Close
Faqja 7 prej 7 FillimFillim ... 567
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 70
  1. #61
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Athina reagon ndaj njohjes shqiptare tė Maqedonise

    Athina reagon ndaj deklaratės sė presidentit shqiptar pėr Maqedoninė
    Athina ka reaguar ndaj njė deklarate tė presidentit shqiptar lidhur me njohjen e mundshme nga Shqipėria tė emrit kushtetues tė Republikės sė Maqedonisė fqinje.
    Ministria e Jashtme greke ka reaguar ndaj njė deklarate qė sillet tė ketė bėrė presidenti shqiptar, Alfred Moisiu, gjatė njė takimi javėn e shkuar me presidentin maqedonas Branko Cervenkovski nė qytetin kufitar shqiptar tė Pogradecit, sipas sė cilės vendi i tij duhet tė ndjekė shembullin e SHBA-sė pėr njohjen e emrit tė Maqedonisė.

    Sipas zėdhėnėsit tė Ministrisė sė Jashtme greke, sekretari i pėrgjithshėm i kėsaj ministrie, Jorgos Jenimatas, ka komunikuar urgjentisht me ambasadorin shqiptar nė Athinė, Bashkim Zeneli, tė cilit i ka theksuar anėt negative tė njė vendimi tė tillė tė mundshėm.

    I pyetur rreth deklaratės sė presidentit shqiptar, zėdhėnėsi i qeverisė greke, Evangelos Antonaros, tha se "qeveria nuk gjykon mendime, por akte konkrete", duke lėnė tė kuptohet se dėshirohet ulja e toneve, pėrderisa nuk ka ende njė vendim tė qeverisė shqiptare pėr ēėshtjen nė fjalė.

    Ambasadorit shqiptar i ėshtė kėrkuar njė takim nė Ministrinė e Jashtme greke, takim qė pritet tė realizohet ditėn e hėnė.

    Ndikime negative

    Burime diplomatike vunė nė dukje se njė njohje eventuale e Maqedonisė me emrin e saj kushtetues nuk ndikon pozitivisht nė procesin e stabilizim-asociimit tė Shqipėrisė me Bashkimin Evropian, aq mė tepėr qė vetė BE-ja ėshtė pozicionuar nė mbėshtetje tė tezės greke, dhe vazhdon ta njohė republikėn fqinje me emrin ish-Republika Jugosllave e Maqedonisė, FYROM.

    Athina i ka pėrcjellė njė mesazh tė rreptė Shkupit, se me emrin Republika e Maqedonisė, vendi fqinj nuk mund tė anėtarėsohet nė BE dhe nė NATO.

    Greqia i ėshtė kthyer kėshtu skenarit pėr bllokimin e marrėveshjes sė anėtarėsimit, atėherė kur t'i vijė koha, pasi marrėveshje tė tilla duhen ratifikuar nga gjithė parlamentet kombėtare tė vendeve anėtare.

    Njoftohet se mesazhi iu bė i ditur shefit tė zyrės maqedonase tė ndėrlidhjes nė Athinė, Haxhinski, nga drejtori i drejtorisė sė Ballkanit nė Ministrinė e Jashtme greke, Malias, nė njė takim zyrtar tė zhvilluar nė fundjavė.

    Nė kėtė takim diplomati maqedonas ka pėrcjellė mesazhin e presidentit Cervenkovski se vendi i tij dėshiron marrėdhėniet mė tė mira tė mundshme me Greqinė dhe se, po ashtu, dėshiron vazhdimin e negociatave nė kuadrin e OKB-sė pėr ēėshtjen e emrit.

    Sipas njė komunikate tė Ministrisė sė Jashtme greke, zyrtari grek i ka theksuar diplomatit maqedonas se normalizimi i plotė i marrėdhėnieve dypalėshe presupozon zgjidhjen e ēėshtjes sė emrit.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  2. #62
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    ISLAMI KUNDERSHTOI QENDRIMIN E MOISIUT

    "Kjo eshte nje ceshtje e marredhenieve dypaleshe ndermjet fqinjeve tane jugore e lindore". Kete qendrimmbajti tre dite me pare ministri i Jashtem shqiptar, Kastriot Islami, pas deklarates se Moisiut se Shqiperia e ka njohur me kohe Maqedonine me emrin e saj kushtetues. Ai vuri ne dukje se "jemi te angazhuar ne nje bashkepunim te gjithanshem intensiv, dy dhe shumepalesh, rajonal e ne kuader te proceseve integruese". Sipas kreut te dikasterit qe mbulon punet e jashtme te qeverise shqiptare, qendrimi i qeverise ne organizatat nderkombetare ka qene gjithnje parimor, konseguent ne respektim te normave e rezolutave nderkombetare dhe ne interes te vendit. "Qendrimi yne ndaj kesaj ceshtjeje ne marredheniet dypaleshe pasqyron vullnetin dhe interesin shteteror per te zhvilluar marredhenie te fqinjesise se mire dhe te bashkepunimit te gjithanshem me kete vend fqinj", shtoi ai.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  3. #63
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,967
    Postimet nė Bllog
    22
    Sekretari i pėrgjithshėm i Ministrisė sė Jashtme greke, takim me ambasadorin Bashkim Zeneli

    "Njohim FYROM-in, jo Maqedonine"

    Ambasadori Zeneli: Qeveria do tė jetė konsekuente e emėrtimeve tė miratuara nga rezolutat e OKB

    Shekulli

    TIRANE- Qeveria shqiptare dhe Presidenca kanė qėndrime tė ndryshme pėr politikėn qė do tė ndjekė shteti shqiptar nė lidhje me emrin e republikės fqinje tė Maqedonisė. Pėrplasja e parė e krijuar me deklaratėn e ministrit tė Jashtėm Islami, i cili hodhi poshtė qėndrimin e presidentit Moisiu se “Shqipėria e ka njohur dhe do tė vazhdojė ta njohė Maqedoninė me emrin Maqedoni”, u pasua dje nga
    tjetėr kundėrshtim, kėtė radhė tė mbajtur prej ambasadorit tonė nė Athinė Bashkim Zeneli. Nė njė takim tė zhvilluar nė Ministrinė e Punėve tė Jashtme nė kryeqytetin grek, Zeneli sipas burimeve diplomatike mėsohet t’i ketė thėnė sekretarit tė pėrgjithshėm Jorgos Genimatas se qeveria shqiptare nė lidhje me emrin e Maqedonisė do tė jetė konsekuente e emėrtimeve tė miratuara nė rezolutat e OKB-sė dhe organizmave tė tjerė. Me fjalė tė tjera vendi ynė do tė vazhdojė ta quajė republikėn fqinje lindore me emrin FYROM. Tė njėjtat burime diplomatike thanė dje se sekretari i pėrgjithshėm i Ministrisė sė Punėve tė Jashtme tė Greqisė ka vlerėsuar reagimin e qeverisė shqiptare. Ndėr tė tjera ai ėshtė shprehur se “do tė ishte mirė qė tė mos krijoheshin probleme tė tilla”. Zeneli gjithashtu ka garantuar Genimatas se qeveria shqiptare do tė respektojė pėr kėtė ēėshtje vendimet dhe konkluzionet qė do tė dalin nga komisioni dypalėsh mes Greqisė dhe Maqedonisė. Tė shtunėn sekretari i pėrgjithshėm i Ministrisė sė Jashtme greke, ambasadori Jorgos Genimatas, vendosi njė takim njė takim me ambasadorin Zeneli, tė cilit sipas mediave greke do t’i komunikonte aspektet negative tė njė qėllimi tė tillė, mbajtur nga presidenti Moisiu. Nga ana tjetėr zėdhėnėsi i kėsaj ministrie Jorgo Koumoutsakos, i pyetur nga gazetarėt pėr deklaratėn e bėrė nga presidenti Moisiu, ėshtė shprehur, se “nė tė njėjtėn kohė, duke ndjekur udhėzimet e Ministrisė sė Jashtme, ambasadori ynė nė Tiranė, Karbabassis do tė bėjė njė lėvizje tė ngjashme”. Po tė premten ministri i Punėve tė Jashtme Kastriot Islami ka pasur njė takim me ambasadorin grek nė Tiranė. Mė pas Islami nė njė konferencė pėr shtyp u tėrhoq nga deklarata e bėrė nga Moisiu nė Pogradec.
    Konflikti
    Tė enjten e javės qė shkoi presidenti Moisiu gjatė njė takimi me homologun e tij maqedonas Cervenkovsi i pyetur pėr qėndrimin e Shqipėrisė pėr emrin kushtetues tė Maqedonisė u pėrgjigj se “Pėrsa i pėrket emrit biseduam me presidentin Cervenkovski. Nė komunikimet bilaterale prej kohėsh Shqipėria e ka quajtur Maqedoninė, Maqedoni. Unė bashkohem me mendimin e presidentit Cervenkovski se ne do tė jemi ndėr tė parėt qė do ta vazhdojmė kėtė punė”. Vetėm njė ditė mė pas Islami e hodhi poshtė kėtė deklaratė tė kreut tė shtetit duke thėnė se Shqipėria do tė mbėshtesė dhe do tė mirėpresė cilindo vendim dhe zgjidhje qė mund tė rezultojė nga dialogu ndėrmjet dy vendeve brenda kontekstit tė negociatave tė Kombeve tė Bashkuara. Islami ėshtė shprehur se ēėshtja e emrit tė Maqedonisė, ishte njė ēėshtje mes Greqisė dhe Maqedonisė, me tė cilat Shqipėria ėshtė e angazhuar tė ketė marrėdhėnie bilaterale dhe ndėrrajonale si pjesė e proceseve integruese.
    Greqia
    Vetėm pak orė pasi presidenti Bush njoftoi se SHBA do tė njohim emrin kushtetues tė Maqedonisė, diplomacia greke reagoi ashpėr duke paralajmėruar se ky veprim do tė kishte pasoja negative. Nė njė kohė shumė tė shpejtė edhe Bashkimi Evropian deklaroi se ishte kundėr vendimit tė Bushit dhe se do tė vazhdonte ta njihte republikėn e vogėl nė jug tė Ballkanit me emrin FYROM. Greqia ndėrkaq duke shfrytėzuar qėnien e saj nė BE paralajmėroi Maqedoninė me bllokim tė procesit tė anėtarėsimit.
    Deklarata e Islamit
    Qėndrimi ynė ėshtė bazuar nė kėto tre parime themelore:
    Sė pari: Kjo ėshtė njė ēėshtje e marrėdhėnieve dypalėshe ndėrmjet fqinjėve tanė jugorė e lindorė, me tė cilėt jemi tė angazhuar nė njė bashkėpunim tė gjithanshėm intensiv, dy dhe shumėpalėsh, rajonal e nė kuadėr tė proceseve integruese. Ne mirėpresim dhe kemi mbėshtetur zgjidhjen e saj nėpėrmjet bisedimeve tė tyre dypalėshe qė janė nė vijim edhe nė kuadėr tė Kombeve tė Bashkuara.
    Sė dyti: Qėndrimi ynė nė organizatat ndėrkombėtare ka qenė gjithnjė parimor, konsekuent nė respektim tė normave rezolutave ndėrkombėtare dhe nė interes tė vendit.
    Sė treti: Qėndrimi ynė ndaj kėsaj ēėshtjeje nė marrėdhėniet dypalėshe pasqyron vullnetin dhe interesin shtetėror pėr tė zhvilluar marrėdhėnie tė fqinjėsisė sė mirė dhe tė bashkėpunimit tė gjithanshėm me kėtė vend fqinj.

    Deklarata e Moisiut nė Pogradec
    “Pėrsa i pėrket emrit biseduam me presidentin Cervenkovski. Nė komunikimet bilaterale prej kohėsh Shqipėria e ka quajtur Maqedoninė, Maqedoni. Unė bashkohem me mendimin e presidentit Cervenkovski se ne do tė jemi ndėr tė parėt qė do ta vazhdojmė kėtė punė”

  4. #64
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Mbyllet deri nė njė njoftim tjetėr ambasada amerikane nė Shkup
    30 nėntor 2004 (04:35 UTC)


    Shtetet e Bashkuara mbyllėn amabsadėn amerikane nė Maqedoni deri nė njė njoftim tjetėr pėr shkak kėrcėnimesh tė mundshme sigurimi.
    Nė Departamentin e Shtetit, zėdhėnėsi Richard Boucher nuk dha tė hėnėn hollėsi mbi kėto kėrcėnime, por tha se ambasada nė Shkup do tė jetė e mbyllur pėr publikun ”pėr tė gjithė shėrbimet jo-kryesore”.

    Ai tha se ”ambasada do tė riēelet nė njė kohė tė pėrshtatshme”. //az//
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #65
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Ngelet polemika e marrjes se nje pjese te kalase per te hapur Ambasaden ne ate truall,apo qe thjeshte ambasades i nevojitet nje restaurim qe mesa pashe une kalimthi i duhet.
    Ne gazeta Baucher doli me deklarate se kjo mbyllje behet per shkaqe siguri te te punesuarve aty.Nuk e di se sa kjo eshte e vertete dhe c`eshte e verteta.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  6. #66
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708

    GREQI, Ceshtja e emrit te Maqedonise

    GREQI, Ceshtja e emrit te Maqedonise, Athina "fakt te kryer" propozimin e ofruar nga Nimic
    Lajmi i ores 2:50 PM

    Pamje nga Athina
    ATHINE (11 Prill) -Qeveria greke po perpiqet te binde opinionin publik se pranimi i propozimit per emrin e Maqedonise, nuk perben nje kompromis te turpshem, por nje zgjidhje te detyruar qe perben me te miren e mundshme. Athina zyrtare po e pranon si nje fakt te kryer propozimin e emisarit te posacem te OKB-se, Methju Nimic, per emrin kushtetues te Maqedonise. Ne te vertete, emri i propozuar, Republika e Maqedonise-Shkup, nuk i permbush synimet e pales greke, por nderkaq ketu jane te ndergjegjshem se kjo eshte eshte zgjidhja me e mire e mundshme. Ministri i jashtem, Petros Molivitias informoi gjithe udheheqesit e partive politike parlamentare, te cilet, megjithe kritikat ndaj qeverise, nuk treguan shenja se jane kunder zgjidhjes se propozuar. Nderkaq, nje deputet i pavarur, i zgjedhur me perkrahjen e Demokracise se Re ne pushtet, Stelios Papathemelis, shprehu rezerven se formula e propozuar nuk permban as si emer te perbere fjalen "Sllavomaqedoni", c'ka sipas tij do te sqaronte edhe perkatesine etnike te shumices se banoreve te vendit fqinj. Megjithate, zoti Papathemelis, kerkoi te respektohet vendimi i mbledhjes se udheheqesve politike, shumica e te cileve nuk ndodhen me ne jete apo ne politiken aktive, per te mos pranuar asnje emer qe ka ne perberjen e vet fjalen Maqedoni. Presidenti grek Karolos Papulias, e konsideroi propozimin Nimic si nje baze te mire per rifillimin e negociatave, megjithese sipas tij, propozimi ka vend per ndryshime. Athina shprehet e gatshme te paraqitet ne takimin e nivelit te larte dypalesh qe po pergatit zoti Nimic dhe qe do te zhvillohet ne Nju Jork, madje deshiron qe ky takim te realizohet sa me shpejt. Sipas burimeve diplomatike greke, nga ecuria e ketij takimi varet edhe nese kryeministri Karamanlis do te vizitoje Uashingtonin muajin e ardhshem, ku do te kete dhe nje takim me presidentin Bush. Deshira e zotit Karamanlis eshte qe ceshtja e emrit kushtetues te Maqedonise te mos perfshihet ne axhende krahas ceshtjeve te tjera qe Greqia i cileson si kombetare dhe kane te bejne me problemin e Qipros si dhe me marredheniet e saj me Turqine. db/db(BBC/BalkanWeb)

    ----------------------

    A ta nderrojme dhe ne emrin jemi qe jemi ?
    Apo do na vije rradha pas ketyre ?
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  7. #67
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anėtarėsuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Citim Postuar mė parė nga Cyclotomic
    Nderkaq, nje deputet i pavarur, i zgjedhur me perkrahjen e Demokracise se Re ne pushtet, Stelios Papathemelis, shprehu rezerven se formula e propozuar nuk permban as si emer te perbere fjalen "Sllavomaqedoni", c'ka sipas tij do te sqaronte edhe perkatesine etnike te shumices se banoreve te vendit fqinj.
    Nese do quhej "Sllavomaqedoni" kjo do te thoshte nje konflikt i ri ne kete shtet, pasi do te ngriheshin shqiptaret sic ndodhi para 4 vitesh...Kujtojme se Kushtetuta e vjeter e FYROM shprehej: "Maqedonia eshte nje shtet qe i perket kombit maqedonas" Kjo fraze u karakterizua si e papranueshme per shqiptaret dhe kjo gje u ndryshua me Marrveshjen e Ohrit....
    A ta nderrojme dhe ne emrin jemi qe jemi ?
    Apo do na vije rradha pas ketyre ?
    E nderrojme, nuk humbasim gje...ta bejme Iliria
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  8. #68
    In God I trust Maska e fjollat
    Anėtarėsuar
    15-02-2005
    Vendndodhja
    Para shfaqjes sė hitlerit
    Postime
    1,085
    Ky shteti im kurrė mos e gėzoftė emrin tė cilin e dėshiron aq shumė e nuk e meriton aspak.
    Jo se po mė dhimbsen grekėt, po nga fakti se sllavo-maqedonasit problemin e identitetit tė tyre kombėtar dėshirojnė ta zgjedhin me njė identitet tė rrejshėm.

    Ėshtė tragji-komik fakti se tash kanė fillu me "seriozitet ta studiojnė" prejardhjen e tyre dhe po u del vetja gjysėm maqedon tė lashtė dhe gjysėm sllavė (mund tė zbulojnė edhe ndoj ēerek ilirėsh nė gjakun e tyre, kushedi, pėr studijues qė mė janė).


    Nėse janė mbeturina bullgare dhe serbe, le tė rrijnė si mbeturina e le tė merren vesh me shqiptarėt e kėtushėm pėr njė emėr qė vėrtet i ka hije kėtij shteti.
    Gjė qė s'bėhet, po nejse...

  9. #69
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar mė parė nga fjollat
    Ky shteti im kurrė mos e gėzoftė emrin tė cilin e dėshiron aq shumė e nuk e meriton aspak.
    Jo se po mė dhimbsen grekėt, po nga fakti se sllavo-maqedonasit problemin e identitetit tė tyre kombėtar dėshirojnė ta zgjedhin me njė identitet tė rrejshėm.

    Ėshtė tragji-komik fakti se tash kanė fillu me "seriozitet ta studiojnė" prejardhjen e tyre dhe po u del vetja gjysėm maqedon tė lashtė dhe gjysėm sllavė (mund tė zbulojnė edhe ndoj ēerek ilirėsh nė gjakun e tyre, kushedi, pėr studijues qė mė janė).


    Nėse janė mbeturina bullgare dhe serbe, le tė rrijnė si mbeturina e le tė merren vesh me shqiptarėt e kėtushėm pėr njė emėr qė vėrtet i ka hije kėtij shteti.
    Gjė qė s'bėhet, po nejse...
    Dito, fjollat ........

  10. #70
    i/e larguar Maska e GL_Branch
    Anėtarėsuar
    02-11-2003
    Vendndodhja
    Arbany
    Postime
    1,592
    Hajt se do behet shume mire ne Maqedoni ose Iliride se dita dites po favorizohen shqiptaret edhe se shpejti do ta marrin pushtetin politikanet shqiptar gje qe skan me pas force me kundershtu fallcat maqedonas se iu ka fute frika ne palce gjitheve se edhe e meritojne se kane be shume padrejtesi edhe bejne ende mbi shqiptaret.

    Rroft Ilirida

    p.s Sa per informim sipas gjitha gjasave edhe Superliga e Maqedonise do te behet me me 4 skuadra shqiptare ku gjithsej jane 12 skuadra (sepse edhe 2 skuadra do futen prej liges 2-te).
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga GL_Branch : 12-04-2005 mė 06:23

Faqja 7 prej 7 FillimFillim ... 567

Tema tė Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. Intervistė: Hoxha i Prizrenit (Samidin Xhezairi)
    Nga Davius nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-07-2006, 19:20
  3. Amerika, kjo shoqėri qė sheh nga e ardhmja
    Nga Brari nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 21-05-2006, 06:09
  4. A duhet te firmose Shqiperia marreveshjen me SHBA?
    Nga SpaceAce nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 11-12-2002, 19:45
  5. ISH - ANETARET E UCK-se I BEJNE VESHTRIM KONFLIKTIT NE MAQEDONI
    Nga tear-drops nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-07-2002, 00:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •