FORCA TIRONA
Nje pershendetje per te gjithe tifozat e tirones !!!
Lori!!![]()
FORCA TIRONA
Nje pershendetje per te gjithe tifozat e tirones !!!
Lori!!![]()
... me vjen keq qe tema e pare per Tironen tone u mbyll, do te ishte me mire qe ajo te ishte mbyllur para se te fillonte sezoni futbollistik i Tirones, dmth ne qershor ose te mbyllej ne fund te sezonit ne qershorin e '05. Nejse, keto moderatoret tone keshtu i mendojne keto gjera pasi i duket sikur jane ne orar te punes dhe do te plotesojne 8 oreshin ...
Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!
Selman Stermasi , nje djale i nje familje te pasur e bujare nga Tirana ishte nder futbollistet e pare te qytetit, kohe para se te organizohej Kampionati i pare kombetar i futbollit. E po ne vitet e para luftes ai u be dhe presidenti i pare i Klubit Tirana. Ai ishte njeriu qe i fali Tiranes jo vetem djersen, talentin e pasurine e tij, por dhe vete shpirtin e tij te madh. Per sportistet e varfer te asaj kohe shtepia e tij ishte vendi ku ata gjenin gjithmone tryezen e shtruar si per shume hallexhinj te tjere te kohes. Lojtaret e quanin me shaka shtepine e tij, tek Pazari i Ri, me emrin "menca". Por bujaria e tij nuk kishte fund. Ai paguante ēdo gje per ekipin dhe nuk fitonte asgje prej tij. Ai zbuloi dy yjet e futbollit shqiptar Llustren e Kryeziun duke i marre qe femije nga "Streha Vorfnore" e duke i mbajtur ne shtepine e tij derisa u bene burra. Ai ishte njeriu qe i rriti si futbolliste dhe realizoi kontratat me Klubet e medha italiane per te dy. Por nga kontratat ai nuk mbajti asnje qindarke por ia dhuroi vete sportisteve. Ndaj sot Kryeziu e Llustra e kujtojne me shume respekt. Llustra i paralizuar e pa goje sot vetem qan para fotos se Stermasit te madh, njeriut qe nuk e lejuan ta takonte me kurre ne jete. Me ardhjen ne fuqi te pushtetit komunist ra kembana e se keqes dhe per Tiranen e Stermasin. Ne nje mbledhje me disa "shoke te Partise" u vendos te nderrohej emri nga Tirana ne 17 nentori. Selmani u ngrit e kundershtoi duke thene se: "Emri TIRANA i jep ketij ekipi mjaft nder e nuk kemi arsye sepse ta heqim ate". Por nga podiumi iu hakerryen: "Ulu e mbylle gojen!" duke e cilesuar armik e borgjez. Sigurisht shoket e tribunes do kishin qene duke kullotur dhite ne ndonje maje mali kur Selman Stermasi jetonte per Tiranen e per me shume kur ky "armik" me 6 prill 1939 mori gjithe ekipin e Tiranes dhe ishte ne balle te demostrates se Tiranes duke kerkuar arme per te perballuar pushtimin fashist te Shqiperise. Por ishte koha e "shokeve", ndaj ky sebeb mjaftoi qe te nesermen Stermasi te pushohej menjehere nga puna e te hidhej ne rruge duke iu ndaluar rreptesisht qe te shkelte pragun e klubit Tirana.
Lexoni kete paradoks komunist: -Selman Stermasi nuk lejohej me ne klubin Tirana qe ai e kish ndertuar me shpirt! Por te pakten le te themi shyqyr qe nuk i hoqen dhe emrin Shqiperise e t'ia vinin psh 29 Nentori. Pas kesaj Xha Selmani siē filluan ta njohin te gjithe, punoi per shume vite si punetor ne ndermarrjen"M.Mame" dhe qe njeriu qe kurre nuk u kontrollua tek dera e ndermarrjes sepse ndershmeria e tij ishte e mirenjohur nga te gjithe. Me te veshtira ishin ditet kur luante Kombetarja dhe ai nuk kishte bilete per te pare ndeshjen. Ai qante para ekranit te TV. Po ashtu gezohej si femije kur Fatmir Frasheri i ēonte shpesh bileten e ndeshjes.
Ky ishte njeriu-futboll,njeriu bardh&blu qe nuk deshi emrin 17 Nentori por Tirana. E sot qe ai nuk jeton me ka nje stadium ne Tirane qe mban emrin e tij kurse ne do sillnim si homazh vetem nje kujtim qe besoj e kane te gjithe tifozat e Tirones:kemi pare me dhjetra ndeshje te Tiranes ne kohen kur quhej "17 nentori", por kurre si kam degjuar tifozet qe te therrasin ne kete emer por gjithmone"TIRONA -TIRONA!"
* Faktet jane nga dokumenta te kujtimeve te bashkohesve e veēanerisht Frasheri,Llustra,Kryeziu etj.
Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!
Duket si nje trajtim i gabuar kesisoji, perkufizimi per perfundimin e Kapmionatit te 65-te Kombetar te Futbollit. Sepse ne fund te fundit, SK Tirana eshte nje klub i Tiranes dhe asgje me teper. Dhe titulli i 21-te i saj nuk mund te quhet nje fitore e historise, por e historise te Sportklubit tone te shquar.
E megjithate, them se eshte pikerisht nje fitore e historise sone kombetare te sporteve dhe futbollit. Ndoshta edhe me tej.
Ne rradhe te pare sepse ky kampionat jubilar i 65-te, u fitua nga Kampioni i pare i Shqiperise qe eshte SK Tirana. Por edhe kjo duket thjesht si nje vlere disi statistikore. E verteta e kesaj "historie" qendron diku tjeter. Ne ate qe vete Sportklub Tirana eshte nje histori, histori e gjalle e kultures sone kombetare, e sportit tone kombetar, e kampionatit tone shqiptar. Dhe pikerisht per histori, ajo fiton 21 kampionate. Se fitoret i ka pjese te historise se saj dhe pa to ajo nuk mund te ekzistoje. Jo thjesht ne kuptimin e fitoreve, por me teper te rolit te saj ne te gjithe kete histori. Eshte nje pjesemarrje duke luajtur gjithmone ne role te dores se pare. Fitoret e saj kane shtyre perpara nje histori te futbollit shqiptar. Dhe sado modeste qe te jete ajo, si te gjitha historite e Shqiperise, roli i SK Tiranes eshte tejet i madh. Kjo shihet edhe te shifra "21", kur kundershtarin me te afert ka Dinamon me 5 kampionate me pak. Edhe per kete, fitorja e SK Tiranes eshte fitore e historise. SK Tirana ka bere historine e kampionateve tona, e ka themeluar ate, e ka cuar perpara, e ka gjalleruar, e ka shpetuar kur ajo rrezikohej te mos ishte me histori. Dhe madje ka fale histori. Me e pakta, SK Tirana i ka fale histori dy klubeve te cilet se bashku kane fituar 31 kampionate, Partizanit dhe Dinamos - te cilet kur u themeluan, te pakten gjysmen e lojtareve i kishin te Sportklub Tiranes, Punes se Tiranes apo 17 Nentorit te Tiranes. Per fat, ky ka qene casti kur pa pike mirenjohje keta dy klube qe SK Tirana iu fali histori, deshen te ndalnin historine e SK Tiranes. Per mbi 20 vjet ata ia arriten ta ndalnin kete histori. Nuk e ndalen thjesht duke mos e lejuar ate vete te bente histori permes titujve kampione, por gati te mos e lejonin te luante asnje rol ne kete histori. Harruan se personazhet e medhenj nuk mund ti heqesh nga historia, edhe pse per nje fare kohe ia arrin t'i menjanosh prej saj.
Dhe 17 Nentori, Sportklub Tirana apo Puna e Tiranes u rikthye ne mesin e viteve '60, jo vetem per te mos dale me kurr nga historia, por per te vazhduar drejtimin e historise. Me 1990, ajo ia arriti te nxirrte ne skene historine e mohuar. Sepse SK Tirana deri ne 1991 ka qene i vetmi klub futbolli ne Evrope, te cilit me vendim shteteror, pra permbi 45 vjet, ia kishin hequr historine e 6 titujve te kampionit! Dhe kur nje dite te bukur iu kthye kjo histori, papritmas ajo u shnderrua ne ate qe kishte qene, ne "primadone" ose ne zonje e pare. Kjo eshte Sportklub Tirana, fitorja e 21-te e se ciles eshte fitore e historise, fitore e themelimit, fitore e fillimit dhe e fundit, qe kurr nuk mund te kete me fund. Eshte fitore mbarekombetare, pra me teper se kombetare. Ndonese cdo kampione dihet, quhet kombetare. Fitorja e SK Tiranes eshte mbarekombetare, sepse askush tjeter si ajo nuk ka patur ne gjirin vet larmine me te pafund te perfaqesuesve te gjithe zonave e trerave shqipetare. Kur eshte themeluar si kampione me 1930, ajo ka patur ne 11-shin e saj tiranas, shkodrane, elbasanas, mallakastriote, korcare, dibrane. Veshtroni Panteonin ne fund te faqes. SK Tirana ne mbarekombetarine e saj eshte unikale. Ajo te rremben. Te gjithe "te huajt" ajo ka nje aftesi te jashtzakoneshme per t'i shnderruar ne tiranas te vertete te futbollit. Dhe brenda nje kohe te shkurter arrin t'iu blatoje stilin e saj. Mandej, kur ata largohen, atje ku shkojne, vetevetiu percojne kete stil historik te skuadrat e tyre. SK Tirana, qe njihet per "konservatore", ne te vertete eshte me liberalja. Tregun e futbollit ne Shqiperi e para e ka filluar ajo. Eshte e para dhe e vetmja qe i ka fale Juventusit dhe Romes se Italise dy kampione te rangut evropian. SK Tirana eshte i vetmi klub futbolli ne Shqiperi, perfaqesues te se ciles, te arratisur prej nje terrori, nje here ia kane arritur te dalin ne fushen e lojes ne nje stadium te madh te Evropes ne Rome dhe me fanelat e KOmbetares me shqiponjen e flamurit, te zhvillojne ndeshje me nje klub te madh: Lazio te Romes. Vetem keta lojtare te Sportklub Tiranes kane zhvilluar nje ndeshje revolte atdhetare, kunder vendosjes se regjimit komunis ne Evropen Lindore. Ishin futbolliste te shquar, te cilet pervec te tjerave kishin fituar dy Kampionate Kombetare (1939, 1942) te Luftes ne Shqiperi, te cilet ne po luftojme qe te njihen. Atebote, SK Tirana do te kishte per te qene jo 21, por 23 here Kampione e Shqiperise. Portat per te tjeret i ka hapur e para ne Shqiperi por SK Tirana. Veshtroni emrat e stines 2003-04, se cfare larmie krahinash gjen te protagonistet e saj. Kam vendosur qe ne kete shkrim te mos permend asnje emer se do te gaboj. Emrat i gjeni te 180 kampionet e Panteonit. E kesaj rradhe, ne mungese te analizes se nje kampionati te cilin SK Tirana e fitoi me nje epersi te skajshme, le te flase Panteoni si dhe kjo ese lakonike si argument qe fitorja e 21-te e SK Tiranes eshte fitore e historise.
Jo thjesht sepse nje kampione i perket gjithe historise kombetare. Po sepse askush me mire se SK Tirana, nuk ka plazmuar aq fort, nje histori futbolli te Shqiperise, kaq kombetare dhe pertej. Cuditerisht, jo vetem sepse ajo i ka dhene Kombetares numrin me te madh te lojtareve qysh diten e pare kur u themelua me 1936, dhe madje as sepse perhere ka qene ne perberje nje skuader mbarekombetare qytetesh e trevash. Po sepse askush me fort se SK Tirana, nuk ka perfaqesuar shpirtin rinor te kombit tone ne fushen e blerte. Forca, pasioni i madh, kembengulja e jashtzakoneshme, etja e madhe per kthese, energjia, shpirti i paepur, dhe ne fund te fundit, stili i nje vrulli dhe mosdorezimi asesi ne kete fushe te blerte, cka shpesh shumekush i ka quajtur vecori te futbollit shqiptar, me pare se te tjeret, jane brumosur te Sportklub Tirana. Eshte ai qe njihet si "shpirti i Tiranes". I dha te gjitha keto, dhe me ne kete 2004, ndonese per fatin e saj te keq, qene te nje kohe kur historia nuk vleresohet. Per hir te Panteonit, thashe se nuk do te permend asnje emer. Megjithate, edhe me e tana ka nje perjashtim. Do ta mbyll me vetem dhjete emra, dhjete njerez te cilet me kete cilesim nuk i ka Panteoni. Jane ata te cilet, kane ngritur me duart e tyre kete Panteon te Sportklub Tiranes. Jane mesuesit e saj, tranjeret, nga i pari te i fundit. Nderim pra per Samo Signerin, Selman Stermasin, Myslym Allen, Enver Shehun, Shyqyri Rrelin, Shkelqim Mucen, Sulejman Memen, Enver Hadziabdic, Krenar Alimehmetin dhe Mirel Josen. Me ta Sportklub Tirana i perket historise.
Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!
... 180 Kampionet, qe kane bere historine e te Modhes Tirona ...
Alimehmeti 88, 96, 97,99,00; Prof. Alla M. 36,37; Alla 88; Dr. Agolli M. 31;32; Agolli A. 03, 04; Arrmadhi 82; Baci 82, 85; Baholli 95; Balla 37; Bardhi 88.89; Bathorja 65,66; Begeja H. 31,32; Begolli 30; Bimo 82,85; Bukoviku 65,66,68,70; Bulku E. 99, 00, 03, 04; Bulku S. 96, 97, 99, 00, 03, 04; Bushi 96, 97; Bylyku N. 65, 66; Bylyku A. 85, Bytyci, 65, 66, 68, 70; Caslli 96; Coclli 96; Dabulla 99, 00, 03, 04; Daja 88, 89; Dr. Dashi I. 30, 31, 32; Dede 95, 96, 97, 99, 00, 03, 04; Demneri A. 82; Dhales P. 68, 70; Dhales F. 95; Dinella Gj. 82; Domi 97; Driza 00; Duro K. 99; Drita 98; Egbo N. 03, 04; Elini 65, 66; Faqolli 03; Fejzolli 95; Frasheri F. 65, 66, 68, 70; Fortuzi I. 95, 96, 97, 03, 04; Gallo 95, 96, 97, 99, 00; Gjinali I. 30, 31; Gjinali S. 36; Gjoka 65, 66, 68, 70; Gurashi M. 30, 31, 34, 36, 37; Gurashi R. 30, 31, 34, 36, 37; Habibi 68; Hajdari 03, 04; Hajnali 30, 31, 32, 36, 37; Halili S. 65, 66; Halili M. 03, 04; Hatibi 70; Hidi 99, 00, 03, 04; Hima R. 36; Hobdari 36; Hodja 85, 88, 89; Hushi 97; Hyka S. 65, 66, 68, 70; Hyka E. 95, 96; Hysa 95, Iljazi 99, Ishka B. 65, 66, 68, 70; Ishka S. 99; Ismaili 96, 97, 99; Janku F. 34, 36, 37; Jakova 34, 36, 37; Jegeni 32; Jolldashi B. 30, 31, 32; Jolldashi R. 32; Jorgji 66; Josa 82, 85, 88, 89; Jupi 03; Kajano 30, 31, 32; Kapaj J. 00; Kapllani R. 97; Karaj 97, 99; Prof. Karapici 30, 31, 32, 34, 36, 37; Kashari 37; Kasmi G. 65, 68, 70; Kasmi F. 95, 96, 97; Kazanxhi 66, 68, 70; Keci 34; Kenesei Z. 00; Kepi 88; Kokuro 95, Kola A. 82, 85, 88, 89, 95, 96, 97; Konomi V. 65, 66, 68; Konomi Ll. 70; Korca 32, 34; Kosova 30, 31; Kukli 95, 96, 97; Kusi 30, 31, 32, 36; Lame 89; Lazar M. 00; Lekbello 85, 88, 89; Lici 03, 04; Lici F 00; Lisi 37; Liti L. 82, 85, 88, 89; Liti M. 99; Llambi S. 37; Lushta 34, 36, 37; Maci 30; Malko 95, 96, 99; Maluci 32, 34; Mema A. 65, 66, 68, 70; Mema O. 65, 66, 68, 70; Mema S. 82, 85; Mema Ar. 95, 96, 97, 99, 00; Memishi 00; Merkoci 95, 96, 97, 99, 03, 04; Mersini 85, 88, 89; Metani 82; Mergjyshi S. 96; Miha 30, 31; Miloti 95, 96, 97; Minga 82, 85, 88, 89, 95, 96; Mirdita 36, 37; Muca A. 04; Muca Sh. 82, 85, 88; Muka D. 99, 03, 04; Mulleti 95, 96; Naci 82; Nallbani B. 95, 96, 97, 99, 00; Dr. Ndroqi 30; Nurishmi 68, 70; Ohri 97; Omuri 82, 85, 88, 89; Osmani O. 99; Papadhopulli D. 88; Patushi 03, 04; Pinari 04; Plluska 37; Petrela M. 34, 36, 37; Prenga 95, 96, 99, 00, 03, 04; Ramadani 85, 88, 89; Riza 88, 89, 96, 97 00; Rizvanolli E. 00; Ruci A. 88, 89; Ruhi; 96, 97, 99, 00; Sabati 30, 31, 32; Sako 88, 89; Dr. Samimi 31; Saraci 65, 6; Sengla 82; Sharra 82, 88, 89; Shehri 30, 31, 32; Shaba 97; Sina 87, 00, 03, 04; Skuka 37; Stemati 34, 36; Stavre 97; Prof. Stermasi S. 30, 31, 32, 34; Stermasi T. 96, 97, 99; Stoja 85, 88, 95; Sula 95, 96; Sutori P. 00; Tafaj B 65, 66, 68; Tafaj A. 97, 99, 00, 03, 04; Tole 95; Vata R. 03; Veenhoff J. 03; Veraj 03; Verria A. 65; Vila A. 82; Vito 00; Vladi B. 82; Vladi L. 03; Vukovics L. 00; Xhacka 65, 66, 68, 70; Xhafa A. 99; Xhafa F. 03, 04; Ymeri F. 00, 03, 04; Ypi 33; Zalla 97; Zebishti 36, 37; Zela 95; Zeqo 99.
... Emra te rinj do te shenohen ne Historine e Lavdishme te SK TIRANES ...
Nga: Besnik Dizdari
Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!
Ta ca morrin tirona mo vlla ska fjale.
Tironen e kom inot shume si ekip. Megjithate duhet respektuar si ekipi me i mire shqiptar i te gjitha koherave.
e me ke na qeke ti gjasme berrnutso?
Me Besen e Kavajes jam plako.Postuar mė parė nga manoklla
Tironen e kena rraf 100 here po edhe ato na kane rraf sidomos kto kohet e fundit.
Ne 1963 e rrafem 17 nentorin brenda ne Tirone ne finalen e Kupes 3-2 por na rrafen ne ndeshjen e kthimit 1-0 dhe pastaj humbem me penallti.
Tirona eshte ekip legjendar dhe ka sjell futbolliste te medhenj por une e kam shume inot si ekip , se duroj dot![]()
Edhe une jam me Tironen!
We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.
Krijoni Kontakt