Faqja 9 - AKTUALITET Nentor 5, 2004
Eldon Hima miku i Edmond Ymerit, i njohur me nofkėn "Kartela" nė Tiranė
Kapet pėrdhunuesi i 21 vajzave
Gjuante gjimnazistet dhe vajza tė ardhura nga rrethet
--------------------------------------------------------------------------------
Gerti Xhaja
TIRANE
Kishte mundur tė krijonte njė emėr tė frikshėm falė lidhjeve dhe shoqėrisė sė tij me Kartelėn (Edmond Ymeri), tė dėnuarit me burg pėrjetė pėr njė sėrė krimesh tė rėnda nė Tiranė dhe gjetkė. Por, ndryshe nga miku i tij, Eldon Hima (Elio) vitet e fundit ishte dhėnė si njė manjak i vėrtetė pas pėrdhunimeve. Sipas policisė dyshohet dhe ėshtė nė proces verifikimi autorėsia e Himės nė pėrdhunimin apo tentativėn e pėrdhunimit tė 21 vajzave nė Tiranė. Po sipas policisė, preja e tij e preferuar ishin adoleshentet e gjimnazeve, ose vajzat e ardhura nga rrethet, tė cilat punojnė dhe banojnė me qera nė Tiranė. Megjithėse kishte njė kohė tė gjatė, qė ishte nė qarkullim, drejtėsia nuk kishte munduar ta siguronte Elion, siē veproi me mikun e tij tė ngushtė, Kartelėn. Sipas policisė ai kishte edhe njė mal me precedentė tė tjerė penalė, qė nga plagosje e lehtė, pėr tė cilėn ai ishte dėnuar dy herė, deri nė vjedhje tė rėndomta. Porse peripecitė e kaluara pėr sė miri me drejtėsinė, kishin krijuar njė farė miti tek Elio, duke e bėrė atė tė konsiderohej si i pakapshėm nga policia. Madje edhe vetė uniformat blu, pas njė pėrplasjeje mė armė, edhe kjo pėr shkak tė njė vajze 17 vjeēare me origjinė nga Tropoja, e kishin klasifikuar si njeri shumė tė rrezikshėm. Kishte ndodhur disa herė qė Elio, qė ishte i martuar dhe baba i dy fėmijėve, ishte prangosur nė flagrance, kur ishte bashkė me prenė e tij tė preferuar, adoleshentet, por pėrsėri ai dilte dhe shėtiste rrugėve tė Tiranės me automjete luksoze nė kėrkim tė presė sė radhės.
Manjaku i pėrdhunimeve
Njė makinė e bukur, fjalė tė ėmbėla dhe guxim i pazakontė, kishin bėrė qė Eldon Hima tė kishte sukses me vajzat. Njė luk i tillė kishte mjaftuar pėr tė futur nė makinė pak javė mė parė njė punonjėse tė hotelit "Sheraton" dhe pėr tė kėnaqur mė pas mė pėrdhunė epshet e tij. Por edhe pse vajza denoncon nė polici dhe agjentėt bien shpejt nė gjurmė tė Eldonit, ai nuk fshihet. Pikėrisht gjatė kėsaj kohe ai arrin tė pėrdhunojė njė 17-vjeēare (mosha e preferuar) jo shumė larg shtėpisė sė tij, nė Kombinat. Sipas policisė ky pėrdhunim i fundit, apo mė saktė gjahu i fundit para prangave, ka ndodhur nė 29 tetor. Mė tej policia e arrin. Elio prangoset sė bashku me dy tė dyshuarit si bashkėpuntorė tė tij, kuksianin Vehap Biba, 35 vjeē, edhe ky i dėnuar disa herė mė parė pėr krime tė ndryshme dhe njė 17-vjeēare me iniciale M.P. Sipas policisė vajza ėshtė pėrdorur prej Elios dhe Bibės pėr tė afruar dhe joshur adoleshenten. Madje ajo i kishte ndihmuar ta fusnin prenė e tyre nė njė banesė, duke e braktisur mė pas, e duke u'a lėnė nė duar. E tradhtuar nga shoqja, 17-vjeērja edhe pse ka kundėrshtuar, nuk ka mundur t'i ndalojė Elion dhe Bibėn ta pėrdhunonin. Fill prej kėtej vajza kishte shkuar pėr tė denoncuar nė Komisariatin numėr 2 tė Policisė sė Tiranės, i cili ka dhe juridiksionin e zonės.
Arrestimi
Nuk dihet pėrse policia kėtė radhė i ishte vėnė me bukė nė trastė Eldon Himės. Dihet vetėm se agjentėve u ishin dashur 6 ditė dhe netė tė punonin pėr tė rėnė nė gjurmė tė tij. Pėr ta shtėnė nė duar pėrfundimisht, agjentėt e policisė kanė vepruar pas mesnatės dhe nė orėt e para tė mėngjesit tė djeshėm. Fatmirėsisht kėtė herė informatat kishin qenė tė sakta. Eldon Hima, Vehap Biba dhe 17-vjeēarja M.P, pasi u kapėn, u siguruan nė ambientet e izolimit tė Komisariatit numėr 2 tė policisė sė kryeqytetit. Kėtė radhė kryerja e marrrėdhienve me dhunė me vajzėn, ishte vėrtetuar edhe nė raportin e mjekut ligjor, duke i'u bashkuar dosjes pėrkatėse pėr ngjarjen.
Dėshmia e punonjėses sė hotelit "Sheraton"
"Mė mori pėr shėtitje dhe mė pėrdhunoi dy ditė me radhė"
Vinte dhe mė takonte nė punė, te Hotel "Sheraton", madje ditėn e ngjarjes sapo kisha mbaruar punėn, kur Elio (Eldon Hima), mė mori me makinėn e tij dhe mė pėrdhunoi". Ka qenė ky denoncimi i 23-vjeēares laēiane, Dorina K, nė polici mė 16 tetor. Ajo nuk e njihte gati fare, madje as emrin nuk i'a dinte saktė. "E thėrrasin Elio, ėshtė tip tepėr i ngjitur dhe ėshtė shumė e vėshtirė ta shmangės", kishte thėnė ajo nė polici. Nė fakt, Dorina, ishte lėnė vetėm pas dy ditėsh nga Elio, ndėrsa gjatė kėsaj kohe ishte keqtrajtuar dhe pėrdhunuar sistematikisht. Sipas vajzės, Elio, pasi e kishte marrė nė tė errur me makinėn e tij nga oborri i hotelit "Sheraton", pėr t'i bėrė njė xhiro, e kishte ēuar drejt e nė njė hotel nė Kombinat. Elio nuk e ka patur tė vėshtirė pėr tė ushtruar presion dhe dhunė psikologjike ndaj 23-vjeēares, e cila ishte e vetme nė Tiranė dhe banonte nė njė shtėpi me qera me disa shoqe nė lagjen Kombinat. Por Elio nuk ishte mjaftuar vetėm me kaq, ai tė nesėrmen pėrsėri duke e detyruar me dhunė psikologjike duke e kishte ēuar laēianen nė shtėpinė e tij, ku e kishte mbajtur dhe njė ditė tjetėr. Fillimisht, megjithėse e fyer dhe e lėnduar fizikisht dhe nė nder, 23-vjeēarja nuk kishte dashur tė denonconte pėr shkak tė oponionit. Por mė pas duke parė se Elio mund ta rrėmbente sėrish dhe ta pėrdhunote ajo ėshtė detyruar tė kėrkonte ndihmėn e policisė.
Krijoni Kontakt