Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 17 prej 17
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    E kuptoj dëshirën e fotografistëve për t'u vetëquajtur artistë, por fatkeqësisht nuk janë artistë.

    Të luash me fjalën talent, është e njëjta gjë si të luash me fjalën artist.

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e [MaRiO]
    Anëtarësuar
    29-01-2008
    Vendndodhja
    Ne Zemren e Asaj Qe Dua :)
    Postime
    1,127
    fotografia esht pasion pastaj kthehet ne art
    Kur e ke këmbën jashtë gremines është e lehtë të japësh këshilla

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Fotografija eshte ART nese behet nga syri i artistit.
    Fotografija qe te ngjalle nje ndjenje mund te quhet lirisht art.
    Nga njemije momente artisti qe eshte artist zgjedh dhe kap ne objektivin e tij pamje qe kane ndjesi.Kane ndjesi pasi fotografisti qe i kap ato pamje e perjeton ate qe fotografon dhe gjen momentin,qka kete nuk mund ta beje qdokush.

    Njeri nder ata qe une me se shumti i adhuroj eshte James Nachtwey,nje fotograf lufte dhe konfliktesh i cili pothuajse shumicen e ngjarjeve ne bote i mbuloi me fotot e tij.
    Se fundi eshte bere edhe nje dokumentar per te i quajtur "War Photographer".

    Ja ku mund ti shihne disa nga puna e tij qe eshte padyshim artistike.Jane foto aq mire te perjetuara sa qe vetem nje mendje dhe shpirt artisti mund ti verej ato detaje qe ky i kap me objektivin e tij.

    http://www.jamesnachtwey.com/

  4. #14
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    1.Varet se kush e mban ne dore ate dixhital kamera,nje amator apo profesionist.
    2.Varet se cfare pamje merret.
    Nje amator mund te fuse nje fotografi ne forum dhe ta quaje ate art,por nuk eshte art,eshte art i keq.
    Nje profesionist mund te fuse nje fotografi ne forum,ku imazhi ka shume pasterti,cilesi te larte figure,por edhe ne kete rast,varet nga imazhi elementet,proporcionet e pjeseve te imazhit,cfare komunikon ky imazh me ate qe e shikon.......Mund te jete art,mund te mos jete art,mund te jete thjesht nje fotografi e bere teknikisht korrekt,paster pa turbullira.
    Nuk mund te besh art vetem me nje dixhital kamera.Fotografet artiste,profesioniste
    krahas aparatit perdorin filtra,plugins,,lightroom,fotoshop etj qe i japin imazhit ne fotografi efekte artistike qe veshtire ti gjesh ne natyre.Nga eksperienca shume imazhe te marra me dixhital kamera kane difekte dhe keto rregullohen me programe si fotoshop.
    Fotografia do quhet art nqs do plotesohen keto kushte:
    1.Njohje e thelle e menyres se si funksionon nje dixhital kamera,metodave se si perdoret nje dixhital kamera,njohuri per lentet.
    2.Njohje e teorise dhe historise se artit fotografik.
    3.Njohje e thelle e teknikave te fotografimit dhe aksesoreve per ndricimin.
    4.Truket qe perdoren mbi objektet qe do fotografohen
    5.Njohje e mire e fotoshopit,Lightroom dhe pluginsave speciale.
    Te krijosh art fotografik te duhet aparat fotografik te tipit SLR me lente ku ka me shume mundesi dhe opsione per te marre fotografi krahasuar me dixhital kamera me cmim te lire qe kane me pak opsione dhe jane vetem shkrep butonin dhe merr fotografine.Te duhet edhe arsim,shkolle ne kolegj universitet.Jane njohurite qe krijojne cilesine e imazhit dhe efektin artistik.Po s'pate njohuri harroje,ajo qe ty te duket e bukur si fotografi qe ke marre ne natyre,nuk eshte art.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 08-03-2010 më 23:13
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  5. #15
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Citim Postuar më parë nga benseven11 Lexo Postimin

    Sipas këtij përkufizimi i bie që fotografia të jetë 'zanat' jo art.

    Domethënë që një pikturë të quhet art, piktori duhet të ketë ditur si proçesohen ngjyrat, si vepron një pëlhurë kundrejt ngjyrave të caktuara (e anasjelltas) etj etj Kur historia e piktorëve më të njohur tregon të kundërtën.

    Fotografia është art për të njëjtat arsye që letërsia apo piktura mund të quhet art. Por sigurisht jo të gjitha fotografitë janë art, ashtu si jo çdo gjë e shkruar është art.

  6. #16
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    Fotografia artistike nuk mund te jete zanat pasi zanati ne art perfshin precizion dhe talent,aftesi ne krijimin e elementeve artistike,me prerje te bukura,gdhendje,ne dru,metal,gur,plastike etj.Ky krijim artistik 3 dimensional me vegla quhet ndryshe edhe craft ose artizanat.
    Fotografia dhe piktura me penel jane 2 dimensionale,vegla nuk perdoren,nuk mund te quhen craft(zanat)Kjo do te thote qe nje fotografist qe krijon art mund te quhet
    artist,ose,profesionist (status i aftesive artistike), por jo usta.Historia e artit eshte studiar dhe vazhdon te studiohet qe te kuptohet mjeshteria e artit.Perse keto piktura tevjetra akoma mbartin ate efekt emocional.Ku eshte sekretii bukurise dhe efekteve,drites dhe hijeve,ngjyrat etj.Studimii tyre nuk eshte vetem njohuri per studentet e fotografise por edhe eksperience,pasi mesohet se si jane krijuar teknikat e perdorura.per fat te mire shume vepra me cilesi te larte te Mikelanxhelos,Picasos,Da vincit,Rembrandit,VanGogut ,mund te behen sot ne kompjuter qe jep mundesine te perdoren deri ne 16 miljon ngjyra dhe nuanca.Ja perse fotografia sot eshte e lidhur shume me procesimin ne kompjuter,pasi mund te krijohen efekte,nuanca ngjyrash fantastike qe mund ti jepen komplet fotografise,ose elementeve te vecante te saj..
    Piktoret e famshem te mesjetes kane qene eksperte ne njohjen e bojrave,materialeve,kanvas,pelhure,mural dhe shume nuanca ngjyrash i kane krjuar me perzjerje te ngjyrave.Keto njohuri nga fizika/kima ato i kane perdorur per te krijuar bojrat me ngjyra te ndryshme.Edhe ne ate kohe krijimi i veprave te artit eshte bere mbi bazen e shkalles se njohurive.Keto piktore te medhenj kane studiuar,akumuluar njohuri dhe kane aplikuar kete njohuri ne art.Arti i madh qe i qendron kohes nuk mund te krijohet vetem me talent,por kerkon edhe njohuri.Mbrapa ketyre punimeve eshte nje teori e tere arti.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 12-03-2010 më 21:01
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  7. #17
    Kurre me,ne kete FORUM Maska e woodstock
    Anëtarësuar
    13-04-2004
    Postime
    560
    Citim Postuar më parë nga fattlumi Lexo Postimin
    Fotografija eshte ART nese behet nga syri i artistit.
    Fotografija qe te ngjalle nje ndjenje mund te quhet lirisht art.
    Nga njemije momente artisti qe eshte artist zgjedh dhe kap ne objektivin e tij pamje qe kane ndjesi.Kane ndjesi pasi fotografisti qe i kap ato pamje e perjeton ate qe fotografon dhe gjen momentin,qka kete nuk mund ta beje qdokush.

    Njeri nder ata qe une me se shumti i adhuroj eshte James Nachtwey,nje fotograf lufte dhe konfliktesh i cili pothuajse shumicen e ngjarjeve ne bote i mbuloi me fotot e tij.
    Se fundi eshte bere edhe nje dokumentar per te i quajtur "War Photographer".

    Ja ku mund ti shihne disa nga puna e tij qe eshte padyshim artistike.Jane foto aq mire te perjetuara sa qe vetem nje mendje dhe shpirt artisti mund ti verej ato detaje qe ky i kap me objektivin e tij.

    http://www.jamesnachtwey.com/
    Pajtohem plotesisht ...
    I vetmi hero i kombit Adem Jashari

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Arti i Fotografisë
    Nga Albo në forumin Arti shqiptar
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 13-05-2013, 20:02
  2. Magjia e dhomës së errët
    Nga Brari në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-05-2009, 01:52
  3. Fotografia fituese e çmimit "Pulitzer" - 2007
    Nga Davius në forumin Albumi fotografik
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 01-10-2007, 16:02
  4. Fotografia vs. Pikturen
    Nga anja bojku në forumin Arti shqiptar
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 15-05-2005, 06:39
  5. Fotografia ime më në fund
    Nga IsiNYC në forumin Prezantoni veten në forum
    Përgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 20-09-2003, 07:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •