Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 21
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    6,079

    Kafazi i Arte apo Burgu i Endrres 15.000 dollareshe

    Kafazi i Arte apo Burgu i Endrres 15.000 dollareshe!

    Big Brother, Grande Fratello apo Lali i madh dhe ja ku eshte dhe ne Shqiperi Kafazi i Arte,shtepia qe do strehoje nente te perzgjedhurit e kesaj aventure qe do na shoqeroje per rreth tete jave nepermjet ekranit te televizionit News 24 qe do e transmetoje 23 ne 24 ore.Konkuruan per kete konkurs rreth 6000 vete nga gjithe viset shqipetare te cilet fillimisht aplikuan nepermjet internetit,u konvokuan disa prej tyre per intervisten ne Tirane ku plotesuan nje formular me te dhenat,pastaj ata qe kaluan edhe kete faze iu nenshtruan nje testi mjaf te "veshtire" inteligjence sic e quanin ata me pyetje sinqerisht qesharake tip : Ke te dashur ? Ke bere seks ndonjehere ? Ka rrezik qe aty brenda te biesh ne dashuri ? (Se ngelem keq ne !!!) Ēfarea do besh me ato lek te ēmimit po fitove ? (ēfarea do beje me ,do i harxhoje !!!) etj,etj Nder keta te testuar jane zgjedhur nente vete, kater vajza dhe pese djem:

    Jeta,20 Vjeēe nga Tirana studion per mjeksi dhe deshiron te behet kirurge plastike.Vdes per muzike italiane dhe trendafilat ngjyre blu...sigurisht derisa te dali edhe ndonje trendafil i zi, sepse e zeza eshte ngjyra e preferuar e Jetes.

    Milena, 18 vjeē nga Tirana punonjse tek hotel "Rogner" me endrren per tu bere stiliste.Milena eshte vegjetariane dhe meshkujt nuk e terheqin aq shume..a eshte kjo shqip per 'jam lezbike?'

    Xheisi, 18 vjeē nga Tirana.Nxenes ne vitin e katert ne shkollen "Harry Fultz", humorist i madh fans i Juventusit.


    Aliu, 40 vjeē nga SHkodra me banim ne Tirane.I divorcuar me dy vajza i pelqen te studioje filozofi dhe ka mbaruar Pedagogjiken ne Shkoder.


    Natalia, 23 vjeē nga Elbasani me banim ne Tirana dhe ndjek studimet e larta ne Shkoder...burrin ne Itali, me nje femije te cilin burri ende nuk e ka pare...UAU! Kjo qenka bomba e spektaklit.



    Alkida, 19 vjeē nga Burreli. E padashuruar ndonjehere kjo eshte 'vigjeresha' e kafazit, sepse siē thote kurre nuk ka jetuar kaq prane me meshkuj te panjohur.Deshiron te ndjeki studimet e larta ne Tirane ose te shkoj tek i vellai ne Angli.

    Serxhio, 20 vjeē nga Shkodra. Preferon basketbollin dhe ka luajtur me te rinjte e "vllaznise", por edhe pse 20 vjeē eshte bashkepronar i nje lokali ne Shkoder.Vdes per karajfilat e Shkodres...


    Arbeni, 33 vjeē nga Durresi.Ky ka per ekip te preferuar Milanin, normalisht pasi ka jetuar ne Itali...si te jugutr ashtu edhe te veriut...nuk tha gje per te mezit e ishujt. Ngjyra e preferuar e verdha...?!Xaxi i vogel.

    Xhovalini 19 vjeē edhe ky nga Shkodra.Urrrraaaaaaaaa Shkodra. Ky eshte perfekt per Alkiden sepse nuk e ka provuar ndonjehere dashurine dhe do te behet aktor ose muzikant...ē'a vegle i bie ky dares?

    Keta ēuna e goca e nje jo aq ēun, do akomodohen ne burgun e endrrave te tyre ne nje vend qe ende s'dihet ku ndodhet akoma ,shpresojme qe te jete ne Shqiperi. Sponsor gjeneral eshte kompania celulare AMC qe do siguroje anen financiare dhe do mundesoje menyren e votimit me sms dhe telefonata. Shikuesit mund te vizitojne faqen e tyre ne internet www.kafaziarte.com per ēdo gje me shume mbi keta persona qe nga data 22 maj qe do startoje burgimi i te rinjve .Fituesi i ēmimit te pare do fitoje rreth 15 mije dollare ndersa te tjeret do ngelin me gisht ne goje (Ose mund t'iu dhurojne nga nje numer celulari apo aparat celi ,kush e di ???).Shtepia do jete ne nje vend te sigurte d.m.th larg popullit civil. Studioja eshte shume yll sinqerisht per kete ve doren ne zjarr ( i thenēin ..) personalisht una !!! Keto jane ato qe deri tani arritem te zbulonim he per he, po mjaftojne si paradhenie per maniaket e ketij programi.Dy gjera me ngelen merak si perfundim : nje eshte pse e mbajne sekret prezantuesen apo prezantuesin? dhe dy : dhe ky program na kishte ngele pa kopjuar,perkthyer, etj.

    Intervista me Xho:


    Kemi tre jave tani qe jemi ne ndjekje te emisionit 'Big brother' apo 'Grande Fratello' qe ne versionin shqip quhet 'Kafazi i arte' dhe kemi pare te lere kete enderr, Jeta nga Tirana dhe Aliu nga veriu.Dhe konkurenti i trete qe i ndahet kesaj enderre eshte edhe Xho(siē do ai ta quajne po sa per info eshte Gjovalini)i cili ka dhene nje interviste te kendshme per Albaniac.Kjo ishte eksperienca me cool e jetes se tij, ka thene per Albaniac Xho.Per eksperiencen e tij,pershtypjet per anetaret e tjere,virgjerine e tij aq te perfolur neper media e gazeta,planet e shume te tjera pergjigjie i gjeni ne intervisten e meposhtme . Gjovalini eshte nje djale 19-vjecar qe ka pasion artin,eshte aktivizuar 4 -vjet ne nje tv lokal ne Shkoder si prezantues ne emisione per te rinj,pikerisht ne Tv Antena Nord.Ka pak muaj qe ka filluar pune ne nje qender interneti se kishte pak nevoje per ndryshim atmosfere ,deshira e tij eshte te vazhdoje shkollen per gazetari ose aktrim(ia urojme dhe ne nje gje te tille,dmth te fitoje konkursin!!!).Dhe si perfundim eshte dhe i virgjer keshtu qe nqs ka kandidate per ta zhvirgjeruar nje hap para(si ne kohe te xhaxhit!!!!).Per me teper tani shijoni intervisten e meposhtme !


    Cfare ishte per ty pjesmarrja ne kafaz ?

    -Per mua ishte nje enderr qe te merrja pjese ne nje program te tille dhe tani qe e provova e vleresoj akoma me shume se ne fillim,sepse eshte nje 'Reality Show' (kam pak dyshime per kete!!!) qe te dhuron emocione te pakrahasueshme.Pjesmarrja aty me beri te kuptoj shume gjera brenda nje kohe shume te shkurter dhe per kete ndjehem i lumtur.(se si kuptoje dot jashte eeeee?)



    Si e more vesh qe zhvillohej ky spektakel ?

    -Hmmm eshte pak e cuditshme se sinqerisht e kam marre vesh nepermjet sitit tuaj dmth Albaniac.com(sa te mire jemi o zot,dhe endrrat ua plotesojme fansave!!!).Nje mikja ime(hmm personia ne fjale jam une!!!) erdhi tek puna ime dhe hapem sitin tuaj per te pare ndonje informacion apo news dhe pame aty ku shkruhej qe po behej perzgjedhja e anetareve te 'Kafazit te Arte' qe ishte versioni shqip i B.B apo G.F.Dhe po ate dite aplikova nepermjet internetit,e keshu me rradhe deri ketu !!! Ju falenderoj se me dhate nje eksperience te tille.(rrofsh !!!)


    Gjeja e pare qe bere kur more vesh se ishe pjese e nenteshes te famshme?

    -E ndava gezimin me miqte e mi qe ndodheshin prane meje ne ate moment ,isha ne qiellin e shatate !!!!!!(zbrite pastaj ????)



    Ja dhe hyre,po aty u tregove shume pasiv,i tille je ti kshu ne realitet ?

    -Kesaj pyetjeje shoqeria ime do ti ishte pergjigjur me mire megjithate po provoj te pergjigjem.Per sa e njoh veten nuk e njoh te tille,perkundrazi jam shum aktiv.Por aty brenda si kur nuk isha ambjentuar dhe personat qe me rrethonin kishin karaktere krejt te ndryshme nga ky i imi dhe sinqerisht e kisha ca te veshtire te dilja nga natyra ime dhe tu pershtatesha atyre.Por fundja ajo eshte nje loje dhe ēdo jave do kete te humbur dhe vetem nje do jete i fituar,e rendesishme eshte pjesmarrja,pastaj humbjen apo fitoren e ke ne xhep(ke cili mi se kam dy xhepa!!!)


    Ja tani dole cilat jane tre gjerat qe te mungojne nga shtepia ?

    -Me mungon shume mikrofoni valor qe s'me ndahej asnje cast(as kur flija)(ta jap un nje aman vec mos te te ngeli pike ne zemer!!!) gjithashtu me mungon ai ambjent i cili ishte vertete i kendshem dhe komod (cfare koomooood ai ???booh shije shije kjo dynja !!!).Dhe se fundmi dhe miqte me mungojne edhe pse u njohem shume vone me disa dhe me disa fare, por... me mungojne !!! (ti e di !!!!)



    Meqe ra fjala tek anetaret,me aq sa ke arritur ti njohesh ti,mi perkufizon pak ???


    -Sic e thashe me lart kishin karaktere te veēanta secili.Une i konsideroj miq edhe pse aty brenda ishim rivale njeri me tjetrin per 15 mije $ qe nuk jane pak !!!Personi me i kuptueshem dhe me i komunikueshem eshte Beni.Milena eshte shum tip i mbyllur por shume e dashur.Alkida nje person qe te jep pershtypjen e nje engjelli ne fillim por eshte nje person qe s'ia vlen te merresh nuk ka normen minimale te miresjelljes(me ne fund nje interviste e sinqerte!!!),Natalia eshte treguar me e zgjuar duke i bere te gjithe per vete sa per sy e faqe(zotesi dhe kjoo!!!)Ndersa Xheisi eshte sa i zgjuar aq dhe naiv njekohesisht,me nje kompliment mund ta blesh(qenka i lire me!!!!!) dhe Serxho si Serxho me nje mentalitet pak te ulet !!


    Hmm kalojme ne nje teme serioze,eshte diskutuar goxha virgjeria jote,ca mendon ti ?Sipas teje mire apo keq te jesh i virgjer ne kete moshe ???

    -Gjithmone yjet e artit per te fituar sukses me teper vetdeklarohen te virgjer.Por rasti im nuk eshte i tille.Eshte e vertete qe jam i virgjer sepse akoma nuk e kam gjetur personin e duhur pastaj as mosha nuk me ka ikur ,une jam vetem 19 vjec!!!Fale ketij sinqeriteti ka filluar te rritet numri i vajzave te cilat jane kandidate per te me zhvirgjeruar(hahahahhaahah une nuk shoh gje gjekundi,ku jane mi ???)Me vjen mire qe une dhe Xheisi thyem nje tabu (TABU ???) sepse te rinjte e moshes tone tashme nuk e kane problem ta deklarojne haptazi qe jane te virgjer(thua ti !!pa prit te pyesim i cik ...)Keshtu qe rrofte sinqeriteti !!!!!!


    Ēfare tipi je ,me tre fjale ?

    -I ndjeshem,i zgjuar dhe romantik !!!!(oopsssss!!!!!)



    Je I dashuruar ?

    -Pjoooo !!!!!Hahahahah dmth poooo!!!!!!!!(shih shih shih kur hyri ne kafaz s'ishte,tani ka vetem nje jave qe ka dale dhe nuk e kane lene te lire shtypi dhe na del i dashuruar,ndonese matematiken hmm mire e kam pase gjith jeten po kaq llogari di ti bej : mos eshte ndonjera aty brenda mi ??? nuk pronocohet !!!!!!)



    Projektet per te ardhmen? Mendon se do ndryshoje shume ?

    -Une si Gjovalin nuk do ndryshoj fare ndersa per aspektin professional : nga fillimi I vitit te ri ,do te filloj pune ne nje tv ne Tirane qe he per he eshte Top Secret !

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    6,079

    VIP-a ne kafaz

    Kafazi i Arte (apo Big Brother alla arnauti) filloi sezonin e dyte. Dhe e forta eshte se kesaj radhe po fusin dhe 8 VIP-a ne nje apartament qe kishte, sa, 3 dhoma?

    Nejse, Gazeta Shqiptare thote keshtu:

    Tetė personazhe VIP do tė jenė pjesė e "Reality Show". Zhaku, skenaristja dhe prezantuesja e Kafazit tė Artė, shprehet se surpriza do tė zbulohet ditėn e parė tė spektaklit, ndėrsa shton se kėta janė personazhe tė famshėm dhe tė njohur nga publiku. Mė 31 tetor, direkt nė studiot e News 24, TVSH-sė dhe platformės sė njohur "Digitalb" tetė banorėt e rinj tė shtėpisė sė veēantė, e cila ka marrė njė pamje tė re. Zhaku, prezantuesja dhe skenaristja e kėtij "Reality Show", tregon njė pjesė tė sekreteve tė kėtij audicioni.

    Ironia eshte se per shumicen tone, eshte me mire qe keto VIPat te rrine ne kafaz gjithe kohen. Imagjino, 16 vete ne nje apartament me 3 apo 4 dhoma!

    Hajde "realitet" hajde!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ATMAN : 02-11-2004 mė 06:26

  3. #13
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Nuk e di se pse ka emrin tema kafazi i degjenerimit,as qe me intereson,mua spektakli sado kudo me pelqeu.
    Do ju pelqej edhe atyre qe jane brenda ne shtepine dhe atyre qe do shofin,te tjere kane edhe te drejte te kritikojne por se paku jemi duke be edhe neve emisione te ketilla qe nuk don te thote qe jane degjeneruese.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  4. #14
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    KAFAZI I ARTE II

    DITA E KATERT

    Lotė dhe emocione nė shtėpinė e veēantė. Banorėt lexojnė mesazhet qė u kanė dėrguar admiruesit

    Katėr vajzat e Kafazit: Ja si i duam djemtė
    Klodi rrėfen pėr pamjen e tė dashurit tė saj: Ai ėshtė maēo i vėrtetė


    --------------------------------------------------------------------------------

    Rezarta Delisula


    Ora ėshtė 00.25 dhe vajzat s'kanė gjumė. Aureli futet nė dhomėn e tyre dhe si xhentil i sjell Ivės njė filxhan me ujė tė nxehtė qė e pi pėr t'u dobėsuar. Mė pas hap njė bisedė shumė interesante: Si ju pėlqejnė meshkujt. E ka mjaftuar kjo fjali qė tė hapet thesi i preferencave. Klodi thotė qė, nėse i pėlqen biseda me njė mashkull, pėrhumbet dhe nuk e sheh fare fytyrėn e tij. "Mė pėlqen njė tip i brishtė, por jo bebush, jo tė jetė lluq, por tė ketė trup tė formuar dhe pa qime", thotė Klodi, ndėrsa tregon se i dashuri i saj ėshtė biond me mjekėr dhe trup me forma, po jo i ekzagjeruar. "Maēo", e pėrforcon Aureli, ndėrsa kjo gjė mbėshtetet nga Klodi. Mirela (Meri) e pyet nėse bashkėjeton, por Klodi i tregon se ai jeton nė shtėpinė e tij, ndėrsa tri ditė nė javė e kalon me tė. "Ai e ka fiksim se po i bien pak flokėt. Kur jemi nė shtėpi dhe unė heq vetullat ai mė thotė qė tė m'i heqė ai, por unė nuk e lejoj dhe bėj shaka. Ai ėshtė shumė i kujdesshėm me mua", vijon Klodi bisedėn e saj.

    Preferencat
    Iva rrėfen se ēfarė sheh te njė mashkull pėr herė tė parė. "Unė njė mashkull e shoh nė fillim se ēfarė kėpucėsh ka veshur. Nuk mė pėlqejnė qimet te gjoksi dhe kėmishat e hapura qė ia shfaqin qimet, s'mė pėlqejnė patallonat kauboj te meshkut. Unė i shoh nga vithet dhe, si femrat si meshkujt, mė pėlqejnė me vithe tė bukura", pėrfundon Iva, ndėrsa Esmeraldės i pėlqejnė djemtė me dhėmbė tė mira. "Unė i shoh nga surrati nė fillim dhe pastaj kur ikin, me kurriz. Po i pati komėt e shtremta i bėj dalje", flet dhe qesh Mirela. Edhe Aureli ėshtė bashkuar me vajzat dhe ka thėnė se si i pėlqen njė femėr. "Fytyra e bukur mė pėlqen, se ka ēuna qė s'i shohin vajzat nga fytyra por nga gjoksi", vijon Aureli. Ndėrkaq hapet biseda pėr tutorėt. Iva thotė se tutori i saj ėshtė mė llafazan se ajo, duke imagjinuar se si mund tė pėrballet.

    Zgjimi
    Ora 9.20 i ka gjetur nė kėmbė banorėt. Por vetėm pak kohė mė pas njė bisedė i ka terrorizuar banorėt. "Unė rri nė shtėpi me mbathje, madje edhe kur ėshtė motra 16 vjeēe. Jemi mėsuar kėshtu dhe s'na bėn fare pėrshtypje". Kėshtu ka thėnė Mici, ndėrsa Iva ėshtė llahtarisur. "Pse mo, normale tė duket ty tė dalėsh para motrės me tė mbathura?", pyet Iva e tmerruar, ndėrsa pas saj ēudi shprehin edhe Aureli e Beni, qė po ndjekin bisedėn. Por Mici insiston se veprimi qė bėn s'ka absolutisht asnjė gjė tė keqe. Ai shton se ajo ėshtė e motra e s'ka problem ta shohė me tė mbathura nė shtėpi. Banorėt s'e zgjasin mė bisedėn.

    Surpriza
    Banorėt e shtėpisė sė veēantė kanė gjetur njė surprizė, e-maile qė qytetarė tė ndryshėm u kanė dėrguar atyre. Ata janė shumė tė entuziasmuar dhe nisin tė shohin se kush ua ka dėrguar. "Nuk dua tė uroj pėr tė fituar, pasi kjo gjė s'mė intereson. Dua tė tė them tė sillesh mirė me banorėt e familjes sė re. Nga kokrra jote", lexon e entuziasmuar Alda mesazhin e marrė nga i dashuri i saj qė ėshtė nė Itali. Mė pas lexon Mici mesazhet qė kanė ardhur pėr tė dhe tė gjithė tė tjerėt me radhė. Kur vjen radha e Klodit, teksa lexon njė e-mail, pėrlotet. Personi qė i ka shkruar ka treguar njė vėmendje tė madhe ndaj saj, duke i treguar se i kanė mbetur merak njė pjatė tortellini tė gatuara nga dora e saj. Pasi i ka thėnė qė ėshtė "Njėshi" i Kafazit, ai i ka dėrguar edhe komplimente miqėsore. E teksa Klodi lexonte mesazhin, pėrlotej duke vrarė njėkohėsisht mendjen se kush ėshtė ky person kaq miqėsor. Mė pas Esmeralda i ka folur Micit pėr "kokrrėn", tė dashurin e saj qė jeton nė Itali.

    Turistja
    Ēfarė do tė bėhen vajzat kur tė rriten edhe pak, cili do tė jetė drejtimi i tyre… Iva nis tė imagjinojė tė ardhmen e shoqeve tė saj. "Klodi do tė bėhet njė stiliste e madhe, ndėrsa Esmeralda njė modele, pasi kėtė preferon mė shumė", kėshtu ėshtė shprehur vajza, ndėrsa njė varg pyetjesh janė drejtuar nga ajo. "Po ti, ēfarė do tė bėhesh?" Iva mendohet dhe, duke lidhur studimet e saj me zanatin, shpėrthen: "Unė do tė bėhem turiste, tė udhėtoj nė gjithė botėn". Plas e qeshura, ndėrsa Iva imagjinon ta nisė udhėtimin e saj nga India, njė vend qė e tėrheq shumė. Arsimimi. Ky ėshtė problemi qė i shqetėson tė rinjtė nė Kafaz. Alda do tė studiojė nė Itali, pasi mendon qė kėtu pėr tė bėrė njė shkollė tė lartė duhen para jo vetėm pėr tė hyrė, por edhe pėr ēdo provim. Alda mendon qė nėse shkon nė Itali shteti do i japė bursė. Aureli e kundėrshton, duke i thėnė qė arsimimi nė Itali nuk ėshtė aq i lehtė. Mici bashkohet me Esmeraldėn, ndėrsa Aureli me Benin kanė tė njėjtėn mendje. Sipas tyre, nuk ėshtė e thėnė qė ata qė studiojnė nė Itali janė mė tė pėrgatitur se studentėt shqiptarė. "Unė kam njė shoqen time qė studion informatikė kėtu dhe ėshtė shumė mė e zonja se unė", rrėfen Aureli, qė vazhdon Informatikė nė Itali.


    Mici duhet t'i bėjė petinaturėn Klodit

    Mici ka si detyrė tė lyejė dhe t'i rregullojė thonjtė e flokėt Klodit, ndėrsa vajza duhet t'i bėjė masazh kėtij tė fundit, pasi i dhėmbin gjymtyrėt. Nė fakt Mici nuk ka mbetur shumė i kėnaqur nga kjo detyrė. Duke biseduar me Esmeraldėn, ai i ka treguar se, nėse i thotė shėndet Klodit, ajo i pėrgjigjet plaē. "Nėse do e lyej keq, ajo do mė thotė mė ke lyer shėmtuar dhe, nėse e lyej bukur, ajo do mė thotė sėrish qė e kam lyer keq", qan hallin Mici. Edhe Klodi nga ana tjetėr ėshtė nė siklet. "Ky nuk ka gjymtyrė, ky ėshtė tėrėsisht jashtė pėrmasave dhe s'do e fėrkoj dot", vijon vajza nga Tirana. Njė tjetėr detyrė i ėshtė lėnė Ivės. Ajo duhet tė gatuajė darkėn pėr tė gjithė, deri tė shtunėn, meqė nuk di tė gatuajė.


    Beni do i recitojė njė poezi Aurelit

    Amo in te". Kjo ėshtė poezia qė Beni duhet t'i recitojė Aurelit tė shtunėn nė mesditė. "Ka mundėsi tė na lėsh pak vetėm", i thotė Beni Artonit, pėr tė qėndruar vetėm me Aurelin. Djali nga Vlora, qė jeton nė Itali, duhet t'i mėsojė Benit kėtė poezi nė gjuhėn italiane. Ndėrsa Beni nga ana tjetėr duhet t'i mėsojė Aurelit interpretimin e "Bagėti e Bujqėsi". Futen tė dy nė dhomė dhe nisin tė pėrgatisin interpretimin e poezive. Beni e ka pak mė tė vėshtirė, pasi nuk e njeh italishten. Ai merr nė dorė "Bagėti e Bujqėsi" dhe nis ta interpretojė, duke i treguar Aurelit mėnyrėn.


    Artoni: Dashuri pėr Aldėn dhe Merin

    Kėto dy ditė ėshtė vėnė re se Artoni, djali nga Kosova po pėrpiqet tė bindė me fjalė tė ėmbla Esmeraldėn dhe Mirelėn. Njė ditė mė parė ai kishte treguar eksperiencat e tij me femrat nė Gjermani. Sjelljet e Artonit tė lėnė tė kuptosh se ėshtė shumė afėr njė propozim pėr tė dyja. Duket qartė qė ai nuk do qė vajzat tė marrin vesh se e ka kapur me tė dyja, duke mbetur kėshtu pėr secilėn i vetmi qė hedh njė hap pėrpara dhe duke bėrė propozime dashurie. Ajo qė pritet ėshtė qė njė nga vajzat tė reagojė, nė formėn e besimit apo nė atė tė dyshimit nga fjalėt qė do ju thotė Artoni. Tė shohim se ēfarė do tė ndodhė nė ditėn nė vazhdim. Do arrijė Artioni tė "prishė" mendjen e dy vajzave, apo ato do tė reagojnė ndryshe.


    Lotėt
    Me tė dėgjuar muzikėn e vėnė nė sfond, njė kėngė e Eros Ramazotit, pa pritur e pa kujtuar, Iva nis tė pėrlotet. Ajo as nuk flet dhe as nuk sheh njeri. Kokėn e mban vetėm tė ulur dhe qan. Kėtė gjė e vė re Aureli i cili ndodhet pranė saj i ulur nė kolltukun pėrbri tavolinės. Ai nuk thotė asnjė fjalė vetėm sheh sytė e Ivės duke kuptuar mallin qė ka vajza. Nė kėto e sipėr, Reli mallėngjehet nga Iva i cili qėndron nė heshtje duke tundur ngadalė kokėn me sytė tek libri.

    Dashuria
    Artoni u tregon shokėve pėr dashurinė e tij tė parė. Ai thotė se u dashurua me njė kusherirėn e tij tė larget pa e ditur se cfarė e kishte. 'Muhabetet arritėn deri aty sa disa shokė nisėn tė mė thonin qė tė shkoja tė takoja tė atin, dhe unė kėshtu vendosa. Fatmirėsisht mora vesh nga njė i afėrmi im qė vajza i pėrkiste fisit tonė'- ka pėrfunduar sė treguari djali nga kosova teksa tė tjerėt e dėgjonin me vėmendje, kryesisht Beni qė pėr disa minuta mbeti pa folur.

    Ankesa
    Banorėt kanė ngrėnė tė uritur darkėn e gatuar nga Iva, e cila ashtu si ēdo ditė u pėrgatit gjėra tė pėrzgjedhura me kujdes. Tė ulur tė 7-tė nė tavolinė, veē Aldės e cila po bisedon nė dhomėn e kėshillimit me tutorin e saj Gert Vason, ata i thonė Ivės tu sjellė ēdo gjė qė ju nevojitet. Pėr njė moment ajo u thotė: 'Ooo boll tani se mė mėrzitėt! Sa bėhem gati tė ha diēka pėr vete mė mbytėt me urdhėra. Nuk mundem mė!

  5. #15
    209,33333...% vlonjat Maska e GoAheadEagles
    Anėtarėsuar
    09-10-2004
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    56
    idiotesirat e shqiptareve jemi bere me keq se majmunat

  6. #16
    kunder racizmit
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    215
    Per mua imitojme edhe shemtuar
    Arrita te degjoj nje minut nga videot qe jane online dhe mu ngriten nervat.

  7. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Citim Postuar mė parė nga GoAheadEagles
    idiotesirat e shqiptareve jemi bere me keq se majmunat
    tamam ashtu eshte !

    Kopjojme ato vende qe edhe rruget i kane te ndriēuara, ndersa ne akoma nuk jemi ne gjendje te ndriēojme nje dhome ndenjeje per te pa me mire njerezit e shpise (!), dhe ketij imitimi idiot i japim emertime "moderne" (!)

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e DEA27
    Anėtarėsuar
    18-08-2004
    Postime
    511
    ska pare gje me bajate ne jeten time. vertete kjo eshte rinia shqiptare apo eshte llumi i saj uroj te jete kjo e dyta megjithse ka shume mundesi te jete e para ai stan ate bulmet ka. damm it

  9. #19
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    Faqja 14/15 - SPECIALE Nentor 11, 2004


    KAFAZI I ARTE II

    DITA E X

    Vajza nga Tirana flet dy dite pas daljes nga Shtepia. Si i sheh Klodi banorėt e tjerė, a mban mėri, si ndihet jashtė…

    Klodi: Jeta ime jashtė Kafazit tė Artė


    --------------------------------------------------------------------------------

    Rezarta Delisula


    Klodi Guzja ėshtė vajza e parė qė la shtėpinė e Kafazit tė Artė. Me 7 pėr qind tė votave, vajza kaloi nė balotazh me Esmeraldėn, e cila, duke pasur 1 pėr qind mė shumė se ajo, mundi tė qėndrojė nė shtėpi. Vajzė dinamike, organizatore. Kėto janė dy karakteristikat mė tė dukshme tė Klodit, pėr tė cilat edhe banorėt e Kafazit tė Artė i ka marrė malli. Veē Mirelės, qė ishte shumė e lidhur me tė, edhe Mici ėshtė shprehur se Klodi ishte njė vajzė e mirė dhe konkurrente e fortė, qė duhej tė largohej nga shtėpia. Por vajza nga Tirana duket se e ka parandjerė largimin e saj. Mjaft e qetė, ajo ka thėnė vetėm pak minuta pas daljes se ndihej 99 pėr qind mirė dhe 1 pėr qind keq. Sipas saj, arsyeja kryesore qė nuk e kanė votuar shumė njerėz lidhet me faktin se ata s'kanė mundur tė njohin karakterin e saj. Nė njė intervistė pėr "Gazetėn Shqiptare" Klodi Guzja tregon ditėt e saj tė para jashtė Kafazit, si dhe pėrshtypjet pėr banorėt e tjerė.

    Si ishte dita jote e parė pas daljes nga Kafazi?
    Atė natė shkova direkt nė shtėpi. Mė pas nisa tė bėja punėt, pasi pėr njė javė nuk ishte vėnė dorė, takova tė dashurin dhe iu riktheva punės sė pėrditshme nė lokal.

    Ke marre kritika nga i dashuri?
    Jo kritika nuk kam marrė pasi ai e di se si jam unė. Siē jam nė shtėpi, lokal, isha edhe nė 'Kafazin e Artė'. Kritika e vetme qė kam marrė ishte qė pse fleja aq shumė gjumė. Mė kishte kapur njė si 'gjum ariu'. Dhje kjo tė dashurit tim i kishte bėrė pėrshtypje.

    Po xheloz ishte bėrė ndonjėherė?
    Jo, pėrgjithėsisht jo. Ose nė situata shumė tė vogla. Unė jam tip i hedhur dhe ai e di shumė mirė. Nuk ka arsye pse tė bėhet xheloz.

    Kur dole, njerėzit qė tė takonin kishin reagime?
    Sigurisht qė kishin. Disa mė pyesnin se si ia kalova, tė tjerė mė thonin qė mirė ia bėre, ndėrsa miqtė e mi mė thonin se mė mirė bėre qė ke dalė.

    E ke ndjekur Kafazin e Artė kėto ditė?
    Po e kam ndjekur nė mbrėmje, pasi pjesėn tjetėr tė ditės e kaloj nė punė.

    Tani qė je jashtė tė duken ndryshe banorėt?
    Jo nuk kam ndryshuar mendim pėr t'a. Janė tė njėjtat gjėra qė kam thėnė nė dhomėn e sekreteve dhe qė kam shprehur vazhdimisht pėr t'a. I shoh njėsoj.

    Pėr ēfarė tė kishte marrė malli mė shumė kur dole jashtė?
    Pėr redbull sigurisht.

    Po nga njerėzit pėr kė tė mori mė shumė malli?
    Pėr tė gjithė ata qė janė njerėzit e mi mė tė afėrt.

    Familjen e ke takuar?
    Kam folur shumė shpesh nė tel, por pėr ta takuar ende jo. Do t'i takoj shumė shpejt.

    Cili tė ka ndjekur mė shumė nga shtėpia?
    Tė gjithė, kryesisht mami dhe gjyshja.

    Po nė shtėpinė e Kafazit pėr kė tė ka marrė mė shumė malli?
    Pėr Merin, normal.

    Ēfarė do tė ndryshoje tek vetja nėse rifuteshe nė Kafaz?
    Nuk do tė ndryshoja asnjė gjė, por e di qė nė fund banorėt e tjerė do i marrė malli pėr mua.

    Pasi more vesh se kush tė ka votuar pėr tė dalė nga Kafazi u zhgėnjeve?
    Nė fakt unė e dija qė nė fillim qė kjo ėshtė njė lojė dhe duhej marrė si e tillė. Kėtė ia kam shpjeguar edhe tė tjerėve nė shtėpi mes njė e-maili qė i kam nisur. Nga njėra anė mė mirė qė dola unė. Kam thėnė dhe e pėrsėris qė nuk do tė mbaj mėri me asnjė dhe pasi tė gjithė tė dalin nga Kafazi do i takoj me qejf.

    Cili ėshtė lajmi mė interesant qė ke dėgjuar sapo kė dalė nga shtėpia e 'Kafazit tė Artė?
    Lajm interesant ishte ai qė lexova te 'Gazeta Shqiptare' ku bėhej fjalė pėr pengun kosovar qė ishte marrė nė Irak. Mė erdhi shumė keq. Mė preku jashtė mase.


    Vazhdon fluksi i madh i e-maileve nė adresėn tonė www.kafaziarte.com.

    Shumė prej tyre vijnė nga jashtė Shqipėrisė, deri nga Kanadaja e largėt Vazhdoni tė na shkruani
    Tung tė gjithve mė vjen shumė mirė qė nė Shqipėri ja filloj ky emision i bukur dhe ju uroj fat tė gjithve dhe shumė suksese nė jetė ju dua shum jeni tė mrekullushėm Lami nga Istogu Kosova. lami <lami_173@hotmail.com>
    Komplimenta tė gjithėve. Jeni duke na dhuruar spektakėl dhe emocione shumė tė kėndshme. Suksese tė gjithėve veēanėrisht Ivės e cila duket se ėshtė njė vajzė shumė e dashur dhe inteligjente. ledi <lxhakollari@yahoo.com>
    Tung, ju pėrshėndes tė gjithėve, unė jam Flamuri nga Prishtina, jam student i vitit tė tret nė kimi, dua vetėm qė tju them se ky emision ka zgjuar interesim tė jashtzakonshėm edhe kėtu nė Kosovė, dua tju jap kurajo tė gjithėve atyre qė gjenden nė Kafaz por posaqėrisht Artonit dhe Eneidės tė cilėt i pėrshėndet e gjithė Kosova. Emisioni apo mė mir tė them ky shou ėshtė tepėr i qėlluar dhe vėrtet mė pėlqen shum. Zdua tė shtoj mė tepėr vetėm se ju pėrshėndes shum shum...Ēdo tė mir. Flamur Visoka <flamur_01@hotmail.com>
    Pėrshėndetje tė gjithėve,
    Secili prej jush tashmė na ėshtė bėrė i afėrt me natyrshmėrinė e tij, por unė nuk mund tė qėndroj pa veēuar dhe pa shprehur simpatinė time pėr Relin. Eshtė shumė i mirė, e pėrshėndes dhe i uroj qė tė dalė i fundit nga Kafazi. Emanuela nga Korēa.Emanuela <emanuelalaze@yahoo.it>
    Mirdita tė gjithve nė Kafaz si jeni si po kaloni nė kėto ditė tė bukura nė Kafaz, komplimente pėr tė gjith jeni shumė shumė tė mirė vetėm kėshtu deri nė fund. ju pėrshėndet besi tung tung . niki <f_besi@hotmail.com>
    Mė pėlqen shumė emisioni juaj, Kafazi i Artė. Votoj, sepse mė pėlqen
    shumė, unė jetoj nė Angli dhe kėtu ėshtė po i njėjti program - Big Brother Ju uroj shumė suksese dhe gjithmonė mė lart.
    krenar hysa <krenarhysa@yahoo.co.uk>
    Pėrshėndes shumė Micin sepse ėshtė shumė i mirė nė Kafaz dhe mė i kulturuari dhe i them shumė suksese nė karierėn qė ka marė dhe mundimin qė ka marė pėr tė marė pjesė nė Kafaz. Ju falėnderoj edhe ju si staf qė keni bėrė njė program kaq tė mrekullueshėn dhe na ngulitni nė ekrane pėr tė parė Kafazin po ėshtė vėrtetė njė emisjon i mrekullueshėm. I pėrshėndes tė gjithė Klodin, Artonin, Ivėn, Aldėn, Relin, Benin, Micin, Mirelėn gjithashtu edhe Zhakun, tė gjithė vipat dhe sigurisht mė tė mirėn e emisjonit Ygertėn unė qė po ju shkruaj jam Leonardi nga Italia. leonard kika <leonard_kika@yahoo.com>
    Urimet e mia mė tė mira pėr kėtė spektakėl. E ndjek pothuajse tėrė kohėn qė kam tė mundur edhe nė orarin e punės pasi kam njė tv nė zyrė. Doja tė jepje pėrshtypjet e mia tė para. Zhaku ėshtė njė prezantuese e denjė mendoj pėr kėtė spektakėl. Pa dashur tė mė mėrzitet Zhaku mendoj se nė edicionet e adhshme tė spektaklit do ketė njė paraqitje akoma mė tė mirė. Por si gjithmonė fillimi ka ato mangėsitė e veta nė prezantim. Mbrėmė psh mė ka pėlqyer mė shumė se natėn e parė. Jam e sigurt qė ajo kėrkon shumė nga vetja dhe do e shof akoma mė mirė nė kėtė drejtim spektakli. Sa pėr personazhet janė goxha interesante. Mė pėlqejnė. Ah mbase ėshtė fillimi por mė duket sikur tutorėt e tyre janė goxha tė tėrhequr. Nė njė moment dėgjova qė Artoni psh nuk e kishte takuar akoma tutoren e vet. Mendoj qė tė gjithė tutorėt tani qė ka filluar ky spektakėl duhet si fillim tė shkonin pėr ti takuar personazhet e tyre. Mbase u zgjata shumė por kėto ishin pėrshtypjet e mia tė para. Urime edhe njėherė pėr kėtė spektakėl dhe suksese nė seritė nė vazhdim jam e sigurt qė do kalojmė momente tė mrekullueshme me ju pranė ekranit tė tv. Me shumė sinqeritet Lola nga Tirana. Lola Katro <stanli21@hotmail.com>
    Mė pėlqen sė tepėrmi Kafazi dhe do doja tė isha pjesė e tij urimet e mia mė tė pėrzemėrta ju uroj program sa mė tė mbarė me respekt DRINI RAMAJ. drini ramaj <deny_amore@hotmail.com>
    Ėshtė njė emision me tė vėrtetė shumė i realizuar dhe origjinal. Sjell surpriza shumė tė veēanta ēdo ditė. Tė gjithė pjsmarrėsit janė interesantė sidomos Mici. Pėrshėndetje pėr tė gjithė. lori <lorena_neco@yahoo.it>
    Pėrshėndetje nga Gjilani
    Pėr herė tė parė po e shoh njė emision qė ngjan nė ata botėrorė. Mrekullia po vjen edhe tek Ne. Abdyl Godeni <dyli1@hotmail.com>
    Jam Anemona Zeneli nga Prishtina jam 14 vjeqare dhe e shikoj emisionin Kafazi i Artė qdo dit dhe shpresoj se Meri do ta kaloj me sukses dhe poashtu ėshtė shum interesant se brenda njė Kafazi tė Artė tė zbulohet njė talente. Ju dua shum dhe do vazhdoj tė shkruaj pėr ty ... anemona zeneli <anemona_z@hotmail.com>
    Hola kafazier siē ju thėrret Zhaku. unė jam njė ndjekėse e rregullt e kėtij "reality show" dhe mė pėlqen shumė por akoma nuk e shoh dot veten time pjesmarrėse megjithėse dėshira ėshtė e madhe. mua mė pėlqen shumė aty brenda Iva me inteligjencėn e saj qė mė kujton shumė Benin, Meri ėshtė fantastike me batuatat e saj spontane qė tė shkrijn sė qeshuri qė mė kujtojn shumė Xhejsin. mė pėlqen dhe Reli me karakterin e tij tė fortė ndėrsa pėr tė tjerėt nuk kam ndonjė preferencė tė veēantė pėr veē Micit qė e kam pas shok shkolle por nuk kemi pasur kurrė bashk asnjė lloj kontakti qoftė edhe njė mirmėngjes dhe nuk ka qenė nga tė preferuarit e mij nė shkollė sepse ka qenė gjithnjė nė hije. unė i uroj sukses tė gjithėve dhe jetgjatėsi Ives dhe Merit brenda, Merit sidomos se ėshtė e profilit tim,pikturė. lori kola <loriilda@yahoo.it>
    Pėrshėndetje nga Prishtina, jemi motėr e vėlla nė vitet e para tė shkollės, po e pėrcjellim emisionin KAFAZI I ARTE i cili na pėlqen shumė e posaqėrisht Mici i cili na bėn pėr tė qeshur. ROKSANA & RRON PRISHTINE
    mic tabaku <mic@kafaziarte.com

  10. #20
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Kur filloi me transmetim emisioni sinqerisht shpresoja se do jete i mire,mirepo duke pa se cka po ndodh nga dita ne dite aty brenda,terheq fjalet e mira.


    Stormi
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kafazi i Arte
    Nga Brari nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 10-05-2007, 15:11
  2. Kafazi i lirisė
    Nga fjollat nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 11-12-2006, 06:03
  3. Kafazi i artė
    Nga AuGuSt_ nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 11-04-2006, 13:32
  4. Kafazi i Arte !
    Nga helene nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 04-11-2004, 19:00
  5. Dielli mbi re
    Nga dallandyshe nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 18-08-2004, 11:50

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •