkretet shohin njeri tjetrin te nervozuar, njeri nga fundi i salles kollitet, degjohet nje gjilpere qe bie, ora e murit tik-tak-tik-tak... dhe njeri i dehur (eshte my favorite) diku thote, "Whooo... YEAHHH!!! YEAH!..." dhe zeri i vjen e i zbehet akoma me shume kur sheh qe askush s'po e mbeshtet, "yeah... umm... yeahh, dude."

    "Umm... okaaayyyyy..."

    Pastaj fillojne bisedat prap.

    Edhe pse ke metafora dhe keto gjerat e tjera prej ku varen notat tona neper provimet e letersise, shkrimet e tua jane si puna e biskotes qe e harron jashte per shume kohe, aq sa behet e thate dhe e forte... sa s'te shijon me, edhe pse s'ka ndryshuar shije. Mos ki frike te ndjesh dicka tjeter pervec adhurimeve. C'do gje tjeter eshte ndjenje gjithashtu. S'te ben keq akullorja.

    (Shigjeta, bujrum Une s'mundem.)
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  2. #12
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Si atė ditė


    E vogel, me e vogel se kurre. Si nje kokerr fasuleje e pazjere ne fund te barkut. Lekundet nga lengjet e rrymat monotone, me ujra te ndenjur! Kur dhe monotonia gjen forca per te vershuar si rryme atehere mbetemi te larget dhe prej vetves. Si "tetka" thosh, per ate levrimin ne fund te barkut. Sa kemi qeshur...i levrinte gjithmone te shkretes, ngandonjehere edhe i lepinte. Perseri qeshnim, fshatarja e holle qe bente magji.
    Nen melodine e saksofonit, kur dikush tjeter lan carcafet me dore, une gati me rroba ngjeshur i mbush mendjen vetes se hipokrizia ka shkalle perfeksionimi. Ne pyetjet qe ben me cudit kurajoja dhe ajo cfare une nuk shikoj ne rrjedhjen e zgjatur te zerit.
    Ndoshta virgjerimi i miresise me ben te mos e njoh, pa e prekur. E lodhur gjithmone nga pyetja nese ajo egziston apo jo dhe per cfare jam duke kerkuar.
    Njerzit kurreshtare, te llafosur me veten dhe me te tjeret, vershojne rrugeve, ne trafikun e nxehte te ndertimeve. Zezaku tek tryeza tjeter, lexon gazeten duke peshperitur me vete. Paksa e sigurt qe eshte duke mallkuar ndonje 'kalimtar' sot. Ku i dihet ndoshta dhe mua qe jam duke e fiksuar, sikur ti kisha syte te padukshem, zakon.
    Nuk gjej kurajon te pranoj levizjet tik tak te ores edhe kur ato vazhdojne te bejne tik tak pafundesisht. Nuk ecet perpara duke e ditur se nje dite do te kthehesh tek hapi i parafundit dhe do te rrish atje vetem per te nuhatur veten.
    E ndjeva te kthyer ne grua me buzeqeshje te ngrire dhe shikim te larget. Ishte atje ku i kishte pare te tjeret te qendronin, gjithmone si vezhguese me syte e zgurdulluar.
    Eshte e gjitha pjese e lekeve apo vetmohimi qe na mbush me fjale boshe per te nxjerre ato qe nuk ja u gjejme dot fjalen e kuptimin. I ndjejme, dhe mbytemi nga to, pa i njohur. Kur ikin i harrojme si te mos kishim qene ne dhe perseri nje dite fundosemi te zhdeformuar nga kerkesa, perse...
    Vendosja e limiteve te cilet si per qellim kane pasur ngritjen ne super kenaqesi te formes se njohur, sot kane filluar te zbehin ndjenjat. Ore te lidhura pas poreve te fytyres se shemtuar, e cila mbetet gjithmone nje fytyre, e deshiruar per nje te shemtuar te dyte.
    Urrejtja eshte bere e imja dhe me rrjedh nder deje, e ngrohte. E ndjeva tek me kaloi permes qafes kur po i flisja dhe perseri u ndjeva e ngrohte, jo kundershtuese. AMIN fjale qe nuk ja dija kuptimin, e thashe me ze kur ajo hapi syte e trembur. Sa larg shkohet kur je kundra rrumes se nje autostrade...
    As me te ngrohte as me te ftohte, nuk e di ku i vulosa forcat. Keqarrdhja me vret cdo minute, tek hedh syte tek mundimet dhe dashuria e tyre. Nuk po i ndihmoj, por ndoshta e ndjejne hijen e trungut te thare dhe u vjen mire.
    Nje dite tjeter, jo shume ndryshe nga ditet e tjera. Tani qe te gjitha u bene njesoj, nuk ka gje tjeter qe mund te te merzise apo gezoje.
    Gjithcka ecen nen ritmin e saksofonit...

  3. #13
    Dikush e ka profesion, dikush shkruan per qejf. Dikujt i pelqen nje krijim, dikujt jo....shijet nuk diskutohen, rendesi ka qe kemi mundesi per te zgjedhur.

    Per mungese kohe nuk shkruajta dot me pare kur e lexova krijimin "Ftohte"

    Bukur me pelqeu, vecanerisht fragmenti me poshte

    Me puth ne balle dhe fle
    kujtohem ku ishim
    ku jemi, ku je
    dhe te afrohem
    ēdo gje e ngrohte me frikson
    une, akull, nuk njihem
    Te prek ngadale qepallat
    ti kercen te me kafshosh veshin
    pre luani, kur xhamat thyhen
    dhe une jam ajo qe bie
    ēuditerisht Toka nuk duket qe ketu
    Enderr, enderr, e gjitha
    si dimri.
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  4. #14
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Mėngjes i keq

    Folene ta ndertova ne flori
    e me shume se kaq
    ne, njerzit, nuk dime te japim
    gurret qe xhuxhet i nxorren
    ne miniera, sot i vleresojme njesoj.
    Pas gjithckase qe dhashe
    nuk me ngeli as vetja
    vec kujtime tani, qe ngrihen
    me pluhurin e bardhe, bore
    nen zero grade.
    Ecin, anonime ne mbartje
    me duart qe kercyen
    ekstazat.
    Asgje e huaj,
    vetem une, ajo
    Kam mall per...
    mall per vendimet
    mall per ata qe urreja
    per robat e kuqe.
    e ndersa ty, vazhdoj te ta pastroj
    folene.
    Ne dite hyjnore,
    marrosur nga djalli
    adhuroj friken, dhe zgjedhjet
    miresine qe me frikson si e huaj
    mondane ne ecje.
    Mish njeriu, asgje e bukur
    gjitcka e piset po aq sa ne
    neveri per rracen e persosur
    dhe menyren si te gjithe
    ulemi te hame, per te jetuar
    nje dite me shume.

    Ti sa i bukur
    ne kafazin tend,
    Sa shume te adhuroj...

  5. #15
    Narcizist Maska e Lit
    Anėtarėsuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    off of
    Postime
    119
    sado racionale te jete nje imagjinate ose persihatje shoh qe ka humbur...


    gezuar festat
    The end is the beginning is the end

  6. #16
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Miza

    Ngacmohen nga etja
    ngjyra, nga hena
    rrudhat e pavena
    fati
    i mendimit
    qofte si vetja
    lakuar ne gri
    afrohen dhe rrjedhin
    zvarranike te etur
    per arome lulesh
    shemtohen
    shemtohen
    shemtohen
    ndjella absurditeti
    me te kuqe
    presin
    zemrat te djegin
    harxhojne dhe oret
    qe me pune i moren
    fshihen dhe nxihen
    dhe rrjedhin
    dhe rrjedhin
    dhe rrjedhin
    nga kupa ku vrerin mbledhin
    pėrcėllohen nga vlaga
    se neser s'do vdesin
    dhe eci
    dhe eci
    dhe eci
    nga zhurmat qe tmerrin
    lemuan mbi varre
    jehone e te pareve
    qe buken e nxorren
    kur fushen e korren
    pushim
    pushim
    pushim
    si uji i vaket
    qe mekoi plaget...




    p.s. bzz fare rastesisht kjo e fundit. Qesha, kur e vura re me lart...

  7. #17
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    e kam lexuar me pare une kete nga ty, apo thjesht ngaterrim koordinatash? Zgjohesh ti zgjohesh, nga nje here per kershendella, po zgjohesh te pakten

  8. #18
    Narcizist Maska e Lit
    Anėtarėsuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    off of
    Postime
    119
    do i shtoj nje muzike qe kam ne koke dhe do ta bej kenge
    The end is the beginning is the end

  9. #19
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Nje minute

    Ah minuta kam plot
    plot minuta pa ...
    plot minuta mendimesh
    dhe uje qe zjen, valė!
    Gurre qe rrokullisen
    dhe shembin cdo lėngim
    minuta qe shuajne dritat
    dhe gjurmet e shtratit tim.
    Minuta kam plot
    pickojne sakrifice,
    per gjerat qe "ne duam"
    per gjerat qe do ti!



    p.s. tani i vura re komentet me lart. Henri, kjo eshte tjeter. Sic duket njoh shume miza, qe duken njesoj. Pervec mushkonjes me lart qe vazhdon te jetoje ne qoshen e serenateva : )

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Prof. Dr. Ylli Popa pėr Kryepeshkopin Anastas Janullatos
    Nga Seminarist nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 93
    Postimi i Fundit: 08-10-2014, 03:11
  2. Dėshmia: Si linda fėmijėn me vajzėn e xhaxhait
    Nga Beqari002 nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 29-05-2003, 15:31

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •