Close
Faqja 2 prej 13 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 128
  1. #11
    ALBVIRTUALI Maska e The Dardha
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    TIRANE
    Postime
    439

    KOSTANDIN KRISTOFORIDHI

    Kostandin KRISTOFORIDHI ( 1827 1895 ). Levrues dhe studiues i gjuhes shqipe, veprimtar i njohur i Rilindjes Kombetare, arsimit dhe kultures. Lindi ne Elbasan dhe ndoqi gjimnazin Zosimea te Janines. Veprimtaria e tij themelore lidhet me perhapjen e gjuhes dhe shkolles shqipe. Ai njihet si hartuesi i pare i Abetares se pare shqipe ne gegerisht ne vitin 1867 dhe nje vit me vone po kete abetare e botoi ne toskerisht. Vepra themelore eshte "Fjalori i gjuhes shqipe". Eshte perkrahes i teorise mbi prejardhjen pellazge te shqipes.
    C'ESHTJA SHQIPTARE MBI TE GJITHA

  2. #12
    ALBVIRTUALI Maska e The Dardha
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    TIRANE
    Postime
    439

    ELENA GJIKA

    Elena GJIKA (Dora d'Istria) 1829-1888). Shkrimtare dhe publiciste perparimtare rumune me origjine shqiptare. Eshte autore e shume studimeve si Kombesia shqiptare sipas kengeve popullore, Shkrimtaret shqiptare te Italise jugore, Shqiptaret ne Rumani, etj. Eshte e njohur ne opinionin boteror per ndihmen e dhene ne ceshtjen shqiptare.
    C'ESHTJA SHQIPTARE MBI TE GJITHA

  3. #13
    ALBVIRTUALI Maska e The Dardha
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    TIRANE
    Postime
    439

    ABDYL FRASHERI

    Abdyl FRASHERI (1839 -1892) ka qenė patriot e demokrat i shquar dhe njė nga udhėheqėsit kryesorė tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit.

    Lindi nė Frashėr (Pėrmet) mė 1839 nė familjen e njė spahiu tė vogėl tė deklasuar. Pjesėn e parė tė jetės e kaloi nė fshatin e lindjes. Nė moshėn 18 vjeēare u vendos pėr nevoja pune nė Janinė. U shqua si personalitet politik qysh mė 1877. Nė fund tė kėtij viti (1877), kur ishte deputet i Janinės nė parlamentin e dytė osman, Abdyl Frashėri u zgjodh kryetar i Komitetit Qendror pėr Mbrojtjen e tė Drejtave tė Kombėsisė Shqiptare, qė u formua nė Stamboll
    C'ESHTJA SHQIPTARE MBI TE GJITHA

  4. #14
    ALBVIRTUALI Maska e The Dardha
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    TIRANE
    Postime
    439

    SAMI FRASHERI

    Sami FRASHERI ( 1850-1904 ) ka qenė rilindas i shquar, ideologu kryesor i Lėvizjes Kombėtare Shqiptare, dijetar i madh, shkrimtar dhe publicist. Nė literaturėn e huaj ėshtė njohur me emrin Shemsedin Sami. Lindi nė Frashėr tė Pėrmetit mė 1 qershor 1850. Mėsimet e para i mori nė fshatin e tij. Kreu shkollėn e mesme greke Zosimea nė Janinė, ku pėrveē literaturės sė pėrgjithshme, pėrvetėsoi edhe disa gjuhė tė huaja.
    C'ESHTJA SHQIPTARE MBI TE GJITHA

  5. #15
    ALBVIRTUALI Maska e The Dardha
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    TIRANE
    Postime
    439

    NAIM FRASHERI

    Naim FRASHERI 1846-1900. Poet i madh i Rilindjes Kombetare shqiptare, atdhetar, mendimtar dhe veprimtar i shquar i arsimit dhe i kultures. Lindi ne Frasher te Permetit. U shkollua ne gjimnazin "Zosimea", ne Greqi. Poema e tij e pare ishte "Shqiperia", qe entuziazmoi patriotet shqiptare, botuar ne vitin 1897. Ne Stamboll ishte nder botuesit kryesore te revistes "Drita", me pas "Dituria", ku u botuan shume vjersha te tij, proza e vargje per shkollat shqipe. Me 1886 botoi poemen "Bageti e bujqesi". Veprat kryesore jane "Qerbelaja", "Historia e Skenderbeut", "Gjuha shqipe", "Korca" etj.
    C'ESHTJA SHQIPTARE MBI TE GJITHA

  6. #16
    ALBVIRTUALI Maska e The Dardha
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    TIRANE
    Postime
    439

    KOLE IDRONOMEO

    Kole IDRONOMEO 1860-1939 Piktor i Rilindjes Kombetare, arkitekt dhe fotograf, Piktor i Popullit. Lindi ne Shkoder dhe qe ne moshe te vogel shfaqi prirje per artin. Ai kishte nje studio fotografike dhe ka dhene i pari shfaqje kinematografike ne vend ne vitin 1912. Krijoi ne pikture nje radhe kompozimesh te karakterit etnografik. Kryevepra e tij eshte "Motra Tone" viti 1883. Eshte i pari ne artin shqiptar qe trajtoi peisazhin.
    C'ESHTJA SHQIPTARE MBI TE GJITHA

  7. #17
    ALBVIRTUALI Maska e The Dardha
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    TIRANE
    Postime
    439

    FAIK KONICA

    Faik KONICA 1876-1942. Publicist kritik letrar dhe veprimtar politik. Gjate veprimtarise se tij eshte perpjekur per nje gjuhe letrare te perbashket dhe ndihmoi ne pasurimin e zhvillimit te stilit letrar dhe publicistik te shqipes se shkruar. Veprat e tij me te njohura jane "Doktor Gjelpera zbulon rrenjet e drames se Mamurrasit", "Nen hijen e hurmave", etj.Njihet si drejtues i revistes Albania", nje prej organeve me te rendesishme te Rilindjes.
    C'ESHTJA SHQIPTARE MBI TE GJITHA

  8. #18
    ALBVIRTUALI Maska e The Dardha
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    TIRANE
    Postime
    439

    ALEKSANDER MOISIU

    Aleksander MOISIU(Artist i Popullit) Lindi ne qytetin e Kavajes ne vitin 1879. Ai ridhte nga nje familje shqiptare e Moisive, e cila per arsye ekonomike emigroi ne Trieste. Pas mbarimit te shkolles se mesme ne Grac te Austrise dhe pas nderprerjes se konservatorit te Vjenes, Moisiu per arsye ekonomike filloi te punoje si duartrokites ne opera dhe si figurant ne Burgteater, ku dhe nisi krijimtaria teatrale e tij.Debutoi me sukses ne vitin 1903 ne Teatrin gjerman te Prages, ne Teatrin "Skena Popullore", te Berlinit etj. Moisiu u vleresua si aktor ne rolet e Osvaldit, Pozes, Hamletit, nderkohe qe vetem rolin e Fedjas ne dramen "Kufoma e gjalle", te Leon Tolstoit e interpretoi 1200 here. Vetem tre vjet para se te nderronte jete, ne vitin 1935. Moisiu triumfoi ne skenat e Evropes ne shfaqjen jubilare "Fausti" te Getes.
    C'ESHTJA SHQIPTARE MBI TE GJITHA

  9. #19
    ALBVIRTUALI Maska e The Dardha
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    TIRANE
    Postime
    439

    FAN NOLI

    Fan NOLI ėshtė artist dhe dijetar, pėrfaqėsues i shquar i letėrsisė demokratike, qė u zhvillua nė Shqipėri fill pas Rilindjes. Fan Noli dha njė kontribut tė ēmuar nė thesarin e kulturės kombėtare. Lindi mė 6 janar 1882 nė Qytezė (turqisht: Ibrik Tepe), fshat shqiptar nė Thrakė, jo shumė larg nga Ederneja.Mė 1906, i nxitur dhe i pėrkrahur nga patroitėt, Noli u nis pėr nė SHBA, me qėllim qė tė ndihmonte nė organizimin dhe nė bashkimin e shqiptarėve tė mėrguar, qė kėrcėnoheshin nga rreziku i pėrēarjes, pėr shkak tė veprimeve tė shovenistėve grekė,Pas njė sėmundjeje tė rėndė vdes nė Florida.
    C'ESHTJA SHQIPTARE MBI TE GJITHA

  10. #20
    ALBVIRTUALI Maska e The Dardha
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    TIRANE
    Postime
    439

    VIKTOR EFTIMIU

    Viktor EFTIMIU 1889-1972, Shkrimtar rumun me prejardhje shqiptare. Personalitet i shquar i kultures rumune dhe asaj boterore. Akademiku Eftimiu, lindi ne fshatin Boboshtice te Korces, dhe emigroi ne vitet e para te jetes ne Bukuresht te Rumanise. Nder veprat e tij spikasin romanet "Njeriu qe pa vdekjen me sy", "Kokoshi i zi", "Prometeu", "Dr.Fausti" etj si dhe mjaft krijime me motive shqiptare si "Portrete dhe kujtime", "Dy kryqe", poemthi "Skenderbeu", esseja "Folklor shqiptar" etj.Gjate jetes se tij, ai mbajti lidhje me vendlindjen. Ne fillimin e viteve '20 ishte kryetar i nje Shoqate atdhetare, e cila punonte per mbrojtjen e te drejtave te Shqiperise si shtet i pavarur.
    C'ESHTJA SHQIPTARE MBI TE GJITHA

Faqja 2 prej 13 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Sulė Hotla (1875-1947), Njė Jetė Pėr Shqipėrinė
    Nga strong_07 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  2. Ortodoksia Shqiptare sot
    Nga Orientalist nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-09-2010, 10:11
  3. Letersia Shqiptare
    Nga new-man nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-01-2009, 12:28
  4. Brukseli: Zgjedhjet e 2005, shansi juaj i fundit
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 12-04-2005, 14:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •