-
Diabolis
Alen Boske
Pėrkthyer nga Ismail Kadare dhe Besnik Mustafaj.
Fillimisht nga Kadare:
Njė pelė qė tund krifėn
Njė pelė qė tund krifėn: njė ujvarė.
Njė kopsht qė pėrskuqet: muzikė.
Njė katart varke i humbur: peshkaqen.
Njė mermer i vakėt: amėsi.
Bari qė flet: mirėnjohje.
Bluja nė fund tė liqenit: enigmė.
Nata qė pėrton tė jetė natė: aurorė.
Fjala e re: pothuajse njė fėmijė,
falju asaj poet!
-
-
Diabolis
Dy nga dy
Kam pasur pėrherė dy kafka:
njė tė madhe pėr trishtimin,
njė krejt tė vogėl pėr harenė.
Po ashtu dy kujtesa kam pasur:
sa e bukur ėshtė njėra prej tyre,
kurse tjetra s'ka veē
harrimi tė vjetėr.
Kam pasur pėrherė dy zemra:
njė pėr tė dashur,
tjetrėn pėr mospėrfilljen.
Sa pėr jetėt e mia
ato s'i numėroj dot:
ndanjėherė mė duket se kam pasur me qindra
tė populluara me lule e zogj,
me statuja e mė t'ėmbla se buzėt e grave,
e nganjėherė mė ngjan se s'kam pasur asnjė.
Kam pasur pėrherė dy hije:
njėrėn pėr tė mė duartrokitur,
tjetrėn pėr qortim.
Nė logjikė me tė gjitha kėto
do tė kem padyshim dy vdekje:
njėrėn pėr tė qeshur
dhe tjetrėn nuk di sesi.
-
-
Diabolis
Jam i civilizuar
Unė jam i civilizuar.
Fėmijės qė ka uri;
"Skeletin tėnd ti haje!"
i them me qetėsi.
Unė jam i civilizuar
tė verbėrit i them:
"Mė mirė vraje veten,
zgjidhje mė t'ėmbėl s'gjen."
Unė jam i civilizuar
me vete bomba mbaj
rreth qafės, nėpėr dhėmbė,
dhe nėn testikulėn e majtė.
-
-
Diabolis
Era
Vrapo, tė ngrish njė hundė.
Tė ngrish njė shpatull, vrapo
njė sy ta bėsh tė nxjerrė lot,
fytyrat tė rrudhėsh kudo.
Vrapo, erė e sė dielės,
delet t'i mbledhėsh nė livadhe
qė larg, shiko si ngjajnė
si fletė tė bardha.
Krahėt m'i more erė,
dhe kėmbėt m'i more nė lug
m'i humbe ato, sė paku
ngėrdheshjen mos ma humb.
-
-
Diabolis
Njė pėrkim
Kur vdiq im atė,
nėna mė shkroi:
njė letėr tejet tė pikėllueshme.
Unė s'iu pėrgjigja: ka ditė kur gjithė fjalėt janė fajtore.
Mė duket se s'ndieja pikėllim.
Ka ditė kur gjithė ndjenjat janė kallpe.
Veē zbrita nė bodrum,
njė pipė gjeta dhe njė violinė,
dhe duke u fshirė pluhurin
iu luta qė pėr mua tė pėrloteshin.
Kėshtu iu luta pipės sė vjetėr
me shėnja dhėmbėsh sipėr saj,
dhe violinės tomantike,
ndoshta tuberkuloze
nga njė dimėr me borė tė zezė.
Tė dy ata qanė e mė shėrbyen si shembull,
dhe unė i shkrova nėnės:
"Sendet tona tė afėrta
me siguruan se nė kėtė dhimbje janė me ne."
-
-
Diabolis
Nga Mustafaj
Fėmijėt
Dihet, fėmijėt janė tė gjithė anije
Qė, rrokje pas rrokje, njė proverb si puhizė,
Drejt kontinentit ku pinguinėt e artė
Pėrshpėrisin poema, i shtyn.
Dihet, fėmijėt janė tė gjithė mėshtekna,
Mėshtekna qė, natėn, duke lypur tė falur,
Zhveshin degė e lėvore dhe, nė sheshin e madh,
Me mėzat vallėzojnė sa u merren mėndtė.
Dihet, fėmijėt janė tėgjithė kometa
Qė na sjellin nderimet e njė qielli tjetėr,
Njė tė vėrtetė tjetėr, njė pėrrallė tjetėr; po ne,
Tė rriturit gabimisht, a do tė mund ti bindim,
Para se tė ikin drejt yjesh pa mend,
Tė na zgjasin edhe pak lumturinė qė na dhanė?
-
-
Diabolis
Parisi
E, po tju tregoj se Parisi ėshtė njė port
Ndėrtuar mbi korale, ku vijnė pinė ujė
Gjirafa prej bore dhe breshka gjigande?
E, po tju tregoja se Parisi ēdo ditė
Zgjohet si njė ishull nga ishujt japonezė
Dhe Meksikės, butė, i rrėshqet mbi lėkurė,
Midis baobabesh dhe mimozash blu?
E, po tju tregoja: lart, tek yllėsitė
Qė ngjajnė si lypsarė tė uritur, ndėr kometa
Tė pasura qė hapsirėn mbushin me zogj sqepgjatė,
Sapo fryn pak erė, nis Parisi bredh?
E, po tju tregoja, siē tregon njė shok
Duke ēarė mjegullėn bashkė, njė histori gjahu,
Se nė vargjet e mia Parisi ndihet mirė?
-
-
Diabolis
Tė jesh ...
Tė jesh kalė krejt i ri.
Tė jesh diell qė klith nė erė
Tė vėrtetėn e vet.
Tė jesh misėr qė mbarsesh
Mė shumė herė se njė vajzė
E shtrirė nė rrugė.
Tė jesh pemė e mėrguar
Qė shpik njė mbretėri.
Tė kesh oqean,
Tė kesh njė gadishull
Qė farfurin si zjarr.
Ta kesh kryeqytetin
Nė ēdo skaj tė pyllit.
Tė kesh njė agim gjithnjė gati
Pėr tiu hedhur pėrsipėr natės.
Ta kesh lėkurėn tė artė.
- E megjithatė, ju e dini mirė
Se ari ėshtė somnambul.
-
-
Diabolis
Po t'i shkruash lulediellit
Po ti shkruash lulediellit,
thuaji se ne hijen e qafes sate
jeta eshte kenaqsi e madhe.
Premtoji se syte e tu do te fshihen
perpara syve te saj
te dendur si mizeri shturash.
Tregohu zemergjere:
a s'ishte teper e re
per te kuptuar qe bukuria jote
bukurise se saj i ngjallte zili?
Pergatitja kthimin dhe festoja:
ajo do te sjelle
shume e shume pranvera.
Do ta kesh lulediellin
me te miren mikeshe.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt