Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 31
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Haradinaj intervistohet nga përfaqësuesit e Truibunalit të Hagës

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës,Ramush Haradinaj, u intervistua sot, për rreth një orë e gjysmë, nga përfaqësuesit e Gjykatës Ndërkombëtare për krime lufte, rreth zhvillimeve gjatë periudhës së viteve 1998-99 kur ai ishte komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për rajonin e Dukagjinit. “Kam kërkuar sqarimin për një varg çështjesh, duke përfshirë edhe natyrën e procedurave që ndiqen nga Tribunali”, tha Haradinaj në një deklaratë për shtyp.

    Pas takimit me përfaqësues të Tribunalit të Hagës në Prishtinë, kreu I AAK-së Ramush Haradinaj në një deklaratë për shtyp bënë të ditur se gjatë këtij takimi, ai ka ngritur një sërë pyetjesh rreth rolit të kryeprokurores, Karla Del Ponte, dhe ka shprehur shqetësim të thellë për vërejtjet e saja, të parashtruara të mërkurën e kaluar para Këshillit të NATO-s, në të njëjtën ditë kur z. Haradinaj e kanë vizituar zyrtarët e saj.

    “Kam dhënë mendimin tim për çështje të caktuara. Megjithatë, kanë ngelë disa çështje të pazgjidhura për të cilat do të jetë e nevojshme që diskutimet tona të mëtejme të vazhdojnë më vonë. Diskutimet tona janë ende të kufizuara në çështjet preliminare dhe procedurale”, citohet të ketë thënë Ramush Haradinaj.

    Në komunikatën e lëshuar për shtyp Haradinaj ka bërë të ditur se për këtë çështje ka informuar kryetarin Rugova, kryeministrin Rexhepi, kryetarin e parlamentit Daci dhe liderët tjerë të partive politike, të cilëve u është mirënjohës për mbështetjen.

    “Jam thellë i bindur se ne jemi më të fortë kur jemi të bashkuar. Para nesh qëndrojnë sfida të rënda, individuale dhe kolektive, në rrugëtimin tonë drejt Kosovës së lirë, të pavarur dhe tërësisht demokratike”, thuhet në fund të deklaratës së kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj.

    Gjykata Ndërkombëtare për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi, ka kërkuar që lideri i AAK-së të intervistohet rreth rolit të tij në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në periudhën 1998-1999. Ramush Haradinaj, ishte njëri prej komandantëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën Operative të Dukagjinit. Ai një kohë ishte zëvëndës-komandant i TMK-së, ndërkaq në vitin 2000 është angazhuar në politikë, duke e krijuar një forcë të re politike, Aleancën për Ardhëmrinë e Kosovës. Nga viti 2001, Haradinaj është deputet i Kuvendit të Kosovës. Partia e tij, e cila doli e treta në zgjedhjet e fundit në Kosovë, e ka kandiduar zotin Haradinaj, për kryeministër të mundshëm të Kosovës.

    Zana Mezini




    Posted by: EH/Rkstaff on Nov 10, 04 | 4:00 pm
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #22
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Ramush Haradinaj: Jam i shqetesuar nga verejtjet e Karla del Pontes


    "Kam dhene mendimin tim per ceshtje te caktuara. Megjithate, kane ngele disa ceshtje te pazgjidhura per te cilat do te jete e nevojshme qe diskutimet tona te metejme te vazhdojne me vone. Diskutimet tona jane ende te kufizuara ne ceshtjet preliminare dhe procedurale", thote Haradinaj

    Prishtine, 10 nentor (FP) - Pas takimit me perfaqesuesit e Tribunalit te Hages sot ne Prishtine, kryetari i AAK-se Ramush Haradinaj leshoi nje deklarate per opinion. Pasi konfirmon takimin me perfaqesuesit e Tribunalit te Hages, Haradinaj thote se ka kerkuar sqarime per nje varg te ceshtjesh, duke perfshire edhe natyren e procedurave qe ndiqen nga Tribunali. "Une kam ngritur nje sere pyetjesh rreth rolit te kryeprokurores, znj. Karla del Ponte, dhe kam shprehur shqetesimin tim te thelle per verejtjet e saj, te parashtruara te merkuren e kaluar para Keshillit te NATO-s, ne te njejten dite kur mua me kane vizituar zyrtaret e saj", thote Haradinaj, duke shtuar se zyrtaret e Tribunalit kane dhene ndihmese te madhe, duke iu pergjigjur pyetjeve te tij dhe duke ndare shqetesimet e tij. "Kam dhene mendimin tim per ceshtje te caktuara. Megjithate, kane ngele disa ceshtje te pazgjidhura per te cilat do te jete e nevojshme qe diskutimet tona te metejme te vazhdojne me vone. Diskutimet tona jane ende te kufizuara ne ceshtjet preliminare dhe procedurale", thote Haradinaj dhe shton: "I kam informuar per kete ceshtje kryetarin Rugova, kryeministrin Rexhepi, kryetarin e Parlamentit Daci dhe lideret e tjere te partive politike, te cileve u jam mirenjohes per mbeshtetjen". "Para nesh qendrojne sfida te renda, individuale dhe kolektive, ne rrugetimin tone drejt Kosoves se lire, te pavarur dhe teresisht demokratike. Ne duhet te mbesim te bashkuar per t'i ballafaquar keto sfida dhe per te kryer sherbimin tone ndaj popullit te Kosoves", shprehet ne fund te kesaj deklarate pe media, kryetari i AAK-se Ramush Haradinaj.

    Nga Flaka
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Nje raport zvicerian deklaron: Akuzat e reja ndaj ish eproreve te UCK-se mund te kene efekt destabilizues ne Kosove
    Lajmi i ores 11:10 AM



    PRISHTINE (17 Nentor) - Ngritja e dy aktakuzave ndaj ish-eproreve te larte te Ushtrise Clirimtare te Kosoves, te paralajmeruara nga kryeprokurorja e Gjykates te Hages, Karla del Ponte, mund te kete efekt destabilizues ne Kosove, thote raporti i fundit i Fondacionit zviceran per paqe "Swisspeace". Ne vleresimin e vet te fundit, ky fondacion ve ne pah rrezikun qe mund te ngjall arrestimi, i sic thuhet politikaneve shqiptare te nivelit te larte te Kosoves, per rolin e tyre ne UCK. Megjithese keto aktakuza ende nuk jane materializuar, por jane ende ne procesim "ato mund te kene efekt destabilizues dhe te rezultojne ne protesta te verteta, cfare mund pjeserisht te shpjegoje sugjerimin perse autoritetet nderkombetare ne Kosove nuk po i ofrojme me shume perkrahje Gjykates te Hages", thuhet ne kete raport. Fondacioni harton cdo kater muaj raporte per vleresimin dhe kontrollimin e rrezikut, kurse i fundit mbulon periudhen gusht-tetor 2004. Metodologjia e perpilimit te raporteve eshte e bazuar ne te dhena nga ngjarjet te cilat jane te mbledhura ose raportuara ne vend ose nga agjencite e pavarura nderkombetare te lajmeve. db/db(RTK/BalkanWeb)
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Drini
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Dukagjin
    Postime
    50

    Thumbs up

    Citim Postuar më parë nga RTP
    Ore
    me shkon mendja nganjeher se mos e ka lajmeru Thaqi
    tetën Carla Del Ponte dhe i ka be ne vesh ndonje shish-mish per Ramushin
    vetem e vetem te mos i behet konkurrent ne postin e kryeministrit?!

    Çka thoni?
    Eshte e vertet se Hashimi e ka cyte teten Carla me qellim per ta menjanuar Ramushin nga skena pilitike.

    Me pare Hashimi e dorezoi Fatmir Limen, sepse ai po fitonte popullaritet e filloi t'i behej konkurrent ne parti. Tashti, pas deshtimit me Ramushin, radhen e ka baca Kup. Hashimi ka per t'i dorezuar nje nga nje te gjithe shoket e bashkepunetoret e vet per ta shpetuar by... e tij.
    Komunistet edhe m.... qe e bejne vet mundohen te na e servojne si desert patriotik

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Jo Drini seshte e vertet po po genjen sa je i rand.
    Juve ore te shkret u kan mbet ne koke metodat titiste sllavo-komuniste me i eliminue kundershtaret politik edhe pse keni qen vetem te nji partije.
    Z.Thaçi Fatmirin e ka pas shok te luftes e te partis dhe i ka dal e do ti del ne mbrojtje per sa ka mundesi ore mjeran.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Drini
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Dukagjin
    Postime
    50
    Citim Postuar më parë nga Llapi
    Jo Drini seshte e vertet po po genjen sa je i rand.
    Juve ore te shkret u kan mbet ne koke metodat titiste sllavo-komuniste me i eliminue kundershtaret politik edhe pse keni qen vetem te nji partije.
    Z.Thaçi Fatmirin e ka pas shok te luftes e te partis dhe i ka dal e do ti del ne mbrojtje per sa ka mundesi ore mjeran.
    Ke te drejte qe t'i kundershtosh mendimet dhe informacionet e mija e te te tjereve ketu zotri Lapi, por aman more xhan te shfaqish pak me shume kulture debati, sepse ky nuk eshte forum shkijesh, p-icka ti materina.

    Komunistet edhe m.... qe e bejne vet mundohen te na e servojne si desert patriotik

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga Drini
    , p-icka ti materina.

    ket te shame shkinisht po ta kthej ty prap he idiot.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Llap
    Mbasi e paska Thaqi Limen kaq jaran,
    pse nuk vajti nje here ta viziton ne burgun e Hages???
    (ti e din sa e sa e kane vizitu,apojo,ti na qenke mire ne ngjarje)

    (pergjigju si njeri, pa etiketime)


    Drini pershendetje


    E di se cka i kishte pershperitur Thaqi Solanes ne vesh kur ishte
    para dy -tre javesh ne Kosove?

    I kishte thene:
    -"E dini problemin qe lindi nga muralet ne parlament ,eh po,
    Daci i beri ato me qellim qe te largohen shkijet/serbet""

    I gjori Thaqi,kishte harruar se Solana nuk eshte shqiptar,
    ai e tregon kete "thashetheme"te hashimit para kamerave!

    Epo,gazi i botes....


  9. #29
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Kryeministri më i ri i Evropës, Ramush Haradinaj shprehet optimist për qeverinë që ai kryeson

    Haradinaj: “Jam i bindur se Gjykata e Hagës ka përfunduar punë me mua”


    Shekulli

    Parlamenti në Kosovë ka zgjedhur kryeministër kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajn, ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Në një intervistë dhënë BBC-së, Haradinaj shprehet me besim se qeveria e tij do të jetë e suksesshme. Madje premton se do të bëjë ç’është e mundur që të ketë një bashkëpunim të suksesshëm edhe me opozitën. Haradinaj mori votat e shumicës së deputetëve të Parlamentit të ri të Kosovës në kuadër të marrëveshjes së koalicionit me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK). Gjatë intervistës së dhënë për të parën herë pas zgjedhjes si kryeministër, ai deklaron se Gjykata e Hagës ka përfunduar punë me të, dhe se ai nuk mund të jetë personi ndaj të cilit eventualisht mund të ngrihet aktakuzë.

    Zoti Haradinaj, sa mendoni se do të jeni qeveri e të gjithë qytetarëve të Kosovës pa pasur votat e opozitës?
    Pa dashur të bëjmë matematikë, vota kundër kishte shumë pak, kishte më shumë abstenim dhe shumica pro. Me partitë opozitare ne kemi filluar të komunikojmë dhe sot, kemi zhvilluar një takim. Unë jap premtimin se ne do t’i japim partive opozitare të gjitha informacionet e nevojshme, të gjitha të dhënat për angazhimet dhe punën e institucioneve të Kosovës, veçanërisht qeveria. Pra unë s’kam dilema dhe jam i bindur se do t’ia arrijmë.

    Jeni akuzuar, keni qenë në thumb të kritikës nga partitë opozitare, në veçanti nga PDK-ja, akoma pa filluar punën si kryeministër. A paralajmëron kjo një bashkëpunim të vështirë ndërmjet pozitës dhe opozitës?
    Mendoj se këto janë qëndrime të hershme e në disa raste janë paragjykime të efikasitetit dhe suksesit që do të arrijë qeveria e Kosovës. Unë kam bindjen se do të arrijmë rezultatet që synojmë.
    A mendoni që do të keni mbështetjen e qeverisë së Beogradit, apo pengesa në arritjen e njërës prej objektivave të qeverisë suaj, përkatësisht kthimin e pakicave?
    Mendoj se do të mund të bëjmë shumë punë në Kosovë dhe nuk do të pengohemi në punën tonë. Bindja ime është se tani jemi më të ndërtuar, Ministria e Kthimit do të ketë strukturë edhe kuadër të nevojshëm, por edhe mundësi veprimi që të ndërmarrë veprime për kthimin, që do të thotë se këto nuk do të lidhen me qëndrimin dhe disponimin e qeverisë së Beogradit, por kryesisht me vullnetin e qytetarëve serbë të zhvendosur.
    Nëse përmbushen objektivat dhe mesi i vitit 2005 do të shënojë fillimin e diskutimeve për statusin e Kosovës, ku do ta ketë vendin opozita në këto negociata?
    Mendoj se opozita që tani e ka rolin e vet. Qëllimi im dhe i institucioneve të Kosovës dhe partnerëve të koalicionit është që për çështje madhore të bashkëpunojmë dhe të veprojmë si Kosovë. Pra do të jemi bashkë me opozitën dhe shoqërinë civile. E them edhe një herë se do të funksiojmë suksesshëm si qeveri dhe do të bashkëpunojmë suksesshëm edhe me opozitën.
    Zoti kryeministër, shkurtimisht, cilat janë pikat kryesore të programit tuaj?
    Në Kosovë ka shumë punë dhe ne nuk kemi iluzione, por kemi para vetes një axhendë dhe një plan që jep zgjidhje për shumë nga çështjet prioritare. Eshtë plani për përmbushjn e standardeve dhe axhenda për vlerësimin e standardeve deri në muajin maj. Ne kemi prioritet realizimin dhe arritjen e rezultateve në planin e standardeve. Zhvillimit ekonomik të Kosovës do t’i kushtojmë rëndësinë e duhur, ndërsa prioriteti i tretë është kultura qeverisëse dhe një dinamikë që i nevojitet Kosovës.
    Zoti kryeministër, njëri prej përfaqësuesve të pakicës serbe, sot ngriti çështjen e kthimit të 250 mijë serbëve në Kosovë. Cili është projekti që ka qeveria Haradinaj për të përshpejtuar këtë proces që vlerësohet si standardi më i rëndësishëm për hapjen e diskutimeve për statusin e Kosovës?
    Kam uruar z.Petkoviq në zgjedhjen si deputet. Ne të gjithë kemi marrë obligim t’i kthejmë të zhvendosurit. Ne kemi plane konkrete dhe tani po bashkëpunojmë me Ministrinë e Kthimit dhe Komuniteteve dhe do të veprojmë konkretisht. Ajo që dua të them është se ne do të vazhdojmë arritjet e deritanishme.
    Gjithë procesin e krijimit të qeverisë dhe zgjedhjes suaj si kryeministër, në dy javët e fundit e ka përcjellë në mënyrë të posaçme një e ashtuquajtur hije e Gjykatës së Hagës. Pas një interviste që patët me Gjykatën e Hagës ju deklaruat se keni përmbushur obligimin tuaj qytetar ndaj këtij institucioni. Ka pasur spekulime brenda edhe jashtë në opinion se eventualisht kjo çështje mund të mos jetë e përfunduar. Po në të kundërt?
    Unë kam kryer detyrimin tim si qytetar. Ne kemi marrë edhe detyrim si Kosovë që të bashkëpunojmë dhe e kemi konfirmuar këtë detyrim për bashkëpunim me drejtësinë ndërkombëtare dhe Gjykatën e Hagës. Dihet mirë çfarë thotë e drejta, prezumimi i pafajësisë derisa nuk ka vendosur një gjykatë për një çështje të caktuar. E them se jam i pafajshëm, se nuk ka rast për mua dhe nuk do të shkoj më tutje në spekulime, por do të konfirmoj premtimin që t’i kryej detyrimet ndaj drejtësisë sa herë që të më dalin.
    Personalisht besoni se kjo çështje është e mbaruar?
    Unë besoj se po, duke pasur parasysh zhvillimet që kanë ndodhur dhe një keqpërdorim të kësaj çështje. Mendoj do të ishte me dobi që gjykata edhe publikisht të deklarohej se zoti Haradinaj është i liruar nga hetimet e mëtejshme.
    Zoti kryeministër, e dini që jeni kryeministri më i ri në Evropë?
    Ju faleminderit. Ne jemi edhe popull i ri si Kosovë, pasi dihet se 70 për qind e qytetarëve të Kosovës janë deri në 35 vjeç, unë jam 36. Jam i vetëdijshëm se na pret shumë punë dhe e përsëris se do të punojmë që të arrijmë me sukses objektivat që ka Kosova.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    355
    Shefer paralajmeron Haradinajn kunder cdo pershkallezimi te situates nese akuzohet nga TPI-ja


    BRUKSEL (10 Dhjetor) -NATO-ja paralajmeroi dje kryeministrin e ri kosovar, Ramush Haradinaj dhe perkrahesit e tij kunder cdo tentative per perdorim te dhunes, nese akuzohen per krime lufte nga Gjykata Penale Nderkombetare (TPI) per ish-Jugosllavine. "Gjate nje mbledhjeje te Keshillit te Atlantikut Verior, ministrat e Jashtem te NATO-s kerkuan qe kryeministri dhe perkrahesit e tij te veprojne ne menyre te pergjegjshme nese akuzohet Haradinaj", njoftoi sekretari i pergjithshem i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer. "Eshte e rendesishme dhe pikerisht per kete biseduan ministrat, qe Haradinaj dhe perkrahesit e tij te veprojne ne menyre te pergjegjshme nese ai akuzohet nga TPI-ja", pohoi ai gjate nje konference shtypi. bm/bm(RTK/BalkanWeb)

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Adem Demaçi
    Nga lum lumi në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 309
    Postimi i Fundit: 29-11-2016, 17:56
  2. Gjykata zbardh vendimin: SHIK-u vrau Remzi Hoxhën si ‘agjent serb’
    Nga ex-x në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 384
    Postimi i Fundit: 26-09-2013, 08:45
  3. Përgjigje: 168
    Postimi i Fundit: 03-09-2013, 16:18
  4. Dosja e krimit politik në Kosovë
    Nga kosovar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 15:05
  5. Interviste e rradhes e Kadarese per "Korrieri"
    Nga Eni në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 03-06-2002, 19:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •