Close
Faqja 7 prej 13 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 128
  1. #61
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anėtarėsuar
    19-02-2015
    Postime
    3,402

    Pėr: Figura Te Shquara Shqiptare

    STAN DRAGOTI-Regjisori dhe producenti mirėnjohur i Hollivudit, me origjinė shqiptare

    Stan Dragotit, njihet nga shqiptarėt si shqiptari qė "shembi" muret e Hollivudit, ose njeriu qė bėri rizgjimin e ėndrave Njujorkeze me filimin e famėshėm "I love New York", thuhet se ai ka lindur mė 4 tetor 1932 nė New York City.

    Preardhja e tij ėshtė shqiptare. Vjen nga njė familje Tepelenase qė kanė emigruar shumė herėt nė ShBA. Babai i tij Asllan nga fshati me peisazh tėrheqės, Dragot (mbiemrin e tė cilit mban edhe artisti) i Tepelenės dhe nėna e tij Bahrie nga qyteti i lashtė Tepelenė. Hapat e para tė kėtij gjeniu filluan qė nė fėmini.

    Nė moshė tė vogėl ishte tepėr kureshtar dhe i interesuar t'a shpenzonte kohėn pėrballė programeve televizive. C'do film qė shikonte ishte i apasionuar ta komentonte me motrat dhe prinderit. Qė nė moshėn 7-vjec filloi tė vizatonte, imagjinonte dhe shumė skicime tė moshės.

    Sipas Wikipedia, thuhet se kėto ishin dhe zanafillat tė cilat e ēuan ėndrėn e tij realitet. Mbaroi njekohėsisht kolegjin nė "Cooper Union" New York dhe shkollėn e arteve vizuale. Ai bashkėpunon akoma qė prej vitit 1968 me kolegun e tij Charli Moss. Stani bėri ėmer qė nė hapat e para kur filloi drejtor i njė filmi ,qė pati sukses tė pabesueshėm. Disa nga shitjet i kalonin shifrėn 200 milion dollar tė ēdo prodhimi tė kompanis sė tij. Njėkohėsishtė filloi tė realizonte reklama pėr gjigandet e industrisė sė linjave ajerore dhe atyre sė prodhimit tė makinave. Njeri intiligjent dhe krijues duke i vėnė nė shėrbim tė kohės. U bė tepėr i njohur dhe i kėrkuar pėr vetė kohėn.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

  2. #62
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anėtarėsuar
    19-02-2015
    Postime
    3,402

    Pėr: Figura Te Shquara Shqiptare

    ANTONIO KRYEZI – KRYEMINISTĖR I GREQISĖ 12 DHJETOR 1849-16 MAJ 1854
    Lindi mė 1796 Troizina nė ishullin Hydra. Ishte njė luftėtar dhe udhėheqės nė Revolucionin Grek tė 1821. Ka qenė dy herė kryeministėr i Greqisė. Ka marrė pjesė nė operacionet detare nė Samos (korrik 1821) dhe Betejėn e Spetsės (8 shtator 1822). Sė bashku me Kanarin ka marrė pjesė nė 1825 nė operacionin pėr djegien e flotės egjiptiane nė portin e Aleksandrisė. Nė 1828 emėrohet kapiten i (i parė marinės greke nė kėtė rast). Nė 1836 bėhet ministėr i Mariners Armansperg Qeverisė. Ai gjithashtu ka shėrbyer nė tė Sekretarit tė qeverisė sė Aleksandrit Marinės. Nė 12 dhjetor tė 1849 bėhet kryeministėr duke zėvendėsuar njė tjetėr arvanitas kryeministėr Kanarin. Vdes nė moshėn 69 vjeē nė Athinė mė 1865. Ishte martuar me Qiriakula Bullgari nga njė familje arvanitase e njohur.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  3. #63
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anėtarėsuar
    19-02-2015
    Postime
    3,402

    Pėr: Figura Te Shquara Shqiptare

    Gjon Gazulli

    Gjon Gazulli [1] (latinisht: Johannes Gasulus ; kroatisht: Ivan Gazulić,[2] Ivan Gazul,[3] Ivan Gazoli,[4] serbisht : Jovan Gazulić; Mendohet tė jetė nga Mirdita, ose Zadrima e Shkodrės, 1400 - Dubrovniku, 19 shkurt 1465)[3] prift shqiptar dominikan, humanist, matematikan, astronom ndėr mė tė shquarit tė kohės (njihet edhe si Gjon Gazuli, Gjin Gazulli dhe Johan Gazuli) ishte diplomat nė shėrbim tė Skėnderbeut e ambasador i tij nė Raguzė. Gjoni ishte vėllai i Pal Gazullit dhe Andrea Gazullit. Nė dokumentet e kohės : "Johannes Gini Gazulo, artium doctor, astronomus praeclarissimus" (Gjon Gjin Gazulli, doktor i shkencave dhe astronom shumė i ēmuar) qė edhe profesor i Universitetit Al'Bo' tė Padovės, ku sot ndodhet fakulteti i juridikut.

    Gjon Gązulli ka qenė njė ndėr figurat mė tė shquara tė shkencės europiane tė shekullit tė XV. Veprimtaria e tij shtrihet nė atė hark kohor qė lidhė dy prej epokave ma nė shej tė kohės: humanizmit dhe Rilindjes Europiane. Duke marrė parasysh shtrirjen e veprimtarisė sė tij: astronomi, matematikė, fizikė, filozofi, diplomaci, arte, mund tė thuhet pa frikė se ai ka qenė njė enciklopedi e kohės sė vet.

    Padyshim, dy lamijet ku ai shkėlqeu mė shumė janė astronomia dhe diplomacia. Qė tė mund tė hidhet dritė mbi jetėn dhe vepren e tij, ėshtė e domosdoshme tė gjurmohen arkivat e kohės : tė Padovės, tė Budapestit, tė Venecies, e sidomos tė Raguzės (Dubrovniku i sotėm – ku ai jetoi e punoi mė gjatė). Janė veēanėrisht me vlerė seritė e mėposhtme arkivore : Diversa Notarie ; Acta Consilii Rogatorum ; Acta Consilii Minoris ; Lettere et commissione Levantis ; Testamenta Notarile etj.

    Por edhe arkivat private kanė vlerė tė madhe. Ndėr ta do tė kujtoja: Arkivin e Fondeve Private Bassegli-Gozze. Duke qenė se Gązulli ushtroi veprimtarinė e tij si nė Itali, nė Raguzė, ashtu edhe nė shumė vende tė tjera europiane ku e ēoi detyra e tij diplomatike e shkencore, tė dhėna tė vlefshme jep edhe literatura e kohės mbi kėtė enciklopedi shqiptare. Rreth veprimtarisė sė tij shkencore gjendemi nė njė vėshtirėsi tani pėr tani tė pakapėrcyeshme : duhet tė kėnaqemi sa na japin autorė tė tjerė pėr tė, veēanarisht Grmek, Boshkoviē, Juriē, Musantius, Appendini (sidomos ky), Johannsis de Monte Regio, Brotto – Zonta, etj ; pse libri i tij pėr tė cilin Jan Pannoni, oborrtar i mbretit tė Hungarisė Matia Korvini i shkruan: “……ai libri i Juej ku do mendime tė kapėrthyeshme tė astrologėve tė vjetėr …i gjetem tė shtjellueme nė dritė tė diellit”, fatkeqėsisht nuk mė ka ra nė dorė e duhen kėrkime tė posaēme, ndoshta nė Budapest.

    Astronomi[redakto | redakto tekstin burimor]
    Gązulli, simbas autorėve tė ndryshėm, gjuhėsh e kombėsish tė ndryshme, na sillet herė me emrin Gjon e herė Gjin (natyrisht edhe Joanis, Giovanni etj., por qė ėshtė e njėjta gjė), ashtu edhe me mbiemėr tė pakristalizuar, si Gązulli, Gazulis, Gaxuli, Gazzolo etj., por qė ėshtė fjala gjithmonė pėr tė njėjten figurė historike e shkencore. Format Gjon e Gjin janė njė ngatėrrim i thjeshtė me emrin e tė atit qė quhej Gjin.

    Nėse Gjoni lindi nė Shqipėri, apo nė Raguzė ku ishin strehuar shumė familje shqiptare mbas trazirave tronditėse tė pushtimeve osmane, sidomos aty nga fundi i shekullit XIV e fillimi i shekullit XV, autorė tė ndryshėm e ngatėrrojnė kėtė temė, por njė gjė ėshtė e sigurtė: familja e tij i pėrkiste atij trungu fatlum tė Gazullorėve qė i la emėr tė pashlyeshėm vetes nė historinė kombėtare pėrgjatė gjashtė shekujsh.

    Nė atė kohė nė Raguzė u ngulėn shumė familje shqiptare, si Gjon Durrsaku (Johannes de Durachio), i biri Domenik Durrsaku, piktor i pėrmendur, Marin Beēikemi, e sa tė tjerė, ndėr ta arkitektė tė famshėm, qė lanė vepra monumentale, e simbas G. Gelcich, “janė vepra tė gjenisė e mjeshtėrisė shqiptare”.

    Po nga kishte ardhur familja Gązulli nė Raguzė ? Pėr kėtė na ndihmojnė vepra autentike arkivore: Regjistri i Kadastrės dhe i shitblemjeve pėr krahinėn e Shkodrės i viteve 1416-1417, qė ruhet nė Arkivin e Shtetit nė Venedik (Archivio di Stato di Venezia) (Shih edhe : Giuseppe Valentini “Acta Albaniae Veneta”, pjesa II, vėllimi VIII, ku zihen nė gojė si pronarė nė Zadrimė, veē tė tjerėsh, edhe Bardh Gązulli, Dedė Gązulli, Klamada Gązulli e Mankez Gązulli).

    Gjyshi i Gjonit quhej Pal, njė emėr qė sot e kėsaj dite, bashkė me atė Gjon, pėrsėriten prej brezi nė brez nė kėtė familje, si ėshtė zakon nė Veri tė Shqipėrisė. Ndėrkohė xhaxhai i tij, Matia, qė cilėsohet shumė i pasur, ndeshet qoftė nė Raguzė, ashtu edhe si prift nė Barbullush.

    Pra, edhe nėse familja Gązulli, ose njė pjesė e saj, lėvizi, apo jetoi edhe nė Raguzė, pėr shkaqe historike, ajo rrėnjėt i ka pasur pėrherė nė Shqipėrinė Veriore. Mbiemni Gazulli, apo Gazullorė, qė gjendet nė Veri qysh nė krye tė kohės (si nė Sapė –pra Zadrimė-, Kashnjet, por edhe nė Fan e Kabash), duhet tė ketė edhe njė shpjegim tė thjeshtė etimologjik: gazullor nė atė kohė e mė herėt do tė thonte gazmor i tė sotmes. Bie fjala, te Zef Serembe ndeshim: Kangjelė gazullore, qe nė shqipen e sotme do tė ishte “Kangė gazmore”. Ėshtė mundėsia pra, tė mendohet se ndonjė i parė i fisit tė ketė qenė njeri i gėzueshem, i hareshem, hokatar – si i thonė popullorēe - , e tė jetė thirrur pikėrisht pėr kėtė, bie fjala, Pal Gazullori, qė sot do tė ishte Pal Gazmori. Por ndėrsa mbiemni cilėsor “gazullor” ndėr shekuj asht shndėrruar nė “gazmor”, mbiemri i familjes, siē ėshtė e natyrshme, ka mbetur i ngurrtėsuar, Gązulli. Gjithėsesi, si Gjoni, ashtu edhe Gazullorė tė tjerė nė shekuj, mbesin pinjollė tė shquar tė njė trungu tė padyshimtė shqiptar e mė ngushtė tė Shqipėrisė Veriperėndimore.

    Duhet shėnuar se dokumentat mė tė besueshme mbi prejardhjen e Gązullit duhet tė mbahen njė Testament Noterial i Mati Gązullit (Arkivi Historik i Dubrovnikut) i datės 24 shtator 1426, ku caktohet si trashigimtar (pse vetė Matia ishte prift) nipi i tij Gjoni, i biri i Gjinit, nipi i Palit. Po ashtu, nga njė prokurė noteriale e datės 02.06.1428 Gjon Gązulli deklaron se gjatė studimeve nė Padova ka lėnė njė arkė me libra dhe sende tė veta, e se cakton si tė plotfuqishėm tė tij Anton Vuēetėn nga Raguza pėr tėrheqjen e arkės.

    Nga kėto dy akte gjejmė tė dhėna qė dėshmojnė se Pali (gjyshi i Gjonit) ishte nga Zadrima (de Sapa), ashtu si ishin prej asaj ane edhe smumė tė tjerė qė pėrmenden nė kėto dokumenta tė ardhun prej Deje (Vau i Dejes), Pultit, Ulqinit e Tivarit, tė gjitha treva shqiptare. Kėto dokumenta kaq tė vlefshėm kanė njė mangėsi keqardhėse : asnjeri nuk ban fjalė pėr datėlindjen e Gjonit apo pėr kohėn kur filloi shkollimin.

    Pse kjo mangėsi, kur dihet sa e zhvillueme ishte Raguza aso kohe e se ruhen sot e kėsaj dite tė gjithė rregjistrat i lindjeve ? Pėrgjigjen mund ta gjejmė tek njė dokument tjetėr, protokollin e dhėnies sė gradės doktor shkence nė Universitetin e Padovės (shih Brotto-Zonta, Acta graduum Academicorum Gymnasii Patavini”, ku Gjoni quhet Johannis q. Gini GaxoliI de Aalbania (Gjoni, i tė ndjerit Gjin prej Shqipnie), ēka dėshmon jo vetėm pėrkatėsinė e tij etnike, por edhe faktin qė (bashkė me mungesėn nė regjistrat e lindjeve nė Raguzė) Gązulli kishte lindur nė Shqipėri e nė Raguzė ishte i ardhur, ndoshta te xhaxhai i tij prift e i pasur, Mati Gązulli. Pra mungesa e regjistrimit tė lindjes sė tij nė regjistrat e lindjes nė Raguzė dhe cilėsimi “DE ALBANIA” e bajnė tė padyshimtė vednlindjen e tij nė Shqipėri. (Kujtojmė edhe se qytetarėt e Raguzės nė dokumenta tė viseve tė tjera cilėsohehshin “DE RAGUSA” duke qenė kjo, ashtu si Venediku, Republikė mė vete).

    Atėherė, ku duhet ta vendosim datėlindjen e Gązullit ? Sigurisht aty nga fillimi i shekullit XV, derisa mė 1428 ai kishte krye studimet nė Universitetin e Padovės.

    Ndriēimi i veprimtarisė sė Gązullit si shkencėtar, fatkeqėsisht, mund tė bėhet vetėm nėpėrmjet referimeve tė tėrthorta, sepse nuk ėshtė gjetur asnjė vepėr tė tij.

    Historiani i madh Francesco Maria Appendini, nė veprėn e tij “Notizie istorico-critiche sulla antichitą, storia e letteratura de Ragusa”, II, Raguzė 1803, shkruan pėr njė letėr tė J. Ēesmiēkit ku thuhet: “Libri, pėr tė cilin flitet nė kėte letėr, duket tė ketė qenė botuar dhe ndoshta nuk ėshtė vepra e vetme e shkruar nga Gjon Gązulli. Ky hamendėsim fiton njė mundėsi ma tė madhe sepse nė tabelėn kronologjike tė Musantio-s, Gązullin e ndeshim ndėr matematikanėt mė tė mėdhej tė shekullit XV”. (Shih edhe: Giovanni Domenico Musantio, “Tabulae chronologichae”, 1740). Atė e pėrmend edhe njė bashkėkohės i tij i shekullit XV, astronomi Johan Myler nga Kėnigsbergu. Poashtu astronomi Georg Peurbach nė veprėn e tij «Theoricae novae planetarum» sjell edhe njė vizatim tė Gązullit. Ndėrkaq historiani rus i shkencave tė sakta V. Zubobi thotė se veprėn e tij tė madhe mbi astronominė Gązulli e botoi mė 1438. Pra, gjithėsesi, kėto janė njė pjesė e vogėl e dėshmive tė tėrthorta qė flasin pėr Gązullin astronom me famė evropiane.

    Si arrijti ai deri kėtu ? Simbas gjithė gjasave Gązulli studjoi nė Raguzė, e mandej, nė vitin 1422 shkon nė Padova ky kryen studimet universitare mė 1428, kurse mė 31 janar 1430 mbron doktoratėn nė njė atmosferė me ngjyra tė theksuara atdhetare pse aty morėn pjesė shumė arbėreshė tė Italisė ashtu edhe shqiptarė tė tjerė tė ardhur kryesisht nga Raguza (pėrmendin pjesmarrjen e tyre nė kėtė datė tė shėnueme Gjergj Gaspri, Andrea Durrsaku etj.).

    Mbas doktoratės Gązulli niset « me mision » nė Itali e Francė (do tė ishin misione tė natyrės diplomatike pse mbi Ballkan po bėnte gjėmėn gjysėhėna) e mandej kalon disa vite nė Raguzė, deri mė 1439 kur mori Katedrėn e Matematikės po nė Padova. Nė Raguzė ai thellon kėrkimet e tij nė lamė tė astronomisė. Sot e kėsaj dite nė Bibliotekėn e Raguzės (Dubrovnikut) ruhen disa shėnime kritike mbi veprėn mė tė shquara tė asaj kohe Theorica novae planetaruum tė astronomit vjenez G. Purbah. Pa dyshim qė pėrmasat e Gązullit astronom, sadoqė pėrsėri tėrthoras, dalin nė lidhjet e vlerėsimin e tij nė oborrin e mbretit hungarez Matia Korvini.

    Shumė studjues kroatė, marrėdhėniet aq tė mira nė mes Raguzės dhe mbretėrisė mė tė fuqishme e mė tė zhvilluar tė kohės, Hungarisė, i shohin tė kushtėzuara edhe nga personaliteti i Gązullit e te fama e tij nė atė kohė.

    Njė pjesė tė mirė tė jetės ai e kaloi nė Raguzė, qoftė nė mes viteve 1433-1439 (para se tė shkonte rishtas nė Padova), ashtu edhe nė vitet e moshės sė shtyrė. Kėtu ai u emėrua nga Kėshilli i tė Urtėve (kujtojmė se Raguza ishte Republikė e pavarur) Rektor i Shkollave tė Raguzės. Kėtu edhe u bė astronom i njohur nė mbarė Europėn, aq sa, mbreti i Hungarisė, nėpėrmjet njė letre derguar Kėshillit tė tė Urtėve tė Republikės, i lutet atij qė Gązulli tė shkonte nė oborrin e tij e tė udhėhiqte studimet astronomike. Nė njė letėr tė dytė datė 26.06.1459 Kėshilli i Republikės njoftonte rishtas lartmadhėrinė e tij Korvini se po pėrpiqeshin ti mbushnin mendjen Gązullit tė shkonte atje, po ky gjente si shkak kundėrshtimi moshen e tij. Teoria e tij e “yjėsive qiellore” tashmė ishte bėrė mbizotėruese nė botėn shkencore qė do tė printe Kopernikun. Ja njė fragment nga letra e Ēesmiēkit, edhe ky shkencėtar i shquar kroat e ish nxėnės i Gazullit, tashti nė oborrin e Matia Korvinit, drejtuar pikėrisht Gjonit: “Ju jo vetėm keni plotėsuar shpresėn tonė, por keni bėrė edhe mė shumė. Libri, tė cilin na keni dhuruar, na pėlqen pa masė. Ai ėshtė aq i mbushur me dijeni e risi, sa qė leximi i tij na ka sjellė kėnaqėsi sikur edhe studimi me interes tė jashtėzakonshem. Pranojmė se aty kemi gjetur sqarime pėr disa thėnie tė ngatrruara tė astronomėve tė lashtė, qė prej kohėsh kemi dashur ti kuptojmė. Pėr kėtė arėsye ju porosisim me gjithė shpirt qė tė mos pėrtoni tė vazhdoni tė shkruani e t’i jepni fund veprės sė filluar, e cila do tė ketė rėndėsi tė madhe pėr shkenctarėt dhe pėr famėn Tuaj ………….. Angazhohuni tė punoni pėr llogarinė tonė e me shpenzimet tona sferat armilare tė Ptolomeut, pėr arėsye se kėtu, nė Mbretėrinė e Hungarisė, nuk kemi njė mjeshtėr, i cili tė dijė t’i punojė ato … “ Mbas vdekjes sė Gązullit mė 1465, kėtė vend, pra tė astronomit nė Oborrin Mbretėror tė Hungarisė, e zuri Johan Myler, ma i famshmi i astronomėve tė kohės, qė, nė veprėn e tij mė tė rėndėsishme botuar pikėrisht aty (Budapest) pėrmend shpesh Gązullin, edhe duke iu kundėrvėnė atij mbi disa trajtesa mbi yllėsitė qiellore, ēka dėshmon se Myler nė Hungari u pėrball jo vetėm me famėn e Gązullit, por padyshim edhe me librin e tij, qė na sot nuk e kemi nė dorė. Ėshtė pikėrisht kjo kundėrshti – nė njė anė fama e tij, nė anėn tjetėr mungesa e librave tė tij – qė na kthen gjithēka nė njė enigmė qė sot nuk jemi nė gjendje ta zgjidhim. Kjo nuk ul aspak vlerat e tij mbarė evropiane, siē e dėshmon njė bibliografi e pafund qė gjendet anė e kėnd Evropės : nė Krakov (Poloni), nė Karlsruhe (Gjermani), nė Bibliotekėn e Vatikanit ku Johan Fisher na sjell tabelat astronomike tė Gązullit, e referimet e shumė e shumė astronomėve tė famshėm edhe nė shekujt vijues (Jo qė teoria mbizotėruese e ndarjes sė yllėsive tė qiellit pėr mė se njė shekull mbas vdekjes sė tij mbeti ajo e qujtur e Campanum dhe Gązulli, kurse emri i tij vazhdoi tė pėrmendet nė shumė studime tė shekujve XVI-XVII. Vetėm nė shekullin XVII, kur astronomia gjeti mjete tė reja studimi e ishte shtyrė shumė pėrpara drejt asaj qė njohim sot, Gązulli fillon e pėrmendet ma rrallė, edhe pse autorė tė shquar si Musanti ende i referohen atij si fillesė e njė kandvėshtrimi tė ri astronomik (dmth shkėputja nga astrologjia e mesjetės sė herėshme).

    Humbja (shpresojmė mosgjetja deri mė sot) e veprės sė Gązullit pėr historiografinė e shkencave shqiptare asht vėrtetė njė humbje e madhe. Nė Arkivin e Raguzės ruhen 11 faqe dorėshkrim tė Gjon Gązullit, por ato nuk janė njė vepėr e mirėfilltė, por thjeshtė udhėzues pėr pėrdorimin e astrolabit. Edhe pse vetėm njė udhėzues, autori shfaq aty njė kthjelltėsi tė tillė, qė ka bėrė t’u kthehen studimit tė atyre faqeve tė pakta shumė e shumė studius tė ditėve tona.

    Simbas dokumentave arkivore tė kohės, del se Gjon Gązulli kishte njė prej bibliotekave ma tė pasura pėr kohėn jo vetėm nė Raguzė, por edhe mė gjerė.

    Diplomati[redakto | redakto tekstin burimor]
    Aftėsitė e rralla tė Gjon Gązullit janė shpalosur jo vetėm nė lėmė tė shkencave tė pėrpikta, por edhe si njė prej diplomatėve mė tė shquar tė kohės. Siē dihet, popujt ballkanikė po pėrpiqeshin ti bėnin ballė pushtimit osman. Ishin kohė tė vėshtira jo vetėm pėr Gadishullin, por rrezikoheshin edhe pjesė tė tjera tė Europės, e kėta, ma shumė se me mbėshtetė luftėn e popujve ballkanikė, pėr interesa tė veta, u bėnė aktivė nė mbėshtetjen e kėtyre pėrpjekjeve. Qendrat kryesore tė njė diplomacie aktive ishin aso kohe Roma e Budapesti.

    Mision i parė diplomatik i dokumentuar i Gązullit ėshtė udhėtimi i tij pėr nė Romė qė tė takonte mbretin e Hungarisė Sigmundin (parardhėsin e Korvinit) me rastin e kurorėzimit tė tij mbret prej Papės. Ky mision, simbas vetė dokumentave raguziane, i ishte besuar mė tė shquarit tė asaj Republike e me autoritet edhe ndėr hungarezė. Misioni i tij i dytė ėshtė ai i vitit 1435 nė Italinė e Jugut e fill mbas pak nė Slloveni.

    Nė ato vite bashkpunimi nė mes princave shqiptarė e Sigmundit tė Hungarisė ishin dendėsuar shumė. Ka qenė pikėrisht Gązulli ai qė lehtėsoi rikthimin e shumė shqiptarėve nė Atdhe me qėllim forcimin e rezistencės antiosmane, e kjo veprimtari vazhdoi me udhėtime tė shpeshta nė Romė, Firence, Sienė, Lubjanė etj.

    Duke qenė i pėrpirė nė kėto veprimtari tė dendura diplomatike, Republika e Raguzės e liron atė nga detyra e Rektorit dhe emėron nė vend tė tij Pal Gązullin, vėllain e tij, qė cilėsohet ndėr dokumenta “magister, prudens et literatus vir”, qė do tė thotė se kishte kryer edhe ai studime universitare, si dhe identifikohet si vėlla i “magister Johannis Gaxuli”. (Kujtojmė se, si Pali, ashtu edhe vėllaj tjetėr Andrea, do tė pėrmenden mė vonė si bashkėpunėtorė tė afėrt tė Kastriotit). Po afrohej “Stina e madhe e Kastriotit” e vėllezėrit Gązulli, Pali, Andrea, Dhimitri, e mbi tė gjithė Gjoni, do tė kishin njė vend tė rėndėsishėm nė atė “stinė”.

    Nga viti 1443 Raguza shėrbeu si qendėr informacioni pėr Europėn e krishtenė mbi sa po ndodhte nė Shqipėri ku kishin filluar nė masė kryengritjet antiosmane me nė krye Gjergj Kastriotin. Gązulli, si diplomat i sprovuar, u angazhua pothuaj tėrėsisht nė ēėshtjen shqiptare. Nė vitet e para ai bėri sa askush tjetėr pėr tėrheqjen e vėmendjes pėr ēfarė po ndodhte nė Shqipėri duke shfrytėzuar udhėtimet e tij tė shumta diplomatike pėr llogari tė Raguzės. I gjendun nėn trysninė e rrethimeve tė njėpasnjėshmme turke, Kastrioti u kėrkoi ndihmė si Raguzės, ashtu edhe Venedikut, Romės, Napolit e Hungarisė. Me pėrjashtim tė kėsaj tė fundit, tė parėt u mjaftuen me ndihma financiare apo edhe me ndonjė armatim, por jo me njė bashkpunim konkret, pse nuk donin tė hynin nė luftė tė drejtpėrdrejtė me Turqinė. Nė gjithė kėte veprimtari diplomatike, dy ishin “ambasadorėt” shėtitės ma tė rėndėsishėm tė Kastriotit, vėllezėrit Gjon e Pal Gązulli, ky i fundit sidomos me pėrfaqėsimin e Kryezotit tė Shqipnisė pranė Papatit, por edhe si “kėshilltar” i Gjergjit tonė, aq sa qe quajtur “mendja e Kastriotit”.

    Por Gjoni, siē do ta tregonte fundi jo i largėt i jetės sė tij, pak e nga pak u tėrhoq nga diplomacia pėr arėsye shėndetėsore e moshe, por shumė historianė janė tė mėndjes se u tėrhoq edhe nga dėshira e zjarrtė t’i ēonte deri nė fund studimet e tij shkencore.

    Ishte pikėrisht nė kėtė periudhė qė doli ma nė dukje roli i Pal Gązullit si diplomat. Duhet thėnė se aty nga fillimi i viteve ’50 e deri sa u vdiq, Pal Gązulli ishte ai qė mbajti lidhjet e Shqipėrisė me Hungarinė, Raguzėn, e me mbarė Gadishullin Apenin.Wikipendia
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  4. #64
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anėtarėsuar
    19-02-2015
    Postime
    3,402

    Pėr: Figura Te Shquara Shqiptare

    Marin Beēikemi
    Marin Beēikemi (1468-1526) i lindur nė Shkodėr, ai studioi e dha mėsim nė Raguzė tė Dalmacisė, nė Breshja tė Italisė sė Veriut, dhe u shqua si Profesor i retorikės nė Universitetin e Padovės. La shkrime tė ndryshme nė gjuhėn latine, shkrimet e tij u pėrdorėn si tekste edhe nė "Scuola degli Albanesi",- ku pėr njėfarė kohe ishte dhe mėsues[1]. Me 1503 botoi nė Venedik njė "Panegjitik" me interes pėr historinė e Shkodrės dhe pėr dėshmitė qė autori sjell mbi qėndresėn e saj kundėr osmanėve, nė tė dy rrethimet e viteve 1474 e 1478. Kėto ngjarje, ku tė afėrmit e tij morėn pjesė, ai i ka jetuar si fėmijė. Vepėrza ka ndonjė tė dhėnė me interes edhe pėr Skėnderbeun, si edhe pėr historinė e mėparshme tė Shkodrės. Autori ėshtė njė stilist i zoti. Me "Pangjirinkun" e tij Beēikemi, si edhe Dhimitėr Frāngu e Marin Barleti, u bėri jehonė pėrpjekjeve tė shqiptarėve pėr tė hequr qafe zgjedhjen turke dhe u shėrbeu atyre perpjekjeve.[2]

    Burimet[redakto | redakto tekstin burimor]
    ^ Tradita e Shkollės Shqiptare
    ^ http://www.uskana.info/showthread.ph...hqiptare&p=640

  5. #65
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anėtarėsuar
    19-02-2015
    Postime
    3,402

    Pėr: Figura Te Shquara Shqiptare

    Pirro i Epirit


    Pirro i Epirit (319-272 p.e.s.) ishte njė nga gjeneralet mė tė shquar tė asaj kohe dhe mbret i Epirit dhe i Molosisė. Ai vinte nga fisi ilir i epirotėve. Ndimues dhe aleat i popujve italian qe ishin nė luftė me Romėn. Thirrej "shqiponjė" nga ushtarėt e tij. U bė i famshėm kur nė vitin 280 p.e.s. kaloi ngushticėn e Otrantos me 20 000 kėmbėsorė, 3000 kalorės dhe rreth 200 elefantė, pėr tė luftuar kundėr Romės, e cila rrezikonte qytetin e Tarantos. Nė krye tė ushtrive tė pėrbėra nga molosėt, thesprotėt dhe kaonėt, Pirro arriti fitore tė dhimbshme kundėr ushtrive romake. Nė kulturėn perėndimore sot shprehja "Fitorja e Pirros" nėnkupton njė fitore me sakrifica tė mėdha.

    Historia
    Nė vitin 307, nė moshėn 12 vjeēare, Pirrua u kthye nė Epir me ndihmėn e Glaukut dhe u bė mbret. Por mė 302, kur ndodhej pėrsėri te taulantėt, kundėrshtarėt e tij ngritėn krye dhe shpallėn si mbret Neoptolemin e II, birin e Aleksandėr Molosit. Pasi nuk mund tė kthehej mė nė Epir ai hyri nė shėrbim tė Diadokėve mė nė zė tė kohės, Dhimitėr Poliorketit tė Maqedonisė, Ptolemeut tė i I tė Egjyptit si dhe mbretit Agathokli tė Sirakuzės, ku u njoh me jetėn shoqėrore, administrative dhe ushtarake tė kėtyre shteteve helenistike dhe u kalit nė njė tok betejash. Nė vitin 296, me, ndihmėn e mbretit Ptoleme tė Egjyptit si dhe mbretit Agathokli tė Sirakuzės u kthye pėrsėri nė Epir. Pėr njė kohė e ndau pushtetin me Neoptolemin, pastaj e vrau atė dhe u bė sundimtar i vetėm i Epirit. Pas kėsaj ai i dha fund edhe autonomive qė kishin fiset nė simahinė e mėparėshme. Pirrua erdhi nė fuqi edhe sundoi nė njė kohė kur fqinjtė e Epirit, Mqedonia dhe Greqia, ndodheshin nė njė kaos tė plotė politik dhe ishin dobėsuar nga luftat e gjata e shkatėrrimtare qė bėnin midis tyre pasardhėsit e Aleksandrit tė Maqedonisė, Diadokėt. Nė kėto lufta u pėrzie edhe Pirrua dhe u bė njė nga pretendentėt pėr fronin maqedon. Nė fillim ai ndėrhyri nė luftėn qė bėnin midis tyre dy djemtė e Kasandrit, pas vdekjes sė tė jatit. Nga kjo luftė ai i shkėputi Maqedonisė tokat qė i pėrkisnin Epirit: Paravinė, Tymfenė, Amfilokinė, Akarnaninė dhe qytetin Ambraki, tė cilin i bėri kryeqytet tė mbretėrisė sė vet. Por mbret i Maqedonisė u shpall Dhimitėr Poliorketi. Pak mė vonė Pirrua u lidh me sunduesin e Thrakisė dhe Jonisė, Lisimakun, dhe e dėbuan Dhimitrin nga Maqedonia kurse tokat dhe ushtrinė e tij i ndanė midis tyre. Tani kufijtė e shtetit tė Pirros u shtrinė nė lindje deri nė lumin Aksios (Vardar), nė veri pėrtej Apollonisė kurse nė jug deri nė Peloponez. Por Pirrua nuk mundi t'i mbante gjatė tokat e pushtuara. Lisimaku e dėboi nga njė pjesė e mirė e krahinave maqedone e greke dhe u bė vetė zot i tyre. Rasti e bėri Pirron t'i drejtonte sytė pas kėsaj nga Italia. Tarenti dhe qytete tė tjera greke tė Italisė sė jugut, tė kėrcėnuara nga Roma, e ftuan kėtė pėr ndihmė. Pirrua u kap pas kėsaj ftese dhe filloi tė ėndėrronte pėr krijimin e njė monarkie tė madhe nė perėndim sikurse ajo e Aleksandrit tė Maqedonisė nė lindje. Nė pranverėn e vitit 280 Pirrua zbarkoi nė Itali me njė ushtri tė madhe tė stėrvitur dhe tė armatosur mirė. Kjo ishte mė tepėr njė ushtri mercenare qė Pirrua e kishte mbledhur jo vetėm nė Epir por edhe nė krahina tė tjera tė Greqisė. Ajo pėrbėhej prej 20.000 kėmbėsorėsh tė armatosur rėndė, 300 kalorėsish, 2000 shigjetarėsh, 5000 hobetaisėsh dhe 20 elefantėsh, pėrdorimin nė luftė tė tė cilėve Pirrua e kishte parė nė lindje. Shpenzimet e luftės i kishte marrė pėrsipėr Tarenti, i cili ishte i detyruar t'i jepte edhe ushtri ndihmėse. Ndeshja e parė e Piros me romakėt u bė nė qytetin Heraklea. Pėrleshja qe shumė e ashpėr. Fatin e luftės e vendosėn elefantėt dhe kalorėsia e Pirros. Nga kjo disfatė romakėt humbėn Lukaninė. Nė anėn e Pirros kaluan brutėt, lukanėt, samnitėt dhe pothuajse gjithė qytetet greke tė Italisė sė jugut. Njė vit mė vonė Pirrua ndėrmori njė sulm tė ri kundėr romakėve, tė cilėt kishin grumbulluar kėtė radhė njė ushtri tė madhe qė arrinte deri nė 70.000 vetė. Nė betejėn qė u zhvillua afėr qytetit Auskulum romakėt pėsuan pėrsėri disfatė, por edhe Pirros fitorja i kushtoi shumė. Humbjet e tij qenė kaq tė mėdha sa qė kur e uruan thuhet se u pėrgjegj: "Edhe njė fitore si kjo dhe unė nuk do tė kem me se tė kthehem nė Epir". Prej kėsaj rrjedh edhe shprehja "fitore si ajo e Pirros" e cila pėrdoret sa herė qė duan tė tregojnė pėr njė fitore me humbje tė rėnda. Pas kėtyre dy betejave gjendja e Pirros nė Itali u keqėsua. Forcat e tij ishin dhjetuar kurse Tarenti dhe qytetet e tjera aleate kishin filluar tė lėkundeshin dhe tė ishin tė pakėnaqura. Roma pėrkundrazi kishte akoma rezerva tė mėdha nė njerėz dhe njė mbėshtetje tė shėndoshė nė aleatėt latinė. Pėr Pirron u bė e qartė se lufta kundėr Romės kėrkonte kohė dhe sakrifica tė reja. Ndėrkaq nė Sicili kishin hyrė


    kartagjenasit dhe Sirakuza e kėrcėnuar i u drejtua pėr ndihmė Pirros. Nė kėto rrethana Pirrua vendosi tė bėnte paqe me Romėn dhe t'i drejtonte forcat kundėr Kartagjenės me shpresė se kėtu do tė arrinte fitore mė tė lehta. Kushtet e paqes ishin me sa duket tė favorėshme pėr Romėn, megjithatė senati nuk i pranoi, sepse kartagjenasit, tė interesuar qė ta mbanin Pirron nė Itali dhe tė mos e linin tė hidhej nė Siqeli, i propozuan Romės aleancė dhe ndihme ushtarake. Duke u mbeshtetur nė kėtė aleancė Roma vendosi ta vazhdonte luftėn. Pa pėrfunduar paqėn me Romėn Pirrua u largua nė vitin 278 nga Italia dhe u drejtua me ushtritė e veta nė ndihmė tė Sirakuzės duke lėnė nė Itali vetėm dy garnizone tė vogla. Nė Sicili Pirrua korri nė fillim disa suksese. Ai i theu dhe i ndoqi kartagjenasit pothuajse nga gjithė Sicilia. Vetėm qyteti Lilibea nė skajin jugperėndimor tė ishullit mbeti nė duart e kartagjenasve. Pirrua u nderua nga banorėt e Sicilisė me titullin "prijs e mbret". Monedhat e prera nė Sicili mbanin tani emrin e mbretit epirot. Pas kėtyre fitoreve Pirrua filloi pėrgatitet pėr t'u hedhur nė Afrikė. Por kėtė plan nuk mundi ta realizonte sepse nė marrėdhėniet e tij me qytetet filluan tė lindin mosmarrėveshje tė mėdha. Pirrua po i ngarkonte me taksa tė rėnda dhe sillej me to keq duke ndėrhyrė nė mėnyrė brutale nė punėt e brendėshme dhe duke mos respektuar traditat demokratike tė tyre. Kjo i bėri disa nga qytetet tė ngriheshin kundėr tij kurse disa tė tjera tė hidheshin nė anėn e Kartagjenės. Kartagjenasit nuk vonuan to shfytėzonin rastin. Nė Sicili doli pėrseri njė ushtri e tyre, a cila nė pakė kohė asgjėsoi tė gjitha fitoret e arritura nga Pirrua; nė duart e tij mbeti Sirakuza. Nė kėtė mėnyrė planet e Pirros nė Sicili dėshtuan. Por edhe nė Itali gjendja nuk ishte mė e mirė. Romakėt ishin hedhur nė sulm dhe pasi kishin kapur disa qytete ish-aleate tė Pirros po vepronin me sukses kundėr samnitėve dhe lukanėve. Kjo i detyroi grekėt dhe italikėt qė ishin akoma tė lidhur me Pirron t'i drejtoheshin kėtij prap pėr ndihmė. Pirrua vendosi tė linte Sicilinė ku kishte humbur ēdo shpresė dhe tė kthehej nė Itali. Rrugės ai u sulmua nga flota e Kartagjenės, e cila i shkatėrroi mė shumė se gjysmėn e anijeve. Megiithatė, nė pranverėn e vitit 275 Pirro zbriti pėrsėri nė Itali dhe filloi pėrgatitjet pėr sulmin e ri kundėr romakėve. Beteja vendimtare u zhvillua pranė qytetit Beneventum. Kėtu Pirrua pėsoi disfatė tė plotė. Kampi i tij u kap. Ai vetė mundi tė shpėtonte dhe tė arrinte nė Tarent prej nga, pas pak kohe, u kthye nė Epir. Gjatė mungesės sė Pirros, mbreti i Maqedonisė. Antigon Gonata, kishte rimėkėmbur dhe forcuar shtetin e vet. Autoriteti i Maqedonisė nė Greqi ishte rritur pėrsėri. Sa u kthve nga Italia, Pirro vendosi tė ndryshonte gjendjen e krijuar nė Ballkan dhe tė provonte edhe njė herė tė zinte fronin e Maqedonisė. Pėr kėtė qėllim ai sulmoi Antigon Gonatėn, por mundi t'i shkėpuste vetėm disa toka nga shteti i tij. Pas kėsaj ai u nis pėr nė Peloponez kundėr mbretit spartan, Areut, aleatit tė Maqedonisė. Kėtu ai korri njė varg fitoresh tė reja, por nė njė pėrleshje rrugėsh nė qytetin Argos (nė gjirin a Korinthit) u vra mė 272 dhe ushtria e tij u shpartallua plotėsisht. Pirro ka qenė njė nga udhėheqėsit ushtarakė mė tė shquar tė kohės sė vet. Kur e pyetėn njėrin nga shokėt e Aleksandrit tė Maqedonisė kush ishte tani strategu mė i shquar ai u pėrgjegj: "Pirro, kur tė arrijė nė moshė tė pjekur". Mė vonė strategu i madh i kohės sė vjetėr, Hanibali, i dha Pirros vendin e dytė pas Aleksandrit, kurse vehtes, vetėm tė tretin. Pirro nuk ishte vetėm njė udhėheqės ushtarak i praktikės, por edhe njė teoricient ushtarak. Shumė mendime mbi artin ushtarak ai i shkroi nė kujtimet e tij tė cilat pėr fat tė keq nuk na janė ruajtur. Por Pirro, ndonse ishte njė udhėheqės ushtarak i shquar, me ekspeditat e tij mori pėrsipėr njė barrė qė ishte jashtė fuqive tė Epirit: tė krijonte njė perandori. Kėto plane e hodhėn atė nė njė varg luftash qė pėrfunduan pa sukses. Gjatė sundimit tė Pirros shteti i Epirit arriti kulmin e fuqisė. Luftat e vazhdueshme u forcuan shumė pushtetin e mbretit dhe tė rrethit tė tij; institucioneve tė rendit fisnor iu dha njė grusht i rėndė. Plaēka e luftės dhe robėrit e kapur gjatė betejave e pasuruan aristokracinė epirote dhe e bėnė njė burim pėr zhvillimin e mėtejshėm tė skllavėrisė nė Epir. Por kėto lufta tė pėrgjithėshme i shkaktuan Eprit humbje tė mėdha nė njerėz dhe rėnduan shumė mbi masėn e gjerė tė popullsisė sė Epirit. Pas vdekjes sė Pirros shteti i Epirit u dobėsua. Prej tij u shkėputėn njėra pas tjetrės tė gjitha tokat e pushtuara tė taulantėve, Maqedonisė e Thesalisė. Maqedonia u forcuar e detyroi shtetin e Epirit ta njihte epėrsinė e saj. Aleksandri i 2 ndėr mbretit taulant, Mytilit, tė cilit i shkėputi disa toka nė jugė tė Apollonisė. Por nė njė luftė kundėr maqedonėve ai u mund dhe i humbi pėrsėri tokat ilire tė luginės sė Vjosės. Mbretėria e Epirit u kthye kėshtu pothuajse nė kufijtė e vjetėr tė saj. Pakėnaqėsia e popullsisė nė kohėn e pasardhėsve tė Pirros u shtua edhe mė shumė. Kėtė e shfrytėzoi aristokracia epirote, e cila e shihte me pakėnaqėsi gjithnjė mė tė madhe pėrqėndrimin e gjithė pushtetit nė duart e mbretit. Si pasojė, nė Epir shpėrthyen konflikte tė ashpėra qė mbaruan me vrasjen, rreth vitit 230, tė mbretėreshės sė fundit tė Epirit, Deidameia, dhe me pėrmbysjen a pushtetit mbretėror.

    Pirro gjatė sundimit tė Epirit (297-272 p.e.s.)[redakto | redakto tekstin burimor]
    Nė vitin 297 para Krishtit nė krye tė shtetit tė Epirit erdhi Pirroja, i biri i Bardhylit, mbretit ilir. Ai u bė gjeneral i plotfuqishėm ushtarak dhe krijoi njė shtet te pavarur qe mori emrin e vet Epiri. Gjatė sundimit tė Pirros, Epiri zhvilloi politikė tė pavarur dhe vendosi marrėdhėnie diplomatike me shtetet e fuqishme tė kohės.Epiri njohu njė lulėzim tė jetės qytetare, me veprimtari te dendur ndėrtimesh nė qendrat e vjetra dhe me ngritjen e qyteteve tė reja.Pirroja i zgjeroi kufinjėt e shtetit tė ri tė Epirit nė kurriz tė fqinjėve. Nė veri shkoi deri te lumi Shkumbin, nė lindje deri nė Vardar kurse nė jug pushtoi tokat deri nė Kornit.

    Me kėrkesėn e qytetit Tarant, nė vitin 280 p.e.s., Pirroja zbarkoi me ushtri tė madhe ne Italinė e Jugut. Nė luftėn qė zhvilloi i theu keq Romakėt por edhe Epirotėt pėsuan humbje tė mėdha. Pas disa fitoreve radhazi nė Sicili dhe pas humbjes qė pėsoi nė vitin 273 p.e.s., u kthye nė Epir ku pėrsėri nuk qėndroi i qetė. Me ushtrin e tij hyri nė Greqi, ku u vra gjatė luftės qė zhvilloi mė 272 p.e.s. nė qytetin Argo. Kuriozitet ėshtė vdekja e tij. Ai u vra nga ushtarėt grekė duke pėrfituar sepse njė grua lėshoi njė vazo lulesh nga njė dritare mbi kokėn e tij e tmerruar nga vrasja e tė birit. Por ka dhe njė variant tė dytė, qė tulla ra padashje ndėrkohė qė gruaja u mbėshtet nė ballkon.Wikipendia
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  6. #66
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anėtarėsuar
    19-02-2015
    Postime
    3,402

    Pėr: Figura Te Shquara Shqiptare

    Hasan Tahsini

    Hoxhė Hasan Tahsini lindi mė 1811 nė Ninat afer Sarandės, Shqipėri dhe vdiq mė 1881, ishte rilindas, filozof, matematikan, shqiptar. Dijetar i shkallės botėrore e dhetar pararojė i Rilindjes Kombėtare, pėrveē gjuhės amtare, zotėronte edhe disa gjuhė tė huaja. Ishte njohės i thellė dhe shtjellues i shkencave tė natyrės dhe i atyre shoqėrore; vėzhgues dhe shkoqitės i dukurive mbi gjithėsinė e rruzullimin, themeluesi dhe drejtuesi i tė parit universitet shtetėror nė sulltanatin osman si dhe i “Xhemijet-i Ilmijje-i Arnavudijjź” hoqėria e Dijetarėve Shqiptarė apo Kuvendi Shkencor Shqiptar), institucion qė u pėrdor edhe si “Dār-ul Funłn” (universitet). Kėshtu, i ndjeri hoxhė Hasan Tahsin efendiu u bė dhe mbeti i pari dhe i vetmi shqiptar qė organizoi dhe drejtoi njė universitet ndėrkombėtar; – atė osman, - si dhe ishte ngritėsi dhe drejtuesi i dy nyjeve eprore pėr diturinė shqiptare: Akademinė e Shkencave dhe universitetin e parė shqiptar nė kryeqytetin e atėhershėm tė sulltanatit osman, Stamboll. Ai ishte i pari qė mbolli dhe pėrhapi nė sulltanatin osman shkencat e natyrės dhe ligjet e gjithėsisė e rruzullimit, psikologjinė etj. Por, ishte edhe i pari qė mbolli dhe pėrhapi nė masė mendimin e krijimit tė shtetit tė pavarur shqiptar. Nė historinė e kulturės shqiptare tė Rilindjes Kombėtare, Hasan Tahsini ka hyrė si njė nga figurat mė tė shquara tė shekullit tė XIX, kurse nė historinė e shkencės turke, si mė i larti ndėr tė lartėt dhe, nė historinė e ar...simit tė lartė tė Turqisė, si Rektori i parė i Universitetit tė Stambollit, si ligjėruesi i parė nė shkencat sociale e ato natyrore. Tahsini punoi pėr alfabetin shqip dhe donte ta kishte tė ndryshėm nga alfabetet e gjuhėve tė tjera pėr tė treguar personalitetin e popullit tė tij. Tahsini qe mėsues i Abdylit, Naimit e Samiut, Vaso Pashės, Jani Vretos, Ismail Qemalit e Daniel Oparakut.
    Biografia[redakto | redakto tekstin burimor]
    I ati i tij, Osman efendi Rushiti, - njėri prej tė diturve nė sulltanatin osman, - ishte nga fshati Ninąt, ndėrsa pėr vet tė ndjerin h. Hasan Tahsini, nė asnjė nga burimet e kohės, tė gjetura deri mė sot, nuk shėnohen as vendlindja e as datėlindja e tij. Bashkėfshatarėt: Faslli Nuri Cenia, Merso Birbil Xhafo Kasimi, Musa Shero Musa Sherifi dhe mėsuesi Qemal Ismail efendi Mudźja mė kanė thėnė se Osman efendiu, familjen e mbante pėrherė pranė vetes, nė vend-emėrimet me detyrė dhe se tė bijtė i mėsonte vetė. Rrjedhimisht, mos-gjetja e shėnuar nė ndonjė dokument e vendlindjes dhe e datėlindjes. vjen nga mungesa e amėzės sė shkollės fillore dhe asaj tė mesme. Shemsuddin-Sami Frashėri, nxėnėsi i tij mė i afėrt shkroi, dijetari vdiq nė moshėn 70 vjeē, e dhėnė kjo e rrumbullakosur, pa pėrmendur burimin ku e gjeti. Ndėrsa Lemģ Elbģri nė “Ajllėk Ansiklopedisģ”, (Nr. 51, Istambul, korrik 1948, fq. 1486), shkruan se Hasan Tahsini lindi nė vitin 1813. Datėlindjen e tij s’ e pėrcakton me pėrpikėri as akademiku enciklopedist, Mahmut Kemal Inali, Ky, nė veprėn e vet “Son Āsėr Tyrk Shairlerģ”,(Vjershėtarė turq tė qindvjeēarit tė fundit), Cüz: X, Istambul 1970, fq. 1833, shkruan: “Tahminen 1813 (1228 H.) de Ēamlėk dahilinde Filāt kazasė köylerinden birinde dogdu”: (Hamendėsisht lindi mė 1813 (1228 H.) nė njėrin prej fshatrave tė n/prefekturės sė Filatit tė Ēamėrisė). Deri kur ushtria osmane shembi shtetin gjysmė tė pavarur tė drejtuar nga Ali Pashė Tepelena (janar 1822), –pra, kur ai ishte rreth 10 vjeē, - qėndronte pranė tė atit, me shėrbim nė Prévez. Nga ai vit e deri nė vitin 1831 kur shembėn edhe vilajetin shqiptar tė Shkodrės, Tahsini qėndroi nė Shkodėr, ku i ati i tij qe marrė nė shėrbim nga Mustafa Pashė Bushati. Kjo gjė Osman Efendiun e detyroi tė zbriste nė Berat, ku e emėruan myfti tė qarkut (Mytesarrėfllėkut). Nė Ninat Hoxha Tahsini shkoi kur i vdiq i ati, ku doemos qė iu desh tė merrej me bujqėsi, si tėrė bashkėfshatarėt e vet. Mirėpo, nė kokėn e tij vlonin gjykime tė tjera. Pas rreth tre muajsh, i vėllai, hoxhė Malģqi, - qė i dalloi synimet e tij, - njė ditė nga ditėt i tha: “Pa pse mo vllā tė ka ngėnė sorra trłt e tė ka marrė koka źr. Kėrkon tė marriē sīt e tū e tė veē prapa diellit. Ne kemi māll e gjė mė shumė nga tė tėrė. Pse do qė t’u ktheē krehet e tė humbeē nė anė tė dun-jās?!”. Hasani iu pėrgjigj qetė-qetė: “U do vete pėr kėrkim nėpėr udhėn e glatė pėr tė gjetur diturģ, atė qė e bėn njeriun njerģ...Mallin e gjėrin t’i kam falur, me bār e me gjethe”. (I. D. Hoxha, “Hoxhė Hasan-Tahsin Efendiu”, T., 1998, fq. 13-14). M. K. I. thotė edhe: “Evvelā babasėndan taallüm etdģ. Sonra Istanbul’a geli”. (Sė pari, u stėrvit nga i ąti, pastaj erdhi nė Stamboll). Pra, meqė mėsimet e para i pati marrė nga i ati, – kur qe drejtor arsimi nė qarqe e kur ishte myfti, - vetėkuptohet se i ka munguar amėza shkollore. Prof. Gostivąras, i ndjeri Hasan Kaleshi, nė veprėn e vet “Kontributi i Shqiptarėve nė Dituritė Islamike” (Rijąd, 1412 H (1992, fq. 70) shkruan: “Lindi mė 1812”. Pleqėsia e Shoqatės Kulturore Shqiptaro-Turke “Hasan-Tahsini”, nė njė mbledhje tė posaēme, pasi shqyrtoi ēdo burim tė shkruar dhe gojor, pranoi si tė dhėnėn mė bindėse atė tė prof. H. Kaleshit. Nė Stamboll ai shkoi nė moshė tė pjekur, ndoqi mėsimet nė medresenė “Fatih”. Ku, ngaqė shkėlqente, drejtori-dijetari me emėr, hoxhė Mustafa ef. prej Vidģni¹– i dha edhe mėsime tė veēąnta dhe cilėsimin: “Tahsin” (I pėlqyeshėm, i lėvduar, shembullor). Andej e mbrapa u quajt me emrin e pėrngjitur: “Hasan-Tahsin”. Si mirėnjohje dhe falėnderim pėr mėsuesin dhe vlerėsuesin e vet, vdekjen e dije-dhėnėsit tė tij, hoxhė Hasan-Tahsin efendiu e pėrjetėsoi me kėta vargje: U shkrua me lotėt e Tahsģnit: vdiq dijetari filozof prej Vidģnit. Nė pėrfundim tė studimeve, Tahsinin e emėruan muderriz (mėsimdhėnės) tė filozofisė dhe tė matematikės nė po atė medresé.

    Studimet nė Paris[redakto | redakto tekstin burimor]
    Kur qeveria osmane e pa tė domosdoshme ēeljen e universiteteve nė sulltanatin osman, njė nga tė dy tė zgjedhurit e dėrguar prej saj nė Paris, pėr t’u pajisur me dituritė e nevojshme shkencore, ishte hoxha Tahsini. Njoftimi qeveritar u shpall nė fletoren zyrtare “Xheride-i Havadis”, datė 14. Xhemadi-ul-ąhėr 1273 H.(10.X.1857): “...Ka dalė dekret mbretėror qė urdhėron tė dėrgohen nė Paris Lartėsitė e Tyre, Tahsin Efendiu dhe Selim Efendiu, dy prej myderrizėve tė nderuar, pėr tė mėsuar studentėt e dėrguar nė Paris nga zyrat e shkollat mbretėrore si edhe pėr t’ua mėsuar gjuhėn e bukur turqisht nėnshtetasve tė krishterė tė mbretėrisė osmane qė ndodhen nė Paris. Sė fundi, pėr tė studiuar edhe ata tė dy disa shkenca qė do tė mėsohen nė universitetin qė ėshtė gati pėr t’ u hapur”. Meqė dituritė e tyre nuk mjaftonin pėr fillimin e studimeve atje, Selim Efendiu u kthye nė detyrėn e lėnė tė zėvendės ministrit tė parė tė arsimit, kurse Tahsini qėndroi nė Paris dhe filloi gėrmimet nėpėr bibliotekat e atjeshme.. Brenda njė viti ai arriti tė fitonte tėrė dituritė e nevojshme dhe u regjistrua nė fakultetin e shkencave tė natyrės. Madje, duke vazhduar studimet nė tė, ndoqi si i jashtėm studimet edhe nė fakultete tė tjerė. Bashkėkohės tė tij, nė veprat e tyre, theksojnė se ai pėrsosi frėngjishten dhe u thellua nė fizikė, matematikė, kimģ, biologji, filozofģ, fiziologji, botanģkė, gjeologjģ, shkencat shoqėrore, e sidomos nė filozofģ, gjithėsi e yjėsģ e psikologjģ. M. K. I. Nė faqen 1834 thotė se nė mbarim tė universitetit, e emėruan imam tė ambasadės. Vlen tė pėrmendet se ai Parisin e vlerėsoi, jo vetėm pėr dituritė qė lėvroheshin atje, por edhe pėr bukuritė e pashoqe tė tij, gjė tė cilėn ai e endi dhe e pasqyroi nė kėta dy vargje: Nė qoftė se ke mėnd dhe je i zgjuar, ore zotėrģ, shko nė Parģs! Ata qė nuk shkojnė nė Paris, s’quhen se kanė ardhur nė botė.

    Hapja e universitetit[redakto | redakto tekstin burimor]
    Nė mesin e shkurtit 1868 Tahsini u kthye nė Stamboll, nė pėrbėrjen e grupit qeveritar qė shoqėroi kufomėn e ish- Kryetarit tė Kėshillit tė Lartė tė sulltanatit osman, Mehmed-Fuad Pashait; ai mė 11 tė atij muaji vdiq nė spitalin e Nisės (Francė), ku qe dėrguar pėr shėrim. Oborri dhe Porta e Lartė, Tahsinin e ngarkuan me ngritjen dhe drejtimin e universitetit, pėr ēeljen e tė cilit kishin vendosur qė nė vitin 1866, (Maarif Nezaret-i Teshkilat-i) dhe (Tyrk Tarih Ezxhymém Mexhmuasģ, Nr. 17(94), 1927), po deri atėherė s’ishte gjetur ende njeriu i duhur. Doemos qė nė atė sulltanat gjendeshin plot dijetarė, mjaft tė zotė, po jo “Tahsģn”. Dijetari i ndritur arriti qė tė gjente mėsimdhėnėsit e aftė prej kombesh tė ndryshėm, asokohe brenda sulltanatit osman: Ai, gjithashtu, ndėrmjet njė deti talebźsh tė diplomuar nėpėr medresetė osmane, zgjodhi studentėt e pėrshtatshėm; dhe – siē dėshmon Shemsuddin-Sami Frashėri, - “ditėn e caktuar, nė pallatin “Nana Mbretėreshė” ēeli me aq madhėshti universitetin e parė nė sulltanatin osman”. Nė fjalimin e rastit, me zėrin e tij kumbues para studentėve dhe tė pranishmėve tė tjerė, ai shpalli programin mėsimor-shkencor qė kishte parashikuar tė zbatohej nė atė qendėr dijesh. M. K. INALI nė faqen 1834 tė “Son Āsėr Tyrk Shairlerģ” thotė se Tahsin Efendiu, veē drejtimit tė universitetit, jepte edhe mėsime mbi filozofinė, yjėsinė, gjithėsinė e pambarim tė “Botės sė Madhe” dhe tė “Botės sė Vogėl” e kiminė.Wikipendia
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  7. #67
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anėtarėsuar
    19-02-2015
    Postime
    3,402

    Pėr: Figura Te Shquara Shqiptare

    imar Sinani apo Arkitekt Sinani
    Arkitekt Sinani me prejardhje nga Shqiperia.
    lindi mė 29 maj 1489 nė afersi tė Kajserit nė kohėn e Perandorisė Osmane dhe ndėrroi jetė mė 17 korrik 1588 nė Stamboll, Turqi. Si i ri, Sinani ishte rradhitur ne repartet e Jenicereve tė Sulltanit. Gjate fushatave ne rajone te ndryshme si ushtar i Sulltan Sulejmanit te Mrekullueshmit ai u njoh me arkitekturen ne vende te ndryshme duke filluar nga Egjipti,Persia,Siria etj.Po ashtu Sinani ėshtė i njohur pėr ndėrtimin e ujėsjellėsit `` 40 `` ēezmat (Kėrkēeshme) nė tė Stamboll . Arkitekt Koxha Mimar Sinani ka vdekur nė natėn e 17 korrikut nė vitin 1588 nė tė shtartin e tij kėrkuar duc njė gote (kupe) uje.
    Tyrbeja ku ėshtė varrosur Sinani nė Xhaminė Sylejmanije
    Mimar Sinani ka ndertuar 92 xhami, 52 mesxhide, 55 medrese, 7 daryl-kurra(shkollė per kuran), 20 tyrbe , 17 imaret(Vende ku shpėrndahet ushqim per te varfurit), 13 daryshifa (spitale), 6 rrugė uji , 10 ura, 20 kervansaraje(hotele), 36 saraja , 8 podrume ve 48 de hamame dhe gjithsej bėjnė 384 vepra. Ne Shqiperine Otomane te asj perudhe Arkitekt Sinani ka vene vulen e tij ne xhamine Muradie ne Vlorė dhe xhamine e Plumbit ne Shkodėr .
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Akuamarini : 28-04-2017 mė 16:47

  8. #68
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anėtarėsuar
    19-02-2015
    Postime
    3,402

    Pėr: Figura Te Shquara Shqiptare

    Gjon Buzuku

    Gjon Buzuku ėshtė autori i parė i njohur deri mė sot i letėrsisė shqiptare, shqipėruesi i njė libri kishtar, qė ėshtė quajtur "Meshari" (1555). Kjo vepėr cilėsohet si vepra letrare mė e vjetėr shqipe e botuar dhe ruajtur deri sot. Gjoni ishte prift katolik pėr nga besimi, famullitar i njė kishe nė Shqipėrinė Veriore jo aq larg nga vendi i botimit. Pėr autorin, nga ishte, ku punoi, mbi ē'baza arriti ta shkruante e ta botonte librin e vet, janė pyetje qė ende nuk kanė gjetur njė pėrgjigje tė plotė. Ndonjė gjė tė paktė qė dimė pėr jetėn e autorit, pėr vėshtirėsinė qė hasi, pėr punėn, qėllimin dhe kohėn kur e shkroi ose e botoi veprėn e vet, e mėsojmė vetėm nga parathėnia e librit dhe gjuha e tekstit. "u Doni Gjoni, i biri i Bdek Buzuku"[1] Gjon Buzuku ishte prift katolik pėr nga angazhimi religjioz, i Malėsisė sė Mbishkodrės, mendohet tė ketė qėnė nga Kraja.

    Meshari pėrbėhej nga 110 fletė (220 faqe). Kopja e librit qė ka arritur ėshtė e cunguar, pėrbėhet nga 94 fletė (188 faqe). Kėsaj kopjeje i mungojnė 16 faqet e para, ndėr to edhe kopertina me faqen kryesore. Duke qenė se Meshari ėshtė pėrkthim i teksteve tė njohura liturgjike dhe pjesėve tė Dhiatės sė vjetėr dhe Dhiatės sė re, ai nuk ėshtė shumė i vėshtirė pėr t’u interpretuar, me gjithė ortografinė e ndėrlikuar, gjuhėn arkaike, gabimet e shumta tė shtypit e mungesat e fjalėve. Tė 188 faqet e tekstit pėrmbajnė 154 000 fjalė me njė tėrėsi fjalori prej rreth 1500 leksemash, dhe janė njė minierė ari e vėrtetė pėr leksikografėt dhe gjuhėtarėt historikė. Pėrmban lėndė tė ndryshme kishtare dhe pjesėt kryesore tė liturgjisė katolike. Kjo pėrmbajtje flet pėr pėrdorim tė gjuhės shqipe nė shėrbesat fetare, lidhur siē duket me pėrpjekjet pėr pėrdorimin krahas latinishtes edhe tė gjuhėve amtare. Meshari ėshtė botuar me alfabetin latin tė tipit gjysmėgotik, i zakonshėm nė atė kohė nė Italinė veriore. Kryesisht pėr tingujt e gjuhės shqipe qė nuk i ka latinishtja (g, gj, th, dh, z, x, i) ka edhe pesė shkronja tė posaēme, qė kanė pėrngjasim me disa shkronja tė alfabetit cirilik. Autori shihet se ndjek njė traditė mjaftė tė konsoliduar tė shkrimit tė shqipes, tė cilėn do ta vijojnė edhe autorėt pasardhės tė Shqipėrisė veriore. Qenia e njė tradite letrare tė mėparshme shfaqet edhe nė gjuhėn relativisht tė pėrpunuar tė veprės. Nė pasthėnie shprehen shkoqur ndjenjat atdhedashėse qė e kanė frymėzuar, dėshira e tij pėr tė ndritur mendjen e bashkatdhetarėve. Nė veprėn e Buzukut gjejmė ndonjėherė edhe pjesė tė njė proze tregimtare me vlera letrare, tė shkruara me gjuhė tė qartė dhe tė kuptueshme. Bie nė sy puna e tij, ose e traditės sė, mėparshme, pėr pasurimin e shqipes me fjalė tė reja, nė mes tė cilave ka mjaft fjalė tė sferave tė jetės mendore. Si vepėr e parė shqipe e njohur, "Meshari" ka rėndėsi tė madhe pėr historinė e kulturės, nė mėnyrė tė veēantė pėr historinė e shqipes sė shkruar dhe tė letėrsisė shqiptare. Ėshtė dėshmi e shqipes nė shek. XVI, nė njė fazė kur nuk ishin zhvilluar ende njė pjesė e dallimeve dialektore tė mėvonshme. Me gjuhėn nė njė masė tė mirė tė standardizuar e tė kodifikuar, si koine letrare qė u ngjit e u zhvillua me veprat e autorėve tė Veriut nė shekujt XVI - XVIII, vepra e Gjon Buzukut hapi njė etapė tė re nė lėvrimin e shqipes si gjuhė e shkruar kulture.

    Burimi i tė dhėnave[redakto | redakto tekstin burimor]
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

  9. #69
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anėtarėsuar
    19-02-2015
    Postime
    3,402

    Pėr: Figura Te Shquara Shqiptare

    Nermin Vlora Falaschi

    Nermin Vlora – Falaschi lindi mė 18 prill tė vitit 1921 nė Tiranė. Filloi nxėnien e diturive fillestare nė shkollėn Motrat Qiriazi dhe mėtej tė mesmet gjithėmonė nė Tiranė pranė Institutit Femėnor Nana Mbretneshė . Nė moshė mjaftė re (17 vjeēe), njohu oficerin italian Enzo Flaschi me tė cilin u martua dhe para ardhjes se komunistėve nė pushtet ajo u largua me bashkėshortin e vet pėr nė Itali. Nermin Vlora filloi tė meret me shkrime dhe pėrkthime qė nė bangat e shkollės sė mesme kur pėrkthente poezi nga gjuha frėnge dhe italiane pėr radion e Tiranės. Nė Itali ajo studjoi shkencat juridike nė dhe kėshtu u pajis me dituri tė gjėra. Fliste disa gjuhė dhe kjo qe njė pasuri tejet e vlefshme qė i ndihmoi sidomos nė gjurmimet e saja njėzet vjeēare mbi ēeshtjen etruske ku bėri deishifrime-pėrkthime tė kėsaj gjuhe nėpėrmjet tė idiomave tė gjuhės shqipe dhe pohonte se kjo gjuhė mund tė spjegohet vetėm nėpėrmjet tė tyre. Kjo ēėshtje u bė temė e rrahur nga shumė shkencėtarė tė kesajė lėmie nga tė cilėt njė pjesė pajtohej me Zonjėn Nermin, disa shprehnin bindje tė tyre pas anuar pėr ose kundėr et disa e hidhnin poshtė plotėsisht tezėn e parashtruar tė "pėrkthimit shqip". Puna dhe interesimi saj zgjėrohet me shum sukses nė lamitė e letėrsisė, arkeologjisė, historisė dhe gjuhėsisė dhe antropologjisė (Rėndėsia e figurės sė gruas nė Iliri dhe Profili i grave shqiptare nė histori). Shkruan nė shqip dhe italisht dhe pėrkthen pėrpos nga italishtja (Ismail Bej Vlora) edhe nga anglishtja (Kujtime (Ismail Qemali). Pėrndryshe, ndėr veprat mė tė njohura pėrmenden (sipas vitit tė botimit) :

    1967 Zotėruesi i kohės ;
    1973 Nga gjysėmhėna tek hėna ;
    1979 Momente kolombiane ;
    1971 Enesėrmja e Kohės ;
    1972 Kina ;
    1979 Konsiderime mbi civilizimin Ēibēa ;
    1984 Pellazgėt, Ilirėt, Etruskėt, Shqiptarėt ;
    1989 Etruskishtja gjuhė e gjallė etj.
    Nermin Vlora Fallaschi vdiq mė 2004 duke lėnė pas vehtes njė pasuri, njė monument tė gjallė shkrimesh me njė vlerė tė jashtėzakonshme.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

  10. #70
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anėtarėsuar
    19-02-2015
    Postime
    3,402

    Pėr: Figura Te Shquara Shqiptare

    Princesha shqiptare e Egjiptit
    Ajo ishte njė princeshė dhe njėkohėsisht njė mbretėreshė fanatike, qė do ta kishte pėr turp ta shpallnin gruan mė tė bukur nė botė. Emri i saj ėshtė Fauzia (Fevzia) Fuat Ali ose e njohur ndryshe edhe si Fevzia Fuat Shirin.
    Fevzia ishte stėrmbesa e tij, vajza e Fuatit, i cili ishte bir i Ismailit, djalė i Ibrahim Pashės. Gjyshi i saj, Ismaili nė vitin 1867 vendosi titullin e lartė Khedive nė mbretėrinė egjiptiane, titull i cili ngeli deri nė vitin 1914 kur i biri i tij dhe babai i Fevzies e shpalli veten mbret dhe shkėputi tė gjitha lidhjet me Perandorinė Turke tashmė tė shkatėrruar. Pas 1917 do tė quhej sulltan dhe pas vitit 1923 ai do tė shpallej pėrsėri mbret. Ndėrtimi i Egjiptit modern Egjipti do tė fillonte tė bėhej modern me ndėrtesa tė bukura dhe me njė infrastrukturė moderne, ėshtė vepėr kryesisht e Ismailit, po ashtu edhe me hedhjen e bazės pėr ndėrtimin e Kanalit tė Suezit, tė cilin do ta pėrfundonte i biri Fuat sė bashku me vėllanė Said, emrin e tė cilit do tė merrte dhe Porti Said. Njė nga veprat e tij mė tė bukura ėshtė shndėrrimi i ishullit tė shkretė nė derdhje tė lumit Nil, nė njė Parajsė Tokėsore. Sot atje ėshtė qendra mė e madhe kulturore dhe artistike e Egjiptit dhe mban njė emėr shqiptar, pėr tė cilin do tė shkruaj njė herė tjetėr. Do tė ishte Mbreti Ismail ai, qė do ta transformonte Egjiptin nė njė nga vendet mė kozmopolite dhe do tė hapte rrugėn e modernizimit, I edukuar nė Paris dhe Vienė, njohės i shkėlqyer i njė numėr gjuhėsh europiane,“Shqiptarėt e Misirit”, njohu njė rritje tė madhe. Shqiptarėt ishin vendosur kryesisht nė Kajro dhe Aleksandri dhe zinin poste kyēe nė administratėn dhe ushtrinė egjiptiane. Mė poshtė keni tė gjithė portretet e sundimtarėve tė Egjiptit qė nga 1805 deri nė vitin 1953, tė gjithė me origjinė shqiptare. Fundi i Dinastisė
    E ėma e Fevzijes ishte bijė e Abdu’r-Rahim Pasha Sabri, ish Ministėr i Bujqėsisė dhe kryebashkiak i Kajros me origjinė po shqiptare. Gruaja e tij quhej Tefika Kahnum, mbesė e ish ministrit tė jashtėm tė Egjiptit, i cili rridhte nga njė familje me gjak franko-shqiptar.Gazetat e tėrė Arabisė, Azisė, Europės dhe Amerikės do ta shpallnin Princeshė Fevzien si Miss Botėn e pakurorėzuar. Reza Shah i Iranit do tė shikonte mė shumė nga Fevzia sesa nga Dielli Persian. Faruku, vėllai i Fevzies do tė shikonte njė Shah nė krah tė tij si kunat dhe pėrkrahės nė trazirat anti Farukiane. Po ashtu me kėtė martesė do tė rritej shumė edhe influenca dhe mbėshtetja pėr Farukun nė Lindjen e Mesme. Ai mezi priste qė ta bėnte Shahun Iranian kunatin e tij. Nė atė kohė Perėndesha e Bukurisė, Fevzia ishte vetėm 17 vjeēe. Fevzia Princeshė e IranitMohammad Reza Pahlavi Nė moshėn 17 vjeēe ajo u martua me Mohammad Reza Pahlavi (1919-1980), Princ i Kurorėzuar i Iranit nė Kajro, nė 16 mars 1939; pas muajt tė tyre tė mjaltit, martesa u pėrsėrit nė Tehran. Dy vjet mė vonė i shoqi do tė bėhej Shah i Iranit duke ndjekur vullnetin e tė atit. Ky shah i ri nuk do tė binte dhe aq nė sy si Shah i Madh, por do tė binte nė sy si burri i gruas mė tė bukur nė botė. Gazetarė tė ndryshėm do tė vėrshonin nė pallatin e saj pėr t’i bėrė fotografi dhe pėr ta shpallur si “Venusin e Azisė”. Njė pėrshkrim tė mahnitshėm i ka bėrė gazetari Cecil Beaton. Martesa nuk qe e suksesshme. Mbas lindjes sė bijės sė tyre tė vetme, Princeshės Shahnaz Pahlavi I erdhi divorci. Divorci Fevzia nuk do tė qe e lumtur me Shahun e Iranit, ajo shpesh bisedonte me tė vėllanė se, “Kėta nuk janė si ne. Kėtu s’mund tė durohet asgjė, bile dhe fryma…” Letrat e saj do tė binin nė dorėn e Princeshė Ashraf Pahlavi, e cila ishte vėrtet njė intrigante e madhe dhe qė bėnte ligjin nė shtėpinė mbretėrore. Familja Mbretėrore Egjiptiane banonte nė Pallatin Abdin, qė ishte njė ndėrtesė e tipit orient nga jashtė por brenda ēdo gjė ishte oksidentale ashtu siē ishte dhe mentaliteti i pjestarėve tė shtėpisė. Tapetet ishin savoneze dhe rrugicat ishin persiane
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

Faqja 7 prej 13 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Sulė Hotla (1875-1947), Njė Jetė Pėr Shqipėrinė
    Nga strong_07 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  2. Ortodoksia Shqiptare sot
    Nga Orientalist nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-09-2010, 10:11
  3. Letersia Shqiptare
    Nga new-man nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-01-2009, 12:28
  4. Brukseli: Zgjedhjet e 2005, shansi juaj i fundit
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 12-04-2005, 14:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •