Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738

    Nano kerkon bashkepunimin e PDR

    ja c'thote koha jone sot....


    NANO, OFERTE PER QEVERISJE ME POLLON

    Te derguarit e kryeministrit ofrojne nje post ministri ne kembim te perkrahjes parlamentare

    Partia Socialiste ka ftuar reformatoret te behen pjese e qeverisjes. Burime konfidenciale prane kupoles roze pohuan dje per "KJ", rifillimin e negociatave PS-PDR ne prag te ndryshimeve te pritura ne ekzekutiv. Bazuar ne keto burime, mesohet gjithashtu edhe skema sipas se ciles do te funksionoje aleanca e socialisteve me reformatoret. Por ndonese gjithcka eshte kaluar ne heshtje nga selite e te dy partive, ka mbi tre dite qe negociatat PS-PDR kane filluar. "PS-ne ne keto diskutime e perfaqeson Ylli Bufi, rezultatet e te cilit ne negociata te ketij lloji kane qene pozitive, si dhe Elmaz Sherifi. Nderkohe qe Genc Pollo e perfaqeson personalisht PDR-ne, shprehet per "KJ" nje zyrtar socialist. Sipas ketij te fundit, nese arrihet nje aleance me reformatoret, kjo eshte planifikuar te zgjase deri ne zgjedhjet e 2005-s. "Bashkepunimi me PDR-ne, ne rast zyrtarizimi do te mbeshtetet ne disa pika kyce. Keshtu reformatoret do te kene nje post kyc ne kabinet nderkohe qe keta te fundit do te mbeshtesin PS-ne me votat e tyre ne Parlament. Takimi mes Pollos, Bufit dhe Sherifit eshte zhvilluar tre dite me pare ne njeren prej kafeneve te ish-Bllokut ne kryeqytet. Pollo u ka thene te derguarve te Nanos se duhet te mbledhe me pare kryesine e PDR-se para se te jape nje pergjigje definitive. Ne kete menyre kryeministri Nano nuk do te kete me nevojen e aleateve tradicionale e per pasoje as te bjere pre e shantazhit qe ata po bejne per zenien e posteve kyce ne ekzekutiv, thekson mes te tjerash burimi ne fjale. Megjithate ajo cka vlen per t'u nenvizuar ne kete rast eshte menyra se si po i neglizhon PS-ja kerkesat e aleateve politike. Gjithcka u vu re ne mbledhjen e fundit te kryesise roze, ku socialistet me takt e shmangen nje takim te planifikuar me partite e majta bashkeqeverisese per ne fund te tetorit. Kjo u arrit me qellim qe te shtyhet sa me shume te jete e mundur ai permiresim imazhi qe kerkojne aleatet, insistimi i te cileve per hyrjen ne qeveri e ka tejkaluar normalen. Duke nuhatur veshtiresine qe po kalon PS-ja pas krijimit te LSI-se dhe rrudhjen e pashmangshme te votave te Parlament qe solli kjo shkeputje per socialistet, te majtet ne bashkeqeverisje e kane rritur presionin ndaj kryeministrit Nano. Madje jo para shume kohesh kreu i aleancisteve, Neritan Ceka, shkoi deri atje sa guxoi te kerkonte dhe doreheqjen e shefit te qeverise. Ne te njejten linje kane qene pothuaj te gjitha qendrimet e aleateve te tjere te PS-se, qe ne rast te nje mospermiresimi te imazhit te qeverise, kane kercenuar edhe me bashkim te votave me opoziten. Te gjendur perballe ketyre qendrimeve, socialistet mesa duket kane menduar t'i rikthehen "muajit te mjaltit" me PDR-ne per te shmangur keshtu te ashtuquajturen vetmi te madhe. "Per kete arsye u pa e nvojshme te sakrifikohet me mire nje post ne qeveri duke ua falur ate reformatoreve sesa te kenaqim ambiciet e pakuptimta te aleateve", vuri ne dukje zyrtari i larte socialist. Gjithashtu mesohet se per ceshtjen ne fjale, lidershipi i PDR-se do te kerkoje nje mbledhje urgjente te kryesise se partise, e cila pritet te thote dhe fjalen e fundit per negociatat me PS-ne.

    Tedi Blushi






    kjo tregon qe politika shqiptare po reformohet, pertej ngurtesise se famshme shqiptare.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Fakti qe nje parti qe pretendon te jete pjese e qendres se djathte ben kompomis me nje tjeter te qendres se majte tregon deshperim nga te dyja anet dhe se behet nga halli per vota dhe karrige, e jo ne baze programesh. Nje gje e tille ne rastin me te keq eshte imoralitet politik dhe ne rastin me mire eshte rafinim. Asnjeri nuk perben risi per politiken shqiptare pasi kemi provu dhe zhvillime me te pabesueshme se keto.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Kjo tregon se sa i deshperuar dhe i izoluar eshte Nano per elektoratin e fragmentizuar socialist. Dalja e nje alternative te re te majte me partine e Metes, i ka vene socialistet perballe dy opozitave: nje opozite te djathte, nje opozite te majte.

    Ne zgjedhjet e ardhshme PS nuk mund te humbi vetem pushtetin, por edhe strukturen organizative te saj. Ndryshe nga reformimi i partive opozitare ne keto 14 vjet qe erdhi si nje ambicie per pushtet i krereve te saj, reforma ne spektrin e majte erdhi si nje kunderpergjigje per krizen e thelle morale qe mbizoteron ne PS. Ne qender te kesaj krize morale eshte pikerisht, ajo qe une kam evidentuar me kohe si "morali Nano".

    Kurse per PDR, ky bashkepunim jo-konvencial politik e fut ate ne kallepin e te gjithe individo-partive pa elektorat ne Shqiperi, qe jane gati qe te hidhen sa majtas dhe sa djathtas per aq kohe sa kane pushtet dhe u lihet nje hapesire perpara kamerave televizive dhe faqeve te gazetave.

    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-11-2004
    Postime
    24
    Kjo tregon qe edhe ai pak kredibilitet qe kishte Genc Pollo deri tani, do shumezohet me 0.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    mua me duket se politika po leviz pozitivisht drejt aleancave moderne.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    genc pollo ska pasur kurre kredibilitet jasht Pd-se se Berishes e Azem Hajdarit.
    Po ashtu dhe tritan Ndok Sheh Nard ferdinandet..

    e kuptoj gjinushin pse i lepihet Nanos.. po ashtu doklet e lakroret e sorollopin.. tjeter qe nga hashim halitat e qoset e deri arb xheferat e cek gestapon e neritanit paskalin e legalo ballistet e sigurimit etj.. po tritan Prasi eshte me i pa kuptueshmi..

    Ja futen prasin rrugacet e lalo-punisto zagarve te Lushnjes dhe ai u sherben atyre si qen stani me turpshem se Ceka bile qe fiserisht ka qen spiun nga halli..

    Po ky tritan doktorri cka..

    Sic duket ka vjedhur ne koh te Berishes dhe Nano i thot.. o me mua e mbaj bizneset o me Berishen e me pras ne b-ith.. ndryshe ti leshova qent e prokurorise..

    Po ashtu dhe puna e Nard ndok katunarit dhe pollo stefanaqit te ambasades greke keshtu do jete..

    nashti te gjithve u duall boja.. me zogiste me balliste me dash shehist me polloist .. te tere jane te vene nga kupola e PPSh-se..
    Mbetet te diskutohet Berisha.. mos eshte dhe ky nje i vene e grijm sallat kot..

    4-5 humbje radhazi sjan rastesi..

    dhe me e hidhura eshte se Berisha po shkon drejt 2005 -ses me biciklet te cfryre..

    fshati qe duket sdo kallauz..

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Genc Pollo pa PD-ne eshte nje hiē. Nano do ta perdore dhe do i japi ndonje cope mishi me helm ose ndonje kocke qe do i mbese ne fyt...

Tema tė Ngjashme

  1. Wehhabizmi sipas Ehl-i Sunnetit
    Nga Bani gjk nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 22-10-2009, 12:28
  2. Kush kėrkon t’i kthejė gratė nė shtėpi?
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-03-2006, 20:32
  3. Bytyēi kėrkon nė Beograd dėnimin e vrasėsve tė tre vėllezėrve tė tij
    Nga Nice_Boy nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-12-2005, 10:36
  4. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-10-2005, 15:28
  5. Besimi dhe besimtari
    Nga Fjala e drejte nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-12-2004, 16:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •