Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 19
  1. #1
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anëtarësuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869

    E ëma: E qëllova, refuzoi të punonte në treg

    TIRANE/ 24-vjeçari, besimtar i fesë muslimane, frekuentonte Xhaminë e Kamzës

    Vetëhelmohet, s'e lanë të falej
    E ëma: E qëllova, refuzoi të punonte në treg


    --------------------------------------------------------------------------------

    ge.xha.


    TIRANE

    Një 24-vjeçar është vetëhelmuar pasi prindërit nuk e kanë lejuar të respektonte si duhet ritet e ditës së agjërimit të Ramazanit". Ka qenë ky versioni i hetimeve paraprake të policisë lidhur me vdekjen nga vetëhelmimi me fotoksinë i 24-vjeçarit Mariglen Rungo, banues Valias. Sipas policisë Rungo, besimtar i Xhamisë së Kamzës, paraditen e djeshme është grindur me të ëmën për shkak se ka kërkuar të bëjë pushim për të kryer ritet përkatëse të muajit të Ramazamit. Por fakti është konsideruar vetëm si një pretekst për t'i bërë bisht punës në treg prej të ëmës, që në grindje e sipër, nuk ka hezituar madje ta godasë me shpullë në fytyrë të birin. I vënë në seder, 24-vjeçari i martuar vetëm tre-katër muaj më parë, ka vendosur të vrasë veten me helmin e minjve, që kishte në shtëpi.

    Ngjarja
    Mariglen Runko, është gjetur në gjendje të rëndë nga familjarët në dhomën e tij. Megjithëse kanë nxitur t'i vinin në ndihmë, ata nuk kanë mundur të bëjnë asgjë për të shpëtuar jetën e 24-vjeçarit, i cili ka vdekur pak kohë më vonë në repartin e toksikologjisë së spitalit Ushtarak, si pasojë e komplikacioneve të shumta të shkaktuara nga helmi i fortë. Sipas familjarëve të kontaktuar në ambientet e spitalit Ushtarak, Runko ishte një njeri shumë impulsiv dhe kjo i shkaktonte shpesh probleme atij.

    Hetimi
    Kanë qenë vetë familjarët, të cilët të pyetur nga hetuesit e Komisariatit numër 4 të Policisë së Tiranës, të cilët kanë pohuar grindjen që viktima kishte patur me të ëmën paraditen e djeshme. Sipas policisë, e ëma, duke kujtuar se Runko po i nxirrte një justifikim, për të mos punuar, ishte nxehur me të birin dhe ka pranuar, se në gjaknxehëtësi e sipër, e ka goditur atë. Burimet policore thanë për Gazetën se nga veprimet paraprake të hetuesve, rezulton se Runko është vetëvrarë në kushtet e një depresioni të thellë psikik të momentit për shkak të grindjes. Hetuesit nuk kanë konstatuar ndonjë problem të mëparshëm mes familjarëve e viktimës, dhe nivelin e jetesës e kanë konsideruar të pranueshëm, duke e përjashtuar si shkak të depresionit. Sakaq mësohet se në trupin e viktimës nuk janë gjetur shenja dhune apo gjurmë plagësh, duke përjashtuar pistën e vrasjes së tij.

  2. #2
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499

    Nje koker dembeli paska qene.

    Sa e beni juve te madhe kete. Kur mbahet Ramazan punohet.
    Paska qene njeri dhe impulsiv, shenjat e para te psikopatise.

    Hajde vari lesht

  3. #3
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Eshte nje jete tjeter e re qe u shemb,me vjen keq.
    Zoti e bekofte
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  4. #4
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Nuk eshte aspak ceshtje dembelizmi. Ky eshte nje viktim tjeter e varferise, dhe jo sic mundohet ta paraqisi shtypi ekstremisto-fetar.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    'Helmoset' apo 'helmohet'? Mendohu pak...

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Citim Postuar më parë nga Artan Zaloshnja
    Sa e beni juve te madhe kete. Kur mbahet Ramazan punohet.
    Paska qene njeri dhe impulsiv, shenjat e para te psikopatise.

    Hajde vari lesht
    Ki pak respekt per te vdekurin!
    Çfaredo te kete qene arsyeja eshte per te ardhur keq.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    ku e ke marre kete lajm ti Shpirt_Njeeriu, pse nuk jep reference?...

    Ne gazeten Shekulli thuhen te kundertat e asaj qe ke shkruar ti.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Anisela
    Anëtarësuar
    20-01-2004
    Postime
    764
    Citim Postuar më parë nga Cyclotomic
    Nuk eshte aspak ceshtje dembelizmi. Ky eshte nje viktim tjeter e varferise, dhe jo sic mundohet ta paraqisi shtypi ekstremisto-fetar.
    Jam me ty!!!Varferia dhe ekonomia katastrofale e Shqiperise eshte fajtore per fatin e ketij djali!!!!!
    Dhe keshtu ne rruge te madhe eshitme zemren tone, njerzve qe vetem nje te perqeshun dhane per te e shkuen te kenaqun e tu u gezue- pse pane mfshetsinat intime te kesaj jetes tone.

  9. #9
    vetullngrysuri Maska e PROPHET22
    Anëtarësuar
    12-10-2004
    Vendndodhja
    Atje ku pjeshka leshon leng
    Postime
    5
    Citim Postuar më parë nga sh.hasanaj
    Ki pak respekt per te vdekurin!
    Çfaredo te kete qene arsyeja eshte per te ardhur keq.
    O Xeno si do ti vije keq atij per nje tjeter, kur si vjen keq per veten e vet.

    them kshtu pasi jo vetem atij por gjithe popullit shqiptar nuk po i vjen ma keq per masakrat sociale qe po ben Tosaxhuxhi i kryministrise.

    Nuk e di se pse iu duket kaq e cuditshme qe njerzit perfundojne ne rruge te tilla,
    i cuditshem asht fakti se perse shqiptaret nuk po ndergjegjesohen dhe te kuptojne se cili eshte shkaku i kesaj turbulline sociale dhe ekonomike.

    Te gjitha rruget qe sjellin kto pasoja jane qeverisja me korrupsion....
    Pra njerezit nuk jane te barabart para ligjit.Ky i fundit zbatohet vetem kur lyhet boshti me LEK,ne menyr tjeter as qe bahet fjale.

    Ndonje simpatizant dhe bashkpuntor ne idete kriminale me Tosaxhuxhin(ndonjeri nga ata qe moderon edhe padoganen me korrupsion pasi nuk mund te moderohet me rregull),kryeministrin e ferrnetit e te konjakut ka me thane c'asht gjith kjo gjurulldi per nje njeri qe ndoshta ka ba vetvrasje se ka qene me probleme mendore.Shume mire asht edhe nje mundesi e tille,por keto gjana jane te nderthurme. I varfer sot-me stres neser-rrugedalje ska-sherr me familjen-menja kokerr gruni-vetvrasje.A e shihni se me sa fjale te thjeshta e shpjegova,ma te komplikume se sa fjalet e nji kontrate mafioze qe mund te baje Tosaxhuxhi per pastrimin e miliarda dollareve.Pra cdo gja asht e nerthurme,nuk po kam kohe me shpreh as inatin dhe as meshiren por me vjen keq qe populli shqiptar po perjeton nji periudhe te erret.Me te vertet qe jeta ka sprova dhe mundime dhe une nuk i keshilloj vetvrasje asnjeriu sikur edhe dhimbjet e gjith dynjase te kishte mbi shpatulla,por ce do qe cdo njeri ka boten e vet,jeten e vet,dhe afatin e vet.

    Jeta nuk asht ba as per ta sha dhe as me e vra,por asht ba me e jetu mbrenda rregullave njerezore.Per te sha jane ba ata plancderrat e ferrnetit qe nuk e dun jeten me rregulla njerezore por me rregulla mejhanesh e qelbsinoresh.Kush e ka fajin?Une,ai qe vrau veten,ai qe do ta vrase me vone,e shume e shume cuba te tjere qe e kan kuptu se cfare po ndodh me jeten e tyne.Nuk shtyhet jeta tek ushtari i panjohtun dy vjet pa gjet pune,as rrugeve te europes tui lane benevreket
    hajdutces pa dokumenta.Nderkohe qe mosha te tilla si e atij dhe e jemja ne perendim mbarojne shkollen e bahen te zot per jeten e tyne e per vendin e tyne e per gjith shoqerine.Ndersa NE jo.,,,,,jo sepse na duhet te punojme per t'ly rroten e qerres korrupsionit e per me majt veten gjall.Keshtu asht kjo jete disa me land rovera te ble me lek gjaku e djerse populli,disa te tjere do shesin qese tek tregu. PUPUPUPPUPUPU IA DAFSHA NANEN KESAJ KOHE TE DHJEME

    Ngushellimet e mija te sinqerta per familjen e te ndjerit.

  10. Anetarët më poshtë kanë falenderuar PROPHET22 për postimin:

    saimir rungo (03-05-2014)

  11. #10
    Prophet 22!
    Edhe vdekjen do ta politizojme tani. Nuk ka teme qe mos te perfshohet "tosaxhiu", korrupsioni, etj. Eshte e vertete qe kriza ekonomike dhe politike e Shqiperise cojne ne depresion shume njerez dhe ne nje fare menyre eshte shkaku i vetvrasjeve te shumta, por kjo nuk do te thote qe asnje teme shoqerore ne forum mos te diskutohet jashte kesaj pikepamje.
    Dhe me e rendesishmja po perserisim papushim ne te gjitha temat e forumit te njejta muhabete, te njejtat ide te kosumuara.
    Duket sikur kemi dy Brare ne forum.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Ketrin : 03-11-2004 më 19:23

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. "Punoj" apo "punojê"?
    Nga chino në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 05-11-2009, 13:20
  2. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  3. Vritet adoleshentja, refuzoi trafikimin
    Nga iliria e para në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 10-11-2006, 19:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •