Close
Faqja 9 prej 9 FillimFillim ... 789
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 90
  1. #81
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anėtarėsuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Tabela e mesiperme e ilustron ate punen e mentve te kokes! Pastaj historikisht eshte proverbiale zgjuarsia dhe kultura e amerikaneve! Puna e harbuterise eshte pak me e ngaterruar, se ca goje te keqia thone se barbaret dhe harbuterit e kriminelet ne permasa industriale jane vete ata! Prandaj ti Tironci-Londinez apo akullorja e nxehete mati pak fjalet kur flet per bashkekombasit e tu (gjithmone nese e konsideron veten Shqiptar).
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolķvar

  2. #82
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Dorėheqje nė kabinetin e Bushit


    Dorėheqjet e para nė kabinetin amerikan
    Shtėpia e Bardhė ka njoftuar se Prokurori i Pėrgjithshėm, John Ashcroft, ka dhėnė dorėheqjen, nė ndryshimet e para nė kabinet pas rizgjedhjes sė presidentit Xhorxh Bush.
    Dorėheqjen e ka dhėnė edhe sekretari i Tregėtisė, Don Evans.

    Njė zėdhėnės i Shtėpisė sė Bardhė tha se zoti Bush i kishte pranuar tė dyja dorėheqjet.

    Pas zgjedhjes sė presidentit Bush javėn e shkuar pėr njė mandat tė dytė, pritej qė ai tė bėnte disa ndryshime nė kabinetin e tij. Kėto janė dorėheqjet e para tė konfirmuara.

    Nė njė letėr me tė cilėn njoftonte dorėheqjen e tij, zoti Ashcroft shkruante se objektivi pėr tė rritur sigurinė e amerikanėve para krimit dhe terrorit ishte arritur.

    62-vjeēari Ashcroft pėlqehej nė qarqet konservatore dhe grupet evangjeliste, tė cilėve u pėlqente pikėvėshtrimi i tij fetar.

    Ato mirėpritėn zbatimin e ligjeve tė ashpra pėr sigurinė pas sulmeve terroriste tė 11 shtatorit 2001.

    Megjithatė, mėnyra se si zoti Ashcroft i pėrdori kėto ligje, veēanėrisht Aktin Patriotik, pėr tė pėrgjuar mijėra vetė dhe pėr tė mbajtur tė arrestuar pa afat shumė tė dyshuar pa u lejuar pėrdorimin e avokatėve, nxiti gjithashtu kritika tė forta.

    Anėtari tjetėr i kabinetit qė dha dorėheqjen ishte Don Evans, njė mik i vjetėr i presidentit Bush nė industrinė e naftės dhe figurė kryesore nė fushatėn e zgjedhjeve presidenciale katė vjet mė parė.

    Ai thotė se dėshiron tė kthehet nė Teksas.

    Tani qė ndryshimi i kabinetit ka filluar, ka spekulime nė Uashington edhe pėr dy figurat mė tė fuqishme tė kabinetit -- Colin Powell and Donald Rumsfeld

    BBC
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #83
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anėtarėsuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324
    FLORIDA "DUSHKU ZGJEDHOR" I AMERIKĖS



    U zbavitėm kur dėgjuam se afėr 60 000 fletė votimi ishin zhdukur pa nam e pa nishan nė shtetin Florida tė SHBA dhe tashmė qarkullojnė fjalėt se kjo ėshtė bėrė pėr tė ndihmuar kandidatin Xhorxh Bush tė fitojė zgjedhjet presidenciale e tė ribėhet president i SHBA-sė. Janė zbavitėse lojėrat e sajuara nė Internet qė simulojnė se si do tė fitojė me hile Bushi nė Florida, ku ende guvernator ėshtė vėllai i presidentit. Nė kėtė shtet para 4 vitesh u bė katrahura ne numrimin e votave derisa u kthye nė komedi tėrė fushata elektorale.

    Si duket sėmundja e ngatėrresave nė zgjedhjet politike ėshtė bėrė sėmundje e pėrbotėshme dhe ndaj saj nuk ka mė imunitet as "kėshtjella e demokracisė", SHBA. Ne shqiptarėve na vjen mė shumė pėr tė qeshur kur dėgjojmė pėr humbje fletėsh votimi, numėrim me hile tė votave, vjedhje tė kutive tė votimit, falsifikim procesverbalesh tė qendrave tė votimit, fitim pa tė drejtė tė mandatit tė deputetit ose tė presidentit me vendim gjykatash sepse tė gjitha kėto i kemi provuar disa herė gjatė njė periudhe tė shkurtėr kohore, vetėm 14-vjeēare qysh kur filluan zgjedhjet pluraliste nė Shqipėri. Pėr Amerikėn, ama, deri para 4 vitesh kishim pėrshtypjen e shkėlqyer se nuk ndodhte asnjė difekt zgjedhor. Kurse tani na duket sikur edhe nė Amerikė paska mbėrritur "fenomeni i Dushkut" qė lindi ne shqiperi.

    XHORXH BUSH (RI)ZGJIDHET PRESIDENT I SHBA



    Beteja zgjedhore e zhurmshme dhe shumė e kushtueshme pėr president nė SHBA sapo ka pėrfunduar me fitoren e kandidatit republikan Xorxh Ė. Bush, i cili mori mandatin pėr tė qėndruar edhe katėr vjet tė tjera si padron i Shtėpisė sė Bardhė nė Uashington selia e pushtetit mė tė plotfuqishėm qė ka njohur ndonjėherė historia botėrore, e pushtetit tė atij shteti qė e ka pak tė quhet "Superfuqi" dhe ėshtė pagėzuar edhe "Hiperfuqi".

    Prandaj jo vetėm sytė e mendjet e amerikanėve ishin drejtuar me shpresė apo ankth tek rezultatet e zgjedhjeve presidenciale tė 2 nėntorit 2004 nė Amerikė. Nė ankth do tė ishin si dashamirėt dhe kundėrshtarėt e politikės sė SHBA. Zgjedhjet e kėtij viti kishin njė aspekt tė veēantė qė nuk e kanė pasur asnjėherė zgjedhjet nė tė kaluarėn nė SHBA sepse mė shumė po votohej nė se do tė qėndronte nė fronin presidencial ai qė tashmė njihet si presidenti i " luftės kundėr terrorizmit ndėrkombėtar", apo do tė vinte nė vend tė tij njė kandidat qė premtonte tė bėhej "president i luftės kundėr terrorizmit ndėrkombėtar. Ishin pra zgjedhje nė "gjendje lufte" pėr Amerikėn dhe pėr botėn.

    Kėto zgjedhje nuk mund tė ngjallnin ndonjė interesim tė veēantė pėr punėt e brendshme nė SHBA sepse zhvilloheshin nė hijen e ngjarjeve tė trazuara ndėrkombėtare qė paralajmėrojnė edhe shumė tė panjohura. Megjithatė nga kėndvėshtrimi amerikan kėo zgjedhje kishin njė specifikė sepse ato ishin tė parat pas njė fushate zgjedhore shumė tė pėrfolur dhe me rezultate shumė tė dyshimta qė u zhvilluan para katėr vjetėsh. Ishin mė shumė se njė rutinė e ripėrtėritjes katėrvjeēare tė legjitimitetit tė pushtetit nė SHBA. Kėsaj radhe ishte pėr t'u verifikuar nėse demokracia zgjedhore nė Amerikė do ta mirrte veten pas tronditjes sė bazave tė saj para katėr vjetėsh pėr shkak tė"dukurisė Florida" qė i hodhi njė hije tė shėmtuar. Kandidati qė luftonte pėr tė qėndruar nė Shtėpinė e Bardhė ku kishte hyrė i pėrfolur para katėr vitesh kishte njė barrė mė tė rėndė se rivali pėr vete dhe pėr Amerikėn. Xhorxh Bushi duhej tė tregonte jo vetėm se ėshtė mė i pėlqyeri nga amerikanėt pėr tė drejtuar vendin edhe katėr vjetė tė tjera "nė kohė lufte", por edhe pėr tė treguar se pavarėsisht se ishte pėr katėr vjet "president me vendim gjykate" ai e ka merituar atė post dhe amerikanėt nuk kanė pėrse tė pezmatohen mė pėr ato qė ndodhėn nė zgjedhjet paraardhėse.

    Nga ky kėndvėshtrim mund tė thuhet se nė fakt mė 2 nėntor 2004 Xhorxh Ė. Bush u zgjodh president i SHBA dhe legjitimoi me fitore nėpėrmjet votės sė pėrgjithėshme popullore njė post qė nė vitin 2000 e kishte humbur me votė popullore dhe mundi ta marrė vetėm nė saje tė sistemit tė veēantė zgjedhor amerikan tė "votave zgjedhore sipas shteteve" , tė qenies sė vėllait tė tij guvernator i shtetit Florida qė vendosi fatin e zgjedhjeve dhe tė mbisundimit tė elementit republikan nė Gjykatėn e Lartė tė SHBA. Ishte edhe gėzimi i davaritjes sė hijeve e mjegullave tė katėr vjetėve mė parė qė i bėnte mbėshtetėsit e Bushit tė brohorisnin me gėzim tė shtuar : "Edhe katėr vjet tė tjera" pasi u shpallėn rezultatet e votimit dhe ato u pranuan pa ndonjė kontestim tė veēantė nga rivali Kerri.

    Kandidati i mundur (ai nuk e quan veten humbės) pėrdori njė shprehje shumė domethėnėse pėr tė shpjeguar moszgjedhjen e tij: "kėto zgjedhje nuk mund tė fitoheshin" qė nėnkupton se ai kishte hyrė nė garė sa pėr tė bėrė ritualin, jo me vendosmėrinė e fitimtarit.

    Presidentėt e zgjedhur rishtas nė SHBA mandatin e parė katėrvjeēar e kalojnė te nėn kufizimet e kushtėzimet qė u imponon frika se nuk do tė rizgjidhen. Prandaj ata herė paraqiten si mė tė mpirė, herė ndėrmarrin aksione tė forta pėr tė pėrgatitur terrenin pėr rizgjedhje nė fund tė mandatit tė parė. Paraardhėsi i Xhorxh Bushit, Bill Klinton, gjatė mandatit tė parė la pėrshtypjen e njė tė vetpėrmbajturi deri afėr mpirjes nė disa raste. Pasi u rizgjodh shpėrtheu energjitė e tij ndonėse, i vunė shumė shkopinj nėn rrota, deri nė kėrkesėn pėr ta shkarkuar nėpėrmjet Kongresit. Kurse Xhorxh Ė. Bush ndoqi njė taktikė krejt tjetėr pėr tė pėrgatitur njė rizgjedhje bindėse qė tė shuante zėrat pėr zgjedhjen e parė tė pamerituar. Ai luajti kartėn e gjesteve tė bujshme e tė forta qysh nė fillim. Pėr kėtė qėllim shfrytėzoi rastin e akteve terroriste tė 11 shtatorit 2001 nė Uashington e nė Nju Jork, shpalli luftėn kundėr terrorizmit ndėrkombėtar, shpėrtheu luftėn nė Afganistan e nė Irak dhe kėrcėnimet pėr tė shtrirė luftėn nė Iran, Siri e gjetkė. Pra qysh nė fillim e paraqiti veten si "president i SHBA nė kohė lufte".

    Gjatė fushatės elektorale qė sapo pėrfundoi karta mė e fortė e Bushit dhe e ekipit tė tij ishte thirrja tronditėse drejtuar amerikanėve ; " Nuk bėn tė ndėrrohet presidenti kur vendi ėshtė nė luftė". Pėr katėr vite me radhė opinioni publik dhe zgjedhėsit nė SHBA iu nėnshtruan njė pėrpunimi tė pandėrprerė psikologjik se vetėm po tė ishte nė drejtim Bushi mund t'i shpėtonin tmerrit. Ky pėrpunim me gjithė kundėrshtimet e forta nga njė pjesė e madhe e elitės amerikane, disa shtete europiane njė pjesė e madhe e opinionit ndėrkombėtar ndikoi fuqishėm tek zgjedhėsit ditėn e votimeve. Kandidati i mundur demokrat Kerri duhet tė ketė pasur nė mėndje pikėrisht efektin tronditės tė kėtij pėrpunimi psikologjik pėrderisa kishte mbėrritur nė pėrfundimin se po hynte nė zgjedhje tė cilat nuk mund t'i fitonte. Pėrgatitja psikologjike e zgjedhėsit amerikan me psikozėn "jemi nė kohė lufte" bėri qė njė numėr mė tė madh votuesish se herė tė tjera tė shkonin nė kutitė e votimit dhe i siguroi Bushit mbi 3 milionė vota mė shumė se rivali i tij, ndėrsa dihet se nė zgjedhjet paraardhėse kishte 500 000 vota mė pak se kandidati demokrat.

    Megjithė kėto shifra tė favorshme pėr Xhorxh Bushin rezultatet e votimit nė tėrėsi dėshmojnė se propaganda katėrvjeēare nė favor tė luftės kundėr terrorizmit dhe pėrhapja e psikozės se amerikanėt janė natė e ditė nėn kėrcėnimin e akteve terroriste kanė bėrė vetėm pak mė shumė se gjysmėn e amerikanėve ta pėrcaktojnė sjelljen e tyre politike e gjykimin e tyre politik sipas mendėsisė "tė jetojmė e tė punojmė si nė rrethim nga terrorizmi, tė kryejmė detyrat si nė kohė lufte". Bie nė sy qė nė shtetet mė tė zhvilluara tė Amerikės, ku demokracia ka lėshuar rrėnjė mė tė thella qysh nga koha e luftės civile nė Amerikė fitorja ka qenė nė anėn e Xhon Kerrit, pra ndikimi i psikozės se "Amerika jeton nė kohė lufte" ka qenė mė i vogėl. Bush ka qenė mė i suksesshėm nė shtetet ku mbisundon psikologjia konservatore, njė patriotizėm amerikan gati folklorik, ku stili kaubojs i jetės personale dhe shoqėrore ėshtė ruajtur mė mirė dhe pa dyshin ku komplekset industriale tė bazuara mbi naftėn e armatimet kanė bazat mė tė forta.

    Bushi i fitoi zgjedhjet me anė tė luftės nė Lindjen e Mesme. Por tani ėshtė para detyrimit tė madh tė mbajė premtimet se gjatė mandatit tė tij tė dytė do t'i japė fund kėsaj lufte me fitore , do ta mbėrthejė Bin Ladenin, do ta mposhtė terrorizmin, do tė bėjė botėn mė tė sigurtė, do tė mbushė hendekun e hapur me aleatėt e zemėruar. Deri tani Bushi dhe ekipi i tij i kryesuar nga strategu politik, studiuesi i zellshėm i Makiavelit, Karl Rouv (pėr cilin gazeta "55" ka botuar nė gjuhėn shqipe gjysmėn e librit amerikan "Truri i Bushit"), nuk kanė mundur t'u mbyllin gojėn kritikuesve tė politikės, tė stategjisė e tė taktikave tė Bushit pėr ta kontrolluar Amerikėn e botėn duke ekzagjeruar rrezikun nga "terrorizmi ndėrkombėtar". Kritikėt e Bushit mund tė gjejnė edhe mė shumė argumente tani nė faktin se fitorja nė zgjedhje erdhi mė shumė nga parrulla "nuk ndėrrohet presidenti nė kohė lufte" (thėnia e menēur nė anglisht ėshtė "mos e ndėrro kalin kur je nė mes rė rrjedhės sė lumit). Kėta kritikė kanė theksuar qysh nga viti 2001 se historia e errėt e akteve terroriste tė11 shtatorit nė Uashington e Nju Jork i hynte shumė nė punė Bushit pėr tė detyruar tė heshtnin kritikat zemėrake pėr mėnyrėn si u bė president nė vitin 2000 dhe pėr tė krijuar njė atmosferė tjetėr nė Amerikė qė tė rizgjidhej nė vitin 2004. Nėse Bushi nuk do tė arrijė tė mbajė premtimet e bėra pėr tė shpėtuar Amerikėn e botėn nga terrorizmi atėherė kėto kritika mund tė ndizen mė shumė, pavarėsisht se karrierėn politike tė Bushit nuk e cėnojnė dot mė.

    Pėr ardhjen e Xhorxh Bushit tė ri si president i dytė i SHBA nga e njėjta familje nė Amerikė e nė botė janė bėrė diskutime e debate tė shumta e tė gjata. U bė dhe njė dokumentar demaskues i fuqishėm qė shkaktoi bujė tė madhe nė Europė dhe u imponua edhe nė kinematė amerikane me gjithė kundėrshtimet e pėrkrahėsve tė Bushit. Janė botuar edhe libra. si "Rrenat e mėdha tė Amerikės sė Bushit". "Njeriu qė duhet" e titullonte nė vitin 2003 librin e tij prej 300 faqesh njėri nga ish-fjalim shkruesit mė tė ashpėr tė Xhorxh Bushit, hebreu kanadez Deivid Fram. "Dinastia amerikane" ėshtė titulluar njė libėr i trashė i botuar nė vitin 2004 nga Kevin Filips i mbushur me tė dhėna e vlerėsime demaskuese pėr katėr breza tė familjes Bush dhe pėr katėr breza tė familjes tė gjyshit tė Bushit nga nėna, si dhe pėr bashkėpunimin e kėtyre dy familjeve pėr tė pėrgatitur dy brezat e fundit tė familjes Bush tė zinin postin e shefit tė Shtėpisė sė Bardhė.

    Nė jetėshkrimet e paraqitura gjatė fushatės zgjedhore pėr Xhorxh Bush dhe Xhon Kerrin ėshtė theksuar vazhdimisht se ata kanė studiuar nė shkolla tė mesme tė zgjedhura, nė Universitetin Jell ( sikurse Xhorxh Bushi i vjetėr) qė ėshtė fidanishte universitare pėr njerėzit qė do tė bėhen me pushtet e me peshė nė Amerikė, madje qė tė dy kanė qenė rekrutuar nė shoqėrinė gjysėm sekrete "Skulls & Bones". Studiuesi amerikan Xhim Marrs nė librin "Sundimi nėpėrmjet fshehtėsisė ", SHBA 2000, ku analizon shoqėritė sekrete tė tė gjitha kohėrave ka shkruar :" Sipas studiuesve "Skulls & Bones", njė vėllazėri shumė e fshehtė qė me sa duket ekziston vetėm nė Universitetin Jell ka qenė fidanishtja e njė numri tė pashembullt zyrtarėsh qeveritarė qė kanė ēuar pėrpara qėllimet globaliste tė vėllezėrve tė tyre nė grupime tė tjera tė fshehta". Nga kėto grupime tė tjera Mars ka analizuar posaēėrisht "Komisionin Trilateral", "Kėshillin pėr marrėdhėniet me jashtė", "Bilderbergėt" ku veprojnė Rotshildėt, Rokfelerėt, Morganėt me paratė e tyre, me fondacionet e krijuara prej tyre, me nėpunėsit e tyre.

    Libra si ky i Xhim Marrsit mbi dominimin e jetės sė shteteve, tė popujve e tė marrėdhėnieve ndėrkombėtare qysh nga kohėt e lashta nga shoqėrirat e fshehta shpjegojnė edhe mė mirė pėrse mendimtari italian Umberto Eko nė "Pesė parashkime pėr tė ardhmen" (gazeta "55" 1 nėntor 2004) arrin nė pėrfundimin pėr "fundin e demokracisė pėrfaqėsuese" dhe thekson :"Koka udhėheqėse do tė zgjidhen-ndoshta on line nė bazė tė aftėsive tė tyre komunikuese qė tė qeverisin njė entitet global. Pastaj grupe tė fuqishėm do tė pėrkrahin kandidatėt, tė cilėt pasqyrojnė saktėsisht po ato cilėsi dhe programe si oponentėt e tyre pėrkatės. Vota e qytetarit do tė bėhet gjest formal, e cila vetėm konfirmon njė zgjedhje qė tashmė ėshtė vendosur gjetiu. Kam dyshim se ne qė tani kemi mbėrritur nė kėtė pikė".

    Ka tashmė plot raste nė botė qė dėshmojnė se vota e qytetarėve ėshtė thjesht gjest formal sepse ata qė zgidhen janė pėrzgjedhur nga tė tjerė qė nuk ēajnė shumė kokėn pėr interesat e vullnetin e qytetarėve. Katėr vjet mė parė u duk sheshit se edhe Amerika ku mendohej se vota e qytetarėve ka shumė peshė po hynte nė kėtė fazė. Kjo dėmtoi shumė prestigjin amerikan nė botė. Kėsaj radhe tė gjithė protagonistėt kishin interes tė zhdukej ai imazh i keq. Ata qė para katėr vitesh vendosėn se nė krye tė Amerikės do tė ishte Xhorxh Bush i riu nuk mund tė pajtoheshin lehtė qė tė mbeteshin nė mes tė rrugės projektet e tyre nė Amerikė e nė botė. Kjo e bėnte fitoren e Bushit tė padyshimtė edhe pėr ata qė me shpirt donin humbjen e tij. Kurse elektorati amerikan ėshtė mjaft i manipulueshėm nėpėrmjet "sondazhesh tė pavarura" qė bėjnė organet e shtypit, mediat, institute tė ndryshme sipas porosive.Prandaj edhe Kerri nuk e ēoi punėn nė Gjykatė, por menjėherė pranoi rezultatin, madje bėri thirrje pėr unitet kombėtar dhe pėr shėrim tė shpejtė tė plagės qė mund tė ketė hapur grindja nė festivalin zgjedhor.

    Por ka vende si Shqipėria ku paralajmėrimi i Umberto Ekos ėshtė bėrė plotsisht realitet, ku kryetari i shtetit nuk ėshtė president i zgjedhur me votėn e popullit, as me votat reale tė deputetėve, por "president konsensual" i dy politikanėve, Nano e Berisha, sipas urdhėrave qė kanė marrė nga qendrat e huaja qė "monitorojnė", pra kontrollojnė zhvillimet nė Shqipėri. Ne shqiptarėt tashmė ia kemi kaluar Europės nė globalizėm nė lidhje me parashikmet qė bėn Umberto Eko.

    (Ri)zgjedhja e Bushit ka ngjallur entuziazėm nė disa vende europiane dhe ka pezmatuar disa tė tjera, sidomos Francėn e Gjermaninė, aq sa kryeministri britanik ėshtė detyruar tė lėshojė thirrjen qė europianėt ta dėgjojnė zėrin e zgjedhėsve amerikanė dhe tė mos i kundėrvihen vullnetit tė amerikanėve.

    Shqiptarėt e kanė mirėpritur zgjedhjen e Bushit, siē do tė mirėprisnin dhe zgjedhjen e Kerrit. Duaxhinjtė pėr fitimtarin e kanė gjithmonė mė tė lehtė punėn. Por, edhe nė tė vėrtetė shqiptarėt nuk kanė pėrse tė sėkėlldisen tej mase se kush fiton nė Amerikė, as tė pozicionohen me fanatizėm pėr njėrin apo pėr tjetrin politikan qė do tė bėhet president nė SHBA. Politka amerikane nė ēėshtjen shqiptare nuk ndryshon aq shumė nė vartėsi nga ai qė do tė jetė president. Politikanėt shqiptarė nuk kishin ndonjė arsye specifike si Putini nė Rusi tė dilnin tė bėnin fushatė nga larg pėr Bushin. Politikanėt shqiptarė kanė arsye tė pėrshėndesin me gjithė zemėr fitoren e Bushit. Qytetarėt shqiptarė kanė arsye tė ruajnė qetėsinė e tyre dhe politikėn amerikane ta gjykojnė me tė mirat e tė kėqijat qė ka.

    Shqiptarėt e kanė detyrim tė pėrhershėm qė pėr njė ish-president amerikan, Bill Klintonin, tė ushqejnė e tė shprehin mirėnjohje tė thellė e tė veēantė sepse ai qėndronte nė timonin e politikės amerikane kur SHBA bėnė gjėnė mė tė dobishme pėr shqiptarėt, ndėrhyrjen ushtarake tė NATO-s nė Kosovė nė vitin 1999.
    SUKSESI ME I MADHE QE NJERIU MUND TE ARIJ NE KETE JETE! ESHTE BINDJA NDAJ ALLAHUT TE MADHERUAR

  4. #84
    ga ga Maska e bunny
    Anėtarėsuar
    09-06-2003
    Vendndodhja
    U.K
    Postime
    935
    shpresoj te mesoj nga gabimet...edhe pse fitoren e tij nuk e shoh te drejte...
    How can she fall, if there is no one there to catch her

  5. #85
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-11-2004
    Postime
    5
    Degjuam gjate diteve te debateve presidenciale qe Bushi kishte nje radiomarres te lighur ne trung ... eh, shiko, sinqerisht, ky tip eshte ose i lidhur me njeqind tela transmetusish ose eshte i cmendur pastaj. Ne qofte se eshte e para, duhet te flaket nga pushteti: bere katran, dhe marre me shqelma ne t r a p. Dhe ne qofte se eshte e dyta, sjellja e tij tejkalon ate qe mund t'a quje te cuditshme, dhe merr me teper tiparet e se tmerrshmes. Pasha Zotin, ai duket sikur degjon nje ze qe ne s'e degjojme dot. Pulit syte, belbezon, le njeren fjali ne mes te udhes, ze nje tjeter, pastaj i kthehet te pares. Cdo here qe sjell ne mendje ndonje statistike (ose nga memorja ose nga zeri qe i peshperit ne koke) shkrepetin nje buzeqeshje idiote, si nje foshnje qe tregon se po i levizin zorrret per te paren here. Me falni qe po perdor fjalorin e sheshit te lojes, por ky tip eshte t r a p.
    "Every daring attempt to make a great change in existing conditions, every lofty vision of new possibilities for the human race, has been labeled Utopian."

  6. #86
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    6,029
    Ata amerikane qe nuk votuan per Bushin por ja dhane voten akrobatit Kerry, per mendimin tim jane driteshkurter e meskine,te cilet mendojne vetem per nje te tashme te rehatshme e pa kokcarje, duke injoruar rrezikun terrorist ne bote ne nje te ardhme, nese nuk do te merren masa drastike te tipit si vetem Bushi di ti marre.
    edhe hitleri ne menyre demokratike e mori pushtetin por kjo nuk do te thote se elektorati gjerman i atehershem kishte te drejte kur e zgjodhi hitlerin

    po ti shikosh te dhenat e ekonomise amerikane jane negative qe nga koha qe bushi i ri e mori pushtetin

    papunesia eshte rritur nga 4 % ne kohen e klintonit ne 7-8 % nga koha qe e mori ky bushi i ri

    borxhi publik i usa eshte rritur ka shkuar deri ne 3 trilion dollare

    tre milion amerikane kane humbur asistencen sanitare ne usa keto 4 vjet te qeverisjes se bushit te ri

    dollari po behet gjithmone e me i dobet perballe euros , sot u rregjistrua nje rrekord i ri ne bursat boterore dhe europa nuk po bashkejeton dot me nje dollar te dobet dhe te brishte

    ai kryetari rezerves federale amerikane nuk po di me se cfare te beje po i ngren dhe po i ul taksat e interesit te parase , po perseri ekonomia emerikane po ngelet e brishte dhe nuk po bind me asnje ekspert

    koshenca sociale e elektoratit amerikan eshte treguar e dobet kete rradhe sa sbehet me , eshte absurde te votosh nje president te tille qe po e con ekonomine amerikane drejt gremines

  7. #87
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-11-2004
    Postime
    6
    Rizgjedhja e George W. Bush, bere e mundur nga mobilizimi i fetareve evangjeliste te krishtere qe u motivuan permes deklaratave hapur fetare, do te kete pasoja afatgjata shkaterrimtare per Ameriken dhe boten. Pavaresisht te folmes banale dhe te merzitshme sipas se ciles Amerika tashi duhet te bashkohet, rezultatet e zgjedhjeve 2004 nuk do t'a bejne Ameriken perseri njesh. Zgjedhjet e sivjetshme perfaqesojne nje faze te metejshme ne procesin e kalbezimit dhe krizes te sistemit politik Amerikan. Keto zgjedhje ishin kuminimi i nje strategjie, te perpunuar nga Republikanet gjate tre dekadave te shkuara, i kultivimit te fondamentalisteve fetare te krishtere per te krijuar bazen masovike per te mbeshtetur reaksionarizmin ne fushen e ceshtjeve sociale dhe militarizmin. Oligarkia korporative dhe financiare ka modeluar perbindeshin e vet -- nje force, ceshtjet ne rend te dites te se ciles nuk jane ne perputhje me themelet jofetare kushtetonjese te Amerikes dhe ruajtjen e normave demokratike.

    Bush dhe Republikanet shtyne para nje fushate elektorale reaksionare, duke shfrytezuar mashtrime dhe akuza te pabaza, ngjallur pasiguri dhe ngaterrimin e copeve kyce te elektoratit. Por edhe me avantazhin e te qenit ne pushtet, kanalet televizive dhe gazetat qe e mbeshteten, dhe shfrytezimin papushim te tragjedise te 11 Shtatorit, Bush mezi ja doli te kapte 51% te votes te popullit. Sido qe te sjellin bandillet e medias, zgjedhjet nuk ishin aspak mbeshtetje popullore e administrates se Bush dhe politikave te saj. Historikisht, presidentet qe jane rizgjedhur kane qene ne gjendje te perdorin avantazhet e te qenit ne pushtet per te arritur fitore te padiskutueshme. Keshtu ndodhi per shembull me Roosevelt ne vitet '30, Johnson ne vitet '60, Reagan ne vitet '80, dhe edhe Klintonin me 1996. Kurse Bush mori vetem nja dy vota me shume se 50 perqindeshi.

    Zgjedhjet edhe njehere nxorren ne pah nje vend se tepermi te polarizuar, dhe nje kundershti te gjere e thelle te ndjere ndaj Bush dhe luftes ne Irak. Perqindja e larte e votuesve, dhe vecanerisht interesi nga ana e te rinjve, pjesa me e madhe e te cileve hodhen votat kunder Bush dhe luftes, reflektuan kundershtimin vigan nga ana e shoqerise ndaj te djathtes Republikane. Prapeseprape rezultati i votes do te jete qe do te perqendroje pushtetin politik ne duart e te djathtes ekstreme, qe do te kontrolloje te tria deget e qeverise —ekzekutivin, legjislativin, dhe gjyqesorin — pasi Republikanet te rrisin shumicen e tyre ne Senat nga 51 ne 55. Skena po behet gati per nje seri emerimesh ne Gjyqin e Larte Suprem qe do te devijoje aksin e Gjyqit edhe me teper per nga e djathta, dhe te coje ne permbysjen e Roe v. Wade mbi te drejten e abortit sikurse edhe vendimeve te tjera gjyqesore me rendesi te madhe.

    Zgjedhjet 2004 ishin me pak nje fitore per Bush sesa nje deshtim kolosal, historik per Partine Demokratike. Ne mes te nje lufte qe s'gezon mbeshtetjen popullore, humbjeve masive te vendeve te punes, uljes se standarteve te te jetuarit, varferise ne rritje, nje serie skandalesh te korrupsionit korporativ, krah per krah uljes vigane te taksave per te pasurit, Demokratet e treguan veten te paafte te nxirrnin jashte loje nje administrate qe u vu ne pushtet me ane te mjeteve jodemokratike e qe shihej nga gjysma e popullit si e paligjshme, qe atehere e kapur ne mashtrime te tmerrshme. Kerry dhe partia e tij s'ishin ne gjendje, pavaresisht kundervenien masive ndaj Bushit, te zgjeronin bazen e tyre ne sektoret e shoqerise dhe mes klases punetore. Duke operuar nje fushate elektorale hipokrite dy-fytyreshe — duke me i bere apel ndjenjes kunder luftes, ndersa mbeshtetnin nga ana tjeter luften, duke me i bere apel interesave ekonomike te klases punetore, nderkohe qe premtonin ashpersi financiare, duke me kritikuar Patriot Act nderkohe qe kerkonin pushtete me te forta per t'ju dhene policise ne "luften ndaj terrorit" — Kerry dhe partia e tij ishin te paafte per te kunderballancuar strategjine e Republikaneve per te shfrytezuar frikerat, paragjykimet dhe disorientimin politik.

    Republikanet kane nje strategji elektorale koherente. Ata kerkojne te krijojne nje baze popullore qe mbeshtet reaksionarizmin ne fushen e ceshtjeve sociale dhe militarizmin duke sponsorizuar fondamentalistet e krishtere dhe perdorur ceshtjet ne te cilat njerezit preken lehte si martesen homoseksuale, abortin dhe te falurit ne shkolle perpara se fillon mesimi. Ata ishin ne gjendje te shfrytezonin me efikasitet kontradiktat qe gjeagjezojne Partine Demokratike. Kerry, per shembull, nuk qe ne gjendje ndonjehere t'i pergjigjej argumentit kryesor te Bushit qe kundershtari i tij po kritikonte tani si te qe nje "lufte e gabuar, ne vendin e gabuar, ne momentin e gabuar," ate lufte per te cilen Kerry dhe shoku i tij, Edwards, kishin votuar. Ne te vertete, pergjigjja e Kerry ishte te perseriturit papushim nga ana e tij qe ai do te vazhdonte luften ne Irak — dhe lufterat e ardhshme — me me efikasitet sesa "komandanit" ne pushtet, Bushi. Ne fakt, i ashtuquajtura te "kthyerit e fletes" e Kerry rrjedh nga kontradiktat e nje partie qe pretendon se flet per klasen punetore, ndersa mbron eliten sunduese Amerikane dhe interesat e saj ne vend dhe jashte tij.

    Kerry mezi fitoi shumicen ne shtete se tepermi te industrializuara dhe urbanizuara ne Midwest si Michigan, Wisconsin dhe Minnesota. Ai as vuri ujet ne zjarr t'i bente apel milionave te punonjesve te bardhe dhe te varferve te varfer ne zonat urbane dhe rurale ne Jug, ne shtetet kufitare si Tennessee dhe Missouri, dhe njehere bastionet Demokrate si West Virginia e pasur me qymyrguri. Ne mungese te ndonje apeli te besueshem dhe te qendrueshem bere klases punetore, strategjia Republikane e te perfituarit nga konfuzioni dhe prapambetja fetare e te mesipermeve sektore u provua te qe se tepermi efikas. Partia Demokratike nuk do te behet, dhe nuk mund t'i behet, joshese nevojave te verteta sociale dhe ekonomike te klases punetore, sepse eshte parti e kapitalizmit Amerikan dhe eshte e betuar ndaj oligarkise financiare. Unionet, qe i sigurojne Demokrateve ca punonjes ne fushate, jane komplet te padobi kur vjen puna per te mobilizuar klasen punetore. Si rezultat, dhjetera miliona njerez te klases punetore — pjesa me e madhe ne shtetet e ashtuquajtura te kuqe (dmth Republikane) te Jugut, qendrore dhe Jugperendimore — votuan per nje president politikat ekonomike te te cilit kane pasur pasoja shkaterrimtare per standartet e tyre te te jetuarit. Por kjo anomali nuk erdhi keshtu papritur e pa kujtuar. Republikanet kane depertuar mes copeve te medha te klases punetore qe jane braktisur nga Demokratet dhe aleatet e tyre te krahut te djathte te burokrateve te unioneve.

    Sido qe ta zesh, klasa punetore eshte djegur tashme prej politikaneve Demokrate qe premtojne reforma ne fushen e shendetesise dhe nevojave te tjera sociale. Brenda nje viti te inagurimit, Bill Clinton braktisi planin e tij per shendetesine, ndersa vazhdoi ne thelb politikat ekonomike te Reagan dhe Bushit (Senior) Pergjigjja e Demokrateve ndaj deshtimit total te ketij viti do te jete te levizin edhe me afer se djathtes. Ata do te perpiqen ne menyre te deshperuar te pajtohen me Bush dhe Republikanet, te maskojne kurthet fetare, dhe t'a prezantojne veten si nje version me i "moderuar" i rivaleve te tyre borgjeze. Keni kujdes te mos bini pre e perpjekjeve te Demokrateve qe do thone se faji qe Bushi u rizgjodh eshte i popullit Amerikan, dhe qe asgje s'mund te behet per t'ju kundervene politikave te Republikaneve persa i perket luftes dhe reaksionaritetit social. Perfundimet e zgjedhjeve 2004 garrantojne nje intesifikim te krizes soviale dhe politike ne Amerike, dhe ringjalljen e betejave te medha. I tere pushteti politik eshte perqendruar ne duart e forcave ekstreme te djathta. Opozita zyrtare, ne formen e Partise Demokratike, e ka demonstruar veten te falimentuar. Kushtet objektive do te furnizojne me karburant te bollshem per beteje sociale dhe politike. Lufta qe s'i duket fundi ne Irak dhe aventurat e ardhshme ushtarake qe do te ndjekin, kriza ekonomike ne perkeqesim e kapitalizmit Amerikan — bere evidente nga deficitet ne rritje dhe nje dollar me vlere te ulur — do t'a bejne administraten e dyte te Bushit te lancoje sulme te tjera mbi popullin e thjeshte, perfshire miliona qe votuan t'a kthenin Bushin ne pushtet. Keto sulme mund te perballen vetem permes mobilizimit politik te klases punetore mbi bazen e nje programi socialist. Kjo fut ne loje kundervenien sistematike ndaj politikave te Republikaneve dhe elites sunduese Amerikane, qe pershin ekspozimin e pameshirshem te hipokrizise dhe cinizmit te apeleve te tyre fetare qe ata bejne.

  8. #88
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,999
    Postimet nė Bllog
    22
    raportori, mos degjo e lexo shume mediat se pastaj kur shprehesh, ata qe lexojne duket sikur lexojne apo degjojne pikerisht ato media qe ti denoncon me lart.

    Po te jap disa pika politike per te medituar...

    Sa here qe ne nje gare elektorale per president eshte nje president qe kerkon nje mandat te dyte, zgjedhjet jane nje referendum per lidershipin e atij presidenti ne ato 4 vjet qe ishte ne zyre, dhe nuk jane nje zgjedhje midis dy kandidatesh. Amerikanet dolen ne dy nentor neper votime me nje pyetje ne koke: te mbajme presidentin qe kemi edhe per 4 vjet apo te zgjedhim nje president te ri? Pra kjo zgjedhje ishte per Bush, nje fitore ose nje humbje per te, dhe jo nje fitore apo humbje per Xhon Kerry.

    Kur 60 milion amerikane dalin te votojne per ty ne nje prej fushatave historike qe nxorri me shume njerez ne votime se shume votime te meparshme, dridhe dhe perdridhe sa ta duash verdiktin e sovranit, fakti eshte qe amerikanet votuan 51% pro mbajtjes se Bush ne Shtepine e Bardhe. Fitorja eshte historike per shume arsye pasi theu njehere e pergjithmone shume aksioma historike te politikes amerikane. Por nje aksiome u provua e vertete: Amerikanet asnjehere nuk kane zgjedhur nje president te ri ne kohe lufte.

    Nese fitorja e Bush do te pasohej me nje fitore te demokrateve ne kongres dhe senat, atehere demokratet do te ndiheshin mire, pasi humben shtepine e bardhe po fituan pushtet politik ne legjislativ. Fakti qe Bush beri histori per here te dyte ne 4 vjet, njehere ne 2002 dhe perseri ne 2004 ne zgjedhjet per kongresin/senatin, ai vazhdon te jete i vetmi president ne historine e Amerikes qe fitoi jo vetem nje mandat politik, por i solli partise se tij edhe pushtetin ne dy dhomat e kongresit. Ky fakt nuk deshmon vetem per nje sukses te izoluar te Bush, por deshmon qe prej 2 dekadash tashme shoqeria amerikane ka humbur gradualisht besimin tek Partia Demokratike. Nese republikanet kane arsye per te festuar nje fitore historike, demokratet kane arsye per tu shqetesuar per nje humbje me pasoja historike.

    Vetem ata qe nuk e pranojne realitetin e ri politik ne shoqerine amerikane si te tere, por bazohen vetem nga mentalitete rajonale, ia atribuojne fitoren e Bush mbeshtetjes se ungjilloreve te Krishtere. 60 milion amerikane ose 51% e gjithe elektoratit amerikan nuk jane ungjillore. Kete mendim e ndajne vetem ata njerez qe nuk kane deshire ta pranojne humbjen dhe mesazhin e vertete qe sollen keto zgjedhje, ata qe i ndajne Ameriken dhe Amerikanet me dysh: elite dhe shtrese e ulet, liberale-qe-i-dine-te-gjitha dhe konservatore-te prapambetur-budallenj. Zgjedhjet treguan se ne jeten Amerikane ka perenduar dielli i "dy amerikave", ka vetem nje Amerike dhe nje popull Amerikan.

    Arsyeja perse demokratet jane kaq te etur per te kafshuar si gjarpri dhe derdhur verem mbi kedo, lidhet me faktin se ne 2 nentor 2004 ata e kuptuan ne menyren me solemne se ata jane minorance ne Amerike dhe ate dite u varros njehere e pergjithmone "revolucioni liberal" i Amerikes qe filloi ne 1968. Si asnjehere ne historine e tyre si parti politike, demokratet mblodhen me shume $ (rreth 1 miliard $ shpenzuan per te rrezuar Bush) se vete republikanet, ndermoren fushaten me te gjere per te nxjerre elektoratin e tyre ne votime (numri i votave te Kerry eshte me i madhi qe nje kandidat demokrat ka marre ne histori), ngriten nje koalicion te fshehte me mediat dhe gjithe faktoret liberale te jetes publike amerikane (90% e mediave ne SHBA mbeshteten hapur Kerry, asnjehere ne historine e tij liberalet e Hollywood nuk jane perpjekur te minojne rizgjedhjen e nje presidenti si kesaj rradhe), dhe perseri nuk arriten te fitonin.

    Formula magjike politike qe dallon nje amerikan demokrat nga nje republikan qe keto zgjedhje perforcuan akoma me shume, eshte besimi ne Zot. Ata amerikane qe jane te devotshem dhe marrin pjese rregullisht ne adhurimin e Zotit dhe jeten e komunitetit te tyre, votojne per republikanet. Ata qe nuk besojne ne Zot ose Besojne por nuk adhurojne apo praktikojne rregullisht besimin e tyre, votojne per demokratet.

    Albo

  9. #89
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8
    Jam plotesisht dakort me sentimentin e percjelle nga postimi tend, raportori. Bushi irracional ishte tamam ajo qe kishim nevoje -- Partia Demokratike dhe kandidatet e saj nuk jane gje tjeter vecse nje version i zbutur i Republikaneve dhe nuk jane nje alternative e vertete per votusit.

    Imagjino sikur ke nje dhembje te padurueshme te shkaktuar nga nje semundje qe kerkon operacion. Ti ke frike te operohesh se operacioni eshte tejet i veshtire. Keshtu qe ndersa mendohesh t'i hysh thikes apo jo, per te lehtesuar dhembjet e tmerrshme qe provon, pi ca ilace kunder dhembjes (Demokratet). Po a mund te sherohesh njehere e mire vetem me ane te kokrrave qe pi, pa ju nenshtuar operacionit? Jo.

    Republikanet jane padiskutim e keqja e madhe. Por, a nuk eshte qe vetem keshtu Amerika do kuptoje se me ke ka te beje dhe t'a mbledhe mendjen njehere e mire qe operacioni duhet bere se s'ka tjeter rruge? A nuk eshte me mire per Ameriken t'a lere Bushin t'a shkaterroje Ameriken fund e krye, brenda per brenda, dhe perpara opinionit nderkombetar, dhe pastaj t'i jape karar qe nje gje serioze duhet bere? Populli thote, "Po nuk u be keq, nuk behet mire!" Eh, gjerat ne Amerike, dhe me Ameriken, nuk jane edhe aq keq.

    E kam fjalen, gjerat mund te ishin shume me keq. P.sh., nuk jane vrare aq shume Amerikane sa duhet ne Irak; Amerika ende eshte ne gjendje te gelltite numrin relativisht te vogel te tabuteve qe i kthehen ne shtepi nga Iraku, dhe sherbimi ushtarak eshte akoma jo me detyrim ne Amerike! Draft, people, draft! Eh, pas nja dy vjetesh keto gjera mund te behen realitet -- dhe do behen realitet me nje t r a p si Bushi ne pushtet. Ajo qe i duhet Amerikes eshte nje tjeter Vietnam dhe pastaj nje levizje masive (por jo vetem kulturore, ama!) si ajo e viteve '60.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga jumpagel : 20-11-2004 mė 10:22

  10. #90
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-11-2004
    Postime
    6
    Sa per ate pune pse njerezit votuan per Bushin .. shihni ju ketu, kur shkoi mamaja ime te votonte qelloi prane me nje plake zezake 84 vjec .. kur po votonte dhe i tha mamase time: "Te pakten me Bushin e di qe eshte k o q e!" Te tjeret pretendojne qe s'jane. Dhe shtoi: "Vdes per Klintonin. Eshte kaq seksi" -- dhe i tundi vithet e saj tere hire. "Por une nuk do votonja per ate." Per punen e moralit, e ke parasysh.

    Keshtu qe, pavaresisht cfaredo gjoje, edhe se eshte "k o q e", njerezve ju dukej qe e dinin ku qene me Bushin fshatar, gje per te cilen nuk qene te sigurt me Kerry qe ishte si mesalla me dy faqe. Edhe nuk para u ngrohen me Kerry si me Klintonin. Pastaj, ishte edhe reagimi i perbrendshem i kaq e kaq votuesve, te vene konsideratat morale, kulturore dhe te stilit te jeteses perpara cdo gjeje tjeter, edhe me perpara se vete-interesi ekonomik. Vlerat familjare, e ke parasysh? God, guns and gays. (Zoti, koburret dhe homot) Do thoni ju, pse akoma me keto budallalleqe Amerika si Nigeria, a ndonje vend Islamik i Lindjes se Mesme, kur ne Evrope s'i bie ndermend njeriu te zere akoma ne goje Zotin e te diskutoje te pranoje apo jo homoseksualet ne ushtri? E po, keshtu eshte lloji i kafshes, si i thone ..

Faqja 9 prej 9 FillimFillim ... 789

Tema tė Ngjashme

  1. Fatmir Sejdiu
    Nga YlliRiaN nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 18-05-2010, 18:47
  2. Moisiu: Nuk nėnshkruaj shkarkimin e kryeprokurorit Sollaku
    Nga Antimafia nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 30-09-2007, 18:11
  3. A po realizohet teoria e konspiracionit hebre?
    Nga DEN_Bossi nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 12:27
  4. Papa Gjon Pali II, ndėrron jetė
    Nga Brari nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 152
    Postimi i Fundit: 24-05-2005, 07:13
  5. Strategjia e opozitės nė zgjedhjet lokale
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 08-08-2003, 11:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •