Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 48
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    KOHA JONE dhe BERISHA.

    Keto dite Berisha kritikoi disa veterane te PD-se si grindaveca etj..
    Per keta te kritikuar qe nuk di te jene tipa xhvatsa e rruajtesa as ne koh te PPSH-se as ne kohen e PD-se e as tani nuk dallohen si sahanlepires te PS-se ka nji opinion pozitiv ne ambjentet demokratike..


    Mes tjerash Berisha u permendi atyre se Nikoll Lesi eshte faktor pozitiv, burre i mire e kryetar i PDK se Zef Spajun Bushatit.

    Edhe une po permend pak histori te gazetes Koha jone e te Nikoll Lesit te shkruar nga ata vete.

    ---------------------------

    "Historia e gazetes Koha Jonė


    Botuesi i Koha Jonė, deputeti Nikolle Lesi
    Gazeta "Koha Jonė" ėshtė e para gazetė e pavarur shqiptare. Ajo ėshtė themeluar nga gazetari Nikollė Lesi, mė datėn 11 maj 1991, si gazetė lokale e qytetit tė Lezhės. Lezha ėshtė njė qytet bregdetar nė veri tė Shqipėrisė.

    Nė fillim "Koha Jonė" botohej njė herė nė javė, me katėr fletė, me njė tirazh javor 2000 kopje. Mė 21 gusht 1992 filloi tė botohej dy herė nė javė dhe konkretisht: ēdo tė martė dhe tė premte, pėrsėri me katėr fletė, ndėrsa mė 21 tetor 1992 "Koha Jonė" filloi botimin me 8 fletė. "Koha Jonė", nga data 11 maj 1991 e deri me fitoren e Partisė Demokratike Shqiptare mė datėn 22 mars 1992, mbėshteti opozitėn, duke kritikuar ashpėr Partinė e Punės sė Shqipėrisė (asokohe Parti Komuniste). Por, gjatė kėsaj periudhe, gazeta ishte e hapur pėr mendimin intelektual tė zonės sė veriut dhe tė Tiranės, pasi deri nė kėtė zonė shpėrndahej. Me ardhjen e demokratėve nė pushtet, "Koha Jonė" aspiroi pėr njė media tė lirė dhe pėr njė pėrkrahje tė mendimit tė lirė.Sapo gazeta filloi tė kritikonte segmente tė caktuara tė PD-sė pėr neglizhencė apo paaftėsi nė drejtimin e Shqipėrisė, njė pjesė e pushtetit filloi ofensivėn pėr bllokimin e gazetės "Koha Jonė" dhe nxjerrjen e saj jashtė ligjit. Kjo kohė pėrkoi me daljen nga PD-ja tė njė grupi intelektualėsh, tė cilėt formuan mė vonė partinė Aleanca Demokratike. "Koha Jonė" u tregua e hapur pėr opinionet e tyre, ēka i kushtoi gazetės fillimin e sulmeve nga pushteti i Berishės (asokohe President i Republikės sė Shqipėrisė). Mė 23 korrik 1992 botuesi Lesi i dhuron 40 pėr qind tė pronėsisė sė gazetės gazetarit dhe mikut tė tij, Aleksandėr Frangaj, nė mėnyrė qė tė punonin bashkėrisht dhe pėrjetėsisht. Gazetari Frangaj i ishte gjendur Lesit nė tė gjitha momentet e vėshtira tė punės deri nė kėtė periudhė. Gjykata e Lezhės me numėr vendimi 670 njeh shoqėrinė e re "Koha Jonė" me dy ortakė: Nikollė Lesi dhe Aleksandėr Frangaj. Muaj mė vonė, pikėrisht mė 18 nėntor 1992, nė gjykatėn e Lezhės filloi gjyqi ndaj botuesit tė gazetės Nikollė Lesi, i paditur pėr njė artikull tė botuar nga gazeta kundėr kryetarit tė Komisionit tė Kontrollit tė Shtetit, Blerim Ēela, anėtar i kryesisė sė PD-sė. Padia e z. Ēela u rrėzua nga trupi gjykues. Pas kėsaj, gazeta ishte nėn shėnjestrėn e pushtetit tė ri tė demokratėve. Marrėdhėniet u acaruan, ndonėse gazeta ishte e hapur edhe ndaj pushtetit. Asnjė pushtetar nuk lejohej tė botonte shkrime nė "Koha Jonė". Stafi i gazetarėve u vu nėn survejimin e SHIK (Shėrbimi Sekret Shqiptar). Presioni sa vinte rritej ndaj gazetės, e cila ishte ende e vetmja gazetė e pavarur nė Shqipėri. Ndėrkohė nė tregun e shtypit mbizotėronin gazetat partiake. Mė 19 shtator 1992 botuesit bėjnė riorganizimin e "Koha Jonė" me kėtė staf:

    1. Drejtor i gazetės Nikollė Lesi

    2. Kryeredaktor Aleksandėr Frangaj

    3. Redaktor Ben Blushi

    4. Redaktor Armand Shkullaku

    5. Gazetar Zef Shtjefni

    6. Fotoreporter Dritan Kaba


    Si pasojė e dhunės shtetėrore ndaj gazetės, interesi i publikut shqiptar sa vinte dhe shtohej pėr artikujt e "Koha Jonė". Mė 30 dhjetor 1992, njė ditė para Vitit tė Ri 1993, Prokuroria e Pėrgjithshme e Republikės bllokoi dhe mė pas sekuestroi tė gjithė dokumentacionin e gazetės "Koha Jonė". Viti i Ri 1993 pritej mė i acartė pėr median e lirė se viti i parė. Idealizmi i stafit tė gazetarėve pėr njė shtyp me tė vėrtetė tė lirė sa vinte dhe kthehej nė njė utopi. Pushteti gjithnjė egėrsohej me lirinė e kėsaj gazete pėr t'i thėnė gjėrat hapur dhe publikisht.


    Pajisjet e zyrave te Koha Jone pas djegies qe iu be me 3 mars 1997 nga policia sekrete
    Me fillimin e Vitit tė Ri 1993, stafi i gazetės shtohet dhe nė "Koha Jonė" mbėrrin ish-kryeredaktori i parė i gazetės "RD", organ i PD-sė, zoti Frrok Ēupi. Nė kėtė ditė fillon nė staf edhe gazetari Martin Leka, i cili kishte qenė qė mė datė 11 maj 1991 njė nga kolegėt dhe miqtė e Lesit. Me ardhjen e gazetarit Ēupi pushteti u egėrsua dhe mė tepėr, pasi ai sapo kishte kritikuar publikisht nė njė intervistė tė fundvitit '92 presidentin Berisha. Pra nė "Koha Jonė", Berisha shikonte njė gazetė armike dhe idesė sė tij tė fiksuar iu pėrgjigj me represion ndaj gazetarėve. Mė 16 mars 1993 merret si i pandehur drejtori i gazetės Lesi. Mė 26 mars, 10 ditė pas Lesit, kryeredaktori Frangaj merret i pandehur dhe vendoset "arresti shtėpiak" pėr njė artikull tė botuar nė gazetė, i cili u quajt nga Ministria e Mbrojtjes si "sekret shtetėror". Gjyqi zhvillohet mė 30 prill 1993 nė Lezhė. Gjykata e shpall tė pafajshėm. Njė javė mė vonė trupi gjykues shkarkohet nga puna prej Presidentit Berisha. Gjatė gjithė vitit presioni i shtetit rritej, por publiku kėrkonte pėrditė e mė shumė fjalėn e "Koha Jonė". Si pasojė e kėsaj kėrkese, gazeta mė 4 janar 1994 filloi tė botohej e pėrditshme me 8 faqe. Tani ajo shitej nė tė gjithė Shqipėrinė. Stafi i gazetarėve u zgjerua, po ashtu edhe rubrikat u shtuan.

    Mė 31 janar 1994 arrestohen nga Prokuroria e Tiranės kryeredaktori Frangaj dhe zv/kryeredaktori Martin Leka pėr njė artikull tė botuar. Padia ishte bėrė nga ministri i Mbrojtjes, Safet Zhulali. Redaksia e gazetės rrethohet nga policė dhe punonjės tė SHIK-ut. I gjithė opinioni publik proteston si dhe organizatat ndėrkombėtare tė gazetarėve. Mė 1 mars lirohet nga burgu si i pafajshėm kryeredaktori Frangaj, ndėrsa zv/kryeredaktori Leka dėnohet me 18 muaj burg. Lirohet pas tre muajsh, si pasojė e protestave ndėrkombėtare. Gazeta "Koha Jonė" bėhet gazeta mė e madhe nė Shqipėri, si pėrsa i pėrket tirazhit, ashtu dhe pėr forcėn e saj. Tashmė ajo bėhet absolute nė tregun shqiptar tė medias. Mė 3 shtator 1995 "Koha Jonė" fillon tė botojė njė gazetė suplement me emrin "Sport Ekspres", e cila mė vonė doli si gazetė e veēantė sportive. Gazeta "Koha Jonė" fillon tė shpėrndahet nė Greqi dhe Itali. Nė kėtė kohė gazeta boton edhe njė suplement pėr kulturėn me emrin "AKS", qė mė vonė edhe ajo doli si gazetė e veēantė.Sot ajo ėshtė revistė e pėrjavshme kulturore. Por pushteti nuk harron. Mė 1 nėntor 1995 shtėpia e drejtorit tė gazetės, Lesi, hidhet nė erė me tritol. Mė 29 janar 1996 me numėr vendimi 272, Parlamenti Shqiptar, i dominuar nga njerėzit e Berishės, vendos qė tė ngrihet njė grup kontrolli pėr tė bllokuar gazetėn "Koha Jonė" si gazetė "antidemokratike". Kontrolli filloi mė datė 14 mars dhe bllokoi gjithēka nė gazetė, ndėrkohė qė nė shkurt 1996 policia bastis redaksinė e gazetės, duke dėrguar nė qelitė e burgut tė Tiranės pėr njė natė 33 gazetarėt dhe punonjėsit e saj. Pushteti acarohet me gazetėn mė tė madhe tė Shqipėrisė. Policia pėrsėri bllokon tė gjitha automjetet e transportit tė gazetės me tė cilat shpėrndahej gazeta nė tė gjithė vendin. Synimi i pushtetit: Falimentimi financiar i gazetės, pasi lufta me arrestime nuk kishte dhėnė sukses. Gazeta, pas bllokimit tė automjeteve, vazhdon tė shpėrndahej me taksi, duke i shkaktuar gazetės njė dėm financiar mbi 110 mijė dollarė, shumė kjo, tepėr e madhe pėr financat e dobėta tė kėsaj gazete, e cila jetonte vetėm nga shitja dhe reklamat. Mė 26 maj nė Shqipėri zhvillohen zgjedhjet parlamentare. Redaksia e gazetės rrethohej ēdo natė nga forcat e policisė dhe tė SHIK-ut. Arrestohen dhe rrihen gazetarė tė "Koha Jonė". Zgjedhjet elektorale pėrfundojnė me vjedhjen e votave nga PD-ja. Plasin revoltat popullore nė sheshe, tirazhi i gazetės ishte sa tirazhi i tė gjitha gazetave shqiptare sė bashku. Pėrsėri gazeta bllokohet nga policia. Puna bėhet e papėrballueshme pėr gazetarėt: rrahje dhe fyerje nga pushteti. Nė fund tė korrikut '96 miku i Lesit, zoti Aleksandėr Frangaj, del kundėr drejtorit tė gazetės, pra Lesit. Pushteti i Berishės gėzohet nga kjo pėrēarje dhe menjėherė pėr ta shkatėrruar gazetėn fillon ēėshtje ndaj Lesit. Kolegu tjetėr Frangaj largohet pėr tė krijuar revistėn "Klan", e cila filloi tė zėrė vend nė treg. Gjithsesi, i larguari kishte dhėnė dhe marrė nga gazeta, e cila i dha burgun, por dhe lavdinė, lavdi qė iu konvertua nė disa qindra mijėra dollarė.Megjithatė Frangaj,bashkė me Martin Lekėn mbeten gazetarėt qė sakrifikuan me shumė pėr gazetėn "Koha Jonė" nė ato vite tė fillimit tė jetės sė gazetės.Pas kėtij largimi pushteti bėhet mė represiv ndaj Lesit dhe gazetės. Prapė ndalime dhe arrestime nga policia. Bastiset nga policia shtėpia e botuesit tė vetėm, Lesi.


    Policia sekrete me 3 mars1997, djeg e shkaterron zyrat e gazetes koha Jone. Kjo eshte ajo qe mbeti pas.
    Kėshtu i gjeti fillimviti 1997 raportet "Koha Jonė"- pushtet i Berishės. Ndėrkohė filluan protestat popullore antiBerishė. Gazeta arriti tirazhin mė tė lartė 72500 kopje nė ditė, nė njė vend me 3 milionė banorė. Gjatė muajve shkurt-mars '97 pushteti u tėrbua ndaj stafit tė gazetarėve. Mė 3 mars 1997, nė ora 02.00, redaksia e gazetės shkatėrrohet dhe digjet nga forcat e policisė sekrete tė Berishės. Digjen dhe vidhet gjithēka: kompjuterat, tavolinat, dokumentat etj. Dėmi material arrin mbi 300 mijė dollarė. Dy gazetarė arrestohen dhe njė punonjės qė ndodhej nė redaksi dėrgohet nė rajonin e policisė nr.3 dhe rrihen pėr vdekje. Gazeta mbyllet. Shtypi botėror qė ndodhej nė Tiranė pasqyron gjithēka nga djegia e gazetės mė tė madhe tė Shqipėrisė.

    Botimi i gazetės rifillon mė datė 17 prill tė po atij viti. Redaksia punon nė shtėpinė e botuesit. Shtetrrethimi policor i detyron gazetarėt qė ta dorėzojnė gazetėn ēdo ditė nė ora 14.00 nė shtypshkronjė. Gjatė muajve maj-qershor 1997 gazetės i vidhen nga grupe banditėsh tė gjitha automjetet e transportit. Dėnimi financiar arrin mbi 150 mijė dollarė. Gazeta rėndohet financiarisht deri nė prag falimentimi financiar.

    Nė zgjedhjet elektorale tė 29 qershorit 1997 kandidon si deputet i pavarur edhe botuesi i gazetės Nikollė Lesi, dhe fiton. Po mė 29 qershor fillon punė radio "Koha", filial i kompanisė "Koha Jonė", e cila transmetoi si e para radio private nė Shqipėri. Pajisjet e radios ishin dhuratė e njė botuesi italian, i cili kishte ndjekur nė RAI (televizioni shtetror italian) pamje nga djegiet e gazetės "Koha Jonė" mė 3 mars 1997. Gazeta, pas zgjedhjeve elektorale, riorganizohet. Bėhet me 32 faqe, me rubrika tė reja, tė cilat kėnaqnin njė gamė tė gjerė tė lexuesve. Gjashtė muajt e fundit tė vitit '97 ishin periudha e artė pėr lirinė e shtypit shqiptar. Por gazeta filloi tė kritikojė edhe qeverinė e re tė socialistėve. Socialistėt pėrgjigjen: Rritje tė taksave pėr shtypin. Tregohen mė dinakė se pushteti i Berishės, nuk arrestojnė asnjė gazetar, por pėrdorin falimentimin. Por administrimi i saktė dhe tė ardhurat e mėdha nga reklamat fillojnė tė shėndoshin financat e dėmtuara tė "Koha Jonė". Megjithatė pushteti nuk e do gazetėn, pasi ajo boton fakte pėr korrupsionin e tyre. Megjithatė mbetet mė e madhja, ndonėse nė fillim tė vitit 1998 dalin edhe gazeta tė reja tė financuara nga biznesmenė tė dyshimtė. Nė prill 1998, kompania "Koha Jonė" fillon transmetimin me stacionin televiziv TV KOHA.

    Kompania e medias "Koha Jonė" pėrbėhet nga

    1. Gazeta "Koha Jonė"

    2. Radio "Koha"

    3. TV "Koha"

    4. Gazeta "Sport Ekspres"

    5. Revista "AKS"

    6. Agjensia e transportit tė shtypit.


    Pas ketij viti "Koha Jone" vazhdon te kritikoj Partine Socialiste (PS) ne pushtet dhe si ndeshkim ndaj ketyre kritikave merr inatin pushtetmbajtes, te cilet filluan te lidhen me media te tjera, te cilat linden nga lobet e biznesit financiar dhe ato te bizneseve te dyshimta. Po ne kete vit ne parlament u miratua me urgjence ligji per mediat elektronike, i cili eshte represiv ndaj medias se lire dhe konkurences se lire e te barabarte.

    Gjate vitit 1999 multimedia "Koha Jone" filloi per ndertimin e nje pallati 8-katesh ne qender te Tiranes, i cili do te sherbente vetem per median.Tashme ne kete pallat jane zyrat e te gjitha filialeve te multimedia "Koha Jone" dhe njihet si nder pallatet me te medhenje te medias ne Shqiperi.Gjate viteve 1999-2001 multimedia "Koha Jone" forcohet edhe me teper, dhe pajiset me teknologji bashkekohore, duke qene pjese konkuruese e medias kryesore shqiptare. Gazeta "Sport Ekspres" gjate vitit 2001 filloi te botohet e perditshme dhe sot eshte para gazete sportive.

    Ne zgjedhjet parlamentare te 24 qershorit 2001 botuesi i "Koha Jone" kandidoi si kandidat i pavarur per deputet ne qytetin e tij te lindjes ne Lezhe ku dhe fitoi. Pas kesaj botuesi Lesi vendosi qe te shkeputet nga drejtimi direkt i medias "Koha Jone" dhe t’i perkushtohet politikes.

    Sot "Koha Jone" eshte nje nder mediat kryesore ne Shqiperi.. "

    -------------------------

    Une si shqipo nuk e harroj rolin e kesaj gazete ne nxitjen e rebelizmit te 96-97-es.
    une nuk harroj stafin e kesaj gazete dhe rolin e tyre si kico Blushit , dritero Agollit etj ne keto vite.

    Dicka nuk eshte ne rregull.

  2. #2
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Mos perto ma trego ku e permend Berisha ate Leshin
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Anton..

    Keto dite e lexova qe Berisha i thote ketyre..se LESI eshte njeri me peshe qe i respektohet fjala..qe eshte drejtues i nji Medie te Fuqishme qe lexohet e vleresohet nga populli ..qe eshte kryetar i PDK-se etj lavderime.

    Nuk e mbaj mend ku e lexova kete..

    Po u kujtova te tregoj.

    Nuk jam kunder se cdo kush mund te reflektoje e te evoloje..
    Por kthesat e Berishes jan te cuditshme..
    Psh ku evoloi e u be i mire Arben IMAMI?
    Mos valle ai e denon veprimtarine e tije si gjeneral i rebeleve?

