Nekrasov
Pėrkthyer nga Agim Shehu, Dhori Qiriazi, Lame Kodra
Ne kete postim nga A. Shehu:
Para shiut
Erė e zymtė e rrėmbyer
Njė tufė re nė qiell merr.
Rėnkon bredhi degėthyer,
Pylli shushurin mister.
Mbi pėrrėnjtė laroshė, zhubrosur,
Fletėt ikin fluturim,
Dhe si rrymė e ciknosur
Vjen me vrull njė erė thėllim.
Si muzg mbulohet bota,
Duke ardhur qė nga larg,
Tufa galash, grumbuj korbash
Klithin najėr rreth e qark.
Sharabajka karro tmerri,
Mbyllur lidhur, pret tė ikė;
E xhandari karrocierit
I klith Nisu! me kamzhik...
***
Te sheshi Sena plot publik,
kalova dje nė orėn gjashtė.
Atje po rrihnin me kamxhik
Njė nusezezėn, njė fshatarkė.
Si snxori njė pikė zė ajo,
Veē lart kamxhiku fshikullonte...
Dhe muzės unė i thashė: Vėshtro
Si si po heq njė motra jote!
***
Qejfe jete, gazet e rinisė
Unė nėn peshė tė punės i kam vrarė;
Si poet i dashur i lirisė,
Mik me dembelinė kurrė sjam marrė.
Vuajtjet pa fund qė kam duruar,
Le ta prekin zemėrn, thikė ti vėnė,
Unė veē shkruaj: tingujt e rimuar
Pėr grimasa boshe kohė smė lėnė.
Tingujt-vargje sjanė si proz e ngrirė,
Gjersa prekin zemrat qė kanė gjak,
Siē prek, befas, lot i shkreptirė.
Qė buron prej sysh me flakė.
Unė sshes mend se populli nė mendje
Do mė mbajė qoftė dhe njė varg...
Poezi e lirė te ti nuk gjendet,
O i ashpri vargu im idhnak!
Ti ske art krijues, finesė ariesh...
Por te ti i gjallė gjaku vlon,
Si triumf skuq prushi i hakmarrjes,
Dashuria rron e pėrvėlon...
Dashuria qė kėndon njerėzorėt,
Qė damkos mizor e budalla
Dhe me gjėmba ia thur kurorėn
Poetit qė njeri ska...
Krijoni Kontakt