MESAZH I PRESIDENTIT TË KOSOVËS IBRAHIM RUGOVA PËR 28 NËNTORIN – FESTËN E FLAMURIT
Prishtinë, 27 nëntor (MIA) - Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova, u ka drejtuar qytetarëve të Kosovës një mesazh për 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit.
"Me rastin e 28 Nëntorit, Festës së Flamurit, Ju shpreh urimet e mia të përzemërta. Dita e 28 Nëntorit është Ditë e Flamurit dhe e Pavarësisë shqiptare, e cila u përgjysmua. Njohja formale e pavarësisë së Kosovës do të kompletonte aktin madhor të vitit 1912. Pra, një Kosovë e pavarur, e integruar në BE, në NATO, dhe në miqësi permanente me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dhe sot, mund të themi me gëzim të madh se të gjithë shqiptarët synojnë dhe po punojnë për integrime evropiane dhe miqësi me SHBA-të. Në këtë Ditë historike, do vlerësuar se në këto pesë vjet Kosova e lirë ka pasur një progres të madh në të gjitha fushat e jetës. Ne do të shtojmë progresin e vendin tonë në të mirë të popullit dhe të të gjithë qytetarëve. Dhashtë Zoti që 28 Nëntorin e ardhshëm ta festojmë me njohjen e pavarësisë së vendit tonë, Kosovës. Gëzuar Dita e Flamurit!" - thuhet në fund të mesazhit të Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Edhe nga une,
URIME FESTEN E FLAMURIT!!!
Krijoni Kontakt