    Deri tani une di Se IMAMI qendron ne ate deklaraten qe beri dikur se..
    AI e ka per mburrje qe luftoi me Rebelet per rrezimin e Berishes..

    po CEKA ku ndryshoi qe Berisha para zgjedhjeve parlamentare e pa te udhes te "pij nji Kafe" me neritanin.

    Sa njerez ka qe jane 200 here me atdhetar se CEKA qe ja japin Voten tash 12 vjet Berishes dhe qe Berisha i njef personalisht dhe Berisha as eshte kujtuar se a jan gjalle keta "derra"..

    Pse nuk ben autokritik Berisha qe ishte AI qe i detyroi Peqinsit te Votojne krokodilin Keno gjinushi.

    Ai nuk eshte ne rregull.

  4. #4
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Qe Berisha ka perdorur te njetat metoda si ne kohen e komunizmit kur ishte ne fuqi kjo nuk ka as dyshimin me te vogel.
    Problemi eshte se Berisha zhgenjeu shume njerez qe me te vertete shpresonin per nje sistem demokratik ne Shqiperi dhe per kjo eshte diēka qe asnje prej demokrateve te vertete ska per tja falur. Sot e kesaj dite Berisha ( ashtu si dhe Enver Hoxha ne kohen e vet) nuk ka lene asnje figure tjeter ne PD qe te afirmohet apo konfirmohet prej frikes se i ze vendin. Asnje person nuk eshte i padiskutueshem ne nje parti, themelorja eshte qe demokracia e vendit te perparoje e partija te kontriboje ne kete zhvillim ejo e kunderta. Me vjen keq se si me mijera njerez vazhdojne te mashtrohen akoma nga fjalimet absurde te Berishes!! Berisha Nano dalin nga te njetat shkolla dhe populli duhet te gjykoje me qetesi e jo me pasione, te dya kane patur pushtet te plote dhe ne partite e tyre dhe ne egzekutivin e vendit, pyetja eshte ēfare kane bere?!!
    Pergjigjia per mua eshte e thjkeshte Berisha e la vendin te armatosur ne lufte me njeri tjetrin, pa asnje para dmth ne katastrofe, Nano sa here qe ka ardhur ka shkaktuar kriza ne qeveri dhe ka ikur prape ne nje kohe rekord nga qeveria duke e lene ne gjendje krize vendin!
    Atehere si ka mundesi qe te gjithe mbrojme parite ketu qe ata udheheqin?!! Perderisa ato parti nuk do te bejne autokritiken e vertete per pasojat katastrofike qe ka patur vendi nga qeverisjet e tyre dhe aq me teper qe vazhdojne te votojne per leader te tyre figura te djegura nuk u duhet dhene me vota. Ky eshte sanksioni me me vlere qe mund te japi populli.
    Dikush qe ka qene president apo kryeminister dhe e ka ēuar vendin drejt katastrofes nuk mund te pretendoj te ribehet president apo kryeminister, pasi po te ribehet i tille eshte nje ofendim per te gjithe popullin e tij.
    Pershendetje
    Just God Can Judge Me

  5. #5
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Keni te drejte,

    une mendoj jo vetem vetkritike duhet te jene por dhe duhet te marrin mbi vete pergjegjesine.

    Nuk them ti varim apo ti denojme, por per kryetare e kryeministra e presidente i provuam boll.

    Dhe une jam dakort, boll me ish-anetare te komitetit qendror, boll me nenpunes te istitutit te studimeve marksiste-leniniste, boll ish-sekretare partie.

    Por problemi qendron kush jane alternativat?

    Meta nje shtangis i trashe qe nuk di te numeroje deri ne 100?
    (kete e pohoj me bindje absolute,sepse e njof derrin, samiun ka mbaruar)

    Nikolle Lesi nje njeri qe i shitet kujt paguan me mire?

    Partia socialiste nuk me intereson sepse jam i bindur se ata jane mafia vete e nuk korrigjohen pa kalu disa breza.

    Por ne PD mendoj se ka shume njerez te ndershem e te afte, shpresoj qe te kene me se fundi forcen shpirterore per tiu kundervene sekretarit te partise.


    Gjithsesi me e rendesishme sesa emrat e pervetshem eshte qe te largohen mafiozat, vrasesit spiunet e greqise e kjo behet mendoj ne kushtet reale vetem me nje koalicion te te gjitha forcave jo te majta pa bere dallim.

    Duam apo nuk duam , kjo me duket e vetmja alternative realiste.

    Endrra ime qe te krijohet nje parti e vetme me djathtash PD e te gjitha partite e djathta me nga 2% te shkrihen eshte nje enderr e jo me shume.
    Te djathtet me duket jane me te trashe sesa e kam menduar.
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  6. #6
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898
    Por Anton, duhet qe dhe nga keto partite e djathta 2 %-she te heqsh ato elementet interesaxhi, mafioza etj, etj, pasi sic po duken gjerat ne Shqiperi, te paket jane ate qe veprojne vetem per kombin, pa bere me pare llogarite e veta personale...

    endrra me sy hapur po shohim perdite!!!

  7. #7
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Ata hiqen vete ne rast se baza bashkohet, sepse jane ata qe bejne te pamunduren qe te mbeten kryetare partish pa elektorat.

    As dreqi nuk e di sa parti te djathta ka ne RSH,

    dhe pollo me shehun u ndane psh

    Ka ardhur koha e bashkimit e jo te ndrarjeve te metejshme te te djathteve.
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  8. #8
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Ndarjen kane ardhur si pasoje ndryshimesh ne pikepamje ose interesa. PS-ja dhe PD-ja ( per te folur per partite me mediatike dhe me te medha te vendit) udhehiqen me te njetin sistem si ne kohen e Enver Hoxhes. Ne PS po te veshtrojme ne pamje te pare ka me shume fryme debati se sa ne PD, por po te veshtrojme me me vemendje kjo eshte per te hedhur hi syve dhe perveē se perdoret si argument demokratik ne sy te opinionit publik nuk eshte gje tjeter veē se per te hedhur hi syve si thote populli. Nano lejon debatin ne kete parti pasi nuk kontrollon dot gjithēka, ne PS ka klane dhe eshte i detyruar ti degjoj, dhe me eksperiencen qe ka arrin te sundoje. Berisha as qe nuk i le rrymat e reja qe te zhvillohen ne PD e jo me te formohen klane qe mendojne ndryshe nga ai.
    Ne te gjithe boten bejne vaki fenomenet e pakendeshme te pushtetit dhe politika e tille eshte, por vetem ne Shqiperi shohim nderrim qeverish ēdo 5 muaj dhe pa asnje lloj arsyeje ( me e bukura eshte se rrezimi i qeverise kerkohet nga partia ne pushtet!).
    Pershendetje
    Just God Can Judge Me

  9. #9
    gabimet kryesore te Berishes qe i kushtuan shume vendit.


    Mos hapja e dosjeve, pra te dilte hapur se kush ka qene SPIUN dhe ka derguar JETE TE PAFAJSHME NE SPAC, BURREL E GJETKE.


    Qendrimi tolerant ndaj spiuneve, bllokmeneve, ish udheheqjes qe e denigruan Shqiperine dhe shiten Kosoven.

    Qendrimi autokrat perbreda Partise se tij dhe jo perbrenda Qeverise dhe gjithe Pushtetit.

    Pra jo vetem autokratizem ne PD, por edhe ne Qeveri ku anetaret e saj te mos hidhnin valle.


    Miratimi i ligjit per figurat e dyshimta dhe bashkepunetore me krimin komunist, ashtu sic u vu ne shumicen e vendeve lindore, ku ish anetart e byrove politike u ndaluan me ligj qe te merrnin pjese ne politike.

    Ne shqiperi nje ligj i tille u miratua ne 95-en ne mos gaboj, pra shume vone.

    Mos nderhyrja e armatosur gjate rebelimit komunist ne 97-en ku rrebelave te kuq e rrugace ti tregohej vendi i duhur.

    Nuk besoj se ka ndonje mundesi qe ne ndonje nga vendet perendimore te behet ajo qe ndodhi ne Shqiperi dhe te mos nderhyje shteti.

    Megjithate edhe ketu, duhet kuptuar qe ai ishte nje shtet i brishte me 4 vite demokraci dhe qe ajo kohe eshte tper e vogel per te vendosur baza dhe themele te shendosha per nje shtet te fuqishem.

    Problemi qendon tek mentaliteti i prapambetur fshataresk shqiptar sesa tek emancipimi apo reformat qe mund te nderrmare dikush.

    Pse jemi me te varfrit, me injorantet dhe me te prapambeturit e Europes e ka nje arsye llogjike, sepse jo cdo gje eshte rastesi.

    Nese ne perendim jo me shume se 10% e popullsise jeton ne fshat, tek ne kane jetuar mbi 60%.
    Nese ne perendim arritjet dhe deshtimet e qeverise behen nga viti ne vit, ne Shqiperi gjate kohes se Komunizmit u benin krahasimet me vitin 1944 dhe me kete gje u mbushej mendja injoranteve dhe mediokreve qe Shqiperia ka ecur perpara.

    Dhe shume e shume gjera te tjera, si keto apo si puna e cekut te bardhe.
    Vetem shqiptaret mund te besojne qe per 4 vite te arrish Perendimin qe eshte me qindra vite perpara nesh, si nga zhvillimi ekonomik, ashtu edhe nga mentaliteti shoqeror, gjendja arsimore e kulturore etj etj.

    Pra perpara se te merreni me Berishen e te tjere, qe kane qene ne pushtet per 4 vite, eshte me mire qe te merremi me ata qe kane qene dhe jane ne pushtet gjate 60 viteve te fundit;
    se cfare niveli dhe mundesie ka ai popull qe qeveriset nga Hoxha, Alia, Cuko, Murro, Myftiu, Carcani, Miska, Cerrava, Islami, Dokle, Brokaj, ai Avdiu me i famshmi i juristeve tane, etj etj etj.

    Lerini 4 vite se nuk behet qameti, por mendoni per 60 vite te tjere.

    Berisha 4 vite e pati pushtetin dhe Shqiperia nuk e humbi mundesine per tu zhvilluar nga politika e atyre 4 viteve, por nga ato 60 vite qe ja kane bere trurin dhalle shqiptareve.


    te ishte komunizmi i mire e kishin aplikuar anglezet, amerikanet, italianet, gjermat, francezet etj etj dhe nuk ja linin rradhen shqiptareve.


    Por ne jemi me te zgjuar se ata.

  10. #10
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    A te them dicka hapur?

    Mendimi i im eshte i thjeshte ( e kam thene komunistat nuk me interesojne se jane mjeshtra vete)

    Une mendoj se koha e Sali Berishes ne krye te PD ka perenduar.

    Nuk them as se eshte armik, apo i poshter apo ku di une se cfare.

    Thjesht e ka luajtur rolin e tij si kryetar dhe nuk eshte i afte per tiu kundervene mafies se kuqe.
    Mendimi i im eshte qe kryetari te jete ose nga familje e nderuar e Jugut ose te jete nga Shkodra (jo Pjetri), nje mysliman.
    Mbi te gjitha duhet te jete nje njeri absolutisht i paster, i ndershem dhe i zgjuar.



    Anton

    Ps per nje gje me vjen shume keq qe as ish-burgosurit vete nuk munden te gjejne nje kompromis te perbashket, artikulli i fundit qe kam lexuar ben fjale per 3 shoqata te tyre.
    Ne ja veme fajin gjithmone komunisteve, por ne fakt mendoj se fajin e kemi vete.(une nuk kam qene i burgosur)
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •