Lexoni gazetat me vemendje or babusha, lexojini! Vetem ato e thone gjithmone, gjithcka, drejtperse(shtremburi)drejti ne te bardhe!
Nje rast i fresket eshte edhe ngjarja e Jaser (Piratit) Arafatit, me jeten e te cilit po behen lojza nga me shumengjyrshet...nje gazete thote i ka hyre dherit me not, por mund te ringjallet..nje tjeter thote se ndodhet ne qiellin e shtate, nje tjeter thote se eshte ne gjendje permiresimi, nje tjeter thote "edhe keshtu edhe ashtu por ndoshta njashtu"....e me rradhe.
"Eh sa allate ka zanati" i thone nje muhabeti!
Kam munguar tek kjo teme (se mos i krisi tava no 1 robi?!) me nje rendesi te padiskutueshme, sepse kam menduar se nuk ja vlen te harxhohen minutat duke konsumuar qelizat e trurit per ti bere moral politikes bushiste me Co e mgjth e mora guximin.
A durohet Bushi edhe 35.040 ore te tjera?! Eshte njesoj sikur te besh krushqi me J.Bregun per perjetesi.
Fitorja e Bushit nuk eshte aspak atribut i "produktit" te 4 vjecarit te shkuar. Kete e dine edhe "qytetaret" qe shkojne me pushime ne pavionet psikiatrike.
Nje force shume me e madhe qendron pas bushizmit dhe e ardhmja e amerikes duket shume e lekundur. bubushka, eshte jo me teper se nje kukull e prodhuar ne skenat hollivudiane nga CEO-te e Korporatave te medha.
Me nje lajm te tille qe kur e degjova, sikur me qelluan me ēekiē ne balle, (se mos Kerry ishte me i sakte) edhe "behari" eshte bere vrer dhe do te "mungoje" ne 4 vjecarin e ardhshem, pasi Bushi e ka shnderruar ameriken ne nje acar (dimer te ashper ekonomik) ekonomik, shume veshtire per t'u ndrequr, ku dollari ne raport me monedhat e tjera po i merret fryma vazhdimisht, i ndodhur nen mberthimin e vazhdueshem te asthmes bushiste. Leku po fuqizohet si kurre ndonjehere perkundrejt dollarit...mendohu se deri ku paska arritur muhabeti! Behuni realiste!
O burra, kot ziheni me "kulture" si kafshe prej qyteti.
Ne jemi dhe do te mbetemi te huaj ne Amerike, sado no 1 kokerr prej jush te kete 10 a 20 vjet, apo edhe sikur te kete lindur ketu, nuk do te thote se tashme eshte amerikan dhe po "jeton endrren amerikane" e cila do te jete gjithmone utopi per ne.
Amerikan i vertete eshte ai qe ka 1 milion e siper (pllaka floriri -lol-) dollare ne sirtaret bankare.
Ka erdhur koha te mendoni per koken tuaj, te mblidhni reckat e te shkoni ti beni prite klyshave binjake, neokomuniste, Nanovisto-Saliniste, se ata e kane fajin qe ne ndodhemi ne katrahuren te cilen po e vuan amerika. Ameriken e zgjodhem vet dhe nuk na terhoqi bushi zvarre deri ketu. Per sa kohe i keni te gjitha pjeset e trupit, beni derman kokes se bushka nuk i rruan sqetllat per njeri. Per vete ai e ka siguruar jetesen te mbijetoje qofte e ne Mars apo Jupiter...tashme i ka bere planet.
Kane erdhur kohe te veshtira, optimizmi eshte bere stoli e amerikaneve milionere, ndersa ne te na rrojne ēelsat e kashtes. E mgjth per sa kohe te egzistoje Shqiperia si Shtet, besoj se ende nuk ka vdekur shpresa!
Ne keto kohe te veshtira, uroj: Zoti ju falte jeten dhe te dashurit e zemres!
Krijoni Kontakt