ja c'thote koha jone sot....
NANO, OFERTE PER QEVERISJE ME POLLON
Te derguarit e kryeministrit ofrojne nje post ministri ne kembim te perkrahjes parlamentare
Partia Socialiste ka ftuar reformatoret te behen pjese e qeverisjes. Burime konfidenciale prane kupoles roze pohuan dje per "KJ", rifillimin e negociatave PS-PDR ne prag te ndryshimeve te pritura ne ekzekutiv. Bazuar ne keto burime, mesohet gjithashtu edhe skema sipas se ciles do te funksionoje aleanca e socialisteve me reformatoret. Por ndonese gjithcka eshte kaluar ne heshtje nga selite e te dy partive, ka mbi tre dite qe negociatat PS-PDR kane filluar. "PS-ne ne keto diskutime e perfaqeson Ylli Bufi, rezultatet e te cilit ne negociata te ketij lloji kane qene pozitive, si dhe Elmaz Sherifi. Nderkohe qe Genc Pollo e perfaqeson personalisht PDR-ne, shprehet per "KJ" nje zyrtar socialist. Sipas ketij te fundit, nese arrihet nje aleance me reformatoret, kjo eshte planifikuar te zgjase deri ne zgjedhjet e 2005-s. "Bashkepunimi me PDR-ne, ne rast zyrtarizimi do te mbeshtetet ne disa pika kyce. Keshtu reformatoret do te kene nje post kyc ne kabinet nderkohe qe keta te fundit do te mbeshtesin PS-ne me votat e tyre ne Parlament. Takimi mes Pollos, Bufit dhe Sherifit eshte zhvilluar tre dite me pare ne njeren prej kafeneve te ish-Bllokut ne kryeqytet. Pollo u ka thene te derguarve te Nanos se duhet te mbledhe me pare kryesine e PDR-se para se te jape nje pergjigje definitive. Ne kete menyre kryeministri Nano nuk do te kete me nevojen e aleateve tradicionale e per pasoje as te bjere pre e shantazhit qe ata po bejne per zenien e posteve kyce ne ekzekutiv, thekson mes te tjerash burimi ne fjale. Megjithate ajo cka vlen per t'u nenvizuar ne kete rast eshte menyra se si po i neglizhon PS-ja kerkesat e aleateve politike. Gjithcka u vu re ne mbledhjen e fundit te kryesise roze, ku socialistet me takt e shmangen nje takim te planifikuar me partite e majta bashkeqeverisese per ne fund te tetorit. Kjo u arrit me qellim qe te shtyhet sa me shume te jete e mundur ai permiresim imazhi qe kerkojne aleatet, insistimi i te cileve per hyrjen ne qeveri e ka tejkaluar normalen. Duke nuhatur veshtiresine qe po kalon PS-ja pas krijimit te LSI-se dhe rrudhjen e pashmangshme te votave te Parlament qe solli kjo shkeputje per socialistet, te majtet ne bashkeqeverisje e kane rritur presionin ndaj kryeministrit Nano. Madje jo para shume kohesh kreu i aleancisteve, Neritan Ceka, shkoi deri atje sa guxoi te kerkonte dhe doreheqjen e shefit te qeverise. Ne te njejten linje kane qene pothuaj te gjitha qendrimet e aleateve te tjere te PS-se, qe ne rast te nje mospermiresimi te imazhit te qeverise, kane kercenuar edhe me bashkim te votave me opoziten. Te gjendur perballe ketyre qendrimeve, socialistet mesa duket kane menduar t'i rikthehen "muajit te mjaltit" me PDR-ne per te shmangur keshtu te ashtuquajturen vetmi te madhe. "Per kete arsye u pa e nvojshme te sakrifikohet me mire nje post ne qeveri duke ua falur ate reformatoreve sesa te kenaqim ambiciet e pakuptimta te aleateve", vuri ne dukje zyrtari i larte socialist. Gjithashtu mesohet se per ceshtjen ne fjale, lidershipi i PDR-se do te kerkoje nje mbledhje urgjente te kryesise se partise, e cila pritet te thote dhe fjalen e fundit per negociatat me PS-ne.
Tedi Blushi
kjo tregon qe politika shqiptare po reformohet, pertej ngurtesise se famshme shqiptare.
Krijoni Kontakt