Big Brother per mendimin tim eshte nder emisionet me te uleta qe jane ideuar ndonjehere ne historine e TV (nuk po e bej absolut me i ulti sepse ku i dihet, mund te kete dale diku ndonje mendje akome me shterpe me ndonje ide akoma me perverse). Si term Big Brother eshte marre nga novela e Orwell, "1984". Behet fjale per nje kohe imagjinare dhe per nje shtet imagjinar ku individi eshte i survejuar gjithe kohen nga ekrane te medhenj brenda shtepise, punes, korridoreve, WC-se. Big Brother eshte simboli i partise-shtet dhe fotografia e tij gjendet kudo ne posterat qe shkruajne Big Brother is watching you, Vellai i madh po ju vezhgon.

Duke ardh te shfaqja, une nuk e kuptoj se ku konsideron interesi per te pare se si e kalojne diten n njerez qe nuk i njeh ne ate dhome/apartament/kafaz. Kujt i hyn ne pune sherret, intrigat, dashurite ndermjet tyre. Sigurisht ata njerez perzgjidhen nga skenaristet qe te japin maksimumin e konfliktit, sepse sa me i madh konflikti, aq me i madh bumi, aq me i madh interesi, aq me e madhe shikueshmeria dhe aq me e madhe te ardhurat nga fjala vjen reklamat qe nderpresin emisionin pikerisht para se te jepet vendimi i rradhes. Te duket se eshte deri diku realizim i Truman Show vetem se Trumani eshte shikuesi para ekranit po aq sa kushdu prej atyre njerezve brenda ekranit.