Close
Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 48
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    gabriel..

    te lexova diku..dukesh diskutant i mire..

    une nuk flas kurre per te djathte e te majte..dhe as me intereson fare djathtizmi e majtizmi si llogje kavaje apo gjoja programe..

    njerzit lindin njerez ..pra as te djathte as te majte..

    Duhet ti shikojme politikanet nga veprat..

    i mire eshte ai politikan qe ben mire..

    Kujt i ben mire eshte ceshtja..

    Ahmet Zogu mori ne dore nje vend teper te prapambetur..
    Duheshin ushqyer populli fukara.. duheshin ndertu rruge e posta e spitale e shkolla..
    Tokat e mira ishin Prone e nje grushti feudalesh..
    Ahmeti beri nje mrekulli..
    U mori Tok feudaleve (jo te gjithen natyrisht) dhe u a ndau Fshatareve..
    Sot thon Njerzit..e mora ose nuk e mora token e gjyshit a stergjyshit..
    Eshte fjala pra per tokat qe u dha Zogu..

    Ska rendesi a eshte kjo majtizem a djathtizem.. rendesi ka qe ai u dha Motiv per pune mijra fshatareve..duke i bere pronare toke..
    Ne vende europiane dhe sot funksionojne kooperativa.. sepse ata e kan pare te arsyeshme se me ate forme perballojne bashkarisht hallet e punes e dalin ne treg me sukses.. kjo sdo te thote se jan majtiste ato kooperativa..
    Pra te gjykojme po dogma..jo e majt jo e djathte..

    eshte e keqe nje gje jo se eshte e majte apo e djathte por kur ajo gje shkon kunder interesit te njeriut..

    A e dini ju se.. (ka dal ne dokumenta kjo) Stalini qe ishte patriarku i komunizmit.. e keshillonte Dullen ne Moske qe te mos kopjonte kolektivizmin sovietik..

    Kjo sdo te thote djathtizem i Stalinit.. por dhe qe enveri kolektivizoi ne skaj nuk e beri per majtizem..

    Ketu ne keto raste kemi te bejme me diktatore qe bejne naten majtizem e diten djathtizem vetem se u duket si me e mira per kolltukun e tyre..pra qe sundojne me lehte miletin..

    Duhet esencen me ja pa politikes e jo varakun..

    Jaser Arafati i jepte gruas se tije ne Paris 1.5 milion dollare ne muaj..

    Qe nje zonje te jetoj mire ne Paris me gjith te bijen nuk i duhet me shume se 5000 dollar ne muaj ..ja po themi 10 000..
    Ne se kjo zonj do ish gruaja e Bill Geicit edhe sikur ti jepte 3 milion dollar ne dite nuk do meresha me kte diskutim..

    Por kemi te bejme me nji politikan i cili keto para nuk i ka se ka shit qep nga bahcja e tije por jan kontribute te vendeve te ndryshme qe ijan dhen ARAFATIT per te udhehqur nje levizje per realizimin e aspiratave te popullit Palestinez..

    Ne nje kohe kur mijra familje palestineze skan buke e mijra femij palestinez skan ilace.. ky matuf egoist me paret e Popullit mban ne lluks nje grua.. pra i jep mbi 1 milion dollar ne muaj..
    Kjo eshte maskarallek.. dhe ska vend ketu ti diskutosh ketij lloj politikani as majtizmin as djathtizmin..as patriotizmin..

    Dalim ke Zogu plaku..

    Ishte vertet mbret.. e bente dhe para rrush e kumbulla ndoshta..por u dha hapsire te gjithve per prosperitet..

    Gazeta lejoj.. debate lejoj.. literature lejoj..prone lejoj.. pluralizem mendimi e partiak lejoj.. (se mos ju ketu jeni ala me mesimet e tatrit te kukullave e do me thoni..ai ishte Satrap..se me t.rapa sdua te debatoj).. fshatareve tok u dha.. etj etj.. plus liri levizjeje jasht e brenda vendit.. te gjitve.. edhe sot nuk e kemi arritur ate levizshmeri..
    a shkon kush nga shtepia e tij drejt e ne port e ti hypi tragetit e te dali ne Itali..Jo
    Pse..sepse duhet te shkoj ne polici tja lepij mullaqet ati terbaciotit te sporteli policise nja 6 muaj..pastaj nja 9 muaj kardilit te ambasades e pastaj bileta etj etj..
    Ne Koh te Zogut ishe brenda dites kjo aventure e mbaruar..

    Kjo eshte pasoje e regjimit 50 vjecar iziolues te Enverit..
    e po ish i majte Enveri..
    Jo..aspak..
    Burgu u Burrelit dhe Spacit i kohes Enverit ka pasur 10 fish me shume te burgosur nga rraca e majte..se sa ndonji te djathte..
    Vend Internimet si Cerma Selenica Cerriku Belshi etj kane pasur 20 fish me shume te internuar te majte se te djathte..

    I Majti Nano prish para ne dite sa cka prishur tere shpura e ministrave djathtiste te Ahmet Zogut ne nji muaj..

    I djathti Sali Berisha.. ska pire nje birre ne Rogner gjat ktyre 15 viteve..bile sic thoshte erion Bracja ai pisi krimineli maloku Berisha smerr as shtesen e Rroges qe itakon si ish president..

    E Bracja eshte i majte ..

    Llafe jan te gjitha..

    per mua vlen..eshte i drejte apo jo nje politikan..

    Po ja Saliu nuk bredh me femna dhe nuk harxhon para..
    Po vertet po ama nen hundet e tije Lana u be Hale..dhe nen mjekerr te tije u be Fino Ruci Duka Basri Benzi etj etj.. miliardera e mijra votues demokrate skishin buke te hane ..
    Pra as ky i mir nuk na duhet..
    Nano eshte imire per Votuesit e tije..
    Natyrisht jo per te gjithe..po per ate "kocken" e Partise..
    Te tereve u a ka majmur mullaqet sa mezi hypin ne Benza bile nje pjese kan bodygarda shtese vetem qe kur shkojne te bejne sh-urren ne Rogner mbas te pirave.. bodygardi u a gjen lo-qen e u a drejton..sepse nga barku i madh nuk arrijne ti shikojne hallatet e tyre..
    kjo nuk eshte humor..lol.
    Ky eshte politikan i mire ama per te vetet..

    por ketu ne forum flasim si atdhetare qe na intereson i gjithe Populli--apo jo shok..


    qashtu..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 12-11-2004 mė 14:19

  2. #32
    ErionB
    Anėtarėsuar
    05-05-2004
    Vendndodhja
    Ne toke!!
    Postime
    125
    Opozita Shqiptare, domethene PD pasi keto te tjerat vetem ca e kane demtuar, kane treguar nje pjekuri te madhe ne rrugen drejt demokracise ne Shqiperi.

    Te djathtet qe jane jashte atdheu bertasin o burra ta rrezojme pushtetin me pushke sic bene socialistet ne '97, te majtet akoma vazhdojne me propaganden e piramidave te cilat i krijuan vete sikurse dhe nuk mund ta durojme "MALOKUN" thu se qyteterimin e shpiken fushoret (mos te harrojme se 2/3 e Shqiperise eshte vend malore).
    Por e verteta eshte qe ajo opozite qe rrezoi komunizmin mbas 45 vjetesh, ne vitin 2005 do i siguroje hapa konfident dhe te forte drejt integrimit ne Europe. SI dhe PSE???

    Se pari do te marri pushtetin me vote dhe jo me pushke. Ky nje fenomen i domosdoshem per te ardhmen e Shqiperise ne rrugen drejt demokracise. Akoma ne Shqiperi nuk kemi pasur zgjedhje natyrale, por zgjedhje te parakohshme, ose duke u terhequr partite pjesemarrese ose duke mos u njohur vota. Keshtu qe vitin tjeter opozita do te marre nje pushtet legjit i dhuruar nga vota e lire.

    Se dyti, opozita e sotshme do e shtyje partine socialiste qe mbas 2005 te shikoje vetveten dhe te filloje reformimin nga figura si Nano & CO.

    Se treti opozita e sotshme ka eksperiencen pozitive dhe negative te drejtimit te shtetit nga 92- 96 dhe mos te bej as gabimet e asaj kohe, por as gabimet e qeverisjes socialiste per me se shtate vite.

    Megjithate, tani opozites i ka ngelur vetem edhe dicka ne rrugen e demokratizimit te Shqiperise; krahas me faktet tashme te pamohueshme te korrupsionit dhe kriminalitetit te qeverisjes socialiste duhet ti tregoje popullit se me marrjen e pushtetit ne 2005 do te ulin papunesine, do te vene rendin, do te luftojne korrupsionin, arsimi i ulet dhe i larte do te kete nje rritje te ndjeshme ne buxhet, sikurse dhe korridori durres prishtine do te kete nje rrol domethenes ne vitet qe vjen, jo vetem per arsye ekonomike, por edhe per ti sjellur me afer te gjithe Shqiptaret.

    Keto i ka sjellur PD Shqiperise ne Opozite dhe mund ti sjelle ne pushtet Shqiperise, nderkohe qe reformatoret nje muaj flirtojne me Nanon per tu futur ne qeveri, e muajin tjeter kthehen me mbretin, si e si ti mbajne ato karrike qe nuk i kane ne merita por ne saj te lepirjeve.

    Zoti e bekofte Shqiperine, pasi ne 2005 do te kete mundesine te marshoje drejt Perendimit, ose te ngelet ne epoken e gurit.

  3. #33
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Citim Postuar mė parė nga ErionB
    Zoti e bekofte Shqiperine, pasi ne 2005 do te kete mundesine te marshoje drejt Perendimit, ose te ngelet ne epoken e gurit.
    Fjalet e tua ne vesh te Zotit. Sado qe tablone e ke nxjerre shume roze. Nuk ka per te qene aq kollaj sa thua ti, se qe PD-ja te fitoje duhet te jete ne gjendje ta kaloje PS-ne me mbi 10-15% qe perfundimisht te ngeli te mbi 5%. Sepse dhe ne 2001, pretendojme qe ka fituar PD-ja po me pislluqet e tjera qe u bene, jo 5 raunde, jo gjykate kushtetuese, jo Dushk e stema e PDR-se doli ne 5% plus per PS. Kam frike se dhe kesaj rradhe, Tosi do e nxjerri ndonje marifet te ri qe do ja beje bum nje dite para zgjdhjeve. Sidoqofte, i qofte mbare dhe LZHK-se dhe uroj qe te sjelle nje zgjedhje me te re per shqiptaret, ndryshe nga c'kane pare deri sot nga degezimet e tjera te PD-se.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  4. #34
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Pagan..

    PS ashtu fiton..
    Ajo ka ne dor faktorin shqiptar dhe i imponohet nderkombetareve.. dhe ata e njohin Ps per zot te Shqiperise..


    LZHK eshte paterice e Nanos..pik..
    A per faj te Lekes a te sigurimsave qe Leka rreth vetes ate nuk e di..

    Dash shehi pateric e Nanos.. Pollo pateric e karroc bile.. Rroqi karroqe e Nanos.. Legaliteti ..deputetet ika te Nanos..

    Nuk jan kerkund ..

    Armiku nr 1 i Nanos eshte tani Lir Kokmadhi..

    atij i trembet Nano..pa per tjeret as qe i ve ne kandar..

  5. #35
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-01-2003
    Postime
    424
    Citim Postuar mė parė nga Brari
    Armiku nr 1 i Nanos eshte tani Lir Kokmadhi..

    atij i trembet Nano..pa per tjeret as qe i ve ne kandar..
    As Saliun e Berishajve?
    E drejta vonon, por nuk harron!

  6. #36
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-01-2003
    Postime
    424
    Citim Postuar mė parė nga Brari
    Pagan..


    LZHK eshte paterice e Nanos..pik..
    Megjithese Brari i vuri piken dhe e dha denimin, une besoj se LZHK mund te jete shume gjera, por nuk eshte paterice a Nanos. Por kampit boje-qielli i pelqen qe te jete opozitar i vetem qe neser te jete qeveritar i vetem (duke supozuar qe fiton, gje qe meriton nje diskutim te gjate me vete).
    E gjithe kjo propagande kunder LZHK-se me kujton te gjithe ate propagande kunder DBSH-se ne vitet 1997-1998 te bere nga selia boje-qielli ku nuk u la epitet pa u perdorur nga kalemxhinjte boje-qielli kunder DBSH-se me rezultatin qe mire vete PD-ja nuk fitoi, po nuk la asnje levizje tjeter opozitare sic ishte DBSH te ngrinte koken. Nderkohe PS-ja mbajti pushtetin.
    E njejta situate po perseritet edhe sot me LZHK-ne dhe rrezikon te jape te njejtin rezultat.
    Une per vete nuk kam ndonje simpati te madhe per LZHK-ne, por mendoj se do ishte e mira (per shume aresye sidomos kombetare) qe pushteti te kalonte nga e djathta ne keto zgjedhje. Por me kete mentalitet qe kushdo qe do te beje pjese ne opoziten e djathte, dhe qe nuk ka marre vizen e Saliut te Berishajve, quhet automatikisht "spiun", paterice e Nanos etj. etj. nuk besoj se do te shkohet larg.

    Vini re levizjet politike te se majtes: mund te ndodh qe te arrijne ne zgjedhje me nje parti te re qe eshte LSI plus me nje parti socialiste pa Nanon qe perfaqeson te keqen duke ia hedhur Nanos te gjitha te keqiat dhe pergjegjesite dhe duke dale si burra te mire keta te tjeret. Per keto jane esnafe socialistet.

    Po te djathtet? Akoma me nje aleance ku dominon bluja dhe vetem me ca nuanca te tjera qe mezi duken rrotull? Si BF-ja? si BD-ja? Ashtu do fitoje e djathta?
    Perse mendoni se mund te fitoje e djathta sivjet? Se jane demaskuar socialistet? Se perplasen klanet socialiste? Po kjo s'do te thote se votat automatikisht do kalojne djathtas. Votat qe u ikin socialisteve mund te vene tek LSI. Dhe Iliri i Metajve ato vota nuk i mbledh per te djathten por i mbledh per te majten.

    Nje problem i madh i te djathteve eshte INDIFERENTIZMI. Ka shume nga ata qe mund te votonin per te djathten, qe nuk votojne me, sic thone "nuk merren mė me politike". Dhe asgje nuk ka ndryshuar ne kete pike. Atehere nga vjen gjithe ky optimizem?

    Prandaj ata qe quajne veten te djathte, para se te nisin te shajne mbare e prape dhe te denigrojne, te mendojne me pare se si mund t'i afrojne te djathtet potenciale dhe si te zgjojne interesin e te djathteve qe nuk votojne. Fundi i fundit ne politike fiton ai qe ka me shume njerez me vete.


    ps. shpresoj qe Brari, vulė-mbajtėsi boje-qielli, nuk do me vere ndonje epitet nga libri i madh i sharjeve dhe do ta lexoje kete shkrim ne frymen e bashkimit te te djathtes dhe jo ne te percarjes se saj
    E drejta vonon, por nuk harron!

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e pagan
    Anėtarėsuar
    15-02-2004
    Postime
    227
    ate e di, o brar, qe socialistet u rruhen soliasteve jo te tjereve.
    te mos kishte populli shqiptar kete karakter nuk vinte tek ne komunizmi. qe kur vdiq pushka si mjet jetese, "kultura" shqiptare vdiq, duke qene popull dembel ne kerkojme te fitojme mireqenie nga kombinime "sociale" siē bejne edhe popuj te tjere dembele posi ne.
    fatkeqesia eshte qe sot edhe e djathta shqiptare eshte me prejardhje socialiste, pa nje lek ne xhep, jane te djathte koti me nje fjale, bile as ne program nuk ndryshojne nga socialistet. keta te fundit nga pikepamja sociale jane milioneret e rinj te shqiperise, pra borgjezet e vertete. si rregull duhet te beheshin keta te djathtet.

    sepse ē'eshte e djathta ne politike ?

    asgje tjeter perveēse forca politike qe mbron kapitalin, pasurine, pra individin e pasur, ate qe disponon TRUALL e para. duke mbrojtur keta kjo force mbron ne fakt dhe kombin (i pare si territor).

    ndersa te majtet ē'jane ?

    pak a shume ajo force politike qe mbron individet e varfer, proletaret ata qe perveē kraheve te punes nuk disponojne prona as pasuri te tjera. duke mbrojtur keta kjo mbron po ashtu edhe kombin (i pare si popull).

    prandaj ne kete valle shqiptaret humbin pusulle e s'dine te orientohen, duke qene shumica te varfer por me prona, kjo ndryshon shume nga te varferit e botes se zhvilluar, ata s'gjejne pike orientuese. kush duhet ti mbroje, ti perfaqsoje. socialistet kuptohet qe nga sa shpjeguam u qendrojne me afer ne karakter. sepse e majta shqiptare i permban te gjitha ngjyrat politike, duke mos lene vend per te djathte.

    pastaj shqiptaret jane popull klanik, ata japin besen dikujt, cilitdo qofte ky. per me teper une dita dites shoh polarizim te elektoratit gege-toske. geget me salen tosket me nanon.
    e kjo eshte gjeja me e keqe qe mund ti ndodhe nje kombi.

    si dhe e di qe verdall mbretit ka veē sahanlepires, po ē'tjeter nga ky kontigjent ndodhet ne shqiperi. ku ti gjej mbreti te tjeret. prandaj dhe zogun e sollen ne pushtet te huajt, te qe per shqiptaret ai s'hypte kurre. po skenderbeu a s'erdhi me firman te vjedhur te sulltanit. jam i bindur qe sikur te donte te organizonte rezistencen nga poshte s'do e kishin zgjedh kurre per kryetar. po enverin a nuk e zgjodhen po te huajt te kryesonte partine qe ata formuan duke mbledhur celulat e shperndara lokale te komunisteve shqiptare.

    he moj shqiperi me kryet ne hi. hehe.

    ne s'jemi akoma popull, por turme individesh.

    ps; popull = turme individesh me te njejtat interesa.

    edhe sot ne moment te fundit disa minuta perpara votimit nje i huaj i rendesishem te deklaroje hapur ne ekran se bota eshte per ket ose ate kandidat, ai zgjidhet, e pike. shqiptaret akoma s'jane ne gjendje te kene qendrim te pavarur, ide te pavarura. thjesht jane te pa civilizuar.
    e kjo s'ka nevoje per analize, shihet qarte edhe ketu.

  8. #38
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-11-2003
    Postime
    337
    O brar,ke shkruar dhe je shperdare shume...
    Ku do te dalesh? Qe Sala eshte i ndershem ?
    Mua si pjese e popullit kjo me intereson deri diku....

    E di si po me flet ti ? Si Edi Rama. Kur e pyeten, a je i pasur ? Ai tha; Po ja rroga ime, me del, me mjafton, me tepron, kam shitur piktura,kam shitur skulpturat e plakut... !!!

    Ndersa njerezit qe rrine perreth tije dhe qe i puthin e i lepijne kemben 10-tra here ne dite, kane disa apartamente, kane resorante, kane toka ne dhermih,sarande etj, kane mercedeza luksoze, botique...., etj etj...

    Ti vertete beson se Rama mezi pret fundin e 15-diteshit me marre rrogen...???

    Por njerezit e votojne se ka bere 5 gjera, ato qe fatkeqesisht nuk u bene qe ne kohen para 97-tes.Me sa duket ne nje vend ku individi ka 500 halle, nuk i duhet me shume a vjedh tjetri, por a po ben noj gje dhe per te.

    Nje gje eshte e sigurte,nese Sala do ta kishte leshuar pushtetin qe ne janar 97, ai sot do ishte ne pushtet. Por nuk mund te harrohen lehte nga shqiptaret rekrutet fatkeqe qe erdhen nga veriu si shiksa te sales dhe kazidedes dhe bene nje figure me shume se te shemtuar, te pakten ne Tirane e kam perjetuar vete.

    Pastaj...., nese do ta mbrosh vertet Salen, jam dakort qe nuk meriton te shahet per gjithcka, por te lutem, te pakten mos thuaj se eshte i varfer. Sa e mori nje apartament ne pallatin me te shtrenjte te Tiranes.Dhe jam i bindur se nuk eshte asgje per te, po te kemi parasysh shume persona qe kane fituar miljona euro prej Sales. Por dhe per kete nuk mund te them noj gje. Fundja keshtu funksionon ne gjithe boten. Por, kur keto gjera thuhet se nuk ekzistojne, dhe politikanet presin fundin e 15-diteshit, dhe me keto fjale (qe ne gjuhen popullore quhen brrockulla) i drejtohet shqiptareve, mua, nese do i besoja, thjesht do me ngjante vetja gomar. Tirana eshte shume e vogel dhe nuk eshte e veshtire qe ti kuptosh disa gjera. Nese ata flasin per te tjeret qe jetojne jo-ne- Tirane, prap kjo nxjerr ne pah hipokrizine e politikaneve, shpesh here te neveriteshme.

  9. #39
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-11-2003
    Postime
    337
    Ne fakt, eshte vertet dicka shume e cuditeshme....!!!
    Ne vend qe keta "djathtistet", qe i japin vetes te drejten te vene pika e presje ku te duan, te jene te entuziamuar qe del nje force si L.ZH.K -ja dhe do coje ne votime dhe ato qe nuk e kane votuar dhe s'kane nder mend ta votojne PD-ne, dhe duke mbledhur votat e tyre te kalojne 50 %,,,, keta derdellisin si E JEMA E ZEQOS NE MAJE TE THANES...!!!

    Prap, askush nuk ka thene se si do vije e djathta ne pushtet ??????????????????

    Shqiptaret nuk kane dryshuar mendim per Salen. Ndonje Xhejms Bejker nuk po duket ne horizont qe ta marri Salen per dore dhe ti tregoje se si fitohen zgjedhjet. At'here, une serisht pyes;;;;;; SI DO VIJE E DJATHTA NE PUSHTET... ???

  10. #40
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-01-2003
    Postime
    424
    Strategjia e kampit boje-qielli eshte e thjeshte dhe e njejte qe prej shume kohesh kunder cdo levizje tjeter opozitare. Ne kete rast ja se cfare do te ndodhe:
    1. kampi boje-qielli do te diskreditoje LZHK-ne tek votuesit e djathte potenciale si vegel te Nanos, paterice, renegate, kolone e peste apo e gjashte etj, etj.
    2. ne votime te shohim: po fitoi opozita boje-qielli (gje qe meriton nje diskutim teper te gjate) cdo gje ne ne rregull: do te qeverisi e vetme dhe fuqiplote. Po nuk fitoi, kampi boje-qielli do te leshoje rrufete mbi LZHK-ne duke e akuzuar si shkaktaren e humbjes dhe duke lare duart si Pons Pilati nga pergjegjesia e humbjes se zgjedhjeve.

    Nese ndiqet kjo strategji mendoj se te majtet, te rikompozuar ne LSI dhe PS, do te hyjne ne zgjedhje me shume me teper shanse.
    Nese kampi boje-qielli ndryshon strategji (gje qe ka nje probabiltet prane zeros), mund te kete nje shans qe e djathta te paraqitet me nje konfiguracion interesant per votuesit.
    E drejta vonon, por nuk harron!

Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Dule: PS nuk mbrojti votat tona
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 21-12-2009, 15:13
  2. SAT+ dhe DIGITALB bashkohen!
    Nga REALIST nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 62
    Postimi i Fundit: 22-06-2009, 10:23
  3. Kur mund te bashkohen TROJET SHQIPTARE?
    Nga tani_26 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 05-09-2005, 10:03
  4. A kanė fuqi dhe nenēuri shqiptarėt qė tė bashkohen?!
    Nga Veshtrusja nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 17-02-2005, 18:44
  5. X Te Djathtet
    Nga {FIGO} nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-07-2002, 06:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •