Me dhemb dicka qe nje kohe te gjate, dhe fakti qe sonte ndjehem keq e shton kete ndjenje palidhje qe kam krijuar vet.
Eshte muzika qe po ndegjoj qe me ben te ndjehem si i papeshe ne nje bote ku gjithcka shfaqet abstrakte, dhe ku te gjithe dijne me shume se ty, dhe gjithcka merr fund, ashtu si edhe fillon.
Eshte nje nate e ftohte kjo, ne plotekuptimin e fjales...nje nate qe filloi dhe mbaroi keq, mirepo jane po keto ndjenja te mia qe do mbijetojne, qe do vazhdojne te jetojne edhe pas teje.
Asgje nuk merr fund me mua dhe ty, as qofte edhe nje frymemarje femiu atje larg ne horizonte qe nuk i kemi pa.
....fjalet qe me mbarojne, sikur dua te them aq shume, po nuk i gjej per t`i futur ne postim, sikur me mungon nje laps i mire qe di te shkruaj vet, dhe une vetem te ndjeja, duke mos tentuar aspak te shpreh ate qe ndjej.
Eshte interesant fakti se si nje njeri cdohere tenton qe te vetekenaqet dhe sa shpesh here e thote me mburje se nuk eshte egoist.
Ne te gjithe jemi egoist!
Neve edhe ndjenjat qe na lindin na lindin nga egoizmi. Neve nuk duam ashtu kot, por sepse kerkojme te na duan, neve ...neve jemi paramec te varur nga te tjerit.
Neve...qe ralle kush do na mbaj ne mend.
Dhe cdo fund ka dhimbjen e vet, cdo fillim e ka nje fund...cdo fund e ka nje fund.
Gjithcka ka dicka, dhe asgje nuk ka gjithcka.
Jane fjalet po ato qe me mbeten ne koke, edhe pasi qe te ngritem nga kompjutori i vjeter i cili me ben shoqeri ne keto ore te vona. Eshte po ky kompjutor i cili me ofron dicka qe ralle kush mundet te te ofroj.
Ndjehem i konsumuar, sikur nuk mundem te jap me, sikur u shtera.
Kjo ndjenje do merr fund, e di, sepse gjithcka merr fund, dhe vetem duke shkruar mundem te perballoj me shpejte kete. Vetem duke shkruar mund te krijoj produktivitet nga destruksioni.
Shkateroj veten me pyetje qe as qe ua dua pergjigjen. Pyetje si KU? PSE? CKA?
Jetohet edhe vete? Nqs po, me jepni mua nje te ketille. Me mire vetem dhe ta dish se sa te kesh idene qe je i rethuar nga shume shume tjere, dhe ne fakt...aty nga fundi ta kuptosh se serish je vetem.
Sa shkrim patetik qe doli ky! dhe neser do zgjohem edhe do vras mendjen se c`kam dashur te them me kete.Ne fakt edhe do qesh vete me vete...do i them vetes se sa budalla jam.
Dhe si gjithcka tjeter, edhe ky shkrim ka fundin e vet
KETU!
Krijoni Kontakt