Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Pd e Vlores e afte te largoje simpatizantet

    PD e Vlores ben gomarlleqe..

    Ja cthot Gazeta Shqiptare qe i gjuan me zell budalleqet e Pd-se..


    --------


    "JO rrugės me emrin e Bitrit"
    PD kundėr propozimit pėr nderimin e kėngėtares


    --------------------------------------------------------------------------------

    Ermal Sika


    VLORE

    Mbledhja e Kėshillit Bashkiak nė Vlorė pėr vėnien e emrit tė kėngėtares Anita Bitri njė rruge ėshtė kthyer nė njė debat tė ashpėr mes pėrfaqėsuesve tė PS-sė dhe PD-sė. Ka qenė kryekėshilltari i Partisė Demokratike, i cili nuk ka pranuar propozimin pėr vendosjen e emrit tė kėngėtares qė humbi jetėn tragjikisht nė 19 tetor nė Nju-Jork, sė bashku me t'ėmėn dhe vajzėn. Kryetari i grupit kėshilltar tė PD-sė sė Vlorės, ish-kryetar i kėsaj dege Shpėtim Xhyheri, nė mbledhjen e kėshillit tė bashkisė nuk e ka pranuar propozimin pėr emrin e kėngėtares. "Edhe unė kam dhėnė kontributin tim pėr popullin e Vlorės, po kjo nuk do tė thotė qė kur tė vdes unė, t'i vihet emri njė rruge", ka thėnė pėrfaqėsuesi demokrat. Emri i saj ishte propozuar nga kėshilli i bashkisė sė qytetit, qė midis emėrtimeve tė 130 emrave, njė t'i takonte Anita Bitrit pėr vetė kontributin qė ajo ka dhėnė. E ndėrsa kryekėshilltari demokrat e ka kundėrshtuar kėtė pėr arsye tepėr banale, me tė janė bashkuar dhe kėshilltarėt e tjerė tė kėsaj partie. "Nuk jemi dakord me kėtė propozim". Kėto kanė qenė fjalėt e Xhyherit duke bėrė qė emri i Anita Bitrit tė ngelej pa votuar. Kryetari i Kėshillit Bashkiak tė Vlorės Bilal Shkurtaj e cilėsoi si tepėr absurd kėtė qėndrim tė opozitės. "Ne me kėtė votim bėjmė tė pavdekshėm emrin e njė artisteje tė madhe si Anita dhe me gjithė kėtė qė bėri opozita, emrin e saj ne do ta votojmė patjetėr nė mbledhjen tjetėr", ka pohuar pėr Gazetėn Shkurtaj. Emrin e kėngėtares Anita Bitri do ta marrė nė qytet rruga nga kryqėzimi "Rinia" e deri te tregu i orizit. Nė kėtė lagje tė qytetit bregdetar kėngėtarja ka kaluar fėmijėrinė. Edhe kryetari i bashkisė ka reaguar ndaj qėndrimit tė kryekėshilltarit opozitar. "Nuk e kuptoj pse ai nuk do dhe, po kėshtu, nuk e kuptoj pse dhe gjithė opozita e mbėshteti kėtė qėndrim. Gjithsesi, ne do ta nderojmė Anitėn dhe emrin e saj do ta bėjmė tė pavdekshėm, duke i vėnė kėtė emėr rrugės qė kemi nė plan" tha kryetari i bashkisė Shpėtim Gjika.





    -------------



    Koment..

    Po cte keqe ka te mbaje nje rrug e Vlores emrin e nje femre te mirnjohur nga i gjithe Kombi yne?

    Kjo ishte dhe e vetmja menyre per te mbtytur disi ate dhimbje popullore te mbare Shqiptareve per Tragjedine e trefishte ku humbi jeten nje gjyshe, nje nene dhe nji bije..

    Pse ketu e gjeti PD e Vlores te tregoj Opozitarizmin me Ps-ne?

    Po si Pd qe eshte..pra Parti Demokratike.. a u konsultua kryesia e kesaj dege Partie me demokratet lokale dhe simpatizantet e saje?

    Ndoshta ne Popull nuk kane asnje kundershtim per kete propozim te Bashkise..

    Pse nuk tha kryetari i Pd -se Xhyheri..pa dale more zoterinj te PS-e e te Bashkise te pyes njihere Popullin demokrat te Vlores e pastaj te jap mendim se "keshtu e kemi ne demokratet..qe piesim popullin.."..

    Gomarlleku (rasti i rruges) i nje cop byrokrati demokrat eshte nje dhurat e mire per Zp Tos Brace Nanot ne kete fushat te eger qe ka marre Nano kunder Pd-se..

    Hajde auto gol hajde..hajde birbo Pd-ist hajde....

    Na i vjedh votat PS-ja neve thon ata te Pd-se.. .. jo or jo.. Votat ju a falni vete juve Ps-se mafioze te Luiz Hoxh Gjiko Zabito Dardho Dredhave..

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Nese puna eshte sic thote GSH, atehere me te vertete qe ai personi qe perfaqeson PD-ne ka bere nje gomarllek te rralle. Me te pakten, tregon qe sja ka haberin nga politika. Sikur vetem gjysem ore te kishte lexuar dhe te kuptuar se si behet politika ne Amerika, meqe kane dhe zgjedhjet tani, ku per te marre sa me shume vota analizohet elektorati ne te gjitha dimensionet e mundshe. Cfare kuti ka ai zotnia per emertimin e rrugeve, se Vlora nuk mund te nxjerre nga nje Ismail Qemal per cdo rruge qe ka.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    nuk eshte kjo bitri nje kengetare aq e madhe sa ti vihet emri ne rruge. shteti eshte serioz pavaresisht nga emocionet e rruges, dhe shteti ka ligjet e veta. po qe kshu kushdo te vdesi do ti vihet emri diku? hajde fillestare ne politike hajde.

Tema tė Ngjashme

  1. Mesapėt, ky popull i mrekulluesshem ilir
    Nga Qerim nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 31-08-2007, 16:07
  2. Ja kush i ka vrare djemte e Vlores
    Nga PORTI_05 nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 102
    Postimi i Fundit: 25-08-2007, 11:25
  3. Pushtimi I Panjohur I Vlores, Ne 1690
    Nga CEZARND nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-08-2005, 17:02
  4. Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 23-08-2003, 11:32
  5. Vlore ..dizet e di ..dizet e tre.
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-12-2002, 09:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •