Close
Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 72
  1. #1
    ("ANDREA" ZEMRA BABIT) Maska e Genti^Itali
    Anėtarėsuar
    19-09-2003
    Vendndodhja
    Itali ''Venezia''
    Postime
    635

    Rama: Do te prishen te gjitha ndertimet pa leje ne Tirane

    Rama:Asnjė lloj godine qė cėnon zhvillimin urban nuk do tė mbetet mbi sipėrfaqen e tokės


    Tiranė- "Ne do tė legalizojmė pėr tė urbanizuar ēdo ndėrtesė qė nuk prek dhe cėnon standartet e infrastrukturės sė kryeqytetit europian tė shqiptarėve dhe do tė prishim ēdo centimetėr tė paligjshėm qė cėnon rrugėt, kanalizimet, ujėsjellėsat dhe hapėsirat publike tė kėtyre zonave". Kjo ka qėnė pėrgjigjia e kryetarit tė bashkisė sė Tiranės, Edi Rama, ndaj pretendimeve tė banorėve tė unazės sė re dhe tė cdo banori tjetėr tė kryeqytetit qė ėshtė i paqartė nė lidhje me kėtė cėshtje. Rama ka dhėnė edhe arsyet pse ky vendim ėshtė i pakthyeshėm dhe i papėrkulshėm pėr asnjė banor tė Tiranės. "Nuk jemi kėtu pėr tė vulosur barbarinė e viteve '90, por jemi kėtu pėr t'i dhėnė njė shans kėtyre komuniteteve qė tė integrohen si qytetarė tė kategorisė sė parė dhe jo si qytetarė tė kategorisė sė dytė". Ai ėshtė shprehur i bindur se tė gjithė qytetarėt e zonave informale janė shumė tė qartė dhe nuk ka vend kėtu pėr tė bėrė diskutime dhe spekullime. "Asnjė lloj godine e cila cėnon zhvillimin urban tė kėtyre zonave nuk do tė mbetet mbi sipėrfaqen e tokės". Kryebashkiaku tha se kėtė vendim e dinė gjithė qytetarėt e asaj zone, apo kudo ku ndėrhyhet, sic e dinė gjithashtu edhe pjesa tjetėr, shumė mė e madhe qė do tė jenė banor tė ligjshėm. "Kėtė e dinė shumė mirė tė gjithė qytetarėt e atjeshėm, siē dinė qė njė pėrqindje shumė e lartė, afro 90% e tyre, do tė legalizohen pėr arsye se nuk prekin rrjetin e infrastrukturės publike".
    LINDI EDHE "ANDREA"

  2. #2
    ("ANDREA" ZEMRA BABIT) Maska e Genti^Itali
    Anėtarėsuar
    19-09-2003
    Vendndodhja
    Itali ''Venezia''
    Postime
    635
    Banorėt e unazės sė re bllokojnė trafikun,qėllojnė policinė

    Tiranė- Banorėt e zonės sė unazės sė re kanė mbajtur pėr rreth njė orė tė bllokuar trafikun. Tė tubuar rreth deputetes sė tyre kanė protestuar pėr prishjen e ndėrtimeve nga ana e bashkisė, e cila ka nisur zgjerimin e rrugės. Madje nuk kanė munguar as goditjet me gurė ndaj makinave tė policisė bashkiake, thirrjet dhe kaosi nė trafik. Banorėt pretendojnė se punimet nė kėtė zonė duhet tė nisin pas legalizimit. Kjo do tė sjellė si pasojė qė pėr cdo prishje, shteti duhet tė paguajė shpėrblimin. Ndėrkohė qė kjo nuk ėshtė e drejtė pėrderisa kėto ndėrtime janė tė paligjshme. Vetė banorėt nuk janė tė qartė pėr atė qė kėrkojnė. Duan njė rrugė, por njėkohėsisht nuk duan qė t'u shembet asgjė. Pas largimit tė turmės nga rruga, prishjet nė kėtė zonė kanė vazhduar. Kjo nuk ėshtė as zona e parė dhe as e fundit qė po u nėnshtrohet ndėrhyrjeve nė rrugė e blloqe banimi nga ana e bashkisė. Megjithatė ėshtė zona e parė qė ka pritur me gurė policinė dhe ka penguar punėn e saj. Deri tani nė gjithė Tiranėn mund tė jenė prishur rreth 4 mijė ndėrtime, shtesa, shtėpi apo dyqane e magazina, por asnjė nga banorėt nuk ka kundėrshtuar kur ka parė tė shembet ndėrtimi i tij i paligjshėm. Kurse nė unazėn e re, me pretendimin se janė pronarė tė tokės dhe me fjalėt e ngrohta tė deputetes se do tė legalizohen tė gjitha ndėrtimet, po ndodh ajo qė nuk ėshtė parė nė asnjė cep tė kryeqytetit.
    LINDI EDHE "ANDREA"

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    A sve mend ai milet. Vetem dajaku qe ka dal ka xheneti i terezit ata njerez. Mir ja bote Enver Hoxha po hajt.

  4. #4
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anėtarėsuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahēen time
    Postime
    3,882

    Zhvillim

    Jam dakort me Edi Rama packa se si njeri nuk e honeps dot, gjithsesi flitet per zhvillim dhe te jemi realiste ka te drejte zoteria.

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet nė Bllog
    22
    Pasi prishen te gjitha kioskat me te cilat familjet shqiptare nxirrnin buken e gojes, pasi prishen te gjitha lokalet lluksoze per ti sjelle "gjelberimin dhe barin jeshil parkut Rinia", tani e kane zene qe te prishin edhe godina biznesesh, pallate dhe shtepi banimi.

    A ngeli njeri ne Tirane qe nuk eshte prekur nga vendimet e bashkise?

    Sigurisht, qe godinat "pa leje" duhen prishur, ne menyre qe tu bejme vend hoteleve shumekateshe te droges, pallateve te krimineleve te Hakmarrjes per Drejtesi, pallateve te ministrave socialiste, e partnereve ne biznes te kryebashkiakut. Perse mos ta beje, ai eshte kryebashkiak i Tiranes.

    Sot qe eshte kryetar bashkia, i lejohet qe te fryhet dhe kercenoje gjithe banoret e Tiranes. Por neser kur te mos jete kryetar bashkie, i duhet qe te gjeje vend qe te futet ne Tirane, se me keto veprime, nuk po ben miq, po ben armiq, dhe jane armiq qe nuk duan tia dine per "politike".

    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet nė Bllog
    22
    Te dashur banore te Tiranes, Edi Rama ju shkruan sot ne gazete, asgje e jona nuk eshte juaja.


    Asgjė e Jona, nuk ėshtė e Jotja

    Edi Rama

    Nė radhė tė parė duhet tė dihet qė “biznesmenėve” tė Unazės sė Re u kam bėrė prezente faturėn e xhamit, tė pasqyrės dhe tė fenerit tė veturės sė Policisė Bashkiake qė u godit me gurė prej tyre. Kam kėrkuar qė kjo faturė tė paguhet me kontributet e tyre pasi askush dhe aq mė pak njerėz qė janė nė kundėrshtim me ligjin, rendin, qytetin dhe drejtimin e rrugės sė pėrbashkėt tė sė ardhmes tonė europiane, nuk mund tė guxojnė tė ngrejė dorėn kundėr pėrfaqėsuesve tė ligjit dhe mbrojtėsve e ndėrtuesve tė kėsaj rruge.
    Nė tė vėrtetė njė valė spekulimesh kanė filluar mbi kėtė segment tė pėrvetshėm tė punės sonė nė kantieret e shumta tė kėtij viti, natyrisht edhe nė kontekstin mė tė gjerė tė diskutimeve irracionale qė po bėhen pėr projektligjin pėr legalizimin. Ėshtė njė valė e cila natyrisht nuk do tė ketė asnjė shans tė bėhet mbrojtje e asnjė centimetri kub ndėrtimi tė paligjshėm, aty ku Bashkia e Tiranės do tė ndėrtojė infrastrukturėn moderne tė kryeqytetit tė tė gjithė shqiptarėve, por njėkohėsisht ėshtė njė valė e ngjizur me cinizėm, padituri, mungesė sensi tė ligjit, tė shtetit, tė qytetit, tė vetė komunitetit dhe, mbi tė gjitha, qė shpreh njė moskokėēarje tė frikshme pėr tė ardhmen e tėrė fėmijėve tanė, nga periferia nė qendėr, ndaj tė cilėve e kemi tė gjithė pėr detyrė tė ndėrtojmė njė qytet tė jetueshėm. Cinizmi e padituria, mungesa e njohjes dhe e kompetencės profesionale, shpėrfaqen nė fjalėthurrjet e atyre qė i kundėrvihen kėtij procesi, por edhe nė njė sėrė komentesh qė janė bėrė nė media duke krijuar njė mjegull artificiale ku dėgjohen dėnesa patetike krokodilėsh, kllounėsh, sharlatanėsh, tregtarėsh tė pazarit tė parimeve tė mėdha e ambulantėsh tė interesave tė vogla, pėrzier nė njė kor tė izoluar nga realiteti me gjithėfarė ilegalėsh urbanė, nga mė ordinerėt deri tek mė tė pafajshmit nė “gabimin” e tyre tė zaptimit tė tokave tė tjetėrkujt.
    Duke provuar njė sekėlldi tė madhe urbane karshi zhurmės sė kėtyre dėnesave nė mjegull, po ritheksoj pikėpamjen time edhe si njė nismėtar e promotor i idesė sė legalizimit, qysh nė kohėn kur kjo ide u hodh nga maxhoranca aktuale. Dhe duke qenė nismėtar e promovues i kėsaj ideje, ndoshta pa modesti po njėkohėsisht pėr hir tė sė vėrtetės, nėnvizoj se kjo ide ėshtė pėrpunuar pėrsėpari nga ekipi i Bashkisė sė Tiranės me qėllimin pėr t’i dhėnė perspektivė zonave informale pėrmes integrimit urban tė tyre, por edhe, pse jo, pėr t’i dhėnė maxhorancės njė argument tė fortė politik e njė instrument tė provuar teknik pėr tė zgjidhur problemin e mijėra e mijėra njerėzve nė nevojė, tė cilėt gjatė lėvizjes sė lirė tė viteve ‘90 u shpėrngulėn jashtė ēdo kontrolli drejt qyteteve tė mėdha e veēanėrisht drejt Tiranės pėr njė jetė mė tė mirė.
    Kėsisoj, marr shkas nga ekspertiza dhe argumentat qė disponojmė mbėshtetur mbi pėrvojėn tonė disavjeēare e atė shumėvjeēare botėrore e jo mbi nevojat elektorale tė kujtdo qė synon pushtetin, piruetat politike tė radhės, llafet e rrugėve tė zėna nga ndėrtimet pa leje apo emocionet aktoriale me karakter social. Nė pėrvojat botėrore nuk rezulton tė ketė zėnė vend ndokund ideja e legalizimit tė gjithēkaje tė ngritur pa leje. As nė Brazil, as nė Argjentinė, as nė Peru e as nė ndonjė vend tjetėr tė ngjashėm me njė traditė tė madhe tė ilegalitetit nė ndėrtim dhe me njė traditė po kaq tė ēmuar nė drejtim tė urbanizimit pėrmes legalizimit, nuk rezulton tė jetė dėgjuar varianti i legalizimit tė godinave tė paligjshme aty ku kalojnė rrugėt, kanalet, ujėsjellėsat, rrjetet e ndriēimit e telefonisė, apo aty ku lipsen ēerdhet, kopshtet, shkollat pėr mijėra fėmijėt e zonave informale apo ambulancat e hapėsirat e gjelbėra pėr mijėra njerėz tė shpėrngulur nga nevoja, por qė s’mund tė vdesin nė nevojė.
    Pėrkundrazi, pėrvojat tregojnė se legalizimi nuk ėshtė njė qėllim por njė instrument pėr tė realizuar urbanizimin, pra ndėrtimin e infrastrukturės jetike, nxitjen e ekonomisė pėrmes daljes nė jetė tė kapitaleve tė vdekura dhe tė kohezionit social. Nėnvizoj kėtu se njė ēėshtje themelore e vendeve tė pazhvilluara ku bėjmė pjesė edhe ne, njė ēėshtje themelore e vendeve si yni me njė nivel varfėrie ku njė e katėrta e popullatės jeton nėn tė ashtuquajturėn linjė kufiri e varfėrisė, njė ēėshtje themelore e ringjalljes dhe rimėkėmbjes sė vendeve me nevojat e kėllqet tona tė kėputura, ėshtė nxjerrja nga gjendja e vdekur e kapitalit qė disponojnė vetė njerėzit. Nė kuptimin e pėrvojės botėrore qė lartpėrmenda, zonat informale janė njėkohėsisht varreza kapitalesh tė vdekura. Pėrmes legalizimit, ēdo ndėrtesė e paregjistruar nė asnjė hartė, hipotekohet e kthehet nė titull pronėsie duke i dhėnė mundėsinė e menjėhershme atij qė e zotėron pėr ta kthyer pėrmes bankės nė njė kapital tė gjallė qė gjeneron investim.
    Tė thuash legalizim, pastaj urbanizim do tė thotė tė zgjasėsh jo vetėm kalvarin e atyre qė jetojnė nė zonat informale, pa u dhėnė shanse tė zhvillojnė ekonominė e familjes sė tyre pėr shkak tė njė titulli pronėsie qė s’ka asnjė garanci, por edhe tė zgjasėsh nė pafundėsi rrugėn e rindėrtimit tė qytetit pėr tė gjithė qytetarėt. Tė mendosh pėr legalizimin si njė qėllim tė epėrm mbi urbanizimin e jo si njė instrument pėr realizimin e kėtij tė fundit, do tė thotė tė lėsh pa kufi periudhėn e braktisjes sė mijėra fėmijėve tė zonave informale, sepse fėmijėt tė cilėt rriten nė ato zona pa asnjė lloj kushti dhe standardi urban, janė fėmijė tė lėnė nė mėshirė tė fatit, janė fėmijė qė nesėr do tė jenė tė rritur pa asnjė instrument kulturor apo material tė integrimit shoqėror. Kėto thotė historia e dhimbshme e zonave informale nė vendet nė nevojė, kjo ėshtė pėrvoja e integrimit urban tė zonave informale, nė gjithė ato vende qė rreken seriozisht t’i zgjidhin hallet e tė ardhurve e jo t’i pėrdorin tė ardhurit si mish pėr topat elektoralė. Tė duash legalizim dhe pastaj urbanizim do tė thotė tė mos duash tė kuptosh apo rėndomti tė mos kuptosh asgjė, do tė thotė tė mos i njohėsh kėto pėrvoja e as tė pėrfillėsh nevojėn pėr t’i konsultuar, do tė thotė tė mos shikosh nga e ardhmja por tė rikthesh tė kaluarėn dhe ta ngulėsh pėrpara si njė mallkim qė pėrsėri i krijon Shqipėrisė njė kosto qė duhet tė pėrballohet nga tė gjithė qytetarėt.
    Sepse nė fakt ē’do tė thotė ta paguajė shteti kėtė kosto? Do tė thotė qė nė xhepin e ēdo qytetari taksapagues, ku ėshtė forca paguese e shtetit, pra nė xhepin e ēdo qytetari taksapagues i cili kontribuon pėr tė pasur rrugė, kanalizime, ujėsjellėsa, ndriēim, gjelbėrim, shkolla, kopshte, ēerdhe, spitale, ambulanca, tė fusim dorėn pėr tė paguar shtėpitė, kafenetė, serviset, lavazhet, magazinat, mbeturinat e gjithēka tjetėr qė i ka zėnė qytetit e komunitetit rrugėn e qė u dashka legalizuar pėr hir tė arsyes sė mosarsyes politike. Pra, qytetari taksapagues nuk mund tė futet nė qytetin e tij pa paguar pėr tė hequr fillimisht nga rruga atė qė ėshtė ngulur aty pa leje e pastaj pa ndėrtuar, po me paratė e tij, infrastrukturėn qė e ngulura pa leje nė pronėn e pėrbashkėt ka shkatėrruar e nxjerrė jashtė pėrdorimit! Ē’do tė thotė “nuk ekzistonte shteti” kur ndėrtohej pa leje nė aksin e rrugės apo mbi kolektor? Shteti nuk ekzistonte, por ligji ekzistonte, sepse po tė mos kishte ekzistuar edhe ligji do ta kishin bėrė kėtė punė tė gjithė shqiptarėt e jo vetėm ata mė trimat apo ata “mė nė nevojė”, nė kohėn kur s’kishte shqiptar qė s’ishte nė nevojė. Fakti qė shteti nuk ekzistonte nuk i jepte tė drejtėn askujt tė shkelte ligjin qė ndalonte ndėrtimin mbi rrugė e mbi lumė, gjė kjo e pajustifikueshme bash si vrasja, vjedhja dhe ēdo lloj formė e shkeljes sė ligjit nė kohėn e mosekzistencės sė shtetit, dėnohen me t’u rikthyer shteti.
    Dhe mbi tė gjitha ajo qė ėshtė mė shqetėsuesja, mė primitivja, mė e pajustifikueshmja nė ngrehinėn e alibisė sė legalizimit pa urbanizim, ėshtė se po krijojmė kulturėn e vėnies sė qytetarit korrekt nė shėrbim tė qytetarit problematik apo tė zgjidhjes sė problemeve tė trashėguara nga koha kur qytetari korrekt ndoshta s’kishte lindur ende. Qytetari korrekt u dashka tė paguajė fatura marramendėse tė sė kaluarės, a thua se ka bėrė faj qė s’ka hyrė nė burg, u dashka tė paguajė drita e ujė, a thua se ka bėrė faj qė dritat e ujin nuk i vjedh, u dashka tė paguajė kreditė pėr ata qė humbėn shtėpitė nė firmat piramidale, a thua se ka bėrė faj qė nuk ka besuar tek Sudja e “Populli”, u dashka tė paguajė gjithēka pėr tė gjitha fajet qė s’i ka bėrė. Dhe kėtu dua tė rikthehem. Spekulimi mė i madh bėhet kur thuhet se nė mėnyrėn e paraparė nga projekt-ligji nuk do tė ketė legalizim. Nuk ėshtė e vėrtetė, gėnjeshtėr me bisht tė trashė!
    Unė i kam qėndruar dhe i qėndroj koherent asaj qė kam thėnė qysh nė fillim, pra se do tė legalizohet ēdo gjė, ēdo shtėpi e ēdo centimetėr kub ndėrtimi i vendosur me mund dhe me djersė, aty ku nuk cėnohet e ardhmja e pėrbashkėt. Qė do tė thotė se numri dėrrmues i ndėrtimeve nė zonat informale, janė tė legalizueshme dhe do tė legalizohen.
    Projekti ynė te Unaza e Re, si ēdo projekt tjetėr, nuk ėshtė ngritur nga qėllimi pėr tė prishur shtėpi, por ėshtė nisur nga nevoja pėr tė bėrė rrugė dhe rruga aty e kudo, nė Allias, nė Selitė, nė Laprakė, nė Kombinat, kudo tjetėr ku ne do tė ndėrhyjmė, do tė bėhet sipas standardeve qė meritojnė fėmijėt tanė, jo sipas standardeve qė duan tė vendosin me dhunė baballarė tė cilėt nuk duan t’ia dinė pėr tė ardhmen e njė komuniteti tė tėrė pėrpara metrit katror qė kanė fituar pėrmes shkeljes sė ligjit. Eshtė e turpshme qė nė tė gjithė kėtė valė spekulimi pėrsėri nuk ka referim ndaj fakteve, tė vėrtetave, dokumentave, por vetėm ndaj nevojave pėr tė fituar politikisht duke kalėruar mllefin e tė prekurve. Kurse ne, nė projektin nė fjalė, ashtu si nė tė gjitha projektet e tjera, jo vetėm nuk kemi shkelur asnjė princip tė paravendosur, por u jemi referuar premtimeve elektorale tė bėra me harta nė dorė. Kujtoj qė gjatė fushatės elektorale nė kėto zona, unė kam shkuar me harta e jo me llafe tė kėrryera nga fjalorėt e demagogjisė provinciale. Dhe hartat kanė qenė tė vendosura pėrpara tė gjithė qytetarėve tė interesuar, tė cilėve u kam thėnė shprehimisht, “Do tė legalizojmė ēdo gjė qė nuk cėnon infrastrukturėn qė shikoni nė hartė”! Qytetarėt votues kėrkonin e gjenin shtėpinė e tyre nė kėto harta sapo mbaronte takimi. Kurrė nuk kam pasur kurajon tė them “T’i gėzojnė ndėrtimet e tyre pa leje edhe ata qė cėnojnė infrastrukturėn”, sepse kėtė kurajo duhet tė ma jepnin ata qė mė kanė votuar, tė cilėt s’mė kanė ulur nė krye tė Tiranės qė pėrpara mikrofonave tė tallem me jetėn e tyre dhe tė fėmijėve tė tyre. Ata qė mė kanė votuar mua, po edhe tė gjithė tė tjerėt, na kanė mandatuar tė mbrojmė interesat e kėtij vendi, tė mbrojmė qytetin, shtėpinė e tyre, familjen e tyre, tė ardhmen e fėmijėve tė tyre. Dhe nė rast se ne nuk e pėrdorim legalizimin si njė instrument pėr integrim urban, zhvillim ekonomik e kohezion social, po e deformojmė si njė vegėl politike pėr mustaqet e burrave tė Kuvendit, ne nuk mbrojmė as shtėpitė, as familjet dhe as tė ardhmen e qytetarėve e tė fėmijėve tė kėtij vendi nė pėrgjithėsi, por as edhe tė atyre mijėra fėmijėve tė zonave informale nė veēanti, tė cilėt nė qoftė se do t’i lėmė kėshtu, nėn efektin e kulturės sė gurėve e tė mjedisit jourban, nesėr do t’i kemi problemin mė tė madh tė qytetit tonė. Sepse ata fėmijė do tė hakmerren duke urryer qytetin, siē bėjnė nė tė gjitha periferitė problematike tė planetit, e ndoshta mė keq. Prandaj ne duhet e do tė bėjmė shkolla, kopshte, rrugė, trotuare, duhet e do t’u ēojmė ndriēimin publik, duhet e do t’u mbjellim pemė, qė tė rriten nė rrugėn e kohezionit social e jo tė margjinalizimit ekstrem, plot baltė e komplekse inferioriteti.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  7. #7
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Kioskat dhe bizneset e felliqura buza Lanes dhe te parkut Rinia, nuk u eleminuan, ato vetem u rilokalizuan, u disiplinuan dhe jane kthyer ne biznese te rregullta dhe te ligjshme.

    Te gjithe e dine shume mire, se sot nuk ka me pak dyqane apo lokale ne Tirane por sot ato jane me te mireorganizuara, paguajne taksat qe duhet te paguajne, nuk vjedhin me uje e drita, dhe nuk na qelbin me Tiranen qe dikur dukej si Kandahari.

    Llogjika qe prishja e kioskave, eleminoi pune dhe sherbime ne Tirane eshte boshe dhe irracionale.

    Me tej edhe ne amerike dikur shteti eleminoi urbanizimin jofunksional, dhe a e dini se cilat ndertesa ngelen ne kembe si qendra biznesi? Ato te Rockfelereve, qe i vune parate ne menyre shume te dyshueshme. Edhe sot ndertesat e tyre jane ne zemer te qyteteve amerikane si kryeqendra biznesi.

    Dhe sigurisht, nje kercenim ne fund fare u shkon per shtat atyre qe nuk kane breke ne by***. Atyre........pirateve te betonit dhe nostalgjikeve muhaxhadine te getove alla-Kabul.

  8. #8
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anėtarėsuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahēen time
    Postime
    3,882
    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Pasi prishen te gjitha kioskat me te cilat familjet shqiptare nxirrnin buken e gojes, pasi prishen te gjitha lokalet lluksoze per ti sjelle "gjelberimin dhe barin jeshil parkut Rinia", tani e kane zene qe te prishin edhe godina biznesesh, pallate dhe shtepi banimi.

    A ngeli njeri ne Tirane qe nuk eshte prekur nga vendimet e bashkise?

    Sigurisht, qe godinat "pa leje" duhen prishur, ne menyre qe tu bejme vend hoteleve shumekateshe te droges, pallateve te krimineleve te Hakmarrjes per Drejtesi, pallateve te ministrave socialiste, e partnereve ne biznes te kryebashkiakut. Perse mos ta beje, ai eshte kryebashkiak i Tiranes.
    Albo
    S`jam aspak dakort Albo me menyren si kerkon ta devijosh zhvillimin, normalisht ndodhin edhe nga keto qe thua por te jemi realiste dreqi e mori, si eshte tirana sot ne krahasim me vitet 95-96-97-98 besoj ka ndryshuar apo jo? Vete zoteria Edi Rama ka thene qe ato bisnese qe nuk prishin urbanizimin e tiranes do te legalizohen dhe mesa di une plani urbanistik i tiranes eshte projektuar nga nje kompani projektuese Franceze dhe jo nga kryetari i bashkise. Cdo gje qe prish bukurine e nje metropoli eshte e destinuar te vdese dhe ky eshte nje ligj nderkombtar mbi zhvillimin.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    Amen. Po ishalla po i prishin me verte jo vetem me llafe.

    Vetem qorrat dhe inatcinjte nuk duan ta shohin punen kolosale qe ka bere Edi Rama ne krye te bashkise se tirones. Jo se Edi e rru shum per tipa karallonj te tille por se pari keta njerez duhen te jene te se pari te sinqerte me ndergjegjen e tyre injorante para se te na japin mend ketu ne forum si don kishoti.

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet nė Bllog
    22
    Citim Postuar mė parė nga Odeon_relax
    S`jam aspak dakort Albo me menyren si kerkon ta devijosh zhvillimin, normalisht ndodhin edhe nga keto qe thua por te jemi realiste dreqi e mori, si eshte tirana sot ne krahasim me vitet 95-96-97-98 besoj ka ndryshuar apo jo? Vete zoteria Edi Rama ka thene qe ato bisnese qe nuk prishin urbanizimin e tiranes do te legalizohen dhe mesa di une plani urbanistik i tiranes eshte projektuar nga nje kompani projektuese Franceze dhe jo nga kryetari i bashkise. Cdo gje qe prish bukurine e nje metropoli eshte e destinuar te vdese dhe ky eshte nje ligj nderkombtar mbi zhvillimin.
    Zhvillimi matet me pallate shumekateshe qe ngrihen me parate e droges dhe trafikut, apo me kartodrome marramendes dhe hotele me 5 yje ne nje shoqeri qe klasifikohet si e botes se trete?

    Matet tek te ardhurat per fryme, vendet e punes se hapura, numri i vogel i vetvrasjeve qe vijne si pasoje e mosperballimit te jetes. Na rrofte bukuria e Tiranes, kur lexojme perdite vetvrasje nga me prekeset ne faqet e gazetave. Keta viktima i vret pikerisht bukuria e madhe e Tiranes!

    Mbase per ty "bukuria e Tiranes" eshte kryesore, per mua mireqenia e gjithe shqiptareve eshte kryesore. Kuptohet, qe ai qe e ka barkun plot, kerkon bukurine. Ai qe e ka barkun bosh kerkon pune per te siguruar buken e gojes se familjes se tij. Prandaj ai "kioskaxhiu i qelbur" qe me ate "kiosken e qelbur" mbante familjen e tij me buke, sot e gjen veten te papune ne rruge. Ne te mburremi pak me bukurine e Tiranes, packa se njerezit vdesin per buken e gojes.

    Cfare te mbjellesh do te korresh! - thote populli.
    Ata qe mbjellin shkaterrim, do te gjejne shkaterim.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kėshtu foli Tahir Zemaj
    Nga Nice_Boy nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 01-01-2014, 18:52
  2. Shenja ne Rruge!?
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 17-06-2009, 08:47
  3. Kishat, Famullite dhe Misionet... ne Shqiperi, Kosove etj.
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 11-04-2006, 18:11
  4. Pėrgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29
  5. Romani shqiptar numeron 500 tituj ne 130 vjetorin e tij.
    Nga macia_blu nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 23-09-2002, 22:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •