Close
Faqja 28 prej 30 FillimFillim ... 182627282930 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 271 deri 280 prej 292
  1. #271
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anėtarėsuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Salihaj tha se Kosova tashmė ka plotėsuar shumė standarde krahasuar me shtetet e rajonit dhe mė gjerė

    Prishtinė, 29 dhjetor (QIK-u) - "Mendoj se njė pjesė e madhe e standardeve janė pėrmbushur, pra nė tė gjitha proceset qė janė zhvilluar nė Kosovė por natyrisht ėshtė njė pjesė nė tė cilėn duhet punuar pak mė tepėr sesa deri mė tash.

    Ne jemi duke bėrė pėrpjekje qė tė ndėrrohet pak koncepti i pėrmbushjes sė standardeve, tė krijohen mekanizma tė tjerė qė do tė jenė mė tė aftė qė ta kryejnė kėtė punė me sukses mė tė madh", tha zv.kryeministri i Kosovės Adem Salihaj.

    Ai bėri tė ditur se tani ėshtė duke u krijuar stafi i koordinatorėve tė kryeministrisė dhe ministrive qė do do tė merren kryekėput me ēėshtjen e standardeve dhe nuk do tė kenė angazhime tė tjera.

    Salihaj tha se tashmė ka shumė standarde qė i ka plotėsuar Kosova krahasuar jo vetėm me shtetet e rajonit po edhe mė gjerė. "Ne kemi disa aspekte nė tė cilat nuk kemi mundur tė ecim pėr shkak tė faktorėve tjerė tė jashtėm qė kanė ndikuar kėtu veēanėrisht tek ēėshtjet e kthimit, integrimit, lirisė sė lėvizjes etj.", tha zv.kryeministri i Kosovės.

    Por, megjithaė ai ėshtė i mendimit se standardi i rėndėsishėm qė ka peshė tė madhe nė Kosovė ėshtė zhvillimi i suksesshėm i zgjedhjeve, pra proceset demokratike nė Kosovė.

    "Ne patėm zgjedhje shumė tė suksesshme, bėmė konstituim shumė tė suksesshėm tė qeverisė dhe e arritėm koalicionin qeveritar pa ndihmėn, pa ndikimin e tė tjerėve dhe pa implikimin e faktorėve tė jashtėm qė ėshtė sukses shumė i madh pėr Kosovėn dhe ėshtė njė prej standardeve mė tė rėndėsishme qė mund tė ketė njė vend dhe njė shtet", tha zoti Salihaj nė njė intervistė pėr "Dojēe velen".
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  2. #272
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Megjithė lakadredhjet e AAK-sė nuk e kam pritur qė tė hyjė nė koalicion me LDK


    Akademik Rexhep Qosja
    Prishtinė, 30 dhjetor (Kosovapress) Time: 09 : 58

    Akademiku i njohur kosovar, Rexhep Qosja, ka thėnė nė njė intervistė pėr numrin festiv tė gazetės “Epoka e re” se megjithė lakadredhjet politike tė AAK-sė gjatė viteve tė shkuara nuk e ka pritur qė ajo tė hyjė nė koalicion me LDK-nė. Ai tha se koalicioni nė mes kėtyre dy partive i ėshtė detyruar nė masė tė madhe presionit ndėrkombėtar, pasi ndėrkombėtarėt duke dashur tė pengojnė koalicionin PDK-AAK, e kurdisėn marrjen nė pyetje tė Ramush Haradinajt nė zyrėn e gjyqit tė Hagės nė Prishtinė mu nė ditėt kur flitej pėr formimin e qeverisė. Sipas akademikut Qosja kjo ishte njė ndėrhyrje e vrazhdė nė formimin e koalicioneve nė Prishtinė, ndėrsa ndėrkombėtarėt ende kanė drojė prej UĒK-sė nė qeverisjen e
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #273
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anėtarėsuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Daci dhe Haradinaj premtuan institucione funksionale gjatė vitit tė ardhshėm

    Prishtinė, 30 dhjetor - Kryetari i Kuvendit tė Kosovės Nexhat Daci organizoi njė pritje tė fundvitit pėr deputetėt dhe pėrfaqėsuesit vendorė e ndėrkombėtarė, ku ishte i pranishėm edhe kryeministri Ramush Haradinaj.

    Daci me kėtė rast u shpreh se "institucionet e Kosovės e mbyllin kėtė vit me rezultat tė mjaftueshėm", ndėrkaq gjatė vitit tė ardhshėm ai tha se institucionet do tė jenė nė shėrbim tė Kosovės dhe se qytetarėt do ta hetojnė se kanė institucione.

    Kryeparlamentari Daci theksoi se puna e Kuvendit do tė pėrqendrohet nė dy binarė: nė efikasitetin e veprimtarisė brenda Kosovės dhe depėrtimin nė skenėn ndėrkombėtare.
    Ndėrkaq kryeministri Haradinaj premtoi se qeveria qė ai drejton do t'i zbatojė objektivat qė ka para vetes dhe Kosovėn do ta bėjė shtet.

    Po ashtu Daci dhe Haradinaj premtuan institucione funksionale gjatė vitit tė ardhshėm.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  4. #274
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Gabim me doli dy here
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Llapi : 31-12-2004 mė 07:39
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #275
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    ĒĖSHTJA E STATUSIT POLITIK TĖ KOSOVĖS NUK DO TĖ ZGJIDHET AQ LEHTĖ



    Intervistė me Jakup Krasniqin



    Prishtinė, 30 dhjetor 2004 (Kosovapress)

    Jakup Krasniqi, sekretar i pėrgjithshėm i Partisė Demokratike tė Kosovės, shef i grupit parlamentar dhe ish-ministėr i Shėrbimeve Publike, nė njė intervistė pėr Kosovapress ka shprehur njė dozė jo tė vogėl tė skepticizmit se ēėshtja e statusit tė Kosovės mund tė zgjidhet deri nė fund tė vitit 2005. “Ēėshtja e statusit politik tė Kosovės nuk do tė zgjidhet aq lehtė. Personalisht nuk pres nėse mund tė fillojnė bisedimet pėr statusin politik tė Kosovės nė vitin 2005”, tha Krasniqi. Ai thotė se koalicioni LDK-AAK nuk ėshtė pėr t’i avancuar proceset politike pozitive nė Kosovė, por mė tepėr ėshtė krijuar pėr interesa financiare dhe jo pėr interesa tė Kosovės.

    Kosovapress: PDK ėshtė partia mė e madhe opozitare, ndėrsa ju jeni shef i grupit parlamentar. Gjatė dy seancave tė kaluara sa keni mundur t’i paraqisni pikėpamjet tuaja, duke marrė parasysh edhe kėrcėnimet qė keni pasur nga kryeparlamentari Nexhat Daci?

    Krasniqi: Nė Kosovė tashmė vėrtet skena politike ka zhvillime pozitive pėr faktin se kemi pozitėn dhe opozitėn, edhe pse opozita ka vėshtirėsi tė shumta, pėr faktin se ajo duhet tė jetė opozitė e opozitės, ngase edhe qeveria ėshtė opozitė e administratės ndėrkombėtare nė Kosovė pėr proceset politike dhe ato ekonomike.

    Ėshtė vėshtirė tė jesh nė opozitė edhe pėr arsyen se nė Kosovė drejtuesit e institucioneve kanė njė mentalitet tė vjetėruar, njė mentalitet qė ka diēka tė strukturave tė kaluara socialiste. Nė pėrgjithėsi, ndoshta edhe opinioni jo lehtė e kupton debatin parimor qė mund tė zhvillohet nė Parlament dhe gjithnjė ekziston rreziku qė problemet qė ngriten nė legjislacion dikush t’i qesė jashtė Parlamentit, gjė qė e vėshtirėson punėn e opozitės.

    Mendoj se edhe pse kryetari i Parlamentit mundohet tė ngulfatė debatin, kjo pėr mua do tė thotė ta ngulfatėsh demokracinė, gjė qė ėshtė e pamundur. Pėrkundėr kėsaj PDK-ja nė tė dy seancat e kaluara ka ngritur probleme serioze, probleme me tė cilat do tė pėrballen institucionet dhe qytetarėt e Kosovės pėr vitin 2005.

    Ne jemi tė vendosur tė jemi opozitė e fortė nė shėrbim tė proceseve demokratike, nė shėrbim tė procesit politike dhe zhvillimit ekonomik. Angazhimi ynė do tė vazhdojė tė jetė pėr Kosovėn dhe qytetarėt e saj, kur dihet se angazhimi ynė nuk ka filluar as nė vitin 2004, as nė 1997, por ėshtė shumė mė i hershėm dhe do tė vazhdojmė ta kryejmė detyrėn tonė edhe pse jemi tė vetėdijshėm pėr pengesat dhe vėshtirėsitė qė kemi.

    Kosovapress: A mund tė flitet pėr njė legjislacion demokratik dhe transparent?

    Krasniqi: Fatkeqėsia ėshtė se nė Kosovė edhe gjatė legjislaturės sė parė, e qė ka filluar edhe nė kėtė tė dytėn, ka shumė ligje qė pėrdoren sikurse ato tė viteve `89, rregulloret e UNMIK-ut dhe ligjet qė janė aprovuar nė Parlament. Ligjet qė janė miratuar nė legjislaturėn e parė janė ligje qė mė sė paku janė zbatuar nė jetė dhe mendoj qė nė shumė raste janė vetė drejtuesit e institucioneve, ata tė Parlamentit qė kanė kanė shkelur ligjet nė fuqi.

    Ne do tė jemi njė zė i fuqishėm nė Parlamentin e Kosovės pėr ta mbrojtur ligjshmėrinė, pėr t’i denoncuar dhe pėr ta bėrė transparente ēdo shkelje.

    Kosovapress: Pasi PDK ėshtė partia mė e madhe opozitare, cili do tė jetė roli dhe pėrgjegjėsia e subjektit tuaj karshi proceseve tė ardhshme politike?

    Krasniqi: PDK ėshtė e vetėdijshme pėr vėshtirėsitė e shumė natyrave, por ajo do tė jetė barometėr qė do ta kontrollojė punėn e institucioneve tė Kosovės dhe do tė ofrojė zgjidhjet e saj. PDK do tė kėrkojė qė vendimet politike tė rėndėsive tė veēanta pėr Kosovėn dhe pėr proceset politike, respektivisht pėr statusin e Kosovės, tė merren nė Parlament.

    Ēdo pėrpjekje qė vendimet tė merren jashtė Parlamentit, pasi qė kemi pozitėn dhe opozitėn do tė jenė jo vetėm tė paligjshme, por do tė marrin njė kah tė dėmshėm. Ne do tė pėrpiqemi qė Kuvendi vėrtet ta luajė rolin e tij, ku do t’i jepė hapėsirė opozitės. Mendojmė se proceset politike pozitive nė Kosovė do tė kenė trende tė pėrshtatshme pėr qytetarėt e Kosovės.

    Kosovapress: Kreu i PDK-sė, Hashim Thaēi, ka deklaruar se do ta sfidojė Qeverinė me ide dhe projekte. Cilat janė ato ide konkrete me tė cilat do ta sfidoni pozitėn?

    Krasniqi: Ne besojmė dhe do ta sfidojmė pozitėn, ngase gjithė jetėn politike kemi qenė me iniciativa dhe energji pozitive, andaj kėto do t’i shfrytėzojmė edhe nė tė ardhmen. Natyrisht, gjithė angazhimi ynė do tė jetė pėr Kosovėn, pėr njė shtet ligjor ku do tė respektohet ligji dhe vendimet do tė jenė transparente. PDK vėrtet do tė angazhohet qė tė ofrojė ide, qė tė arrihen standardet nė shėrbim tė qytetarėve tė Kosovės, se si tė bėhet decentralizimi apo reformimi i pushtetit lokal nė shėrbim tė qyetarėve dhe jo pėr interesa qė nuk janė nė shėrbim tė qytetarėve dhe vetė Kosovės.

    Kosovapress: Pėrmendet procesin e decentralizimit. Sa ėshtė i favorshėm njė proces i tillė pėr Kosovėn ?

    Krasniqi: Nėse Qeveria dhe institucionet e Kosovės i pėrmbahen dokumentit kornizė qė ėshtė ofruar nga Qeveria e Kosovės, administrata e UNMIK-ut edhe kėshilltarėt e BE-sė, mendoj se do tė jetė njė pėrparėsi pėr qytetarėt e Kosovės, por e keqja ėshtė se tani kur flitet pėr komunat pilot kemi njė tejkalim tė dokumentit kornizė dhe ai shkon drejt enklavizimit dhe formimit tė komunave tė reja.

    Ne do tė kėrkojmė qė nė Parlament tė ngritet ēėshtja e decentralizimit. Nėse do tė ketė komuna tė reja, atėherė do tė duhej nxjerrė ligji pėr ndarjen administrative tė Kosovės, pėr funksionimin e pushtetit vendor dhe mė pastaj tė merret vendimi politik pėr kėto ēėshtje nė Parlament. Ēdo anashkalim i kėtij problemi nė legjislacion do tė jetė i dėmshėm pėr Kosovėn dhe procesin e saj.

    Kosovapress: Por, nėse nė Parlament do tė votohet nė baza partiake, siē ka ndodhur edhe nė tė kaluarėn?

    Krasniqi: Ne shpresojmė se kjo nuk do tė ndodhė dhe se parlamentarėt do ta kenė njė pėrgjegjėsi nėse ata nuk marrin vendime tė rėndėsishme. Nė fund tė fundit, nė kėtė ēėshtje ne do ta ngrisim zėrin dhe opinioni duhet tė vlerėsojė se kush po angazhohet pėr proceset pozitive dhe ndryshimin e kėtyre proceseve.

    Kosovapress: Kosovėn gjatė vitit tė ardhshėm e presin zhvillime tė rėndėsishme. A mendoni se Qeveria e koalicionit mund tė pėrballet me sfidat qe e presin vendin?

    Krasniqi: Nuk kisha dashur qė tė paragjykojė. Dėshiroj qė proceset politike nė Kosovė, edhe pse PDK ėshtė nė opozitė tė jenė pozitive. Ėshtė fakt se edhe unė kam njė farė doze jo tė vogėl tė skepticizmit se koalicioni nė fuqi ėshtė pėr avancimin e proceseve politike nė Kosovė, se ėshtė bėrė njė koalicion pėr t’i respektuar ligjet nė fuqi. Andaj, ēdo shkelje e ligjeve dhe mosrespektim i tyre pengon pėrmbushjen e standardit kryesor tė demokracisė dhe sundimit tė ligjit.

    Kosovapress: Ėshtė thėnė nga analistėt e ndryshėm se njė qeveri e tillė e koalicionit nuk do tė jetė e qėndrueshme. Cili ėshtė mendimi i juaj rreth kėsaj ēėshtje?

    Krasniqi: Dėshiroj qė Kosova tė ketė institucione tė qėndrueshme. I gjithė angazhimi im nė Parlament do tė jetė nė tė shėrbim tė proceseve pozitive. Ne do tė angazhohemi edhe pėr ndryshim nė qeverisjen e Kosovės, por edhe natyrisht mbi bazėn e zgjedhjeve demokratike.

    Kosovapress: Nė vitin 2005 ėshtė thėnė se do tė diskutohet pėr statusin politik tė Kosovės. A mendoni se seriozisht do tė hapet diskutimi pėr kėtė ēėshtje fundamentale pėr vendin, kur dihet se si parakusht janė vėnė plotėsimi i standardeve dhe pėr kėtė shpesh pengesė janė serbėt?

    Krasniqi: Viti 2005 mendoj se do tė jetė vit pėrcaktues dhe do tė mund tė ishte i tillė, por nga pėrzgjedhjet qė janė bėrė nė fund tė vitit 2004, pėrsėri mė vjen keq qė kemi tė bėjmė me procese tepėr tė rėndėsishme pėr Kosovėn. Por jam skeptik se me ndėrtimin e kėtyre institucioneve do tė sjellet diēka e tillė, edhe pse bashkėsia ndėrkombėtare ėshtė e interesuar qė tė bartė pėrgjegjėsitė te vendorėt. Por, kjo do tė varet shumė edhe nga Qeveria se sa do tė jetė nė shėrbim tė kėtij procesi.

    Kosovapress: Si e shihni Kosovėn nė fund tė vitit 2005, si njė shtet tė pavarur apo njė vend me kriza sociale, ekonomike, etj?

    Krasniqi: Angazhimi im do tė jetė gjithnjė pėr proceset pozitive nė Kosovė, do tė jetė gjithnjė nė shėrbim tė krijimit tė shtetit ligjor tė pavarur dhe sovran tė Kosovės, por do tė varet shumė edhe nga angazhimi i pozitės, e cila megjithatė dyshoj se disa segmente do t’i dėmtojė kėto procese. Dėshiroj qė kėsaj qeverie t’i lė kohė dhe hapėsirė dhe vėrtet nuk dua tė paragjykoj. Mirėpo, sikur e kam njė parandjenjė se kjo Qeveri siē ėshtė krijuar do t’i sjellė probleme tė reja Kosovės.

    Kosovapress: Nuk e shihni Kosovėn e pavarur nė fund tė vitit 2005?

    Krasniqi: Duhet tė dallojmė dėshirėn dhe realitetin. Realiteti nė kėtė drejtim ėshtė diēka tjetėr, sepse ēėshtja e statusit politik tė Kosovės nuk do tė zgjidhet aq lehtė. Tre muajt e parė tė vitit tė ardhshėm do tė jenė shumė pėrcaktues se nė ēfarė kahu do tė shkojė Kosova. Personalisht nuk pres nėse mund tė fillojnė bisedimet pėr statusin politik tė Kosovės nė vitin 2005, andaj kėtė vit nuk e shoh si njė vit kur do tė mund tė zgjidhet statusi i Kosovės.

    Me vjen keq, por institucionet e Kosoves nuk janė tė gatshme tė marrin pėrgjėgjėsinė pėr Kosovė tė pavarur. Megjithatė, edhe faktori ndėrkombėtar qė ėshtė i njė rėndėsie tė veēantė nuk e ka gatishmėrinė pėr ta njohur shtetin e pavarur tė Kosovės. E them kėtė duke pasur parasysh se faktori ndėrkombėtar nuk ėshtė i gatshėm ta njohė tė drejtėn e qytetarėve tė Kosovės pėr njė referendum, kur dihet se ėshtė e drejta mė demokratike e njė populli pėr ta pėrcaktuar fatin e vet. Prandaj, ēėshtja e statusit tė Kosovės pėr shtet tė pavarur dhe sovran mendoj se mund tė jetė e njė periudhe mė tė gjatė.

    Kosovapress: Janė dhėnė shumė premtime para elektoratit gjatė fushatės zgjedhore, si pėr bėrjen e Kushtetutės sė Kosovės dhe pėr realizimin e pavarėsisė sė vendit. Ndėrsa, nė njė intervistė qė ka dhėnė kryeministri Ramush Haradinaj, ka thėnė se edhe nėse nuk mund tė mbajė premtimin pėr bėrjen e Kushtetutės sė Kosovės nuk do tė japė dorėheqje. A do tė thotė kjo se drejtuesit e institucioneve tė Kosovės janė tė papėrgjegjshėm para elektoratit?

    Krasniqi: Nėse e shikojmė vetė pėrbėrjen ose ta kemi njė pasqyrė pėr pėrgjegjėsinė e njerėzve nė skenėn politike tė Kosovės, thuajse nuk ekziston. Prandaj, kėtu nė skenėn politike nė Kosovė vazhdojnė tė jenė njerėzit qė me dekada nuk kanė prodhur asnjė sukses, por kanė qenė ata qė kanė prodhuar mossuksese dhe pėrēarje.

    Kosovapress: A mund ta arsyetoni koalicion ndėrmjet LDK-sė dhe AAK-sė, kur dihet se Ramush Haradinaj gjatė gjithė kohės ka pasur mosmarrėveshje me njerėzit e LDK-sė?

    Krasniqi: Kur merret parasysh pozicioni politik i Kosovės nė raport me faktorin ndėrkombėtar dhe kur kihet parasysh se okupatori me dekada ka krijuar marrėdhėnie tė ērregulluara ndėrnjerėzore dhe ndėretnike, vėrtet ky koalicion del mjaft i panatyrshėm dhe i dėmshėm pėr proceset e mėvonshme politike pėr Kosovėn. Jemi tė bindur se ky koalicion nuk ėshtė pėr t’i avancuar proceset politike pozitive nė Kosovė, por mė tepėr ėshtė krijuar pėr interesa tė tjera.

    Kosovapress: pėr ēfar intersash ėshtė bėrė ky koalicion ?

    Krasniqi: Me vetė faktin se pėrcaktimi i kuadrave nuk ėshtė bėrė nga organet vendimmarrėse tė subjekteve politike, por nga grupet joformale, atėherė tregon se kėto interesa janė ndoshta mbi tė gjitha interesa financiare dhe jo qė ėshtė bėrė pėr interesa tė Kosovės.

    Kosovapress: Sa mund tė jetė e dėmshme pėr proceset politike njė kryeministėr, i cili nė fakt ėshtė i izoluar nga bashkėsia ndėrkombėtare?

    Krasniqi: Politika e izolimit shqiptarėve iu ka kushtuar shumė. Mendoj se Kosovės nuk i duhet njė politikė e re qė e ēon Kosovėn drejt izolimit. Unė qė kam njė pėrvojė dhe angazhim politik nė Kosovė nė asnjė ēmim nuk do tė pranoja qė unė tė jem shkaku i izolimit politik tė vendit. Por, megjithatė ėshtė ēėshtje e pėrgjegjėsisė individuale.

    Kosovapress: Cili ėshtė mesazhi juaj pėr qytetarėt e Kosovės?

    Krasniqi: Ju uroj qytetarėve tė Kosovės mė shumė fat, mė shumė suksese. Dėshiroj qė qytetarėt e Kosovės tė fillojnė tė vlerėsojnė drejt punėn e njerėzve nė institucionet e vendit dhe jo mos punėn dhe mos angazhimin. /Intervistoi : Lumturie Blakaj/
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #276
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nėpėr Botė
    Postime
    528
    Presidenti Rugova: Tė hapen sa mė shpejt zyrat pėrfaqėsuese tė Kosovės nė vendet perėndimore

    Prishtinė, 31 dhjetor - "Unė insistoj nė njohjen e drejtpėrdrejtė formale tė pavarėsisė dhe po punojmė tė gjithė pėr kėtė. Por, nėse bėhet ndonjė konferencė e vogėl apo ndonjė takim i vogėl, edhe pse nuk kemi nevojė pėr njė tė tillė, me destinim qė tė njihet pavarėsia e Kosovės, nė tė cilin fqinjėt tanė nuk do tė kishin tė drejtė vetoje nė kėtė, sepse ka kaluar ajo kohė, ne jemi tė gatshėm edhe pėr kėtė variant", tha Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova.
    "Por mė duhet ta theksoj", shtoi Dr. Rugova, "se ne insistojmė dhe ėshtė mė e mirė, mė e qėlluar dhe mė e drejtė njohja e drejtpėrdrejtė e pavarėsisė sė Kosovė nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės nga Bashkimi Evropian tė cilėn do ta formailzonte edhe OKB-ja, sepse ēėshtja e fuqisė vendosėse ėshtė e koncentruar nė kėtė aks transatlantik", tha Presidenti Rugova nė njė intervistė qė e boton nė numrin e sotėm "Bota sot".
    Duke folur pėr raportin e institucineve vendore me faktorin ndėrkombėtar, Presidenti Rugova tha se "UNMIK-u ka qenė shumė pozitiv nė 3 vitet e para, duke vėnė bazat e zhvillimit dhe tė sistemit institucional nė Kosovė", duke shtuar se pas zgjedhjeve nacionale, kompetencat kanė mundur tė barten mė shpejt dhe se ka pasur ngecje nė kėtė ēėshtje. Ndėrkaq raportet aktuale i vlerėsoi shumė tė mira.
    "Me ardhjen e Petersenit kemi gjallėri mė tė madhe dhe njė gatishmėri tė UNMIK-ut qė tė bartė mė shumė kompetenca te institucionet e Kosovės nė fushėn e ekonomisė dhe pastaj gradualisht nė fushat e sigurisė dhe nė fushat e tjera dhe qė ai tė kalojė nė rolin e mbikqyrėsit apo monitoruesit tė proceseve", tha Presidenti Rugova. Ndėrkaq pėr KFOR-i tha se bėn sigurinė e pėrgjithshme tė Kosovės dhe ka bėrė vazhdimisht njė punė tė shkėlqyeshme.
    Nė pyetjen se cilat janė prioritetet e Presidentit nė planin e politikės sė jashtme, ai tha:
    "Tė hapen sa mė shpejt zyrat pėrfaqėsuese tė Kosovės nė vendet perėndimore nė kėtė fazė. Ndėrkaq, me njohjen e pavarėsisė kėto tė shndėrrohen automatikisht nė ambasada. Kurse prioritet kemi qė tė punojmė me miqtė tanė qė tė njihet sa mė shpejt pavarėsia e Kosovės, natyrisht njė prezencė diplomatike nė vendet evropiane nė SHBA do tė ndihmonte shumė kėtė" u pėrgjegj Presidenti Rugova duke shtuar se nė kėtė mėnyrė Kosova do tė kishte "njė komunikim zyrtar me vendet e tjera dhe qė tė mos mbetemi nė mėshirėn e gjysminformatave".
    Presidenti Rugova mė tej tha qė standardet pėr Kosovėn tė mos trajtohen si standarde tė hekurta, por qė ato tė jenė standarde prioritare dhe qė tė mos ketė keqkuptim.
    "Ka njė ndryshim edhe tek UNMIK-u edhe te bashkėsia ndėrkombėtare qė kėto t'i quajmė standarde prioritare, d.m.th. ato qė i janė vėnė si kusht tė gjitha vendeve pėr t'u integruar nė Bashkimin Evropian dhe nė strukturat evroatlantike".
    Duke folur pėr marrėdhėniet me fqinjėt Presidenti Rugova tha se sa i pėrket Serbisė nuk deshi tė flasė, sepse, siē u shpreh "ata ende rreth Kosovės janė negativė, dėshirojnė tė manipulojnė dhe nuk e njohin realitetin e ri qė ka ndodhur pas intervenimit tė NATO-s, duke manipuluar edhe me serbėt e Kosovės".
    Ndėrkaq sa i pėrket Maqedonisė, ai tha se "problemet qė janė shfaqur nė kėtė vend janė probleme tė zhvillimit dhe aty ėshtė shėnuar njė progres, siē ėshtė fillimi i zbatimit tė Marrėveshjes sė Ohrit, integrimi i shqiptarėve nė strukturat shtetėrore, nė polici, nė armatė dhe nė fusha tė tjera".
    "Mendoj se nė Maqedoni ekziston njė vullnet i mirė qė tė realizohen normat demokratike dhe ndėrkombėtare. Ndėrkaq, pėr sa i pėrket marrėdhėnjeve tė vendit tonė me Maqedoninė mund tė them se kemi njė ngritje tė marrėdhėnieve pozitive me kėtė vend fqinj".
    Nė Mal tė Zi, tha Presidenti Rugova, shqiptarėt janė nė njė proces tė marrjes tė mė shumė tė drejtave dhe tė integrimeve, por shfaqi mendimin se me njohjen e pavarėsisė sė Kosovės shumė gjėra nė tėrė kėtė rajon do tė bienin nė vend tė vet dhe Kosova do tė kishte mė shumė mundėsi tė ndihmojė edhe shqiptarėt e Malit tė Zi, por edhe tė atyre tė Luginės sė Preshevės.


    Mare , nga QIK-u .

  7. #277
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nėpėr Botė
    Postime
    528
    E. Engėl: Zgjedhjet e suksesshme nė Kosovė - kontribut i rritjes sė demokracisė kosovare

    Uashington, 31 dhjetor - Kryetari i Komitetit pėr shqiptarėt pranė Kongresit amerikan, kongresisti Eliot Engel ka pėrgėzuar popullin e Kosovės, Presidentin Rugova dhe qeverinė e re.
    "Pėrgėzoj popullin e Kosovės pėr zgjedhjet e fundit shumė tė suksesshme. Ėshtė kontribut i rritjes sė demokracisė kosovare dhe vazhdimėsi e zhvillimit politik tė sistemit politik kosovar qė kėto zgjedhje ishin aq tė suksesshme dhe tė lira", thotė kongresisti Engel.
    "I dergoj urimet mė tė pėrzemerta Presidentit Rugova dhe qeverisė sė re pėr Vitin e Ri , i cili padyshim do tė sjellė progres drejt pavarėsisė, pėrparimit ekonomik dhe lirisė pėr tėrė popullin e Kosovės", thuhet nė kėtė mesazh urimi tė kongresistit Engel.

  8. #278
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nėpėr Botė
    Postime
    528
    Kryeparlamentari Nexhat Daci uron qytetarėt e Kosovės

    Prishtinė, 31 dhjetor - Kryetari i Kuvendit tė Kosovės Nexhat Daci u ka drejtuar qytetarėve tė Kosovės njė mesazh urimi.
    "Tė gjithė qytetarėve tė Kosovės u uroj Vitin e Ri 2005 me dėshirat qė ky tė jetė njė vit i mbarė dhe i begatshėm, vit i mirėqenies, njė vit i prosperitetit tė tė gjithėve, vit i realizimit tė synimeve tona qė Kosova tė jetė vend normal i dinjitetshėm nė rrugėn e saj drejtė integrimeve evroatlantike, qė Kosova tė jetė vend i demokracisė, vend i barabarsisė dhe i respektimit tė njeri tjetrit, vend i ndihmės dhe i pėrkrahjes sė ndėrsjellė, vend ku me dėshirė jetohet, punohet, arsimohet, krijohet vend i realizimit tė dėshirave dhe i synimeve pėr njė jetė mė tė mirė pėr tė gjithė neve dhe pėr gjeneratat e ardhshme", thuhet nė kėt urim tė Kryeparlamentarit Nexhat Daci.

  9. #279
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Deputeti i ri, Mujota: Do te luftoj per realizimin e dy projekteve madhore per Kosoven
    Lajmi i ores 11:35 AM

    Fehmi Mujota

    PRISHTINE (3 Janar) -Deputeti i ri ne Kuvendin e Kosoves, Fehmi Mujota, ish-kryetar i KK te Shtimes, i cili njihet nder kryetaret me te suksesshem nder komunat e Kosoves, ne nje interviste eshte shprehur per dy projekte te medha qe ai "do te luftoje" ne Kuvend per realizimin e tyre qe kane te bejne me ndertimin e kompleksit perkujtimor te Recakut dhe tjetra me energjine elektrike. Ai gjithashtu flet per te arriturat dhe sukseset qe jane bere gjate mandatit katervjecar, bashkepunimin dhe transparencen e tij me opoziten, si dhe per synimet ne realizimin e projekteve te ndryshme ne Kuvendin e Kosoves. bm/bm(RTK/BalkanWeb)
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #280
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Qosja:Ka rrezik qė qeveria vendore tė ligjėsojė fshehtas federalizimin e Kosovės


    Prishtinė, 4 janar (Kosovapress) Time: 10 : 50

    Akademik Rexhep Qosja nė njė intervistė pėr numrin e sotėm tė “Epokės sė re” ka thėnė se ka rrezik qė qeveria e tanishme e koalicionit LDK-AAK ta federalizojė Kosovėn. “Federalizmi i tanishėm i Kosovės nuk ėshtė i ligjshėm, por ekziston rreziku qė qeveria e sotme nė fshehtėsi ngadalė ta bėjė ligjėsimin e saj. Daullet pėr federalizimin e Kosovės nė thelb janė daulle pėr federalizimin e Kosovės, dhe atėherė me dy shtete nė Kosovė, hajde e jeto nė Kosovė,” thotė ai.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Tema tė Ngjashme

  1. Hagė: Ramush Haradinaj shpallet i pafajshėm
    Nga RTP nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 103
    Postimi i Fundit: 29-11-2012, 17:32
  2. Shinasi Rama: Ju rrėfej kujtimet e mia mbi lėvizjen e dhjetorit '90
    Nga Xhuxh Xhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 13-12-2009, 22:54
  3. Komploti boteror
    Nga ORIONI nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 31-10-2005, 12:59
  4. Ēėshtja Ēame
    Nga Eni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 19:56
  5. Aktakuza e tribunalit tė Hagės pėr Haradinaj
    Nga I-amėshuar nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 14:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •