Close
Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 48
  1. #21
    Vinny

    E para e punes eshte qe nuk kam qene kontradiktor dhe as qe e shoh nje gje te tille tek ato qe kam postuar.

    Kur fola per Komunizmin, bera dallimin e idese dhe zbatimit ne praktike te kesaj ideollogjie.

    Nese do mund ta bej me fjale me thjeshta, por qe besoj qe nuk je komunist prandaj po i rezervoj argumenta e ide te tjera.

    Ne lidhje me Berishen, kur te kam thene qe ai ka pranuar pergjegjesite qe ka patur qeverisja demokratike (pra jo vetem ai si person), nuk kam patur parasysh ato qe ti ke kuptuar dhe koncepti i "Tradhetise Kombetare" ne kete rast eshte komplet qesharak dhe i pavend.

    Berisha, ne emer te qeverise demokrate pranoi gabimin ne lidhje me TOLERIMIN E FIRMAVE PIRAMIDALE dhe jo per KRIJIMIN, FINANCIMIN E TYRE, apo VJEDHJEN E PARAVE TE POPULLIT.


    Ka ndryshim tmerresisht te madh midis ketyre gjerave.

    Ne rast se Berisha do ti kishte krijuar ate Firma apo do te kishte vjedhur ato para, ki parasysh qe per 5 vite qe socialistet kane ne pushtet do ti kishin nxjerre faktet kompromentuese.


    Ata jo vetem qe nuk nxorren asnje fakt gjate ketyre viteve, por as nuk kthyen parate e premtuara dhe as qe bene trasparencen e plote te atyre kompanive.

    Pra, SI, QYSH, TEK, KUR, PSE U KRIJUAN?
    KUSH, CILI, KUR I KRIJOI DHE PSE I KRIJOI?

    KUSH PERFITOI E KUSH HUMBI NGA EKZISTENCA E ATYRE FIRMAVE?


    A i dhane pergjigje Socialistet ketyre enigmave gjate 5 viteve te fundit qe po qeverisin?

    Mos e ngaterro barin me kashten sepse kane ndryshim.

    Sot dyerve te gjykatave po sorrollaten me mijera qytetare qe kane fituar pra nga ato Firma dhe qe ne baze te nje vendimi ligjor, qeveria do t'ja marre dhe te rimborsoje te humburit.



    Ne Amerike falimetoi Enron dhe Worlcom brenda nje kohe te shkurter dhe askush nuk shkoi te sulmoje Shtepine e Bardhe.

    Ky eshte kapitalizmi dhe humbja dhe Fitimi jane pjese e jetes.

    Berisha nuk urdheroi dhe detyroi askend qe te fuste para tek ato firma.
    Vetem budallenjte mund te besojne qe nese fut 100$ per nje muaj merr 300 te tilla.

    Edhe nese i humbe e sikur fajin ta kete qeveria, askush nuk te jep te drejten qe te djegesh Atdheun e te shkaterrosh objektet e tija sepse humbe 100 apo 1000$.

    Askush nuk te jep te drejten qe ti marresh shpirtin per gazep atyre qe perpiqen te kryejne detyren dhe profesionin e tyre.


    Ki parasysh dicka.


    Me mijera shqiptare vuajten gjate Diktatures se komunizmit dhe kaluan pjesen me te madhe te jetes se tyre ne Burg apo te internuar, te perdhunuar, masakruar, cnjerezuar e shpronesuar.

    PAs 20-30 viteve e te shkaterruar komplet, dolen nga burgu dhe gjeja e pare qe bene ishte FALJA per persekutoret dhe shkaterruesit e jetes se tyre.

    "Policet, vellezerit tane" ishte parrulla megjithese ai polic mund ti kishte torturuar neper burgje.
    Objekti me i madh qe u dogj ishte klubi i ministrise se brendshme.


    Ndersa ne 97-en, per 100 apo 1000$ te humbur (jo 30 vite te humbura) dogjen Shqiperine, vrane policine dhe ushtrine, bije e shpirtra shqiptaresh dhe shkaterruan nje shtet te tere.

    E mbi te gjitha, fajin nuk ja vene tradhtareve te vertete te Kombit, tre gishtoreve mafioze e famekeqe, por atij qe nuk mundi te shuaje zjarrin.
    ja moren pushtetin me dhune per tja dorezuar Zan Caushit dhe Revolucionareve te tjere.


    Sic e kam thene edhe ne nje shkrim tjeter, Berisha beri gabim qe nuk u tregua Autokrat ne Qeveri, pra te vendoste rregullat e veta, por e la qeverine te vepronte sipas qejfit te vet (ne kete kontekst, sipas rregullave demokratike dhe jo autokratike).

    Pra edhe nese nje apo disa ministra bene qejf e shiten leme, pergjegjesine e mori Berisha meqe perfaqesonte pushtetin dhe sot ata ministra bredhin rrugeve te Botes apo bejne propagande anti berishiane duke i ardhur pas fijes Modes apo socialisteve antiberishiane, me qellim per te patur ndonje thele te majme nga pushteti aktual, pasi moren ate nga pushteti i meparshem,

    Une e kam thene qarte qe Berisha megjithese ishte President dhe jo kryetar qeverie, pra qe nuk kishte fuqi ligjore te ushtronte kontroll apo te urdheronte qeverine, duhet ta gjente menyren per ta bere nje gje te tille per te ndaluar abuzimet dhe per te mos marre pergjegjesi te kota mbi supe.

    Frimat piramidale qe u hapen ne Shqiperi, ishin dhe jane nje fenomen normal i kapitalizmit dhe nese do te pranosh kapitalizmin atehere duhet te pranojme edhe fakte te tilla.

    Ndryshimi me shqiptaret ndryshon ne faktin qe ata asnjehere nuk i pranojne pergjegjesite dhe fajet mbi vete, por mundohen qe te gjejne fajtorin diku jashte vetes se tyre.

    Pra perpara se te pranojne qe jane INJORANTE qe besuan fitime 300% ne muaj, ja hedhin fajin dikujt tjeter.

    perse une nuk futa para tek ato firma?
    sepse nuk e besoja nje gje te tille.

    Thjesht e qarte.


    Nese humbet shtepine, mos e kerkoni pergjegjesine tek shteti por tek vetja.
    Dhe nese doni qe te digjni Shtetin, me mire hidhuni nga ballkoni e vrisni veten ashtu sic bejne amerikane e europiane kur humbasin bizneset e tyre sesa te shkaterroni shtetin qe eshte per te miren e perbashket.

    Vrisni veten apo beni c"te doni me jeten tuaj, por mos ma shkaterroni dhe digjni Shqiperine, sepse per te kane sakrifikuar e dhene jeten me miliona shqiptare te ndershem e patriote dhe mbi te gjitha eshte Atdheu im.

  2. #22
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,996
    Postimet nė Bllog
    22
    Sikur socialistet te kishin nje Sali Berisha, Shqiperia nuk do te ishte ne ate gjendje qe eshte. Sali Berisha eshte simboli i njeriut te palodhur dhe te perkushtuar ndaj interesave te vendit. Ndershmerine dhe besnikerine e tij ndaj elektoratit shqiptar e deshmojne 12 vjet aktivizim ne politiken post-komuniste shqiptare.



    Berisha, i vetem ne zyre

    Kryetari i Partise Demokratike, Sali Berisha mbetet vetem ne seline blu. Pothuajse te gjithe anetaret e kryesise, njekohesisht edhe zyrtare te larte te saj jane larguar me pushime. Fill pas miratimit te qeverise se re, anetaret e kryesise kane zbarkuar ne bregdetin e jugut per te shijuar pushimet verore. Te paket jan` ata qe kane mbetur por qe sigurisht nuk mblidhen ne zyrat e tyre. Ka disa dite, qe zyrat e nderteses trekateshe jane boshatitur. I vetmi zyrtar, qe shihet te hyje dhe te dale nga selia eshte Sekretari i Maredhenieve me Publikun, Spartak Ngjela. Edhe ky i fundit, nuk shihet ne zyren e tij pervecse ne ate te "doktorit". Zedhenesi i Partise Demokratike Edi Paloka eshte nje tjeter funksionar, qe duket ne seline blu. Por shkeputja e aktivitetit politik te perditshem, perfundimi i sesionit te punimeve te Kuvendit ka bere qe edhe ai te niset per ne Sarande per te kaluar disa dite pushimi. Sekretari i Marredhenieve me Jashte, Besnik Mustafaj me shume shihet ne shtepine e tij botuese sesa ne zyre. Impenjimet e tij familjare kane bere qe edhe ai pak te bisedoje me kryetarin e PD, Sali Berisha. Nderkohe qe dy nekryetaret e partise jane nisur tashme me pushime. Nenkryetarja e PD, Jozefina Topalli ka dite qe nuk eshte pare ne PD. Disa prej "te mbeturve" ne PD thone se, ajo eshte me pushime. Ndersa nenkryetari tjeter, Bamir Topi ka preferuar qe te kaloje nje jave realksi me familjen tij ne qytetin e Durresit. Kjo e ben me te mundshme pranine e tij "ne rast nevoje" ne zyrat e selise blu. Ndersa Kryetari i PD, Vili Minarolli duket se, nuk do te pushoje edhe per pak. Vendimi i fundit i kryesise se PD, Tirane per tu futur ne keshillat bashkiake ka bere, qe ai ti pervishet punes edhe ne keto dite te nxehta vere. Neser pritet qe te kete nje takim pune mes keshillatareve demokrate, qe do te marrin pjese ne mbledhjen e pare te keshillave bashkiak ne mesin e muajit gusht. Bashke me Minarollin eshte edhe anetari i kryesise Shaban Memia. Edhe ky i fundit duket se, eshte i ngarkuar me pune partie, teksa pranon se, pushimet do ti perkasin nje periudhe me te mevonshme. Gjithesesi i vetmi zyrtar i larte, qe nuk mungon asnje dite eshte kryetari i PD, Sali Berisha. Ky i fundit, ndryshe nga homologu i tij socialist Nano, nuk ka planifikuar pushime, aq me teper, per nje vizite ne bregdetin jugor. Per rrjedhoje, Berisha vazhdon te mbetet ne zyre per te zhvilluar kontaktet e tij te pertishme me zyrtaret "e mbetur" apo edhe me perfaqesues te komunitetit nderkombetar. Gjithcka pritet te rinise ne mesin e dyte te muajit gusht me nje mbledhje kryesie, qe do te caktoje edhe piketat e politikes se ardhshme te saj per muajin e ardhshem.

    N.P
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  3. #23
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Interesant shume interesant,

    shkruajme vitin 2003 e drejtues i pozites eshte nje ish- nendrejtor i studimeve marksiste-leniniste dhe drejtues i opozites nje ish-sekretar partie per 25 vjet.


    Kur nuk e kuptoni vete se cfare do te thote "E djathte" mos akuzoni te tjeret qe nuk e kuptojne ju lutem.



    Nejse une nuk kam thene as nuk them qe Berisha eshte armik duhet ta varim etj, etj marrina.

    Une them vetem kaq:

    Sot mbas 12 vjetesh kryetar mbas suksesesh te medha mendoj se ka ardhur koha qe te dale ne rresht te dyte.

    Kaq e veshtire eshte qe te kuptohet ky mendim?

    Thjesht mendoj se si kryetar e ka luajtur rolin e vet, kjo nuk do te thote as qe te dali ne pension, as te shkoje ne spital, thjesht te mos jete kryetar.
    Ai mund te merret shume mire ne PD me problemet kombetare.

    Cfare te keqe ka?

    A vertet mendoni se eshte i pazevendesueshem dhe po nuk qe ai kryetar humbim zgjedhjet e 2005?


    Anton


    PS

    I nderuar Kallmet

    A ja ke ndigju zanin imzot Bumcit?

    Nje njeri qe ben thirrje per te shkaterru shtetin e ka pak me ju drejtu me lesh.

    Nesje shqiptaret e kane kujtesen e shkurter, por kur te me bjere rasti do mundohem me gjet ato shkrimet e 1997.

    Breshka

    Emra i dashur?

    Po

    Uran Butka

    Ali Kazazi

    I njefi ti breshka keta?

    une po flas per PD breshka per kryetarin e PD qe duhet zevendesuar me nje kryetar tjeter po nga PD

    A me kuptove?



    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  4. #24
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Tani meqe shume vete nuk po e kuptojne se cfare mendon i djathti po sjell dy shembuj elementar qe e qartesojne problemin:


    Shembull 1
    Ne vitin 1990-1991 ne demostratat e studenteve nje dite te bukur vjen dhe e merr fjalen imami dhe e mbaron me keto fjale:

    " presidenti i jone ramiz alia na ka keshilluar qe te pershendesim si partizanet me grush"

    I djathti dmth une e shoke te mi qe ishim aty qe ne ate moment ja hoqem vizen perfundimisht atij krimbi.

    Sekretari i partise e beri te madh.

    Shembull 2

    Pak me abstrakt.

    Ligji per tokat

    I djathti dmth une e shoket e mi kurre nuk do te perpilonim ate ligj e kurre nuk do ta votonim ate ligj.

    I majti " toka i takon atij qe e punon"
    Me kete rast i dhuruam dhe "argateve mjeruar greke" toke.
    Sa gezim.


    A ka nevoje per shembuj te tjere?

    A eshte i qarte ndryshimi?

    Ju pershendes,

    Anton
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  5. #25
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,996
    Postimet nė Bllog
    22
    Nuk kisha ndermend te merrja pjese ne kete diskutim pasi le shume vend per mendime subjektive, megjithate marr shkak nga shkrimet e Antonit per te vene disa pika mbi i, ashtu sic i shoh une gjerat.

    1. Berisha ka shkruajtur historine e 12 vjeteve te fundit

    Kete gje duhet ta kuptoni mire te gjithe, qe ishte zeri i Berishes nga rradhet e intelektualeve te Tiranes qe u degjua me fort ne zhvillimet demokratike te 90-91, ishte ai qe e coi opoziten ne fitore ne 1992, ishte ai qe u ktheu shqiptareve shpresen ne 1996, ishte ai qe e hapi Shqiperine me boten duke vizituar cdo ane te globit si president i atij vendi. Ishte ai qe u perball me firmat dhe revolucionin bolshevik qe u vuri zjarrin shtetit shqiptar dhe ishte prape ai qe solli kompromisin e marsit qe shmangun Shqiperine nga rruga e pucit institucional. Ishte ai qe u rizgjodh serrisht president i atij vendi ne nje kohe kur gjithe kabineti qeveritar braktisi funksionet, si per ti treguar te gjithe atyre qe kalkulonin "pushtimin e Tiranes" qe Tirana nuk do te merrej me dhune por me vote.

    Ishte ai qe mbajti gjalle protestat kunder mos-qeverisjes socialiste qe ne fillimet e pushtetit socialist, ishte ai qe formuloi tezen kombetare Nje Komb - Nje Qendrim, ishte ai qe doli i pari ne mbrojtje te UCK-se dhe luftes se popullit shqiptar ne Kosove per liri, nga gjithe "pseudo-politikanet" shqiptare. Ishte ai qe duroi vrasjet politike te bashkepuntoreve te tij me te ngushte, presionet dhe shantazhet e vazhdueshme te segmenteve anti-shqiptare si brenda edhe jashte Shqiperise, ishte ai qe duhej te izolohej ne Tirane dhe te mos lejohej te shkelte ne Kosove pasi ai ne Kosove eshte me popullor se vete Rugova e Thaci bashke.

    Ishte ai qe ne 2001 foli per "Fillimin e Ri", ate fillim qe e dhunuan vjedhjet dhe manipulimet e votes ne qershorin e 2001. Fale atij fillimi, sot kemi nje mareveshje midis pozites dhe pozites nga e cila do ti jepet nje shans ngritja dhe forcimi i institucioneve demokratike te shtetit shqiptar. ..... Pra me te gjitha keto, Sali Berisha ka shkruajtur historine shqiptare ne 12 vjetet e fundit dhe eshte sot shqiptari me i mbeshtetur ne cdo cep te botes ku ka shqiptare. Sali Berisha edhe kur vjen ne Amerike, ben miting me shqiptare !!!

    Une per ata njerez me te tille kontribut si te Prof. Dr. Sali Berisha ndjej vetem respekt dhe mirenjohje. Shume nga ne zgjodhem rrugen e lehte, emigrimin, kurse Berisha largimin nga Shqiperia nuk e pa si opsion as ne marsin e 1997-tes.

    Eshte e drejta juaj te gjykoni figurat politike shqiptare, por une do tu thosha qe perpara se ti gjykoni, keni shume sec te mesoni nga puna dhe perkushtimi i prof. dr. Sali Berisha.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  6. #26
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Sinqerisht po me keqinterpretoni:

    Sigurisht qe Berisha do respektuar e do nderuar, sigurisht qe ai ka merita te padiskutueshme.
    Ne asnje menyre nuk e ve ate ne nje kallep me pashko, ceka, imami, kopliku, sheme kosova, musaraj, meksi etj, etj.
    (Une po permend vetem faktin se ishte ai qe i zgjodhi keta njerez dhe ai duhet te marri pergjegjesine per kete paaftesi te tij per te zgjedhur njerezit qe eshte shume e demshme kur je kryetar)


    Ata me siper e te tjere jane nga te paafte deri kriminele e spiune.

    Ne asnje rresht une jam shprehur me perbuzje permbi te.


    Une thjesht mendoj se si kryetar i PD i ka ikur koha.

    Une mendoj se ai eshte i zevendesueshem.

    Nje Uran Butka ose nje shkodran mysliman absolutisht i paster dhe i zgjuar mendoj se eshte me i pershtatshem per kryetar.

    Kaq e veshtire eshte te mendohet Berisha me nje funksion tjeter psh specialisti i ceshtjes kombetare ne PD?
    Une mendoj se do te ishte funksioni ideal per te.

    ( une cuditem sesi nuk kane asnje njeri me nje funksion te tille, une mendoj se eshte e domosdoshme qe nje njeri ne nivelin e nenkryetarit ne PD duhet te merret vetem me Ceshtjen Kombetare, me problemet e Kosoves Shqiptareve ne Maqedoni, Mal te Zi, e Camerine)
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  7. #27
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,996
    Postimet nė Bllog
    22
    Postuar mė parė nga Anton
    Interesant shume interesant,

    Nejse une nuk kam thene as nuk them qe Berisha eshte armik duhet ta varim etj, etj marrina.

    Une them vetem kaq:

    Sot mbas 12 vjetesh kryetar mbas suksesesh te medha mendoj se ka ardhur koha qe te dale ne rresht te dyte.

    Kaq e veshtire eshte qe te kuptohet ky mendim?

    Thjesht mendoj se si kryetar e ka luajtur rolin e vet, kjo nuk do te thote as qe te dali ne pension, as te shkoje ne spital, thjesht te mos jete kryetar.
    Ai mund te merret shume mire ne PD me problemet kombetare.


    Anton, PD eshte parti e QENDRES SE DJATHTE kurse bindjet e tua i perkasin ekstremit te djathte. Megjithate une po te sqaroj ne lidhje me disa pika:

    Ti thua Berisha te largohet nga kryetarlleku pasi keshtu me pelqen mua. Ke plotesisht te drejte pasi eshte e drejta juaj te kesh kaprico edhe pse mund te jene kaprico politike. Une po te pyes ty:

    1. Me cilin motivacion duhet "ta heqin" Berishen?
    2. Nga kush pret ti qe "ta heqin" Berishen?
    3. Kush na qenka ky person politik ne Shqiperi qe mund te mbushi boshllekun e Berishes?

    Ne politike, ndryshimet brenda rrangjeve te nje partie behen ose me merite ose me pazare te pista, nje nga te dyja. Qe te besh karriere me merite do te thote qe te punosh me shume se Berisha ne Parti, dhe te gezosh nje mbeshtetje me te forte se Berisha ne elektorat. Komentet tuaja mua mu duken sikur po flasim per trajnerin e nje ekipi futbolli dhe jo te nje lideri politik. Eshte kryekeput e pavend mendoj une. Berisha eshte ai qe eshte sot pasi:

    1. Eshte personi qe mban mbi supe nje parti te tere qe kap permasat e nje administrate publike dhe punon pa pushim me vite te tera per te arritur objektivat e veta politike. Jo me kot te solla artikullin e mesiperm.

    2. Pa frike, Berisha eshte nje nga figurat me popullore qe ka pare historia shqiptare e krahasueshme me figuren e E. Hoxha. Por ndryshe nga Hoxha ku simpatia ishte e imponuar me frike dhe ne menyre perverse, shqiptaret Berishen e simpatizojne per karakterin, sinqeritetin, patriotizmin dhe perkushtimin e tij. Politikane te suksesshem jane ata gezojne simpati ne popull pasi keta simpatizante neser do te votojne per ty dhe partine qe ti perfaqeson.


    Mos u hiqni me katolike se Papa, dhe me demokrat e te djathte se Berisha. Eshte shume e lehte te gjykosh njerez me pushtet nga pozitat tona.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  8. #28
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    I nderuar,

    ne asnje vend une nuk po kerkoj te tregohem me demokrat se Berisha. Kush ka pasur te beje me te qe ne kohen e studimeve te tij dhe qe ne kohen e punes ne fakultet e deri me sot e di shume me mire nga te gjithe ne se ai eshte demokrat i padiskutueshem, absolut.

    Qe jam me i djathte se ai, kete e them me plot gojen dhe ne fakt e ke pohuar dhe vete kur me fut tek "ekstremi i djathte".

    Por mendoj se te mendosh qe Berisha nuk eshte i afte per kryetar te PD ne 2003 mendoj se nuk eshte kriter per te qene as ekstrem as i shitur apo ku ta di une se cfare.

    Megjithate PD e te gjithe demokratet e te djathtet shqiptare jane vet te zot e punes e keshtu ne rast se ata e mbajne Berishen per te pazevendesueshem une jam i fundit qe i akuzoj per te trashe te poshter e tjera marrina te kesij lloji.

    Une kam respektin me te madh per secilin antikomunist shqiptar dhe as me shqeteson hic fakti ne rast se per ceshtje te ndryshme te kemi mendime te ndryshme.

    Nga 1997 kaluan 6 vjet Nano eshte prape kryeminister, RSH eshte koloni greke, ne te gjithe jugun nuk fituam asnje deputet, as Bush as Berlusconi nuk duket se po na ndihmojne si dikur Rajerson apo sic e patem shpresen.

    Parti te djathta me nga 1 % elektorat ka aq shume sa as vete nuk e dime sesa jane.

    Fajin e kane gjithmone komunistet?

    Jo une them e kemi vete.

    Te bejme ca thote Berisha dhe per 2 vjet ,

    asnje problem nuk kam une me kete fakt.

    Dy vjet kalojne shume shpejt.
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  9. #29
    i regjistruar Maska e Breshka
    Anėtarėsuar
    10-06-2002
    Postime
    351

    "ekstremi i djathte"

    Duke respektuar komentet dhe mendimet e bashkemiqeve te
    forumit qe mendojne si une, them se gjithcka eshte plotesuar
    per figuren e Berishes dhe nuk ja vlen te diskutoj me per te .
    Ajo qe me ben pershtypje eshte se "ekstremi i djathte" po kerkon
    llogari te Berisha per te qenurit e pushtetit ne duart e te kuqeve.
    Ju zoterinj qe faktikisht nuk keni dhene asgje per shqiperine e
    pas luftest por dhe para saj, e quani veten te djatht pse "nuk
    nderoni me grusht" dhe "pas 50 vjetesh me nje snap te gishtave"
    tja jipni token 4 apo 10 bejlerve apo pronarve qe e kishin patur.
    Kur vete pronaret kishin vdekur, kur bijte e tyre ishin amortizuar
    burgjeve dhe niprit e tyre ishin lene pa shkolle nga regjimi i kuq.
    Bukur fort, merr gjithe shqiperine dhe jepja nje tufe njerzish, qe
    absolutisht jo per fajin e tyre, tashme jane te pa afte te administrojne
    nje pasuri kaq te madhe mbas 50 vjetesh duke pasur 0 eksperience.
    Jo, nuk mund te behej nje gje e tille se do vdisnim per buke
    nje popull te tere. Berisha u perpoq per nje formule sa me te mire.
    As qe diskutohet se do kete mangesi bile dhe shume, por nuk
    mund te lente nje popull me gisht ne goje pse qenkeni ca nga
    ju te "extremit te djathte". Si mendonit ju te "extremit te djathte"
    te kujdeseshit per shendetin e njerzve? Si pas teorise suaj, po
    spate pare vdis, ku ti gjejne njerzit paret per ilace e sherbim, kur
    gjithcka para nje muaji ka qene shteterore?! Cdo te behej me
    njerzit qe punonin ne fabrikat qe u mbyllen ti lente te vdisnin?
    Sipas teorise tuaj po, kush nuk punon nuk ha, por kjo realizohet
    ne vende qe kane shume vite ne kapitalizem dhe per ata
    qe nuk duan te punojne, realizimi i kesaj ne shqiperi do te
    ishte katastrofe.Per cfare extremi te djathte na flitet ketu
    kur sot e kesaj dite nuk ka nje korporate, nuk ka nje sistem
    private bankar, nuk ka nje klase te mesme, ju te "extremit
    te djathte" xhanem qe jeni ketu, si rroni ju, cfare interesash
    ekonomike keni ju, po ju them, qe te mbani ate emer qe i
    keni vene vetes, ne kete moment duhet te hiqni dore nga
    cdo ndime sociale qe merrni , kudo qe jeni. Ndryshe ju nuk
    dini se cjeni. Te urresh komunizmin nuk do te thote qe te
    jeshte "ekstremi i djathte". Dhe mjaft e permendet te qenurin
    e Sales "sekretar partie". Ai ka bere per shqiperine dhe pronen
    private shume me teper se ca te "djathte" matufe apo ca te
    tjere ultra islamik. Le pastaj ajo ide e cuditshme qe ne vend
    te Sales duhet te zgjidhet nje shkodran musliman. Cfar dreqin ka
    te bej kjo me demokracine, cpune ka te qenurit musliman apo
    shkodran. Si mund te flasesh per zotesi nga nje ane dhe nga
    ana tjeter per krahinizem dhe fe??!! Sali Berisha, perfaqeson
    me partine e tij, qendren e djathte dhe si e tille ai dhe ata qe
    e pasojne kane bere perpjekje madheshtore qe brenda
    mundesive mos te demtonin shtresen e vetme qe egzistonte
    qe kur e more dhe deri sa ja moren, shtresen e varfer shqiptare.
    Per ti qene besnik idealit te tij ai jetoj dhe jeton si cdo qytetar,
    thjeshte dhe pa prona, sepse nuk kishte te tilla dhe me rrogen
    qe merrte nuk mun te bente te tilla. Ai punon dite nate per idealin
    e tij dhe eshte patriot dhe i ndershem.
    Nuk pasoj se te qenurit "shkodran" dhe "musliman" jane kusht i
    nevojshem dhe i mjaftueshem per te rrezuar Salen.

    Pershendetje.

  10. #30
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    O breshka ben sikur nuk me kupton ti mua apo nuk don te me kuptosh?

    Ato kriteret absolutisht i paster dhe shume i zgjuar i harrove.

    E mor breshka, mor breshka akoma me bejleret e agallaret shfrytezuesit e popullit.

    Po ku di ti se cfare do te thote fjala Drejtesi e cdo te thote fjala Vuajte!

    Si more pioner i dalluar vuajtjet e mijera shqiptareve i pershkruan:

    "Ju zoterinj qe faktikisht nuk keni dhene asgje per shqiperine e
    pas luftest por dhe para saj, e quani veten te djatht pse "nuk
    nderoni me grusht" dhe "pas 50 vjetesh me nje snap te gishtave"
    tja jipni token 4 apo 10 bejlerve apo pronarve qe e kishin patur.
    Kur vete pronaret kishin vdekur, kur bijte e tyre ishin amortizuar"

    Mua me vjen per te vjelle qe jam i nje gjaku me ty.

    Bijte e amortizuar:

    Major Besnik Hidri Lindur me 7 shkurt 1966 ne Durres. Ishte i persekutuar politik, gjyshi i tij ishte ne burg politik, e ema e internuar. Ne vitin 1993 futet ne sherbimin e fshehte SHIK Durres. Me 1994, transferohet ne Tirane dhe me 1995, emerohet Shefi i Kunderzbulimit pėr ambasadat e huaja Tirane. Ishte specializuar prane sherbimeve sekrete italiane, turke dhe CIA-s ne SHBA. Fliste ne italisht dhe anglisht. Ishte i martuar me Marielen me te cilen kishte dy vajza, Livian dhe Samuelen. Me 28 shkurt 1997 kur bandat komuniste te Neki Dredhes dhe Albert Gjahtarit, Niko Veizit dhe Nedin Xhelilit sulmuan SHIK- un ne Vlore. Besniku e mbrojti shtetin heroikisht dhe ra nga plumbat e komunisteve vlonjate. Ishte vetem 31 vjeē.


    Kapiten Leke Qoku Lindi me 13 prill 1961 ne Tropoje. Ishte i persekutuar politik. Dajot e tij i kish pushkatuar regjimi diktatorial. Ne shtator 1992 futet ne sherbimin e fshehte SHIK dhe fillon edhe fakultetin juridik. Me 1995 emerohet ne detyren e rendesishme te shefit te Sherbimit te Brendshem Rinas. Ishte i martuar me Valentinen dhe kishte nje djale Kristin, i cili kur i vrane babane ishte vetem 1 muajsh. Ai ra ne mbrojtje te shtetit shqiptar me 28 shkurt 1997. Egersirat komuniste e terhoqen zvarre trupin e tij dhe e ēuan tek studentet qe gjoja ishin ne greve urie. Ne sy te studenteve trupi i tij ende pa dhene shpirt eshte coptuar dhe i eshte prere mishi copa-copa. Deputetja e sotme Liza Hoxha i ka pire gjakun dhe e ngazellyer i ka dhene doren dhe ka perqafuar Niko Veizin dhe Neki Dredhen duke i gjakosur edhe ata. Kisha Katolike nderhyri pėr te marre trupin e tij pa jete. Niko Veizi dhe Neki Dredha nuk pranuan duke thene se trupi i tij do te behej copa-copa dhe do te hahej nga komunistet vlonjate!" Ishte vetem 36 vjeē kur e vrane.

    Kapiteni i pare Gjergj Mehmeti
    Gjergji ishte nga Tepelena dhe kishte dajon e itj te denuar politik. U godit pabesisht nga bandat komuniste te "Komitetit te Shpetimit" Sarande, u vra duke luftuar si luan dhe pastaj bandat e dogjen pa dhene shpirt. Gazeta "55" date 8.4.2000 ka akuzuar pėr vrasjen e tij major Shpetim Idrizin, i cili pėr kete vepėr makabre ju dha shefit kuadrit ne Garden e Republikes, i akuzuar po nga kjo gazete si kapo mafie e gardes se Republikes ku u transferua si keshilltar i ministrit shokut Spartak Poēi. Nuk e njihte friken i kudo ndodhur, polic i vertete qe beri aq shume pėr Vloren, duke lene tek shoket e tij kujtime te paharruara. Ishte vetem 35 vjeē kur e vrane dhe e dogjen komunistet.


    Kapiten i pare Spiro Toli Toshi

    N/oficer Gezim Haxhi Shabani

    Besim Zano Manoli


    Keta te tre shpirtra te bukur rane bashke me 24 mars 1997, ne nje prite, gracke, qe u organizuan bandat komuniste. Niko Veizi dhe Neki Dredha nuk i pranuan ne spital trupat e ketyre deshmoreve te atdheut. Spiro Toshi ishte nga Narta, nga nje familje fisnike dhe i persekutuar politik. Ishte nje specialist i klasit te pare pėr M.K.Z. I sinqerte, i dashur me te gjithe, i palodhur ne pune. E donte dhe e ndiente pergjegjesine e oficerit te policise, po mbi te gjitha donte Vloren dhe Shqipėrine pėr te cilat edhe ra deshmor nga plumbat e njesiteve guerile komuniste. Ishte 45 vjeē kur ra deshmor!



    Gezim Shabani Lindur me 1950 ne Vlore. Babai i tij Haxhi Mustafaj ishte denuar me 101 vjet burg nga diktatura komuniste. Gjyshi i tij nga nena Elmas Ēarēani kishte vdekur ne torturat e Sigurimit te Shtetit. Gezimi punonte ne grupin e gatshem te policise. Ishte trim si i ati, i zgjuar si gjyshi dhe serioz ne pune dhe ne shoqeri. Ishte vetem 47 vjeē kur ra deshmor. Besim Manoli, kishte lindur me 1957 ne Vlore dhe ishte internuar ne Drashovice. Babai i tij Zanua ka bere 10 vjet burg politik. Gjyshi i tij nga nena pushkatuar, nje dajo te pushkatuar me 1945 dhe dy dajo te tjere te denuar me nga 20 vjet burg politik. Besimi hyri ne polici me 1993 dhe punoi ne policine kriminale duke treguar trimeri, zgjuarsi dhe perkushtim ne lufte ndaj krimit. Pėr keto merita u emerua inspektor policie. Ishte i dashur me te gjithe, luftetar i vendosur antikomunist, shpirt i paster demokrati. Ishte vetem 40 vjeē kur ra deshmor.

    Edi Hasanaliaj Ne kujtesen e shqiptareve po dhe te gjithe botes se qyteteruar, ka mbetur skena makabre ne Sarande. Nje n/oficer i shtetit shqiptar i lidhur pėr nje shtylle me litar torturohej, goditej, peshtyhej publikisht. Skena kaq makabre nuk ka mundur ti pershkruaj as Viktor Hygo ne mesjeten e hereshme. Keta qe torturonin qe dhunonin, qe poshteronin ishin anėtaret e "Komitetet e Shpetimit" me ne krye keshilltarin e Spartak Poēit, Shpetim Idrizin nga Kuēi. Ai qe po torturohej ishte n/oficer i shtetit shqiptar Edi Hasanaliaj nga Vranishti i Vlores. Edi ndodhej ne Sarande bashke me komandantin e tij Kapiten Gjergj Memetin pėr te shpetuar shtetin shqiptar dhe Shqipėrine te mos digjej e shkaterrohej. Zoti e shpetoi nga vdekja, dhe ne duart e kanibaleve komunisto-grek te Sarandes. Dajua i Edit, Ilirjan Qejvani kishte bere 10 vjet burg politik. Edi bashke me vellane e tij te menēur dhe te mire Jetmir Hasanaliaj me 1993 sherbyen ne rradhet e policise pėr te luftuar krimin dhe pėr te ndertuar demokracine. Edi ishte, shqiptar i vertete, djale trim, i afte profesionist, i pa kompromentueshem, luftonte kunder krimit nate e dite. Me punen e tij fitoi dashurine dhe respektin e vlonjateve.


    Kapiten i pare Viron Lutfi Rrapi Ishte kapiten i pare dhe kish mbaruar dy fakultete, ate te rendit dhe juridik. Ishte trim i menēur dhe nuk e njihte friken. Xhaxhai i tij i nderuar Malo Rrapi kishte kaluar 18 vjet te jetes se tij ne burgjet komuniste. Vironi hyri ne polici me 1992. Me trimin dhe te paharruarin Viron Rrapi ndodhi nje sfide e papare vetem N/kolonel Milto Kordha, N/kolonel Haxhi Demiri dhe N/kolonel Mejtim Meēe. Vironi ishte denuar me vdekje nga "Komiteti Shpetimit" sepse ishte pėr ta nje pengese e pakapercyeshme. Pėr te zbatuar kete vendim banda komuniste e Myrteza Caushit, pasi kishte biseduar 2 dite me pare me n/kolonel Milto Kordhen, hyjne ne menyre demokratike, ne komisariatin e policise dhe vrasin haptazi dhe ne mes te dites kapitenin e pare Viron Rrapin. Ky ishte terror, dhune psiqike se kete fat do te kishin te gjithe ata qe do rezistonin. Ky deshmor ra me 15 maj 1997. Ne muajin e luleve!


    Major Shkelqim Agolli. Ishte nga Korēa. Kish mbaruar fakultetin e mesuesise dhe kish punuar mesues ne Korēė. Me 1993 hyri ne policine sekrete te shtetit shqiptar. Ne janar 1997 u emerua kryetar i deges SHIK- ut Vlore. Babai i tij kish bere 10 vjet burg politik. Ishte njeri qe e donte detyren dhe i qe pėrkushtuar asaj. Gjate rebelimit greko-komunist me 1997 e kreu mire detyren e tij. Pasi u dogj SHIK-u erdhi ne Tirane dhe ne gusht 1997 shkoi si emigrant ne Greqi pėr te nxjerre buken e gojes. Ishte denuar me vdekje nga "Komiteti Shpetimit" dhe nje dite u gjend i vrare me thike ne dhomen e tij Athine!


    Kapiten i pare Limos Fallani
    Sinonim i trimerise dhe i policit. Kishte perfunduar dy fakultete. Specialist i klasit te pare, trim i ndershem dhe i perkushtuar ndaj detyres. I persekutuar eger i internuar pėrjetesisht. Ndiqet pėr t'u asgjesuar familjarisht. I behet prite pėr ta vrare por fale aftesive dhe trimerise se tij mundi te shpetoje. Shtepia e tij dy kateshe bombardohet dhe minohet tre here deri sa rrafshohet. Naten qe shtepia e tij u rrafshua pėr toke ne Vlore ka qene ish zv/ministri, ish oficeri i sigurimit, biri i nje krimineli Sokol Bare. Megjithese shtepia e Limos Fallanit nga dy krah eshte e ngjitur me shtepi te tjera private atyre nuk ju thy asnje xham. Duhej qarte se xhenjeret e Sokol Bares e kishin bere mire punen e tyre dhe tani duhej te prisnin shperblimin.


    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •