Close
Faqja 6 prej 13 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 128
  1. #51
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anėtarėsuar
    19-02-2015
    Postime
    3,264

    Pėr: Figura Te Shquara Shqiptare

    Telly Savalas
    Aristotelis "Telly" Savalas me origjin shqiptare (arvanitas) (Αριστοτέλης Σαβάλας nė greqisht) (21.1 1922 -.. 22.1 1994) ishte fitues Emmy te njė film dhe aktor dhe kengetar amerikan televizion .
    I njohur pėr interpretimin e rolit kryesor nė seri popullore dramė krimi Kogjak nė vitet 1970.
    Savalas kishte gėzuar paraprakisht njė reputacion si njė nga aktorėt me te mirė Amerikės , dhe u propozua pėr ēmimin Oskar pėr performancėn e tij nė filmin e Birdman e Alcatrazit (1962). Pėrveē kėsaj shfaqje tė rėndėsishme nė filma vetėm si Young Savages (1961), The Story Greatest Ever Told (1965), The Dirty Dozen (e 1967), The Scalphunters (1968), On Her Majesty's Secret Service (1969), Kelly-sė Heroes (1970) Pretty Maids All in a Row (1971). Ai ishte i njohur edhe pėr ate qė e ruajti koken, duke e bėrė atė modern.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  2. #52
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anėtarėsuar
    19-02-2015
    Postime
    3,264

    Pėr: Figura Te Shquara Shqiptare

    Aleksandėr Moisiu

    Aleksandėr Moisiu ose Alexander, Alessandro - Moissi ose Moisi, lindi mė 2 prill tė vitit 1879 nė Trieste dhe vdiq mė 23 mars tė vitit 1935 nė Vjenė, ishte aktor austriak me origjinė shqiptare.

    Nė moshėn 19 vjeēare shkon nė Vjenė, ku me ndihmėn e Jozef Kainc iu pėrkushtua aktrimit. Mė 1898 e nisi karrierėn e vet si kompars (aktorė qė luajnė rol tė vogėl) nė Burgtheatėr. Pastaj vijuan angazhime nė teatėr nė Pragė dhe Berlin. Nė Berlin Aleksandėr Moisiu u pranua nė seminarin e Max Reinhardt me tė cilin shkoi nė turne nė Petersburg (1911). Atje u dallua pėr rolin e Edipit. Pas kėtij suksesi ai u angazhua nė shumė vende tė Evropės dhe Amerikės Veriore.

    Fusha e veprimit tė Moisiut pėrmblidhte tė gjithė spektrin e literaturės evropiane tė teatrit, duke filluar qė nga tragjedia antike greke e deri te koha moderne. Shumė tė njohura u bėnė interpretimet e tij tė Hamletit, tė Edipit, tė Jedermann dhe tė Fedja nė veprėn e Leon Tolstoit “Kufoma e gjallė”. Ai luajti po ashtu edhe rolet kryesore nė premierat e pjesėve teatrale tė Hauptmann-it (“Der weiße Heiland“), tė Wedekind-it (“Frühlings Erwachen”) dhe tė Hofmannsthal-it (“Jedermann”).

    Nė vitin 1920 ishte i pari qė nė Lojėrat Festive tė Salzburgut (Salzburger Festspiele) luajti rolin kryesor nė “Jedermann”.

    Moisiu vlerėsohej shumė nga publiku i tij pėr shkak tė zėrit tė tij tė bukur si dhe pėr angazhimin e tij emocional. Ai llogaritej sidomos nė vitet para fillimit tė Lufta e Parė Botėrore si njė nga aktorėt mė tė mėdhenj nė hapėsirėn gjermanofolėse. Nė periudhėn mes dy luftėrave ishte shumė kohė nė turne. Nė Berlin aktronte nė kėtė kohė vetėm si mysafir. Stili i tij i aktrimit llogaritej kėtu si i vjetėruar dhe nuk mund tė matej mė me zhvillimet teatrore si ai i ekspresionizmit, apo teatri politik i Brecht-it apo i Piscator-it.

    Prej vitit 1910 e deri mė 1935 mori pjesė nė 10 produksione tė filmave, 8 prej tyre ishin filma pa zė.

    Nė vitin 1935, pak kohė para vdekjes sė tij, Moisiu kėrkoi shtetėsinė e Shqipėrisė si dhe atė tė Italisė. Shqipėria refuzoi kėtė kėrkesė, kurse Italia ia dha shtetėsinė Moisiut, kur ai ishte i shtrirė nė shtratin e vdekjes.


    Varri nė Morcote
    Ai vdiq mė 23 mars tė vitit 1935 nė Vjenė. Ai ėshtė i varrosur nė varrezat e komunės sė Morcote-sė, pranė qytetit Lugano nė kantonin e Tessin-it nė Zvicėr.

    Moisiu sot adhurohet dhe respektohet sidomos nė Shqipėri si njė ndėr aktorėt mė tė mėdhenj tė vendit, edhe pse ai qė nga rinia e tij mė nuk e vizitoi Shqipėrinė. Shkolla e aktrimit nė Tiranė, Universiteti i Durresit, Shkolla e mesme e pergjithshme nė Kavajė dhe teatri i Durrėsit e mbajnė emrin e tij.

    Gruaja e tij Maria Moisiu ishte nga Vjena. Aleksander Moisiu ėshtė stėrgjyshi i aktorit Gedeon Burkhard (ndėr tė tjera i njohur me rolin e tij kryesor nė serinė “ Komisar Rex”). ėshtė gay sepse e ben me te gjithe

    Citate[redakto | redakto tekstin burimor]
    "Zėri, mimika dhe gjestet e Moisiut shfaqin diēka unike, diēka e cila nuk ishte parė asnjėherė nė skenėn botėrore tė artit." - Franc Kafka, shkrimtar i njohur botėror
    "Hamleti ėshtė shkruar pėr Moisiun dhe Moisiu ka lindur pėr tė interpretuar Hamletin, vetė ai." - Max Brod
    "Unė gjeta te Moisiu aktorin e vėrtetė qė kėrkoja." - Max Reinhard, regjisor dhe reformator i skenes gjermane
    "Nepermjet interpretimit te rolit te Hamletiti, Moisiu fitoi dashurine e shikuesit francez." - Andre Antuan, reformist i teatrit francez
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

  3. #53
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anėtarėsuar
    19-02-2015
    Postime
    3,264

    Pėr: Figura Te Shquara Shqiptare

    Shėn Jeronimi, i njohur me emrin latin Sophronius Eusebius Hieronymus (lindi nė vitin 347 nė Stridon, Dalmaci, dhe vdiq mė 30 shtator, 420 nė Betlehem, tė Judesė) ishte at i kishės, dhe teolog. U shpall mėsues kishe nga Vatikani. Njihet mė mire si pėrkthyesi i Biblės nga greqishtja dhe hebraishtja nė latinisht. Vulgate e Shėn Jeronimit ėshtė ende sot njė tekst i rėndėsishem i kishės katolike romake.

    Nė traditėn artistike tė kishės katolike romake paraqitet zakonisht si, mbrojtes i mėsimit teologjik, si kardinal, pėrkrah Ipeshkvit Agostin, krye-ipeshkvit Ambrozit, dhe Papa Gregorit I. Edhe kur paraqitet si anahorit gjysmė-lakuriq, me kryq, kafkė, dhe Bibėl si pajisjet e vetme te qelisė sė tij, kapelja e kuqe ose disa tregues tė tjerė tė pozitės sė tij kanė hyrė nė pikturė si rregull i pėrshkrimit tė figurės sė tij.

    Jeta[redakto | redakto tekstin burimor]
    Pas njė jete me mjaft avantura seksuale, mė nė fund besoi nė Krishtin dhe u dha pas asketizmit. Prandaj kaloi nė shkretėtirėn e Sirisė, afėr Antiokisė, pėr tė bėrė njė jetė oshinari. Ndėrkohė erdhi nė pėrfundimin se e vetmja mėnyrė pėr t’i mundur fantazitė seksuale, tė cilat e mėrzitnin, ishte mėsimi i gjuhės hebraike! Mė nė fund u bė njohėsi mė i mirė i gjuhės hebraike nė Perėndim, madje mė i mirė se Origeni. Mė vonė u gradua dhe erdhi nė Romė, ku u bė dora e djathtė e papės Damas, i cili e ngarkoi atė me pėrkthimin e Dhiatės sė vjetėr (versioni i mėparshėm latin ishte pėrkthyer nga Septuaginta greke, dhe jo nga origjinali hebraik). Jeronimi pėrktheu nga origjinali nė latinisht tėrė Biblėn duke pėrdorur edhe dorėshkrimet tė vjetra latine si dhe Septuagintėn. Ky pėrkthim njihet me emrin Vulgata. Ai shkroi gjithashtu njė numėr komentarėsh profesional.Wikipendia

    Ai bėri njė pelegrinazh me nėnėn e perandorit Kostandin, nė Jerusalem, duke u bėrė kėshtu shembull pėr tė tjerėt. Atje u vendosėn faltoret. Jeronimi u mahnit nga bukuria e kėtij vendi, kėshtu qė vendosi tė shpėrngulet dhe vendi i tij dhe tė vendoset nė Betlehem. Aty ai ndėrtoi njė manastir, i cili mė vonė u dogj sigurisht nga ithtarėt e Pelagut, armikut tė teologjisė sė Jeronimit. Jeronimi pėrjetoi ndarjen e Perandorisė romake dhe rėnien e Romės. Gjatė jetės sė tij, ai dallohej pėr temperamentin e tij tė rrėmbyeshėm dhe pėr fjalėt e tij tė ashpra. Ai u ngatėrrua nė shumė konflikte; nė konfliktin me arianėt ishte nė anėn e konservatorėve. Nė pamfletin e tij Kundėr Jovinianit ai vė nė dyshim institucionin e martesės. Nė pamfletin Kundėr Helvidiut flet rreth virgjėrisė sė pėrjetshme tė shėn. Marisė. Ai u bashkua me Agostinin nė sulmet e kombinuara kundėr Pelagut. Gjatė jetės sė tij u kritikua pėr ēėshtjet si vijon:

    Pėr guximin pėr tė pėrkthyer Biblėn. Agostini e kritikoi ashpėrisht pėr kėtė.
    Pėr mbėshtetjen e tepėrt tė beqarisė.
    Pėr shtytjen e tepėrt tė disa praktikave orientale tė jetės sė murgjve.
    Ai ndihmoi nė zhvillimin e katolicizmit nė mėnyrat si vijon:

    Ai ishte admirues i madh i Origenit, e vėrtetė kjo, tė cilėn ai mė vonė u pėrpoq ta mbulonte, si dhe mbėshtetės i madh i beqarisė dhe jetės nė manastire. Ai e popullarizoi Pahominė.
    Ai u ngatėrrua nė debatin rreth shėn. Marisė. Njė person i njohur me emrin Helvediu, me qėllim qė ta mbėshteste martesėn dhe ta hidhte poshtė qėndrimin negativ tė Jeronimit, tha se pas lindjes sė Jezusit, Jozefi kishte marrėdhėnie tė zakonshme seksuale me Marinė. Jeronimi u tėrbua dhe e sulmoi atė nė pamfletin e titulluar Kundėr Helvediut. Nė kėtė pamflet ai mundohet tė vėrtetojė «virgjėrinė e pėrjetshme tė Marisė, nėnės sė Perėndisė». Pėr tė vėllezėrit e Jezusit ishin nė tė vėrtetė nga martesa e mėparshme e Jozefit.
    Ai lejoi shumė praktika «katolike», si pelegrinazhin, nderimin e mbeturinave tė kufomės sė murgjve dhe tė shenjtorėve tė tjerė, ndezjen e qirinjve nė varret e tyre dhe kėrkimin e ndėrmjetėsimit tė tyre nė lutje. Jeronimi e shkroi kėtė nė pamfletin Kundėr Viligantiut, i cili u lexua nga njė numėr i madh njerėzish dhe u pranua i tėri nga kisha.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  4. #54
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anėtarėsuar
    19-02-2015
    Postime
    3,264

    Pėr: Figura Te Shquara Shqiptare

    Elena Gjika, Dora d'Istria, (Bukuresht, 1828 - 1888)[1], ishte shkrimtare dhe publiciste pėrparimtare rumune me origjinė shqiptare.

    Elena Gjika lindi me 22 janar 1828. Ajo ishte e bija e Mihal Gjikės, vėllait tė Princit tė Vllahisė Grigor Gjika. Elena Gjika mori njė arsim tė plotė dhe vazhdoi jashtė vendit, mė parė nė Dresden, pastaj nė Vjenė, Venecia dhe Berlin.

    Elena Gjika u kthye pėrsėri nė vendin e saj nė 1849 dhe u martua me dukėn rus Aleksandėr Kolstov-Massalski. Pėr disa vjet ajo jetoi nė Rusi, kryesisht nė Shėn Petėrsburg, por nuk i ushqeu pikėpamjet nacionaliste tė burrit tė saj rus, as fanatizmin Ortodoks tė Oborrit tė perandorit despotik Nikolla. Kur shėndeti i saj u pėrkeqėsua nė klimėn ruse, ajo mori kėshillėn e burrit tė saj dhe shkoi nė Europėn Qendrore, fillimisht nė Zvicėr pėr disa vjet, pastaj nė njė udhėtim nėpėr Greqi dhe Anadoll. Pėrfundimisht, ajo u kthye nė Itali, duke jetuar nė njė vilė nė Firence. Herė pas here Gjika udhėtonte pėr nė Francė, Irlandė dhe Shtetet e Bashkuara.

    Si publiciste dhe shkrimtare (kryesisht nė frėngjisht) Elena Gjika u bė e njohur nė vitin 1855. Ajo shkruante me emrin Dora D'Istria. Gjika botoi njė numėr shkrimesh qė tregonin jo vetėm njohjet e gjuhėve rumanisht, italisht, gjermanisht, frėngjisht, latinisht, greqisht (e vjetėr dhe moderne) dhe rusisht, por edhe njohuritė e saj nė fushėn e shkencės, fesė, politikės, si dhe talentin pėr tė paraqitur pikėpamjet e saj.

    Vepra e saj e parė ishte La vie dans l'Eglise monastique Orientale - "Jeta monastike nė Kishėn Lindore" (Bruksel 1855; Bot. II-Paris 1858), ku ajo bėri thirrje pėr shfuqizimin e urdhrave tė manastirit. Ajo u pasua nga La Suisse allemande - "Zvicra gjermane" (Gjenevė 1856, 4 Vėllime, gjermanisht; Bot. II, Zürich 1860, 3 Vėllime), njė pėrshkrim i Zvicrės dhe popullit tė saj, me njė pjesė qė pėrshkruan njė ngjitjen nė malin Monk.

    Nė shkrimin Les femmes en Orient - "Gratė nė Orient" (Zürich 1859, 2 Vėllime), ajo shkruante pėr emancipimin e grave nė Levant (Mesdheu Lindor), nė njė tjetėr, Des femmes, par une femme - "Rreth grave, nga njė grua" (Bot. II, Bruksel 1869, 2 vėllime), ajo krahasonte gjendjen e grave nė Evropėn latine, me ato nė Gjermani, dhe kėrkonte me fjalė tė forta trajtimin e barabartė tė burrave dhe grave. Pėrpara kėsaj, ajo botoi Ekskursions en Rouméllie et en Moree - "Ekskursione nė Rumeli dhe More" (Zürich 1863, 2 Vėllime), ku ajo pėrpiqej tė tregonte se Greqia e lashtė kishte tė njėjtėn detyrė civilizuese si Gjermania e kohės sė saj.

    Ajo gjithashtu botoi tregimin Au bord des lacs helvétiques - "Lundrim nė liqenet zvicerane" (Gjenevė 1861), romanet Fylétia e Arbenoré prej Kanekate laoshima (Livorno 1867), Gli Albanesi in Rumenia, njė histori e princėve Gjika, nga familja e saj, nė shekujt e 17-tė deri 19-tė (Bot. II, Firenze 1873), dhe La poésie des Ottomans (Bot. II, Paris 1877), si dhe shkrime tė shumta mbi historinė e letėrsisė, poezisė, ēėshtje politike, shoqėrore dhe fetare, historike, arti etj. nė revista tė mirėnjohura franceze (sidomos nė Revue des Deux Mondes), belge Libre Recherche, italiane Diritto, Antologia nuova, Rivista europea etj. dhe revista zvicerane, greke, rumune dhe amerikane.

    Elena Gjika ishte gjithashtu piktore. Ajo ishte anėtare e shumė shoqėrive tė studiuesve, tė tilla si Akademia italiane, ajo u emėrua edhe qytetare nderi nga parlamenti grek dhe shumė qytete italiane.

    Ajo ishte gjithashtu njė alpiniste.

    Ajo mori pjesė gjallėrisht nė lėvizjen kulturore pėrparimtare tė Evropės si kundėrshtare e sundimit despotik monarkist dhe e shtypjes Kombėtare. U radhit nė mes tė 10 femrave mė tė ngritura intelektualisht ne botėn e asaj kohe. Pėrkrahu nxehtėsisht Rilindjen Kombėtare Shqiptare, mbajti lidhje tė ngushta me veprimtarė tė shquar tė saj, si: Jeronim de Rada, Dhimitėr Kamarda, Zef Jubani, Zef Serembe, Thimi Mitko etj. Ajo rrahu mendime pėr organizimin e lėvizjes kombėtare sidomos nė vitet e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit. Nė njė varg studimesh: Kombėsia shqiptare sipas kėngėve popullore (La nationalité albanaise d'aprčs les chants populaires, 1866), Shkrimtarėt shqiptarė tė Italisė Jugore (Les ecrivains albanais de l'Italie Méridionale, 1867), Shqiptarėt nė Rumani (Gli albanesi in Rumenia, 1873), etj., ajo vuri nė dukje nėpėrmjet kėngėve popullore historike luftėn shumėshekullore tė popullit Shqiptar kundėr sundimit osman. Nė shenjė mirėnjohjeje pėr ndihmesėn e dhėnė nė njohjen e ēėshtjes Shqiptare nga opinioni publik botėror, patriotėt rilindės dhe arbėreshė tė Italisė e tė Greqisė i kushtuan librin me titull : Dora d'Istrias-Shqiptarėt (A Dora D'Istria - Gli Albanesi, 1870), njė pėrmbledhje vjershash patriotike.
    Elena Gjika vdiq nė Firence mė 17 nėntor 1888.Wikipedia
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

  5. #55
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anėtarėsuar
    19-02-2015
    Postime
    3,264

    Pėr: Figura Te Shquara Shqiptare

    William G. Gregory

    Nga njė fushė tjetėr, i njohur pėr botėn u William G. Gregory i cili u lind nė Lockpart tė New Yorkut mė 14. 05. 1957. Ai ėshtė astronaut amerikan me prejardhje shqiptare nga qyteti i Korēės. William G. Gregory ėshtė biri i njė piloti ushtarak, i cili kishte migruar nga Shqipėria kur ishte vetėm 2 vjeē. William G. Gregory u diplomua nė shkencat teknike, nė Akademinė e Forcave Ajrore tė Amerikės, mė 1980. Gradėn “magjistėr” nė inxhinieri dhe mekanikė e mori nga Universiteti “Columbia” i New York-ut. Nga viti 1981, deri nė vitin 1986 , Gregory shėrbeu si pilot i aeroplanėve luftarakė amerikanė F-11, F-4, A-7D dhe i pesė modeleve F-15 Eangle. Pasi u bė astronaut mė 1991, ai shėrbeu si pėrfaqėsues zyrtar i qendrės astronautike pėr zbritjen nė tokė tė anijeve kozmike.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  6. #56
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anėtarėsuar
    19-02-2015
    Postime
    3,264

    Pėr: Figura Te Shquara Shqiptare

    Peter Malota Lulgjurai lindi mė 28 gusht 1958. I njohur edhe si Peter Lulgjurai, u lind nė njė fshatė tė vogėl nė Malėsi (Lofka) tė Shqipėrisė, si biri i Gjon Malotės.

    Peter Malota ėshtė aktor profesionalist dhe ish-instruktor nė Studion Jun Chong Tae Kwon Do Studios tė Los Angjelos, gjatė viteve 80 -ta. Ishte Ylli i turneut nacional nė ShBA, pėr artin e luftimeve bujare. Petri mbanė shiritin e zi nė Te Kuon Du, Karate, Xhudo dhe Hapkido.

    Fillimet e para nė kinematografi i beri pran aktorit tė njohur belgė Zhan Kllod Van Dam nė filmin " Double Impact ". Po ashtu Petri luajti role nė disa filma tjerė, zakonisht personazhe me karakterin e djaloshit agresiv. Bėri korografinė e disa filmave tė Van Damit. Pastaj luajti edhe ne role tjera; "Nowhere to Run" nė, "The Quest" dhe, "Universal Soldier".

    Petri shkroi disa libra pėr artin e sporteve bujare dhe tani ėshtė mėsues i famėshem nė studion e tij Malota's Martial Arts Studio

    Kinematografi
    Kumite 2005 - korografin e luftimeve
    End of the Line 2004 - Illyr-i
    The Order 2001 - Amnon, si dhe korografin e lufrimeve
    Inferno 1999 - korografin e lufrimeve
    - Desert Heat
    - Coyote Moon
    Universal Soldier 2 1999 - korografin e lufrimeve
    - The Return
    The Quest 1996 - rolin e Spanjolit
    Nowhere to Run 1993 - rolin e tė bugosurin
    Universal Soldier 1 1992 - rolin e kauboit (Stunts-it)
    Double Impact 1991 - rolin truprojes me ēizme kaubojėsh, (Stunts-it)
    LA Streetfighters 1985 - gangster i sindikates
    - Ninja Turf
    - Chinatown

    Wikipendia
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Akuamarini : 27-04-2017 mė 15:53

  7. #57
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anėtarėsuar
    19-02-2015
    Postime
    3,264

    Pėr: Figura Te Shquara Shqiptare

    Iliaz Bazna apo i njohur edhe si Elyesa Bazna.

    Agjent i njohur i luftės sė II-tė Botrore, i njohur me pseudonimin ciceron pranė konsullit gjerman nė Ankara gjatė viteve 1943-1944. Biografia e tij ėshtė e errėt, dihet se ai ishte i burgusur nė Marsej (Francė) pėr kontrbandė para luftės. Iliaz Bazna deklarohet se ėshtė mė origjinė shqiptare, ku i ati i tij kishte vdekur tragjikisht diku nė malet shqiptare, nė gjueti nga njė anglezė. Pas disa vitesh Bazna merr njė sasi tė hollash si dėmshpėrblim dhe ikėn nė Turqi. Mė vonė punon nė Ambasaden e Britanisė sė Madhe nė Ankara ku has nė dokumenta tė rėndesishme nė lidhje me planin e zbarkimit tė aleatve nė Normandi, mė 6 qershor, 1944, mė kodin e quajtur overlord dhe keto dokumenta i fotografon dhe i'a dorzon konsullit gjerman L-C. Moyzisch pėr njė shumė afer 15 000 livre britanike pėr ē'do film.Mbas luftės me paratė e paguara nga Abwehr u mundua te hynte nė bisnes por u zbulua pasi paratė ishin tė fallsifikuara nga i ashtuquajturi Operacioni Bernhard.

    Iliaz Bazna u bė i njohur pas luftės, kur ky konzull botoi kujtimet e tij me titillin "Operacioni Ciceron" ku pas ca vitėsh pershtatet edhe pėr kinematografi, filmi i njohur me titullin "Afera Ciceron".

    Historia[redakto | redakto tekstin burimor]
    Historia e njėrit prej agjentėve mė tė mėdhenj tė Luftės sė Dytė Botėrore, qė nga ēelėsabėrės kasafortash u shndėrrua nė vjedhės dokumentesh tė rėndėsishme.

    Emri i njė agjenti shqiptar ėshtė shėnuar nė fjalorin biografik me personalitetet e spiunazhit qė kanė bėrė emėr dhe famė gjatė shekullit tė 20-tė, nė Luftėn e Dytė Botėrore, fjalor ky qė jep mjaft tė dhėna pėr jetėn dhe veprimtarinė e tyre. Tė tėrheq vėmendjen jeta e agjentit shqiptar, i cili ėshtė njė nga agjentėt mė tė shquar tė shekullit XX.

    Ai punoi pėr gjermanėt gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, tė cilėve u dha informacione mjaft tė vlefshme. Ai radhitet pėrkrah agjentėve me famė botėrore, qė kanė bėrė emėr nė tė dyja luftėrat botėrore, si: Franc Fon Papen, Fric Kolbi, Kim Filbi, Mata Hari apo Ana Maria Leser.

    Jeta e shqiptarit Bazna nga hajdut nė ēelėsabėrės. Iliaz Bazna ėshtė emri i legjendės shqiptare tė spiunazhit, i njohur me pseudonimin “Ciceroni”. Ka lindur nė vitin 1904, nė Prishtinė, nė kohėn kur krahina e Kosovės, por edhe pjesa mė e madhe e Ballkanit, ishte e pushtuar nga Perandoria Osmane. Ai dhe e gjithė familja e tij janė shqiptarė nė origjinė, por nė edukimin e tij ndikoi shumė tradita turke. Bazna tregonte se babai i tij ishte njė mysliman i devotshėm dhe mbante titullin “mullah”. Gjyshi i tij dhe xhaxhallarėt kanė jetuar kohėn e xhonturqve, d.m.th., tė turqve tė rinj, nė kohėn e Mustafa Kemal Ataturkut. Tre nga kushėrinjtė e parė tė tij, por edhe Bazna vetė, patėn studiuar nė njė akademi ushtarake turke dhe arritėn tė shkėlqejnė me punė, aq sa njėri prej tyre ka qenė kryebashkiaku i Ankarasė nga viti 1960 - 1962. Por agjenti i ardhshėm, Bazna, do tė flakej jashtė akademisė ushtarake dhe nė vitin 1919 do tė niste jetėn e keqbėrėsit ordiner nė Stambollin e pushtuar nga aleatėt. Fillimisht kapet duke vjedhur armė nė depot e ushtrisė britanike, dhe pėr kėtė kalon njė pjesė tė jetės sė tij nė kampin penal tė Marsejės. Pasi doli kampi, zuri punė nė njė fabrikė ku prodhoheshin ēelėsa pėr kasafortat dhe bėhet mjeshtėr nė kėtė profesion, pas disa dėshtimesh nė pėrpjekjet e tij pėr tė gjetur punė nė pėrfaqėsitė diplomatike.

    Dokumentet sekrete. Pasi punoi pėr njė ambasador jugosllav, pėr njė konsull britanik, pėr njė atashe ushtarak amerikan ai arrin tė punėsohet nga ambasadori britanik, Knaēbull-Hugesen, nė Ankara. Hugesen ishte “naiv” kur mendonte se ishte i pėrgatitur pėr tė mos ia hedhur kėrrkush. Nė fillimin e vitit 1943 ambasadosri punėsoi Baznėn, njė njeri i mprehtė, servil dhe dinak, i cili e dinte se ē’duhet tė bėnte pėr padronin e tij. Bazna, pasi qe shtrėnguar ta linte akademinė qe kthyer nė njė autodidakt dhe kishte njohuri tė mira nė disa gjuhė, tė cilat i fliste rrjedhshėm. Ai ishte i pėrpiktė nė realizimin e tė gjitha detyrave. Hugesen e vlerėsoi Baznėn dhe i besoi atij verbėrisht pėr tė gjitha. Pra, ai nisi tė mbėshtetet tek Bazna. Kėshtu, Bazna, brenda pak muajve, i mėsoi tė gjitha zakonet e ambasadorit, madje dhe lėvizjet e sjelljet tij. Shqiptari u bė njeriu mė i privilegjuar dhe mė i besuar. Ai zbuloi qė punėdhėnėsi i tij solli nė shtėpi dokumente shumė tė rėndėsishme sekrete pėr t’i studiuar. Madje, ai vuri re qė Hugesen i mbante dokumentet nė kasafortė. Bazna, mjeshtri i ēelėsave tė kasafortave, arriti t’i dublojė ēelsat. Zbuloi dhe kombinimin e shifrave tė kasafortės sekrete dhe i tėrhoqi dokumentet. Kėshtu, mė 20 tetor ai i merr ato dhe, me anėn e njė likuidi tė quajtur “Leica”, prodhon faksimile tė tyre. Ishte koha e Konferencės sė Teheranit dhe Bazna jo vetėm qė zbuloi dokumente sekrete, qė kishin tė bėnin me operacionet e aleatėve nė Normandi, por ai mėsoi shumė tė fshehta nė lidhje me rrezikun qė i kanosej Ballkanit.

    Takimi me gjermanin Ludvig. Nė mbrėmjen e 26 tetorit tė vitit 1943 Bazna takohet me njė zyrtar tė lartė tė ambasadės gjermane, pėr tė cilin kishte punuar mė pėrpara, dhe i ofron atij faksimilet e dokumenteve sekrete. Zyrtari i lartė gjerman i njohur me pseudonimin “Pierre”, ishte rekrutuar nga RSHAVI, dhe quhej Ludvig C. Bazna dhe ai punuan sė bashku nė fshehtėsi. Bazna i kėrkoi gjermanit 20 mijė stėrlina nė kėmbim tė informacionit. Gjermani e refuzoi pėr momentin kėrkesėn e shqiptarit, duke i thėnė se nuk ishte i gatshėm tė jepte shuma tė tilla. Megjithatė, ai e kuptoi se bėhej fjalė pėr njė informacion shumė tė rėndėsishėm dhe kėmbėnguli tė shikonte dokumentet. Bazna i tha se nuk ishte aq budalla sa t’ia jepte dokumentet para se tė paguhej, pėrndryshe do t’ua shiste ato sovjetikėve. Ai i tha gjermanit se do t’ia jepte dokumentet nė bobinė filmike, por kjo do t’u kushtonte gjermanėve 15 mijė stėrlina. Ludvigu kishte nė dispozicion 3 ditė pėr ta vlerėsuar ofertėn e shqiptarit. Bazna do ta telefononte Ludvigun nė ambasadėn gjermane nė datėn 30 tetor 1943, nė orėn 3 pasdite dhe do tė prezantohej nė telefon si “Pierre”. Ai do tė pyeste nėse Ludvigu kishte ndonjė letėr pėr tė. Nėse pėrgjigja do tė ishte negative, atėherė gjermanėt nuk do tė dėgjonin mė kurrė pėr tė. Ishte pak pas mesnate kur vizitori veshi pallton, vuri njė kapele qė i binte pak mbi sy dhe shkoi te dera ku ndodhej Ludvigu. U ul pranė gjermanit dhe i tha me zė tė ulėt: “Ju doni tė dini se kush jam unė? Jam rekruti i ambasadorit britanik. Pasi u fut brenda, Bazna nė mėnyr tė habitshme iu zhduk nga sytė Ludvigut i cili fillimisht e ndoqi atė nėpėr rrugė, por nuk e pa mė. Mengjesin tjetėr Ludvigu ia tregoi historinė e tij ambasadorit gjerman nė Turqi, Franc Fon Papen. Por ky nuk u habit, pasi ishte marrė me spiunazh dhe intriga. Kishte rekrutuar spiunė nė Amerikė, madje kishte kontaktuar edhe me Mata Harin, me famė, dhe tashmė ishte pėrfshirė nė tė gjitha kombinacionet sekrete brenda Rajhut tė Tretė. Duke qenė se Turqia ishte njė vend neutral, ajo ishte bėrė njė qendėr e spiunazhit tė tė gjitha fuqive tė mėdha.

    Si e mori shqiptari emrin “Cicero” Fon Papen i tha Ludvigut se nuk ishte i autorizuar ta paguante shumėn prej 20 mijė stėrlinash, pėr njė informacion akoma tė pavėrtetuar. Pėr mė tepėr, ai i tha se ky vendim duhet tė merrej nga nivele mė tė larta shtetėrore nė Gjermani, pra nga ministri i Jashtėm i Gjermanisė tė asaj kohe, Joakin Fon Ribentrop. Ambasadori i dėrgoi njė mesazh tė koduar Ribentropit, ku i shpjegonte situatėn dhe i kėrkonte shumėn prej 20 mijė stėrlinash si fillim, ndėrsa mė pas do tė procedohej edhe me shuma tė tjera. Shuma duhet tė mbėrrinte nė Ankara jo mė vonė se 30 tetori, pėrndryshe operacioni do tė dėshtonte. Edhe pse ambasadori nuk e mendonte tė tillė, pėrgjigjja nga Berlini ishte pozitive.

    Ludvigu shkoi mė pas, sipas urdhrit, nė zyrėn e ambasadorit. Papeni i tha Ludvigut se duhej tė bėnte marrėveshje me atė qė tashmė do tė quhej “Ciceron”, sipas emrit tė marrė nga oratori i famshėm romak, pasi informacioni ishte shumė shpresėdhėnės. Ambasadori i tha Ludvigut se korrieri kishte mbėrritur dhe me vete kishte sjellė edhe 20 mijė stėrlinat. Megjithatė, ambasadori e kėshilloi Ludvigun qė tė ishte i kujdesshėm, pasi puna qė po bėnte ishte me rrezik. Takimi u bė nė vendin e caktuar dhe shqiptari i dorėzoi Ludvigut dy bobina filmike 35 mm. Ndėrsa Ludvigu u zgjat tė merrte bobinat shqiptari i qetė i tha: “Mė parė, paratė”. Ludvigu i nervozuar hapi zarfin dhe numėroi paratė. Ai kėmbėnguli qė, gjithsesi, para se t’ia jepte Ciceronit, t’i shihte filmat tė zhvilluar, sepse nuk besonte. Ciceroni ra dakord pėr tė pritur vetėm gjysmė ore. Ludvigu e mori filmin dhe e pa tė zhvilluar nė njė dhomė tė errėt pranė zyrės sė tij. Informacioni pėrmbante tė dhėna tė rėndėsishme tė kohėve tė fundit. Ludvigu mė nė fund vendosi tė kryente pagesėn. Qė nga ky moment Ciceroni vazhdoi ta furnizonte Ludvigun me sekrete shumė tė vlefshme, tė cilat ai i fotografonte me shumė kujdes dhe i ruante nė godinėn e ambasadės britanike. Materiali i zbuluar nga Ciceroni ishte njė thesar sekretesh, duke pėrfshirė edhe planet e Konferencės sė Kazablancės midis Ruzveltit, kryeministrit britanik, Ēėrēill dhe liderit nacionalist kinez, Ēan Kai Shi. Mė pas Bazna u dha gjermanėve edhe planin e Konferencės sė Teheranit, midis presidentit Ruzvelt, Ēėrēillit dhe Stalinit. Nga detajet qė mėsuan mbi kėtė takim tė nivelit tė lartė, nazistėt kuptuan pėr herė tė parė planet e aleatėve mbi pushtimin e Evropės. Por komanda e lartė gjermane, pasi i studioi dokumentet e ardhura nga Stambolli vendosi tė mos i pranojė ato si tė verteta, duke arritur nė pėrfundimin se informacioni ishte njė sajesė e britanikėve pėr t’ua hedhur nazistėve. Plani ishte shumė i mirė pėr tė qenė i vėrtetė. Gjermanėt nė vend tė kėsaj i besuan plotėsisht informacionit tė sjellė nga njė agjent i tyre i rekrutuar nga britanikėt, i cili njihet nė terminologjinė e spiunazhit si “njeriu qė kurrė nuk ekzistoi”. Rrjedhja e informacioneve shumė tė vyera tė Ciceronit ndaloi nė pranverė tė vitit 1944, kur aleatėt mėsuan se diēka serioze kishte ndodhur nė ambasadėn britanike nė Ankara. Aleatėt e mėsuan kėtė jo si rezultat i shėrbimit tė tyre sekret, por nga goja e vetė ministrit tė Jashtėm tė Rajhut, Riobentrop, ose e thėnė mė saktė nga njė spiun aleat, nga tė paktėt qė kishin mbetur nė Gjermaninė e asaj kohe. Ky agjent ishte Fric Kolbe, i cili kishte punuar pėr njė kohė tė gjatė nė administratėn naziste, njė patriot gjerman qė i urrente nazistėt. Kolbeg kishte arritur tė vihej nė kontakt prej kohėsh me zyrėn e shėrbimit strategjik OSS dhe shefin e saj Alen Dallas nė Berė tė Zvicrės, duke i dhėnė atij dokumente shumė tė rėndėsishme. Nė fillim tė vitit 1944 Kolbeg kishte arritur tė dekodifikonte njė telegram tė ardhur nga ambsadori Papen pėr Ribentropin nė Berlin, ku bėhej fjalė pėr informacione sekrete tė ardhura nga spiuni Ciceron, dhe ku thuhej se ky informacion vinte direkt nga zyrat e ambasadės britanike nė Ankara. Ai ia kaloi kėtė informacion nė mėnyrė urgjente Dallesit, i cili ia pėrcolli mė tej nė Inteligjent Servisit.

    Arrestimi. Pas verifikimeve, Bazna u arrestua nė Ankara. Por, nuk pranoi asgjė. Tė gjitha pyetjeve qė iu drejtuan i pėrgjigjej me heshtje. Ai kishte arrtur tė mbidhte nė atė kohė njė shumė prej 300 mijė stėrlinash, nė atė periudhė njė shumė marramendėse. Ai arriti tė arratisej dhe tė shkojė nė Lisbonė, ku prenotoi njė udhėtim pėr nė Amerikėn e Jugut. Sapo shkoi nė Amerikė tė Jugut, Ciceroni hapi njė llogari bankare duke depozituar paratė nė njė bankė tė madhe. Pushonte nė njė vilė qė kishte pamje nga oqeani, kishte shumė shėrbėtorė, njė femėr tė bukur dhe bėri njė jetė qejfi prej njė xhentėlmeni. Tashmė ishte ai qė kishte njė tė rekrutuar qė i shėrbente atij verbėrisht. Kjo e bėri tė renditej mes spiunėve mė tė mėdhenj tė tė gjitha kohėrave. Por, si pėr ironi tė fatit, ai nuk do ta shijonte pėr njė kohė tė gjatė stilin e ri tė jetės qė kishte nisur. Bankierėt amerikanojugorė erdhėn ta vizitonin nė vilėn e tij dhe e informuan se kishte diēka qė nuk shkonte me llogarinė e tij bankare. Pothuajse shumica e stėrlinave britanike kishte dalė jashtė qarkullimit. Nė fillim ai u shokua, por mė pas arriti tė kuptojė “tradhtinė” e stėrholluar tė gjermanėve. Mjeshtri i spiunazhit ia plasi tė qeshurit me zė tė lartė. Punėdhėsit e tij nazistė thjesht kishin prerė monedha false dhe ia kishin dhėnė atij. Bazna u arrestua dhe u dėrgua nė burg, por mė vonė arriti ēuditėrisht tė lirohet dhe tė kthehet nė Evropė. Shumė libra, pėrfshirė edhe kujtimet e tij vetjake, si dhe njė film tė madh qė quhej “Pesė Gishtat”, shfaqin profilin e tij tė pabesueshėm, fantazma e tė cilit pėr shumė kohė do tė vėrtitej nė korridoret e errėta tė spiunazhit. Si shumė spiunė tė tjerė, ai punoi pėr pėrfitim personal, por nė fund ai i kaloi ditėt e tij nė varfėri tė plotė, duke vdekur nė vitin 1971 pa pasur njė dyshkė nė xhep.

    Hitleri i besoi shqiptarit. Nė gati 6 muaj Bazna prodhoi 400 kopje tė dokumenteve, shumica e tė cilave bėnte fjalė pėr planet e operacioneve tė mėdha ushtarake. Autoritetet gjermane nė Berlin, duke pėrfshirė edhe vetė Hitlerin, patėn shumė arsye tė besonin qė dokumentet sekrete tė Baznės ishin autentike, se ato s’ishin pjellė e intrigės britanike. Nė pėrgjithėsi, arsyeja qė jepet pėr dėshtimin e Gjermanisė deri nė kapitullimin e saj tė plotė, ishin xhelozitė dhe kundėrshtimet qė patėn midis tyre organizatat e shėrbimeve sekrete tė Ribentropit. Himlerit dhe Kanarisit. Por mė 20 prill, nė njė kohė relativisht tė shkurtėr, zbulimi sekret britanik, vendos njė linjė tė sigurtė pėrgjimi. Bazna e nuhat dhe lė punėn e largohet si njė njeri i lirė. Me njė shumė prej 1,2 milionė dollarėsh Bazna do tė fillonte tė ndėrtonte njė hotel luksoz turk, por nuk arriti ta pėrfundonte, sepse tė gjitha kartmonedhat britanike qė ai kishte marrė nga OPN Bernard do tė dilnin false. Bazna, kėsaj radhe, i shpėton burgut pėr mrekulli, i akuzuar pėr falsifikim monedhash. Ai e kaloi pjesėn tjetėr tė jetės nė varfėri dhe nuk ishte nė gjendje tė merrte kompensimet nga qeveria perėndimore gjermane e pasluftės. Duke punuar si njė rregullues automjetesh dhe si njė mėsues muzike (kishte pasur disa kurse trajnimi nė fushėn e operistikės) Ciceroni vdiq nė Stamboll nė vitin 1971. Agjent i njohur i luftės sė II-tė Botrore, i njohur me pseudonimin ciceron pranė konsullit gjerman nė Ankara gjatė viteve 1943-1944. Biografia e tij ėshtė e errėt, dihet se ai ishte i burgusur nė Marsej (Francė) pėr kontrbandė para luftės. Iliaz Bazna deklarohet se ėshtė mė origjinė shqiptare, ku i ati i tij kishte vdekur tragjikisht diku nė malet shqiptare, nė gjueti nga njė anglezė. Pas disa vitesh Bazna merr njė sasi tė hollash si dėmshpėrblim dhe ikėn nė Turqi. Mė vonė punon nė Ambasaden e Britanisė sė Madhe nė Ankara ku has nė dokumenta tė rėndesishme nė lidhje me planin e zbarkimit tė aleatve nė Normandi, mė 6 qershor, 1944, mė kodin e quajtur overlord dhe keto dokumenta i fotografon dhe i'a dorzon konsullit gjerman L-C. Moyzisch pėr njė shumė afer 15 000 livre britanike pėr ē'do film.Mbas luftės me paratė e paguara nga Abwehr u mundua te hynte nė bisnes por u zbulua pasi paratė ishin tė fallsifikuara nga i ashtuquajturi Operacioni Bernhard.

    Iliaz Bazna u bė i njohur pas luftės, kur ky konzull botoi kujtimet e tij me titillin "Operacioni Ciceron" ku pas ca vitėsh pershtatet edhe pėr kinematografi, filmi i njohur me titullin "Afera Ciceron"
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Akuamarini : 27-04-2017 mė 15:53

  8. #58
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anėtarėsuar
    19-02-2015
    Postime
    3,264

    Pėr: Figura Te Shquara Shqiptare

    Carl Ritter von Ghega (Karl Gega, Carlo Ghega) lindi mė 10 janar tė vitit 1802 nė Venedik, vdiq mė 14 mars tė vitit 1860 nė Vjenė. Ishte inxhinier me prejardhje shqiptare, ndėrtues i hekurudhės sė Semmering-ut prej Gloggnitz deri nė Mürzzuschlag nė Austri.

    Prindėrit e tij kishin prejardhje shqiptare. Ai studioi nė Padova (Itali), ku ai nė moshėn 17 vjeēare e mori titullin Doktor i shkencave matematikore. Karrierėn si inxhinier e filloi me ndėrtime rrugėsh dhe ujėsjellės nė Venedik. Ndėr tė tjera ndihmoi nė ndėrtimin e rrugės “Strada d’alemagna”, rrugės nga Treviso pėr nė Cortina d'Ampezzo. Prej vitit 1836 deri mė 1840 ishte udhėheqės i ndėrtimit pėr pjesėn e rrugės hekurudhore “Kaiser-Ferdinand-Nordbahn” prej Ludenburg deri nė Brünn (Brno). Gjatė kėsaj kohe (1836 – 1837) studioi shkencat hekurudhore nė Angli dhe nė shtete tė tjera evropiane.

    Nė vitin 1842 Ghega u emėrua udhėheqės planifikimi pėr tė gjithė Jugun e shtetit Austro-hungarez dhe pėr kėtė arsye ndėrmori njė udhėtim studiues nė Amerikė. Njohuritė nga kjo ekspeditė Ghega nuk i pėrdori vetėm pėr planifikimin e hekurudhės sė Semmering-ut, por i publikoi edhe nė dy vepra. Ghega publikoi shumicėn e shkrimeve tė tij jo vetėm nė gjuhėn gjermane por nė tė njėjtėn kohė edhe nė italisht dhe frėngjisht.

    Pas kthimit tė tij nga Amerika u ngarkua me planifikimin dhe ndėrtimin e hekurudhės nė drejtim tė jugut, nga Mürzzushlag, nėpėr Grac dhe prej aty deri nė Trieste. Tejkalimi i malit tė Semmering-ut llogaritej nga shumė bashkėkohės tė tij si shumė i rėndė edhe si i pamundur.

    Ai mė vitin 1844 mbaroi planin, i cili parashihte kalimin e malit pa rrota me dhėmbė apo sajlla(litarė) por me lokomotiva normale. Para se tė vendosej pėr ndėrtimin e hekurudhės, Ghega nisi me konstruksionin e njė lokomotive, e cila mund ti pėrballonte pjerrtėsitė e tilla. Hekurudha filloi mė 1848 tė ndėrtohet. Para mbarimit tė saj mė 1854 ai e fitoi titullin “Ritter” (Kalorės) (1851). Nė vitet 1853/1854 Ghega planifikoi tėrė rrjetėn e hekurudhave tė tė gjithė monarkisė Habsburgase. Nė vitet mė pas ju dha detyra e planifimkit tė rrugės hekurudhore nė Siebenbürgen mirėpo ai nuk arriti tė pėrfundoj kėtė projekt.

    Ghega vdiq mė 14 mars 1860 nė Vjenė nga pasojat e sėmundjes sė tuberkulozit. Ceremonia fetare ėshtė zhvilluar nė Katedralen kryesore tė Vjenės, Shėn-Stefan (Stephansdom), kurse trupi u varros nė varrezat e Währinger-it ne Vjenė. Mė 1887, kur kėto varreza u shpėrngulėn, sarkofagu me eshtrat e Ghegės u vendos nė panteonin e njerėzve mė te shquar tė Austrisė, pranė Mozart-it, Beethoven-it, Schubert-it, Strauss-it, Brahms-it dhe Alois Negrell-it (projektuesit tė kanalit tė Suezit).

    Veprat[redakto | redakto tekstin burimor]
    Shkrimet e tij:

    Die Baltimore-Ohio Eisenbahn über das Alleghany-Gebirg mit besonderer Berücksichsitung der Steigungs- und Krümmungsverhältnisse. - Wien : Kaulfuß Prandel, 1844
    Dell' Ottanto a diottra : Stromento geodetico per tracciare in pianta l’andamento delle curve circolari. - Venedig : Merlo, 1833
    Malerischer Atlas der Eisenbahn über den Semmering. - Wien : Gerold, 1854
    Bd. 1: Text
    Bd. 2: Atlas
    Über nordamerikanischen Brückenbau und Berechnung des Tragvermögens der Howe'schen Brücken. - Wien: Kaulfuss Prandel, 1845
    Uebersicht der Hauptfortschritte des Eisenbahnwesens in dem Jahrzehende 1840 - 1850, und die Ergebnisse der Probefahrten auf einer Strecke der Staatsbahn ueber den Semmering in Oesterreich. - Wien : Sollinger, 1853
    Wikipendia
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

  9. #59
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anėtarėsuar
    19-02-2015
    Postime
    3,264

    Pėr: Figura Te Shquara Shqiptare

    Marie Kraja
    Marie Kraja lindi mė 24 shtator 1911 ne Zarė tė Dalmacisė dhe vdiq nė Tiranė mė 21 nėntor 1999.
    Jetėshkrimi
    Nė moshėn 6 vjeēare, familja e saj vendoset nė Shkodėr. Studimet e larta pėr kanto i kreu nė Konservatorin e Graz-it nė Austri, nė vitet 1930-1934. Aktiviteti i saj koncertal fillon mė 1934 sė bashku me pianistin Tonin Guraziu, nė njė koncert qė kanė dhėnė nė Tiranė. Para kėtij koncerti, Maria kishte marrė pjesė nė “Mbrėmjen e kombeve” nė Vjenė ku kishte pėrfaqėsuar Shqipėrinė me interpretimet e dy kėngėve popullore ”O bilbil, i mjeri bilbil” dhe “Ēilni, ju moj lule ēilni”. Mbas pėrfundimit tė studimeve kthehet nė Shqipėri mė 1938 ku dhe fillon njė aktivitet tė dendur koncertal. Punon si mėsuese muzike nė Institutin Nėna Mbretėreshė. Punon pranė Radio-Tiranės dhe Liceut Artistik mė 1946, mė pas nė ILA dhe TOB ku ka kėnduar qė nė premierėn e parė tė kėtij institucioni. Edhe pse me njė jetė artistike tė pasur nė skenat e Italisė, Austrisė, Gjermanisė, etj, karriera e saj lidhet ngushtė me gjithcka qė ndodhi nė muzikėn shqiptare. Me themelimin e TOB, Marie Kraja bėhet ndėr solistet e para. Sė bashku me plejadėn e parė tė kėngėtarėve shqiptarė, Tefta Tashko Koēo, Kristaq Antoniu, Mihal Ciko, Jorgjie Truja, etj, Marie Kraja interpreton nė rolet kryesore tė veprave tė para operistike shqiptare, si “Mrika”, “Lulja e Kujtimit”, si dhe tė njė sėrė veprash tė huaja si “Rusalka”, “Ivan Susain”, “Nusja e shitur”, “La Traviata”, “Jollanda”, “Dasma e Figaros”, etj. Pėrveē roleve operistike, pjesė e repertorit tė saj janė dhe shumė arie, romanca, pjesė koncertore, si dhe mbi 300 kėngė popullore, sidomos ato tė veriut. Repertori i saj i kėngėve popullore pėrfshinte traditėn mbarėshqiptare tė kėngės popullore qytetare duke filluar me kėngėt e qyteteve Pejė, Gjakovė, Shkodėr, Korēė, Berat, Elbasan, Tiranė etj. Ndėr kėngėt popullore tė kėnduara nga Marie Kraja pėrmendim: “Ēila sytė me tė pa”, “Dola nė penxhere”, “Marshalla bukurisė sate”, etj. I gjithė ky repertor u realizua nė qindra koncerte brenda dhe jashtė Shqipėrisė, nė Kinė, Kore, Gjermani, Itali, Ēekosllovaki, Hungari, Bullgari, Bashkimin Sovjetik, etj, dhe njė pjesė e tij ėshtė i dokumentuar nė fondin muzikor tė Radio Televizionit shqiptar. Regjistrimin e parė tė kėngės poppullore e ka bėrė nė pllaka gramafoni nė vitin 1940 me kėngėn “Ēilni ju moj lule”.

    Sa i pėrket aktivitetit pedagogjik, nis qė me krijimin e shkollave tė para tė muzikės nė Shqipėri, Liceu Artistik “Jordan Misja” nė Tiranė, nė vitin 1946 dhe Konservatorit Shtetėror tė Tiranės nė 1962 dhe vazhdoi deri nė fund tė jetės, pavarėsisht nga dalja e saj nė pension nė vitin 1966. Pėr meritat e saj si artiste dhe mėsuese Maria Kraja u nderua me ēmime, medalje dhe tituj tė ndryshėm. Ėshtė “Artiste e Popullit”, mban Urdhėrin “Naim Frashėri” tė klasit tė parė, medaljen “Mjeshtre e Madhe e Punės” dhe Laureate e Ēmimit tė Republikės sė Klasit tė Parė.

    Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]
    [1]
    Lit: Marie Kraja, “Prej njė ēerek shekulli kėndoj kėngėt e popullit”, “Kultura popullore”, 1958, nr. 6, fq. 31-39; Gjoka Lola, “Maria Kraja”, gaz. “Drita”, 1962, 18 Mars; Harapi Tonin, “Maria Kraja dhe kėngėt e saj”, gaz. “Drita”, 1973, 6 maj; Kraja Marie, “Njohja e kėngės popullore dhe e interpretimit tė saj”, tek “Vatra e Kulturės”, 1/1974; Kalemi Spiro, “Interpretimi i kėngės popullore nga Marie Kraja”, “Kultura Popullore”, 2/1986; Gurakuqi Luigj, “Me kėngėn e popullit”, gaz. “Bashkimi”, 1988, 21 Gusht; Koēo Eno, “Tefta Tashko Koēo dhe koha e saj”, Tiranė 2000 etj.

    https://www.google.se/url?sa=t&rct=j...Ewwf6X-RHihMkg

  10. #60
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anėtarėsuar
    19-02-2015
    Postime
    3,264

    Pėr: Figura Te Shquara Shqiptare

    Tefta Tashko Koēo

    Tefta Tashko Koēo (lindur si Tefta Tashko; Faiyum, Egjipt 2 nėntor 1910 - Tiranė 30 dhjetor 1947) kėngėtare e shquar lirike nė interpretimin e kėngės popullore qytetare mbarėshqiptare dhe Artiste e Popullit e Shqipėrisė.

    Biografia[redakto | redakto tekstin burimor]
    Tefta ishte vajza e patriotit tė shquar shqiptar nga Frashėri i Pėrmetit, Thanas Tashkos i cili prej vitit 1910 qe vendosur familjarisht nė Egjipt. Me vdekjen e Thanas Tashkos mė 1915, familja e tij kthehet nė Korēė nė vitin 1921. Nė Korēė kemi aktivizimet e para tė Teftės si kėngėtare dhe data 26 qershor 1926 mbahet si koncerti i saj i parė nė publik. Nė shtator tė vitit 1927, Tefta me gjithė familjen vendosen nė Montpellier, Francė, ku ajo filloi edhe studimet muzikore, pėr t’i vazhduar ato me sukses nė Konservatorin Superior tė Parisit. Nė vitin 1930, Tefta bėn inēizimet e para muzikore pranė shoqėrisė diskografike “Pathe”-Paris, si pjesėmarrėse nė grupin e kėngėtarit tė shquar tė polifonisė himariote Neēo Mukon. Me pėrfundimin e studimeve, Tefta kthehet nė atdhe ku mė 26 nėntor 1935 shėnohet edhe koncerti i saj i parė si kėngėtare profesioniste nė Shqipėri koncerte tė cilat ajo i dha nė shumicėn e qyteteve shqiptare. Pikėrisht nė kėto vite, Tefta futi nė programet e saj krahas arieve lirike tė autorėve tė shquar botėrorė si Moxart, Guno, Shubert, Verdi, Donixeti, Pergolezi, Belini, Puēini, Rosini, etj, dhe kėngėt popullore shqiptare, si pjesė integrale e kulturės muzikore popullore shqiptare. Janė rreth 89 kėngė popullore tė tė gjithė qyteteve tė Shqipėrisė qė Tefta i kishte nė repertor dhe rreth 36 prej tyre ajo i regjistroi nė pllaka gramafoni nė vitet 1930, 1937 dhe 1942 nė Paris, Francė dhe Milano, Itali. Ndėr to po pėrmend: “Zare trėndafile”, Tė dua, moj goc’ e vogėl”, Bilbil ēapkėni”, Qante lulja lulen”, “Kenke nur i bukurisė”,”As aman, moj lule” etj. Sipas Hysen Files: Tefta diti tė nxirrte nga kėnga popullore ndjenjėn e thellė qė populli kishte shkrirė nė tė. Njihet tanimė faktet se Tefta Tashko i ka mbledhur njė shumicė kėngėsh direkt nga goja e muziktarėvė tė shuar popullore tė vendit tonė. Njė gjė tė tillė e provon edhe pjesmarrja e Teftės sė bashku me kėngėtaren tjetėr tė shquar Marie Kraja nė festivalin e folklorit tė mbajtur nė Firence, Itali mė 30 Maj 1939 krahas kėngėtarėve dhe muziktarėve tė shquar popullorė tė atyre viteve si Adem Mani, Xhevat Boriēi, Kolė Vjerdha, Taip Kraja, Karlo Pali etj. Nė listėn e gjatė tė kėngėve popullore tė kėnduara nga Tefta do tė bashkangjisnim edhe kėngėt popullore tė pėrpunura nga kompozitori Kristo Kono me poezi tė Lasgush Poradecit si p.sh “Kroi i fshatit tonė”, apo “Kur mė vjen burri nga stani”. Krahas Teftės, do tė pėrmendim edhe dy kėngėtare tė tjera tė shquara nė interpretimin e kėngės popullore qytetare: Jorgjia Filēe Truja dhe Maria Paluca (Kraja). Nė vitin 1945, Tefta kėndon nė operėn e Beogradit me shumė sukses rolin e Mimisė nga opera “Bohemė” e Puēinit dhe atė tė Rozinės nga opera “Berberi i Seviljes” e Rosinit. Nė vitin e fundit tė jetės ka qėnė vazhdimisht e sėmurė. Vdiq nė moshėn 37-vjeēare.


    Krijimtaria[redakto | redakto tekstin burimor]
    Kėngėt popullore tė Tefta Tashkos, regjistruar pranė “Columbias”-Itali, 1942: “Un’o ty moj tė kam dashur”; “Kjo dashtnija kjoft mallkue”; “Kenke nur’ i bukurisė”; “Pėr njė ditė, kur del goca nė pazar”; “Kėndon Kumrija”; “Metelikun ta kam falė”; “Ma ven dorėn pėrmbi dorė”; “Dallandyshe vaj, vaj”; “Qante lulja lulen”; “Moj fėllanxė”; “Sa me shpejt ma vunė, moj, kambėn”; “Dy gisht pėrmni vetull”; “Moj hyrije, bukurie”; “ Shamija e beqarit”; “Iku nata”; “Del njė vashė prej hamamit”; “Zare trėndafile”; “Tė dua, moj goc, e vogėl”; “As aman, moj lule”; “Kroi i fshatit tonė”; “O moj sylarushe”; “Dolla nė penxhere”; “Bilbil ēapkėni”; “As u gremis moj lejthate”; “Dashtnuer tu bana”; “Ani, moj Hatixhe”; “Seē kėndon bilbili malite”; “Shkapėrceva dy-tri male”; “Edhe ky bilbili ēka qėnke njė zog”; “Kam shtėpinė e vogėl”; “I kam hypė vaporit”; “Fry, moj er’ e malit”; “O na atė fushė t’mejdanit”; “Edhe gurėt e sokakut”.


    Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]
    Krantja Mustafa, “Artistja e Popullit Tefta Tashko Koēo”, gaz. “Drita”, 1961, 31 dhjetor; Naēe P, “Tefta Tashko Koēo”, “Ylli”, 1963, nr. 12; Kono Kristo, “Me dashurinė pėr atdheun dhe kėngėt e popullit”, gaz. “Drita”, 1976, 25 korrik; Mio Sokrat, “Bilbili i kėngės shqiptare”, gaz. Pėrpara, 1977, 21 dhejtor; Filja Hysen, “Tefta Tashko Koēo”, Tiranė 1980; Frashėri Thoma, “Interpretuese e shquar e kėngės popullore”, gaz. Drita, 1982, 26 dhjetor; Koēo Eno, “Tefta Tashko Koēo dhe koha e saj”, Tiranė 2000; Zaja Sami C, “Heti njeri i urtė i Shkodrės” Shkodėr 2000 etj.


    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Akuamarini : 27-04-2017 mė 16:44

Faqja 6 prej 13 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Sulė Hotla (1875-1947), Njė Jetė Pėr Shqipėrinė
    Nga strong_07 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  2. Ortodoksia Shqiptare sot
    Nga Orientalist nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-09-2010, 10:11
  3. Letersia Shqiptare
    Nga new-man nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-01-2009, 12:28
  4. Brukseli: Zgjedhjet e 2005, shansi juaj i fundit
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 12-04-2005, 14:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •