Close
Faqja 6 prej 7 FillimFillim ... 4567 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 70
  1. #51
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    EMRI MAQEDONI DHE FILLIMI I BALLKANIT TE RI
    Nga Stavri Marko

    Ne fakt vetem sa irritoi shume ithtare ne Greqi, por per analistet pritej se cfarw do te ndodhte pas referendumit ne shtetin me emrin gjysme te pagezuar "Macedonia". Ajo qe pritej sipas parashikimit per referendumin ishte e shkruar qarte: "Nese referendumi realizonte qellimin e nacionalisteve sllavo-maqedonas, atehere Marreveshja e Ohrit nuk kishte me kuptim dhe shqiptaret nuk do te kishin te drejtat e tyre te fituara". Analistet perendimore i druheshin faktit se sipas informacioneve paraprake, referendumi shkonte ne shumice PO, prandaj duhej perdorur nje karte, qe uniteti i "Maqedonise" nenkupto FYROM, nuk do te cenohej. Dhe ajo u hodh papritur nga Washingtoni. Prova doli me sukses dhe referendumi deshtoi, pra dhe per shqiptaret etnike ne FYROM, kjo ishte nje arritje e madhe. Ne pak fjale, emri "Maqedonia" i folur si njohje nga Departamenti i Shtetit, por ende jo i firmosur nga Presidenti Bush, u perdor te shpetonte Marreveshjen e Ohrit dhe kjo u arrit pasi frenoi votuesit sllavo-maqedonas te shkonin ne votime.

    Nderkaq Athina, ne ditet e para u hodh ne sulm diplomatik pasi i cenohej me kete njohje integriteti territorial i saj, duke e bllokuar emrin ne Organizatat Nerkombetare si OKB dhe Bashkimi Europian. Por nderkohe ithtaret nacionaliste greke ne mitingun e Selanikut pardje, u perkrahen jo nga Karamanlis as nga Papandreu por nga nje force e vogel politike. Megjithate, edhe pse u cenua nderi kombetar grek, te dhenat flasin se ajo ishte nje shkak qe kurrsesi nuk mund te kishte lidhje me Greqine se sa procesit te Ballkanit te ri i duhej te vazhdonte pa pesuar ndonje autogol si mund te ishte fitorja e referendumit ne FYROM.

    Cfare u pa gjate kesaj periudhe?
    Sigurisht nje mobilizim i papare i nacionalizmit grek si ne Athine dhe ne diaspore. Lobit greko-amerikan iu desh te nderpriste cdo lloj aktiviteti dhe te perqendrohej edhe nje here ne protestat ndaj Departamentit te Shtetit, duke filluar qe nga miku personal i Bushit, kryepeshkopi i Amerikes, Demetrius, senatori demokrat Pol Sarbanas, ish-kandidati per president i SHBA-se, Michail Dukakis, dhe deri tek ngritjen ne kembe te organizatave greko-amerikane ne bote. Me kete rast i eshte dashur zedhenesit te Departamentit te Shtetit, Richard Butcher, te shpjegonte disa dite me radhe ne konferencat e shtypit se: "Greqia eshte mikja jone me e madhe ne rajon dhe njohja jone nuk konsiston me njohjen drejtperdrejt te Maqedonise, por me dicka tjeter. Ju lutem kini durim pasi interesat e SHBA-se ne Greqi jane jetike dhe te qendrueshme". Dhe durimi kishte nje tjeter problem jo me Greqine, por me FYROM, i cili vetem me kete kolpo e njohur si ceshtja "Maqedonia" mund te kishte perfunduar me sukses.

    Shkaku i nje njohjeje te tille nga Departamenti i Shtetit
    Sigurisht diplomacia helene eshte pergjegjesja kryesore e cila irritoi popullin grek. Asaj tashme i duhet bere nje reformim i madh ne hapesiren ballkanase pasi u ndodh e papritur. Per kete refrmim, ka kohe qe flet ish-kryeministri Kostandin Micotakis, pasi Greqia vazhdon te mos perkrahe eren e ndryshimeve te kufijve ne Ballkan. Nje dokument i firmosur nga Ministri i Mbrojtjes, Bushkovski, dhe sekretari i Mbrojtjes, Ramsfeld, me daten 11 tetor ne Shkup, me emrin e marreveshjes Maqedoni dhe jo FYROM, eshte zbuluar papritur vetem ne ditet e para te nentorit nga Athina. Kjo gjithashtu e gjeti te papergatitur Ministrin e Jashtem grek, Moliviatis, i cili njihet si garda e vjeter e Micotakis ne kete qeveri dhe njohes i mire i Ballkanit. Gjithashtu, Departamenti i Mbrojtjes se SHBA-se "Marine Corpus Intelligent Mission) duket se ka deformuar nje harte te Greqise ne pjesen veriore te saj. Pse duhet te ndodhe kjo ne nje kohe qe te dy shtetet jane partnere te perjetshem, pyesin analistet perendimore? Per kete problem edhe pse Karamanlis kercenoi "Maqedonine" se rruga per ne Europe dhe NATO do te kaloje nga Athina, kjo ne pamje te pare nuk ndryshon gje, edhe pse Maqedonine e njohin 130 shtete dhe SHBA duhet te jete e 131 me kete rast.

    Rjedhimi logjik i kesaj levizjeje te Washingtonit
    E pare ne kete kendveshtrim dhe me te drejte Bashkimi Europian nuk u zgjat shume duke i thene nje JO njohjes se Maqedonise, por ne fund te fundit u prononcua se "Jemi duke ndjekur zhvillimet dhe te analizojme pasojat me kete rast" duket se Washingtoni dhe Brukseli, bien bashke ne nje qendrim per sa i perket Ballkanit dhe ndryshimeve ne te kete rajon. Keshtu, Rajoni i Ballkanit duket se eshte shtruar per zgjidhje me shpejt se ishte parashikuar, edhe pse te gjithe prisnin ndonje deklarate njohjeje per Kosoven. Paralelisht me kete duket se bisedimet Prishtine-Beograd duket se kane marre rrugen e zgjidhjes, kur nderkohe vjen dhe propozimi me i fundit i Beogradit se "fillimisht duhet te ndajme pjesen serbe me ate shqiptare ne Kosove pastaj te shikojme pavaresine e saj". Dhe nese FYROM "une perdor ne analizat e mia kete emer pasi keshtu njihet edhe nga OKB gjithashtu edhe Shqiperia zyrtare) po shkon drejt nje ndarjeje federative shqiptaro-sllavo maqedonase, atehere ky proces duket se pershpejton nje ndarje te re kufijsh ne Ballkan duke perfshire ketu nje Kosove te Pavarur ne pranveren e ardhshme.

    Greqia, e papergatitur per ndarjen e kufijve ne Ballkan
    Shteti i vetem i BE-se ne Ballkan, Greqia, njekohesisht anetare e Keshillit te Sigurimit te OKB-se dhe e NATO-s, vazhdon te kembengule per mosndryshim kufijsh ne Ballkan. Ajo i qendron idese se bashkejeteses mes etnive ne Ballkan. Kete e tregoi edhe takimi i fundit i tre kryeministrave te Greqise, Kroacise dhe Serbise ne Selanik dy jave me pare, te cilet deklaruan se nuk jane per ndryshim kufijsh ne Ballkan. Por a mjafton kjo per Athinen te qendroje e vetme ne kete strategji te re ballkanike? Sigurisht qe jo. Washingtoni perdori karten e njohjes se Maqedonise per te perfshire ne loje nacionalizmin grek, i cili dukej si ne gjume por kurrsesi jo aktiv. Brenda nje jave Greqia u tund ne kembe anembane dhe tashme dosjeve te pluhurosura ne arkivat e diplomacise helene duket se po u fshihet pluhuri. Brenda nje kohe te shkurter annalistet diplomatike greke si dhe keshilli i sigurise helene, po aktivizohen te jene te pergatitur te perballojne sfida te reja ne Ballkan, pasi u provua qe Washingtoni nuk pyet askend dhe mund te njohe shtete te reja ne Ballkan. Ne kete kuader me e kenaqur nga te gjithe duket se eshte iplomacia shqiptare, e cila pa ekuivok brenda nje kohe te shkurter ne bashkepunim edhe me diasporen po realizon njekohesisht dy evenimente te medha: federaten shqiptaro- maqedonase dhe pavaresine e Kosoves breda vitit te ardhshem. Por kjo nuk do te thote se Washingtoni nuk do te kenaqe popuj te tjere ne Ballkan, ashtu si greket, bullgaret, serbet, kroatet, boshnjaket dhe turqit, dhe tek shqiptaret, atje ku do te marrin territore edhe do te lene ne tjeter vend. Ne fund te fundit te gjithe behen njekohesisht viktima, por dhe fitues ne Ballkanin e ri te ketij milleniumi.



    Marre nga Koha Jone
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga kolombi : 09-11-2004 mė 12:50
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  2. #52
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499

    Miku i Maqedonise ne SHBA eshte Vojanovic

    Disa:

    ۩ Special Award from the Serbian Orthodox Church

    ۩ Special Award from the Serbian Unity Congress

    ۩ "tireless endeavors to promote and defend truth on behalf of the Serbians and the Orthodox faith;


    senate.gov
    http://voinovich.senate.gov/annual_report/quotcom.htm

  3. #53
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Ketu esht forum shqiptar dhe lajmet do jepen shqip atje ku mundet. Amerika nuk i llogarit politikat Serbe ne qarkun e Rusise komuniste. Figurantet duhen per t'i treguar botes virtytet qe sjell demokracia.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  4. #54
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    Maqedonia do njihej nje dite, edhe greket e dine kte mire.

  5. #55
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Athina ia propozoi Solanes poziten e saj per dialog dypalesh per emrin


    Ndersa mediumet greke shkruajne se deklarata e interesave strategjike te Maqedonise, te cilen Shkupi do ta prezentoje ne takimin e Ohrit me pjesemarrje te partive politike, te BE-se dhe te SHBA-se, do te permbaje vleresim per "vendosshmerine" e Shkupit te zhvilloje marredhenie miqesore me Ahtinen, te pranohet si "nxites per bashkimin e vendeve ndaj strukturave evroatlantike"

    10 nentor, (FP)- Situata e Lindjes se Afert, ratifikimi i Kushtetutes se Evropes dhe sesioni i Keshillit te Evropes ne dhjetor, kane qene temat e bisedave te parmbremshme ne Athine mes perfaqesuesit te larte per Politike te Jashtme dhe Siguri, Havier Solana dhe ministrit grek te Puneve te Jashtme, Petros Molivijatis, publikuan sot mediumet greke. Havier Solana arriti ne Athine pas vizites se kryeqytetit te Maqedonise dhe qendroi aty disa ore. Sipas burimeve te cilave iu refererohen nje pjese e mediumeve greke, pala greke e ka parashtruar para Solanes ceshtjen e emrit te Maqedonise. Athina e ka ekspozuar poziten e saj per dialog dypalesh me Shkupin per gjetjen e nje zgjidhjeje te pranueshme te perbashket lidhur me kontestin e emrit te Maqedonise ne kuader te KB-ve. Havier Solana ka deklaruar se ne Shkup nuk e ka shqyrtuar kete ceshtje dhe se ne bisedimet ne Shkup ka theksuar se marredheniet e Ballkanit jane ne kulmin e interesave te BE-se. Perfaqesuesi evropian theksoi se ne bisedimet me diplomatin e pare grek jane shqyrtuar te gjitha ceshtjet nga rendi i dites se sesionit te ardhshem te Keshillit Evropian ne dhjetor, ne te cilin do te shqyrtohet edhe ratifikimi i Kushtetutes evropiane dhe perberja e Komisionit Evropian. Havier Solana tha se pas Athines do t'i vizitoje Londren dhe Parisin. Ai shprehu keqardhje deri te populli palestinez dhe shtoi se BE-ja do ta mbeshtese deshiren e palestinezeve te kene shtet te tyre. Gazeta greke "Niki" sot shkruan se pas SHBA-se vijon qe BE-ja ta pranoje Maqedonine me emrin kushtetues duke potencuar viziten e mbremshme disaoreshe te Solanes ne Athine. "Katimerini" shkruan se deklarata e interesave strategjike te Maqedonise, te cilen Shkupi do ta prezentoje ne takimin qe filloi sot ne Oher me pjesemarrje te partive politike, te BE-se dhe te SHBA-se, do te permbaje vleresim per "vendosshmerine" e Shkupit te zhvilloje marredhenie miqesore me Ahtinen, te pranohet si "nxites per bashkimin e vendeve ndaj strukturave evroatlantike".
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  6. #56
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,977
    Postimet nė Bllog
    22
    MOISIU, PRO NJOHJES SE MAQEDONISE

    Pogradec - Kreu i shtetit shqiptar, Alfred Moisiu, shprehet pro njohjes zyrtare te Maqedonise me emrin e saj kushtetues, me premtimin se Shqiperia mund te jete nga vendet e para ne rajon qe do te hedhe kete hap. Sipas Presidentit Moisiu, Shqiperia prej kohesh e ka thirrur Maqedonine me emrin Maqedoni dhe mbase do te jete nder vendet e para qe do te vazhdoje ne kete qendrim. Ai ju pergjigj keshtu nje lloj ftese te homologut te tij maqedonas, Branko Cervenkovski, me te cilin zhvilloi te enjten takimin e pare zyrtar te punes ne qytetin e Pogradecit. "Presidenti Moisiu me pergezoi per pranimin e emrit kushtetues te Maqedonise nga ana e SHBA-ve dhe une shpresoj qe ky te jete motivim per Republiken e Shqiperise qe te ndermarre edhe ajo te njejtin hap se shpejti", tha Cervenkovski. Ai pranoi gjithashtu edhe pergezimin e Presidentit Moisiu per deshtimin e referendumit te fundit ne Maqedoni, por nuk ishte dakord me termin "deshtim" dhe beri korrigjimin gjate konferences per shtyp. "Ky nuk ishte nje referendum i pasuksesshem, por nje referendum i suksesshem per menyren demokratike te organizmit pa incidente dhe se Maqedonia demonstroi kapacitetet e saj shtetformuese", u shpreh presidenti maqedonas Cervenkovski. I pyetur prej gazetareve maqedonas se "perse nga autoritetet e shtetit shqiptar quhen sllavo-maqedonas apo sllave, apo perse Maqedonia thirret si ish-Republika jugosllave e Maqedonise dhe deri kur do te vazhdoje kjo", Moisiu dha nje pergjigje qe la te kuptohej per njohjen e shtetit fqinj. Ai u shpreh se Shqiperia prej kohesh e ka thirrur Maqedonine - Maqedoni dhe bashkohej me mendimin e presidentit Cervenkovski per njohjen e saj. Lakonik ishte Presidenti Mosiu lidhur me interesimin e gazetareve per regjistrimin e minoritetit maqedonas ne Shqiperi, me shembull Golloborden, kur foli per motin e mire dhe zbatimin e konventave europiane ne kete drejtim. Te dy presidentet vleresuan pozitivisht zbatimin e marreveshjes se Ohrit. Sipas Cervenkovskit "zbatimi i kesaj marreveshjeje ka hyre ne fazen e fundit me decentralizimin e pushtetit lokal qe do kryhet menjehere pas zgjedhjeve lokale". Ndersa presidenti shqiptar tha se ka vene re vendosmerine e homologut te tij maqedonas per ta cuar deri ne fund marreveshjen e Ohrit si zgjidhje perfundimtare per stabilitetin ne Maqedoni dhe ne rajonin e Ballkanit.

    G.Ashimi

  7. #57
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Kush e p....yet Moisiun?!
    A e njohu Amerika? Kjo pune ka marre fund.

  8. #58
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Bush bėnė tė ditur arsyet e njohjes sė emrit tė Maqedonisė

    Presidenti amerikan, Xhorxh Bush, i ka dėrguar tė premten njė letėr kryeministrit grek Kostas Karamanlis, nė tė cilin ai i ka bėrė tė ditur arsyet e njohjes sė emrit Maqedoni nga ana e Uashingtonit.


    Sipas gazetės greke "Kathimerini", nė letrėn e tij Bush ka shpjeguar se SHBA-tė kanė vendosur ta ndryshojnė emrin zyrtar tė Maqedonisė pėr tė ndihmuar stabilitetin nė rajon, pėrpara referendumit kyē nė shtetin kufitar tė Greqisė pėr tė drejtat e shqiptarėve.


    RTK
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #59
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    "Mega": Greqia ka ditur per planet e SHBA-se per pranimin e emrit kushtetues te Maqedonise

    Sipas korrespondentit te "Megas" nga Uashingtoni, nje burim i larte diplomatik amerikan ka deklaruar se ceshtja per pranimin amerikan te Maqedonise me emrin kushtetues ishte vendosur gjate kontakteve te te gjitha niveleve mes perfaqesuesve amerikane dhe greke

    Athine, 19 nentor - Autoritet greke qe nga data 20 maj e ka ditur per planin e SHBA-se ta pranojne emrin kushtetues te Republikes se Maqedonise, njoftoi ne reportazhin e Uashintonit televizioni grek "Mega". Sipas korrespondentit te "Megas" nga Uashingtoni, nje burim i larte diplomatik amerikan ka deklaruar se ceshtja per pranimin amerikan te Maqedonise me emrin kushtetues ishte vendosur gjate kontakteve te te gjitha niveleve mes perfaqesuesve amerikane dhe greke. Burimi i njejte ka njoftuar se gjate drekes me zyrtare te presidentit amerikan Xhorxh Bush dhe kryeminsitrin grek Kostas Karamanlis gjate vizites se tij ne SHBA me 20 maj, Bushi eshte perqendruar ne dilemen me te cilen ballafaqohet Shtepia e Bardhe lidhur me emrin kushtetues te Maqedonise. "Nga ana tjeter ishin vendosur marredhenie amerikano-greke, ndersa nga ana tjeter kercenimi per stabilitet te Ballkanit. Te dyja palet shpesh biseduan per kete ceshtje. Amerikanet perseriten se deshirojne ta pranojne emrin kushtetues te Republikes se Maqedonise, kurse e sqaruan edhe menyren ne te cilen do ta bejne kete", deklaroi per "Megan" nje funksionar i larte anonim amerikan.

    Nga: FLAKA
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  10. #60
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Bush - SHBA-te te gatshme te pranojne cdo zgjidhje per emrin e Maqedonise ne KB

    "Ne do ta pranojme cdo zgjidhje qe do te gjendet gjate negociatave", shkruan Bushi, duke shtuar se "deshiron qe Greqia dhe Maqedoni shume shpejt te arrijne deri te zgjidhja e perbashket", keshtu qe, "dy vendet tona (SHBA-te dhe Greqia) do te mund te perqendrohen ne prioritetet kryesore per Ballkanin"

    Uashington, 19.11.2004 - Shtetet e Bashkuara te Amerikes (SHBA) jane te gatshme te pranojne cdo zgjidhje per emrin e Maqedonise qe do te arrihet ne negociatat qe zhvillohen ne Kombet e Bashkuara (KB), lajmeroi mbreme kryetari amerikan Xhorxh Bush ne letren deri te kryeministri grek Kostas Karamanlis. "Ne do ta pranojme cdo zgjidhje qe do te gjendet gjate negociatave", shkruan Bushi, duke shtuar se "deshiron qe Greqia dhe Maqedoni shume shpejt te arrijne deri te zgjidhja e perbashket", keshtu qe, "dy vendet tona (SHBA-te dhe Greqia) do te mund te perqendrohen ne prioritetet kryesore per Ballkanin". Kryetari amerikan, sic transmeton Makfaksi, ne letren thekson se fakti qe SHBA-te e kane pranuar "Ish-Republiken Jugosllave te Maqedonise" me emrin e saj kushtetues - Republika e Maqedonise, ka shkaktuar kontest serioz me Greqine. Bushi, me kete rast, thekson se ky akt "ka pase per qellim perforcimin e stabilitetit" te Maqedonise dhe eshte argumentuar me "zhvillimin e shpejt te situatave duke marre parasysh referendumin e shtate nentorit" per Ligjin per decentralizim.


    Nga: FLAKA
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

Faqja 6 prej 7 FillimFillim ... 4567 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. Intervistė: Hoxha i Prizrenit (Samidin Xhezairi)
    Nga Davius nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-07-2006, 19:20
  3. Amerika, kjo shoqėri qė sheh nga e ardhmja
    Nga Brari nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 21-05-2006, 06:09
  4. A duhet te firmose Shqiperia marreveshjen me SHBA?
    Nga SpaceAce nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 11-12-2002, 19:45
  5. ISH - ANETARET E UCK-se I BEJNE VESHTRIM KONFLIKTIT NE MAQEDONI
    Nga tear-drops nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-07-2002, 00:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •