Leka Zogu president dhe Nano kryeminister do ishte nje kombinacion elegant. Per te mos thene nje perputhje civilizuese per Shqiperine. Demokraci e perkryer, e djathta me te majten.
Leka Zogu president dhe Nano kryeminister do ishte nje kombinacion elegant. Per te mos thene nje perputhje civilizuese per Shqiperine. Demokraci e perkryer, e djathta me te majten.
ME apo PA dashje e ke harrue ene salen.....Postuar mė parė nga Brari
Apo vetem ai eshte i gjathte i vertete ne ket vend ?!!!!
Levizja per Zhvillim Kombetar synon te marri me shume vota se Partia Demokratike ne zgjedhjet e qershorit. Kete e deklaroi kryetari i komisionit elektoral te L.ZH.K-se Dashamir Shehi ne nje interviste.
PD-ja ka 8 vjet qe eshte provuar se nuk mund te sjelli te djathten ne pushtet. Keshtu qe i mbetet L.ZH.K-se te kontribuoje per te sjelle te djathten ne pushtet pas zgjedhjeve te qershorit 2005.
Kjo levizje permban disa elemente te domosdoshem per nje force te suxeshme.
Perfaqesues nga familje fisnike,,,, sic eshte Leka Zogu.
Lider karizmatik dhe te rrespektuar ne gjithe spektrin e politikes,,,, sic eshte Dashamir Shehi.
Entuziazmin rinor,,,, ku priten ti afrohen kesaj levizje te rinj jo vetem nga Tirana por dhe nga gjithe Shqiperia.
Mendoj qe L.ZH.K-ja do jete percaktuese per te sjelle te djathten ne pushtet, pasi do mbledhi rreth vetes ate elektorat te djathte qe nuk voton per PD-ne dhe qe eshte ne nje shifer rreth 30-40 %.
Uroj qe te jete sic thua ti, por vendosja e D. Shehit ne krye nuk me duket zgjedhje e mire, mund te kishin gjetur nje emer tjeter te pakonsumuar, ndonje figure intelektuale te rendesishme. Nqs LZHK-ja pretendon qe ti drejtohet elektoratit te djathte te zhgenjyer nga PD-ja, si zor qe ta beje kete me ish-funksionar te larte te PD-se, pastaj te PDR-se dhe tani te PDRn-se. Personalisht kam simpati per Shehin por nuk me duket se eshte personi mund te realizoje thithjen e atij 30% qe thua. Ajo qe do doja te shihja me teper te LZHK-ja eshte prani me e madhe ne media, komunikim me publikun per ceshtjet madhore dhe mosperqendrimi rreth nje lideri te vetem. Megjithate krijimi i nje alternative te djathte te forte dhe te pavarur nga PD-ja eshte zhvillim pozitiv per politiken shqiptare.Postuar mė parė nga gabriel
Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.
Postuar mė parė nga Dr Rieux
Per nje levizje si kjo duhen nderthurur elemente me pervoje si dhe te rinj me energji dhe vullnet per te kontribuar qe kjo levizje (L.ZH.K) te jete sa me demokratike.
Mendoj se figura si D. SHehi apo Leka Zogu kane aq kulture qytetare per t'u krijuar hapesire te rinjve qe do duan te perfshihen ne kete levizje.
Vertete SHehi ka qene ish funksionar i PD-se, por nuk ka lejuar te perdoret apo neperkembet. Ai gjithmone i ka thene idete e veta edhe kur kane qene kunder liderve tradicionale te politikes. Kjo mendoj eshte shume e rendesishme sepse ai do perpiqet te krijoje nje klime sa me demokratike te L.ZH.K-ja.
Edhe prania e Leka Zogut eshte teper sygjestionuese per nje elektorat te zhgenjyer dhe neperkembur keto 14 vjet demokraci.....
gabriel, eshte pikerisht perzgjedhja e Shehit dhe kompani qe vertetojne ato qe une kam shkruar me lart. Shehi e shume te tjere ne rradhet e te "djathteve" gezojne statusin e "mercenareve politike", jane gati te ngrejne cdo flamur, cdo parti, cdo individ, per aq kohe sa dikush e paguan.
Mbreti Zog u priu vete te gjithe luftrave te tij ushtarake apo politike, dhe i biri duhet te marri shembull nga i ati nese eshte serioz dhe i vendosur ne ate qe ka nisur.
Albo
Mos ja fut kot fare tani se Sala nuk hyn ne ate liste!
-Ideja per nje force te trete eshte nje enderr me sy hapur. Leka Zogu nuk do shofi pushtet me sy po nuk u bashkua me PD-ne.Postuar mė parė nga Albo
-Me fal, a ishte Sala qe ia theu kembet qe ne aeroport kur ishte ne pushtet, Zogut?
A eshte PD-ja qe po i mban socialistet ne pushtet, megjith se jane zene e kacafytur me njeri-tjetrin?
Si do vepronte nje tjeter lider ne perendim nese do humbte zgjedhjet vetem (1)
here e jo me (15) here rresht?
Pse nuk e pranoi Sala, Eduard Selamin te drejtonte fushaten e PD-se dhe te ishte kryeministri i ardheshem nese fitonte e djathta, gje qe iu afrua nga amerikanet?
Me qendrimin e tij ne ate post ai, i ben nder apo qeder te djathtes?
Pse Salen ka vite qe nuk e takon asnje perfaqesues i larte amerikan, mderkohe kur dihet qe te vetmet zgjedhje qe ka fituar bindeshem Sala ne krye te PD-se jane ato kur e mori per dore Xhejms Bejker.
A mund te quhet opozite nje force qe ka 13 vjet qe nuk fiton zgjedhje, apo mund te quhet paterice e pushtet-mbajtesve?
A ka pergjegjesi nje kryetar partie qe ka 13 vjet qe justifikohet duke u thene shqiptareve qe na vodhen votat? Nderkohe kur dihet qe eshte nje popull qe ka anti-pati per te. Fakti qe mbi 50% e shqiptareve nuk shkojne te votojne rrjedh pikerisht nga anti-patia per salen. Saliu gezon vetem mbeshtetjen e 30% te me pak se 50% te shqiptareve qe votojne. Kuptojeni vete se c'fare opozite eshte kjo...
Nderkohe qe c'do i djathte qe deshiron te vije ne pushtet, duhet te jete i kenaqur qe del nje force tjeter e djathte si L.ZH.K-ja qe mund te coje drejt kutive te votimit nje pjese te atij 50% qe nuk votojne. Vetem duke i mbledhur keto, e djathta mund te vije ne pushtet, shanse te tjera, thjeshte NUK KA.
Ka dhe me por, s'ia vlen....
Ndryshimi midis Sali Berishes dhe Leka Zogut eshte se Sali Berisha ben miting ne cdo cep te Shqiperise dhe ne cdo cep te botes ku ka shqiptare, kurse Leka Zogun nje pjese e mire e shqiptareve ende nuk e njohin se kush eshte. Sali Berisha ka pare pushtet e ka fituar zgjedhje, ka bere opozite per 7 vjet, kurse Leka Zogu nuk ka eksperience fare ne politike te cfaredo lloji.
Ndryshe nga ty, une nuk i vleresoj politikanet nga shijet personale subjektive, por nga % e votave qe marrin ne zgjedhje dhe nga mbeshtetja qe gezojne ne elektorat fale qendrimeve qe mbajne. Dhe PD eshte shansi i vetem qe "te djathtet" kane per te pare pushtet me sy, pasi ajo qe ju quani "te djathte", eshte nje iluzion ne mendjen tende, jo nje elektorat. Pas 14 vjetesh, Shqiperia ka krijuar nje sistem politik bipolar, kyr nje pol eshte i majte, nje i djathte dhe partite e tjera jane vetem satelite te ketyre dy poleve.
Megjithate, ju uroj suksese ne nismen qe keni nisur, pavaresisht se une mendoj se ajo eshte e deshtuar qe ne gjenezen e saj.
Albo
"Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"
Sistemi aktual ne Shqiperi mund te jete bipolar, por eshte ama nje 50% e elektoratit qe nuk voton. Berisha dhe Nano kane provuar qe nuk jane ne gjendje ta bejne kete pjese te votoje. Kushdo parti qofte, e majte e djathe apo e dreqte, qe mund te zgjoje kete pjese, eshte zhvillim pozitiv.Postuar mė parė nga Albo
Kurse sa per LZHK-ne, me aq sa mund te shoh une prej kendej ku jam nga faqet e gazetave, ka ngelur shume vone dhe nuk duket akoma te kete nje plan serioz per te terhequr ate pjese qe pretendon ti gabriel. Une mendoj se Shehi eshte nje nder politikanet "jo dhe aq shume" te konsumuar ne politiken shqiptare. Por thejsht emri i tij bashke me emrin ne hije te Leka Zogut, nuk mjaftojne per tu bere faktor. Po te jete per politike emrash, Berisha dhe Nano nuk lene hapesire ne Shqiperi. LZHK duhet te behet e pranishme ne shtyp, ne popull, me platforma alternative per gjithe problemet e vendit dhe mundesisht te paraqese ata intelektuale qe pretendon se ka afer. Per sa kohe qe nuk ben kete, asgje nuk do ta dalloje nga lukunia e partive te tjera qe identifikohen me nje emer dhe dy-tre gjysma emrash te tjere.
P.S.
Dihet gje pse nuk mori pjese ne votimin per Lesin, Maksim Begeja, ish-republikan dhe tani i LZHK-se. Gojet e liga thone se gjersa ishte ne Shqiperi dhe nuk mori pjese ne seance, mund te kete qete nga blerjet e fundit te Nanos.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Dr Rieux : 11-11-2004 mė 14:44
Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.
Krijoni Kontakt