Tensione midis italianëve dhe rumunëve
Romë
Numri i rumunëve në Itali është rritur ndjeshëm
Një bandë e maskuar ka sulmuar një grup rumunësh në një periferi të Romës. Policia thotë se banda --që besohet se është italiane sulmoi rumunët me thika, shufra dhe zinxhirë. Tre rumunë u plagosën.
Sulmi është dënuar nga të dy palët e ndarjes politike. Ai vjen në një kohë sensitive për marrëdhëniet midis italianëve dhe emigrantëve - veçanërisht rumunëve që në numra të shumtë janë në itali pas anëtarësimit të vendit të tyre në BE.
Ndërkohë në Romë është mbajtur funerali i një italianeje që thuhet se u rrah, grabit dhe u la për vdekje në një kanal nga një rumun.
Shqetësimi për shtim të krimit të dhunshëm dhe ky sulm në veçanti bëri që qeveria italiane të marrë masa emergjente këtë javë duke i lejuar autoritetet lokale që të dëbojnë shtetasit e BE-së që paraqisnin kërcënim për sigurinë publike.
Dëbimet e para sipas masave të reja të katër rumunëve ndodhën nga aeroporti kryesor i Milanos të premten.
BBC
Krijoni Kontakt