Policia austriake arreston 17 kosovare trafikante droge dhe konfiskon 170 kg heroine
PRISHTINE (1 Nentor) - Policia austriake ka shkaterruar pas nje operacioni te gjere ne Salsburg (Austri) nje rrjet trafikimi droge, te perbere nga nje grup trafikantesh nga Kosova, ben te ditur gazeta "Koha Ditore" (Kosove). Sipas burimeve policore, qendra e grupit ishte ngritur ne Kosove. Sipas burimit te misiperm, gjate operacionit, anetare te forcave te xhandarmerise austriake konfiskuan nje sasi prej 170 kg heroine, me nje vlere prej 12 milione euro. Gjithashtu jane arrestuar 17 persona. Policia e Salsburgut njoftoi se ne kete qytet ishin arrestuar nje grua si dhe dy persona te tjere. Policia austriake e zbuloi kete rrjet te trafikimit te droges tetorin e kaluar, pas arrestimit te dy personave nga ish-Jugosllavia, te cilet jetonin ne Salsburg. Personat e mesiperm u arrestuan ndersa trafikonin nje sasi prej 36 kg droge. Pas hetimeve te metejeshme, policia kishte lokalizuar nje grua shqiptare nga Kosova, e cila sikurse eshte njoftuar, ka sherbyer si nje person kontakti per organizata kriminale. Kjo grua (34 vjec) fillimisht kishte punuar si nje transportuese droge dhe me vone kishte ngjitur shkallet ne hierarkine e ketij rrjeti droge. Eproret e saj e kane angazhuar me vone ate per trafikimin e droges ne disa vende te Evropes Perendimore, si ne Gjermani, Itali dhe Zvicer. Per cdo rruge transporti, trafikantet i premtonin asaj nje shperblim prej 10.000 deri ne 15.000 euro. Policia austriake beri te ditur gjithashtu se ata kishin arritur te provonin se kosovarja kishte transportuar te pakten 76 kg droge ne disa vende te Evropes Perendimore. Nje "korrier" tjeter, e drejtuar nga ajo (shtetasja kosovare), gjithashtu shqiptare nga Kosova, u arrestua me daten 17 janar gjate nje kontrolli te ndermarre nga Zyra e Krimit e Policise se Salsburgut. Mesa mesohet duket se edhe nje shqiptar tjeter nga Kosova, i cili ndodhet gjithashtu ne gjendje arresti, ka angazhuar ne kete aktivitet gruan kosovare. Dyshohet se ky person ka financuar te pakten dy transporte lendesh narkotike dhe qe prej vitit 2001 ai eshte perpjekur te rekrutoje shqiptare nga Kosova dhe Shqiperia per transportimin e droges. bm/bm (Balkanweb)
Krijoni Kontakt