"Të rinjtë tek ne piqen më shpejt, sepse atyre u duhet të përballojnë shumë shpejt probleme të mprehta ekonomike e sociale. Mosha kur arrihet kjo pjekuri e të rinjve në Shqipëri nuk i kalon te 20. Periudha e adoleshentëve njihet tashmë si periudha e vetmisë dhe e dëshpërimit. Adoleshenti kërkon të realizojë vetveten, por është në mes të udhës. Duan të quhen të pjekur e nuk e përballojnë dot peridhën e kapërcimit të menjëhershëm". Të rinjtë në Shqipëri kanë si veçori se përballoen shumë herët me probleme konkrete. Nëse të huajt i kalojnë thuajse pa i cikur fare probleme të tilla, shqiptarët duhet të nisin çdo gjë nga e para, t'i bëjnë të gjitha me duart e tyre duke qenë se vijnë nga familje të varfra prej të cilave nuk marrin mbështetje të madhe. "Por, në përgjithësi, i riu nuk kënaqet me ato që arrin. Është një brez i rebeluar". Për të arritur lirinë individuale duhet arritur së pari pjekuria sociale, por kjo realizohet edhe nga përvojat në punë. . Sfida e të rinjve është përballimi i problemeve dhe zgjidhja e tyre në mënyrë sa më racionale, duke lënë mënjanë dëshpërimin e pesimizmin.Cfar mendoni ju per kete ceshtje?
Krijoni Kontakt