
Postuar mė parė nga
Albo
i pakapshmi, nuk mund ti shesesh mend atij qe nuk do te bleje por vetem te shesi. Prandaj mos ki merak, se une nuk "te shes mend" ty, por shkruaj qe te kuptojne te tjeret.
Nese president i Amerikes duhej te ishte njeriu me i zgjuar, atehere nuk kish perse votonin amerikanet (e cdo popull), por e zgjidhni me nje test shkencor te akademikeve dhe shkencetareve me te medhenj te kohes. Kush fitonte me shume pike dhe dinte me shume mbi shkencat ne pergjithesi, behej edhe president i vendit. Por ja qe ata qe kane shkruajtur kushtetuten amerikane, nuk mendojne keshtu, por mendojne qe ai qe gezon mbeshtetjen me te madhe te shteteve dhe popullit te tij, te behet president. Pse? Sepse shumica sundon mbi pakicen, A-ja e demokracise. Sepse presidenti nuk qeveris dot vendin sado i zgjuar qe te jete pas mbeshtetjen e popullit te tij.
Do qe te thellohesh pak me shume tani duke bere nje krahasim midis Bush dhe Klinton dhe botekuptimeve te tyre?
Gjyshes sime i pelqente shume Bill Clinton, pasi ishte i gjate, i pashem, i bukur, fliste bukur e rrjedhshem, packa se ajo nuk di nje fjale anglisht. Bill Clinton eshte nje politikan shume i zoti, yll i partise demokratike pasi gezon mbeshtetje dhe nxjerr turma ne shesh edhe tani qe nuk eshte president. Para 1 jave u be nje miting ne Philadelphia si fushate per Kerry, ku demokratet e gjithe zonave perreth u mblodhen ne shesh per te pershendetur Bill Clinton. Mendohej te ishin me shume se 100 000 njerez. Kjo flet vete per mbeshtetjen dhe emocionet qe Klinton zgjon me karizmen e tij tek elektorati demokrat. A do te dilnin keta ne shesh po te mos kish ardhur Klinton por vetem Kerry? Tubimet e Kerry ne Philadelphia behen neper auditoriume universitetesh me dyer te mbyllura, pasi atij i mungon karizma e Clinton.
Clinton ne administraten e tij e rrethoi veten me askusha, njerez qe shkelnin ne Washington per here te pare dhe ishin kryesisht keshilltare demokratike qe suksesi i Klinton i katapultoi ne jeten e vendit. Demokratet kishin 12 vjet pa fituar presidencen. Perse Clinton zgjodhi nje kabinet te tille dhe nuk zgjodhi njerez me eksperience ne Washington, nga administrata e Carter per shembull? Sepse egoja e Clinton eshte me e madhe se oqeani paqesor, nevoja per te qene ne qender te vemendjes se publikut me e madhe se deshira e nje femre per vemendje. Klintoni e rrethoi veten me deputante ne menyre qe askush mos te konkurronte per vemendje nga mediat me figuren e tij.
Fitorja e shtepise se Bardhe nga ana e demokrateve ne 1992, u kushtoi atyre kontrollin mbi kongresin ne 1994, ku republikanet fituan kontrollin mbi kongresin pas plot 30 vjetesh kontrolli demokrat. Qe prej atehere, per te ardhur deri me sot 1 dekade me vone, demokratet kane vazhduar te rreshqasin ne kontrollin politik te elektoratit dhe republikanet sot kane kontroll mbi te dyja dhomat. Klinton vazhdon te jete nje yll i vertete Hollywood per mediat dhe elektoratin demokratik amerikan, packa se kontrolli politik i demokrateve u ka rreshqitur nga duart.
Bush nga ana tjeter, nuk eshte aq i artikuluar sa Clinton apo Kerry, ben edhe gabime ne te shprehur here pas here, por nuk i behet vone shume se cfare mendon populli per te, i behet vone per mbrojtjen e filozofise dhe politikave qe ai perfaqeson. Ai u vu ne krye te fushates se 2002 per kongresin, duke vene reputacionin e tij ne ate votim, dhe fitoi shumicen e partise se tij, ndryshe nga Clinton ne 1994. Amerikanet e shohin shume here me pak Bush ne ekranet e tyre televizive sic shikonin Clinton qe i pushtonte kamerat ne konferencate tejzgjatura televizive.
Bush ia doli me sukses qe te avancoje ne keto 4 vjet nje pjese te mire te platformes se tij te 2000, platforme konservatore. Konservatoret kane shume per tu kenaqur me politikat e tij dhe per tu impresionuar qe ai i shtyu ne kongres ne nje kohe rekord, ashtu sic kane shume per te qene te shqetesuar, pasi Amerika eshte ne lufte, dhe lufta nuk eshte asnjehere e kendshme. Demokratet nga ana e tyre, e urrejne Bush ne thelb pikerisht se ai ka qene i suksesshem ne shtyrjen perpara te planeve te tij konservatore, qe bien ndesh me interesat e elektoratit te demokrateve.
Suksesi i POLITIKAVE TE BUSH, i ka kushtuar atij IMAZHIN e tij si brenda SHBA dhe ne bote. Cili eshte me i rendesishem, imazhi i nje presidenti qe vjen e iken, apo politikat e tij qe kane per te bere histori? Njerezit si une e si ty zgjedhin midis nje presidenti famoz dhe nje presidenti jo shume famoz por qe i mban premtimet e tij atyre qe e votuan.
Persa i perket administrates Bush, nje kontrast i mprehte me administraten e Klinton. Administrata Bush, sipas vete demokrateve, eshte nje grup njerezish kopetente dhe me nje eksperience te madh ne Washington. Bush nuk e ka problem qe ai te ndaje kameren televizve me ikona amerikane si Colin Powel apo Donald Rumsfeld qe kane qene ne sherbimin civil per 4 dekada tashme. Bush nuk e ka problem te zgjedhi si zevendes president Cheney i cili ka nje rezume me te gjate politike ne Washington se vete Bush. Por Bush i zgjedh keta per te kompesuar mungesen e eksperiences se tij ne Washington ne nje rang kombetar e nderkombetar, dhe se ai e ve theksin tek nje qeverisje e mire dhe jo tek nje president popullor.
Kur kamerat te jene shuar, kur presidentet te mos jene presidente, historia nuk ka per te gjykuar popullaritetin e presidentit, por politikat e tij. Njerezit do ti harrojne emocionet e fjalimeve te castit, por do te kujtojne se si nje ligj i kaluar nga X president ndikoi pozitivisht/negativisht ne jeten e tyre.
Prandaj mesoni qe ti gjykoni gjerat ne esence dhe jo ne paraqitje.
Albo
Krijoni Kontakt